Page 1 of 1

Nje afresk ne Sarande tek "Dyzet Shenjtoret"

Posted: Fri Sep 03, 2021 4:14 pm
by TeuAL
Eshte(ngjitur) nje afresk nga "Manastiri i Dyzet Shenjtoreve" ne Sarande. Me duket se interpretimi i ketij afresku si " . . . Jezusi qe po ndeshkon nje shenjtor duke e terhequr ate prej mjekre . . . " eshte i gabuar. Ne skenat nga jeta e Krishtit nuk kam pare nje rast te tille. Mendoj qe kemi te bejme me skenen "Rrahja pas Gjyqit" e cila eshte trajtuar gjeresisht nga artistet e arteve pamore ne kohera.

Ne rastin e afreskut tone, mendoj qe gjate nje restaurimi mesjetar te ketij afresku, eshte punuar shpejt, nuk eshte kuptuar dhe eshte gabuar kur eshte vizatuar me brerore personi qe ushtron dhune. Skena "Rrahja pas Gjyqit" eshte me vend tek "Dyzet Shenjtoret" sepse ndaj tyre u ushtruan tortura fizike.

Do sjell ne vijim piktura te "Rrahja pas Gjyqit - Flagellation" nga Giotto, Guercino dhe Carracci_Ludovico. Kam vecuar keto vepra sepse ne to me duket ka ngjashmeri me afreskun tone.

shenim: te gjitha ngjitjet jane nga www

vijon . . .

Re: Nje afresk ne Sarande tek "Dyzet Shenjtoret"

Posted: Fri Sep 03, 2021 4:26 pm
by TeuAL
. . . vijon
"Rrahja pas Gjyqit - Flagellation "

Ne ngjitje jane veprat nga Giotto, Guercino dhe Carracci_Ludovico qe paraqesin skenen "Flagellation" dhe qe ngjasojne me afreskun qe eshte ne Sarande tek "Dyzet Shenjtoret" (qe eshte ne postimin me lart).