FOTO / DEBAT
Posted: Mon Jan 23, 2017 4:18 pm
Nuk eshte as e para here dhe nuk besoj te jet e fundit qe bashkeatdhetaret tane na kane pershendetur me simbolin e shqiponjes, si ushtarak, police, sportista, etj, etj.... dhe nuk besoj qe ne ato shtete te ket arritur qeshtja deri ne ''shtabet ushtarake"'. Jam shume kureshtare te di cfare masash do mari ''Shtabi i Pergjithshem i ushtrise greke'', se keta kaq duan...
Një gjest i disa rekrutëve ushtarakë ka shkaktuar debate dhe reagime të forta në Greqi...
Kjo foto është botuar në disa prej mediave greke dhe pas “stuhisë” së krijuar, ka reaguar edhe Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë greke.
Në një reagim të sotëm, autoritetet greke njoftojnë se janë identifikuar personat në foto që po kryejnë shërbimin e detyrueshëm ushtarak në Messolongi të Greqisë.
Sikurse e shikoni në foton e mëposhtme, janë disa ushtarë të rinj që kanë bërë simbolin e shqiponjës sonë. Djemtë në foto me siguri janë shqiptarë dhe sipas kushtetutës së Greqisë shërbimi ushtarak është i detyrueshëm. Shërbimin e detyrueshëm ushtarak në shtetin fqinj e kryejnë të gjithë ata që marrin pasaportën greke. MAPO