ARBERIAONLINE

ARBERIAONLINE

kuvend që bashkon arbërorët
 
It is currently Fri Oct 31, 2014 2:47 pm

All times are UTC




Post new topic Reply to topic  [ 170 posts ]  Go to page Previous  1, 2, 3, 4, 5 ... 12  Next
Author Message
 Post subject: Re: S’ka komb tjetër të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirshëm!
Post Number:#16  PostPosted: Sat Apr 24, 2010 7:59 pm 
Offline
Global Moderator
Global Moderator
User avatar

Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Posts: 3734
Location: Shkup
Gender: Male
‘Me shqiptarët e Turqisë’

ImageVuajtjet dhe sfidat e shqiptarëve të shpërngulur me dhunë nga trojet e tyre drejt Turqisë rreth 100 vjet më parë, aktivitet kulturo-artistike dhe përpjekjet e tyre për ruajtjet e traditave dhe zakoneve. Të gjitha këto ngjarje të radhitura në mënyrë kronologjike dhe të shoqëruara me fotografi dhe fragmente nga artikujt gazetareske përbëjnë librin ‘Me shqiptarët e Turqisë’ të autorit Fatmir Selimi. Me këtë rast, gjithashtu u promovua edhe dokumentari për shqiptarët e Turqisë, realizuar nga viti 1998- 2009. “Shpërnguljet me dhunë nga Ish-Jugosllavia nga gjitha regjimet pas shthurjes së Perandorisë Osmane aty ka qenë qëllimi i librit. Qëllimi tjetër ka qenë me i grishë institucionet e Kosovës dhe Shqipërisë së paku të krijojnë Ministrinë për diasporë, sepse diaspora më e madhe në botë gjendet në Turqi me origjinë shqiptare me 10, 15 apo 20 milion shqiptarë”, vlerësoi Fatmir Selimi, autorë i librit.
“Është ky një libër që jo vetëm na kthen në të kaluarën por njëkohësisht na bën krenarë për këta njerëz që me gjithë vuajtjen për dheun e të parëve dhe ballafaqimin me një mjedis të ri, me një kulturë dhe gjuhë të panjohur prapë se prapë arritën të ruajnë edhe identitetin edhe gjuhën edhe besën”, deklaroi Shefqet Zekolli, përfaqësues i Këshillit për arsim i komunës së Çairit,Shkup.

_________________
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman


Last edited by Arbëri on Sat Apr 24, 2010 8:15 pm, edited 1 time in total.

Top
 Profile  
 
 Post subject: Re: S’ka komb tjetër të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirshëm!
Post Number:#17  PostPosted: Sat Apr 24, 2010 8:01 pm 
Offline
Global Moderator
Global Moderator
User avatar

Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Posts: 3734
Location: Shkup
Gender: Male
Disa fjalë për historikun e Shkupit dhe shpërnguljae shqiptarëve muslimanë për në Turqi



Trajtën latine grekët e bënë Scopi, prej nga e morën sllavët Skoplje, ndërsa te udhëpërshkruesi arab Idrisiu (1150) e gjejmë traj­tën arabe Iskofia, Iskobia. Më vonë turqit e morën variantin popullor të vendit, i shtuan një ELIF në fillim dhe e bënë Yskyb[1]. Shkupi për herë të parë në histori përmendet nga Klaudie Diolomej me emrin e tij antik Scupi (Skup)i[2].



Në shekullin III para erës sonë (p.e.s.) Shkupi ishte i banuar me dardanë, ndërsa më vonë, me ardhjen e Perandorisë Romake, Shkupi u bë pjesë e Pe­ran­dorisë Romake. Shkupi ishte kryeqytet i Dardanisë. Për këtë dë­sh­mojnë shumë të dhëna të periudhës romake me të cilat disponon arkeologjia dhe historia e gjeografisë[3]. M. Shufflay, në librin ‘Kostadin Balsiç (1392-1402)’ thotë:



‘Shkupi shtrihet në pjesën më qendrore të Dardanisë dhe në këtë tre­vë shqipja nuk është më e re se greqishtja’[4].



Në fillim të shekullit XVI një udhëpërshkrues venedikas për Shkupin kishte shkruar: “Në Shkup gjuha e parë të cilën e flet gjithë Shkupi e kazaja, është gjuha shqipe”[5].



Udhëpërshkrues të ndryshëm që shkruan edhe në shekujt e mëvonshëm për udhëtimet e tyre, shprehën befasinë, gëzimin dhe kënaqësinë të cilën e kishin gjetur në këtë qytet. Udhëpërshkruesi turk Deliger Zede, i cili në shekullin XVII e kishte vizituar Shkupin, shkruan:



“Kam udhëtuar një kohë të gjatë nëpër shtetin e Rumelisë dhe kam vizituar shumë qytete të bukura. Kam qenë i mahnitur nga të mirat e Allahut, mirëpo asgjë nuk më ka impresionuar, çuditur dhe gëzuar aq shumë, si qyteti i mrekullueshëm, Shkupi, nëpër të cilin kalon lumi Vardar”[6].



Në vitin 1559 Shkupin e vizitoi një udhë­përshkrues tjetër venedikas dhe shënoi se qyteti i ka 2.900 familje, kry­esisht muslimane[7]. Edhe sipas buri­meve të Propagandës Fide[8] (v. 1623), thuhet se shumica e qyte­tarëve të Shkupit janë “shqiptarë myslimanë me ndikim politik”[9].



Të dhënat antroponomike dhe toponomastike që sjellin defterët osman të shekujve XV-XVI qartë tregojnë se edhe në periudhën kohore të shekujve XV-XVI, shqiptarët ishin shumicë dërrmuese që banonin në krahinat e Shkupit, Tetovës, Gostivarit, Kërçovës, Dibrës, Strugës, Prespës, Manastirit, Velesit e të Prizrenit[10].











SHKUPI - KRYEQENDËR E VILAJETIT TË KOSOVËS







Vilajeti i Kosovës u formua në vitin 1877[11] dhe përfshinte një sipërfaqe të gjerë gjeografike prej 32.900 km katrorë. Brenda kufirit administrativ të Vilajetit të Kosovës bënin pjesë gjashtë sanxhaqe. Ato ishin: sanxhaku i Prishtinës, i Shkupit, i Prizrenit, i Jeni Pazarit, i Pejës dhe i Tashllixhes (Plevljes)[12].



Sipas shënimeve zyrtare të Perandorisë Osmane të shpallura në gazetën zyrtare të qeverisë së atëhershme Osmane ‘La Turquie’ (maj 1878), thuhet se Vilajeti i Kosovës i kishte 1.199.154 banorë[13], ndërsa sipas statistikave turke të viteve 1896 dhe 1900, Vilajeti i Kosovës kishte një popullsi të përgjithshme prej 996.738 banorësh[14]. Sipas regjistrimeve osmane të viteve 1896-1900, Sanxhaku i Shkupit kishte 324.982 banorë[15].



Sipas regjistrimeve osmane të vitit 1900, vetëm kryeqendra e Vilajetit të Kosovës - Shkupi, i kishte 4.682 shtëpi me më shumë se tridhjetë mijë banorë, pjesën më të madhe të të cilëve e përbënin shqiptarët myslimanë[16].











SHPËRNGULJET E SHQIPTARËVE MUSLIMANË PËR NË TURQI







Shpërnguljet e mëdha të shqiptarëve jashtë trojeve etnike të tyre filluan me të ashtuquajturën “Krizë Lindore” në vitet 1877-1878[17], gjegjësisht kur filloi lufta ruso-turke. Në të vërtetë, kjo ishte edhe faza më e rrezikshme që e përjetoi Perandoria Osmane, sepse fuqitë e mëdha evropiane bënin orvatje perfide diplomatike me të vetmin qëllim që “të sëmurin e Bosforit” ta eliminojnë nga skena. Me këtë mund të thuhet se shpërnguljet e muslimanëve, me këtë edhe të shqiptarëve nga trojet e tyre, ishin të varura drejtpërdrejt nga dobësimi i shtetit osman dhe nga depërtimi i ushtrive sllave në viset shqiptare dhe viset tjera, të administruara nga Porta e lartë.



Shkatërrimi i Perandorisë Osmane filloi kah mesi i shekullit XIX. Turbulencat politike dhe ato ekonomike që u paraqitën në disa qarqe osmane, si në radhët e ushtrisë, administratës etj., ishin shkak që Sulltan Abdul Hamidi i Dytë t’i miratojë të ashtuquajturat Reformat e Tanzimatit. Këto reforma u aprovuan në vitin 1839[18]. Më vonë, gjegjësisht në vitin 1856, u shpall edhe Dekreti i Hatihumajunit[19].



Të gjitha reformat të cilat u realizuan brenda shtetit osman thuajse aspak nuk ia zgjatën jetën kësaj perandorie. Fundi i shekullit XIX ishte periudha kur shteti osman e kishte bërë shprehi të humbë sipërfaqe të mëdha territoresh. “Kriza Lindore” ishte faktori kryesor që ndikoi drejtpërdrejt ose tërthorazi në marrëdhëniet tjera politiko-shoqërore. Këto rrethana shoqëroro - historike morën jo vetëm përmasa ballkanike, por edhe evropiane.



Më rënien e pjesëve të territoreve osmane nën okupimin sllavo-ortodoks, njëkohësisht do të fillojnë edhe dëbimet dhe shpërnguljet masive të popullatës autoktone shqiptare e muslimane drejt Azisë së Vogël.



Shpërnguljet e shqiptarëve nga trojet e tyre u realizuan edhe “falë” marrëveshjeve dhe planeve të ndryshme që u zhvilluan në dëm të të shpërngulurve, gjegjësisht ndërmjet Serbisë dhe administratës së atëhershme turke. Është me rëndësi të theksojmë se shpërngulje të shqiptarëve muslimanë pati që nga fundi i shekullit XIX dhe ato vazhduan deri në fund të shekullit XX. Vitet kur filluan shpërnguljet për Turqi ishin vitet: 1912, 1919, 1920, 1924-1935, 1950-1958, ndërsa shpërnguljet mund të thuhet se vazhduan deri në vitin 1966.



Shpërnguljet e shqiptarëve ishin rezultat i komplotit dhe planeve famëkeqe sllave. I tillë ishte plani i hartuar apo memorandumi nga Ilija Garashanini i quajtur “Naçertanje”, i përgatitur në vitin 1844. Sipas këtij plani, parashihej që tërë Bosnja e Hercegovina, Sanxhaku dhe Kosova (si dhe Maqedonia), territore këto që ishin nën administrimin e Perandorisë Osmane, të shkëputen nga Perandoria...



Sipas memorandumit të Garashaninit parashihej që: “Serbia doemos të vazhdojë që nga godina e shtetit turk të shkëputë gurë-gurë, ashtu që nga ky material cilësor, mbi themelet e vjetra të Mbretërisë Serbe (të Dushanit), përsëri ta ndërtojë shtetin e ri të madh serb”[20].



Shpërnguljet e shqiptarëve drejt Turqisë kishin filluar. Në tri ditët e fundit të prillit 1925 nga stacioni hekurudhor i Shkupit ishin nisur për në Turqi (me kalim transit nëpër Selanik), rreth 350 familje shqiptare, një pjesë e madhe e të cilëve ishin me mbi dhjetë anëtarë. Tani më planet famëkeqe kishin filluar të realizohen. Këto ishin plane të hartuara në dëm të drejtpërdrejtë të shqiptarëve. Në funksion të këtyre qëllimeve të errëta shoveniste (për dëbimin e shqiptarëve, me këtë edhe të të gjithë muslimanëve nga trojet e tyre), pushteti i atëhershëm jugosllav i vuri në disponim tërë mekanizmat.



Qeveria jugosllave i kushtoi kujdes të veçantë hartimit të një platforme (ose të disa platformave) sa më të përpikta lidhur me problemet teorike e praktike të zbatimit të shpërnguljeve me dhunë. Një platformë e tillë në etapa e periudha të caktuara pësoi ndryshime dhe riformulime gjithmonë të kushtëzuara nga realizimi sa më i thellë dhe, mundësisht, i plotë i shpërnguljes së shqiptarëve nga trojet e tyre autoktone. Në variantet disaplanëshe zyrtare ose formalisht jashtëzyrtare të kësaj platforme gjatë shekullit XX, vend të rëndësishëm zënë projektet që u diskutuan në të ashtuquajturin ‘Klubin serb të kulturës’ të Beogradit gjatë viteve të tridhjeta (ato të Gojko Perinës, Orestie Kërstiqit, Vasa Çubrilloviqit etj.); elaboratet e funksionarëve të lartë të Ministrisë së Jashtme të Mbretërisë së Jugosllavisë (Ivo Andriqit dhe Ivan Vukotiqit), mendimet e eksponentëve çetnikë (si Drazha Mihajlloviqi); gjatë Luftës së Dytë Botërore, projekti tjetër i Vasa Çubrilloviqit i 3 nëntorit të vitit 1944, e deri te memorandumet e akademikëve serbë të ditëve tona, në të cilat shpërngulja me dhunë e shqiptarëve të Maqedonisë së sotme gjen trajtim të veçantë ose përfshihet në shpërnguljen e shqiptarëve në tërësi. Nga të gjitha projektet e lartëpërmendura duhen veçuar ato të Vaso Çubrilloviqit, ku shprehet shkalla më e lartë e shovinizmit sllavoortodoks. Sipas rekomandimeve të tij, shqiptarët muslimanë të Tetovës, Gostivarit, Shkupit, Kumanovës, Kërçovës etj., ishin regjistruar arbitrarisht si turq ose pa vullnetin e tyre quheshin të tillë[21].



Në këto arazhmane politike për shpërnguljen e shqiptarëve nga trojet etnike të tyre, në mënyrë të drejtpërdrejtë u inkuadruan edhe personalitete kyçe të qeverisë turke të viteve të tridhjeta. Natyrisht, pazarllëqet bëheshin ndërmjet qeverisë së atëhershme jugosllave dhe asaj turke. Në të vërtetë, më 28 shkurt të vitit 1933 ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Ruzhdi Arasi, me sugjerimin e Kemal Ataturkut e viziton Beogradin. Në suitën e Ruzhdi Arasit ishte edhe e bija e tij Emel hanëm. Pasi që u pritën me një nder të veçantë, ata më pas i filluan bisedimet me autoritetet jugosllave për shpërnguljen eventuale të shqiptarëve në Anadoll. Në këtë takim mori pjesë edhe përfaqësuesi zyrtar i Turqisë në Beograd, Hajdar Beu. Në vitin 1934 pati një vizitë nga qeveritarët jugosllav në Turqi, kur Bogoljub Jevtiqi dhe Qemal Ataturku zhvilluan dy orë të plota bisedime, kryesisht për shpërnguljen e shqiptarëve nga Jugosllavia dhe vendosjen e tyre në Anadoll[22]. Bisedime dhe “pazarllëqe” për dëbimin e shqiptarëve nga trojet e tyre etnike pati edhe më vonë siç ishte vizita e Millan Stojadinoviqit në vitin 1938 në Turqi, e cila kishte rëndësi të madhe për palët jugosllavo-turke. Pas Marrëveshjes ballkanike, në Beograd filluan të mbahen mbledhjet ndërministrore. Mbledhje të tilla u mbajtën në Ministrinë e Punëve të Jashtme gjatë verës së vitit 1938. Në të gjitha këto tubime ministrore ishte potencuar se shpërngulja me dhunë e shqiptarëve duhet ta përfshijë vetëm elementin fshatar, në mënyrë që të arrihet deri te pronat e lira tokësore. Të gjithë diskutuesit ishin pajtuar se numri i popullsisë shqiptare që duhej të shpërngulet në Turqi duhet të sillet prej 200.000 deri në 2 milionë. Po ashtu u vendos që qeverisë së Turqisë për çdo familje të shpërngulur t’i paguhej një shumë prej 15.000 dinarësh, por me këtë duhej të insistohej që numri i anëtarëve në familje të jetë sa më i madh[23].



Kështu, për t’u bërë sa më praktik ky plan famëkeq antishqiptar dhe antimusliman, si dhe për ta trasuar edhe më tej rrugën e shpërnguljes së shqiptarëve nga trojet e tyre, diplomacia e Beogradit arriti ta bindë Xhelal Bajarin që ta vizitojë Jugosllavinë. Negociatat jugosllavo-turke (qeveritarët jugosllav dhe kryetari i qeverisë turke Xhelal Bajar), u zhvilluan më 10-11 maj të vitit 1938[24]. Gjatë kësaj vizite Xhelal Bajarit i dorëzohet medaljoni ‘Shqiponja e bardhë e shkallës së parë’[25].



Sipas konventës jugosllavo-turke të vitit 1938, gjegjësisht sipas nenit 2 që fliste për shpërnguljen e shqiptarëve në Anadoll, mes tjerash përfshihen edhe shqiptarët e territoreve të Banovinës së Vardarit, ata të rajonit të Prizrenit, Dragashit, Therandës, Ferizajit, Tetovës, Gostivarit, Rostushës, Dibrës, Rrafshit të Kosovës, pastaj shqiptarët e rajonit të Shkupit me rrethinë, Gjilanit, Preshevës, Prespës, Manastirit, Kavadarit, Marihovës, Negotinës në Vardar, Kumanovës, Velesit, si dhe shqiptarët ose muslimanët e rajonit të Kërçovës, Ohrit, Strugës, Prespës, Vallandovës, Dojranit, Gjevgjelisë, Strumicës, Koçanës, Vinicës, Shtipit, Berovës etj...



Planet dhe bisedimet për dëbimin e shqiptarëve nga trojet e tyre etnike kanë vazhduar edhe pas Luftës së Dytë Botërore, gjegjësisht në vitet 1950, 1951-1953. Ekzistojnë edhe dokumente të publikuara që flasin për këto çështje. Në të vërtetë bëhet fjalë për dokumentin origjinal të marrëveshjes, që është evidentuar si Marrëveshja Tito-Kypërli 1953, e cila është realizuar në Split. Këtu do t’i sjellim vetëm disa fjalë nga ajo marrëveshje:



Tito: “Do të ishte në interes të të dyja vendeve që të punojmë për harmoninë e popujve në të ardhmen. Kjo do të thotë se nuk do të na ngarkojë fare e kaluara. Sa u takon shqiptarëve të religjionit musliman në Kosovë dhe Maqedoni, atyre përmes vizave që do t’u lejohen nga Qeveria e Juaj (turke), do të kenë mundësi të integrohen me familjet e tyre që i kanë andej në Turqi. Ato lidhje familjare janë krijuar shekuj me radhë. Për mënyrën e vizave të pasaportave, ne nuk do të vendosim, por ne do të përkujdesemi që të keni sa më tepër kërkues. Atyre u nevojitet t’u sigurohet pasuri tokësore, sepse afër 90% e tyre janë bujq... Besoj se deri në vitin 1959 atje do të keni përafërsisht një milion qytetarë bujq të zellshëm. Kështu flasin informatat nga terreni, për të cilat ne kemi punuar që nga viti 1951... Bartja le të fillojë nga Shkupi, sepse prej andej shqiptarët ndjehen më të sigurt që të lëvizin. Kosovarët janë më të egër, por do të përkujdesemi që të natyralizohen aty për fillim...”[26].



Në vitet 1950-1966 u formuan komisione të posaçme, me qendër në Shkup, që paraqiteshin në opinion duke u ofruar ndihmë dhe kushte lehtësuese atyre që do të shpërnguleshin në Turqi.



Gazeta “Nova Makedonija” e Shkupit ndërmjet muajve janar 1956 - janar 1957 i botonte emrat e 2.976 kryefamiljarëve, familjet e të cilëve po shpërnguleshin në Turqi. Qyteti i Shkupit, veçanërisht stacioni i tij hekurudhor, ishte dhe mbeti nyja më e rëndësishme tranzitore e largimit të shqiptarëve drejt tokës së panjohur turke. Nga trojet ballkanike nuk u shpërngulën vetëm shqiptarë. Me këtë fushatë u shpërngulën edhe një numër i madh i përkatësive të tjera etnike. Natyrisht, të gjithë ishin muslimanë, si; boshnjakë të Bosnjës e Hercegovinës, boshnjakë nga Mali i Zi dhe nga Sanxhaku, torbeshë dhe turq.

_________________
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman


Top
 Profile  
 
 Post subject: Re: S’ka komb tjetër të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirshëm!
Post Number:#18  PostPosted: Sat Apr 24, 2010 8:04 pm 
Offline
Global Moderator
Global Moderator
User avatar

Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Posts: 3734
Location: Shkup
Gender: Male
RTK Me Shqiptaret e Turqise(1) 4/1 - Türkiye'deki Arnavutlar


_________________
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman


Top
 Profile  
 
 Post subject: Re: S’ka komb tjetër të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirshëm!
Post Number:#19  PostPosted: Sat Apr 24, 2010 8:06 pm 
Offline
Global Moderator
Global Moderator
User avatar

Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Posts: 3734
Location: Shkup
Gender: Male
Shqiptaret e Ukraines (Pjesa1)


_________________
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman


Top
 Profile  
 
 Post subject: Re: S’ka komb tjetër të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirshëm!
Post Number:#20  PostPosted: Sat Apr 24, 2010 8:24 pm 
Offline
Global Moderator
Global Moderator
User avatar

Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Posts: 3734
Location: Shkup
Gender: Male
Vendimi për zhvendosjen e popullsisë çame në Azi

Më 23 janar 1923 u nënshkrua Traktati i Lozanës. Në nenin e fundit të saj, përcaktohej shkëmbimi i popullsisë turke në Greqi, me atë greke në Turqi. Ky angazhim u konfirmua disa herë nga qeveria greke. Por në mënyrë të kundërligjshme u bënë shumë përpjekje të dhunshme nga qeveria greke dhe administrata lokale, që shqiptarët myslimanë me kombësi shqiptare të përfshiheshin në shkëmbim dhe të dërgoheshin në Azinë e Vogël. Tashmë ishte bërë e qartë për të gjithë se ishte planifikuar një strategji e tërë për shpronësimin e kolonizimin e pronave shqiptare, me refugjatët grekë të ardhur nga Azia e Vogël. Në mbështetje të kësaj ideje, Ministria e Bujqësisë Greke, më 1 tetor 1922, me anën e një Qarkoreje urdhëronte administratën e përgjithshme të Epirit, që"… familjet e refugjatëve të stabilizoheshin në pronat e myslimanëve shqiptarë", (AYE/A/5 (9). (Guvernatori i Përgjithshëm i Epirit, MPJ Greke, Janinë 2 mars 1923). Njëkohësisht, me urdhër, nisi zhvendosja e çamëve nga shtëpitë e trojet e tyre. Ja si shkruan Krapsites:
"Qeveria greke, kishte planifikuar të vendoste në krahinën e Çamërisë, në pronat e shqiptarëve, 18.000 refugjatë grekë të ardhur nga Azia e Vogël. Ndërkohë, kontigjente kolonësh grekë, kishin nisur të vendoseshin në fshatin Gardhiq, Dhragomi, Karbunarë, Vole, Niste, Arpicë etj. Kështu p.sh., në fshatin Arpicë nga 300 shtëpi që kishte fshati, 250 i kishin zënë refugjatët, ndërsa shqiptarët u detyruan të sistemoheshin 3-4 familje në një shtëpi. (Vas.Krapsites, "Oi Mousolmanoi tsamides tis Thesprotias", Athina, 1986, f.33). Edhe në fshatrat myslimane të Shkallës (Filat), si në Picar, Muzhakë, Sollopi, Pjadhul dhe Sklav, u zaptuan me forcë nga refugjatët grekë, shtëpitë dhe pronat e myslimanëve.
Më 15 shkurt të vitit 1923 u lëshua një urdhëresë tjetër lidhur me sistemimin e të krishterëve pa tokë, sipas të cilit, tokat publike dhe ato në pronësi të myslimanëve shqiptarë, do të ndaheshin për t'u sistemuar refugjatët . Ligji i shpronësimit u vu në bazë të Kushtetutës Greke të vitit 1911 dhe hyri në fuqi para vitit 1923. Ky ligj nuk ishte gjë tjetër, veçse një grabitje zyrtare dhe ishte i mjaftë për t'i lënë shqiptarët pa bukë dhe t'i shtrëngonte të largoheshin nga Çamëria, ("Oi Mousolmanoi tsamides tis Thesprotias", Athina, 1986, f.33)…


_________________
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman


Top
 Profile  
 
 Post subject: Re: S’ka komb tjetër të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirshëm!
Post Number:#21  PostPosted: Sat Apr 24, 2010 8:39 pm 
Offline
Global Moderator
Global Moderator
User avatar

Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Posts: 3734
Location: Shkup
Gender: Male
RRETHANAT E SHPERNGULJES SE SHQIPTAREVE NGA ÇAMERIA DHE KOSOVA


Greqia dhe Serbia i kanë organizuar dhe kryer shpërnguljet e shqiptarëve çamë e kosovarë me të gjitha mënyrat dhe mjetet që i kanë vlerësuar rezultative. Ato kanë zbatuar krahas formave të kamufluara legale, edhe ato të dhunshme e tërësisht brutale.

4.1. Midis të dy luftrave botërore, Greqia dhe Serbia përdoren traktatet dy dhe shumë palëshe të paqes, si edhe marrëveshje të posaçme për të shpërngulur shqiptarë nga Çamëria dhe Kosova. Të tilla ishin Traktati turko-serb i paqes, i nënshkruar në Stamboll më 1914, Traktati i Lozanës i vitit 1923 që parashikonte raporte shpërnguljesh të ndërsjellta, kryesisht midis Greqisë e Turqisë por ku, krahas vendeve të tjera, përfshihej edhe Serbia; Marrëveshja jugosllavo-turke e korrikut 1938, etj. Administratat qeveritare përkatëse greke dhe serbe (jugosllave) realizonin funksione të caktuara për të nxitur shpërnguljet e sanksionuara sipas traktateve e marrëveshjeve.

Ato ishin të autorizuara të përshpejtonin çdo procedurë të nevojshme të kalimit pa kthim të kufirit nga shqiptarët deri edhe në shkeljen e rregullave formale të pajisjeve me dokumentat e duhura të largimit.
4.2. Megjithatë, format brutale ishin kryesoret për të nxitur shpërnguljen. Shprehja më tipike e këtyre metodave e mjeteve dhunuese të detyrimit për t'i dëbuar shqiptarët nga Çamëria ishin vrasjet masive të popullsisë pa dallim moshe dhe gjinie, në fund të Luftës së Dytë Botërore. Formacione të rregullta ushtarake dhe njësi terroriste të komanduara nga gjenerali Zervas, që do të bëhej më pas ministër, vërshuan në të gjithë Çamërinë, nga gjiri i Artës deri në kufirin jugor të Shqipërisë, nëpër fshatrat e rrethinave të Paramithisë, Pargës, Gumenicës e të tjera.

Dëshmitë e tmerrit janë fiksuar në raporte e informacione të kohës, të cilat ende vazhdojnë të jenë të shpërndara e të pasistemuara. Ato janë nga burime të ndryshme dhe nuk arrijnë të tregojnë shifrën e saktë të mijëra të masakruarve. Njëra prej tyre është ajo e ish anëtarit të Dhomës së Ulët të Parlamentit të Britanisë së Madhe Hutchinson, i cili njoftonte kolegët e tij në fund të vitit 1945 se "rreth 2.500 pjesëtarë të minoritetit shqiptar në Greqi janë vrarë nga grekët dhe 25.000 të tjerë kanë braktisur shtëpitë e tyreme fillimin e masakrave e të terrorit për të mos rënë në duart e forcave greke"
Dy studiues të sotëm britanikë vënë në dukje se "më 1944, duke u përpjekur të krijonte një rajon kufitar etnikisht të pastër, qeveria greke shpërtheu një fushatë terrori në Çamëri, si rezultat i së cilës rreth 35.000 çamë u arratisën në Shqipëri dhe të tjerë në Turqi".

4.3. Treguesi më tipik i brutalitetit e dhunës së drejtpërdrejtë për të nxitur shpërnguljen në Kosovë, kryesisht deri në vitin 1966, por edhe më pas, kanë qenë të ashtuquajturat aksione të mbledhjes së armëve. Këto operacione ndëshkimore në përmasa të mëdha u përdorën gjerësisht midis dy luftrave botërore dhe pas viteve 50-të. Më tipiku midis tyre, që u shtri në tërë Kosovën dhe që shërbeu si nxitje për largimin masiv të shqiptarëve në Turqi, ka qenë i ashtuquajturi aksion i mbledhjes së armëve i dimrit të viteve 1955-1956. Masakrat dhe vrasjet masive, djegiet, përdhunimet e sidomos dëbimet arritën kulmin në vitin 1998 e veçanërisht në fillim të vitit 1999, kur më shumë se gjysma e popullit shqiptar në Kosovë u detyrua të shpërngulej nga vatrat e veta, ndërkohë që shifra e të vrarëve dhe të zhdukurve nuk dihet edhe sot pas një viti.

GREQIA SIPAS FORMATIT TË PROGRAMIT GREK TË “MEGALI IDESË“

Historia e Konstantin Karapanosit, “arkeologut të shtirur” dhe tentativa e parë për aneksimin grek të Epirit. Cili ishte roli i shokut të klasës së Ismail Qemalit në “Zosimea” të Janinën për të zgjeruar territorin grek me toka shqiptare



Gjatë një fjalimi patetik në parlamentin grek, në vitin 1844, kryeministri grek J. Koletis deklaronte si “toka irredente”, që shpejt a vonë i duheshin aneksuar Greqisë, provincat otomane të Thesalisë, Epirit, Maqedonisë, Thrakës, Ishujt Jonianë, Kretës, bregdetit perëndimor i Azisë së vogël dhe ishujt pranë tij dhe, më në fund, Kostantinopojës, “forca tërheqëse dhe shpresa e gjithë helenëve”. Ky ishte programi i “Megali Idesë”, dmth. i projektit nacionalist që synonte shtrirjen e shtetit grek në kufijtë e Perandorisë mesjetare Bizantine. Mitizimi i së shkuarës, kjo sëmundje e vjetër e politikës greke, që kritikë të saj e kanë quajtur ancestoritis (apo progonopleksia), dhe kthimi i “Megali Idesë” në një ideologji shtetërore, e orientoi shtetin grek, qysh me krijimin e tij, drejt rivendikimesh territoriale të pafundme. Të cilat, sigurisht, kishin shans të realizoheshin falë mbështetjes së fuqive “protektore”, para së gjithash Anglisë, Francës e Rusisë, që asistonin shtetin e ri grek që nga koha e krijimit të tij, pas vitit 1821.

Megali Idea, ekspansioni grek

Në atë kohë, historiani gjerman J. Ph. Fallmerayer ishte ndër të paktët evropianë, që denoncoi “demonin” ekspansionist të shtetit grek si dhe përgjegjësinë e fuqive evropiane në tolerimin e në mos kuptimin e rreziqeve që fshiheshin pas rivendikimeve tashmë të hapura të Greqisë: “Ndërkohë që ata vetë nuk japin e nuk bëjnë asgjë, grekët dëshërojnë gjithnjë vetëm të rrëmbejnë dhe praktikisht prej tridhjetë vjetësh ata nuk pushojnë së ankuari e së kërkuari para, ndere, privilegje e territore...Grekët pretendojnë se ata nuk do mund të shënojnë asnjë përparim në jetën politike dhe se vendi do vazhdojë të jetë i kontrolluar nga bandat e kusarëve, përsa kohë atyre nuk do t’u jepet edhe Epiri e Thesalia...Por, provoni t’ua jepni Epirin dhe Thesalinë dhe do shihni se ç’do të ndodhë.

Për të qenë plotësisht e definitivisht të sinqertë, do t’ju thonë grekërit, duhet të na jepni edhe Maqedoninë, edhe Thrakën, madje edhe Stambollin. Por edhe sikur gjithshka t’u japësh, ata do të mbeten po ata që kanë qenë qysh nga koha e Paleologëve: një turmë barbareskash të krishtera, që kanë mbetur të pandëshkuar vetëm për shkak të dobësive foshnjore të politikës evropiane”(J. Ph. Fallmerayer, Gesammelte Werke, II. Band, Leipzig, 1861, f. 145). Rreth 30 vjet më vonë, në Kongresin e Berlinit, përfaqësuesi turk, Safet Pasha u deklaronte të mëdhenjve të Evropës se kërkesa e Greqisë për të aneksuar Epirin e Thesalinë ishte thjesht kërkesë e radhës, që nuk do të vononte të pasohej nga të tjera, porsa të ishte bërë ky hap i parë... Në fakt, ndodhi pikërisht ashtu.

Greqia i avancoi vazhdimish pretendimet e saj territoriale dhe arriti t’i marrë pothuaj të gjitha territoret e përmendura nga Koleti e nga Fallmerayer, jo aq me mund e luftë, sa me protokolle që ju imponuan Turqisë nga protektorët e saj, Anglia, Franca e sidomos Rusia. Dhe në vitin 1920, duke përfituar nga kaosi që kishte përfshirë Perandorinë Osmane, tashmë në shpërbërje e sipër, trupat greke zbarkuan në Izmir, duke iu afruar qëllimit të madh, pushtimit të Kostantinopojës, qytetit të ëndrrave megaloideiste. Atë kohë afishe të panumërta të ngjitura në muret e Athinës, përshëndesnin Eleuther Venizellosin, “krijuesin e Greqisë së dy kontinenteve e të pesë detrave”. Ngazëllim jetëshkurtër, pasi dihet që aventura e ushtrisë greke në Azinë e Vogël u kthye në një tragjedi të vërtetë kombëtare, kur ushtritë helenike u thyen keqas nga trupat vullnetare turke, të riorganizuara e të motivuara nga një gjeneral i ri, Kemal Ataturku (1922).
(Gazeta “Illyria”, nr.1230, date 8 10 prill 2003)

Duke folur per viziten e presidentit grek Stefanopullos ne tetor te vitit 2004, Kadare shprehet:
“Miqesine nderballkanike e cmoj si nje program themelor per cdo vend. E sidomos me vendet si Greqia, me te cilen vec gjeografise na bashkon e kaluara e tere historike. Nderkaq duhet thene se ne qofte se ka nje gje qe nuk mund te jete vecse e ndersjellte, ajo eshte miqesia. Kemi pritur shenja dhe ide evropianiste nga fqinji yne jugor, anetar i BE se.

Per fat te keq, ne vend te tyre vjen me se shumti nje ere sepetesh te vjetra, qe s’i hyn ne pune askujt. Ne mjaft raste politikanet greke qe kane ardhur ketu nuk e kane patur pergatitjen e as emancipimin e duhur per te perballuar rrahje problemesh delikate te Ballkanit te sotem. Problemi cam eshte nje nga ata qe nuk mund te shmangen me ca fraza retorike per te ardhmen, miqesine, etj, etj. Ai nuk mund te futet ne kategorine e rekuizites se vjeter, e miteve, legjendave, fantazive boshe qe ballkanasit i kane aq shume qejf. Ketu kemi te bejme me nje debim te dhunshem popullsie, shoqeruar me masaker dhe tmerr, pra me nje krim masiv.

Problemi cam ka dy ane; e para njohjen nga Greqia te asaj dhune te rende; e dyta, ceshtjen e pronave. Njohja e krimit nuk ka te beje me dufet nacionaliste. Krimi eshte makina me e vjeter e njekohesisht makina me bashkekohore, qe s’e le te qete ndergjegjen e nje populli. Greqia duhet te cliroje vetvehten prej tij. Shkulja e nje popullsie me dhune s’ka te beje me pretendime tokesore. Greqia dhe Shqiperia ndersjelltas kane patur pretendime te tilla ndaj njera tjetres.

Ato kane hequr dore prej tyre dhe kjo eshte merite e te dy paleve. Sic thashe, krimi s’ka te beje me to. Ne qofte se Shqiperia ka bere dhune te ngjashme ndaj grekeve, do te isha i pari qe do te kerkoja njohjen dhe denimin e popullit tim. Ne qofte se Greqia ka deshmi per krimet shqiptare kunder saj qe ne nuk i dime ose kemi dashur t’i harrojme, ajo duhet t’i shpalle e te na kerkoje njohjen dhe denimin e tyre. Kjo eshte rruga e pastrimit shpirteror te Ballkanit.” (Gazeta “ Illyria”, nr.1393. date 9 11 nentor 2004).

Perseri ne vitin 2005 Kadare flet per Camerine:
“Kur viset e populluara zbrazen nga gjendja njerezore, letersia dhe arti jane te fundit qe i braktisin. Mund te thyhen ushtrite, te terhiqen rojet e kufirit, te heshte diplomacia, arti nuk bindet. Ai kthehet e rikthehet atje, te logu i vjeter. Atje ku te tjeret i ndal shenja e kufirit te ri, traktatet ose rendi i ri i botes.

Cameria ben pjese ne harten me te dhimbshme te Europes, ate qe ka njohur shpernguljen. Eshte nje harte per te cilen flitet me kujdes, per te mos nxitur acarime te reja ne kete bote te shqetesuar. Nderkaq heshtjet gjithashtu mund te acarojne, madje me keq.

Shumica e cameve qe u shperngulen mizorisht nga vatrat e veta ne mbarim te Luftes se dyte Boterore, jane ende gjalle sot. Jane shuar dy ose tre breza, ata qe mezi capiteshin drejt Shqiperise, por jane gjalle adoleshentet, femijet, se fundi, foshnjat qe hynin ne atdheun ame neper djepe. Te gjithe ata, ne nje menyre ose ne nje tjeter, mbajne mend. Asnje ligj i botes, asnje formim kulturor nuk mund t’i bejne njerezit te mos kene kujtese, e aq me pak te mos kene nostalgji.

Ky liber (“Antologji per Camerine” i poetit Ali Podrimja) nuk eshte as politik, as nismetar i nje fushate. Ai eshte para se gjithash liber njerezor. Liber me vjersha e poema, me art, shkruar nga njerezit per njerezit. Eshte nje dhimbje qe nuk iken ngaqe dikush e shpall te paligjshme.

As duke bere sikur nuk di. E aq me pak, kur sillesh pa nderim ndaj saj. Ne boten e sotme te te drejtave te njeriut, drama e cameve kerkon rishqyrtim. Ne kete liber jam ne boten e artit, atje ku shpesh kane nisur rishqyrtimet e medha te ndergjegjes se njerezimit.”
(Mesazhi i Kadarese per “Antologji per Camerine” i poetit Ali Podrimja).

Shkrimet e Kadarese per Camerine dhe camet jane ne vetvete edhe proteste per ate qe eshte bere deri tani ose me mire te themi per ate qe nuk eshte bere asgje. Ndihemi te lene ne meshire te fatit, te braktisur.

Ne librin e professor Sami Repishtit “Mbi Camerine” (Punimet e seminarit te pare kulturor “Mbi Camerine” ne New York, 17 qershor 2000) thuhet:

“Ku ishte per 45 vjet qeveria komuniste e Shqiperise (qe hoqi me dekret qytetarine e tyre greke dhe krijoi premisa per perjashtim te perhershem te kesaj popullsie nga trojet e tyre shekullore) dhe ku eshte sot shteti nene “demokratik” qe nuk ngre zerin ne mbrojtje te te drejtave me elementare te popullsise came, te drejten e jetes se lire si qytetare me te drejta te plota dhe te zoterimit te pasurise private te dokumentuar qe eshte nje nga themelet e shoqerise civile te qyteteruar? Perseri heshtje publike per kete plage te hapur e qe rrjedh gjak te kombit shqiptar, heshtje publike qe mbetet nje njolle e zeze dhe e pashlyer e qeverive te ndryshme te shtetit shqiptar. Heshtja publike eshte vrasje e dyfishte per popullsine came ne Shqiperi dhe Greqi.”

Si perfundim del se ceshtja came ka pesuar nje dem te madh nga qendrimet e deritanishme te nje pjese te klases politike dhe te pushtetareve tane. Lidhur me kete, Kadare do te thote:

“Kosova praktikisht u be e lire. Shqiperise iu hap vertet rruga e Europes, vemendja ndaj saj i kaperceu kufijtee e enderruar. E me gjithe ate shans te pashembullt perpara Shqiperise, si nje shkemb ogurzi ka dale nje faktor pengues: faktori shqiptar. Nje grup politikanesh shqiptare, nje zhgan banditesh e mafiozesh, nje varg gjykatesish te korruptuar, te ndjekur nga nje turme laramane sejmenesh, jo vetem qe e pengojne kete vend te eci drejt fatit te tij te mire, por e shtyjne drejt humneres.

As lodhja e popullit, as flijimet e tij, as nje milion te shkulurit e Kosoves, as nje mije femije te pushkatuar mizorisht, nuk ndikojne per te te sjelle ne vete. Perkundrazi, me me zell se me pare kane marre kazmen shkaterruese. Me fjale te tjera, ia kane bere bene Shqiperise sic thuhet. Atehere c’do te bejme perballe kesaj force te zeze? Mendoj se dicka duhet bere.”
(Gazeta “Koha Jone”, 14 korrik 1999)

Me te vertete dicka duhet bere per te ndergjegjesuar politiken shqiptare. Duhet punuar me teper nga shoqeria politike “Cameria”, duhet te dale perseri ne balle diaspora shqiptare ne SH.B.A., gazeta “Illyria” dhe gjithe miqte e Shqiperise. Duhet shfrytezuar ne maksimum fati qe ndodhemi prane institucioneve amerikane, prane drejtuesve te ketij vendi qe eshte miku me i madh i Shqiperise, kampion i paqes dhe lirise. Te prezantojme dhe mbrojme me dinjitet ceshtjen came qe kete vit mbush 62 vjetorin e perkujtimit te saj.

_________________
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman


Top
 Profile  
 
 Post subject: Re: S’ka komb tjetër të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirshëm!
Post Number:#22  PostPosted: Mon Apr 26, 2010 4:53 pm 
Offline
Global Moderator
Global Moderator
User avatar

Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Posts: 3734
Location: Shkup
Gender: Male
DOKUMENTE HISTORIKE
KONVENTA JUGOSLLAVO - TURKE
PËR SHPËRNGULJEN E SHQIPTARËVE
( 1 9 3 8 )



K O N V E N T A

Mbi rregullat e emigrimit të popullatës turke * ( * Fjala është për shpërnguljen e popullsisë shqiptare të konfesionit mysliman ) nga regjioni i Serbisë së Jugut në Jugosllavi.

Qeveria e Republikës së Turqisë dhe Qeveria e Madhërisë së Mbretit të Jugosllavisë konstatojnë:

- Emigrimin (shpërnguljen) e myslimanëve nga regjioni i Sërbisë së Jugut, dhe

- Njëherit vlerësojnë se kjo popullatë nga ana tjetër, në përgjithësi, i ka humbur të drejtat e regjimit të lirë në Jugosllavi, dhe së bashku janë përcaktuar ta braktisin territorin e Mbretërisë, me dëshirën e tyre legjitime, në mënyrë që t'u bashkohen etnikëve të tyre natyral në Turqi.



Ata shfaqën dëshirën që të nënshkruajnë Konventën sipas së cilës caktohen mënyrat e shpërnguljes si dhe preimpotencat e tyre përkatëse të:

Madhërisë së tij, Mbretit të Jugosllavisë;

M.

Ekselenca e tij, Zoti Kryetar i Republikës së Turqisë.

M.

Ato do të komunikojnë dhe do t'i përmbushin dëshirat e tyre, sipas mënyrave të caktuara me dispozitat vijuese:


Neni 1.

Me këtë konventë identifikohen shtetasit jugosllavë me fé, kulturë dhe kombësi myslimane dhe që flasin gjuhën turqishte.

Ndërsa, me këtë Konventë nuk identifikohen, personat për të cilët hyrja në Turqi është ndaluar sipas ligjeve dhe rregullave të Turqisë, të cilat janë në fuqi, edhe atë: popullata nomade dhe ajo jevge.



Neni 2.

Regjionet, të cilat i nënshtrohen emigrimit sipas kësaj Konvente, janë si vijon:

1. Rajoni i Banovinës së Vardarit:

Rajoni i Malit Sharr (Prizreni); Gora (Dragashi); Podgora (Suha-Reka); Nerodimja (Ferizaj); Donji Pollog-Pollogu i Ulët (Tetova); Gornji Pollog-Polloga i Sipërm (Gostivari); Galica (Rostusha); Dibra (Dibër); Struga (Strugë); Graçanica (Prishtinë); Kaçaniku (Kaçanik); Gjilani (Gjilan); Presheva (Preshevë); Prespa (Resnja); Poreçi (Juzhni Brod-Makedonski Brod); Prilepi (Prilep); Bitoli (Manastiri); Kavadarci (Kavadari); Marihovo (Manastiri-Marihovë); Negotin Na Vardaru (Negotini i Vardarit); Skopje (Shkupi), Kumanova (Kumanovë); Velesi (Velesi); Ovçe Pole (Ovçe Pole); Radovishte (Radovishte); Strumica (Strumicë); Dojrani (Valandova); Gjevgjelija (Gjevgjelija); Kriva Pallanka (Kriva Pallanka); Kratovo (Kratova); Carevo Sello (Carevo Sello); Malesi (Berovo).

2. Rajoni i Banovinës së Zetës, përfshin:

Pejën (Pejë); Istokun (Istog); Mitrovicën e Kosovës (Mitrovicë e Kosovës); Gjakovën (Gjakovë); Podrimjen (Rahovec).

3. Rajoni i Banovinës së Moravës përfshin:

Llapin (Podujevë); Vuçiternën (Vuçitërnë); Drenicën (Sërbicë).

Qeveria jugosllave do të caktonte se nga cili regjion do të fillonte emigrimi (shpërngulja).



Neni 3.

Numri i familjeve, për të cilat Qeveria turke merr obligimin që t'i pranojë nga regjionet e përmendura në Nenin 2, sipas kushteve të kësaj Konvente, përbëhet prej 40.000 familjesh. Këtu përfshihen familjet e përbashkëta dhe anëtarët e tyre (personat) dhe fëmijët e një gjaku, të cilët në momentin e nënshkrimit të kësaj Konvente, jetojnë në një bashkësi familjare të pandarë dhe nën një kulm të përbashkët.



Neni 4.


Riatdhesimi i këtyre 40.000 familjeve do të realizohet për gjashtë (6) vjet, sipas këtyre proporcioneve:

1. Në vitin 1939 4.000 familje

2. Në vitin 1940 6.000 familje

3. Në vitin 1941 7.000 familje

4. Në vitin 1942 7.000 familje

5. Në vitin 1943 8.000 familje

6. Në vitin 1944 8.000 familje

Nëse ky numër i familjeve nuk mund të realizohet sipas viteve të parapara për shkak të pengesave-vështirësive eventuale, dy palët kontraktuese, do të bëjnë marrëveshje sipas dispozitave përkatëse ligjore mbi numrin e të emigruarve (të shpërngulurve), të cilët do të evakuohen nga njëra anë, dhe do të pranohen nga pala tjetër, tre muaj para fillimit të emigrimit. Por, kuptohet se këto ndryshime eventuale të numrit të të emigruarve (të shpërngulurve) në vit, nuk mund të zgjatet më tepër se një vit gjatë gjashtë (6) viteve të caktuara -të fiksuara për emigrim (për shpërngulje). Koha e emigrimit (shpëmguljes) për çdo vit do të zgjasë (do të fillojë) prej muajit maj deri më 15 tetor, pos kontingjentit të vitit të parë, i cili do të fillojë në fillim të muajit korrik të vitit 1939.
Image
Shqiptarë të dëbuar (»muhaxhirë«) nga trojet e tyre prej pushtuesve serbë me 1912.

Neni 5.

Kjo Konventë do të zbatohet vetëm për emigrimin (shpërnguljen) e popullsisë, siç u përmend më sipër. Myslimanët (turqit e shqiptarët) të cilët jetojnë në qytete, në regjionet e lartpërmendura, anëtarët dhe begatitë e tyre nuk përfshihen në stimulim (në marrëveshjen e caktuar me kontratë) sipas kësaj Konvente. Nëse dëshirojnë të emigrojnë në Turqi, ata do të munden të emigrojnë (të shpërngulen) si të lirë, në pajtim (konform) me Ligjin mbi emigrimin e tyre në Turqi. Me këtë rast, ata lirisht mund t'i likuidojnë begatitë (mallrat) e veta në fshat dhe në qytet. Qeveria jugosllave, sa i përket transferimit (shpërnguljes) në Turqi, cakton sasinë dhe shumën e likuidimit të mallrave të tyre (të pasurisë së tyre), ndërsa sa i përket vizës për hyrjen e tyre definitive në Turqi, Qeveria Turke do t'i ofrojë të gjitha lehtësimet e nevojshme.



Neni 6.

Në bazë të kësaj Konvente, e gjithë pasuria e patundshme në fshat, e cila u takon të shpërngulurve, do të mbetet pronë e Qeverisë jugosllave, në çastin kur Qeveria jugosllave do t'ua pareqcsë përfaqësuesve të Turqisë në Jugosllavlistën vjetore të të shpërngulurve. Sa i përket pasurisë së patundshme në qytet, ajo do t'u mbetet në disponim të lirë pronarëve të tyre. Kuptohet, se Qeveria jugosllave nuk merr obligim për pasurinë e patundshme në fshat, në çastin kur njerëzit që do të shpërnguleshin (tanimë të caktuar në listë) e kanë braktisur vendbanimin e tyre nga vendzbarkimi i caktuar. Deri në marrjen e pasurisë nga Qeveria jugosllave, shfrytëzimi i asaj pasurie, siç është e garantuar me këtë Konventë, do të bëbet nga pronarët e saj. Pronësimin e kësaj pasurie, Qeveria jugosllave do ta realizojë lirisht në pajtim me dispozitat e Ligjit mbi kolonizimin e regjioneve të Serbisë së Jugut, i cili është në fuqi.
Image
Fshati Aliaj i Kastratit i djegur nga ushtria jugosllave më 1920

Neni 7.

Qeveria jugosllave duhet t'i paguajë Qeverisë turke shumën prej 500 lirash turke për një familje, ndërsa shuma e tërësishme do të jetë 20.000.000 lira turke për 40.000 familje, në bazë të së cilës shumë, këto familje do të merren në konsiderim. Përkundër kësaj pagese globale, të gjitha pasuritë e patundshme fshatare që u përkasin të shpërngulurve, në pajtim me Nenin 6, mbeten pronë e Qeverisë Jugosllave. Sa i përkat pasurisë së tundshme dhe të patundshme fshatare, e cila i takon kombësisë myslimane ose Evkafit (Vakafit), kuptohet se kjo Konventë nuk i dëmton dispozitat e Ligjit ekistues, i cili i regullon ato.



Neni 8.

Qeveria jugosllave më 1. prill dhe më 1. tetor të çdo viti do të kryejë (bëjë) pagesën periodike (semestrale), e cila do të jetë në proporcion me familjet që shpërngulen, të cilat do të evakuohen gjatë vitit, e që mund të zvogëlohet ose të rritet në proporcion me numrin e tyre. Pagesa, shuma e së cilës është caktuar me nenin e mëparshëm (Neni 7) do të bëhet në 12 kiste e ndarë për gjashtë (6) vjet.



Neni 9.

Qeveria jugosllave, secilën pagesë do ta bëjë në këtë mënyrë:

30% në deviza, të cilat duhet t'ia lejojë në dispozicion Qeverisë së Republikës së Turqisë përmes Bankës Popullore të Jugosllavisë;

70% në dinarë, duke i deponuar në Bankën Popullore të Jugosllavisë, në dobi të xhirollogarisë - në favor të QevErisë së Republikës së Turqisë.

Banka Popullore e Jugosllavisë, për secilën pagesë do ta njoftojë menjëherë Legatën e Turqisë në Beograd, se depozita është bërë në xhirollogarinë e tyre.
...........

_________________
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman


Top
 Profile  
 
 Post subject: Re: S’ka komb tjetër të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirshëm!
Post Number:#23  PostPosted: Mon Apr 26, 2010 4:58 pm 
Offline
Global Moderator
Global Moderator
User avatar

Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Posts: 3734
Location: Shkup
Gender: Male
.....
Image
Fshati Koplik i djegur nga ushtria jugosllave më 1920.

Neni 10.

Përshndërrimin e dinarëve në lira turke, Banka Popullore e Jugosllavisë dhe Banka Qendrore e Republikës së Turqisë do të realizojnë, në marrëveshje të përbashkët, sipas kursit të ndërrimit në lira turke, i cili vlen ditën e ndërrimit, përkatësisht në ditën e secilës pagesë.



Neni 11.

Shumat (fondet) e deponuara në Bankën Popullore të Jugosllavisë do të shfrytëzohen nga ana e Qeverisë së Republikës së Turqisë, qoftë në të gjitha format ose pagesat dhe shpenzimet, të cilat do të bëhen në Jugosllavi, qoftë për blerje në tregun jugosllav, përveç mallrave, eksportimi i të cilave është i ndaluar dhe i kushtëzuar me pagesat e tyre në deviza (siç janë): bakri, leshi, prodhimet nga lëkura, prodhimet nga druri i arrës, frutet e vajrave, ullinjtë, gruri dhe misri.

Blerja e të gjitha këtyre mallrave do të realizohet, duke ia destinuar ato Turqisë. Këto mallra do të lirohen nga çdo tatim, taksë ose nga çdo ngarkim tjetër i eksportimit. Kuptohet se, për eksportim nuk do të zbatohen dispozitat e parashikuara në bazë të marrëveshjeve komerciale (tregtare) të lidhura ose që do të lidhen, por ajo do të bëhet në pajtim me dispozitat e kësaj Konvente.



Neni 12.

Personat që do të evakuohen gjatë periudhës së shpërnguljes, të cilët do të shpërngulen sipas listës vjetore, duhet të japin (paraqesin) deklaratë me shkrim para autoriteteve jugosllave në bazë të nenit 53 të Ligjit mbi shtetasit jugosllavë që është në fuqi, se heqin dorë nga shtetësia Jugosllave me dëshirë. Këta persona do t'i kenë cilësitë dhe do t'i gëzojnë të drejtat e të shpërngulurve sipas ligjeve turke, që nga momenti kur përfaqësusit e Turqisë, të cilët do të emërohen për këtë çështje, do t'i nënshkruajnë listat vjetore të emigrimit në Turqi.



Neni 13.

Të shpërngulurit, në përgjithësi, do të jenë të lirë t'i likuidojnë ose t'i bartin me vete të gjitha mallrat (e pasurinë) e veta të tundshme të të gjitha llojeve, me të cilat posedojnë (si pronë personale), pastaj shtazët e shpezët nga fermat e tyre, instrumentet, makinat etj. të cilat përdoren në punë bujqësore ose industriale ose për ushtrimin e zejeve e profesioneve të tjera.

Megjithatë, për transportin e mallrave dhe të pasurisë së tyre të tundshme, veglave bujqësore, pastaj nga 4 kafshë të trasha dhe nga 10 kafshë të vogla, duke mos i llogaritur të vegjëlit e tyre, vjetat etj.; Qeveria Jugosllave merr përsipër që ato t'i transportojë gratis deri në limanin e zbarkimit të tyre në Selanik.

Për transportin e mallrave, të shpërngulurit gëzojnë zvogëlimin e taksave sipas tarifës në fuqi. Megjithatë, nuk gëzojnë zvogëlimin e taksave për kafshë, si p.sh. gjashtë kafshë të trasha dhe 20 kafshë të imëta (të vogla) duke mos i llogaritur të vegjëlit e tyre, për secilën familje që shpërngulet.

Eksportimi i kafshëve bëhet sipas dispozitave të Konventës ekzistuese veterinare dhe në bazë të çertifikatës së veterinarit, të cilat do të sigurohen gratis për ata që shpërngulen.

Ata që shpërngulen janë të autorizuar, që në mënyrë të barabartë të importojnë: ekskluzivisht stolitë e tyre personale, pikërisht qaforet ose pjesët e tyre, gjerdanët nga ari, argjenti, të cilat i mbajnë në qafë femrat, si dhe secili nga ata nuk mund të importojnë më shumë se një sosh.

Përkundër kësaj, secili kujdestar i familjes është i autorizuar që lirisht të importojë, në të dalë nga Jugosllavia, shumën prej 2.000 dinarësh, si dhe shumën prej 4.000 dinarësh të shndërruar në kundërvlerë në deviza. brendshëm, pas likuidimit të pasurisë së tyre të tundshme dhe të patundshme në qytet e në fshat, mallrat, eksportimi i të cilave nuk është i kushtëzuar në deviza ose i ndaluar në Jugosllavi si dhe importimi i të cilave nuk është i ndaluar në Turqi. Të gjitha këto mallra do t'i nënshtrohen taksave dhe ngarkesave të tjera të eksportimit dhe të importimit.
Image
Nga kjo hartë mësojmë se shqiptarët kanë qenë shumicë në këto troje dhe se duke i indentifikuar si „turq“ ose „muslimanë“ ata i kanë shpërngulur nga vatrat e tyre stërgjyshore. Nga ky dokument pos të tjerash mësojmë se shqiptarë ka pasur edhe në këto rajone:

Poreçi (Juzhni Brod-Makedonski Brod); Prilepi (Prilep); Bitoli (Manastiri); Kavadarci (Kavadari); Marihovo (Manastiri-Marihovë); Negotin Na Vardaru (Negotini i Vardarit); Velesi (Velesi); Ovçe Pole (Ovçe Pole); Radovishte (Radovishte); Strumica (Strumicë); Dojrani (Valandova); Gjevgjelija (Gjevgjelija); Kriva Pallanka (Kriva Pallanka); Kratovo (Kratova); Carevo Sello (Carevo Sello); Malesi (Berovo).


Neni 15.

Banka Popullore e Jugosllavisë do të hapë xhiro-llogarinë speciale në emër të Qeverisë së Republikës së Turqisë në Bankën Qendrore të Republikës së Turqisë, në të cilën secili i shpërngulur do të ketë mundësinë të deponojë të gjitha shumat që i takojnë dhe me të cilat disponon, në pikëpamje të garantimit të transferimit përmes blerjes së mallrave në Jugosllavi, Banka Popullore e Jugosllavisë do ta njoftojë Legatën e Turqisë në Beograd për secilën pagesë të bërë në efektiv, me udhëzim të detalizuar të deponuesit. Këto shuma, kështu të transferuara në Turqi, përmes mallrave të blera në JugoslIavi, do t'u kthehen të interesuarve nga ana e Bankës Qendrore të Republikës së Turqisë.



Neni 16.

Fondet, mallrat, vlerat, mobiljet dhe të gjitha objektet e tjera, të cilat u përkasin të miturve dhe anëtarëve të tjerë të familjes, të cilëve ua ka besuar kujdestari i familjes dhe të besuara nga organet kompetente jugosllave, do t'i paguhen ose do t'i lejohen Qeverisë së Republikës së Turqisë, që në të ardhmen do t'i sigurojë administrata dhe mbrojtja e tyre, deri sa të rriten ata, ndërsa shpagimi i tyre do t'i bëhet kryetarit të familjes, i cili e gëzon këtë të drejtë në pajtim me ligjet e Turqisë.



Neni 17.

Të gjithë të rinjtë myslimanë, familjet e të cilëve janë regjistruar në listat vjetore të shpërnguljes, e të cilët ende gjenden në rradhët e armatës jugosllave, menjëherë do të lirohen nga shërbimi ushtarak i mëtejmë, dhe në të njejtën kohë do të shpërngulen së bashku me familjet e tyre. Nën të njejtat kushte, nuk do të përfshihen, të rinjtë myslimanë turq që jetojnë në regjionet, popullsia e të cilave është caktuar të emigrohet gjatë vitit vijues.



Neni 18.


Nga ana e Qeverisë jugosllave do të emërohet një Komision special, i cili do të angazhohet për hartimin e listës vjetore për të shpërngulurit, duke e detalizuar me të gjitha shënimet e nevojshme mbi kushtet, profesionin dhe zejet e emigrantëve. Listat duhet t'u prezentohen përfaqësuesve të Qeverisë turke, dhe njëherit duhet të zbatohen nga ana e tyre, ato do të shërbejnë si bazë për lejimin e dhënies së pasaportit turk, si dhe për llogaritjen e numrit të familjeve të të shpërngulurve.

Ky Komision jugosllav do të mbajë bashkëpunim të përhershëm me të deleguarit turq, dhe në kërkesë të tyre, duhet t'u ofrojë atyre të gjitha informatat për të cilat ata kanë nevojë.



Neni 19.

Nisja dhe ngarkimi i të shpërngulurve do të bëhet në bazë të pasaportave turke kolektive, të cilat do t'u lejohen atyre nga autoritetet konsullare të Qeverisë së Republikës së Turqisë në Jugosllavi. Pasaportat kolektive turke si dhe të gjitha dokumentet e tjera të nevojshme, të cilat vlejnë si dëshmi, përgatitja e listave vjetore dhe e vizave përkatëse në pasaporta për të dalë nga Jugosllavia, absolutisht do të bëhen gratis.



Neni 20.

Në zonën e lirë të Jugosllavisë, në Selanik, do të konstituohet një komision mikst turko-jugosllav i përbërë nga nënpunësit, të emëruar nga të dy qeveritë, i cili do të angazhohet, në marrëveshje të përbashkët, për të ndëmarrë të gjitha masat e domosdoshme, sipas rrethanave dhe kushteve të ngarkimit dhe të zbarkimit të të shpërngulurve.



Neni 21.


Kjo Konventë hyn në fuqi ditën e ratifikimit të saj nga ana e të dy qeverive.

Njëherit, nënshkruesit, këtë Konventë do ta vërtetojnë me vulat përkatëse.

E hartuar në gjuhën frënge në vitin 1938.

_________________
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman


Top
 Profile  
 
 Post subject: Re: S’ka komb tjetër të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirshëm!
Post Number:#24  PostPosted: Mon Apr 26, 2010 5:00 pm 
Offline
Global Moderator
Global Moderator
User avatar

Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Posts: 3734
Location: Shkup
Gender: Male
1. Dotation Carnegie pour la paix international, enquete dans les Balkans, raport, Presente auex directaurs de la-notation par les Mebres de la Comission d'enquete, Paris 1914; Freundlieh Leo, Albaniens Golgotha, Wien 1913; Edit Dyrhami, Njëzet vjet ngatërresa Ballkanike (për vitet 1912-1914)

2. Kosta Novakoviç, Nacionalizacija i srbizacija Kosova, «La Federation balkanique» 1931, «Kosova», Konstancë 1931-1932 (artikujt: Lotët e Dukagjinit, Kosova dhe Zogu (Shqipëria e re).

3. Më gjerësisht: Hak, organ i «Bashkimit» 1920-1924, Për çdo numër «Hak» sillte nga një vështrim duke i thirrë shqiptarët që të mos shpërngulen, sepse s'kanë asgje të përbashkët me turqit: F.S. Noli, Një tragjedi në 3 akte, Shpasurim, shpërngulje, shfarosje: «Liria kombëtarë» 10 prill 1929.



Dokumente: Memorandumi i Çubrilloviqit për zhdukjen e shqiptarëve

Leo Freundlich: Albaniens Golgotha 1913

_________________
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman


Top
 Profile  
 
 Post subject: Re: S’ka komb tjetër të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirshëm!
Post Number:#25  PostPosted: Mon Apr 26, 2010 5:07 pm 
Offline
Global Moderator
Global Moderator
User avatar

Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Posts: 3734
Location: Shkup
Gender: Male
Hallkat e zinxhirit komandues të strukturave kriminale serbe

gjatë luftës në Kosovë (1998-1999)


Image

CILAT ISHIN HALLKAT E ZINXHIRIT KOMANDUES TË STRUKTURAVE MILITARE

DHE PARAMILITARE SERBE GJATË LUFTËS NË KOSOVË ?!

***
KUSH E PROJEKTOI PLANIN E OPERACIONIT “PATKOI” DHE SA FORCA MILITARE

DHE PARAMILITARE SERBE MORËN PJESË NË REALIZIMIN E

KËTIJ OPERACIONIN SHFAROSËS PËR SHQIPTARËT ?!

- Fotogaleria e strukturave militarëve dhe paramilitare serbe...!

***

Dihet mirëfilli se gjatë luftës në Kosovë (1998-1999), Serbia angazhoi një superstrukurë të gjerë forcash ushtarake-policore…, kundër popullit Shqiptarë dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Këto forca përbënin një kombinim kompleks të strukturave policore speciale të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, njësive ushtarake speciale të Ushtrisë serbe, njësive të shumta paramilitare si dhe të një spektri forcash të tjera vullnetare që vinin nga vendet ish-sovjetike si nga: Rusia, Bjellorusia, Ukraina, pastaj Rumania etj etj Dhe, tërë kjo superstrukturë kriminale kishte vetëm një kokë komanduese të përbashkët, e ai ishte kryekrimineli (lexo:kryevarrmihësi i Kosovës) Sllobodan Millosheviq.

Për të argumentuar përfshirjen e kësaj superstrukture në veprimtaritë kriminale dhe si të tilla me përmasa gjenocidale, në vijim po referohem një raporti të organizatës ” Human Rights Watch”.

Në raportin e tetorit 2001, kjo organizatë hulumtuese(faktmbledhëse) për krimet në Kosovë, shkruan:„Ushtria Jugosllave kishte komandën e përgjithshme gjatë periudhës së bombardimeve të NATO-s. Sipas ligjit, ajo kishte nën varësinë e saj policinë dhe forcat paraushtarake, megjithëse zyrtarët e lartë në Ministrinë e Punëve të Brendshme serbe ushtruan dukshëm një influencë të rëndësishëm gjatë fushatës. Ushtria kontrollonte rrugët kryesore dhe kufijtë duke koordinuar dhe lehtësuar kështu “spastrimin etnik” (në Kosovë). Policia dhe forcat paraushtarake u përfshinë në mënyrë më të drejtpërdrejtë në dëbimin e civilëve dhe shkatërrimin e fshatrave, për të cilën kishin mbështetjen e artilerisë së ushtrisë (serbe-vërejtja ime). Gjatë këtyre operacioneve burrat veçoheshin nga gratë dhe fëmijët për t’u marrë në pyetje për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe egzekutoheshin në vend.”

Sipas këtij raporti Ushtria serbe ishte nën kontrollin e plotë të Këshillit të Lartë të Mbrojtjes, i përbërë nga presidentët e Serbisë, Malit të Zi dhe “Jugosllavisë” dhe që kryesohej nga kryetari jugosllavë Millosheviq. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë serbe gjatë luftës në Kosovë ishte Gjenerali Dragoljub Ojdaniç. Ojdaniç pas përfundimit të luftës, do të emrohet si Ministër i Mbrojtjes së UJ-së, dhe në këtë post qëndroi deri në tetor të vitit 2000.

Cila ishte struktura ushtarake serbe gjatë luftës në Kosovë?!

Ushtria serbe (në tërësinë e saj) përbëhej prej tri të ashtuquajturave armata, dhe prej tyre armata e tretë ishte bartëse e përgjegjësive për luftën (1998-1999) në Kosovë. Për çudi edhe gjatë ripushtimit të Kosovës (Vilajetit të Kosovës) në tetor të vitit 1912, qeveria serbe në krye me radikalin Nikolla Pashiq dhe mbretin Peter Karagjorgjeviq, angazhoi armatën e tretë serbe në krye më gjeneralin famëkeq Bozhidar Jankoviq (udhëheqës i organizatës çetnike serbe "Narodna Odbrana").
Image

Ndërsa në vitin 1912-1913 komandant i armatës së tretë serbe ishte gjen.B.Jankoviq, në vitin 1998-1999 komandant i po armatës së tretë ishte Gjen.Kol. Nebojsha Pavkovic. Ndërkaq komandant i Korpusit të Prishtinës që përbënte superstrukturën ushtarake të armatës së tretë serbe në Kosovë, ishte Gjeneral major Vlladimir Llazareviç.

Korpusin ushtarak të Prishtinës (sipas raportit “Human Rights Watch”) e përbënin: pesë brigada, një njësi policore ushtarake dhe një regjiment aviacioni.

Cila ishte struktura e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë (MUP-it)

gjatë luftës në Kosovë?!

Gjatë luftës në Kosovë, Struktura e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë (Ministarstvo Unutrashnjih Poslova, apo siç thirrej shkurt MUP), drejtohej nga Ministri Vlajko Stojiljkoviç.

Në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë bënin pjesë policia e rregullt e Kosovës, e komanduar nga Streten Lukiç; Forcat policore speciale (Posebne Jedinice Policije, apo PJP) e që komandoheshin nga Gjen. Lt. Obrad Stevanoviç dhe Forcat Antiterroriste (Specijalna Antiteroristiçka Jedinica, apo SAJ), të cilat komandoheshin nga Kol. Zhivko Trajkoviç. Ndërkaq kreu i sektorit të sigurimit publik në Ministrinë e Punëve të Brendshme ishte Gjeneral Vlastimir Gjorgjeviç...

-Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë kishte gjithashtu edhe shërbimin e sigurimit (policinë sekrete), UDB-ën, e cila padyshim ishte syri dhe veshi i regjimit pushtues serbë në Kosovë.
Image
Deri në janar të vitit 2001, në krye të sigurimit të shtetit të Serbisë ishte Gjen. Kol. Radomir Markovic, ndërsa kreu i sigurimit të shtetit serb (UDB-së) në Kosovë gjatë luftës ishte z. David Gajiç.

Shërbimi sekret i Serbisë UDB-a, për të zbuluar aktivitetin e UÇK-së, në radhët e veta ka rekrutuar edhe shqiptarë. Ky shërbim famëkeq në Kosovë dislokoi gjithashtu edhe të ashtuquajturën »njësi operative speciale, JSO-në (Jedinica za Specijalne Operacije) », e cila i ndihmoi në forma të ndryshme njësitë kriminale paramilitare, të njohura si “Beretat e Kuqe” apo “Djemtë e Frenkit” (emertim ky që u morë sipas Frenki Simatovic, një personalitet kyç në Ministrinë e Punëve të Brendshme, dhe njihej si themeluesi i këtij grupi).

-Gjatë luftës kjo njësi speciale « JSO-ja » komandohej nga Milorad Lukoviç, i njohur me nofkën “Legija”.
.............................

_________________
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman


Top
 Profile  
 
 Post subject: Re: S’ka komb tjetër të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirshëm!
Post Number:#26  PostPosted: Mon Apr 26, 2010 5:10 pm 
Offline
Global Moderator
Global Moderator
User avatar

Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Posts: 3734
Location: Shkup
Gender: Male
.........
Image
Kush e projektoi operacionin e koduar ”Patkoi” dhe cilat forca militare dhe paramilitare
serbe morën pjesë në realizimin e këtij operacioni shfarosës për shqiptarët ?!


Operacionin e koduar »PATKOI » e ka projektuar Shtabi i ushtrisë ugosllave (serbe) dhe më pastaj është miratuar nga kreu politik në krye me Sllobodan Millosheviqin. Ky projekt është bazuar pothuajse plotësisht në platformat antishqiptare të projektuara qysh në vitin 1844 ngaIlia Garashanini « Naçertanija » e deri te Memorandumi” i Akademisë së Shkencave të Serbisë » kreatorë i secilës ishte akademiku serbë Dobrica Qosiç.

Operacioni « Patkoi »është planifikuar të zbatohet në tri faza:

-Faza e parë ishte paraparë që të kryhej gjatë muajit janar 1999, e që kishte për qëllim spastimin etnik nga popullsia shqiptare pjesën veriore të Kosovës.

-Faza e dytë ishte planifikuar gjatë muajit shkurt për ta përfshirë pjesën qendrore të Kosovës, përkatësisht Drenicën dhe rajonet përreth, ku përveç vrasjeve dhe dëbimit të popullsisë shqiptare, kishte për qëllim edhe shkatërrimin e njësiteve të UÇK-së.

-Faza e tretë gjatë marsit dhe prillit 1999, kishte për qëllim për të realizuar spastrimin etnik të Kosovës. Për këtë qëllim, hapi dy vendkalime kufitare, atë me Shqipërinë në Qafë të Morinës dhe me Maqedoninë në Bllacë.

Në operacionin „Patkoi“ përpos korpusit të Prishtinës, morën pjesë edhe forcat e mëdha nga Serbia dhe Mali i Zi, si: Korpusi 21 i Nishit i përbërë nga Brigada e Blinduar 211(Nish) në përbërje prej 1258 trupa, 75 tanke, 13 topa dhe 4 RBV, Brigada 150 e Vranjës e përbërë prej 1300 trupa, 72 topa dhe 12 RBV, Brigada e motorizuar 78 e Vranjës e përbërë nga 1316 trupa dhe 31 tanka, Brigada e 2-të e Nishit e përbërë nga 1600 trupa dhe 10 tanke, Brigada 175 e Leskovcit e përbërë nga 1600 trupa dhe 18 tanke, Brigada e motorizuar e 4-të e Pirotit e përbërë nga 1600 trupa, 31 tanke dhe 18 topa, Njësiti i inxhinierisë 352 i Prokuples nga 1000 trupa dhe Njësiti i Logjistikës 85 i Nishit i përbërë prej 1000 trupash. Korpusi 37 i Uzhicës me Brigadën e 37-të të motorizuar të Rashkës që kishte në dispozicion 1695 trupa, 31 tanke dhe 18 topa dhe Brigada 19 e Pozhegës e përbërë nga 1600 trupa dhe 18 topa. Në Kosovë kishte ardhur edhe Korpusi 24 i Kragujevcit, i cili përbëhej nga Brigada 80 e Kragujevcit me 1600 trupa dhe 18 topa. si dhe Korpusi 12 i Novi – Sadit që në përbërje kishte: Brigadën e 18 të Novi - Sadit që në përbërje kishte Brigadën e 18 të Novi – Sadit me 1600 trupa dhe 18 topa.(shih gazetën“Zëri”, 25 maj 2005, f.21 – 22 dhe “Koha ditore”, 31 dhjetor 1999, f.11)

Në Kosovë ishte stacionuar edhe Armata e parë e Beogradit, e cila në përbërje të vetë kishte: Brigadën 252 të blinduar të Kralevës, me 1121 trupa, 82 tanke, 12 topa dhe 4 RBV. Këtu ishte edhe Korpusi special i Beogradit me Brigadën e parë të Blinduar, Brigada speciale 72 dhe Brigada 63 e parashutistëve. E para kishte 1184 trupa, 112 tanke, 12 topa dhe 4 RBV, e dyta kishte 1189 trupa, ndërsa ajo e parashutistëve 460 trupa. Për të shkuar në Kosovë, ishte angazhuar edhe Korpusi 2 i Podgoricës, ku bënin pjesë : Brigada e 5-të e motorizuar me 1478 trupa dhe 31 tanke. Brigada 1 B/4 alpiniste e Kollashinit me 350 trupa dhe Brigada 4 e Policisë ushtarake e Podgoricës me 359 trupa.(po aty)
Image
Përveç forcave ushtarake të lartëpërmendura, në operacionet në Kosovë, shtyllën më të rëndësishme dhe mbështetëse të regjimit të varrëmihësit Sllobodan Millosheviqit e kishin udhëhequr forcat speciale të policisë, të cilat forca prej fillimit të luftës, kishin kryer operacionet e spastrimit etnik në Kosovë. Komandanti i forcave speciale të policisë në Kosovë(siç kemi theksuar më lartë) ishte gjeneralmajori Sreten Llukiq.

Gjatë këtij operacioni famkeq ishin të angazhuar gjithashtu edhe forca të ndryshme paramilitare serbe, me detyrë që të vrasin, të djegin e të plaçkisin dhe të dëbojnë shqiptarët nga vatrat e tyre stërgjyshore.

Ndër njësitë paramilitare serbe ishin : "Shkorpionët", “Tigrat e Arkanit”, “Beli Orlovi” (Shqiponjat e Bardha) të Voisllav Sheshelit, “vullnetarët e ardhur nga Republika serbe e Bosnjes dhe shumë vullnetarë dhe mercenarë të ardhur nga ish-vendet sovjetike. Ndërkaq në njësitë paramilitare serbe janë rekrutuar vullnetarisht edhe të gjithë serbët dhe malazezët lokal - vendës (kishte edhe njësi të veçanta kriminale vendëse - lokale), të cilët në bashkëveprim me forcat e tjera militare - policore serbe kanë kryer masakrat më barbare (mizore) në historinë e njerëzimit mbi popullsinë e pambrojtur shqiptare. (Për këtë gjë më gjerësisht mund të mësoni nëse lexoni më poshtë shkrimin: » VARRMIHËSIT E KOSOVËS, KRIM PA NDËSHKIM »).

Ashtu siç vura në spikamë edhe më lartë, të gjitha njësitë paramilitare qenë nën kontroll të plotë të kreut shetëror serbë. Për këtë fakt flasin shumë argumente. Pas përfundimit të luftës, shumë paramilitarë serbë(por edhe të huaj) kanë dhënë intervista për gazeta të ndryshme, dhe pa hezitim kanë deklaruar, se gjatë luftës në Kosovë, shpeshherë zyrtarë të lartë të ushtrisë dhe të policisë serbe iu jepnin lista me emra të shqiptarëve, të cilët duheshin ekzekutuar prej tyre !!!

Shpërblimi dhe gradimi i kriminelëve nga kryekrimineli Millosheviç !

Në prag të përfundimit të luftës në Kosovë, kreu shtetëror serb shenoi qindra ngritje në detyrë dhe shpërblime për personelin e policisë dhe të ushtrisë serbe, duke përfshirë këtu dhe udhëheqësit më të lartë(bashkëpunëtorët më të afërt të Millosheviçit)) si : Dragoljub Ojdanic, Nebojsha Pavkovic, Vladimir Lazarevic, Obrad Stevanovic, Sreten Lukic, Vlastimir Gjorgjeviç, Zhivko Trajkoviç, si dhe shumë komandantë brigade në Korpusin e Prishtinës etj.
Më 7 qershor 1999, (vetëm 2 ditë para nënshkrimit të marrëveshjes tekniko-ushtarake në Kumanovë, ndërmejt NATO-s dhe Serbisë) kryekrimineli serb Sllobodan Millosheviç, dekoroi e u shprehu mirënjohje e mbështetje 911 pjestarëve të MUP-it për siç thotë “shtypjen e terrorizmit në Kosovë e për mbrojtjen e vendit nga agresioni“ !!!

_________________
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman


Top
 Profile  
 
 Post subject: Re: S’ka komb tjetër të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirshëm!
Post Number:#27  PostPosted: Mon Apr 26, 2010 5:15 pm 
Offline
Global Moderator
Global Moderator
User avatar

Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Posts: 3734
Location: Shkup
Gender: Male
...........
Midis atyre që u dekoruan, ishin:

1.Tre gjeneralë,

2.Shtatëmbëdhejtë kolonelë,

3.Shtatëmbëdhjetë lejtënantë kolonelë,

4.Njëzetë majorë,

5.Tridhjetë kapitena,

6.Dyzetë e pesë lejtënantë,

7.Tridhjetë e shtatë nënlejtënantë,

8.Pesëdhjetë rreshterë majorë,

9.Gjashtëqind e pesëdhejtë e dy nënoficerë, dhe

10.Dyzet pjestarë të strukturave tjera të MUP-it serb.

-Për manifestimin e trimërisë dhe të guximit në “vrasjen dhe masakrimin e mijëra shqiptarëve në Kosovë”, kryekrimineli(lexo kryevarrmihësi i Kosovës) Millosheviç u dha „urdhërin e trimërisë“ pjestarëve të armatës së tretë, si vijon:

1.Gjeneral bigadier Milan D.Djakoviç

2.Kolonel Zoran M.Jabllanoviç,

3.Kolonel Milivoje P.Braniç,

4.Kolonel Miloje Miletiç,

5.Kolonel Dragan Petroviç,

6.Kolonel Radojko Stevanoviç,

7.Kolonel Veroljub Zhivkoviç,

8.Lejtënant kolonel Simo Ivoseviç

9.Lejtënant kolonel Stojan Konjikavac

10.Lejtnënant kolonel Pera Petroviç

11.Major Zoran Bojkoviç

12.Major Urosh Nikoliç

13.Major Radivoje Paravinja

14.Major Ljubisav Stojanoviç

15.Kapiten i urdhërit të parë Ljubisha Vuqetiç

16.Kapiten i urdhërit të parë Zoran Raseta

17.Kapiten i urdhërit të parë Boban Rajkoviç

18.Kapiten Dragan Lukiç

19.Kapiten Jovica Milak

20.Kapiten Perica Nastasijeviç

21.Kapiten Milosh Raleviç

22.Kapiten Cedo Tërpkovski

23.Lejtënant Boban Kuzmanoviç

24.Nënlejtënant Nenad Popoviç

25.Rreshteri veteran Radisha Iliç

26.Rreshteri veteran Zheljko Alar

27.Rreshteri veteran Branko Vukoviç

28.Rreshteri Aleksandër Rakoviç

29. Rreshteri i ri Ivan Niqiforoviç

30.Kaporal Branisllav M.Fungerhut

31. Ushtar Dragan Beloseviç

32.Ushtar Milan Bogdanoviç

33.Ushtar Veroljub Mijatoviç

34.Ushtar Sasha Pejiç

35.Ushtar Milinko Pendiç

36.Ushtar Nikolla Popoviç.

-Gjithashtu u dekoruan edhe këta oficerë të UDB-së në Kosovë:

1.Kolonel Dragutin ADAMOVIÇ-Gjakovë

2.Kolonel Dushan B.GAVRANIÇ-Gjilan

3.Kolonel Gradimir R.ZEKAVICA-Prizren

4.Nënkolonel Millan S.GJURIÇIÇ-(Prizren,kreu i departamentit të policisë)

5.Major Milenko M.BOZOVIÇ-Komandant i policisë në Skënderaj.

-Kryekrimineli Millosheviq, me “Urdhërin e lirisë, Urdhërin e heroit Kombëtar, Urdhërin e Flamurit Jugosllavë dhe Urdhërin e Flamurit të Luftës të Shkallës së parë” – i dekoroi këta komandantë të lartë që luftuan në Kosovë:

-Urdhëri i Lirisë iu dha:

1.Gjeneralit Dragolub Ojadaniç

2.Kolonel Gjeneralit Nebojsha Pavkoviç (Komandant i Armatës së Tretë)

-Urdhëri i Heroit Kombëtar iu dha:

1.Kolonel Dragan Zhivanoviç-Komandant i Brigadës 125 të motorizuar;

2.Kolonel Bozhidar Deliç-Komandant i Brigadës 549 të motorizuar;

3.Kolonel Ljubisha Dikoviç- Komandant i Brigadës 37 të motorizuar;

4.Nënkolonel Ilija Todorov-Komandant i Brigadës 63 të parashutistëve;

5.Kolonel Zharko Brankoviç-Komandant i Brigadës 124 të ndërhyrjes policore;

-Urdhëri i Flamurit Jugosllavë iu dha:

1.Zoran Angjelkoviçit-“President i Këshillit Ekzekutiv të Përkohshëm për Kosovë e Metohi”;

2.Nikolla Shahinoviçit-Zëvendës kryeministër i qeverisë jugosllave;

3.Vllastimir Gjorgjeviçit-kolonel gjeneral i policisë;

4.Obrad Stevanoviçit-major gjeneral i policisë;

5.Sreten Lukiqit-major gjeneral i policisë.

&

Hetimet e gjykatës së Hagës për krimet e kryera në Kosovë

Pas një fillimi të ngadaltë në vitin 1998, Gjykata Ndërkombetare Penale për ish-Jugosllavinë në Hag, filloi hetimet për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë. Me 27 maj 1999 gjykata e Hagës bëri publike padinë penale kundër: Slobodan Milosevicit, dhe katër zyrtarëve tjerë të lartë serbë, të cilët akuzoheshin për “vrasje, persekutime dhe dëbime… në Kosovë” për periudhën kohore 1 janar 1999 deri në fund të majit të po këij viti.(Këtu nuk përfshihen krimet e kryera gjatë vitit 1998)
Image
Përveç kryekriminelit Sllobodan të paditurit e tjerë ishin:

-Milan Milutinoviç, president i Serbisë dhe anëtar i Këshillit të Lartë të Mbrojtjes,

-Dragoljub Ojdaniç, Shef i Shtabit të Përgjithshëm i Ushtrisë Jugosllave,

-Nikola Shainovic, zëvendëskryeministër i Republikës Federale të Jugosllavise dhe

-Vlajko Stojiljkoviç, Ministër i Punëve të Brendshme të Serbisë.

Pas përfundimit të luftës në Kosovë, gjegjësisht më 1 prill 2001 krimineli Millosheviç(pasi ra nga pushteti) u arrestua, ndërsa rreth tre muaj më vonë, më 28 qershor u transferua në burgun e Hagës.

Derisa ndaj krerëve të lartpërmendur serb (përveç Milloshit i cili në shkurt të vitit 2006 iku në botën tjetër pa u denuar) po mbahet gjykimi në Hag,shpeshherë ia bëjë vehtes pyetjen : « A thua kur do të arrestohen edhe qindra zyrtarë të tjerë të lartë shtetëror serbë, të ushtrisë dhe të policisë serbe (që janë graduar dhe kane marrë mirenjohje nga varrmihësi i Kosovës Milllosheviç),per krimet me monstruoze të kryera gjatë luftës 1998-1999) në Kosove?! »
Image
Gjeneral Dragoljub Ojdaniç, Sllobodan Millosheviç dhe gjen. Nebojsha Pavkoviç
Image
Gjen.Kol.Obrad Stevanoviç, Radomir Markoviç dhe Blastimir Gjorgjeviç
Image
Zhelko Razhnjatoviç – Arkan dhe Frenki Simatoviç
..........

_________________
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman


Top
 Profile  
 
 Post subject: Re: S’ka komb tjetër të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirshëm!
Post Number:#28  PostPosted: Mon Apr 26, 2010 5:19 pm 
Offline
Global Moderator
Global Moderator
User avatar

Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Posts: 3734
Location: Shkup
Gender: Male
Image
Artemije + patriarku Pavle dhe bekimi i njësive kriminale(në Kish) para se të nisen në frontet e luftës!

Image
Voisllav Sheshel dhe kapetan Dragani me bashkpunëtorët e tyre / Parakalimi i Arkanit

Image
Image
Image

VARRMIHËSIT E KOSOVËS, KRIM PA NDËSHKIM

Gjenocidi është vrasja e qëllimshme e njerëzve në baza etnike, nacionale, racore, religjioze apo politike, si dhe veprime tjera të qëllimshme që shpiejnë në eliminimin fizik të ndonjë kategorie të mësipërme.

Kush janë varrmihësit e kosovës?!


Më 10 korrik 2006, në Tribunalin Ndërkombëtar në Hagë, filloi gjykimi kundër gjashtë ish-pushtetarëve të lartë politikë e ushtarakë serbë: ish-presidentit serb Milan Milutinoviç, ish-kryeministrit Nikola Shainoviç, ish-shefit të ushtrisë serbe Dragoljub Ojdaniç dhe tre gjeneralëve të tjerë: ish-Komandantit të Armatës së tretë serbe Nebojsha Pavkoviç, ish-Komandantit të trupave të ushtrisë serbe në Prishtinë Vlladimir Lazareviç dhe ish-Shefit të Shtabit për Kosovë të Ministrisë Serbe të Punëve të Brendshme Sreten Lukiç.Aktakuza e ngritur nga prokuroria e Tribunalit, ata i bënë përgjegjës për “pjesëmarrje në projektin e përbashkët kriminal” kundër shqiptarëve. Ky proces gjyqësor ka filluar katër muaj pas vdekjes së kryekriminelit serb Millosheviç, në qelinë e tij në Hagë.

(Aktakuza e Milutinoviqit... në pdf: http://www.un.org/icty/alb/milutinovic/ ... 60712a.pdf )
Po të lexohet me kujdes, aktakuza e ngritur kundër gjashtë ish-zyrtarëve serbë, me lehtësi mund të vihet re, se ata akuzohen: për vrasje, dëbim masiv me dhunë të shqiptarëve nga Kosova, përdhunime seksuale dhe shkatërrim të vendbanimeve shqiptare, gjatë periudhës mars-qershor 1999 (pikërisht në periudhën kur janë zhvilluar bombardimet e NATO- s kundër Beogradit), por jo edhe për vrasjet dhe masakrat më mizore të mijëra shqiptarëve, që u kryen më herët, gjatë periudhës shkurt 1998 - mars 1999. Përveç kësaj, në akt-akuzë, askund nuk përmendet termi gjenocid, i cili përcakton qartë shkallën e inkriminimit (jo vetëm të të akuzuarve), por edhe të gjithë strukturës shetërore, politike, ushtarake, intelektuale dhe fetare serbe, në spastrimin etnik dhe shfarosjen fizike të popullit shqiptar në Kosovë.

Platforma „Naçertanija” e Ilia Garashaninit..., program politik i Sllobodan Millosheviqit!

Historikisht dihet, se të gjitha platformat antishqiptare serbe, nga „Naçertanija” e Garashaninit e deri te “Memorandumi” i Akademisë së Shkencave të Serbisë(kreatorë i secilës ishte shovinisti Dobrica Qosiç),regjimet serbe i përdorën si programe politike për asgjësimin fizik të shqiptarëve. Prandaj, një program i tillë politikë(i mishëruar me këto platforma antishqiptare), u zbatua me fanatizëm edhe nga regjimi i fundit pushtues serb, në krye me Sllobodan Millosheviqin. Gjatë dhjetëvjetshit të fundit të shek.XX, veçanërisht gjatë viteve 1998-1999, ushtrimi i dhunës shtetërore serbe në Kosovë mori përmasa kriminale, dhe me kalimin e kohës ajo u zhvesh nga çdo normë civilizuese dhe kësisoji kaloi në dimensionin gjenocidal, shfarosës kundër shqiptarëve. Shteti kriminal serb, me qëllim të realizimit të politikës gjenocidale, gjatë luftës në Kosovë ka dislokuar “rreth 20 mijë forca të rregullta ushtarake dhe afërsisht 30 mijë policë dhe forca paramilitare serbe”(Shih kapitullin 3 të raportit të OSBE-së datë 6 dhjetor 1999).

_________________
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman


Top
 Profile  
 
 Post subject: Re: S’ka komb tjetër të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirshëm!
Post Number:#29  PostPosted: Mon Apr 26, 2010 5:27 pm 
Offline
Global Moderator
Global Moderator
User avatar

Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Posts: 3734
Location: Shkup
Gender: Male
...........
Sa shqiptarë u vranë, u masakruan e u zhdukëngjatë luftës në Kosovë?

Vlerësohet, se gjatë luftës në Kosovë (1998-1999), forcat kriminale serbe, vranë, ekzekutuan apo masakruan në format më mizore, rreth 14 mijë shqiptarë, ku 90% prej tyre qenë civilë të pa armatosur,kryesisht gra, fëmijë, foshnje dhe pleq.

LISTA DELLE PERSONE ASSASSINATE IN KOSOVA NEL PERIODO GENNAIO-MARZO 1998

Klikoni linkun më poshtë, që të shihni Masakrimin e civilëve shqiptarë në Reçak:
Image
Ndërsa në anë të ndryshme të Kosovës, janë përdhunuar nga forcat militariste dhe bandat shtetërore serbe afër 20 mijë femra shqiptare. Ndërkaq 3 mijë shqiptarë janë rrëmbyer dhe shumica prej tyre janë gjetur të vdekur.

_________________
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman


Top
 Profile  
 
 Post subject: Re: S’ka komb tjetër të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirshëm!
Post Number:#30  PostPosted: Mon Apr 26, 2010 6:19 pm 
Offline
Global Moderator
Global Moderator
User avatar

Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Posts: 3734
Location: Shkup
Gender: Male
Si u dogjën kufomat e shqiptarëve në fabrikën e aluminit në Maçkaticë të Serbisë dhe kush mori pjesë në djegjen e kufomave?!

Kufoma të civilëve shqiptarë të vrarë e të maskruar mizorisht u gjetën edhe në liqenin Peruçac, ndërsa në Batajnicë afër Beogradit u zbuluan edhe varreza masive. Ndërkaq, pas luftës mësohet se qindra kufoma të shqiptarëve janë djegur në furrat e fabrikës së aluminitnë Mackaticë, afërSurdulicës, në distriktinePcinjitnë Serbinë jugore. Këtë akt barbarë të varrmihësve të Kosovës, për herë të parë e bëri publike znj.NatashaKandiç, drejtoreshë eQendrëspërLigjinHumanitar(HCL), në gazetën „Danas“ të Zagrebit. Sipas konstatimeve të Natasha Kandiqit, person i besuar, përkatësisht koordinator i projektit për fshehjen e gjurmëve të krimeve të luftës të bëra në jug të Serbisë ka qenë Dragomir Tomiqi“me përkrahjen dhe mirëkuptimin e të cilit është bërë bartja e organizuar e trupave, të viktimave nga Kosova, për në trevat e Vranjës dhe të Surdulicës”. Bazuar në të dhënave, që Fondi për të Drejtën Humanitare ka pranuar, nga ana e disa burimeve të pavarura, djegia e trupave në fabrikën “Maçkatica” është bërë në dy etapa, më 16 dhe 24 maj të vitit 1999, pas mesnatës, nën mbikëqyrjen e “Beretave të kuqe”, të cilat atëbotë e kishin bazën e tyre në “Bella Vodë” - afër Vranjës. Komandanti i atëhershëm i “Beretave të kuqe”, Millorad Legija, sipas burimeve në fjalë, kishte marrë pjesë, personalisht, në përcjelljen e një transporti deri në vendin e ngjarjes dhe kishte qenë i pranishëm me rastin e djegies së tyre. Trupat qenë djegur në “shkritoret e hapura” nr. 4 dhe 5. Gjithnjë sipas këtyre burimeve, pranimin dhe organizimin e djegies së kufomave e kanë bërë:

1.Zoran Stoshiqi, i cili atëherë ishte kryeshef i sigurimit shtetëror për rrethin e Pçinjës;

2.Bratisllav Milenkoviqi, shef i BIA-s për Vlladiçin Han dhe Surdulicë;

3.Dragan Stankoviqi, kryeshef i SUP-it në Surdulicë që nga viti 1993;

4.Mirosllav Antiqi, kryeshef i BIA-s në Vranjë;

5.Dragan Llakiçeviqi, drejtor i “Maçkaticës” dhe zëvendësi i tij,

6.Aca Gjorgjeviqi - shkruan Natasha Kandiqi, duke shtuar edhe detaje të tjera të mjaftueshme, ashtu që të mos dyshohet aspak në vërtetësinë e fakteve të paraqitura.

Sipas këtyre dëshmive, fjala është për një shoqatë kriminelësh, mirë të organizuar, për të bërë “asanimin e terrenit”, pra fshehjen e dëshmive për krimet e bëra në Kosovë, gjatë kohës së bombardimeve të NATO-s.
ImageImage&
Populli shqiptar, krahas vrasjeve, ekzekutimeve, masakrave barbare, djegjeve e plaçkitjeve të shtëpive e të pasurive të tyre, përjetoi edhe spastrimin etnik – zhvendosjen dhe shpërnguljen me forcë brenda dhe jashtëKosovës .



Varrmihësit e Kosovës, duket se fushatën e bombardimeve të NATO-s (mars-qershor 1999) e kanë përdorur si arsyetim për të vënë në zbatim operacionin e koduar “Patkoi“, për spastrim etnik, operacion ky i planifikuar e përgatitur më herët. Disa ditë pas fillimit të fushatës ajrore të NATO-s, forcat militare e paramilitare serbe me dhunë i detyruan shqiptarët t´i braktisin shtëpitë e tyre dhe u deportuan në Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi, Bosnjë e vende tjera. Ky operacion gjenocidal, duke marrë përmasa të gjera, vazhdoi për më shumë se dy muaj rresht. Dhe gjatë kësaj periudhe u dëbuan më shumë se 850 mijë shqiptarë nga vatrat e tyre.


(Për më tepër lexoni studimin e Patrick Ball, Ph. D., zëvendësdrejtor i Programi të Shkencës dhe të Drejtave të Njeriut të AAAS. “Arratia e Shqiptarëve etnikë nga Kosova mars-maj 1999)
Image
Shpërngulja biblike e pranverës së vitit 1999

Image
Sa i përket arrestimit dhe gjykimit të kriminelëve që janë përfshirë drejtpërdrejt në krime, hetuesit e Tribunalit të Hagës gjatë hetimeve për krime në Kosovë, kanë deklaruar se nuk merren me ndjekjen e kriminelëve në nivele të ulëta, veçse merren me rangun e lartë të regjimit serbë.

Ndonëse shqiptarët janë dëshmitarë okularë për krimet e kryera në Kosovë, është i papranueshëm konstatimi i hetuesve ndërkombëtarë se për gjithë këtë katrahurë gjenocidale, përgjegjës janë vetëm Millosheviqi dhe disa nga bashkëpunëtorët e tij më të afërt. Pashmangshëm, përgjegjës për gjenocidin e kryer ndaj Shqiptarëve janë edhe strukturat tjera politike e shtetërore të Serbisë, institucionet intelektuale serbe, siç janë Akademia e Shkencave të Serbisë dhe përgjithësisht intelegjenca serbe. Mbi të gjithë, përgjegjës historik për shfarosjen fizike të shqiptarëve, është kisha ortodokse serbe në krye me patriarkun Pavle, e cila historikisht, në vazhdimësi ka qenë promotore shpirtërore e jetësimit të projekteve kundër popullit Shqiptarë.

_________________
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman


Top
 Profile  
 
Display posts from previous:  Sort by  
Post new topic Reply to topic  [ 170 posts ]  Go to page Previous  1, 2, 3, 4, 5 ... 12  Next

All times are UTC


Who is online

Users browsing this forum: Bing [Bot] and 1 guest


You cannot post new topics in this forum
You cannot reply to topics in this forum
You cannot edit your posts in this forum
You cannot delete your posts in this forum
You cannot post attachments in this forum

Search for:
Jump to:  
Powered by phpBB © 2000, 2002, 2005, 2007 phpBB Group
History Forum
Template made by DEVPPL