"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Selam Musai

Ketu mund te shkruani artikuj per figurat historike shqiptare dhe ato te paraardhesve tane me te hershem, te komentoni ato ose te jepni mendimin tuaj ndryshe.

Moderator: Arban Blandi

Post Reply
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Selam Musai

#1

Post by Adriana »

Si sot plot 92 - vjet më parë më 12 - 06 - 1920: U nda nga jeta luftëtari patriot Selam Musai, i cili u dallua për trimëri veçanërisht në Luftën e Vlorës të 1920-s, në luftimet që u zhvilluan në Qafën e Kiçokut, ku e zuri topin nga gryka, duke mbetur simbol i luftës për liri.

Selam Musai lindi më 1860 në fshatin Salarì të Tepelenës nga një familje me tradita patriotike. Udhëheqës i kryengritjeve në Vlorë dhe ra heroikisht për çlirimin e saj.
Nuk ishte i arsimuar por ishte një patriot i lindur, një shqiptar i pabindur ndaj qeveritarëve turq. Mbasi u rekrutua ushtar, kaloj 5 vjet në Jemen, ku mori dhe titullin Agë. Më pas shtëpia dhe stani i Selam Salarisë ishin shndërruar në qëndra të rëndësishme për çetat patriotike dhe pjestarë i çetës së Çerçiz Topullit e Mihal Gramenos. Në 1911 mori pjesë aktive në veprimtarinë patriotike të çetave që lëvizën kundë trupave turke e më pas kundër andarteve greke. Më 1912 i përgjigjet thirrjes së Qeverisë së Vlorës dhe në krye të çetave të Labërisë shkoi të mbronte Jugun e Shqipërisë nga forcat greke ku edhe u plagos. Trimëria e shqiptarëve do të çudiste kolonelin Tomson që komandonte forcat e rregullta shqiptare. Në Hormovë lufta do të ishte e rëndë, Selam Musai do të plagosej. Bilbil Zekua nga Hormova do ta shpëtonte nga vdekja duke rrezikuar jetën e tij. Andartët grekë do të masakronin në 29 prill 1914 më shumë se 200 burra nga Hormova në një kishë. Pjesa më e madhe e Labërisë do të shpërngulej. Ky kalvar do zgjaste deri më 1920, vit në të cilin Selam Musai do luante një rol të rëndesishëm. Më 1920 bëhet anëtar i Mbrojtjes Kombëtare me kryetar Osman Haxhiun, të ngritur në krahinën e Tepelenës në Baçardha u mblodhën prijësat e Labërisë, më 23 Maj 1920, dhe u vendos t’i dërgohej ultimatum italianëve, për dorëzimin e Vlorës. Kur rreziku u bë i madh në fshatrat dhe qytetin e Vlorës, Selam Musai udhëhoqi fshatarët e Labërisë kundër forcave okupuese italiane me garnizonin e Kotës, Drashovicës, Kaninës e rrethinave të Vlorës. Në luftime, u shqua aftësia e tij udhëheqëse dhe trimëria e tij, në luftimet që shkuan deri në trup më trup në "Qafë të Koçiut" dha jetën për çlirimin e vendit më 12 qershor 1920, dhe u bë simbol i patriotizmit, vendosmërisë dhe heroizmit popullor të Labërisë e mbarë Shqipërisë. Heroizmin e Selam Salarisë, populli e përjeton me këngë: "Ç'e zure topin nga gryka, lule more Selam lule", kurse presidiumi i kuvendit popullor e deklaroi Hero të Popullit
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Selam Musai

#2

Post by Adriana »

Selam Musai dhe lufta e Vlorës

Në vitin nëntqindnjëzetë,
Selami ç’i mblodhi djemtë,
djemtë çi mblodhi Selami,
o djem se iku vatani.

Kongresi i Lushnjes i zhvilloi punimet nga data 28-31 janar 1920. Në këtë kongres morën pjesë mbi 50 delegatë nga e gjithë Shqipëria. Ndër vendimet e tij ishte dhe ai për mbrojtjen e tërësisë tokësore, sovranitetin dhe pavarësinë e Shqipërisë.


Disa pjesë të Shqipërisë ishin nën sundimin e huaj, Vlora qe pushtuar nga italianët, ndërsa dibra e Malësia e madhe ishin nën sundimin e serbisë, përveç atyre që u ishin dhuruar në prag të luftës së parë botërore.
Në Vlorë do të shkruhej një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë shqiptare. Në Baçardha u mblodhën prijësat e Labërisë, më 23/05/1920, dhe u vendos t’i dërgohej ultimatum italianëve, për dorëzimin e Vlorës, gjithashtu u krijua Komiteti i mbrojtjes Kombëtare me kryetar Osman Haxhiun.

Osmëni ç’i hipi kalit
ç’e mori buzën e malit,
seç i foli gjeneralit,
“Dil sterresë jo limanit,
të shoç të zot e vatanit
Bijtë e Smail Qemalit.”

Iu bë thirrje gjithë Laberisë të ngrihej në luftë. Peshën më të madhe e mbajtën fshatrat e Vlorës. Gjithashtu mbërritën në Vlorë luftëtarë nga vise të tjera të Labërisë, Berati, Tirana, etj.si dhe nga jashtë Shqipërisë. Në mes të këtyre trimave ishte dhe Selam Musai me çetën e tij.
Siç thotë dhe kënga:

Në Beun seç u mbëlodhë
dymbëdhjetë komisjonë,
Selam Labin e kërkojnë
-Ti Selam do shkosh në Vlorë,
Komandant mbi tre taborrë.
-Do vete do ja bëj forrë.

Pasi kaluan 48 orë nga ultimatumi italianët nuk iu përgjigjën, atëherë u shpall fillimi i luftës në 5 qershor. Kur italianët kishin zbritur në Vlorë populli kish kënduar:

Ç’është kështu që dëgjojmë,
vaj me det o Vlora jonë,
italianët po zbarkojnë,
me pampor e me ballonë,
jo mor jo nuk e durojmë.
Ngrihi shokë të sulmojmë,
Vlorën tonë ta çlirojmë.

Në fillim italianët i kishin nënvlerësuar këta fshatarë të keqarmatosur, por arma më e fuqishme e tyre ishte dëshira për liri, ajo dëshirë që i ndez zemrat e i shkrumbon, luftonin për veten, për familjet, për Vlorën.

Vlora, Vlora, Vlora, Vlora,
bjeri më të lumtë dora.

Goditjet e shqiptarëve detyruan trupat italiane të tërhiqeshin në drejtim të Vlorës. Luftime të ashpra u zhvilluan në Kotë. Komandantët italianë u shqetësuan së tepërmi.

Telat po venë e vinë,
punon Kota me Kaninë.

Me telat nënkuptohej telegrafi, venë e vinë do të thotë që bisedonin pa ndërprerë nga njëra anë në tjetrën:

Gjenerali me zabinë,
si do bëjmë un’e tinë.

Gjenerali është gjeneral Piacentini që po bisedon me zëvendësin e tij. Si do bëjmë se gjendja është e rrezikshme.

Se shqipëtarët errinë,
Gjorm janë e poshtë po vinë,
Osmëni me dyzet mijë.
Osmëni po bje fuqinë,
Vlora do fitojë lirinë.

Shqiptarët ishin të vendosur të çlironin atdheun. Shumë u vranë për çlirimin e Kotës.

Obobo ç’qënkej kjo Kota,
mbushur mitraloz e topa.

Luftime të pabarabarta, italianët ishin të armatosur që në fill e në gjëlpërë, siç thotë Ali Asllani. Po këtej ishin luftëtarët e lirisë si Kanan Maze.

Vjen Kanan Mazja nga Shkoza,
me një nofull copa-copa.

Ishte plagosur në fytyrë por nuk e ndërpriste sulmin, e kur i thanë:

-Kanan t’u prish bukuria.
-Le të rrojë Shqipëria.

Kështu përgjigjet shqiptari i vërtetë.
Rrethimi po ngushtohej pak nga pak, ra Gjormi, ra Kota, ra Drashovica, mbetej Vlora. Lufta ishte e tmerrshme.

Qaf’ e Vlorës maja-maja,
ç’i vate tymi dumana,
dumana ç’i vate tymi,
doli Selami si ylli.

Në Vlorë, Selami me shokë pushtin Kuzbabanë me trimëri të madhe, saqë mendonin se kishte vdekur.

Tek Sherishta përmbi Vlorë,
zjarrin ç’e zure me dorë,
çika bëre prozhektorë.

Luftëtarët po ashpërsonin ghithnjë e më shumë goditjet, megjithë të vdekurit që linin pas.

Mblidhi o Dukat mblidhi,
nga vate Hodo Zeqiri.
Sonte natën është hyxhymi,
bashkë mbi Vlorën të bini,
të hidhet në det katili,
se Sazani është i yni.

Kjo luftë çudiste Evropën, një poull i paarmatosur po luftone me një nga fuqitë e kohës e po fitonte. Gazeta shkruanin për këto ngjarje të pabesueshme.

Evropa shkruajnë e thonë,
çështë kështu që dëgjojmë,
bëhet dyfek në Vlorë,
shqipëtarët po luftojnë,
me një mbret dyzet miljonë.
Po me se luftojnë vallë?
Me sëpatë me hanxharë,
dyfeqet lidhur me gjalmë,
fishekët në xhep i mbajnë.

Populli përshkruan habinë e Evropës, por qan edhe birin e Salarisë fisnike, ashtu si i ka hije labit, jo me ligje por me këngë:

Me katërqind komita,
bëre poshtë nga Babica,
e zure topin nga gryka,
italianët nga frika,
u trembnë sa u ra pika.
Tepelenë pse vajtoni,
Selam Musanë kërkoni,
trim’n e mirë mos e harroni.

Shqipëria eshtë vend me fat e do vazhdojë të jetë me fat të mbarë derisa bijtë e saj si Selam Musai e Zigur Lelo e të tjerë do jenë gati të luftojnë e të vdesin për të.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


Post Reply

Return to “Figura kombetare”