Gazeta Le Monde njoftonte dje se, pasi kishte humbur prej më shumë se dy shekujsh, shkencëtarët arritën të autentifikojnë së fundi kokën e mbretit Henri IV... Pse e gjithë kjo histori me këtë kokë? Thjesht sepse m’u kujtua se ajo kokë për të cilën po flasim ka bërë të famshme në të gjithë Evropën e kohës një pjesë veshjeje me të cilët shqiptarët kanë ndikuar në kostumografinë evropiane:
Chapeau albanois, kapelë shqiptare (është ruajtur ortografia e shk. XVI-të.)
Si u bë e njohur në oborrin francez të kohës? Sipas historianëve kapelja ishte sjellë nga ushtarët stratiotë (fshtarë nga zonat e Sulit, Himarës etj., por edhe grekë, që quheshin kështu që nga koha e Bizantit ) të cilet përgjithësisht shërbenin pranë ushtrive evropiane të kohës. Që u bë shumë popullore, kjo vërehet se edhe Rableja e përmend desa herë te Pantarguel-i, por ka shenja se para Henrit të IV-të ajo përdorej si nga burrat ashtu edhe nga gratë që gjatë mbretërimit të Henrit të III-të. Njihej, por njihet edhe sot e gjithë ditën me emrin albanua ose edhe chapeau albanais.
Një e tille u fiksua edhe nga Rubens në një portret të Henrit të IV-pas betejës së Ivry-t (1590, betejë që lidhet me luftërat fetare në Evropë). Disa specialistë e shohin atë të ngjashme me kapelen e disa personazheve të fiksuara në pikturat e Onufrit.
Është kapelja që Henri IV-të mban në krye, në portretin që kemi sjellë këtu.
Ne fakt nuk eshte vetem kapelja e stradioteve qe ka ndikuar ne kostumografine europiane, por edhe xhaketa qe ne perdorim sot eshte me origjine arbere. (te pakten keshtu thone historianet qe shkruajne ne revisten Osprey). Sipas tyre kjo xhakete eshte kopjuar dhe perdorur ne shek. XV nga Italianet dhe Turqit dhe me vone eshte perdorur gjeresisht edhe ne Europen perendimore. Po shtoj nje imazh te saj me poshte. Nqs e gjeni reviten ne fjale (Ushtrite Bizantine ne shek. XIII-XV me duket) shikoheni me kujdes luftetarin Arber aty, pasi eshte krijuar sipas imazhit te nje heroi shume te dashur.
http://www.shsu.edu/~his_ncp/Stradioti.html