Re: Poezi Arbereshe/Arvanitase
Posted: Tue Feb 02, 2010 4:19 am
by Patush
Dh.Th
NDE EPARA VASILlOPUVA JONE LEKSANDRA
Të këndonnë ndë arbërishte,
Ç’ ishtë gluhë trimmërishte,
Ç’ eflit nafarhu Miauli,
Boçari, dhe gjithë Suli.
I
Duav diev ndë mal,
si të pa siprë ndë kal,
ufsheh bërdha ndë në re,
të ndritonjësh ti ndë dhe.
-----
Kur ti vinje ka Tatojë,
Hëna dil ka Jmitojë,
tuke shtif sit’ e te pa,
ndrito për mua ti të tha.
-----
Drita je çë sperëndon,
lulea e lulevet çë mblon
vendetë ka merudhi,
kado vete e kado rri.
Parnithi një krino nxuar,
e ka marudhia e hovë,
erdh një Dhuk’ e na emuar,
e ekev ndë Peterhovë.
-----
Lulea e lulevet me fletë
bërdha ndë pallat jë vetë,
kur hin bërdha ndë një gardh,
ka gjithë luletë ti sbardh.
-----
Drita luan ndë diamant,
çel e shqep ndë një perlandë,
bërdha ndë si tënd çë luan;
edi vetëm’ aj çë ruan,
të sglidh më të mirën’ vajzë
për ti shkon ndë glisht’ unazë.
-----
Ketu e tri milë vjet,
vasillopuv nëk’ uvjet,
të mos ngjitej ati lart,
të shih Lenënë ndë Spart.
Lenënë çë njer pastaij
ka të bukurit’ e saij,
një çë dh’ asajë i pëlqev
vasillopuv e rrëmbev.
-----
Pastaij ka tri milë vjet,
na uleshe ti ç’ i glet
Lenesë, ndë kurm ndë si,
ndë t’ ecurë ndë bukuri.
-----
Ndai menate del një ifth,
çë strros natën’ e embif,
për posh dheft’ e sjell ditë,
pra ja thonë ‘Afrëditë.
-----
Ti je aij ifthi çë na sjell
ditënë kur del si diell,
ka pallati, e na rruse
ndë në horë, si një nuse,
me të tëmë me të tatë,
e të mblonmë me uratë.
‘Athinjote gafarlinë,
vashëza e para jinë,
çë dërgon ‘Elladha nuse,
e ebën Dhukeshë ruse.
-----
Hënëzën e ndjek ga natë,
n’ ifth imadh çë bën për shtatë
prap’ asaij ecën ndë qiell,
njerë sa të dalë diell.
-----
Ti Leksandhrëzo je Hëna,
ka dritta e diellit e bëna,
Dhuka Pavgoa isht’ ifthi,
çë të ndjek, njerë sa prifti,
me kurorë tu bashkonjë,
e unazat’ tu ndërronjë.
-----
Ç’ atë ditë çë uleshe,
e ndë kurm këmishë veshe,
egjull di u rrusnë e ndijnë,
siprë kunjës’ e të frijnë,
erënë të bukurisë,
frimënë të mirëzisë,
e të vunë gaz ndë buzë,
për të flasësh si thulluzë,
si të dreknë llotrëtarë,
t’ ëmblë shiumë ndë të parë
duar glishtëra vambadha,
çë ndë gra të jenë rrava
dhe një faqe bardhë kuqe,
trandafillesë bumbuqe
të hrusaftë lesh të vunë,
dhe ka duarzët’ të zunë,
rro të thanë Principeshë,
se do bënesh një Dhukeshë.
II
Posht’ ati ndë Falire,
luan deti me stere
herë piqetë ndë gur,
herë fle siprë ndë shiur;
qasetë e puth shiurenë,
htillqetë e qesh me dhenë
kur frin erëza më shumë,
mblon shjurenë gjithë shkumë,
vjen ndë votshaill i pushtron,
priret’ e i rrëkuon,
meta qaset’ e i sjell,
për të spardhenë ndë diell.
-----
Ndai menate deti qellk
bënetë, e anës heillk
di kupizë një buljar,
çë këmba nëk i shkeli bar,
se ndë psaropuvë u rrit,
trëmbu den’, andaj s’ umbit,
pora ulurë mbë hundë,
një trimopuv detit fundë
shih, mos shkon ndonjë llavraikë,
për ti bjerë me kamajkë.
-----
‘E ndaij mbrëma mbë të hirë
dielit, një pasqirë,
deti gjith’ i Faliresë
bënetë, dhe preij steresë,
duken’ illzit e dhe Hëna,
çë ka rgënd’ janë të bëna,
bërdha nd’ ajo pasqira,
e shiohën’ faqetë të mira.
-----
Ndë një k’ ato net verore,
më ebukura shkëlltore,
ka sa ishnë ‘Athinjote,
Pireote, dhe Nisiote,
jeshe ti billjo Leksandhrë,
veshurë fustan me handhrë,
me të tëmë me të tatë,
ditë njerë mnjesënatë
e sa ntanë juvet shkojnë,
ti të shihnë gjithë dojnë,
se m’ ebukura kopile,
jeshe ti, një trandafille,
e ndë theatro sa ishnë,
kshivë tënd ndë golië kishnë,
dhe përtipurë e thanë,
se me pak kairo e ndanë,
me një Dhukë ravoniase,
e dhe kshivë tënd, e dhashe,
të vesh gjetëh të martonesh,
me prind bashkë të gëzonesh
ata kshilletë ahera,
s’ ishnë k’ ata çë merr era
nani duav të vërteta,
pse i shkruan e dhe fleta,
nëkë shkuanë tre muajë,
gjegm ravonazëtë tuajë.
III
Kur jotëmë ti të puav,
n’ ifh’ iri ndë qiell duav
ifthin ata sa epanë,
van’ e piejtin’ xhopanë,
çë njeh illzitë ndë qiell,
kur ska hënë, kur ska diell
ajë u tha, “ifthin’ çë patë,
tetëmetë vjet ga natë
sipr’ ‘Athinësë do jetë,
do dritonjë sa për tetë
po pastaij ndë tramundanë,
do te htilqë jatr’ ifth ntanë,
torrë nd’ ata di psa gjashtë
illz do dalliënë për jashtë,
e do bënenë një pulië,
tate mëmë, dierm fudullë”.
trëmbu den’, andaj s’ umbit,
pora ulurë mbë hundë,
një trimopuv detit fundë
shih, mos shkon ndonjë llavraikë,
për ti bjerë me kamajkë.
-----
‘E ndaij mbrëma mbë të hirë
dielit, një pasqirë,
deti gjith’ i Faliresë
bënetë, dhe preij steresë,
duken’ illzit e dhe Hëna,
çë ka rgënd’ janë të bëna,
bërdha nd’ ajo pasqira,
e shiohën’ faqetë të mira.
-----
Ndë një k’ ato net verore,
më ebukura shkëlltore,
ka sa ishnë ‘Athinjote,
Pireote, dhe Nisiote,
jeshe ti billjo Leksandhrë,
veshurë fustan me handhrë,
me të tëmë me të tatë,
ditë njerë mnjesënatë
e sa ntanë juvet shkojnë,
ti të shihnë gjithë dojnë,
se m’ ebukura kopile,
jeshe ti, një trandafille,
e ndë theatro sa ishnë,
kshivë tënd ndë golië kishnë,
dhe përtipurë e thanë,
se me pak kairo e ndanë,
me një Dhukë ravoniase,
e dhe kshivë tënd, e dhashe,
të vesh gjetëh të martonesh,
me prind bashkë të gëzonesh
ata kshilletë ahera,
s’ ishnë k’ ata çë merr era
nani duav të vërteta,
pse i shkruan e dhe fleta,
nëkë shkuanë tre muajë,
gjegm ravonazëtë tuajë.
III
Kur jotëmë ti të puav,
n’ ifh’ iri ndë qiell duav
ifthin ata sa epanë,
van’ e piejtin’ xhopanë,
çë njeh illzitë ndë qiell,
kur ska hënë, kur ska diell
ajë u tha, “ifthin’ çë patë,
tetëmetë vjet ga natë
sipr’ ‘Athinësë do jetë,
do dritonjë sa për tetë
po pastaij ndë tramundanë,
do te htilqë jatr’ ifth ntanë,
torrë nd’ ata di psa gjashtë
illz do dalliënë për jashtë,
e do bënenë një pulië,
tate mëmë, dierm fudullë”.
-----
‘At’ u tha plaku xhopani,
ka ‘Ozajë e dhe ka stani,
çë ga natë ncjer dhentë
e kuosnjën’ (ndane qentë)
e aij rri e sheh ndë qiell,
njerë sa të dalë diell,
ka ven’ illzitë çë thonë;
çë përgjegjen ‘me t’ ënëzonë;
po do një k’ ata xë vanë,
për të pjejnë xhopanë,
ndjejti ato x’ u foli,
plaku i ‘Ozaijt ‘Raholi,
se ato xh’ u tha ahera
vanë e i muar era.
-----
Nani më çë ti urritshe,
dhe ka kurmi uvërvitshe,
nani më xh’ uravoniashe,
e dhe kshivë tënd’ e dhashe,
ndë një Dhukë të ‘Rusisë,
me uratë Shirmërisë,
e me muajë ca ndë dorë,
ve unazë edhe kurorë,
nani ndjejtin’ e thanë,
çë kuilltuanë xhopanë,
se për ti aij ifthi duav,
kur jiotëmë ti të puav,
nani u duk se ku do vejie,
se çë burrë do të kejie
se çë ditëne ç’ uleshe,
u duk çëla do të jeshe.
III
Çë ka vaiza ndër mend të saij,
kur ravniaset’ e pastaij,
sa ti vërë prift kurorë,
dhe unazënë ndë dorë;
vetëm’ mëmatë e dinë,
çë kuiltonen’ gjithë vinë,
se ndonjë nëkë harron,
dit’ të miratë sa shkon,
e sa do ftoqi të ketë,
vaiza thotë se do jietë,
burr isaij kur do të marrë,
zonnjë, e pasura e parë.
-----
Po ti bilë vasilesë,
çë pret danë një martesë,
m’ eftakratorit’ të vjanë,
çë ‘Rushia ane mbanë,
me një sivet’ të përgjerë,
vete shpeit mbi glu ti bjerë,
Ti thom bilië vasilesë,
çë do bënesh një Dhukeshë,
e do të falenë gjeritë,
egëzuarë natë e ditë,
mendi jit çë jiatrë thotë;
po me zëmërë të plotë,
se do ndihnjësh varfërinë,
të sëmurmitë ftoqinë,
atto çë të xu jotëmë,
çë do një s’ itha një nëmë,
po i falemi si mëmë,
çë kur shkeli vendë tënë,
pse me aqë djerm çë puav,
nëkë shkoj ditë çë sduav,
ndë spitalja të vej vetë
një kshiv t’ emblë për ti thetë
të sëmurmit ç’ ivjen torrë
krietë ka sjarmi gorë;
si jotëmë ekështerë,
për të lënë, për të mjerë,
kur do jesh’, dhe me farmirë,
gjithë monë do jesh mirë.
IV
Duavë lulezët’ e Privit,
duav mjallcëza e divit,
ka kofinea e saijë,
çë bërdha dimëri e mbaijë,
lule mbi lule lëftëron,
mjalltë golënë sa mblon,
priretë pastaij ndë bletë
e be mjaltëtë ndë petë.
-----
Ti je mjallcëza e Privit,
çë ndë lule bërdha rron,
ti je mjalltëtë e kshivit,
kur na flet e na shjon.
-----
Privi shkojë e dhev u mvlua,
Trandafille u garkua,
lule u vesh pasadoish,
ngun e sbardh kado të rris,
male, ara, vreshta, shpeva,
driza t’ egra ‘dhe të mbjeva,
të thërresënë se hiri,
Mai muaji m’ imiri,
muaji i merudhisë,
muaji i dashurisë.
-----
Ti Leksandrë për ‘Elladhë
Ti me Dhukënë të madhë
ndë ‘Rushi kur do vesh nuse,
par do veni davanndushe,
çë ka dimëri mbatanë,
Majë qevë kudo vanë,
Majë do jesh’ për gjithë vinë.
si kur jesh’ e dhe nd’ ‘Athinë.
-----
Davandushet’ kudo venë,
atje ndrenjënë folenë,
barkëbardha krehëzeza
një par nxë bërdha foleza
ditën’ ecënjënë jashtë,
e ga natë flënë bashkë,
themëra çë pjev vetë
i pushtron e i ngroh vetë,
mblon folenë zoiks pa pendë,
vete, vjen nd’ ata ka mendë,
miza gjuan, tagji sjev,
e tagjis ata çë pjev,
sa të rritenë i ruan,
dit’ e natë m’ ata luan,
ve ga zok të lëftëronjë,
exë vetë të largonjë,
vëzdon diemt’ esaij të rrinjë
prihu dimëri të vinjë
se kur del muaji Gushti,
e ka vresta, rëjedh mushti,
ze e ftohet e dhe nata,
netë bënenë të gljata
davandushea me fëmilë,
le folenë e ikën milë
e sa zoiq vanë ‘Rusisë
prirenë preij Barbarisë
‘Ashtu edhe Ti Leksandrë,
kur me Pavgonë do ndreni
folen’ tuaj ndë musandrë
tatë e mëmë kur do jeni,
me ca zoiq të lëftëruam
‘dhe ka gjithë të bekuam,
kur të shohësh se ftoh era,
se shkoij vjeshta skoij dhe vera,
e se drashenë ndë qiell
retë, e gjakun sdel diell,
se ka driza fleta bie,
ps’ eshkund’ era e eshtje,
eni rrusuni nd’ ‘Athinë,
për të shkoni gjimsë vinë
për të shohën ‘e dhe male,
djemtë tend ‘e dale dale
të na njohnë ‘e ti shohmë,
të na shohën ‘e ti njohmë.
V
Bë të hirë bë të dalë,
ka limnjona e Piresë,
gjithë monë ka një fjalë
për ti bilë vasilesë
do të thenë ka karavi,
çë të shihnë ndë aij kavi,
çë enjohm një gur të thatë,
e ebëri gardh i tatë,
do të thenë se të shihnë,
shiumë herë e të nihnë
me të tëmë me të tatë,
‘dhe me gjithë vjezëratë,
çë vëzdonjëtë me qalë,
dara ndë Lipsokutalë,
gjithë sa ka Salamina
vijnë prrima trehandina,
me plëhurëzë të kuqe,
garrfalina me bubuqe,
e kur qaseshinë ntanë,
sitë shtijnë ane mbanë,
kulluriotetë me mbolë,
kshivë tënd’ kejnë ndë golë,
Ti Leksandrë, të të shihnë,
‘dhe ka ntanë të të nihnë,
me të tëmë, çë ndë krie,
xunë bollinë se shtie,
si një nuse Lepsiniote,
Megarite, Kulluriote,
se xu gluhën arbërishte,
e eflet si flet shklerishte,
e kamar të madh e kemi,
arbërortë sa ku jemi.
VI
Dit’ u qasnë çë fëmila
vasiles’, edhe pallati
ndreqeshinë, se ti bila
je epara çë dha fati,
të ravnjashesh të martonesh,
dhe epara të gëzonesh.
Dhuka imadh ndë ‘Aleksandrë
isht’ e vjen për ti Leksandrë,
të të vërë një unazë,
njer sa je akoma vaizë.
-----
Peaiza zë të nxintë,
bati qasetë të frinjë,
erëza zu e u shtrua,
kavi Flevëvet u mblua,
ka karavë trehandina,
dukenë dhe ka ‘Athina,
preij Piresë vinjën ‘prrima,
se i shtin e batit frima.
Preij san Xhorxhit shumë thevë,
duketë si jastr’ e mbjevë,
një fergadhë çë fon ncjer,
her’ esheh e her erbjer,
qasetë u duk ka dara,
shkumon puari përpara
nde imadhi ka panderë,
me një shqipje me di krerë,
ndë prim sarturë një jatrë
me një kriqë çë bën për katrë,
ç’ esheh bërdha ndë panterë,
si nj’ ehapëtë grësherë,
sa të thesh paterimonë,
erdh përjashta ndë limnionë,
zunë topëtë e bijnë,
k’ armamentotë çë shtijnë,
‘dhe ka thom limniona umblua,
çë me nj’ orë nëk u shiua,
ndë antene lart ungjinë,
shokët e nd’ aradhë hinë
urra gjithë i thërrisnë,
sa dhe veshëtë të grisnë.
-----
Kur fërgadha u qas e nguli,
puarin’ ntanë ndë kav,
thonë nafarhu Miauli,
se ndë varr të tij ungjav,
kur gjeg’ thirrmëtë ka urra,
çë thërrisnë kaqë burra,
e gjeg’ copëtë çë bijnë,
turk’ indotë se ishtijnë,
poqi këmbët’ e salltari,
u pëtaks jashtë ka varri,
e thom bullberit si pa,
vu një thirrmë k’ atti la.
“binu Turivet vre trima,
vola ndë kuvertë qima,
bumber bërdha ndë fusheqe,
mbloni denë astropeleqe,
dijni armadhën’ e Turqisë,
të shiohmë ditë lefterisë”!
-----
Fomn’ e bullperit e muar
era ka limniona enxuar,
‘dhe karavëte udukne,
ka senjallotë çë nguijnë
e ndë tre katarte tundej,
‘Rusea panterë e shkundej
si shtif sitë e i pa
nafarhu, erdh e u tha
pruar kurmin’ e pa ntanë
duar lidhurë vardhianë
e epiejti çe sivej;
çë vuja ndë varr ndihej;
po vardhiani zu e dridheij
gluha u lidh e nëkë sglidheij
na një djalë vin ka dara
i ndinnë nafarhut përpara
aij i tha, se një fergadhë,
erdh e suav ndë limnionë.
Pavgonë dhukën’ të madhë,
për të japë arravonë
ndë e bila e vasilesë
çë të di kanë një besë,
nafarhu këur gjeg’ s’ ‘Elladha
krushqi bëri me ‘Rusinë
nani tha u dogjë armadha
e Turqisë, e u binë
turitë ndë det’ të thevë
dhe pa savan të pështjevë!..
atto tha e dhromnë muar,
ndë varr hiri e urbuar.
VII
Ju të parëtë e Moresë
‘dhe Kaptandë të Steresë
Nikoqirët’ të Nisivet!
ngruni shihni se çë sivet!
djemt e Basilesë tënë,
nuse ‘dhe gabre u bënë,
Kostandinoa Gjermanisë,
‘Aleksandra e ‘Rusisë
gruni gjithë e uroni,
e gëzonuni se throni
ethnosit, çë bëtë juve
rrënjë shtif e ncier lule,
Shkruajta ndë 26 Marsit 1889 ndë Pire