Shqiptaret, jane ndoshta populli me tolerant ne bote, kur vjen fjala per besimin nder ta. Kjo ka arsyet e veta, qe fillojne qe me traditen politeiste, ateiste dhe gjysemateiste te tyre, duke vazhduar me inteligjencen e ralle te tyre, per te kuptuar qe feja eshte perdorur, per te perfituar dhe mbajtur njerezit dhe popujt te nenshtruar.
Le ta ruajme kete vlere te madhe, qe u kultivua mes nesh, per shkak te aftesise sone dhe shpirtit tone te madh por dhe per shkak te rastesise dhe kushteve historike.
Re: Toleranca fetare nder shqiptaret.
Posted: Tue Jul 05, 2011 12:57 pm
by ALBPelasgian
Zeus10 wrote:Shqiptaret, jane ndoshta populli me tolerant ne bote, kur vjen fjala per besimin nder ta. Kjo ka arsyet e veta, qe fillojne qe me traditen politeiste, ateiste dhe gjysemateiste te tyre, duke vazhduar me inteligjencen e ralle te tyre, per te kuptuar qe feja eshte perdorur, per te perfituar dhe mbajtur njerezit dhe popujt te nenshtruar. Le ta ruajme kete vlere te madhe, qe u kultivua mes nesh, per shkak te aftesise sone dhe shpirtit tone te madh por dhe per shkak te rastesise dhe kushteve historike.
Te lumte Zeus! E ke sintetizuar ne menyre te qelluar tolerancen fetare te shqiptareve prej lashtesise e deri me sot. Per te ilustruar me qartazi kete, le te flasim me gojen e nje udhepershkruesi te huaj:
The two only religions acknowledged in the Epirus are the Mussulman and Greek ; the Jews are tolerated there, yet no Latin Catholics are to be found but among foreigners. They are, nevertheless, actuated by no religious fanaticism, and as long as they are called Albanians, the religion of Christ or that of Mahomet furnishes them with no pretexts for individual quarrels; indeed they may be considered as indifferent with regard to their exterior worship.The greatest part of the Mussulman villages have no mosque; and the members of that creed make no more difficulty in celebrating Easter with the Christians than the latter do to take part with the former in their Rhamazan. This indifference causes them to contract alliances among each other without the smallest consideration to religion; and hence is it not rare to see Mussulman and Greek chiefs connect themselves by a double alliance. All in general hate the Turks, whose effeminacy and incapacity they despise. " The Osmanlis," they say, " is good for nothing but to eat soup."
Memoirs on the Ionian islands: considered in a commercial, political, and ...
By Frédéric Guillaume de Vaudoncourt, William Walton
Re: Toleranca fetare nder shqiptaret.
Posted: Tue Jul 05, 2011 1:04 pm
by Arbëri
Pamvarsisht perpjekve te fqinjeve tane per te futur perqarje nderfetare midis nesh , shqiptaret ishin dhe mbesin Kampion ne rajon dhe me gjere per sa i perket TOLERANCES FETARE
SHBA: Shqipëria, shembull për tolerancën fetare
Ambasada amerikane bëri dje publik raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për liritë fetare në botë. Shqipëria në raport vlerësohet për harmoninë dhe tolerancën fetare, duke u nënvizuar si shembull i bashkëjetesës jo vetëm në rajon. Publikimin e këtij raporti ambasadori amerikan në Tiranë, John Withers, e shoqëroi dhe me një pritje të posaçme në rezidencën amerikane në Tiranë, ku ishin të pranishëm përfaqësues të komuniteteve fetare në vend, anëtarë të kabinetit qeveritar, politikanë, analistë, gazetarë, përfaqësues të shoqatave që mbrojnë të drejtat e njeriut. Për të treguar më mirë Shqipërinë si shembull të harmonisë fetare, ambasadori Withers u kujtoi të pranishme një ikonë, e cila ndodhet në muzeun “Onufri” të Beratit. Në sfond të saj ndodhet një kishë dhe një xhami si dëshmi e shprehjes së lirisë fetare në shekuj. Departamenti Amerikan i Shtetit raporton në mënyrë vjetore për lirinë e fesë, duke u kushtuar vëmendje të posaçme atyre vendeve që hasin vështirësi në shprehjen e lirisë fetare.
Re: Toleranca fetare nder shqiptaret.
Posted: Thu Jul 07, 2011 7:39 pm
by Arbëri
Ky është një rezultat i hulumtimit nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim i kryer në fund të vitit të kaluar, me titull "Jeta në tranzicion, pas krizës."
Shqiptarët ndër më tolerante në Europë sa i perket besimeve të tjera, kombeve apo racave :
TOLERANCA FETARE, VLERA JONË
Nga RASIM HASANAJ
(E Mërkurë, 11.03.2010, 11:20am)
Është shumë domethënës ky Simpozium, me temë: "Kontributi i Harmonisë Ndërfetare në Integrimin e Shqipërisë", i organizuar nga katër bashkësitë fetare tradicionale, nën Kujdesin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Shkëlqesisë së Tij, Zotit Bamir Topi, në vitin jubilar të njëzetë të demokracisë, kur besimtarët e të gjitha bashkësive fetare, së bashku, hapën objektet e kultit, të mbyllura e të shkatërruara në vitin 1967.
Liria e fesë është më e vjetra ndër të drejtat e njeriut të njohura ndërkombëtarisht, me rrënjët që shtrihen thellë në shekuj. Në shumë mënyra, edhe si çështje e historisë, edhe si çështje e filozofisë, e drejta për lirinë e fesë ka qenë themelore për zhvillimin e të drejtave të tjera të njeriut.
Në praktikën e hershme të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, është theksuar se liria e mendimit, ndërgjegjes dhe fesë është një nga themelet e shoqërisë demokratike. Përmasa fetare është një nga elementët më jetësorë që bëjnë të mundur identitetin e besimtarëve dhe konceptin e tyre për jetën. Ajo është gjithashtu një vlerë e rëndësishme për ateistët, agnostikët, laikët etj. Pluralizmi fetar është element i pandashëm i shoqërisë demokratike.
Të gjitha fetë, cilatdo qofshin, predikojnë dashuri dhe besim mes njerëzve. Klerikët myslimanë e të krishterë u angazhuan në të gjitha ngjarjet e rëndësishme historike, shoqërore e kulturore të popullit shqiptar, duke u bërë faktor i rëndësishëm bashkimi në rrugën e integrimit të vendit.
Kujtojmë me këtë rast pjesëmarrjen e klerikëve të shquar atdhetarë në Lidhjen e Prizrenit, në shpalljen e Pavarësisë, në Kongresin e Manastirit, në çeljen e shkollave shqipe, në botimin e librave e revistave atdhetare, në krijimin e shoqërive kulturore atdhetare dhe në të gjitha lëvizjet përparimtare të shoqërisë shqiptare, duke qenë njëheraz qytetarë, besimtarë, intelektualë e atdhetarë.
Nga ana tjetër, politika shqiptare e periudhës së demokracisë, ka qenë një kontribues i rëndësishëm në ruajtjen e vlerave fetare, të cilat tashmë janë një thesar shpirtëror shumë i vyer për Shqipërinë.
Paqja dhe harmonia fetare, këto vlera të paçmueshme të kulturës shqiptare, ruhen me shumë kujdes nga të gjitha shqiptarët, duke ecur në vazhdën e traditës shumëshekullore dhe duke u bërë bashkëudhëtare e kontribuese të rëndësishme, së bashku me institucionet shtetërore, në rrugën e integrimit të Shqipërisë në Evropë e më gjerë.
Shqipëria për Evropën e sotme përbën një shembull të bukur e domethënës, nga i cili mund të mësojnë edhe të tjerët. Ajo është një vend ku bashkëjetojnë në paqe e harmoni katër bashkësi fetare tradicionale dhe mjaft besime të tjera, duke u bërë kështu një Amerikë e vogël në Evropë, në kuptimin e lirive dhe të drejtave fetare. Me kënaqësi e themi se kushdo që vjen në vendin tonë nga Evropa e Bota, e gjen objektin e vet të lutjes apo faljes dhe më e rëndësishmja është se besimet fetare vlerësohen e trajtohen si të barabarta.
Në qytetërimin e sotëm, rasti i Shqipërisë ofron një model të suksesshëm të bashkëjetesës dhe harmonisë fetare. Historiani amerikan Fisher ka thënë: "Në dy pika Shqipëria mund të konsiderohet si shembull për Rajonin. Pika e parë është feja. Pika tjetër është nacionalizmi. Përsa i përket fesë, mund të thuhet se Shqipëria është një shoqëri multifetare, në të cilën nacionalizmi nuk është i ndërthurur me fenë".
Ne u jemi mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vend në të cilin u ruajtën të pastra traditat fetare shekullore dhe vazhdimësia e besimit fetar të shqiptarëve edhe në vitet 1967-1990. Në SHBA zhvillojnë veprimtarinë e tyre fetare e atdhetare mbi 35 objekte fetare shqiptare, të katër bashkësive fetare tradicionale - xhami, kisha e teqe.
Të katër kryetarët e bashkësive fetare tradicionale në Shqipëri kanë qenë gjithmonë të mendimit se jo vetëm mund të jetohet në harmoni me bashkësitë e tjera, por edhe se mund të punohet së bashku për mirëqënien e vendit.
Vetë organizimi i përbashkët i këtij Simpoziumi, është domethënës për atë që bashkësitë fetare në Shqipëri jo vetëm bashkëjetojnë në paqe, por edhe bashkëpunojnë në të mirë të shoqërisë shqiptare dhe të integrimit të saj në Evropë.
Ruajtjen e harmonisë fetare ne e kemi një detyrim madhor, të cilin duhet t`ua përcjellim brezave të ardhshëm. Rol shumë të rëndësishëm për ruajtjen e kësaj vlere kombëtare ka luajtur Shteti demokratik shqiptar, me plotësimin e kuadrit ligjor mbi fenë dhe me mbështetjen financiare për bashkësitë fetare tradicionale nga buxheti i Shtetit, që për herë të parë e aplikoi këtë vit Qeveria Berisha, duke i ndihmuar bashkësitë fetare në forcimin e pavarësisë së institucioneve të tyre.
Shpresojmë që kjo mbështetje financiare për bashkësitë fetare do të vijë duke u rritur, pasi ato janë një pasuri e madhe, monumentale, e Shqipërisë, që, për harmoninë e saj fetare, është bërë pikë referimi për Evropën dhe gjithë Botën.
Ky Simpozium ka një vlerë të veçantë pasi është një vazhdimësi edhe e kontributit tuaj për integrimin e Shqipërisë, që u kurorëzua me lëvizjen e lirë të shqiptarëve në Evropë, si të barabartë mes të barabartëve.
Në përfundim, falenderoj drejtuesit e katër bashkësive fetare tradicionale për organizimin e këtij Simpoziumi dhe gjithë pjesëmarrësit për praninë e tyre në këtë veprimtari të rëndësishme!
Re: Toleranca fetare nder shqiptaret.
Posted: Thu Jul 07, 2011 9:34 pm
by Adriana
SHQIPËRIA, MODELI I BASHKËJETESËS DHE TOLERANCËS FETARE
Shqipëria është një nga vendet e Ballkanit që ofron modelin e bashkëjetesës dhe harmonisë mes komuniteteve fetare në vend.
Shqipëria është një nga vendet e Ballkanit që ofron modelin e bashkëjetesës dhe harmonisë mes komuniteteve fetare në vend.
Në simpoziumin ndërkombëtar, të zhvilluar paraditen e sotme në Hotel “Sheraton”, u diskutua në lidhje me tolerancën fetare në Shqipëri, si një vlerë përfaqësuese e kombit tonë, në një kohë kur problematikat e përplasjeve fetare janë kthyer në problematika të sigurisë globale.
Në simpoziumin me temë “Këndvështrim i diversitetit fetar, kulturor dhe shoqëror në Ballkan nga perspektiva globale”, i pranishëm ishte edhe ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ferdinand Xhaferaj, i cili u shpreh se ruajtja dhe konsolidimi i harmonisë fetare është një tipar identifikues për shqiptarët dhe një vlerë integruese në familjen evropiane.
“Shqipëria sot vlerësohet nga mbarë opinioni botëror si një ndër të rrallët vende në botë ku diversiteti fetar ka qenë dhe vazhdon të çmohet si pasuri e kombit dhe asnjëherë në vendin tonë nuk është shfaqur ndonjë konflikt me karakter fetar”, tha Xhaferaj.
Ky takim mes studiuesve të ndryshëm nga vendi dhe rajoni është organizuar nga MTKRS dhe Universiteti i Tiranës, ku i pranishëm ishte edhe Rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, i cili e cilësoi këtë aktivitet si një gur më shumë në drejtim të bashkëjetesës fetare.
“Për ne diversiteti është pasuri, jetojmë në një kohë kur mendjet e nxehta mund të nxitojnë e të rrëmbejnë armët, por njëkohësisht jetojmë në një kohë kur mendje të ftohta tregojnë me gisht se çfarë është e drejtë dhe e gabuar dhe se nuk ka rrugë tjetër për paqe veç dialogut”, tha Kule.
Simpoziumin ndërkombëtar dyditor do të mbledhë në panele të ndryshme diskutimi studiues të çështjeve fetare nga vende të ndryshme, të cilët do të diskutojë problematikat e dialogut ndërfetar.
Për të përshëndetur simpoziumin, i pranishëm ishte edhe Paul Weller nga Universiteti i Derbit në Angli, i cili u shpreh se gjithmonë janë bërë përpjekje ideologjike për të dëmtuar diversitetin fetar dhe kulturor, por në këto raste për ruajtjen e harmonisë është i rëndësishëm dialogu.
Gjatë ditës së nesërme, mes studiuesve shqiptarë e të huaj, do të diskutohet për filantropizimin dhe shoqërinë civile, islamin dhe demokracinë, dialogun në Ballkan dhe Shqipëri etj. Gjatë simpoziumit do të referojnë rreth 36 akademikë nga 18 shtete të rajonit.
Postuar më 25.03.2011 14:30:58 UTC
Re: Toleranca fetare nder shqiptaret.
Posted: Thu Jul 07, 2011 10:13 pm
by Adriana
Raportuesja e posaçme e Kombeve të Bashkuara për lirinë e besimit Asma Jahangir, tha në Prishtinë se Kosova ka një shkallë të lartë të tolerancës fetare e cila nuk është dëmtuar shumë as nga pasojat e rënda të luftës. Ajo i bëri këto komente në përfundim të një vizite per mbledhje faktesh. Rezultatet e vizites se saj do te perfshihen në një raport të posaçëm për Këshillin e OKB-së për të drejtat e njeriut.
Re: Toleranca fetare nder shqiptaret.
Posted: Sun Nov 06, 2011 3:25 pm
by Arban Blandi
[col]«Na Serbët duhet të marrim shembullin e Shqyptarëve, të cilët i përkasin tri feve dhe e konsiderojnë njëri tjetrin vëllà e bashkatdhêtarë, dhe Shqyptari musliman i vret dhjetë turq për nji Shqyptar të krishterë, ndërsa Shqyptari katolik i vret dhjetë italianë për nji Shqyptar musliman apo orthodoks, dhe aqvet Shqyptari orthodoks i vret dhjetë grekë për nji Shqyptar musliman ose katolik». (Вук Караджич)|[/col]
Re: Toleranca fetare nder shqiptaret.
Posted: Fri Nov 18, 2011 8:11 pm
by Adriana
Një anketim i kryer nga qendra për studime humane "Gani Bobi" dhe Fondacioni për Shoqëri të hapur ka vënë në pah se debatet mbi fenë kundrejt interesit publik, nuk e kanë dëmtuar tolerancën ndërfetare në Kosovë.
Re: Toleranca fetare nder shqiptaret.
Posted: Wed Jan 15, 2014 6:35 pm
by Aida Taullaj
A1 Report 14/01/2014
Toleranca fetare është një virtyt që ka karakterizuar historikisht shqiptarët dhe rasti më i fundit është ndërtimi i një kishe me kontributin e 15 familjeve myslimane.
Si rrallë herë, në fshatin Derven të rrethit të Krujës banorët e fesë myslimane kanë kontribuar financiarisht, apo me punë vullnetare ndërtimin e kishës së Shënkollit, e cila sipas tyre po ringrihet për herë të tretë, pas luftrave apo vendimeve për asgjësimin e objekteve fetare në periudhën komuniste.
Banorët që kanë ndihmuar në nngritjen e kësaj kishe shprehen se ky kontribut ka ardhur pasi në këtë fshat nuk ka ezkistuar asnjëherë dallimi fetar mes myslimanëve dhe katolikëve.
Edhe përfaqësues të kishës katolikë e kanë vlerësuar këtë gjest human në ceremoninë e përurimit të kishës.
“Pa dallim feje, Myslimanë dhe të Krishterë, janë bashkuar vullnetarisht me ne për të ndërtuar Kishën për të cilën u jemi shumë mirënjohës. Ky solidaritet vëllazëror, human e fetar është i veçantë për të gjithë ne dhe Shqipërinë, sepse në të gjithë botën, vetëm Shqipëria ka një fe të përbashkët, Myslimanë dhe të Krishterë”, tha meshtari i Kishës së fshatit Derven, Pashk Cypi.
“U habita kur pashë aq shumë njerëz. Unë mendoja se do jenë 20 veta. Gëzohem gjithashtu që shoh aq shumë fëmijë, sepse Shën Kolli është shenjtori i veçantë i fëmijëv”, u shpreh zv/Ipeshkvi i Tiranës dhe Durrësit George Frendo.
Për ndërtimin e kishës së Shënkollit kanë kontribuar banorët e 5 fshtatrave, kryesisht të besimit mulsiman.
Re: Toleranca fetare nder shqiptaret.
Posted: Wed Jan 15, 2014 8:09 pm
by rrëqebull
Kjo "toleranca", si fjalë, sot përdoret kryesisht për të shtuar "kuajt trojanë" të ambasadorëve të Vatikanit e të Mekës në Trevat Tona duke çensuruar çdo lloj të drejte për të ngritur pikëpyetje mbi frytshmërinë e fesë[supersticionit abrahamik] në Shqipni, ku kërkesa më e madhe duhet të jetë për Arsim cilësor, dhe jo për përralla abrahamike.
Pra, nëse dikush thotë që na duen Shkolla e jo xhami, menjëherë mund të shahet si "mostolerant" apo "prishës i tolerancës", ndërkohë që lloj lloj sektesh e shoqatash parazitare janë duke u shtuar dita ditës në mjedisin tonë Kombëtar, duke e larguar rininë tonë nga Kultura Kombëtare dhe ajo shkencore.
Krakteri mbarëbotëror (madje i vetëshpallur si "universal") i supersticioneve abrahamike, i bën vetvetiu të dëmshme për Kombin, pasi për to, nuk ka dallim midis njerëzve të së njëjtës fe, edhe nëse janë të kombeve të ndryshme.
Brezat që po rriten me këtë frymë "mbarëbotërore", njësoj si ata që shkollohen në qëndra të financuara nga shoqatat neo-perandorake të BE-së, nuk kanë se si t'i shërbejnë Kombit, sepse mbruhen me ideologji (si "tregu global", "vëllazërimi i popujve", "grigja e papës", etj.) që në themel të tyre kanë luftimin dogmatik ndaj çdo instinkti natyror për t'i përkitur një grupi shoqëror të njësuar, me tipare dhe kulturë të njëjtë: pra Kombit.
Vetë koncepti "tolerancë" nuk ka asnjë kuptim nga pikëpamja e supersticioneve abrahamike, madje është hipokrizi, sepse secila prej tyre shpallet si "e vërtetë", duke dënuar me "ferr të përjetshëm" të gjithë ata që nuk i nënshtrohen asaj.
Ndërsa nga pikëpamja kombëtare, fjala "tolerancë" s'ka si mos të jetë e barabartë me matufosje dhe përgjumje.
Rastet e të vrarëve në Siri, janë pikërisht pasojë e "tolerancës" që kanë treguar duke lejuar që koncepte kaq të dëmshme të gjilpërohen e të verbërojnë mëndjet e tyre, duke braktisur natyrën e të qënit syshqiponjë.
Për të gjitha këto arsye, fjala më e saktë për të përshkruar qëndrimin tonë të përhershëm kundrejt supersticioneve abrahamike është: shpërfillje(indiferencë), në mos fare afetarizëm, sepse atje ku mbizotëron Kombi, nuk ka si të "tolerohet" një ideologji që e lufton atë. Mund të jetë e pranishme, por vetëm ndër ata që nuk e njohin mirë, apo që nuk e ndjekin me përpikëri. Mosnjohja dhe mosndjekja me përpikëri, kanë të bëjnë pikërisht me shpërfilljen, assesi me "tolerancën".
Re: Toleranca fetare nder shqiptaret.
Posted: Wed Jan 15, 2014 8:18 pm
by Mallakastrioti
Me keto pikepamje, i nderuar Rreqebull, ne rastin tuaj ne se nuk jeni "mos tolerant" diçka duhet te jeni pa tjeter (dhe duhet te jeni, pasi keshtu kerkon "toleranca abrahamike" .
Aktakuzen po ua bej une= komunist, nacionalist, internacionalist, shovinist, anti njerezor, i yshtur prej shejtanit e djallit...etj...etj etj...
Re: Toleranca fetare nder shqiptaret.
Posted: Wed Jan 15, 2014 8:33 pm
by rrëqebull
Mallakastrioti wrote:Me keto pikepamje, i nderuar Rreqebull, ne rastin tuaj ne se nuk jeni "mos tolerant" diçka duhet te jeni pa tjeter (dhe duhet te jeni, pasi keshtu kerkon "toleranca abrahamike" .
Aktakuzen po ua bej une= komunist, nacionalist, internacionalist, shovinist, anti njerezor, i yshtur prej shejtanit e djallit...etj...etj etj...
HAHAHAHAHAHA
vetëm paskeni harruar atë që për abrahamikët është më akuzuesja ndër akuzat e mundshme që mund t'i drejtohen dikujt: taksapagues!
Mallakastrioti wrote:Me keto pikepamje, i nderuar Rreqebull, ne rastin tuaj ne se nuk jeni "mos tolerant" diçka duhet te jeni pa tjeter (dhe duhet te jeni, pasi keshtu kerkon "toleranca abrahamike" .
Aktakuzen po ua bej une= komunist, nacionalist, internacionalist, shovinist, anti njerezor, i yshtur prej shejtanit e djallit...etj...etj etj...
HAHAHAHAHAHA
vetëm paske harruar më akuzuesen ndër akuzave për abrahamikët: taksapagues!
Jemi popull i çuditshem dhe çudiberes, pasi jemi "myslymane" (sipas burokrateve te statistikave), por kur shkojme si mysafire ne nje familje "myslymane" , e zonja e shtepise na sherben kafene te shoqeruar me nje gote raki ballkazan qe ne oren shtate te mengjesit (dhe po nuk e vure ne buze "pijen e shejtanit" qe i kalon 40% te alkolit, ofendon shtepine). Jemi te krishtere, doemos, por kur vjen puna per besime pagane nuk kemi te paret. U beme edhe ateiste kur na e deshi puna dhe ishim me komunista se vet Marksi me gjithe pjellen e tij.
Mendimi im personal eshte se koha dhe vuajtjet na detyruan te behemi çka nuk jemi. Pra eshte ajo genjeshtra siperfaqesore, apo hipokrizia e jashtme e cila disa here merr hov dhe ndonjehere behemi me myslyman se vet Muhamedi, me i krishtere se vet Krishti dhe me komunist se vet Marksi.
Jam plotesisht dakort me çka ke shkruar me lart, biles do shtoja qe toleranca jone fetare eshte thjesht e vetmja hipokrizi qe na karakterizon, pasi ne dime shume mire etnikisht cilet jemi e nuk kemi nevoje per te bere gara ne se Zoti abrahamik imi eshte me i madh se Zoti yt abrahamik!
Noli i madh shkroi qarte :"...katër fe të ndryshme që nuk kanë zënë rrënjë në zemrën e një populli pagan..."
Re: Toleranca fetare nder shqiptaret.
Posted: Wed Jan 15, 2014 9:17 pm
by rrëqebull
Faleminderit që i përmëndët!
Fjalët e Nolit janë më të saktat të mundshme!
Dua vetëm të saktësoj që nuk shoh hipokrizi tek qëndrimi ynë në përgjithësi, por tek ideologjitë abrahamike kundrejt njëratjetrës.
Ne jemi aq shpërfillës ndaj saj, siç e keni shpjeguar shkëlqyshëm edhe ju me shëmbullin e parë,
sa që as na jepet mundësia për tu treguar hipokritë.
Një shqiptar që e quan veten "myslyman" e këtej e shef ndërsa gërdëq-gërdëq po i jep fundin zamzanesë me raki, shumë-shumë është i dehur
Dhe: komunizmi shpje domosdoshmërisht në ateizëm*, por ateizmi nuk shpje në komunizëm, mandje nuk shpje në asnjë ideologji tjetër sepse ateizmi nuk është ideologji në vetvete, por thjesht mosbesim, njëlloj siç është edhe a-gomarfluturues-izmi apo a-oroskop-izmi.
Të paktën, deri më tani nuk kam dëgjuar për ndonjë ideologji të themeluar mbi mosbesimin në oroskop apo mbi mosekzistencën e gomerve fluturues
*do ishte më e sakt të thuhej që komunizmi mohon kultet e tjera, sepse i quan konkuruese të kultit të vet që është "Partia"