Page 1 of 2

Muzika e lehtë shqiptare

Posted: Wed Jun 17, 2009 2:23 pm
by Adriana
Image Muzika e lehtë shqiptare


Muzika e lehtë shqiptare bën pjesë edhe ajo në traditën e re artistike të formuar mbas Luftës II Botërore, pavarësisht disa përpjekjeve të pjesëshme që zënë fill gjatë viteve 1920-1930.
Këngëtarët dhe instrumentistët e muzikës së lehtë e zhvillojnë veprimtarinë e tyre kryesisht pranë trupave të Teatrove të Varieteve, pothuajse aktive në të gjitha qytetet kryesore të Shqipërisë. Sidoqoftë, Tirana, si qendër kryesore kulturore e vendit, është njëherësh edhe qyteti më i pasur i veprimtarive të muzikës së lehtë.
Këtu zhvillohen në mënyrë të rregullt dy aktivitetet kryesore të vitit, Festivali Kombëtar i Këngës në Radio-Televizion (themeluar në vitin1962) dhe Festivali i Pranverës - ky i fundit destinuar kryesisht për muzikantët e rinj, ndërsa të dy sëbashku, të njohur si aktivitete ekskluzive të Radio-Televizionit Shqiptar.
Mbas viteve 1990 kënga e lehtë shqiptare pësoi zhvillime të rëndësishme si rrjedhojë e hapjes së përgjithëshme kulturore të vendit ndaj shoqërisë perëndimore.
Me formimin e traditës bazë të llojit, të kryesuar nga emra shumë popullorë për publikun shqiptar, si ai i këngëtares së shquar Vaçe Zela i kompozitorit Agim Prodani, i fizarmonicistit, kompozitorit dhe aranzhatorit Agim Krajka, në Shqipërinë e fund-shekullit të njëzetë, muzika e lehtë mund të cilësohet si një ndër fushat e artit, që njohu ridimensionime ndër më të të ndjeshmet, duke adaptuar format dhe drejtimet kryesore të njohura perëndimore.
Aktualisht ajo njeh të gjitha zhvillimet e mundëshme, që nga muzika rok, xhaz, rap, tekno, etj, duke synuar njëherësh edhe pasurimin me elemente ritmike dhe timbrikë të folklorit muzikor vendas.
Shqipëria ka sot një numër të madh interpretësh, kompozitorësh, kantautorësh, aranxhuesish të muzikës së lehtë, ndër më të njohurit e të cilëve janë Ardit Gjebrea, Elton Deda, Elsa Lila (këngëtarë), Shpëtim Saraçi (kompozitor-aranzhator), etj, si dhe një sërë kompleksesh të muzikës alternative.


Sillni kenge nga festivalet tona te muzikes se lehte!

Re: Muzika e lehtë shqiptare

Posted: Wed Jun 17, 2009 3:11 pm
by Adriana
Per ty atdhe 1970



Re: Muzika e lehtë shqiptare

Posted: Wed Jun 17, 2009 3:22 pm
by Adriana



Re: Muzika e lehtë shqiptare

Posted: Fri Jun 19, 2009 5:03 am
by Sally
Nje nga duetet me te bukura te fund-viteve 80, i kenduar me shume mjeshtri dhe embelsi nga motrat Libohova. Muzika: Agim Krajka Teksti: Alqi Boshnjaku



Re: Muzika e lehtë shqiptare

Posted: Fri Jun 19, 2009 5:11 am
by Sally
Kenge e fund-viteve 80 - nje nga kenget me te cilen identifikohet Irma Libohova




Re: Muzika e lehtë shqiptare

Posted: Fri Jun 19, 2009 5:16 am
by Sally
Nje nga kenget-balada kushtuar nenes, qe te ralla i ka shoqet si kompozim dhe interperetim, e kenduar mjeshtrisht nga Mefarete Laze.




Kenga e Nenes - Kozma Dushi



Re: Muzika e lehtë shqiptare

Posted: Fri Jun 19, 2009 5:27 am
by Sally
Luan Zhegu - Kompozitori dhe femijët



Re: Muzika e lehtë shqiptare

Posted: Fri Jun 19, 2009 12:45 pm
by Sally




Leka_Dukagjini:Po po, shume, zeri i kengtares dhe melodia e kenges jane te papame.
Ate kohe i bejshin kenget e me te mira.


Po, dhe teksi i tyre ka pasur me shume kuptime ne ate kohe (sherbenin si nje keshille), ndersa kenget e sotcme nuk jane ne kete nivel!

Re: Muzika e lehtë shqiptare

Posted: Fri Jun 19, 2009 1:29 pm
by Adriana
Kjo kenge eshte kompozuar nga Gazmend Mullahi me tekst te poetit Koci Petriti. Eshte kenge fituese e festivaleve te kenges ne RTSH . Nje nga kenget e mrekullueshme te Lindita Theodhori per qytetin ...


Re: Muzika e lehtë shqiptare

Posted: Fri Jun 19, 2009 4:18 pm
by Leka_Dukagjini
Sally wrote:
Leka_Dukagjini:Po po, shume, zeri i kengtares dhe melodia e kenges jane te papame.
Ate kohe i bejshin kenget e me te mira.


Po, dhe teksi i tyre ka pasur me shume kuptime ne ate kohe (sherbenin si nje keshille), ndersa kenget e sotcme nuk jane ne kete nivel!

Ashtu eshte, tani kto kengtaret e sotme vetem sa deshen shume e me shume :cry:

Re: Muzika e lehtë shqiptare

Posted: Tue Jun 23, 2009 6:27 pm
by Adriana
Kenge e muzikes se lehte e kenduar nga Ema Qazimi. Viti: 1985 Festivali: Kur vjen pranvera Muzika: Luan Zhegu.



Faleminderit

Re: Muzika e lehtë shqiptare

Posted: Tue Jun 23, 2009 6:52 pm
by Adriana
Shqiperia pas Festivalit te 11 te Kenges ne RTSH u kthye ne nje vend ku Inkuizicioni i Diktatures Komuniste vrau dhe masakroi Inteligjencen dhe Artin Shqiptar qe ishin Mendja dhe Shpirti, ketij populli. Ne Fsetivalin e 11 te Kenges ne RTSH, jane perdorur shume kenge qe i perkasin jetes se sotshme, dhe jo te asaj kohe, prandaj dhe pushteti mori masa te menjehershme.




Faleminderit

Re: Muzika e lehtë shqiptare

Posted: Tue Jul 28, 2009 2:49 am
by Adriana

Re: Muzika e lehtë shqiptare

Posted: Tue Jul 28, 2009 2:50 am
by Adriana

Re: Muzika e lehtë shqiptare

Posted: Tue Jul 28, 2009 2:58 am
by Sally