Ndërroi jetë ish-rektori i USHT-së, Fadil Sulejmani
Posted: Mon Feb 11, 2013 2:19 pm
Me keqardhjen me te madhe morra vesh lajmin pikellues te vdekjes se filologut nga Pollogu, Fadil Sulejmani. Duke njohur kontributet e tij te vazhdueshme ne filologjine shqiptare, konsideroj se Sulejmani ka qene nje nga intelektualet me te medhenj nga Pollogu. Kontributi i tij ne themelimin e Universitetit te Tetoves si dhe aktiviteti i tij ne pajtimin e gjaqeve e bejne Fadil Sulejmanin nje intelektual te guximshem qe ze nje vend te respektuar ne piedestalin e figurave te spikatura nga Ilirida. Ne keto caste pikelluese sikur gjej nje ngushellim tek fjalimi i nje kengetari te shquar nga Kuba, Kompay Segundo: "Njeriu ka tri menyra per te perjetesuar vehten e tij. Ai mund te mbjelle nje peme, te kete pasardhes ose te krijoje nje veper". Sulejmani e perjetesoi vehten e tij ne keto tri menyra: mbolli nje peme, frytet te te cilit i korrim gjenerate pas gjenerate (Universiteti ne Tetove), la pasardhes te denje si dhe krijoi vepra me rendesi madhore per filologjine shqiptare. I qofte i lehte dheu i Pollogut!
Mbrëmë pas një sëmundje të rëndë ka ndërruar jetë, rektori i parë i Universitetit Shtetëror të Tetovës, prof.dr. Fadil Sulejmani.
Prof. dr. Fadil Sulejmani u lind më 5 dhjetor të vitit 1940 në katundin Bozovcë të Malësisë së Sharrit të Tetovës. Arsimin fillor e kreu në vendlindje dhe në qytetin e Tetovës, kurse Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prizren dhe Fakultetin Filozofik, drejtimi Gjuhë dhe Letërsi Shqipe e kreu në Prishtinë. Studimet pasuniversitare për magjistraturë i kreu në Beograd dhe doktoroi në Prishtinë për shkencat filologjike.
Ka punuar fillimisht si arsimtar i gjuhës dhe letërsisë shqipe në katundin Obiliq afër Prishtinës dhe 2 vjet si profesor i gjuhës latine në Gjimnazin e Mitrovicës. Në vitin 1971, filloi si pedagog i rregullt në degën gjuhë dhe letërsi shqipe, të Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës, ku punoi deri në vitin 1994. Në vitin 1994-95 u avancua në cilësinë e profesorit ordinar për shkenca filologjike, po në këtë universitet. Formimi i tij akademik do të vijojë me 2 vjet specializim në Gjermani si bursist i Fondacionit Aleksandër fon Humbold në Bon dhe 1 vit në Itali, gjë që i ka mundësuar edhe njohjen e gjuhëve përkatëse, të cilat do t’i shfrytëzojë edhe më vonë në hulumtimet e tij.
Në vitin 1994, bashkë me intelektualë të tjerë, themelon Universitetin e Tetovës dhe e drejton atë deri në vitin 2003, periudhë kur fillon edhe zyrtarizimi i tij.
Profesor Fadil Sulejmani është autor i mbi 10 librave dhe mbi 200 artikujve të publikuar në revista shkencore e periodike.
Më 17 dhjetor 2012, me rastin e 18 vjetorit të themelimit, Universiteti Shtetërori Tetovës, themeluesit dhe Rektorit të parë të Universitetit tonë, Prof. dr. Fadil Sulejmanit i ndau titullin Doctor Honoris Causa.
Me rastin e ndarjes nga jeta të Prof. dr. Fadil Sulejmanit, sot më 11 shkurt 2013, në orën 12.00, në Qendrën për Kulturë në Tetovë do të mbahen homazhe, kurse kortezhi funeral për përcjelljen e të ndjerit do të niset nga qendra e Tetovës në orën 15.00, për në varrezat e qytetit të Tetovës.
Me këtë rast, udhëheqësia e Universitetit i shpreh ngushëllime familjes Sulejmani. (INA)
http://time.ikub.al/35c753c5f8/11c9498d ... jmani.aspx