Autore: Fjoralba Brahimaj.
---

Migjeni
...
Në këtë studim do të përpiqemi të bëjmë një vështrim psikoanalitik të skicës së Migjenit “Pakë poezi”.
Megjithëse autori e ka titulluar skicën e tij, ”Pakë poezi“, kur e mbaron së lexuari aty gjen të reflektuar “shumë dashuri” dhe shumë ndjenjë. Kjo skicë në më të shumtën e rasteve i referohet shfrimit të ndenjave më intime të njeriut. Në strukturën e ndërtimit të subjektit të kësaj skice shohim një alternim të meditimit dhe veprimit. Kështu, pra, pasi e lexon deri në rreshtin e fundit skicën ”Pakë poezi“, sheh se kemi të bëjmë me një skice poetike, me një dashuri të shprehur mjeshtërisht nga autori. Unë do ta përkufizoja me tri stadet e zhvillimit të saj:
1.si tekst.
2. si subjekt.
3. si autor.
1. Përsa i përket ndërtimin të saj do të vërejmë se është e ndërtuar me ndërprerje të shumta të mendimeve dhe veprimeve. Gjithashtu aty gjejmë një përdorim të shpeshtë të retiçencës si një mënyrë për të thënë apo për të lënë të nënkuptohet atë që nuk mundet ta thotë në mënyrë të qartë dhe transparente, pavarësisht se në disa momente ai është më shumë se i qartë në të shpjeguarit e ndjenjave.
Në tekstin, të cilin ne e kemi marrë për studim ka detaje të tilla që të çojnë drejtpërdrejtë në kuptimin se dashuria midis dy kushërinjve nuk ishte thjesht idilike, por ata kërkonin diçka më shumë se kaq. Në hyrje të tekstit kemi një “lutje” drejtuar “dikujt” (në këtë rast, njerëzve, pra shoqërisë) që të kthejë sytë dhe vëmendjen edhe nga poezia duke kërkuar një shkëputje nga bota materialiste ku çdo gjë shitet ose për nevojat minimale jetësore ose për një komoditet të tepruar. Por kjo lutje nuk zgjat shumë sepse me një shkëputje të menjëhershme gjejmë aty fillimin e një konflikti të koshiencës dhe subkoshiencës, konflikt i cili parapërgatitet nga një detaj domethënës: ”Mbyllte syt, rrudhte ballin .M’u hiq !-britte ma shumë vete tue tund kokën… Prap pshetëte faqet mbi dy shuplaka dhe shikonte fytrën e vet në pasqyrë të xhepit…”1
Më pas jepen detajet e para me një sfond erotik të dukshëm, siç janë përvijimi në mendje i buzëve, i syve, imazhin e të cilave arrin ta heqë nga mendja, “… ishin të vizatume të shkëlqyeshme nga langu i jetës…”. Duke lexuar këtë frazë gjejmë një detaj shumë të fortë erotik, por i vetmi detaj që arrin t’i rezistojë është shëmbëllimi i kofshëvë të bardha që të verbojnë. Këto janë detaje të cilat do të përsëriten në vepër. Kjo luftë e zhvilluar në të vërtetë midis moralit të shoqërisë dhe instikteve inçestore të personazhit mashkull (Lilit) dhe qëndrimit të fortë dhe të ftohtë në dukje të personazhit femër (Lilushes). Nga kjo luftë –dialog midis instiktit dhe arsyes, ku shpesh frazat lihen të papërfunduara zbërthehen më lehtë. Në këtë tekst kemi një shprehje të autoçensurës që i duhet të bëjë Lili për të mos dhënë idenë se nuk e dëshiron Lilushen si femër, por ndjen për të një dashuri thjesht të pastër farefisnore, ai për këtë veprim përdor sintagmën, ”Dhe mshehte dashunin e vet si gjarpni kambët… “. Personazhi e kupton dhe ndjen reagimin që do të kishin të tjerët karshi kësaj deklarate sepse nuk mund ta kuptonin dashurinë tjetër, atë erotike ndërmjet dy kushërinjve. Jepen me detaje forcat titanike që duheshin për të mos menduar për Lilushen.
Pas një ndërprerje të befasishme të rrjedhës së mendimve të Lilit kthehemi tek probemi apo meraku që ka ai në lidhje me moralin e gënjeshtërt të shoqërisë ku jeton përsa i përket dashurisë ndërmjet të rinjve dhe për këtë shërben rikujtimi i një kënge të një krahine tjetër: ”Kur del behari dhe qershiat, varzat e bukura, faqet paputhura, andej këndej kërkojnë djemtë …”3. Autori bën një krahasim midis kësaj kënge dhe rastit të djemve të tjerë të qytetit të tij, ku nuk mund të takojnë vajzat dhe t’u japin atyre vajzave/ fluturave nektarin/ konsumimin e aktit seksual si lule që janë. Në këtë fragment kemi një përmbysje të simbolikës erotike të pranuar deri në atë kohë, duke ditur që lulja si simbol është simbol femëror. Gjithashtu, këtu kemi edhe një shpjegim të fenomenit të homoseksualitetit si dukuri që vjen nga zakoni i ndalesës.
Migjeni e jep kështu shpjegimin e këtij fenomeni: ”(Pozitivi bashkohet me negativin; mirëpo këtu tek na-këtu qoftë e thanun dhe e lanun –bashkohen pozitivi me pozitivin …”4 dhe pasojat që kanë ndalesat tek njerëzit si nga ana shpirtërore, trupore dhe mendore.
Në një moment mendimi ndërpritet dhe vëmendja shkon tek sytë e Lilushes dhe dëshirës që ka ai për t’u mbytur në sytë e saj dhe shpirti ‘si i vetmi që do të japë llogari mbas vdekjes kërkon ndihmë të mos bie në ngasje trupore duke qenë se sytë mbahen se janë një tjetër personifikim i organit femëror. Në këtë pjesë kemi përsëri një largim të vëmendjes nga dashuria për Lilushën dhe kujtimi i përjetimeve të mëparshme por edhe keqardhjen se nuk mund t’ia shprehë dashurinë Lilushes dhe ky, sipas tij, ishte arsyeja pse kjo nuk ia kthente të puthurit atij dhe rrinte e ftohtë si shtatore por e lejonte Lilin ta puthte edhe pse e kuptonte fare mirë qëllimin apo mënyrën e të këtij akti. Ftohtësi dhe një luftë që zhvillohej brenda Lilushes dhe që kuptohej mjaft mirë nga Lili. Dhe gjatë vërejtjes së kësaj dukurie kemi një shpjegim tjetër rreth motiveve pse duhen dy të rinj; së pari është motivi erotik ai që i tërheq njerëzit e pastaj vijnë të tjerat. Në këtë luftë që kanë dy të rinjtë me vetveten dhe me shoqërinë, përsëri më i fortë është fati që të jenë ata më të sigurtë në fitimin e luftës së tyre mbi instiktet. Në këtë luftë të përgjakshme midis shprehjes së dashurisë për Lilushën dhe idealit që kanë të tjerët për Lilin, fiton ky i fundit, megjithëse sa për fasadë në sy të shoqërisë.
Përsëri vjen përsiatja rreth poezisë si ndjesi trupore e shpirtërore e të rinjve dhe autori përdor një metaforë , si ”poezi e pashkruar në buzë “5domethënë e puthjeve të padhëna Lilushës dhe në qoftë se do të guxojmë më tej, e një akti trupor të pakonsumuar. Pak më poshtë Lili e pohon edhe vetë këtë sentencë të fshehur të poezisë së pashkruar në buzë si një akt erotik të të gjithë të rinjve. Në fund të skicës megjithëse dy të rinjtë janë larg njëri-tjetrit, përsëri Lili nuk ka harruar detajin, më të spikatur të erotizmit,kujtimin e bardhësisë së kofshës së Lilushes, që vazhdon t’i vezullohej në mendje dhe ta mallëngjejë akoma.
2.Përsa i përket subjektit të skicës,sipas teorisë psikoanalitike,Migjeni k apërdorur një gjuhë të kuptueshme dhe me plot aludime rreth mesazhit apo më saktë rreth gjendjes së tij shpirtërore.Ai me anë simbolesh të qarta erotike jep të qartë gjendjen shpirtërore të personazheve të tij dhe në veçanti Lilit .Në këtë skicë është përdorur subjekti i brendshëm i cili i përshtatet më së miri tipit të zhvillimit të ngjarjeve.Në këtë skicë kemi një rrëfim të ngjarjeve në një mënyrë vertikale dhe horizontale
3.Në lidhje nga sa u tha më sipër, e gjithë skica ka nota autobigrafike sepse, sipas dokumentave të dala në dritë vitet e fundit, kemi të bëjmë me një ngjarje të vërtetë të jetës së Migjenit. Këtë e bazojmë në faktin se është gjetur i plotë letërkëmbimi midis Migjenit dhe një kushërire të tij, Bojkës. Në këtë letërkëmbim gjenden pa pikën e dyshimit notat e një lidhjeje dashurie, por që mbeti platonike.Këtë lidhje mendohet dhe supozohet se autori e ka sublimuar në këtë skicë duke paraqitur të gjithë ndjenjat e tij për Lilushen(Bojkën).Në këtë skicë është autori ai që i rrëfen ngjarjet që ka përjeuar Lili, ai (autori ) na i tregon ato sikur të ketë qenë i pranishëm në shpirtin dhe ndërgjegjen e Lilit sikur ka përjetuar ndjenjat dhe luftën shpirtërore të personazhit të tij.