Epo ctë sheh syri të bën dora, në këtë rast do ishte më mirë të thuhej, c’të dëgjon veshi e c’të pjell mendja. Kënga hit që i këndohet dhëndrit në kulmin e dasmës për të djegur shaminë e beqarit prodhohet italisht dhe tingëllon plot humor në gjuhën e shtetit fqinj. Madje dhe në Youtube, është publikuar me citimin ‘këngë antikrizë. Qeshni të gjithë si bosa deri sa të laheni porsi rosa’. Fantazia nuk ka kufi dhe në fund të këngës, kur këngëtari në vend të shprehjes së njohur pas cdo valleje, “ju lumshin këmbët” thotë, “Bravi le piedi”.
