
Gjashtë yje në flamur
nuk i patëm për besë kurrë,
nga paketa e Ahtisarit
na i vun si samar t’gomarit!
Me këtë ngjyrë të “dark-blue”
e me hartën krejt “jello”,
sikur t’i kishte rënë sëmundja
nënëlokës tonë Kosovë!
Ky flamur na shpalli shtet
sikur të ishim në tjetër planet,
identitetin na e ndërroi
kosovar na emëroi.
Kur më pyet mua vajza
pse moj nënë c’janë këto yje?!
Ku ka mbet shqiponja jonë
prej flamurit kush e hoq?
Un nga dhembja që më përvëlon
për flamurin pa shqiponjë,
times bijë ja kamë spjeguar
për atdheun e copëtuar.
Këto yje bija ime
na kujtojnë trojet tona,
në gjashtë vende mori bij
ka folen e jona shqiponja.
Njëri yll është Shqipëria
ky i dyti Camëria,
Malësia, Presheva,Tetova
e më pas është Kosova!
Më buzëqeshi bija ime
rrofsh moj nënë, nëna ime,
se un shumë u frigova
mos na braktisi shqiponja!
Jo moj bij shqiponja jonë
s’na braktis për jetë e mot,
trimat tanë i falën gjakun
në flamur i bënë konakun.
Ai flamur me at shqiponjë
është identiteti jonë,
do të valoj me krenari
gjithandej ku ka shqiptari.
Le ta dijë bota mbarë
edhe un jam shqiptare,
Kosova është vendlindja ime
Shqipëria është nëna ime!
Ky flamur vetem na shpalli shtet – Poezi nga Makfire Canolli