Sotir Peci
Posted: Sun Aug 09, 2009 2:03 am
Sotir Peci, rilindas i shquar, kjo figurë e madhe e arsimit, kulturës shqiptare, ka lindur në Dardhë, më 13 korrik 1873, në familjen e tregtarit te pasur të qerestesë Jovan Pecit. Mbeti jetim qysh në moshë shumë të vogël, por u rrit nën një përkujdesje të madhe nga të afërmit të tij. Shkollimin fillestar dhe atë të mesëm i përfundoi në shkollat greke në Korçë.
Kur mbushi moshen 17 vjeçare, Sotiri dërgohet në Athinë për të studiuar në universitet, ose siç e quajnë grekët, Penepistimion, për shkencat e natyrës. Në periudhen 15 vjeçare të qëndrimit ne Athinë, ai u aktivizua intensivisht me problemet e migracionit shqiptar si edhe me përhapjen e gjuhës shqipe midis tyre, por edhe midis arvanitasëve (barbaçëve). Madje, Sotiri fillim të shekullit XX, në vitet 1902-1903 ai u përpoq të krijonte një komitet të fshehtë për çlirimin e Shqipërisë, me shqiptarë dhe barbaçë.
Arritja më e madhe në veprimtarinë atdhetare, të Sotir Pecit, ka qenë shtypja e Fjalorit të Konstandin Kristoforidhit. Ai ndermjetësoi deri tek ministri i jashtëm grek, me anë tjeter morri persiper edhe shpenzimet e botimit. Veprimtaria atdhetare e tij ra në sy edhe për ti shpetuar ndjekjeve osmano-greke, në fillim te shtatorit te vitit 1905, migroi në SHBA. Ishte koha, kur shqiptarët e Amerikës filluan te organizoheshin nëpër shoqata, për të ndihmuar sa më shumë dhe sa më mirë luftën për çlirimin kombëtar.
Shoqata « Vëllazëria Mirêbêrse Dardharare » vendosi te botonte nje gazetë « kombëtare » dhe drejtor të saj zgjodhën Sotir Pecin, shqiptarin më të shkolluar dhe më të kulturuar. Gazeta, dyjavore, me emrin « Kombi » u botua për herë të parë, më 15.06.1906, në Boston, e vijoi deri në vitin 1909, me 110 numra të botuara. Në fillim, Peci i kryente që të gjithë punët e një gazete, drejtor, redaktor, korrektor, tipograf dhe palosës. Më pas ato pune u ndan midis tre personave : S.Pecit, At Fan S.Nolit dhe Efthim Naçit. Nga nr.41 i saj filloi të botohej edhe nje shtese e titulluar « fleta letrare », ku bashkepunuan Fan S.Noli me pseudonimin Ali Baba Qyteza, Kristo Dako, Petro Nini, Mihal Grameno, Nuçi Naçi. Shumë shpejt,gazeta u bë organ ï rëndësishëm atdhetar. Që ne numrin e pare, S.Peci i dha gazetës një drejtim antiosman dhe antishovinist grekomadh. Ai besonte se populli shqiptar kishte forca të brëndëshme, qe të mund të shporte pushtimin osman. Ndërkohë, duke njohur dëmin e madh që i sillnin çeshtjes shqiptare, armiqt e brëndshëm të saj, keshillonte kunder tyre kërbaçin dhe dhunën. Në shkrimet e tij, S.Peci, paraqitet si idhëtar i luftes së armatosur, duke përkrahur çetat e para atdhetare. Gazeta, per dy vjet veprimtari, perhapi, nxiti dhe edukoi mërgimtarët e Amerikës me atdhedashuri, u doli për zot të drejtave të shqiptarëve për vetqeverisje, duke luftuar pretendimet e shovinistëve grekë, nxiti dhe perkrahu lëvizjen e armatosur, luftoi për një kishë të pavarur orthodokse shqiptare, u përpoq për të themeluar shoqeri atdhetare dhe per bashkimin e tyre në një federate të vetme e të fuqishme. Në SHBA sëbashku me Fan S.Nolin dhe Petro Luarasin, më 1907 në Boston, themeluan shoqerinë “Besa-Besë”, ndërsa në Sen Luis, shoqërinë « Lidhja Orthodokse »Në atë shtypshkronjë të vogël, primitive, ku shtypej gazeta “Kombi”, Sotir Peci botoi edhe një « Methudhë për të mësuar gjuhën englezçe” dhe dramën e Fan S.Nolit “Izraelitë dhe filistinê”.Në vitin 1908 shtypshkronja dhe gazeta “Kombi” u ndodhën para vështirêsive të mëdha financiare, ndaj edhe Sotir Peci vendosi të ndërpres bashkëpunimin me “Kombin” dhe të kthehet në atdhe.
Asokohe, në Perandorinë Osmane, ishte shpallur “Hyrieti” dhe reformar e xhonturqeve. Atdhetarët shqiptarë, duke përfituar nga ajo gjëndje parapërgatiten Kongresin e Alfabetit në Manastir. Nê ate kongres do të merrnin pjesë atdhetarë nga gegëria, toskëria, nga diaspora në Itali (arbëreshët) dhe në Greqi (arvanitasit), nga përfaqësuesit e kolonive shqiptare të SHBA, Stambollit, Rumanisë, Egjiptit
Kolonitë shqiptare të Amerikes, të mbledhura datë 13 shtator 1908, në sallën « Phonix Hall” të Bostonit, vendosën me unanimitet , që në atë kongres të dërgohej, si përfaqësues i tyre, Sotir Peci. Nisja e Sotirit nga SHBA u bë më 30 shtator dhe u kthye në një manifestim të vetvetishëm të atdhetashurisë..
Në fillim të tetorit, Sotiri ishte në Bukuresht, ku mori pjesë edhe në mbledhjet e Kolonisë Shqiptare të Bukureshtit. Shqiptarët e Rumanisë, ashtu si edhe ata të SHBA, vendosën që të përfaqësoheshin nga ish drejtori i gazetes « Kombi », atdhetari i mirënjohur, Sotir Peci.
Ky kongres filloi më 14 nentor dhe perfundoi me 22 nentor 1908.Në kongres morën pjesë 32 delegatë, nga 22 qytete dhe shoqata.
C’perfaqësoi dhe ç’farë solli Peci në atë kongres ?
Mendimet e tij S.Peci i kishte trajtuar, kohë më parë, në faqet e gazetës “Kombi”. Ai ishte i bindur dhe i vendosur për një alfabet të gjuhës shqipe, krejtësisht, me germa latine. Po të kemi parasysh përberjen heterogjene të shoërive dhe klubeve, që u përfaqësuan atje, bëhet menjëherë e qartë se S.Peci përfaqësonte atje rrymën më përparimtare të kohës. Pa mëdyshje u zgjodh alfabeti thjesht latin, me diagrame, krejt ashtu siç ishte ai i shoqërisë “ Bashkimi” të Shkodrës. Vendimi për një alfabet latin, që i vendos autorët e tij, mbi një piedestal të ndriçuar kombëtar, ishte një vendim me rezonancë të gjatë historike, që vjen në mbështetje tê tezave aktuale, për një Shqipëri të orientuar, gjithmonë, drejt perëndimit, shënon një nga momentet më kulmore të historisë, kulturës dhe arsimit kombëtar.
Kongresi i Manastirit nuk mund të linte mënjanë dhe problemet e tjera politike të kohës, që lidheshin me rrugët dhe kërkesat për të arritur tek pavarësia aq e shumë pritur. Ato ishin : njohja zyrtare e kombit shqiptar dhe e gjuhës shqipe, zgjerimi i të drejtës së organeve lokale në çështjet e taksave, kufizimi i detyrimit ushtarak e tj.
Klubi “Bashkimi” i Manastirit bënte plane për të kaluar në zbatimin praktik të vendimeve të kongresit. Tentonte të blinte një shtypshkronjë moderne për botimin e librave, sidomos të teksteve shkollore dhe do të nxirrte një gazetê.
Shumë muaj u përfol në rrethet atdhetare të publicistikës, se drejtori i gazetës së re do të ishte Sotir Peci, por kur doli në qarkullim ajo gazetë me emrin ” Bashkimi Kombit”, drejtor i saj ishte Feim Zavalani, një atdhetar i vjetër dhe shumë i nderuar në vilajetin e Manastirit e ne sanxhakun e Korçes e Kolonjës.
Sotir Peci kthehet në Korçë, me vendimin për tu bërë mësues në Shkollën qytetëse. Pikërisht, në këtë kohë, më 2 -9 shtator 1909, në Elbasan u zhvillua Kongresi « Arsimor », ku morën pjesë përfaqësuesë nga 35 klubet atdhetare te kohes. Atje u muar vendimi, hapja e një shkolle normale, e cila do te pergatiste mësuesit e shkollave fillore, që duheshin për hapjen e shkollave në të gjithë trojet shqiptare. Per mbarëvajtjen e asaj shkolle u ngrit në Elbasan një komision me ne krye Dervish bej Biçakun dhe me përkujdesjen e veçantë të Shoqerise « Perparimi » të Korçës. Kjo shoqëri do të përkujdesej për botimin e teksteve shkollore.
Pasi u vendos hapja e shkolles, u caktua edhe personeli pedagogjiko-më-simor, që do të drejtohej nga Luigj Gurakuqi dhe do të kishte në përbërjen e tij: Aleksandër Xhuvanin, Sotir Pecin, Hajdar Blloshmin, Hafiz Ibrahim Dalliun, Dhimitër Pararisto, Simon Shuteriqin, Petër Dodbibën dhe Hasan Mezen.
Sotir Peci do te jepte lendet : matematikë dhe shkencat e natyrës.
Megjithëse nuk u mungonte as pergatitja profesionale, as guximi atdhetar, mesuesit nuk e ndjenin veten të sigurtë dhe të mbështetur. Nuk ishin vetëm mungesat e teksteve e mjeteve mesimore dhe as terminologjia e munguar e shkencave natyrore dhe shoqërore, ata i ndruheshin ndërhyrjeve të administratës osmane, i druheshin vështrimeve dhe qëndrimeve armiqësore të autoriteteve fetare, që i shikonin me dyshim mësuesit laikë. Per veshtirësitë e punes se kesaj shkolle, e cila mbeti me emër ne historinë e arsimit shqiptar, kanë shkruar Luigj Gurakuqi, Lef Nossi e me vonë Mahir Domi.
Po citojmë çfarë shkruante gazeta “Tomorri” i L. Nossit, ne 1909.
« ….Pêr te mirën dhe perparimin në këtë shkollë, janë tue bamun theror pushimin dhe prehjen e ditës, qetësinë dhe gjumin e natë e që nga mungesa e librave të shtrëngohen për ti grumbulluar andej-këtej,…..të perkthejnë mësimet e nevojshme dhe ma së fundi te krijojnë një gjuhë të bukur dhe të embël, një gjuhë pothue të përbashkëme që të kuptohet si prej toskëve, ashtu edhe nga gegët Sigurisht, puna e vështirë e mësuesve nuk ishte vetem ajo. Nxënësve iu jepeshin mësimet të shaptilografuara, ne formë dispencash. Ato prodhoheshin nga 50-80 copë, për të iu shpërndarë nxënësve të Normales.