rrëqebull wrote:
Kjo është e padrejtë dhe e pabarabartë dhe i shkel të gjitha parimet e ndërsjelltësísë nëse së pari nuk zgjidhet në kuvendin arab një arabe me veshje kombëtare shqiptare dhe ndjekëse e Kanunit!!!
Siç ka thënë edhe Sami Frashëri:
«Komunitetet fetare të jenë të ndara nga shteti.»
Këto janë komunitete kulturore të huaja, të pushtuesve qindravjeçarë! që ende sot e kësaj dite përpiqen kundra Kombit dhe Kulturës Shqiptare për ta zëvendësuar atë me mendësi shkretëtirash dhe vlera kundra-shqiptare.
Kjo është njësoj sikur ne të kërkonim që arabët e turqit të fillonin të visheshin me Veshje Kombëtare Shqiptare dhe që të ndiqnin Kanunin Shqiptar! Si do të vepronin ato shtete nëse ne do të kërkonim që në kuvendet e tyre të hynin turq e arabë me veshje kombëtare shqiptare ndjekës të Kanunit? E dimë të gjithë.
Së shpejti, po vazhdoi kështu kjo "toleranca" mallëngjyese ndaj kundrashqiptarësísë, do të kemi njerëz me botëkuptime dhe kulturë meslindore që punojnë për interesa turko-arabe edhe në Kuvendin e Shqipërisë Perëndimore.
Kështu ka për të qenë derisa politika do të jetë hapësira e mishve me dy sy që lëvizin duke pasur si karburant vetëm "fondet" e "financimet" pa bërë as dallimin më të vogël se nga kush e për çfarë i marrin ato para.
Dhe, duhet shtuar, ky lajm tregon gjithashtu se këta lloj shqiptarësh të trushpëlarë dhe sëmurur e çshqiptarizuar tërësisht nga pikëpamja kulturore e botëkuptimore, po fillojnë të përbëjnë një elektorat më vete. Fjalimet me ngjyrime fetare kriptoabrahamike, të cilat
nuk munguan as në fushatën e fundit për zgjedhjet vendore në Shq.P., me të drejtë u duken të çuditshme, keqtingëlluese dhe të pavenda një numri të madh shqiptarësh (sidomos atyre që ia kanë dalë mbanë që të ruajnë një farë syri kritik pavarësisht gjithë sulmit kundra arsyes së lirë që është ndërmarrë e po ndërmerret nga mediat dhe arsimi që janë në shërbim të etnomazokistizímit dhe çshqiptarizimit të shoqërisë sonë) por tashmë duhet të fillojmë ta kuptojmë që të gjithë se ato fjalime as nuk janë rastësi dhe as nuk tregojnë se politikanëve ka filluar papritur t'iu «këput shpirti» për fenë; me ato lloj fjalimesh ata veçse i drejtohen pikërisht këtij lloj elektorati që ka bërë të mundur që një e shkombëtarizuar të hyjë në këshillin bashkiak të kryeqytetit, pra elektoratit të përbërë prej shqiptarëve të cilëve u është bërë shpëlarja e trurit përgjatë gjithë këtyre viteve të "tranzicionit" dhe ndërgjegjja kombëtare e të cilëve është
ndotur apo helmuar nga veprimtarët kundrashqiptarë që kanë pasur liri të plotë veprimi, të maskuar si "bamirës".
Tiranë: PDIU me grua me ferexhe në këshillin bashkiak
Për herë të parë një besimtare myslimane e mbuluar me shami është zgjedhur në këshillin bashkiak të Tiranës. Albina Ferko Nanaj, e zgjedhur në kuadër të listës së Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU).
Vetë Nanaj e ka lajmëruar zgjedhjen e saj në Facebook, që në fakt vërtetohen edhe në faqen e KQZ-së ku PDIU ka marrë në Tiranë 11 637 vota ose 3,95% dhe ka 3 anëtarë të këshillit bashkiak.
Ajo në rrjetin e saj social Facebook si këshilltarja e re e Bashkisë së Tiranës, falënderon qytetarët dhe drejtuesit e PDIU.
“Miq të nderuar! Tashmë jam zyrtarisht anëtare e Këshillit Bashkiak të Tiranës. Dua të falënderoj kryetarin e PDIU z. Shpëtim Idrizi i cili mbështeti prezencen time në atë keshill. Mirenjohje dhe respekt për te gjithe anetaret dhe bashkeudhetaret e mi ne PDIU që treguan se janë shembull qytetarie dhe kulture gjatë gjithë fushatës. Jam e bindur që me një staf të tillë të përkushtuar dhe profesionist do t’i japim zë interesit të çdo qytetari të ndershëm të Tiranës.
Në fund, por jo si më pak të rëndësishmit dua të falënderoj secilin nga ju miq dhe dashamirës për mbështetjen e pakushtëzuar. Mbështetja juaj me bën të përulur dhe më shton forcën për t’i qëndruar misionit tim. Mbi të gjitha falënderimi i takon Zotit Bujar për çdo bekim dhe mirësi”.