
fletërrufe SHQIP
Moderator: Arban Blandi
- rrëqebull
- Grand Star Member
- Posts: 1158
- Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
- Gender: Male
Re: fletërrufe SHQIP

- rrëqebull
- Grand Star Member
- Posts: 1158
- Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
- Gender: Male
Re: fletërrufe SHQIP

Sqarim në lidhje me ngarkesën etnomazokiste të përçarjes së llojit fetaro-politik që është shënuar edhe në pamjen e mësipërme bashkë me atë të vetëurrejtjes dhe vetëpërçmimit:
Për ata që ende s'e kanë kuptuar se çdo të thotë të bësh përçarje fetaro-politike (se për këtë prapësi, në jo pak raste, janë akuzuar dhe akuzohen lajthitësisht nga mendjelehtët apo dashakeqët edhe Nacionalistët që janë, përkundrazi, për përtharjen dhe shërimin e çdo lloj përçarjeje midis bashkëkombësve!):
Të bësh përçarje fetare do të thotë të shpërfillësh dhe të shkosh kundra Shpalljes së Pavarësisë Shqiptare nga ideologjitë e huaja e cila është bërë nga Pashko Vasa me thirrjen «E mos shikoni kisha e xhamia, Feja e Shyqptarit asht Shqyptaria!».
Kushdo shkoftë kundra këtij Parimi, duke pranuar kulturën meslindore abrahamike me gjithë "zotat" e mitologjisë së saj shkretinore, e me gjithë botëkuptimet e sjellejet jo-shqiptare e kundrashqiptare që e shoqërojnë atë, kryen përçarje. (Aq më tepër që edhe vet kultura abrahamike është e ndarë në sekte e nën-rryma që veçse e amplifikojnë përçarjen që lind nga shpërfillja dhe braktisja e Shqiptarësisë.)
Kurse, të bësh përçarje politike, do të thotë të mbështesësh ndonjërën prej organizatave (partive) kundrashqiptare që kanë zaptuar hapësirën tonë publiko-politike, dhe të grindesh me bashkëkombësit që nuk i mbështesin ato, apo me etnomazokistët e tjerë që mbështesin krahun gjoja "të kundërt".
- rrëqebull
- Grand Star Member
- Posts: 1158
- Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
- Gender: Male
Re: fletërrufe SHQIP
Ose Nacionalizëm ose etnomazokizëm.
Ose Shqiptarë ose të shkombëtarizuar.
Ose Shqipni e lirë
shqiptarokratike ose pushtim-skllavërim globalistokratik.
Ose Bashkim ose zhdukje.

- rrëqebull
- Grand Star Member
- Posts: 1158
- Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
- Gender: Male
Re: fletërrufe SHQIP
Stërpërsëritja e fjalive të llojit «Blini paketën sportive…» apo «Fillon merkatoja sportive» etn. nuk duhet të na trullosë duke na bërë që të harrojmë se në të vërtetë sporti nuk është për t'u blerë e për t'u shitur, por është për t'u luajtur dhe ushtruar.
Mënyra më e mirë për ta parë dhe pëlqyer sportin është duke qenë vetë lojtarë brenda fushës.
Në vend që të blini "paketa televizive sportive", blini veshje sportive dhe mëtoni prej bashkive tuaja që t'ju sigurojnë hapësira, fusha dhe mjete për të ushtruar sport prej vërteti!
Organizoni lojëra sportive në lagjen tuaj. Ftoni të afërmit, shokët por edhe bashkëkombësit që ende nuk i njihni dhe luani së bashku duke lidhur miqësi të reja dhe duke e zbukuruar me harmoni dhe bashkëpunim përditshmërinë e fshatit apo qytetit tuaj.
- rrëqebull
- Grand Star Member
- Posts: 1158
- Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
- Gender: Male
Re: fletërrufe SHQIP

- rrëqebull
- Grand Star Member
- Posts: 1158
- Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
- Gender: Male
- rrëqebull
- Grand Star Member
- Posts: 1158
- Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
- Gender: Male
Re: fletërrufe SHQIP

Asgjë nuk mund ta perëndojë Kombin nga mendja e Nacionalistit!
Asgjë nuk mund ta perëndojë Nacionalizmin nga mendja e Kombit!
Qashtu siç Dielli nuk perëndon asnjëherë për vetveten,
njashtu edhe Shqiptari nuk e humbet kurrë besimin në Shqiptarí!
- rrëqebull
- Grand Star Member
- Posts: 1158
- Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
- Gender: Male
Re: fletërrufe SHQIP

Perandoria osmane rrëmbente fëmijët e prijësve të tokave që synonte të pushtonte për t'i kthyer ata në shërbëtorë dhe vegla të planeve të veta sunduese duke i trushpëlarë me fe abrahamike e duke i korruptuar me pasuri dhe pushtet.
"Bashkimi (psuedo)Evropian" vepron në po të njëjtën mënyrë: hap kudo "qendra arsimore" që janë vatra infeksioni të 'religjionit' neobolshevik (ose depërton qendrat arsimore ekzistuese) dhe financon pa kufij OJQ, OJF dhe "trajnime" brenda e jashtë Shqipnisë me anë të së cilave po ngre prej vitesh një ushtri etnomazokistësh të urdhëruar po aq sa të shkombëtarizuar të cilët as nuk dinë më se çdo thotë Komb e jo më të dallojnë se çfarë është në të mirën apo në dëmin e Tij dhe të cilët janë të trushpëlarë dhe të korruptuar me financime deri në atë pikë sa që e kanë të ndrydhur keqas aftësinë dhe shtysën për të kuptuar se kujt i shërben në të vërtetë veprimtaria e tyre kundrasovranitare, familejfobike, përçarëse, bolshevizuese, kombvrasëse e shtetshkatërruese.
Kalbja e një pjeseje të madhe të sistemit tonë arsimor është e shkaktuar pikërisht nga fakti që ai është depërtuar tashmë nga rrymat botëkuptimore kundrakombëtare dhe nga etnomazokistë "të trajnuar" nga qendrat neobolshevike kundranacionaliste "perëndimore" të cilët e ushtrojnë dhe propagandojnë luftën kundra Kombit nga pozita e "kryetarit të grupit studentor", nga ajo e "mësimdhënësit", e "dekanit" apo e "veprimtarit të shoqërisë civile".
Të marrësh "shkollime", "trajnime" e "financime" nga BE-ja sot, është njësoj sikur, në shekujt e kaluar, të rrëmbeheshe, trushpëlaheshe dhe korruptoheshe nga perandoria osmane.
Ka ardhur koha që të gjithë Shqiptarët që janë ende në gjendje që ta ringjallin Vullnetin e tyre Shqiptaror, të cilitdo lëmi dhe pavarësisht vulave që kanë nëpër dëftesa dhe çeqe, të Syshqiponjizohen, të Mujizohen, të thyejnë dhe të flakin tutje pa asnjë ngurrim prangat vetëvrasëse dhe mendjegërryese të kundranacionalizmit kundrashqiptar që i mbajnë ata apo të afërmit e tyre skllevër të një botëkuptimi çnatyrues, shpërfytyrues, të zymtë, të rremë e të pandershëm dhe ta rifitojnë vetveten, dhe Shqiptarësinën e tyre: të GJERGJKASTRIOTIZOHEN për ta bërë Shqipninë ashtu siç Kombi Ynë gjakon dhe meriton që ta ketë Atdheun: të Lirë dhe të Bashkuar në një «Pranverë të Përhershme»!
- rrëqebull
- Grand Star Member
- Posts: 1158
- Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
- Gender: Male
- rrëqebull
- Grand Star Member
- Posts: 1158
- Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
- Gender: Male
Re: fletërrufe SHQIP

Dy 'anë' të së njëjtës çude kundrakombëtare kurrkundshpënëse.
•••"Kalimi" nga regjimi kundrakombëtarokratik bolshevik në atë neobolshevik (pra kalimi nga sovjetizmi lindor në neosovjetizëm perëndimor) është askundshkuarje, është mbetje, e madje përpirje, brenda po të njëjtit moçal kundrashqiptarokratik.
•••Luftën ndaj Shqiptarísë që e ndërmori Beogradi nëpërmjet Hoxhës, po e vazhdon Brukseli nëpërmjet "pluralizmit" të 'hoxhëve'.
Brukseli veçse po vazhdon 'punën' e Beogradit dhe Beogradi po e vazhdon 'punën' e tij nëpërmjet Brukselit për të na e shkatërruar shtetin, sovranitetin dhe çdo institucion, mjet dhe aftësi mbrojtjeje.
Nëse ky shkatërrim vazhdon me këto hapa, kur kuçedra BE të shembet nën peshën e pangopësisë së vet, nuk është aspak e papritshme që kjo luftë kundrashqiptarokratike të rimerret përsëri nën kontroll nga Beogradi, jo vetëm për të ripushtuar Shqipërinë Veriore (Dardaninë) por për të (ri)mbërritur kësaj radhe deri në Durrës dhe Shkumbin… aty ku do e presë "Ushtria Çlirimtare e Vorio Ipirit" që ka filluar prej kohësh të depërtojë deri në Institucionet Tona më të larta dhe më të rëndësishme shtetërore… { viewtopic.php?p=42412#p42412 }
- rrëqebull
- Grand Star Member
- Posts: 1158
- Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
- Gender: Male
Re: fletërrufe SHQIP

Themelimi i serbiçkës brenda Shqipërisë Veriore është veprim kundrashqiptarokratik i llojit serbomanokratik [d.m.th.: kalim i pushtetit në dorën e kundrashqiptarëve të sojit serboman (me kurdisje të kundrashqiptarëve të BE-së dhe me lepepeqarí të etnomazokistëve të analfabetokracisë së pasluftës)].
- rrëqebull
- Grand Star Member
- Posts: 1158
- Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
- Gender: Male
Re: fletërrufe SHQIP

«Vëllezër,
Ne nuk e themeluam Alba Glatën {{Romën}} për t'iu kundërvënë Ilirisë,
njashtu siç bija nuk lind për të mohuar të jëmën,
por se, ku shkel bir Hylli — Shqiptari! — mbin qytetërim e bleron lavdia.
Fustanellat tona të kulluara si bora e maleve të Ilirisë, që ne i mbajtëm edhe si ushtarë romakë, kurrë më mos u njollofshin me gjakun e skëterrtë të vëllavrasjes, mëkatares së dëbuar edhe prej vet Hadesit që i pështirosur prej saj s'pranon t'i ruajë as një zgafelle hapësirë në mbretërinë e tij nëndherore!
Për Romën luftuam si Këndimi gulçedërngrënës që luftoi për Evrapën hapdrenushe: si vëllai për motrën! e kurrë, jo!, si merrcenari për plaçkën!
Si piratë, ndoshta po!, siç piratët e Mëmës Iliri, ç'trima nderi!, luftonin për ta mbarsur botën me ëndrrat e tyre të dallgëta e me virtytet e tyre zotapajtuese, të cilat i bënin Marsin e Poseidonin që të deheshin nga befasia. Edhe Udh'ikësi dëfrehej me bëmat e stërnipave të tij!
Por hatrin e dikujt e prishëm o Vëllezër!:
vegu i Mnemosynës hijengjyrshme nuk i endi më gërshetat e Erërave me pëshpërimat e saj përhimnuese qëkurse loti i shirur mbi gjysmën e tehut që dilte nga palca, pat patur mënojën në dorën e po atij trupi. Plaga në trupin e shkaktarit të saj — si biri atëvrasës në fronin e babait… si iliri me tesha "romake" kundra Teutës!, si Roma kundra Ilirisë! — ka bindur Heshtjën e hidhëruar që ajo të damnojë Muzat me nofkën Klithëmneshtra!
A bleronte lavdi nën hapat e Lëvinos që shpërfillte kumtin që Pyrroshi i zemëruar i sokëllinte me noçkat e fildishantëve për ta përmendur "Romën" nga trathtia makthëtare ndaj Etërve?
A mbinte qytetërim ndërsa qytetet e Ilirisë shembeshin nën goditjet e legjioneve të trathtisë së madhe?
Ne duhet t'ia fshijmë lotët Mnemosynës dhe vetëm duart e Shqiptarit që lidh Besë për Shqipni janë të pastra sa duhet për ta bërë këtë!
Kthejani përshëndetjen Diellit të Ri, Vëllezër!
Ne nuk jemi më ushtarë "romakë". Që sot e kësaj dite ne bëhemi ata që jemi, ata që kemi qenë gjithmonë: Shqiptarë dhe vetëm Shqiptarë!»
- rrëqebull
- Grand Star Member
- Posts: 1158
- Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
- Gender: Male
Re: fletërrufe SHQIP
[Që është vërtetesa e lashtësisë dhe madhështisë së Kombit Tonë dhe Kulturës Sonë!]

https://www.facebook.com/15008219869150 ... 072717556/
- rrëqebull
- Grand Star Member
- Posts: 1158
- Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
- Gender: Male
- rrëqebull
- Grand Star Member
- Posts: 1158
- Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
- Gender: Male
Re: fletërrufe SHQIP

#SHQIPTAROKRACI do të thotë:
që Shiqipnia të jetë Lumturishta e çdo Fëmije, Nëne dhe Familjeje Shqiptare!
…Që Shqipnia [Tiranë, Prishtinë, Preshevë, Shkup, Tuz, Prevezë] të jetë vendi i përzgjedhur ku çdo Shqiptar të dojë që të krijojë Familje dhe të sjellë në jetë Fëmijët e tij.