Page 1 of 1

Meksikë, zbulohet qyteti 1000 vjecar

Posted: Thu Apr 15, 2010 7:54 pm
by Arta
Image

Arkeologët amerikanë të Colorado State University dhe Christopher Fisher kanë zbuluar një sit të ri arkeologjik në Amerikën Qëndrore që mendohet se ka qënë edhe një nga vendet më të civilizuara të kohës.

Bëhet fjalë për qytetin Purepecha që ndodhet në shtetin meksikan të Micoacanit. Zbulimi do publikohet i saktë gjatë konventës së përvitshme të Shoqatës Amerikane të Arkeologjisë. Purepecha ka qenë një qendër urbane që u popullua më vitin 1000 pas Krishtit dhe u boshatis në vitin 1500.

Shtëpi të vogla, tempuj madje edhe piramida tregojnë qarte se bëhet fjalë për nje qytetërim që kontrollonte pjesën më të madhe të Meksikës perëndimore.

Ky qytet ka mbajtur rreth 40 mijë persona dhe sipas shkëncëtarëve, përfaqëson një dëshmi të rrallë të organizimit të jetës sociale. Purepecha pati një rol vendimtar pas rënies përfundimtare të mbretërisë Azteke që banonte në kufijtë e saj.