Page 1 of 1

Genesi del linguaggio, natura del cervello umano

Posted: Fri Dec 04, 2009 7:50 pm
by Phoenix
Për mos me hapur një temë tjetër, po sjell këtu një file që kam përgatitur rreth gjuhës shqipe. Me 27 nëntor 2009, këtu në FI. ITA. studentët shqiptarë ishin ftuar të flisnin rreth gjuhës shqipe. Ishte hera e parë që kishim mundësi me folur rreth gjuhës shqipe dhe për këtë më është dashur me thënë vetëm gjërat kryesore. Koha ishte e shkurtër, rreth 30 min, prandaj jam përpjekur më përmbledhur thelbin. Gjithmonë duke pasur parasysh se kaq ishin njohuritë e mia modeste.
Paraqitja u prit mirë nga studentët. Madje kishte nga ata që shprehen habi për gjërat që dëgjuan rreth gjuhës shqipe.
Si përfundim dua me falënderuar Zeus10 për bashkëpunimin dhe këshillat e çmuara!
Faleminderit!
p.s File është në formatin PDF dhe mund ta shihni në lidhjen më poshtë. Jam përpjekur me përdorë "pdfview", por nuk mundet me e hapë këtë file.

http://docs.google.com/fileview?id=0B-g ... NzUw&hl=it

Re: Genesi del linguaggio, natura del cervello umano!

Posted: Fri Dec 04, 2009 10:48 pm
by Zeus10
Falemnderit dhe ti, qe bere te mundur prezantimin e nje fragmenti te kultures sone, ndoshta me te cmuarin, gjuhen, dhe kete e bere si profesionist i vertete megjithe njohurite modeste.
Ndihma ime, ishte ndaj nje personi qe e meritonte gjeresisht ate.
Puna jote do te botohet tek artikujt e forumit.

Re: Genesi del linguaggio, natura del cervello umano

Posted: Sat Dec 05, 2009 1:13 am
by Arta
Phoenix po e shikoja pak kete presantim, dhe me pelqeu. Nuk e kutpoj mire Italishten mbasi kam kohe qe nuk e kam ushtruar, por me aq sa e kuptoj, me pelequ puna qe kishe bere! Nuk e di nqs e ke hedhur edhe ne video kete presantim, do ishte mjaft mire. Nqs ke mundesi ta perkthesh ne shqip, dhe e perkthejme ne ne anglisht, do te ishte mjaft me mire. Pa disktuim, nqs keni kohe!

Re: Genesi del linguaggio, natura del cervello umano

Posted: Sun Dec 06, 2009 1:19 am
by Orakulli
Te lumte phoenix!
Pune shume e pjekur dhe per habine time te madhe,shume profesionale.Vazhdojeni kete rruge.Ishte e mrekullueshme,Pa nacionalizem fyes,pa dale nga tema,pa sulmuar dike tjeter,pa u mburur.Vetem evidentim te dhenash dhe analize shkencore.Sa me shume te dhena,aq me mire del konkluzioni.Cdo shkence ka ne baze metoden.Ju kishit gjetur metoden.Edhe nje here,u gezova pa mase dhe ju uroj te punoni fort ne kete menyre ne rrugen te munduemshme dhe te gjate te zbulimit te ri shkencor.Ne kete ballfaqim me mediokritetin e sotem te Linguistikes Europiane duhen shume punime te kesaj natyre.Dhe nga ne qe njohim gjuhen Shqipe,mundte nxirret shume material.Nga ju,te cilet keni plus energjine e moshes ne krah te tuaj,duhet dhe pritet qe te vije nje nje cilesi e tille.
Thyeni metodat dhe regullat e tyre te mbuluara me vellon fallse shkencore.Shkenca ecen,thellohe dhe ndryshon.Ju,jeni brezi qe duhet ta ngrini ate nga llumi ku e kane futur me qellim gjuhetaro-historianet politike te Europes.Europa eshte e ndenjur.Njesoj si "uji qe rri ne nje vend,i ndenjur,-thuhet ne diomat e shqipes-qelbet".Shkarkoni,derdheni tutje, kete uje te ndenjur.Ka me shume se nje shekull qe qelbet ere.Zevendesoheni ate me kete lloj uji te fresket si i ketij prezantimi.
Mos u ndikoni nga dogma zyrtare.Studjoheni ate,por ruajeni veten nga ajo menyre infektive te menduari.Mos besoni ne asnje resht te saj.Vetem merrni kuptimin baze kryesor,thelbin dhe vereni ne syrin e mikroskopit te gjuhes Shqipe.Ketu eshte dhe duhet te synoje zgjuarsia e punes suaj.Mos futni politike ne mes.Mos futni histori ne mes.Mos permendni emra si gjuha greke dhe latine.Trajtoheni ato gjuhe ne nje rang te barabarte me cdo gjuhe europiane gjate procesit te analizes.
Gjuha Shqipe ka nje veti te jashtezakonshme.Ajo te tregon vete rrugen,ose te jep te gatshme metoden.Vetem duhet ta shtrini ate me ane te gjuhes profesionale te profesionit kerkuesit dhe ne specifik,ate te gjuhetarit.

Re: Genesi del linguaggio, natura del cervello umano

Posted: Fri Feb 12, 2010 6:40 pm
by Adriana
Phoenix wrote:Për mos me hapur një temë tjetër, po sjell këtu një file që kam përgatitur rreth gjuhës shqipe. Me 27 nëntor 2009, këtu në FI. ITA. studentët shqiptarë ishin ftuar të flisnin rreth gjuhës shqipe. Ishte hera e parë që kishim mundësi me folur rreth gjuhës shqipe dhe për këtë më është dashur me thënë vetëm gjërat kryesore. Koha ishte e shkurtër, rreth 30 min, prandaj jam përpjekur më përmbledhur thelbin. Gjithmonë duke pasur parasysh se kaq ishin njohuritë e mia modeste.
Paraqitja u prit mirë nga studentët. Madje kishte nga ata që shprehen habi për gjërat që dëgjuan rreth gjuhës shqipe.
Si përfundim dua me falënderuar Zeus10 për bashkëpunimin dhe këshillat e çmuara!
Faleminderit!
p.s File është në formatin PDF dhe mund ta shihni në lidhjen më poshtë. Jam përpjekur me përdorë "pdfview", por nuk mundet me e hapë këtë file.

http://docs.google.com/fileview?id=0B-g ... NzUw&hl=it


Urime, nje pune me cilesi te larte dhe shume profesionale.
Do deshironja qe kete dokument dhe gjithashtu videon ne gjuhen Shqip=Italisht ta vendosim dhe ne forumin e italishtes.