Ish-forumisti wrote:Une kam dy verrejtje per kete forum. E para gjithe moderatoret jane ithtare te Sali Bishes, E dyta ju keni debuar moderatoret e afte si Socio dhe jam i sigurte sepse nuk e ka pelqyer politiken qe behet ne kete forum nga administratori deri tek moderatoret kunder partive te moderuara progresiste te te majtes shqiptare. Po e beni kete forum vetem perfaqsues te ekstremit te djathte te agjentit serb qe eshte kryeminister.
Shpresoj qe kjo verrejtje te mos fshihet.
Megjithese, nuk jemi te detyruar te japim shpjegime, per nje anetar qe postimin e pare e nis me verejtje ndaj forumit, une do e bej kete per hir te transparences dhe tolerances qe pershkon kete forum, perkunder insinuatave dashakeqe te tuat.
1. Moderatoret dhe ne pergjithesi drejtuesit e ketij forumi, jane perzgjedhur ne baze te kater kritereve:
a. Kultura dhe intelekti
b. Patriotizmi
c. Ndershmeria dhe sjellja ne menyre te panshme.
d. Kontributi i gjate me materiale dhe mendime.
Une personalisht, kam qene fare indeferent karshi qendrimeve politike te moderatoreve apo gjithe stafit. Le ti marrim me rradhe: Albpelasgian, Socio, Phoenix, Patush, Adriana, Qiellikalter, Alexander, Arberi dhe Orakulli nuk me kane shprehur kurre preferencat e tyre partiake dhe une kurre nuk i kam pyetur per to.
Po ashtu dhe Socio dhe Aulona, qe kane pasur detyra kyce, kurre nuk u sulmuan per bindjet e tyre. Ne kemi pasur diskutime te limituara, qe kurre nuk e cenuan per nje kohe te gjate marredhenien tone.
2. Socio, eshte larguar me deshiren e tij, qe e justifikoi me mungesen e kohes, ne menyre te perseritur, ne kohe te ndryshme. Une kam konsideraten me te larte per te, megjithese une mendoj qe ai mund te mos kete kaperxyer lehte, debate qe ne kemi pasur ne tema te vecanta, qe ne asnje menyre une nuk ju jap rendesi. Ndryshe nga ai une nuk mbaj merira dhe nese ai do pranonte, une i bej thirrje publike qe
ti ribashkohet stafit tone. Mendimi im per te, eshte qe ai si intelektual ka vlera dhe largimin e tij une nuk e kam miratuar, por s'mund te dilja kunder deshires se tij.
Forumin tone e bashkon SHQIPERIA, nga
Mallakastrioti, qe i vlon gjaku lab i shqiptarise, puneshume dhe djale i shkelqyer.
Socio nje shqiptar i Ilirides dhe mendjendritur
Albpelasgian nje djale Kosove plote thellesi dhe etike
Erjoni nje kosovar duararte dhe shpirt qelibar
Patush nje shkodran hokatar
Adriana nje vajze nga Tirana gjithe jete
Phoenix aq i thelle dhe me ide
Orakulli nje dashnor i shqiptarise
Arberi nje xhevahir i shqiptarise nga Maqedonia
Jay nje mik i shqiptarise
Ne na bashkojne jo partite, por atdheu yne qe ne e shohim tani me objektivitet, plot plage e dhimbje. Ne jemi ketu per te sheruar ca prej tyre.