"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460
Si e shiti E. Hoxha Kosoven
-
- Regular Member
- Posts: 60
- Joined: Fri Jun 26, 2009 11:03 pm
- Gender: Male
Si e shiti E. Hoxha Kosoven
Terrorizmi komunisto ‑ partizan në Kosovë
Në prag të triumfit të plotë të rrebelimit komunist në mbarë Shqipërinë, forcat rrebele komuniste, përkatësisht Brigada e 5‑të e më pas Brigada e 3‑të, më 5 tetor 1944, kaluan kufirin e Shqipërisë londineze (që në atë kohë nuk ekzistonte) në ndihmë të homologëve të tyre jugosllavë me kërkesë të tyren për të nënshtruar plotësisht Kosovën dhe për t'ia dorëzuar atë pa probleme serbëve.
Ashtu si në mbarë jugun e veriun e Shqipërisë londineze, ashtu edhe në këtë pjesë të Shqipërisë lindore, formacionet rrebele komuniste ushtruan në mjaft raste terror mbi popullsinë shqiptare me justifikimin e goditjes së "reaksionarëve" . Të ashtuquajturit reaksionarë ishin elementët më të shquar antiserbë që nuk pranonin të viheshin në shërbim të komunistëve dhe që shikoheshin me dyshim nga ata.
Duke qenë se forcat gjermane po largoheshin gradualisht nga Ballkani, forcat jugosllave e kishin të vështirë të merrnin në kontroll Kosovën pa ndihmën e komunistëve të Shqipërisë, ndihmë që u pasqyrua me ardhjen e brigadave komuniste nga Shqipëria.
Në një udhëzim që komisari i Korpormatës së I‑rë, Hysni Kapo u dërgonte brigadave 3 dhe 5, më 20 shtator 1944, ndër të tjera theksonte:
"Të popullarizohet miqësia e popullit shqiptar me popujt e Jugosllavisë, të theksohet lufta Mihajlloviç, Deva, e Mitrovica që janë shkaktarë...të përçarjeve midis popujve të Jugosllavisë dhe atij të Kosovës,.....të propagandohet lufta e përbashkët kundër okupatorit dhe nevoja e bashkëpunimit dhe e miqësisë midis popujve....Ne duhet të jemi të pamëshirshëm ndaj elementëve reaksionarë..".
Formacionet rrebele komuniste më 23 tetor 1944 u futën në Junik dhe më 26 tetor në Deçan. Më 7 nëntor hynë në Gjakovë dhe më 16 e 17 nëntor në Prizren dhe Pejë.
Pas kontrollit të kësaj zonë të Kosovës, divizionet 5 dhe 6‑të komuniste, më 30 nëntor 1944 u bashkuan me forcat jugosllave dhe luftuan "kundër armikut të përbashkët" në Tuz, Podgoricë, Novi ‑ Varosh, Priepolje dhe Vishegrad.
Nga personat që drejtuan forcat rrebele komuniste kundër popullsisë shqiptare në Kosovë, mund të përmendim komandantin e Brigadës së 5‑të, kriminelin e njohur Shefqet Peçi, komisarin politik të Divizionit të V‑të (ku bënin pjesë brigadat me numur 3, 5 dhe 25) Ramiz Alia, dhe siç e thamë edhe më lart komisarin e Korparmatës së I‑rë, Hysni Kapo. Të tre këta individë kanë qenë persona influentë të agjenturës serbe në Shqipëri në vitet e regjimit komunist dhe për më tepër shumë vite më pas procesi i caktimit të Alisë si paardhës i Hoxhës, kaloi nëpërmjet një skeme që pati angazhuar seriozisht shërbimin sekret jugosllav.
Jashtë vëmendjes nuk duhet lënë as as fakti i bashkëpunimit luftak midis forcave rebele komuniste të Shqipëisë (siç ishin brigadat 5 dhe 18) dhe atyre maqedonase siç ishte rasti i marrjes nën kontroll i qytetit të Dibrës më 2 shtator 1944.
http://vargmal.org/dan4931

- ALBPelasgian
- Galactic Member
- Posts: 2113
- Joined: Sun Jun 28, 2009 7:57 pm
- Gender: Male
- Location: Prishtinë (Prima Justiniana)
- Contact:
Re: Si e shiti E. Hoxha Kosoven
Ndadale vella mos shkel ne derrasa te kalbura!
Te dalesh me opinione te ketilla ne emer te antikomunizmit nuk kontribuon qe ti te dukesh me i moderuar, me joshes, me terheqes, etj. Gjithkush ka te drejte te dyshoje mbi te kaluaren, ama jo qe keto dyshime te shpershendrrohen ne qellim. Me sa shoh, dyshimi i gjithcka ka tejkaluar cdo kufi. Babai i dyshimit Rene Dekarti po te shihte sojlinj si ju do te tmerrohej. Ai thoshte se 'dyshimi im eshte dyshim metodik; dyshim jo i gjitchkaje te etabluar, sepse nje dyshim i atille do te cakerdiste njeriun'. Me sa shoh dyshimi juaj ka prire qe te ve ne pikepyetje edhe 2+2=4. Ekuacioni 2+2=4 nuk eshte ekuacion i shpikur as nga komunizmi, as nga akush tjeter.
Faji i shitjes se Kosoves duhet kerkuar pikerisht tek ata qe rrihnin gjoks se jemi 'partizanet e vendit'. E kam fjalen per partizanet shqipfoles te Kosoves me ne krye Fadil Hoxhen, Xhavit Nimanin, Ali Shukriun etj qe ne Kuvendin e Prizrenit 1945 pranuan vullnetarisht aneksimin nen Serbi. Me sa shoh autorit te ketij shkrimi nuk i bekan pershtypje keto tradhetira te Fadilit me kompani, por perpiqet qe t'ua hedh fajin dikujt tjeter. Une nuk them se partizanet shqiptare kane qene 100% shembuj te miresjelljes, dikush nga ata ka mundur te jete i rrepte ndaj popullsise lokale. Ama mos harro se me gjakun e partizaneve te Ushtrise NacionalClirimtare u clirua Kosova, ILirida dhe trevat shqiptare ne Mal te Zi.

Ne sot po hedhim faren me emrin Bashkim,
Qe neser te korrim frutin me emrin Bashkim!
Qe neser te korrim frutin me emrin Bashkim!
- ALBPelasgian
- Galactic Member
- Posts: 2113
- Joined: Sun Jun 28, 2009 7:57 pm
- Gender: Male
- Location: Prishtinë (Prima Justiniana)
- Contact:
Re: Si e shiti E. Hoxha Kosoven
edhe dicka tjeter: per hir te se vertetes historike duhet thene qe terrorin e vertete ne Kosove e shkaktuan hordhite titiste. Mbi 40.000 forca titiste te bashkrenduara nga cetnike serbe e qerthulluan ne shtetrrethim Drenicen10.000 kryengritesit e Shaban Polluzhes.
Mizorite titiste nuk kane te numeruar. Jane te pafundme. Me cudit fakti pse asnje historian shqiptar nuk i ve ne pah keto gjera tmerruese. Pikerisht ne kete kohe, partizanet kosovare nen komanden e Fadil Hoxhes ne vend se t'i dilnin ne krah Shabanit, ata benin sehir.
Mizorite titiste nuk kane te numeruar. Jane te pafundme. Me cudit fakti pse asnje historian shqiptar nuk i ve ne pah keto gjera tmerruese. Pikerisht ne kete kohe, partizanet kosovare nen komanden e Fadil Hoxhes ne vend se t'i dilnin ne krah Shabanit, ata benin sehir.
Ne sot po hedhim faren me emrin Bashkim,
Qe neser te korrim frutin me emrin Bashkim!
Qe neser te korrim frutin me emrin Bashkim!
- Hymniarber
- Grand Star Member
- Posts: 1017
- Joined: Tue Jun 02, 2009 5:04 am
- Gender: Male
- Location: Arbëria
Re: Si e shiti E. Hoxha Kosoven
Albpelasgian, gjithmone ai qe kryen nje veprim te keq apo nje krim, perdor alibine per te fshehur te verteten. Ne rastin e brigadave partizane komuniste, alibia ishte "pushtuesi fashist gjerman", per te fshehur krimin per bashkepunimin me pushtuesin e vertete qe ishin SERBET, te cilet perdoren te njejten alibi per te rekrutuar komunistet shqiptare, plus, i shtuan dhe ideologjine e internacionalizmit.ALBPelasgian wrote:Ndadale vella mos shkel ne derrasa te kalbura!
Te dalesh me opinione te ketilla ne emer te antikomunizmit nuk kontribuon qe ti te dukesh me i moderuar, me joshes, me terheqes, etj. Gjithkush ka te drejte te dyshoje mbi te kaluaren, ama jo qe keto dyshime te shpershendrrohen ne qellim. Me sa shoh, dyshimi i gjithcka ka tejkaluar cdo kufi. Babai i dyshimit Rene Dekarti po te shihte sojlinj si ju do te tmerrohej. Ai thoshte se 'dyshimi im eshte dyshim metodik; dyshim jo i gjitchkaje te etabluar, sepse nje dyshim i atille do te cakerdiste njeriun'. Me sa shoh dyshimi juaj ka prire qe te ve ne pikepyetje edhe 2+2=4. Ekuacioni 2+2=4 nuk eshte ekuacion i shpikur as nga komunizmi, as nga akush tjeter.
Faji i shitjes se Kosoves duhet kerkuar pikerisht tek ata qe rrihnin gjoks se jemi 'partizanet e vendit'. E kam fjalen per partizanet shqipfoles te Kosoves me ne krye Fadil Hoxhen, Xhavit Nimanin, Ali Shukriun etj qe ne Kuvendin e Prizrenit 1945 pranuan vullnetarisht aneksimin nen Serbi. Me sa shoh autorit te ketij shkrimi nuk i bekan pershtypje keto tradhetira te Fadilit me kompani, por perpiqet qe t'ua hedh fajin dikujt tjeter. Une nuk them se partizanet shqiptare kane qene 100% shembuj te miresjelljes, dikush nga ata ka mundur te jete i rrepte ndaj popullsise lokale. Ama mos harro se me gjakun e partizaneve te Ushtrise NacionalClirimtare u clirua Kosova, ILirida dhe trevat shqiptare ne Mal te Zi.
Por, nese do te krahasonim komunistet kosovare me ata shqiptare, une do te thosha se keta te fundit, jane ku e ku me te keqinj sepse keta ZBRAZEN PUSHKE KUNDER VELLERZERVE TE TYRE KOSOVARE, ne emer te luftes kunder reaksionit, nje gje qe komunistet kosovare te pakten ne vitet e luftes nuk e bene kurre.
Nuk ka justifikim per dergimin e brigadave partizane ne Kosove, ato ishin brigadat e luftes kunder nacionalizmit shqiptar, qe po mundohej te luftonte armikun e vertete shekullor: sllavizmin e krishtere ortodoks SERB, doren kriminale e EUROPES SE KRISHTERE.
Fere libenter homines id quod volunt credunt

- ALBPelasgian
- Galactic Member
- Posts: 2113
- Joined: Sun Jun 28, 2009 7:57 pm
- Gender: Male
- Location: Prishtinë (Prima Justiniana)
- Contact:
Re: Si e shiti E. Hoxha Kosoven
HymniArber, s'pari te qartesojme dicka sa i perket partizaneve kosovare. PIkerisht, lindja e nje levizje partizane ne Kosove ka qene nje "vetetime ne qiell te kthjellte' per Sllavet. Cka po dua te them me kete? Titistet donin ta monopolizonin luften antinaziste duke trumbetuar sesi ne menyre 'epike' PK Jugosllave "printe popujt kunder kulcedres naziste'!!!! Realiteti i krijum ne Kosove edhe ne vise tjera shqiptare te mbetura ne Jugosllavi ishte i asisojte qe shqiptaret u detyruan te pranojne pjeserisht nje kolaborim me italianet dhe me pas me gjermanet. Tash cka ndodhi? Titistet benin hesape djallezore. Ndonese benin thirrje per lufte, ata mezi pritshin qe shqiptaret te mos i kyqin ne lufte antifashiste. Kesisoj, ata mundoheshin fillimisht qe si 'antinaziste' ti etablonin vetem serbo-malazezet qe 'u djegkan' nga zjarri i nazisteve. Kesisoj, ata e shihnin si te konvenueshme qe pakica serbomalazeze te luftonte nazifashizmin, ndersa shumica shqiptare te bashkepunonte sa me thelle me nazisfashizmin. C'do te thote kjo? Titistet e kishin kuptuar mire domethanien politike te Konferences se Uashingtonit dhe me vone edhe te asaj te Tehareanit (ku prere nuk njiheshin ndryshimet gjeopolitike te kryera nga Boshti). Keto dy konferenca poashtu benin me dije se popujt qe nuk do te luftojne nazifashizmin nuk do te meritojne lirine, pas luftes!Hymniarber wrote: Albpelasgian, gjithmone ai qe kryen nje veprim te keq apo nje krim, perdor alibine per te fshehur te verteten. Ne rastin e brigadave partizane komuniste, alibia ishte "pushtuesi fashist gjerman", per te fshehur krimin per bashkepunimin me pushtuesin e vertete qe ishin SERBET, te cilet perdoren te njejten alibi per te rekrutuar komunistet shqiptare, plus, i shtuan dhe ideologjine e internacionalizmit.
Por, nese do te krahasonim komunistet kosovare me ata shqiptare, une do te thosha se keta te fundit, jane ku e ku me te keqinj sepse keta ZBRAZEN PUSHKE KUNDER VELLERZERVE TE TYRE KOSOVARE, ne emer te luftes kunder reaksionit, nje gje qe komunistet kosovare te pakten ne vitet e luftes nuk e bene kurre.
Nuk ka justifikim per dergimin e brigadave partizane ne Kosove, ato ishin brigadat e luftes kunder nacionalizmit shqiptar, qe po mundohej te luftonte armikun e vertete shekullor: sllavizmin e krishtere ortodoks SERB, doren kriminale e EUROPES SE KRISHTERE.
Ky asht thelbi i strategjise titisto-cetnike. Ata kenaqeshin kur i shihnin shqiptaret te bashkepunoin me gjermanet ose me italianet. Per kete arsyeje thashe se krijimi i levizjes partizane me shumice derrmuese shqiptare ne Kosove ishte nje Prishje dhe Thyerje e planeve te tyre. Ata nuk e kishin pare as ne enderrat me te guximshme te tyre qe shqiptaret do ta luftonin nazifashizmin. Prandaj, lufta partizane antifashiste si ne Shqiperi, ashtu dhe ne Kosove e Iliride ishte nje kredencial qe e shpetoi ekzistencen kombetare shqiptare sepse e rradhiti popullin shqiptar ne krahun e shteteve fituese. Rrjedhimisht Jugosllaveve iu dogj karta e preferuar per te akuzuar shqiptaret si kolaboracioniste.
E cka ne lidhje me partizanet kosovare! Fatkeqesisht, kasta drejtuese e partizaneve kosovare me ne krye Fadil Hoxhen me kompani, ne fund te luftes ne vend qe te kemenbulnin dhe ti jepnin partizaneve kosovare afinitet per bashkim kombetar, ata te pervertuar nga Titizmi ne Prizren me 1945 ngriten duart lart si shenje vote per bashkim vullnetar me...Serbine. Ja pra kush ishte kryesia partizane ne Kosove?
Me vone kjo kryesi u pushtetizua dhe u ngirt lart e me lart nga marshalli. DHe vitet ikin shpejt e shpejt. IShte viti 1981. Atehere kur demosntratat rinore shqiptare tronditen Europen, sepse permasa e tyre numerike ishte paprecedente. Ne tere historine e Jugosllavise nuk ishin pare te tilla manifestime qe denoncin ne palce 'parajsen' jugosllave. Ishin pikerisht keto demonstrata qe i dhane botes te kuptonte se Jugosllavia ishte burgu i popujve. PIkerisht ne keto kohera te stuhishme, klasa titiste ne Kosove ne vend qe te behej megafon i demosntruesve, u be megafon dhe shkop i Titizmit beogradas. Ishte pikertisht Fadil Hoxha ai qe thoshte per demosntruesit: 'Ata jane plehu i Kosoves! ose duke u kercenuar ne menyre prepotente "Juve qe dilni neper demonstrata do t'iu behet vrima e miut 300 grosh' duke bere aluzion se do ti arrestonte e burgoste.
Ne sot po hedhim faren me emrin Bashkim,
Qe neser te korrim frutin me emrin Bashkim!
Qe neser te korrim frutin me emrin Bashkim!
-
- Member
- Posts: 44
- Joined: Sun Aug 09, 2009 12:40 am
- Gender: Male
Re: Si e shiti E. Hoxha Kosoven
Enveri e beri Ksoven e cliroje Kosoven por skemi cte bejm logjikes qe mohojne edhe nuk mendojne se si e nga u cliru Kosova, ne regull e kuptoje dote themi me ndimen e aleateve ok por ama mose ishin ato pushket qe i ruajti ENVERI te krisin kure sdo te kishe dite bota per Kosoven andaj Enveri nuk e shiti Kosoven por e cliroi ate intelegjenca e verbet i ka syte ne korupcion jo ne Histori
- Arta
- Sun Member
- Posts: 1515
- Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
- Gender: Female
- Location: USA
Re: Si e shiti E. Hoxha Kosoven
ALBPelasgian wrote:Ndadale vella mos shkel ne derrasa te kalbura!
Faji i shitjes se Kosoves duhet kerkuar pikerisht tek ata qe rrihnin gjoks se jemi 'partizanet e vendit'. E kam fjalen per partizanet shqipfoles te Kosoves me ne krye Fadil Hoxhen, Xhavit Nimanin, Ali Shukriun etj qe ne Kuvendin e Prizrenit 1945 pranuan vullnetarisht aneksimin nen Serbi. Me sa shoh autorit te ketij shkrimi nuk i bekan pershtypje keto tradhetira te Fadilit me kompani, por perpiqet qe t'ua hedh fajin dikujt tjeter. Une nuk them se partizanet shqiptare kane qene 100% shembuj te miresjelljes, dikush nga ata ka mundur te jete i rrepte ndaj popullsise lokale. Ama mos harro se me gjakun e partizaneve te Ushtrise NacionalClirimtare u clirua Kosova, ILirida dhe trevat shqiptare ne Mal te Zi.
Kete ma ka then edhe nje Kosovar tjeter cuditerisht!
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman
-
- Star Member
- Posts: 693
- Joined: Thu Sep 03, 2009 12:44 pm
- Gender: Male
Re: Si e shiti E. Hoxha Kosoven
Une nuk pajtohem ketu me 'AlbPelasgian' !
Ne mendimin tim, ishin pikerisht gjermanet ata qe cliruan Kosoven. Partizanet (komunistet) ishin ata qe mbajten Kosoven edhe me tej te roberuar.
Mendo me vlera, Alb !

One cannot and must not try to erase the past merely because it does not fit the present
- ALBPelasgian
- Galactic Member
- Posts: 2113
- Joined: Sun Jun 28, 2009 7:57 pm
- Gender: Male
- Location: Prishtinë (Prima Justiniana)
- Contact:
Re: Si e shiti E. Hoxha Kosoven
Socio, une te njejten gje e thashe, nese e ke lexuar postimin tim ashtu sic e kam shkruar une. Partizanet e ashtuquajtur komuniste si Fadil Hoxha, Ali Shukriu, Xhavit Nimani e kompani ishin ata qe i dhane kahje pro-jugosllave ose thene me troc, permes Kuvendit te Prizrenit 1945, Kosoven e aneksuan 'vullnetarisht' ne Serbi. Pra, edhe une them qe pikerisht keta kontribuan ne vazhdimin e roberise jo vetem te Kosoves, por edhe Ilirdes dhe viseve te tjera etnike shqiptare.Socio wrote:Une nuk pajtohem ketu me 'AlbPelasgian' !
Ne mendimin tim, ishin pikerisht gjermanet ata qe cliruan Kosoven. Partizanet (komunistet) ishin ata qe mbajten Kosoven edhe me tej te roberuar.
Mendo me vlera, Alb !
Ne sot po hedhim faren me emrin Bashkim,
Qe neser te korrim frutin me emrin Bashkim!
Qe neser te korrim frutin me emrin Bashkim!
-
- Star Member
- Posts: 693
- Joined: Thu Sep 03, 2009 12:44 pm
- Gender: Male
Re: Si e shiti E. Hoxha Kosoven
Po, Alb ate e lexova, por edhe kete me larte e lexova !Ama mos harro se me gjakun e partizaneve te Ushtrise NacionalClirimtare u clirua Kosova, ILirida dhe trevat shqiptare ne Mal te Zi.
Si mund te clirohet nje vend qe gatshem ishte i cliruar ?!!!
Ajo ushtri qe ti permend me larte ishte 'Ushtria Nacional Clirimtare e JugoSLLAVise' e bazuar ne vlera idealiste !!!
One cannot and must not try to erase the past merely because it does not fit the present
- Mallakastrioti
- Galactic Member
- Posts: 2936
- Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
- Gender: Male
- Location: Italy
- Contact:
Re: Si e shiti E. Hoxha Kosoven
Lexova komentet dhe doja te nderhyja disi edhe une.Persa i perket Luftes se dyte Boterore dhe Rezistences shqiptare duhet te dime te dallojme dhe te ndajme siò thuhet popullorçe "Shapin nga Sheqeri".
Ne radhe te pare nuk mund te hedhim poshte sakrificat dhe gjakun e derdhur nga bijte edhe bijat shqiptare qe dhane jeten apo luftuan kunder okupatorit(mos tju duken keto propaganda te kaluares sepse ne cdo vend te Evropes apo Botes nderohen heronjte qe kishin ideal dhe nje qellim siç ishte ajo kunder nje te keqe qe iu kanos Evropes dhe shteteve te Evropes ne ate kohe-pra Nazi-Fashizmi).
Persa i perket udheheqesve te kesaj Rezistence-pra LANC,nje figure e erret si ajo e E.Hoxhes apo figurave te tjera qe benin pjese ne ate kohe si dhe me mbas,besoj se sot tabloja eshte me e qarte edhe pse ish regjimi apo E.Hoxha vet u mundua te manipulonte shume te verteta.
Megjithate nderhyrja ime eshte ne kete aspekt dhe do ju sillja disa fakte qe ndoshta jo te tere i dine.
Lufta civile ne Mallakaster ka qene nga me te egrat ne gati gjithe Krahinat apo territoret e tjera shqiptare.Vijon si me poshte:
Uran Butka: E vërteta e luftës së Mallakastrës më 1943
"Ç'ndodhi gjatë Luftës së Dytë Botërore në Mallakastër?
....
Mallakastriotët atdhetarë e pritën me indinjatë pushtimin fashist të Shqipërisë, luftuan në Bestrovë të Vlorës kundër italianëve dhe organizuan në Mallakastër rezistencën antifashiste. Ata luftuan edhe kundër pushtuesve gjermanë në disa beteja. Në film u jepet vendi i merituar ngjarjeve të Luftës së Dytë Botërore. Deri në Konferencën e Mukjes mallakastriotët luftuan bashkërisht kundër pushtuesve. Shembulli më i shkëlqyer i bashkëpunimit të nacionalistëve dhe partizanëve në luftë, ishte beteja e përbashkët e Ruzhdijes, më 13 mars 1943. Ushtria italiane u nis nga Fieri me dy batalione me 1000 ushtarë që të nënshtronin Mallakastrën. Italianët përdorën artilerinë dhe aviacionin kundër forcave të rezistencës shqiptare, të përbëra nga çetat nacionaliste të komanduara nga Tefik Cfiri si edhe çetës partizane të komanduar nga Xhelal Staravecka dhe Rahman Uruçi. Pas tre ditë lufte, italianët dhe mercenarët e Isa Toskës u thyen, duke lënë 29 të vrarë e të plagosur. Nga forcat shqiptare u vra duke luftuar trimërisht ballisti Jashar Cakrani, një nga dëshmorët e parë të Mallakastrës gjatë luftës së Dytë Botërore, si edhe partizani i çetës së Lushnjës, Hysen Kaja, dëshmori i parë i Myzeqesë. Në Konferencën e Mukjes e përfaqësuan Mallakastrën tre figura të rëndësishme: Rauf Fratari, Kadri Cakrani dhe Mit'at Araniti. Pas prishjes së Marrëveshjes së Mukjes nga PKSH dhe jugosllavët, u prish ky bashkëpunim dhe në Mallakastër, si edhe në krahinat e tjera nisi lufta civile e urdhëruar nga E.Hoxha e emisarët jugosllavë Popoviç e Mugosha. Kjo luftë në Mallakastër qe e përgjakshme, sepse edhe përplasja ishte e madhe dhe udhëheqësit ishin nga më kryesorët në historinë e kësaj lufte. Nga njëra anë Mehmet Shehu, Bilbil Klosi, Qemal Klosi etj dhe nga ana tjetër nacionalistët Bektash Cakrani, Tefik Cfiri, Besim Belishova, Rauf Fratari e të tjerë.
Lufta Civile në Mallakastër e prirë dhe e provokuar nga Mehmet Shehu etj, solli shkatërrime dhe mynxyra të mëdha në Mallakastër. Më 3 nëntor 1943 Brigada I, i sulmoi nacionalistët afër Ballshit, ku u zhvillua një luftë e rreptë". "Vetëm sulmi i qërronte hesapet me nacionalistët", - thoshte Mehmet Shehu. U vranë pa gjyq nacionalistët e shquar Qazim Selfo Hekali me të birin përpara derës së shtëpisë, Hysni Toska me të birin, Skënderin, Drizarin, të cilit i prenë kokën. Komunistët vranë dhe masakruan në kalanë e Margëlliçit dhe Gjinoqar, duke u prerë edhe kokat ballistëve Hair Isufaj dhe Nuri Kora. Me atentate vranë Hekuran Metën dhe Sinan Metën nga Gorishova si edhe Nure Jaupin nga Romësi. Po ashtu, në Qafën e Sqepurit më 2.06.1944 ekzekutuan Qani Sulo Rakipin nga Fratari, bashkëluftëtar i Rauf Fratarit dhe kundërshtar i komunizmit. Nga ana tjetër, u pushkatuan pa gjyq e pa faj dhjetë këshilltarët e Hekalit: Islam Sadiku, kryetar i këshillit nacionalçlirimtar dhe Taip Ymeri, Isa Zeqiri, Ali Ismaili, Godo Kamberi, Qerim Jemini, Hamza Jonuzi, Rexhep Ymeri, Ahmet Sheme, Veli Hasani- anëtarë. Këta këshilltarë, viktima të pafajshme të luftës civile, nuk janë vrarë nga gjermanët, siç jepet në filmin "Këshilltarët". Ata u arrestuan nga komandanti i operacionit ballisti Kujtim Cakrani dhe u pushkatuan në shkollën e Gorishovës nga Isuf Hasani, për hakmarrje të dy vëllezërve të tij të vrarë nga terrori komunist. Viktima të shumta solli në Mallakastër diktatura komuniste, që çoi në plumb e në litar me mijëra nacionalistë e atdhetarë mallakastriotë të pafajshëm. Fitimtarët çuan në litar, në plumb, në burgje e internime me qindra nacionalistë e antikomunistë të Mallakastrës. Vetëm në gjyqet ushtarake të vitit 1945 u pushkatuan 42 persona, nga të cilët edhe Qazim Malo, Islam Lamçe, Xhaferr Aliko, Muharrem Kula, Metë Metohu me dy të bijtë, Ademin 17 vjeç dhe Ahmetin 23, Qemal Dule, Riza Heko, Skëndo Bilo, Mustafa Ademi, Daut Nure; 23 të tjerë me burgim të përjetshëm, të cilët pothuaj vdiqën nëpër burgje. Qindra të tjerë me burgime të ndryshme."

Mallakastrioti !
Tema eshte mbi Kosoven, jo Shqiperine !
Tema eshte mbi Kosoven, jo Shqiperine !
One cannot and must not try to erase the past merely because it does not fit the present
- Mallakastrioti
- Galactic Member
- Posts: 2936
- Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
- Gender: Male
- Location: Italy
- Contact:
Re: Si e shiti E. Hoxha Kosoven
Pa tjeter qe e kuptova Socio....por ne kete qe solla ketu dalin qarte disa figura si ajo e E.Hoxhes dhe M.Shehut.
Morali i shkrimit eshte qe nga momenti qe keta njerez krijuan vellavrasje dhe per pushtet mund te benin cdo gje....kam bindjen qe ishin te vendosur te shisnin edhe Kosoven edhe pjese te tjera te Shqiperise.
Pra udheheqja e LANC ka qene nen direktivat dhe urdhrat Jugosllave dhe prishja e Marreveshjes se Mukjes ka qene rezultat i Jugusllaveve si dhe etjes per pushtet te udhehqjes se LANC.(Pasojat ishin edhe njera nga keto)
Morali i shkrimit eshte qe nga momenti qe keta njerez krijuan vellavrasje dhe per pushtet mund te benin cdo gje....kam bindjen qe ishin te vendosur te shisnin edhe Kosoven edhe pjese te tjera te Shqiperise.
Pra udheheqja e LANC ka qene nen direktivat dhe urdhrat Jugosllave dhe prishja e Marreveshjes se Mukjes ka qene rezultat i Jugusllaveve si dhe etjes per pushtet te udhehqjes se LANC.(Pasojat ishin edhe njera nga keto)

- Mallakastrioti
- Galactic Member
- Posts: 2936
- Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
- Gender: Male
- Location: Italy
- Contact:
Re: Si e shiti E. Hoxha Kosoven
Dime shume mire nga materialet qe mund te gjehen shume lehte sot,qe ne Marreveshjen e Mukjes Forcat nacionaliste kishin nje program mbare Kombetar per Tokat Shqiptare(ku Kosova bente pjese ne te)...por çuditerisht kjo marreveshje mbas disa muajve u hodh poshte nga udheheqesit e LANC dhe emisaret e tyre Jugosllave.

- pirro
- Senior Member
- Posts: 162
- Joined: Sat Jun 20, 2009 11:36 am
- Gender: Male
Re: Si e shiti E. Hoxha Kosoven
Une pajtohem 100% me socio dhe hymniarber... Kosova ishte e cliruar dhe partizanet shqiptare ndihmuhan ne kthimin e kosoves nen sundimin sllav.... dhe shyqyr zotit u prishen mardheniet rusi jugosllavi se rrezik do benim dhe ne pjese ne jugosllavi...
Dhe se mos del ndonjeri e me hiqet si komunist apo si "partizan" se eshte e kote, sbesoj te kete ne kete forum nej person me prejardhje komuniste me shume se mua.... s'eshte nevoja te rri e te theme se cfare kane qene familiaret dhe te afermit e mi ne periudhen e komunizmit...