Me këtë shprehje forcat speciale amerikane tregojnë eliminimin e një objektivi, kështu që në këtë rast Anonymous ka marrë përsipër aksionin kundër CIA.
Sulmi në të vërtetë është vetëm i fundit i një serie, të kryer nga grupi i hacker-ave. Para disa ditësh Anonymous ka nisur një ofensivë kundër Ministrisë së Drejtësisë amerikane, zyrën e të drejtës së autorit, dhe site e prodhuesve më të mëdhenj kinematografik e muzikor në SHBA. Operacioni ishte një masë ndëshkuese për mbylljen e site Megaupload nga ana e Ministrisë së Drejtësisë së SHBA.

Sulmi vjen njëkohësisht edhe pak ditë pasi ushtari Brad Manning, ka dalë në një gjyq ushtarak i akuzuar për vjedhjen e sekreteve, të publikuara më vonë nga Wikileaks.
Teknika e përdorur edhe në këtë rast është ajo e quajtur DDos, (distribuited denial of service) kundër së cilës viktimat nuk mund të bëjnë gjë, pasi faqja web bombardohet e mbingarkohet nga materiale të dërguara nga hacker-at derisa bllokohet e nuk funksionon më.
Anonymous kanë arritur kohët e fundit gjithashtu që zbulojnë email të cilat tregojnë se Bashar Al Assad përgatitej të tallej me opinionin publik amerikan në intervistën e dhënë para një muaji për gazetaren e njohur Barbara Walters.