Kosova mund të marrë pjesë në festivalin evropian të këngës, Eurovision, në edicionin e saj të vitit 2018 që do të mbahet në Lisbonë të Portugalisë. Sipas faqes zyrtare e festivalit evropian të këngës, Eurovision.de, Kosova mund të marrë pjesë në garën e vitit të ardhshëm, nëse merr ftesë nga Portugalia, konkretisht nga Radio Televizioni i Portugalisë (RTP) që është organizator i festivalit. Po ashtu rregullat e Unionit Evropian të Transmetuesve Publik (EBU), e lejojnë Kosovën të marrë pjesë në Eurovisionin e vitit të ardhshëm në Lisbonë, pasi Portugalia e ka njohur shtetin e Kosovës. ![]() |
Me mire do ishte qe te ishim NJE..., por megjithate URIME PER KOSOVEN!

Shpresoj qe te mos fitojne asnjehere shtetet qe nuk kan njohur ende Kosoven
