Më shumë se sa këshillë, do ta quaja thirrje!
Posted: Mon Feb 22, 2010 12:45 am
Përshëndetje të gjithëve!
U bënë kohë që lexoj në këtë forum dhe mund të them me bindje se është bërë një punë jashtë zakonisht e mirë!
Herën e parë kam shkruar një vërejtje rreth qëllimit të forumit.
Këtë herë po shkruaj rreth pikës shtatë:" 7. Te kontriboje ne vendosjen e arberoreve mes racave te tjera dhe kombeve te tjere ne poziten qe ju takon."
Kam kohë që lexoj shkrimet në një forum që do ta quaja të krijuar nga studiues gjenetistë: http://www.community.haplozone.net/. Mjafton të shkruash Albania dhe të dalin shumë shkrime rreth saj.
Fatkeqësisht kam vënë re se vetë disa nga studiuesit që shkruajnë aty, kanë shumë njohuri nga ana gjenetike për sa i përket shqiptarëve, por dinë shumë pak nga historia dhe kultura jonë.
Edhe një temë e hapur për Illirinë e Lashtë është e kyçur, sepse nuk kish kush të sillte infot e duhura, apo një shpifës fyroms kish ndotur temën!
Madje dikush ,që këtu para disa ditësh bëri shumë zhurmë për fshirjen e shkrimeve, atje nuk kish qenë në lartësinë e duhur për të treguar vlerat dhe historinë e shqiptarëve.
-Po mendoja që anëtarë si Zeus10, Socio apo Orakulli, mund të kishin edhe këtë mision!
Mund të shërbenin për shpalosjen e burimeve rreth historisë së shqiptarëve dhe patjetër gjuhës në një forum të tillë.
Ata botojnë rreth gjenetikës, por ngatërrojnë shpesh historinë dhe nuk e dinë si është e vërteta në gadishullin tonë. Sikur Katapanon të lexonin, do të shihnin sa kuptim do të kishin përfundimet e tyre, që shpesh herë nuk arrijnë t'i shpjegojnë pse janë ashtu.
Fatkeqësisht nuk njohin më shumë se ç'u jep wikipedia.
-Dihet ky mision kërkon mund dhe kohë, por mendoj se është një mundësi që na jepet në këto kohëra. Gjithashtu edhe materiali që mblidhet të shërbejë si një referencë ku ata që kanë dëshirë për të njohur më shumë rreth shqiptarëve mund të përdorin këto faqet e forumit tonë! Mendoj se është më mirë dhe më e lehtë të qartësohen ata që botojnë, sesa ata që kanë probleme me leximin, le më të tjerat pastaj!
Nuk është e rëndësishme që dikush të ketë njohuri të thella rreth gjenetikës, e rëndësishme është që të bashkërendohen të dhënat e gjenetikës me ato të kulturës dhe historisë kur bëhet fjalë për shqiptarët!
Falemiderit
P.s Nëse keni nevojë për njohuri themelore rreth gjenetikës mund të shikoni këtë faqe:
http://learn.genetics.utah.edu/