 
 
SHTOHEN OREKSET E GREKEVE: NGA VORIO EPIRI TEK EPIRI
Qe nga krijimi i shtetit grek e deri me sot, qarqet politike te Athines politiken e tyre ndaj Shqiperise e kane ndertuar mbi bazen e programit te “Megali Idese” te kryeministrit J. Koleti. Nga ky pro gram eshte udhehequr veprimtaria e bandave greke para Kongresit te Berlinit; ne te jane mbeshtetur metimet territoriale te Greqise dhe shperblimi i saj me troje shqiptare nga Kongresi i Berlinit, pushtimi i tokave shqiptare gjate Lufterave Ballkanike, shkembimi i popullsise shqiptare te trojeve te pushtuara me turq- ortodokse, pushtimi i dyte gjate Luftes Italo -Greke me 1941, masakrat ne Cameri e debimi i çameve nga trojet e tyre. Edhe sot e gjithe diten, Greqia, duke shfrytezuar gjendjen e rende ekonomike te Shqiperise pas renies se diktatures dhe duke perdorur si peng gjysme milion emigrante, po ben çeshte e mundur per permbushjen e qellimeve te saj ndaj Shqiperise se Jugut, qe greket e quajne Epir.
Synimet aneksioniste te Greqise ndaj Shqiperise jane intensifikuar sidomos qe nga fillimi i viteve ‘90. Fare hapur politikanet greke e kane bere te qarte se rruga e Shqiperise per ne Bashkimin Europian kalon nga Athina. Dhe Athina portat e BE-se mendon te na i hape vetem pasi te kete permbushur planet e saj: te kete krijuar, se pari, parlamentin e Vorio Epirit; te kete bere regjistrimin e popullsise ne Shqiperi me deklarim te perkatesise etnike, gjate te cilit ajo pjese e popullsise e pajisur me dokumentin e vorio -epirotit, apo karten e homogjenit, do te deklarohet greke. Pastaj, parlamenti vorio-epirot, dmth. nje grup grekesh te veteshpallur si epirote ose shqiptaresh renegate, do te shpallin autonomine e Vorio Epirit.
Por ne kete parashikim beme nje gabim, sepse tashme orekset jane hapur. Politika greke sot flet per Epirin. Dhe nuk e gjejme kete ne ndonje faqe interneti te qarqeve ultranacionaliste greke apo ne gazeta, por te nyjetuar nga vete kreu i shteti grek, zoti Papulias. Dite me pare, ne takimin e pervitshem te Federates Pan-Epirote Greke, ku ishte i ftuar nderi, presidenti grek nuk ka folur per Vorio Epirin, siç eshte bere deri tani ne propaganden greke, por per Epirin, “te njohur me kete emer qe nga lashtesia e hershme” dhe per “komunitetin grek te Shqiperise se Jugut, te identifikuar si epirote”. E zeza mbi te bardhe: presidenti grek na thote se popullsia e Epirit eshte greke.
Greqia i ka vene ne pune te gjitha mjetet e propagandes dhe gjithe mekanizmat ne sherbim te politikes se saj aneksioniste, nga kisha te biznesi, duke punuar ne sinkron edhe me te gjitha organizatat nacionaliste greke. Ne ndihme te kesaj politike eshte si gjithnje edhe shkenca historike greke, e cila fsheh, shtremberon e manipulon faktet historike per te mbeshtetur metimet territoriale te Greqise ndaj fqinjeve te saj.
Po cila eshte e verteta per Epirin dhe Vorio Epirin? Cili eshte ndryshimi mes dijetareve serioze, nga njera ane, dhe grekeve, nga ana tjeter, per kete feshtje? Per kete le t’i drejtohemi historise.
Fjala “Epir” (apeiros) ne dialektin dorik (te greqishtes se vjeter) kishte kuptimin “toke, stere, kontinent” dhe perdorej prej banoreve te ishujve greke te Jonit ose prej lundertareve greke per brigjet perballe. Me vone, ky emer i pergjithshem u shnderrua ne nje emertim gjeografik per krahinat perballe Korfuzit dhe pastaj per te shenuar ate pjese te Ilirise qe shtrihej midis Vjoses ne veri e verilindje dhe gjirit te Ambrakise (te Artes) nejug dhe mes maleve te Pindit ne lindje e Jonit dhe Adriatikut ne perendim. Ne gjysmen e dyte te shek. V, fiset qe banonin ne kete treve Helaniku i quajti Epeirotae; me 427-426 p.K., nje mercenar, ne nje dedikim qe i benne Lakoni perendise Poseidon, e quan veten Apeirotas. Kjo do te thote se qe nga ajo kohe fiset ilire te Epirit thirreshin epirote.
Shkenca historike i njeh epirotet si degezimin jugor te ilireve. Qe fiset epirote nuk ishin greke, per kete deshmite na vijne nga dijetaret me te vjeter dhe me ne ze te Greqise: Herodoti, Tuqididi, Efori, Straboni, Ptolemeu etj.
Babai i historise, Herodoti, kur flet per forcat greke qe moren pjese ne betejen e Salamines kunder perseve (480 para Krishtit), thote: «Te gjitha qytetet, kontigjentet e te cilave moren pjese ne kete lufte, banojne kendej Thesprotise dhe lumit Akeron; thesprotet, ne te vertete, jane ne kufi me Ambrakine dhe Leukaden, qe ishin, pra, qytetet me te largeta (te Greqise- R.M.) nder ato qe moren pjese ne lufte.» (Le storie, 1997, p. 743).
Tuqididi fiset e Epirit qe moren pjese ne Luften e Peloponezit (431-404) perkrah Spartes, si aleate te ambrakasve, i quan barbare . Ne dy librat e tij ka disa pasazhe ku flet per keto fise. Keshtu, kur pershkruan betejen detare midis korkyrasve dhe korintasve qe u zhvilluane ne nje port te Thesprotise, thote se “me korintasit ishin ne kontinent shume barbare, qe kishin ardhur ne ndihme te tyre; banoret e kesaj pjese te kontinentit ishin gjithnje miq te tyre” (Le storie, I, 1982, 46.1). Dhe kur Lufta e Peloponezit kishte filluar, ai shkruan se ne veren e vitit 429 “ambrakasit dhe kaonet, duke dashur te nenshtronin gjithe Akarnanine per ta bere te hiqte dore nga aleanca me Athinen”, ndermoren kunder saj nje fushate, ne krye te se ciles u vu spartani Knem. “Me Knemin, - shkruan Tuqididi, - ishin nga greket ambrakasit, leukadasit, anaktorasit dhe nje mije spartane; dhe, nga barbaret, nje mije kaone... Bashke me kaonet ishin edhe tesprotet”, moloset, atintanet, parauejte, orestet dhe nje mije maqedone (Le storie, II, 1982, 80.1). Ne marshimin kunder qytetit Strato te Akarnanise «kaonet dhe barbaret e tjere ishin vendosur ne qender te ushtrise», kurse ne te majte dhe te djathte te tyre ishin greket: ne njerin krah leukadasit e anaktorasit, ne krahun tjeter, nen komanden e Knemit, lakedemonet, peloponezasit dhe ambrakasit.” (Le storie, II, 81.1)
Sipas Strabonit, Efori (autor grek i shek IV p.K.) thote se, «po te nisim nga pjeset perendimore, Akarnania eshte fillimi i Greqise; sepse Akarnania eshte e para qe kufizohet me fiset epirote» (Strabo, Geography, libri 8.I.3)
Vete Straboni (63 p. K.- 21 e.r.) shkruan se “pas epiroteve dhe ilireve vijne popujt e meposhtem te grekeve: akarnanianet, etolianet dhe lokrianet ozoliane” (Geography, 8.I(1). Sipas tij, kufiri jugor midis fiseve epirote dhe grekeve ishte gjiri i Ambrakise, me Amfiloket si fisi me jugor i Epirit. “Ajo pjese e vendit qe eshte ne te djathte te gjirit kur lundron ne te, - shkruan ai, - banohet nga greket akarnaniane” (7.VII.6). Dhe me poshte: “amfiloketjane epirote dhe keshtu jane edhe popujt siper tyre”, moloset, atamanet, etiket, tymfejte, orestet etj. (7.VII.8).
Lidhur me perkatesine etnike te tyre, edhe Straboni i quan epirotet barbare: “Madje edhe sot traket, iliret dhe epirotet jetojne ne krah te grekeve ...; me te vertete, pesa me e madhe e vendit qe sot eshte pa dyshim Greqi banohet nga barbaret - maqedonet dhe disa pjese te Thesalise prej trakeve dhe pjeset mbi Akarnanine e Etoline prej thesproteve, kasiopeve, amfilokeve , moloseve dhe atamaneve, fise epirote.” (7VII.1)
Ptolemeu (shek I-II e.r.) kufirin lindor dhe jugor te Epirit e shtyn madje edhe me ne lindje dhe me ne jug, duke marre si vije ndarese rrjedhen e lumit Achelou (Aspropotam) (Iliret dhe Iliria tek autoret antike, TOENA, 2002, f. 269).
Duket se perberja etnike dhe shtrirja e Epirit kishte mbetur po ajo edhe ne shek. VI te eres sone, siç del nga “Fjalori gjeografik” i Stefan Bizantinit, i cili atamanet, qe zinin skajin me jugor te Epirit, i quan ilire (Iliret dhe Iliria tek autoret antike, f. 416).
Per te ardhur ne kohet me te reja, ne nje dokument venedikas te vitit 1210 thuhet se kontinenti perballe Korfuzit banohej nga shqiptaret (arbanenses) (P. Xhufi, St. hist., 1995, nr. 1-4, f. 11). Kjo deshmon se te pakten qysh nga kjo kohe viset ne jug te Akrokerauneve e deri ne Gjirin e Artes qene perfshire nen emertimin etnogjeografik “Arberi” (Albania), qe dalengadale zevendesoi emertimet e vjetra thjesht gjeografike apo politiko-administrative, si Epir etj. Keshtu, ne nje dokument tjeter venedikas te vitit 1395 thuhet se ne krahun tjeter te detit qe ndan ishullin e Santa Maures nga toka, «eshte Arberia (Albania), province e madhe, qe sundohet nga despoti i Artes» (St. hist., 1995, nr. 1-4, f. 13). Pra, shqiptaret e Shqiperise se Jugut jane autoktone ne keto troje dhe pasardhes te drejtperdrejte te epiroteve te lashtesise.
Greket e sotem i japin Epirit here te njejten shtrirje si autoret e lashte, here nje shtrirje edhe me te madhe, por ne te dyja rastet nuk pajtohen me te lashtet dhe as me historianet e koheve te reja e moderne per sa i perket karakterit te tij etnik. Per historianet dhe politikanet greke epirotet ishin helene. Ky qendrim i tyre ze fill me presidentin e pare te Greqise Jan Kapodistrian, sipas te cilit “madhesia e Greqise duhet matur duke ndjekur nga veriu vijen qe fillon me grykederdhjen e lumit te Vjoses” Per te ardhur ne ditet tona, posjellim nje perkufizim te Epirit nga uebsajti i Fondacionit te Studimeve per Epirin e Veriut me qender ne Janine: “Qe nga lashtesia Epiri, - shkruhet aty, - te cilin Aristoteli e quante “Greqia antike”, ka qene historikisht, etnologjikisht dhe gjeografikisht i bashkuar dhe i pandare. Ndarja e tij ne Veri dhe Jug eshte thjesht nje fabrikim i diplomacise se huaj qe ndodhi ne fillim te shekullit tone me dhenien e padrejte dhe me dhune te pjeses veriore shtetit atehere te ri shqiptar.”
Metimet per karakterin helen te Epirit greket i mbeshtetin ne mitet per prejardhjen greke te familjeve mbreterore te Epirit, apo ne interpretime te shtremberuara te shkrimeve te auto reve te lashte.
Kurse termi Vorio Epir (Epir i Veriut) eshte shume i vone. Ai ka lindur me 1913 kur Protokollli i Firences njohu kufijte e sotem te Shqiperise per territoret e Shqiperise se Jugut, perkunder metimeve te Greqise, qe donte tokat shqiptare ne jug te vijes Llo gara-Tepelene- Kelcyre-Pogradec, te pushtuara prej saj gjate Lufterave Ballkanike. Pikerisht, tokat shqiptare te Epirit antik qe nuk u moren dot prej saj, u quajten me emrin Vorio Epir. Megjthate, shpesh edhe ketij i jepet nje shtrirje edhe me e madhe. Keshtu, ne uebsajtin e permendur me siper thuhet: “Etnologjikisht, Epiri i Veriut shtrihet midis lumit te Shkumbinit dhe kufirit te sotem te Shqiperise me Greqine... Zakonet dhe morali i popullit te tij, legjendat dhe traditat, kenget dhe vallet, artipopullor dhe veshjet popullore, konstitucioni shpirteror dhe besimet jane te gjitha greke dhe provojne karakterin helen te banoreve te tij.”
Te gjitha keto nuk do te kishin ndonje vlere dhe nuk do t’ia vlente te merreshe me to, nese do te gjendeshin vetem ne faqet e internetit te organizatave nacionaliste greke. Por eshte ndryshe kur keto pretendime mbeshteten me “argumente historike” nga historiane me emer, te cilet, duke braktisur parimin baze shkencor, te misheruar ne shprehjen e Platonit: “Mik i Sokratit, por me shume jam mik i se vertetes”, vijojne te mbeshtetin me argumente gjoja historike politikat ekspansioniste te Athines.
Per kete, mjafton te lexosh permbledhjen e vellimshme “Epiri - 4000 vjet histori dhe qyteterim grek” (Epirus - 4000 Years of Greek History and Civilization, Athens, 1997), ne parathenien e te cilit historiani ne ze M. Sakelariu si kufi verior te Epirit merr vijen nga mali Ivan ne Akrokeraunet. Per te, Epiri dhe toka te tjera shqiptare kane qene djepi i Greqise. Ne pjesen e fundit te parathenies se ketij vellimi ky autor shkruan: “Pergjithesisht, mund te thuhet se, qe nga shek. XVII deri ne Luften Greke per Pavaresi, Epiri ka qene nje nga zonat me dinamike te Greqise ne shume fusha... Megjithate, territoret epirote u perfshine ne shtetin e ri grek me vone dhe me faza... Me ne fund, pjesa jugore e asaj qe ka qene historikisht Epir iu rikthye Greqise dhe banoret e tij greke iu bashkuan trungut kryesor helen.” (Epirus..., p. 11).
Historiani tjeter grek M. Haxopulos i quan pohimet e autoreve te lashte per karakterin jogrek te Epirit si te habitshme, duke thene se “çeshtja e karakterit grek te epiroteve te lashte nuk do te ishte ngritur, po te mos qe shtruar nga vete autoret e lashte greke, te cilet here u jane referuar epiroteve si barbare, dhe here e kane vendosur Epirin jashte kufijve te Greqise.” (Epirus..., f. 140) Pra, greket e lashtesise u kane hapur telashe grekeve te rinj, te cileve u duhet t’i korrigjojne dhe t’i manipulojne pohimet e tyre! Manipulimi i pare ka te beje me termin “barbare”, qe, sipas tyre, “mund t’u referohet kritereve thjesht kulturore”, dmth. eshte perdorur per te treguar prapambetjen kulturore te epiroteve (Epirus..., po aty).
Edhe ndonje dijetar me nje njohje te thelle te Epirit, si N. Hamondi, tek i cili mbeshtetet Saqelariu, duke folur per epoken e bronzit, shkruan: “Baseni i popujve greqishtfoles prej te cilit ndodhen disa dyndje drejt Greqise ishin Maqedonia Perendimore, Shqiperia e Mesme dhe Epiri. Pikerisht aty, ne kushtet e nje ekonomie kryesisht pastorale, u praktikuan ne periudhen e mesme helladike institucionet patriarkale dhe fisnore te popullit grek, dialektet dhe ritet e tyre, duke perfshire edhe varrimin e heronjve ne tuma.” (Epirus..., p. 36) Duke ua lene historianeve çeshtjet historike, po marrim vetem shpjegimin e historise se formimit te dialekteve te greqishtes se vjeter, te cilat, sipas autorit, na qenkan formuar ne territorin e Epirit dhe pastaj, me nje rregull qe çdo gjeneral do ta kishte pasur zili, qenkan bartur ne Greqi. Ky eshte nje shpjegim naiv, qe bie ne kundershtim me historine e vertete te dialekteve te greqishtes se vjeter.
Sa i perket cilesimit te epiroteve si barbare prej autoreve te lashte, Hamondi çuditerisht perpiqet ta interpretoje ndryshe kete fjale. Duke u nisur nga ajo qe moloset dhe fiset e varura prej tyre i shkruanin vendimet ne greqishte, ai arrin ne perfundimin qe “keto fise flitnin greqisht pikerisht ne kohen kur Tuqididi i quante barbare”. “Kjo pushon se qeni nje paradoks, - vijon Hamondi, - nese kuptojme qe kontrasti ne termin barbaros nuk ishte gjuhesor, po kulturor.” (Epirus..., p. 60). Te dyja argumentet e Hamondit nuk qendrojne. Se pari, te nisesh nga gjuha e mbishkrimeve do te thote qe t’i quash greke apo romake edhe iliret dhe popuj te tjere te lashtesise, pasi mbishkrimet e asaj kohe jane ose ne greqishte, ose ne latinishte. Se dyti, siç treguam me siper, nuk eshte vetem Tuqididi, po jane nje varg autoresh te tjere: Herodoti, qe e quan Ambrakine “qytetin me te larget te Greqise”; Efori qe thote se “Akarnania eshte fillimi i Greqise”; Straboni, sipas te cilit, ne veri te “akarnanianeve greke” ishin popuj jogreke, barbaret epirote; dhe, me ne fund, Stefan Bizantini, qe atamanet i quan ilire.
Kunder tezes se historianeve te sotem greke dhe te Hamondit per karakterin helen te Epirit flet edhe nje fakt tjeter i rendesishem: kolonite greke ne Epir, ne Iliri, ne Italine e Jugut dhe Sicili, ne brigjetjugore te Frances, ne brigjet e Detit te Zi etj., si Arta, Butrinti, Orikumi, Apollonia, Epidamni (Durresi), Tarantoja, Sirakuza, Marseja, Nisa etj., qytete qe u themeluan nga banore te shperngulur prej viseve te ndryshme te Greqise. Po te kishte qene Epiri toke helene, atehere Arta, Butrinti, Oriku e Thronioni (Kanina) etj. nuk do te quheshin koloni greke, ashtu si nuk jane te tilla Athina, Teba, Korinti etj.
Piken kulmore keto metime e arrijne ne qendrimet e perfaqesuesve me te larte te politikes greke, si deklarimi i mesiperm i presidentit grek se komuniteti grek i Shqiperise se Jugut njihet qe nga lashtesia me emrin “epirote”, qe do te thote se banoret e Shqiperise se Jugut, pasardhesit e vertete te epiroteve, shpallen prej tij si greke(!) Dhe nje deklarate e tille leshohet nga kreu i shtetit grek ne kuvendin e nje organizate ultranacionaliste, si Federata Pan-Epirote Greke, e cila ne programin e saj ka aneksimin e Shqiperise se Jugut. Kjo tregon se Athina zyrtare dhe qarqet ultranacionaliste greke veprojne ne unison. Por ajo qe te fudit me shume, eshte se deklarata te tilla behen nga nje vend anetar i Bashkimit Europian, i cili udhehiqet nga parimi i integritetit territorial te shteteve dhe i paprekshmerise se kufijve.
Pseudoshkenca per Epirin nuk ka mbetur nje produkt i vdekur, vetem ne libra. Ajo i jep argumente politikes, ajo i injektohet brezit te ri, ajo frymezon organizatat ultranacionaliste, strategjine ushtarake te shtetit grek, kishen greke etj. Keshtu, ne programet e shkollave te mesme te Greqise, Qiproja, Maqedonia dhe Epiri i Veriut trajtohen si “probleme kombetare te pazgjidhura te se shkuares” (nderkohe qe tek ne, sipas nje direktive te pertejdetit, jane rishikuar tekstet shkollore te historise per t’i spastruar nga gjerat qe nxitin urrejtje etnike); ne botime te Shtabit te Pergjithshem te Ushtrise Greke flitet per “kryengritjen greke dhe shpalljen e autonomise se Epirit” (shih librin “The Struggle for Northern Epirus”, Athens, 2000); ne shtypin grek arrihet deri aty sa Himara te quhet “zemra e Greqise”, “atdheu i dashur”, “vendi yne”. Dhe e gjithe kjo fryme shoviniste dhe urrejtjeje i mekohet sistematikisht dhe perdite popullit grek, bijte e te cilit sterviten duke kenduar: “ata jane shqiptare, litare do bejme me zorret e tyre”.
Orekset nacionaliste te Greqise te kujtojne fabulen e bretkoses qe donte te behej sa nje deve. Sikur endrra e saj te permbushej nje dite, Greqia do te ndodhej para nje realiteti te ri: perfshirja e etnive te reja ne kufijte e shtetit grek do te ndryshonte raportet demografike midis etnive te ketij vendi dhe kjo, nga ana e vet, do te shpinte ne nje ridefinim te identitetit kombetar te saj.
Qendrimet shoviniste te fqinjes sone te jugut nuk mund te mos ngjallin kundershtimin dhe nacionalizmin e shqiptareve, te cilet perkundrejt metimeve territoriale te Athines zyrtare s’kane si te rrine duarkryq. Nese greket nuk ndruhen te kerkojne ate qe eshte e te tjereve, atehere a nuk kemi te drejte ne shqiptaret te mbrojme ate qe eshte e jona? Megjithate, midis nesh dhe grekeve ka nje ndryshim te madh: Greqia mbetet nje shtet me barkun ne Europe dhe koken ne Bizant, kurse Shqiperia eshte nje vend me koken ne Europe. Ndryshe nga Greqia qe punon per te ringjallur Perandorine e Bizantit, ne shqiptaret besojme dhe enderrojme nje Ballkan te hapur, si pjese te Europes se Bashkuar, gje qe do te mundesoje komunikimin e pakicave, te ndara nga kufijte e sotem politike, me trungun etnik ame dhe konkurrimin, pa trysni politike, te gjuheve, te kulturave dhe te ekonomive tona.
Ideja e Europes se Bashkuar lindi nga pervojat e hidhura te dy lufterave boterore si nje perpjekje per ta shpetuar kontinentin e vjeter nga djajte e nacionalizmit dhe konfliktet etnike qe burojne soje. Ne nje Europe pa kufij, problemet e pakicave dhe gjithe tensionet e krijuara nga padrejtesite e historise do te zgjidhen lehte. Cdo shtet europian qe perpiqet te permbushe endrrat shoviniste te se kaluares, shkon kunder rrjedhes se historise dhe duhet frenuar e izoluar sa pa kaluar ne veprime qe mund te krijojne tensione midis shteteve dhe etnive. Pyetja jone, qe do te mbetet pa pergjigje, eshte: Pse Brukseli e ben veshin te shurdher ndaj metimeve territoriale te Greqise kundrejt fqinjeve? Nuk degjon apo nuk do te dije se f’behet ne jug te Ballkanit? A do t’u thote ndal Europa djajve shoviniste te gadishullit tone apo do te vijoje t’i perkedhele ashtu si ne te kaluaren?
Rami Memushaj
---------
Harta:Greqia dhe kolonite e saja gjate "Luftes se Peleponezit", shkeputur prej "Atlanta Historike De Agostini, f13", bashkangjitur shkrimit te R. Memushaj prej E. Canaj.