
Bordi ekzekutiv i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO), ka vendosur për ta përfshirrë propozimin e rekomandimit për pranimin e Kosovës në anëtarësinë e kësaj organizate.
Bordi ekzekutiv i UNESCO-s ka 58 anëtarë, prej të cilëve 32 e kanë njohur Kosovën, ndërkohë që dhjetëra prej tyre tashmë e kanë mbështetur kërkesën e Shqipërisë për pranimin e Kosovës në UNESCO.
Për pranimin e Kosovës mund të bisedohet dhe votohet rreth datës 20 tetor, para përfundimit të sesionit të Bordit ekzekutiv.BotaSot.Info