Daj Gjoni
Posted: Thu Jul 07, 2011 9:37 pm
Para 30 vjetëve,im atë këtu në dhe të huej qe njoftue rastësisht me nji Shqiptar të besimit katolik me origjinë prej Puke.
Ky njeri jetonte vetë sepse kur ishte largue prej Shqipnije për shkak të regjimit komunist nuk kishte pas mundësi me marrë dhe familjen e tij.
Ay vinte ke neve dhe ne shkojshim me e vizitue në banesën e tij.
Për çdo festë të Bajramit,Daj Gjoni vinte ke neve për të na urue festën ndërsa dhe neve për çdo Krishtlindje dhe çdo Pashkë shkojshim me ia urue festat.
Daj Gjoni edhepse jetonte vetë ,na priste si asht ma mir.Kur ishin Pashkët,ay pregatiste gjithëmonë ve të zieme dhe të cilat i kishte ba me ngyjra të ndryshme për fëmit e mij.
Nuk mbaj mend që të kemi pas ndo nji mosmarrëveshje në bisedë e sipër për diçka që kishte të bante me" botën fetare".
Pra thonë shkurt,kemi kalue si asht ma së miri.
Daj Gjoni,mbasi u hapën dyert e hekurit që na ndajshin prej vendit tonë të dashtun, u kthye në Shqipni përgjithëmonë.