Askund nuk jemi o vella , beje nje dallim me kete poshte :erix77 wrote:ketu me duket se Arben LLalla eshte i padeshirueshem per politikanet shqiptare ne qeverine sllavo-Fyrom.
Eshte nje turp i radhes per politiken shqiptare ne te tre shtetet tona,vertet skandal.
Për dhjetë vite janë “importuar” 3.800 maqedonas nga Shqipëria
(Keta edhe atje votojne , edhe kendej )
Kurse Arben Llalla ka gruan nga Maqedonia dhe ka femije ketu .Maqedonia përmes importit të personave të përcaktuar si maqedonas përpiqet që të minimizojë numrin e shqiptarëve që jetojnë në Maqedoni. Rreth 100 mijë shqiptarë të lindur dhe të rritur në Maqedoni, nuk arrijnë dot që të marrin shtetësinë. Disa prej tyre pas shumë peripecive ia arrijnë t’ia dalin në krye, ndërkaq që disa të tjerë edhe kanë vdekur dhe nuk kanë arritur dot të bëhen shtetas të Maqedonisë. Ndërsa nga ana tjetër, janë disa mijëra raste të dhënies së shtetësisë maqedonase “pa një ferrë në këmbë”, sidomos për personat nga krahinat e Prespës së Vogël të Shqipërisë dhe Gora e Kosovës që kanë deklaruar kombësinë maqedonase.
Zyrtarisht në Ministrinë Punëve të Brendshme (MPB) bëjnë të ditur se numri i maqedonasve nga Shqipëria që kanë marrë shtetësi të Maqedonisë në dhjetëvjeçarin e fundit, arrin rreth tre mijë e 800. Të njëjta shifra kap edhe numri i atyre që kanë marrë shtetësi deri në vitin 1998. “Në pajtueshmëri me nenin 11 të Ligjit për shtetësi, në periudhën prej vitit 1998 deri në mars të vitit 2008, shtetësi të Maqedonisë kanë marrë rreth tre mijë e 800 persona, shtetas të Shqipërisë që janë përcaktuar si maqedonas”, tha për “Lajm”, ndihmësi i ministrit i MPB-së, Ivo Kotevski. Flitet se numri më i madh i shtetësive është ndarë në vitin 2001-2002, pak para zgjedhjeve të vitit 2002, kur në krye të MPB-së ishte Lube Boshkovski. Ish ministri Boshkovski, që tani gjendet në Hagë, në një periudhë tepër të shkurtër (as tre muaj ), ndau mbi dy mijë shtetësi, me shpresë që të fitonte në zgjedhjet parlamentare. Në kohën kur shtetasit e përcaktuar si maqedonas marrin shtetësi me një shpejtësi marramendëse, një numër i madh shqiptarësh, që kanë lindur e janë rritur në Maqedoni, edhe sot e kësaj dite përballen me peripecitë e ligjit për shtetësi, ku shumicës prej tyre, neni 7, paragrafi 1, pika 8 e ligjit, ia ndalon këtë të drejtë, pasi në bazë të këtij neni marrja e shtetësisë do të rrezikojë sigurinë dhe mbrojtjen e Republikës së Maqedonisë. Me këtë vendim (se do ta rrezikojnë mbrojtjen e Maqedonisë) janë refuzuar dhjetëra gra e fëmijë që i kanë prindërit ose gjyshërit prej Kosove.