ARBERIAONLINE

ARBERIAONLINE

kuvend që bashkon arbërorët
 
It is currently Sat Nov 01, 2014 11:25 am

All times are UTC




Post new topic Reply to topic  [ 170 posts ]  Go to page Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6 ... 12  Next
Author Message
 Post subject: Re: S’ka komb tjetër të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirshëm!
Post Number:#31  PostPosted: Mon Apr 26, 2010 6:21 pm 
Offline
Global Moderator
Global Moderator
User avatar

Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Posts: 3734
Location: Shkup
Gender: Male
ImageImage
Nëse merren për bazë deklarimet e hetuesve të tribunalit të Hagës, mund të konkludojmë se, qindra e mijëra kriminelë serbë lokalë dhe komandues të shumtë të formacioneve militare dhe paramilitare serbe, që janë përfshirë në vrasje dhe në ekzekutimin e shqiptarëve, kurrë nuk do të arrestohen që të dalin përpara drejtësisë ndërkombëtare apo asaj vendore !!!

Pse u liruan si të pafajshëm disa kriminelë serbë, nga gjykatësit ndërkombëtarë?!

Në të vërtetë, pas përfundimit të luftës janë mbajtur disa gjykime kundër serbëve lokalë për krime të kryera ndaj shqiptarëve, por çuditërisht kriminelët në vend se të denohen, ata lirohen si të pafajs“munges provash”!!! Në dhjetor 2000 në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë, është mbajtur gjykimi kundër gjashtë kriminelëve serb: Igor Simiq, Dragan Jovanovii, Sërxhan Aleksiq, Vlastimir Aleksiq, Branisllav Popoviq dhe Tomisllav Vuçkoviq. Derisa Igor Simiqi ishte prezent në gjykim, të akuzuarit tjerë gjykoheshin në munges, sepse ata kishin ikur nga burgu i Qarkut të Mitrovicës. Këta kriminelë, të veshur me uniforma të maskuara me shenjat e partisë Radikale serbe, në kohën e intervenimit të NATO-s mars/qershor 1999, në Mitrovicë e rrethinë kanë shpërngulur me dhunë familjet shqiptare, kanë djegur, plaçkitur e shkatërruar shtëpitë dhe pronat e shqiptarëve, ndërsa më 14 prill 1999 në Mitrovicë, duke përdorur armë zjarri dhe të ftohta, i kanë vrarë e masakruar 26 shqiptarë të pafajshëm.Një proces tjetër gjyqësor për krime lufte u inicua edhe kundër kriminelit Radovan Apostoloviq, i cili gjatë bombardimeve të NATO-s ka vrarë civilë shqiptarë dhe ka djegur shtëpitë e tyre në fshatrat Tejibër (Suhadoll) dhe Gushafc.

Si u arratisën nga burgu i Mitrovicës, gjashtë kriminelë serbë, pa lënë gjurmë dhe pse u lirua nga burgu krimineli Angjelko Kolashinac ?!

Ndërkaq në Gjykatën e Qarkut në Prizren është mbajtur edhe një proces gjyqësor kundër 8 të akuzuarve për krime të rënda lufte të kryera në fshatrat e Rahovecit. Por, para kolegjit dolën vetëm dy: Angjelko Kolashinac (ish kryetar i komunës së Rahovecit) e Çedomir Jovanoviq, pasi më parë, 6 prej tyre (Arsenije Vitosheviq,Stanislav Leviq, Novica Kërstiq, Radislav Mishiq, Vekoslav Simiq dhe Nenad Matiq), pas transferimit, gjoja për “shkaqe sigurie”, në burgun e”fortifikuar”në veri të Mitrovicës, u arratisën pa lënë gjurmë. Për çudi, në përfundim të gjykimit edhe përkundër fakteve, gjykatësi ndërkombëtar merrë vendim për lirimin e kriminelit Angjelko Kolashinacit, si të pafajshëm!!!

Për përfshirjen e Angjelko Kolashinacit dhe të tjerëve në kriminimin e shqiptarëve, dëshmon edhe një dokument i lëshuar nga vet strukturat pushtuese serbe. Në dokumentin me datë protokolli 17.4.1999, bazuar në urdhërin e Ministrisë së Mbrojtjes të Serbisë me nr. 80-02/1 të datës 23.2.1999, në Rahovec është ngritur Shtabi prej 12 personave dhe në krye të listës si komandant i shtabit është emëruar Kolashinac Dobrivoje Angjelko, kryetar i KK në Rahovec.

Dhe këtë shtab, i cili kishte zbatuar urdhëra nga lartë,për vrasjen e shqiptarëve, e përbënin:

1. Kolashinac Dobrivoje Angjelko , Komandant i Shtabit;

2. Shef shtabi - Simiq Aleksa Radomir - shef i sektorit për mbrojtje;

3. Ndihmës i shefit të shtabit për punë operative dhe të planit, si dhe përdorimin e forcave të Mbrojtjes Civile - Baljosheviq Cveta Slobodan -shef i shtabit komunal të sektorit të MC për mbrojtje;

4. Ndihmës i shtabit për alarmim dhe errësim - Vitosheviq Obrada Zhivko - ingj. i mbrojtjes - shef i prodhimit;

5. Ndihmës i shefit të shpëtimit nga rrënojat, si dhe zonat e përmbytura - Sulejmanoviq Bajrama Dragutin - shef i operativës së ndërmarrjes ndërtimore "Një Maji" në Rahovec;

6. Ndihmës i shefit për mbrojtje nga zjarri dhe zbulimin e zonave të rrezikshme - Miciq Bozhidara Jeftimije - komandant i organizatës profesionale zjarrëfikëse në Rahovec;

7. Ndihmës i shefit të shtabit për ndihmën e parë medicinale - Simiq Petka Vekoslav - drejtor i shtëpisë së shëndetit në Rahovec;

8. Ndihmës i shefit të shtabit për mbrojtje RHB (atomiko-biologjiko-kimike) Miliqeviq Milivoja Trajko - drejtor i vertarisë në Rahovec;

9. Ndihmës i shefit të shtabit për largim, evakuim dhe ruajtje të mjeteve të nevojshme për ekzistencë - Mihajloviq Jovana Vitomir -nënkryetar i KK në Rahovec;

10. Ndihmës i shefit për sanim - Milenkoviq Vladimir Stanisha - drejtor i JSKP (shkurtesa origjinale duhet të jetë e Shërbimeve Publike Komunale) në Rahovec.

Ndërkaq dy emrat e fundit (me numrat rëndor 11 e 12) meqë janë të shkruar me dorë (në alfabetin çirilik), nuk mund të identifikohen.

Ka pasur edhe raste tjera kur kriminelët serb, në përfundim të gjykimit janë shpallur të pafajshëm, siç ka ndodhur para disa muajsh në një gjykatë të Serbisë, kur ish-pjesëtari i policisë speciale Dejan Demiroviq, lirohet “për munges provash”, a në të vërtet kishte dëshmitarë, të cilët faktuan para gjykatës, se krimineli Demiroviq kishte marrë pjesë në vrasjen e 19 civilëve shqiptarë (përfshirë këtu gra dhe fëmijë), në mars të vitit 1999 në Besianë!

***

Kur kihen parasysh të gjitha këto fakte dhe mijëra të tjera si këto, natyrshëm bëhet përgjegjës, gjithë lidershipi politikë e institucional i Kosovës, për neglizhencën totale rreth ngritjes së një kallzimi penal, kundër shtetit serbë, për gjenocidin dhe etnocidin e kryer në Kosovë.

_________________
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman


Top
 Profile  
 
 Post subject: Re: S’ka komb tjetër të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirshëm!
Post Number:#32  PostPosted: Thu Jun 10, 2010 8:43 pm 
Offline
Global Moderator
Global Moderator
User avatar

Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Posts: 3734
Location: Shkup
Gender: Male
LETËR PROTESTE E TË BURGOSURVE POLITIKË SHQIPTARË

Nga Burgu i Novi Sadit, më 01. 08. 1988


Image
Të burgosurit politikë shqiptarë në Burgun e Novi Sadit, të cilët për shtatë vjet rresht po mbanin dënimin në kushtet e burgut hetues, i drejtonin një letër proteste, nëpërmjet drejtorisë së Burgut, sekretarit të Sekretariatit Krahinor për Jurisprodencë në Prishtinë, Vesel Latifit, në të cilin thuhej:
„Kanë kaluar afro tre muaj që kur se autoritetet e burgut na kanë njoftuar me vendimin tuaj që të na ndalohet çdo libër. Duke pasur njëfarë bindje se kjo masë do të ishte e përkohshme dhe po aplikohej për arsye a një tjetër, e që për ne ishte e paqartë, prisinim të qetë fundin e saj. Është e qartë: ne u zhgënjyem, ju doni të na ndaloni punën intelektuale dhe librat. Po çfarë janë objektivat? Atë ju e dini. (Apo ndoshta doni akoma të provoni durimin tonë?!)

Sidoqoftë, ju po i shkelni me të dyja këmbët ligjet në fuqi, politikën tuaj sanksionuese të proklamuar zyrtarisht dhe vetë kushtetutën.

Ne, të dënuarit politikë shqiptarë, në mënyrë sistematike dhe në shkallë të gjerë, jemi të diskriminuar rëndë në krahasim me të dënuarit politikë në plan jugosllav.

Shkelje e ligjit, shkelje e kushtetutës dhe thyerje e konventave ndërkombëtare që i ka nënshkruar edhe vetë Jugosllavia, ka qenë gjithë procedura hetuse gjatë së cilës ndaj nesh janë përdorur mjete e metoda të egra torturuese, të denja për inkuizicionin mesjetar.

Në procesin gjyqësor, të mbyllur dhe për shumëçka të jashtëzakonshëm, ne as të drejtën e mbrojtjes e të fjalës nuk e kishim të plotë. Edhe një injorant i humbur nuk e ka të vështirë të shohë e të dallojë ndryshimin e politikës ndëshkuese, si qielli me tokën, ndaj të burgosurve të tjerë politikë shqiptarë, në njërën anë dhe ndaj të burgosurve të tjerë politikë në Jugosllavi, në anën tjetër. Kjo politikë ndëshkuese ndaj nesh ka marrë të gjtha tiparet e një politike hakmarrjeje të egër dhe të shfryrjes e të nxjerrjes së inatit. Një praktikë e panjohur gjer tani, jo vetëm në Jugosllavi, por edhe më gjerë, ka qenë dhe vazhdon të jetë hallakatja dhe degdisja masive e të dënuarve politikë të një populli nëpër, pothuaj gjithë burgjet hetuese të shtetit, për të vuajtur atje dënimin. Të vendosur me shumë vite në birucat e burgjeve hetuse kosovare dhe jugosllave bashkë me kriminelë ordinerë, hajdutë të regjur e vagabondë, bashkë me të sëmurë nervorë e mentalë (shpesh të rrezikshëm për të tjerët), bashkë me të sëmurë nga sëmundje ngjitëse, etj., në kushte jetese prej kazamatesh, ka qenë e pamundur ta ruanim shëndetin nga një shkatërrim i vazhdueshëm.

Megjithatë, mbaheshim dhe shpresonim se gjithë këto kushte të egra ishin për një kohë të shkurtër. Ta themi çiltërisht, ne nga pak edhe besonim demagogjinë se në Kosovë, gjoja s´kishte vend të mjaftueshëm, se posa të ngrihej objekti i Shtëpisë Ndëshkuese Përmirësuese në Gjurakovc (Dubravë), do të ktheheshim atje për të vazhduar vuajtjen e dënimit, sikur të burgosurit e tjerë, në vend të vet, në kushte pak a shumë normale, diku afër nivelit mesatar jugosllav, se nuk do të torturoheshin më familjet tona, duke udhëtuar me mijëra kilometra për 20 - 30 minuta vizitë, se nuk do të harxhonin nga një rrogë kosovare për çdo vizitë dhe se do të kishin mundësi, më në fund, të na vizitonin prindërit e moshuar dhe fëmijët e vegjël.

Gjithë këto fakte të hidhura flasin për të vërtetën e trajtimit tonë, jo si të burgosur të një shteti modern, por si skllevër të kohëve antike. Faktet flasin qartë për atë gjendje tonë të rëndë diskriminuese që theksuam në fillim e që në vetvete, edhe ajo nxjerr shumë të palara në shesh.

Masat tuaja të fundit për të na ndaluar librat, janë edhe një fakt tjetër i qartë që dëshmon realitetin e shëmtuar, janë edhe një mohim i të drejtave tona elementare, një shkelje e vetë ligjit, e rregulloreve të çdo burgu dhe një thellim i frymës hakmarrëse.

Shprehim kundërshtimin tonë të vendosur edhe kundër këtij vendimi absurd dhe të vendosur edhe kundër këtij vendimi absurd dhe të paligjshëm.

Kërkojmë edhe një herë me këmbëngulje që të na sigurohen të drejtat tona, si të burgosurve të tjerë në Jugosllavi e edhe të drejtën për të porositur e për të lexuar literaturë.



Në Burgun e Novi Sadit

Më 1.8.1988



Të dënuarit:

Mehmet Hajrizi

Isa Dërmaku

Jahir Hajrizi

Naim Jaka

Bajram Dërmaku.“


DOKUMENTE HISTORIKE

Në librin “Histori e një organizate politike dhe demonstratat e vitit 1981” (Botim Toena, Tiranë, 2008), duke trajtuar çështje programore të Grupit Revolucionar, të quajtur më vonë Organizata Marksiste - Leniniste e Kosovës, kam shkruar: “Organizata kishte një dokument programatik, të vitit 1977-78, i cili ndodhet diku në arkivat e gjyqësisë dhe policisë jugosllave, por edhe në Shqipëri, ku ishte dërguar zyrtarisht bashkë edhe me shumë materiale të tjera”. Për orientimet programore të Organizatës, kishte edhe materiale e dokumente të tjera, të cilat janë shfrytëzuar si burim primar, por mungesa e këtij dokumenti ndjehet në libër.
Ky material i vlefshëm historik i kësaj Organizate tashmë është gjetur. Dokumenti me titull “Në rrugë drejt lirisë” është shkruar në fund të vitit 1977 ose në fillim të vitit 1978 nga Mehmet Hajrizi, dhe është gjetur nga Hasan Mala, bashkë me disa materiale të tjera, në prill të vitit 2008 në oborrin e shtëpisë së Malajve në Gjilan. Aty do ta ketë fshehur në një enë plastike, nën pragun e derës së oborrit, Rexhep Mala, veprimtar i shquar i Lëvizjes Kombëtare të Kosovës dhe dëshmor i kombit.

( “Qëndresa e Rexhep Malës përballë torturave të UDB..." )

Dy vite më parë janë gjetur edhe materiale të tjera, të fshehura nga Rexhep dhe Hasan Mala, thellë në pusin e familjes së tyre. Ata kishin ndërtuar edhe një bunker brenda shtëpisë, ku mbanin materiale dhe armatim të fshehur, i cili kurrë nuk është zbuluar, as gjatë bastisjeve të shpeshta që policia jugosllave i bënte familjes Mala. Kopertina me mbishkrimin “Filozofi”, brenda të cilit ndodhej dokumenti, është bërë nga vetë Rexhepi, për arsye maskimi gjatë përdorimit të materialit. Këtu (në http://www.pashtriku.org) sjellim për herë të parë para lexuesit të sotëm këtë dokument, me disa shkurtime të parëndësishme.
Image

Image
Image
Image

NË RRUGË DREJT LIRISË



Gjatë gjithë historisë së tij, populli ynë nuk njeh përulje e nënshtrim ndaj armiqve të shumtë, të fuqishëm e të egër. Nën udhëheqjen e Skënderbeut legjendar, shqiptarët për një çerek shekulli rresht luftuan heroikisht kundër hordhive otomane dhe mbrojtën lirinë e trojeve të veta të shtrenjta. Që nga ajo kohë populli ynë nuk e pushoi luftën për liri dhe pavarësi, duke shkruar me gjak faqe lavdie e heroizmi në historinë e tij.
Vitalitetin e tij për të mbrojtur të drejtën që të ekzistojë si komb, dashurinë e pafund për liri e pavarësi, populli ynë e tregoi me një forca të madhe gjatë viteve të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, e cila luftoi heroikisht për njohjen e kombit shqiptar si një e të pandarë e respektimin e parimit të kombësisë ndaj tij, për ruajtjen e paprekshmërisë së tërësisë së trojeve kombëtare dhe bashkimin e tokave të Shqipërisë në një shtet të vetëm e të lirë. Janë të njohura luftërat e përgjakshme që bëri populli ynë i udhëhequr nga Lidhja Shqiptare për mbrojtjen e krahinave të tij të Plavës e Gucisë, Hotit , Grudës e Ulqinit, të cilat me forcën e armëve donin t’i shkëpusnin fuqitë e mëdha për të kënaqur lakmitë e fqinjëve grabitqarë të Shqipërisë. Trimëri të rrallë tregoi ushtria vullnetare e udhëhequr nga Heroi i Popullit, Sulejman Vokshi, në luftë kundër ushtrisë turke, të dërguar nga Porta e Lartë për ta shkatërruar Lidhjen. Një heroizëm të shkëlqyer në historinë e popullit tonë përbëjnë betejat e përgjakshme të kosovarëve të udhëhequr nga trimat e shquar si Sulejman Vokshi, Ali Ibra, Mic Sokoli, Bajram Rama, Sefë Kosharja, Smajl Hyseni etj.
Platforma politike e Lidhjes e përpunuar në zjarrin e luftës çlirimtare, mbeti si bazë e programit të lëvizjes kombëtare shqiptare, gjatë gjithë periudhës deri më 28 nëntor 1912. Pas shekujsh robërie, populli ynë, më 28 nëntor 1912 arriti fitoren e madhe historike, krijoi shtetin e pavarur kombëtar shqiptar. Baza politike, ideologjike, kulturore dhe organizative e kësaj fitoreje të madhe ishte përgatitur me durim dhe luftë për dhjetëra vjet me radhë nga rilindësit tanë të shquar. Luftëtarët tanë të shquar të pushkës e të penës, Abdyl, Naim e Sami Frashëri, Naum Veçilharxhi Konstandin Kristoforidhi, Ismail Qemali, Hasan Prishtina, Luigj Gurakuqi etj., i dhanë lëvizjes për liri një platformë të qartë politike me objektiv sigurimin e lirisë së Atdheut, pavarësisë së tij të plotë e të pacunguar nga ana territoriale. Shpallja e pavarësisë ishte kurorëzim i luftërave shekullore të popullit tonë për liri, ishte rrjedhim i luftërave të popullit tonë në të katër anët e Atdheut, të udhëhequr nga trimat tanë popullorë, Themistokli Gërmenji, Spiro Ballkameni, Çerqiz Topulli, Dedë Gjo Luli, Hasan Prishtina, Isa Boletini, Bajram Curri, Idriz Seferi e shumë të tjerë. Këto luftëra çuan në kryengritjen e përgjithshme të Shqipërisë më 1912, e cila tronditi nga themeli sundimin osman dhe i hapi rrugën shpalljes së pavarësisë.....

_________________
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman


Top
 Profile  
 
 Post subject: Re: S’ka komb tjetër të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirs
Post Number:#33  PostPosted: Mon Jun 14, 2010 7:01 pm 
Offline
Sun Member
Sun Member
User avatar

Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Posts: 1515
Location: USA
Gender: Female
DISA DËSHMI PËR BARBARIZMAT GREKE MBI POPULLSINE SHQIPTARE TË ÇAMËRISË

Në shtatorin e 1944 çetat zerviste të komanduara nga kolonel Kranja, etj., rrethuan nga të gjitha anët Spatarin. Të premten pas
dreke në orën 11:00 allaturka zervistët hynë në katund. Në mëngjesin e ditës tjetër grumbulluan të gjithë popullin tej xhamia e fshatit, nga ana tjetër ushtarët filluan të grabisin e të çnderojnë gratë, vajzat e plakat. P.C 50 vjeçe mbasi e çnderuan dhe i morën paratë, i prenë flokët, veshët, e vranë në bahçen e saj, tek guri i Muçes. Në shtëpinë time qe familja e Sako Banushit nga
Skopiana. Mbasi çnderuan gratë, i shpuan me thikë dhe në fund i vranë. Burrat që i kishin mbledhur në xhami, i shpunë në shtëpinë e Kocanit në Filat ku i vranë në një gropë në fushën e Filatit...

***
Më 18 shtator 1944 ikëm nga Filati dhe vajtëm në katundin Spatar, atje erdhën ushtarë zervista dhe më morën burrin pas tre ditë bashkë me gra të tjera shkuam në Filat për të parë burrat të cilët ndodheshin në burg . Në këtë kohë na vënë edhe neve burg ku na lanë një natë. Tjetrën ditë na morën dhe na shpunë në ikotrofie dhe burrat na i vranë në fushë të Filatit. Midis të
tjerëve ishte edhe burri i jem Barjam Azemi vjet 48 edhe kunati tim Lahe Halil Azem. Në burgun tonë të grave zervistat zgjidhnin gratë që u pëlqenin dhe i ç’nderonin. Për këtë vrasje dhe ç’nderime kaq ç’njerëzore kërkojmë nga ai komision që të shkojë në vend dhe të hetojë përsa sipër.

***
Ushtarët zervista hynë në Paramithi më 28 qershor 1944 të Martën dhe të mërkurën, ushtari zervist Kiço Koma nga Paramithia mori burrin tim Velinë, vjeç 68 dhe ma theri me thikë. Të enjten ushtarët zervista erdhën të merrnin vajzën time Shuquranën por e shpëtova se ju dhashë të gjitha paratë që kisha afro tridhjetë miliona dhrahmi një unazë floriri dy gjysma lirash dhe një palë vathë floriri si edhe sende të tjera të çmuara. Zervisti Dhimo Pasko me djalin e tij Sotir Pasko nga Paramithija më morën djalin tim Abedinin vjeç 19 dhe ma vranë brenda në shtëpi. Një tufë lesh bashkë me lëkurën e kokës së tij e mbaj akoma në xhep për kujtim. Ushtarët zervista rrahën për vdekje djalin tim të vogël Prenjën para syve të mi dhe mbasi unë doja ta mbroja më rrahën
barbarisht dhe mua. Kërkoj që komisioni të shkojë në vend për të hetuar rreth këtyre ngjarjeve të tmerrshme.

***
Ne çamët e vendosur në Nënprefekturën e Sarandës të persekutuar nga repartet ushtarake të Napolon Zervës në qershor e shtator të vitit 1944 e shkurt mars të vitit 1945 mbasi lamë në Çamërinë tonë eshtrat e 100 vëllezërve motrave, baballarëve, nanave dhe çilimiqëve tanë, mbasi na u grabit e tërë pasuria tonë mbasi motrat dhe vajzat tona pësuan ç’nderimet më ç’njerëzore, emigruam në Shqipëri ku gjetëm përkrahjen më vëllazërore nga populli shqiptar. Vuajtjet tona nuk përshkruhen. Ne
nuk e meritonim këtë trajtim, sepse edhe ne u radhitëm krahas popujve përparimtarë antifashist për zhdukjen e murtajës naziste. Ne i dhamë kauzës së përbashkët të kombeve të bashkuara repartet tona partizane dhe dëshmorët tanë. Kërkojmë që komisioni për shqyrtimin e kaq pësimeve tona të shkojë në Çamërinë tonë për të konstatuar së afërmi tragjedinë e popullatës çame. Atje do të diktohen vendet ekzakte të masakrave barbare, atje do të vihet ekzaktësisht gishti ujkut fashist atje do të dalin në dritë kockat e viktimave, atje do të duket begatia e Çamërisë sonë larë me djersën tonë dhe shkatërrimet përfundimtare të vatrave tona nga njerëzit e autorizuar të barbarëve zervista.

***

Unë Melika Met Sali nga Filati i Çamërisë njoftoj se në shtator të 1944 kur hynë ushtarët e Zervës në Filat, na mblodhën të gjithë neve shqiptarët duke na ndarë gra e çiliminj veç ku përbëheshin prej 500 vetash dhe burrat veç, na burgosën në ikotrofio të Filatit ku nga uria vdiëq mëse 70 gra e çiliminj sepse racioni bukës që na jepesh ishte vetëm 50 gram në ditë. Këtu pashë me sytë e mi të torturoheshin pa mëshirë shumë gra nga zervistat dhe midis të tjerave gruan e Sherfi Sulejmanit 50 vjeçare e cila vdiq nga druri si dhe nanën e Hate Hallunit nga Filati. Mua më rrahën personalisht me kamxhik. E shoqja e Xhelo Rexhos nga Dovani u burgos me 7 fëmijë nën 12 vjeç dhe këtu i vdiqën 6 fëmijë një e quajtur Merushe nga Dovani u burgos me 3 çiliminj dhe doli vetëm. 50 ditë na mbajtën në ikotrofio dhe pastaj na përcollën për në Koske pasi na morën të gjitha plaçkat që kishim me vete. Në Koskë, ushtarë të Zerves ç’nderuan 10 gra, nuse dhe vajza nga konaku ku isha vetë. Nga këto e shoqja e Xhelo Galbaqit së bashku me mbesën dhe të reja të tjera nga Varfanji e Lopësi. Kërkoj që komisioni të shkojë në krahinat e Çamërisë dhe të hetojë rreth sa thash më sipër.

Unë Idriz Bajrami nga Karbunari Çamërisë vërtetoj se në shtator të 1944 trupat e Zervës të komanduara nga kolonel Kamara dhe nënkolonel Kranja hynë në fshatin tonë dhe vranë nanën time Luftie Bajrami vjeç 60 me 5 gra të tjera Mehani Isufi së bashku me nusen e djalit Saja (Gjylsim Vehipin) Kadrije Hamdinë dhe nanën e Simo Dodit nga Paramithia. Me këtë rast ushtarët zervista vranë 39 persona në fshatin tonë gra pleq dhe fëmijë, ndër të cilët Osman Pasha, Neime Rexhepi, Kadrie Metushi me 3 vajzat dhe të vjehrrën Mine Jahja, Zeqir Duli, Hajrije Xhemo dhe të bijën Mate, Fatime Xhaferin me dy të bijat, Dul Mellija, Shaqire Abedini, Sherif Feimi, Ramadan Jasini, Haxhi Aliago, Isa Omer, Hamide Husnija, Hajredin Mane, Haneme Tahire, Hasije Alush, Zubo Shpata e të tjerë të ndjekur nga trupat e Zervës dhe që strehoheshin në Karbunarë. Janë vrarë 6 veta në Kardhiq: Xhafer Lushi së bashku me gruan dhe me djalin Tafil Isai, Hadër Bazi dhe Lako Kasemi. Për këto krime të shëmtuara të kryera ndër fshatare të pafajshëm kërkoj që komisioni të shkojë në vende të Çamërisë për të hetuar të vërtetën mbi barbarizmat e pa mëshirshme të kësaj ushtrie.

_________________
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman


Top
 Profile  
 
 Post subject: Re: S’ka komb tjetër të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirs
Post Number:#34  PostPosted: Wed Jun 16, 2010 6:39 pm 
Offline
Sun Member
Sun Member
User avatar

Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Posts: 1515
Location: USA
Gender: Female
Disa nga masakrat e popullsise Came

Code:
MASAKRAT NDAJ POPULLSISE SHQIPTARE TE ÇAMERISE:

1-MASAKRA E 72 PERSONAVE (KRERE TE ZONAVE) NE PERROIN E SELAMIT
2-MASKRAT E "REFORMES AGRARE" TE VITIT 1918
3-MASAKRAT E VITIT 1923 DHE SHPERNGULJA ME DHUNE E POPULLSISE CAME DREJT TURQISE.
4-MASKRAT E FASHIZMIT "METAKSIAN" TE VITIT 1936 NE FILAT, PITULJETE E GUMENICE.
5-BURGOSJA DHE MASAKRIMI I SHUMICES SE 5000 BURRAVE TE CAMERISE NE FILLIM TE LUFTES SE II BOTERORE NGA REGJIMI  METAKSIAN.
6-ME 8 KORRIK TE VITIT 1944 SULMI I PERGJITHSHEM I USHTRISE FAMEKEQE TE N.ZERVES NE TE GJITHE TROJET E CAMERISE...
7-NE QERSHOR DERI NE TETOR TE VITIT 1944 U BARBARIZUAN 2000 FEMIJE, GRA DHE PLEQ NE FILAT PARAMTHI ETJ...

_________________
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman


Top
 Profile  
 
 Post subject: Re: S’ka komb tjetër të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirs
Post Number:#35  PostPosted: Wed Jun 16, 2010 8:23 pm 
Offline
Global Moderator
Global Moderator
User avatar

Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Posts: 3734
Location: Shkup
Gender: Male
Sanxhaku i Nishit

Image

Sanxhaku i Nishit njësi administrative-teritoriale e Perandoris Osmane me qëndër në Nish, në krahinën shqiptare Toplica e plaçkitur nga Pashalluku i Beogradit . Sanxhaku i Nishit së bashku për dallim nga Vilajeti i Kosovës i cili sipas mendimit të historianëve Evropian sebët e kanë "çliruar" nga sundimi turk dhe pas një gjenerate atyre i është marrë plaçka nga shqiptarët dhe NATO . Me fjalë të tjera edhe nga shkencëtarët e Evropës edhe pse me një vonesë prej një gjenerate të njerzëve kanë filluar të dallohet "plaçka" nga "pasuria e patundëshme" e cila siç po shihet për serbët gjendet diku në rrethinën e Moskës.
Image
Shpërnguljet e mëdha me 1877/1878
Në luftën ruso-osmane, Sërbia dhe Mali i Zi menjëherë u rreshtuan në anën e Rusisë me qëllim që të realizonin aspiratat ekspansioniste në drejtim të trojeve etnike shqiptare. Luftimet serbo-osmane u zhvilluan kryesisht në trevat shqiptare të Sanxhakut të Nishit që i takonin Vilajetit të Kosovës. Pas humbjeve të një pas njëshme dhe me tërheqjen e ushtrisë Osmane nga këto troje, Serbia para syve të fuqive të mëdha dhe me bekimin e tyre kryente spastrimin etnik. Si rezultat i dhunës, terrorit, masakrave dhe gjenocidit të ushtrisë serbe ndaj popullit autokton shqiptar me qindra e mijëra shqiptar u detyruan t'i braktisnin vatrat e tyre duke u vëndosur si muhaxher (refugjat) në brendi të Vilajetit të Kosovës dhe me gjerë. Në ketë kohë para tytave të soldateskes serbo-malazeze u shpërngulën rreth 160 mijë shqiptar. Kështu u spastruan etnikisht 640 vendbanime shqiptare të rrethit të Nishit, të Prokupjes, Leskocit, Vranjës, Kurshumlisë etj. Me këto akte anticivilizuese dhe antishqiptare Serbia dhe Mali i Zi ngushtuan edhe më hapsirën kombtare shqiptare duke krijuar kështu parakushte për rrezikim të metejshëm të trojeve shqiptare në përgjithësi dhe të Kosovës në veçanti. (Burimi: Historia e Popullit Shqiptar - hartuar nën drejtimin e Institutit të Historisë)
Dëshmi
"...Pothuajse të gjitha banorët e pjesës perendimore të Sanxhakut të Nishit lë dorëzuar Serbisë, ishin shqiptar të besimit mysliman... prandaj kur ky sanxhak u pushtua nga ushtria serbe, popullsia nuk i bëri ballë pushiuesit. Ajo e tëra iku në Vilajetin e Kosovës duke lënë tërë vendin të braktisur." John Ross

"... në acar dhe të ftohtë të madh të dimrit të vitit 1877-1878 pashë njerëz duke ikur të zhveshur e të zbathur që kishin braktisur dhomat e veta të ngrohta me përplot mall.....Përgjatë rrugës Gërdelicë-Vranjë dhe deri në Kumanovë, në të dy anët e rrugës vëreheshin kufomat e fëmijëve, të pleqëve e të tjerëve që kishin vdekur nga të ftohtit." Josip H. Kostiq; Mësues - dëshmitar i kohës.

Muhaxhirët

Kolonat e Shpërnguljeve te shqiptarve nga trojet e veta - dëbimi i shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit 1833-1878. Dëbimet e shqiptarëve nga trekëndshi i Toplicës 1878-1881

Shembull është vendbanimi Klaiqi ishte fshat në komunën e Lebanës të Jabllanicës (sot Serbia jugore), dikur i banuar me shqiptarë të cilët u dëbuan me dhunë nga pushtuesit serb.Fshati kufizohet me fshatrat e dikurshme shqiptare si Gërguroci, Bajra, Poroshtica, Llapashtica etj. Nga ky vendbanim e kan prejardhjen banorët e fshatit Kokaj në Karadak, mandej banorët e lagjes Klaiq të qytetit të Gjilanit ,( të cilit ende i kan pronat e tyre në Klaiq të nacionalizuara pas Luftës së Dytë Botrore) muhaxhirët e fshatit Kokaj gjegjësisht një lagje e fshatit Ranatoc i cili ndodhet në Malet e Karadakut komuna e Preshevës.

Dëbimet e shqiptarëve nga trekëndshi i Toplicës 1878-1881

Që nga viti 1833 kur Serbia kishte fituar autonomi kulturore nga Perandoria Otomane, kishte filluar planet jo vetëm për pushtimin e tokave shqiptare, por edhe për zhdukjen e tyre nga faqja e dheut. “Naçertanija” e Ilija Garashanini-t ishte një platformë dhe program për dëbimin e shqiptarëve nga platformë dhe program për dëbimin e shqiptarëve nga trojet e veta. Ky program ishte konstruktuar në vitin 1844, ndërkohë që ishte realizuar gjatë dhjetorit 1877 dhe janarit 1878. Gjatë kësaj kohe, të gjitha faktet historike thonë se janë përzënë nga trojet shekullore afro 700 vendbanime. Trojet shqiptare nuk kishin pësuar tragjedi më të madhe dhe kaq ngushtim të hapësirës gjeografike, askurrë më parë. Shqiptarët në ato vise ishin vendas, që dëshmohet edhe në dokumentet e hershme. Në “Regjistrimin turk të vitit 1455. Pra edhe pse kjo trevë qe nga parahistoria ishte e banuar me fise ilire, autorë të ndryshëm serbë përpiqen që shqiptarët t'i nxjerrin si kolonizues të tokave serbe. Sipas Jovan Cvijiqi-t, Dushan Popoviqit, Luba Stojanoviqit, Vlladimir Stojanoviqit, Anastasije Urosheviqit e shumë të tjerëve, familjet shqiptare si kolonizues kanë depërtuar deri në Toplicë, Leskoc, Vrajë e gjetiu pas “ Dyndjes së madhe serbe” të vitit 1690. Sipas burime arkivore, por edhe sipas një burimi serb deri në mes të shek.XIX vetëm në rrethinë të Leskocit dhe të Prokuples ishin më se 300 fshatra shqiptare, kurse deri në vitin 1877 vetëm në rrethinë të Pustarekës dhe të Jabllanicës ishin 1539 shtëpi shqiptare. Me depërtimin e ushtrisë serbe, andej fshatit Bucë, pothuajse nuk kishte mbetur asnjë familje shqiptare. Kështu nga Pustareka e Jabllanica pothuajse të gjitha familjet shqiptare u nisën këmbë drejt Gollakut. Se çfarë terrori është bërë mbi shqiptarët, dëshmon e dhëna se pas dëbimit të shqiptarëve, Serbia në krye me Mita Rakiqi kishte dërguar ekipe për ta popullzuar atë pjesë me kolonistë para se të mbahej Kongresi i Berlinit. Ekipet për formimin e komunave dhe regjistruesit, ndër të tjera, shkruanin: "Këtu të gjitha fshatrat kanë qenë shqiptare, tani janë të shkreta, të djegura dhe të rrënuara, prandaj edhe nuk mund të formohen komuna “. Të djegura, të shkreta dhe të rrënuara, regjistruesit i kishin shënuar 53 fshatra. Se çka kanë përjetuar shqiptarët gjatë dëbimit secila familje është një histori në vete, por vlen të përmendet edhe një fragment i udhëpërshkruesit serb, Sreten Popoviq që, ndër të tjera, shkruante:"Ato net, shumë familje shqiptare duke udhëtuar me fëmijët e tyre, nga acari i madh pësuan humbje të mëdha në njerëz. Shumë fëmijë në qerre ose në shpinë të nënës u ngrinë dhe vdiqën. Kishte raste të shumta kur edhe pleqtë vdisnin nga të ftohtit." Qystendili i Bullgarisë në janar të vitit 1878 ishte përplot shqiptarë, sikur Bllaca e prillit të vitit 1999. Për fatin e mirë të këtij populli, për dallim nga vitet 1877-1878, këtë herë, këtë katrahurë po e përcillte e tërë bota, kurse shtetet më të fuqishme e më demokratike, në krye me SHBA-të dhe Britaninë e Madhe u vunë në krah të drejtësisë dhe bashkë edhe me shtete të tjera e ndihmuan këtë popull që të kthehej në tokën e tij shekullore.
vazhdon ...

_________________
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman


Top
 Profile  
 
 Post subject: Re: S’ka komb tjetër të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirs
Post Number:#36  PostPosted: Wed Jun 16, 2010 8:28 pm 
Offline
Global Moderator
Global Moderator
User avatar

Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Posts: 3734
Location: Shkup
Gender: Male
Ç'ka kanë bjeshket o bre qe ushtojne.
Ç'ka kanë lugjet o bre qe po fshajne,
Ç'ka kanë malet qe s'mugullojne,
Ç'ka ka hana qe s'po shndrit,
Ç'ka ka djelli qe s'po ban drite,
Ç'ka kanë shpendet qe s'po knojne,
Ç'ka kanë qyqet o bre qe s'vajtojne.

Muhaxhiret kah po shkojnë,
Kane lan toke e kanë lane shpi,
Kane lane dhen e kanë lane dhi,
Kane lane buken cerek me hi,
Kane lane corben n'veksht te zi,
Kane lane sofren t'shtrume n'shpi,
Kane shkue miqte buke po u ngi,
Kane lane zhgujt o nveg pa u krye,
Kane lane pajen cikat pa marue,
Kane met nuset te dhandri pa shkue,
Kane met krushqit e bre pa u kthye,
Kane met djemtë o dhander pa hi,

Ohh... muhaxhiret o bre kah po shkojnë,
Dru e gurë o bre c'po vajtojne,
Bari n'toke o bre s'po mbin,
muhaxhiret kanë marrë dynjane n'sy
Vdesin n'bore e vdesin n'shi,
Vdesin pleqe o bre vdesin te rinj,
Vdesin gra e vdesin fëmijë.

Muhaxhiret bre kah po shkojnë,
Për ta malet po vajtojne,
buke pa ngrane e ujë pa pi,
Kane marrë udhën për Shqipni,
Udhen e gjatë o bre për Turki,
oh..kush njeh Zot, bre din e iman
Muhaxhireve konak ju ban,
Muhaxhiret brenda i shtin,
Shtronju mirë o bre për me fjet,
Se ju con Zoti n'xhehnet,
Se jua kthen o Zoti n'nahiret.

Këtë e dëshmojnë edhe vetë serbet sidomos ai që e permendi Alfeko , VASA CUBRILOVIC :

Quote:
Albanci muslimani su sve do 1878. godine živeli na području Leskovca, Vranja, u Pešteru blizu Sjenice i u dolini južne Morave. Vasa Čubrilović piše da su oblasti Prokuplja, Kuršumlije i Leskovca, sve do Niša, nazivane "Toplički Arnavutluk". Srpsko-turski rat 1876-1878. godine je vođen u oblasti Niškog sandžaka,
“Gotovo svo stanovnišvo zapadnog dela Niškog sandžaka, koji je predat Srbiji, bili su Albanci muslimanske veroispovesti ... Svi oni su izbegli u Kosovski vilajet, napuštajući čitavu zemlju.

1937
Vaso Cubrilovic:
The Expulsion of the Albanians - Memorandum

"The Expulsion of the Albanians," is a memorandum prepared and written by the noted Bosnian Serb scholar and political figure Vaso Cubrilovic (1897-1990). As a student in 1914, Cubrilovic had participated in the assassination in Sarajevo of Archduke Ferdinand of Austria-Hungary, the event which precipitated the First World War. Between the two wars, he was professor at the Faculty of Arts in Belgrade. A leading member of the Serbian Academy of Sciences and Art, Cubrilovic also held several ministerial portfolios after World War II. Among his writings is the monograph "Istorija politicke misle u Srbiji XIX veka," Belgrade 1958 (History of political thought in Serbia in the 19th century).

http://www.albanianhistory.net/texts20_1/AH1937_1.html

Edhe në këtë faqe nga viti 1912 New York Times http://query.nytimes.com/mem/archive-fr ... ref=slogin

_________________
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman


Top
 Profile  
 
 Post subject: Re: S’ka komb tjetër të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirs
Post Number:#37  PostPosted: Wed Jun 16, 2010 8:33 pm 
Offline
Administrator
Administrator
User avatar

Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Posts: 2773
Location: Italy
Gender: Male
Arbëri wrote:
Ç'ka kanë bjeshket o bre qe ushtojne.
Ç'ka kanë lugjet o bre qe po fshajne,
Ç'ka kanë malet qe s'mugullojne,
Ç'ka ka hana qe s'po shndrit,
Ç'ka ka djelli qe s'po ban drite,
Ç'ka kanë shpendet qe s'po knojne,
Ç'ka kanë qyqet o bre qe s'vajtojne.

Muhaxhiret kah po shkojnë,
Kane lan toke e kanë lane shpi,
Kane lane dhen e kanë lane dhi,
Kane lane buken cerek me hi,
Kane lane corben n'veksht te zi,
Kane lane sofren t'shtrume n'shpi,
Kane shkue miqte buke po u ngi,
Kane lane zhgujt o nveg pa u krye,
Kane lane pajen cikat pa marue,
Kane met nuset te dhandri pa shkue,
Kane met krushqit e bre pa u kthye,
Kane met djemtë o dhander pa hi,

Ohh... muhaxhiret o bre kah po shkojnë,
Dru e gurë o bre c'po vajtojne,
Bari n'toke o bre s'po mbin,
muhaxhiret kanë marrë dynjane n'sy
Vdesin n'bore e vdesin n'shi,
Vdesin pleqe o bre vdesin te rinj,
Vdesin gra e vdesin fëmijë.

Muhaxhiret bre kah po shkojnë,
Për ta malet po vajtojne,
buke pa ngrane e ujë pa pi,
Kane marrë udhën për Shqipni,
Udhen e gjatë o bre për Turki,
oh..kush njeh Zot, bre din e iman
Muhaxhireve konak ju ban,
Muhaxhiret brenda i shtin,
Shtronju mirë o bre për me fjet,
Se ju con Zoti n'xhehnet,
Se jua kthen o Zoti n'nahiret.

Këtë e dëshmojnë edhe vetë serbet sidomos ai që e permendi Alfeko , VASA CUBRILOVIC :

Quote:
Albanci muslimani su sve do 1878. godine živeli na području Leskovca, Vranja, u Pešteru blizu Sjenice i u dolini južne Morave. Vasa Čubrilović piše da su oblasti Prokuplja, Kuršumlije i Leskovca, sve do Niša, nazivane "Toplički Arnavutluk". Srpsko-turski rat 1876-1878. godine je vođen u oblasti Niškog sandžaka,
“Gotovo svo stanovnišvo zapadnog dela Niškog sandžaka, koji je predat Srbiji, bili su Albanci muslimanske veroispovesti ... Svi oni su izbegli u Kosovski vilajet, napuštajući čitavu zemlju.

1937
Vaso Cubrilovic:
The Expulsion of the Albanians - Memorandum

"The Expulsion of the Albanians," is a memorandum prepared and written by the noted Bosnian Serb scholar and political figure Vaso Cubrilovic (1897-1990). As a student in 1914, Cubrilovic had participated in the assassination in Sarajevo of Archduke Ferdinand of Austria-Hungary, the event which precipitated the First World War. Between the two wars, he was professor at the Faculty of Arts in Belgrade. A leading member of the Serbian Academy of Sciences and Art, Cubrilovic also held several ministerial portfolios after World War II. Among his writings is the monograph "Istorija politicke misle u Srbiji XIX veka," Belgrade 1958 (History of political thought in Serbia in the 19th century).

http://www.albanianhistory.net/texts20_1/AH1937_1.html



_________________
Image


Top
 Profile  
 
 Post subject: Re: S’ka komb tjetër të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirs
Post Number:#38  PostPosted: Wed Jun 16, 2010 8:36 pm 
Offline
Global Moderator
Global Moderator
User avatar

Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Posts: 3734
Location: Shkup
Gender: Male
-bravo- -bravo- -bravo-

_________________
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman


Top
 Profile  
 
 Post subject: Re: S’ka komb tjetër të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirs
Post Number:#39  PostPosted: Thu Jul 15, 2010 8:52 pm 
Offline
Star Member
Star Member

Joined: Thu Sep 03, 2009 12:44 pm
Posts: 693
Gender: Male
Image
Image

Published by 'The West Australian' 20 January 1913

_________________
One cannot and must not try to erase the past merely because it does not fit the present


Top
 Profile  
 
 Post subject: Re: S’ka komb tjetër të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirs
Post Number:#40  PostPosted: Wed Jul 21, 2010 8:32 pm 
Offline
Administrator
Administrator
User avatar

Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Posts: 2773
Location: Italy
Gender: Male
Ja edhe gjithe Traktatet (Dallaveret) qe jane bere ne kurrizin e Shqiptareve.

Image
Image


Author: Great Britain. Foreign Office. Historical Section; Prothero, G. W. (George Walter), 1848-1922

_________________
Image


Top
 Profile  
 
 Post subject: Re: S’ka komb tjetër të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirs
Post Number:#41  PostPosted: Wed Jul 21, 2010 9:40 pm 
Offline
Regular Member
Regular Member

Joined: Sun Jun 13, 2010 11:31 pm
Posts: 54
Gender: Male
Mallakastrioti wrote:
Ja edhe gjithe Traktatet (Dallaveret) qe jane bere ne kurrizin e Shqiptareve.

Image
Image


Author: Great Britain. Foreign Office. Historical Section; Prothero, G. W. (George Walter), 1848-1922


Ishalla po iu vie fundi te gjitha dallavereve ne kurrizin tone o vella!


Top
 Profile  
 
 Post subject: Re: S’ka komb tjetër të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirs
Post Number:#42  PostPosted: Wed Jul 21, 2010 10:18 pm 
Offline
Sun Member
Sun Member
User avatar

Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
Posts: 1826
Gender: Male
mallakastrioti

ka me se nje vite qe jam munduar te hape tema qe kan te bejn me menyrat se si na shkaterrojn fqinjet tane, por fatkeqsisht keto tema nuk jane ndjekur e nuk ka pasur interes.
fqinjet tane kan pasur edhe kane per 2 shekuj me radhe strategji kombetare shume te qarte edhe shume te drejtpercaktuar per c do gje qe ka te bej me interesin kombetare edhe te ardhmen e kombit.

fqinjet tane kane 2 shekuj me radhe qe kane nje strategji te qarte e te drejtpercaktuar persa i perket mardhenieve te tyre me shqiperin, edhe strategji largpamse.

neve akoma nuk na ka shkuar ndermend nje gje e tille edhe jo me te veprojm.

ja disa nga strategjit e qarta e te drejtpercaktuara te fqinjve tane:

1-gjuha shqipe edhe c do gje shqiptare eshte e urryer,edhe kjo kalohet nepermijet mediave-teatrit-edhe kultures greke.

rrezultati:

Gje e poshter te jesh shqiptare e te flasesh gjuhen shqipe.je i urryer per kete.Ky mesazh eshte kaluar tek arvanitet edhe vazhdon te kalohet.kur eshte nevoja ..si rastet e shoqatave arvanite...te nesermen te gjitha gazetat kane te njejtin mendim=po behen plane per te pushtuar greqin me ndihmen e tradhetarve te brendshem.

po ne????

kendon bollanua si i do qejfi edhe askush nuk ndihet..biles biles mediat krenohen "me lajmin" qe ju dha bollano.

2-varrezat greke edhe kishat e manastiret"serbe"

.keto cilesohen si monumente te kultures greke edhe serbe.

rrezultati

ata ushtare qe dije erdhen mbas terheqies italiane , sote cilesohen si clirimtar te vorioepirit kudo ne historin greke..te na rroj kryeministri qe i inaguroj endrrat e fashisteve greke.po te kishim nje strategji te qarte kombetare, kjo nuk duhej te ndothte kurre sepse kjo perben "vijen e kuqe" qe nuk duhet ta shkel askush qe quhet shqiptare.

po neve??

i theren i gjakosen i debuan camet, edhe qeverrit shqiptare sote as qe duan ta dine.

3- shkollat greke.

ne shqiperi ..edhe ne epire nuk ka pasur kurre greke historikisht, greket u krijuan nga prifti edhe shkollimi.

rrezultati:

ashtu si dije edhe sote vazhdohen te pillen greke te rinje ne shkollat qe hapi fatos nano me sali berishen..si ndjeks te denjt te ahmet zogut edhe enver hoxhes

po neve?

as qe behet as nje fjale qe te kerkohet gjuha shqipe per arvanitet e camet ortodoks

pra

per mendimin time fajin e kemi ne te paret, pastaj fqinjet me strategjit e tyre edhe me spiunat ne shtetin shqiptare..e me vlleher qe papritur na dalkin vorioepirot.

ska me te pameshirshem se sa vete shqiptaret per kombin e tyre-fale injorances.

_________________
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE


Top
 Profile  
 
 Post subject: Re: S’ka komb tjetër të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirs
Post Number:#43  PostPosted: Wed Jul 21, 2010 10:23 pm 
Offline
Regular Member
Regular Member

Joined: Sun Jun 13, 2010 11:31 pm
Posts: 54
Gender: Male
alfeko sukaraku wrote:
mallakastrioti

ka me se nje vite qe jam munduar te hape tema qe kan te bejn me menyrat se si na shkaterrojn fqinjet tane, por fatkeqsisht keto tema nuk jane ndjekur e nuk ka pasur interes.
fqinjet tane kan pasur edhe kane per 2 shekuj me radhe strategji kombetare shume te qarte edhe shume te drejtpercaktuar per c do gje qe ka te bej me interesin kombetare edhe te ardhmen e kombit.

fqinjet tane kane 2 shekuj me radhe qe kane nje strategji te qarte e te drejtpercaktuar persa i perket mardhenieve te tyre me shqiperin, edhe strategji largpamse.

neve akoma nuk na ka shkuar ndermend nje gje e tille edhe jo me te veprojm.

ja disa nga strategjit e qarta e te drejtpercaktuara te fqinjve tane:

1-gjuha shqipe edhe c do gje shqiptare eshte e urryer,edhe kjo kalohet nepermijet mediave-teatrit-edhe kultures greke.

rrezultati:

Gje e poshter te jesh shqiptare e te flasesh gjuhen shqipe.je i urryer per kete.Ky mesazh eshte kaluar tek arvanitet edhe vazhdon te kalohet.kur eshte nevoja ..si rastet e shoqatave arvanite...te nesermen te gjitha gazetat kane te njejtin mendim=po behen plane per te pushtuar greqin me ndihmen e tradhetarve te brendshem.

po ne????

kendon bollanua si i do qejfi edhe askush nuk ndihet..biles biles mediat krenohen "me lajmin" qe ju dha bollano.

2-varrezat greke edhe kishat e manastiret"serbe"

.keto cilesohen si monumente te kultures greke edhe serbe.

rrezultati

ata ushtare qe dije erdhen mbas terheqies italiane , sote cilesohen si clirimtar te vorioepirit kudo ne historin greke..te na rroj kryeministri qe i inaguroj endrrat e fashisteve greke.po te kishim nje strategji te qarte kombetare, kjo nuk duhej te ndothte kurre sepse kjo perben "vijen e kuqe" qe nuk duhet ta shkel askush qe quhet shqiptare.

po neve??

i theren i gjakosen i debuan camet, edhe qeverrit shqiptare sote as qe duan ta dine.

3- shkollat greke.

ne shqiperi ..edhe ne epire nuk ka pasur kurre greke historikisht, greket u krijuan nga prifti edhe shkollimi.

rrezultati:

ashtu si dije edhe sote vazhdohen te pillen greke te rinje ne shkollat qe hapi fatos nano me sali berishen..si ndjeks te denjt te ahmet zogut edhe enver hoxhes

po neve?

as qe behet as nje fjale qe te kerkohet gjuha shqipe per arvanitet e camet ortodoks

pra

per mendimin time fajin e kemi ne te paret, pastaj fqinjet me strategjit e tyre edhe me spiunat ne shtetin shqiptare..e me vlleher qe papritur na dalkin vorioepirot.

ska me te pameshirshem se sa vete shqiptaret per kombin e tyre-fale injorances.


Alfeko

Ndoshta me Koco Danajn dhe Albin Kurtin do te fillojme te levizim seriozisht?


Top
 Profile  
 
 Post subject: Re: S’ka komb tjetër të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirs
Post Number:#44  PostPosted: Fri Aug 20, 2010 6:05 pm 
Offline
Sun Member
Sun Member
User avatar

Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Posts: 1515
Location: USA
Gender: Female
Raporti Zyrtar, Ja masakrat serbe të 1913 në Dibër

Robert Elsie

Lufta e Parë Ballkanike filloi në tetor të vitit 1912. Serbia përparoi duke e shfrytëzuar vakumin e lënë nga thërrmimi i përandorisë Osmane në drejtim të invadimit dhe pushtimit të Kosovës dhe rajonit të Dibrës, që tash gjendet në kufirin mes Shqipërisë e Maqedonisë. Kjo ndodhi në fund të tetorit dhe fillim të nëntorit të atij viti. Derisa Fuqitë e Mëdha e njohën Shqipërinë si shtet sovran më 29 korrik 1913, Kosova, Dibra, Ohri dhe Manastiri mbetën nën sundimin ushtarak serb dhe më 7 shtator 1913, Mbreti Peter I i Serbisë deklaroi aneksimin e territoreve të pushtuara. Një kryengritje e gjerë kundër sundimit serb filloi në Lumë (në jugperëndim të Prizrenit) dhe në bjeshkët në perëndim të Gjakovës, që u shtyp nga një forcë serbe prej 20.000 trupave, që përparuan drejt Shqipërisë dhe për pak sa nuk arritën deri në Elbasan. Një amnisti u shpall në Beograd nga qeveria në tetor 1913, por masakrat kundër popullit shqiptar vazhduan. Një vit pas informacioneve të tmerrshme të përpiluara nga Leo Freundlich, “Raporti zyrtar drejtuar Fuqive të Mëdha” i botuar në dhjetor 1913, shpalos më imtësisht kërdinë e bërë pas amnistisë në Dibër dhe Lumë.

Raport zyrtarparaqitur Fuqive të Mëdha

Ne jemi të parët që po paraqesim listën e plotë të vrasjeve të bëra nga armata serbe në Krahinën e Dibrës, Dibrës së Ulët dhe Lumës, që shtrihen në Shqipërinë veriore, pas amnistisë së tetorit të kaluar të akorduar nga qeveria e Beogradit, masakra të bera pas revoltës së malësorëve shqiptarë. Ky është një dokument i rëndësisë së jashtëzakonshme dhe tashmë është dërguar te qeveria e njërës nga Fuqitë e Mëdha nga përfaqësuesi i saj i plotfuqishëm, që e ka përpiluar përsonalisht me shënime dhe emra të vendeve të vrasjeve dhe terrorit. Ja versioni i plotë i raportit zyrtar.

Krahina e Dibrës

Në Klos, bandat serbe kanë therur Ahmet Aliun dhe vëllain e tij, sikurse edhe Nezir Sulejmanin dhe Mehmet Salihun. I tërë fshati është grabitur. Në Valikardhë, në pikë të ditës dhe në prani të krejt banorëve, Ymer Halili, Osman Qira, Qerim Zejneli, Ismail Alushi dhe Sul Hoxha (hoxhë mysliman) janë prerë me bajonetë dhe janë katandisur në kufoma të panjohshme. Shtëpitë u janë djegur pasi më parë u ishin plaçkitur. Në Peladhi, janë bërë kontrollime shtëpi më shtëpi, me pretekst të kërkimit të armëve. Shumë shtëpi janë plaçkitur. Shtëpia e Hasan Patajt është djegur dhe pronari është prerë në fyt në prani të nënës së vjetër, gruas dhe fëmijëve. Në Krajkë, shtëpia e Muharrem Dervishit është djegur pasi ishte grabitur.
Në Zerqen, krejt shtëpitë janë grabitur dhe djegur. Në Sopot, i tërë fshati është rrënuar dhe plaçkitur. Shumë shtëpi janë djegur. Të gjitha kafshët janë vjedhur dhe këta persona janë therë në bajonetë: Ali Kamberi, shërbëtori i tij, Hamza Disha, si dhe Salih Selimi. Në Dibër (qytet), disa orë para sulmit të malësorëve, prefekti lokal dhe komandanti ushtarak arrestuan tetëmbëdhjetë udhëheqës të qytetit, që janë ekzekutuar pa u gjykuar: Ramiz Karanfili,Sheh Husejni, Numan Hasani dhe Safet Bej. Të tjerët mbijetuan falë hyrjes në atë kohë të malësorëve në qytet dhe ushtria serbe u detyrua të ikë me ngut. Kur u kthyen në qytet, serbët e plaçkitën krejt qytetin dhe morën me vete mbi një milion lira turke të vjedhura. Shumë shtëpi u dogjën, posaçërisht ato e Ali Beut, Rakip Qatibit dhe Kurtish Agait. Me vrazhdësi të paparë, serbët po ashtu i masakruan shumë njerëz të tjerë, mes të cilëve kishte edhe të tillë që bënin punët e tyre dhe s’merrin pjesë në kryengritje. Mes të masakruarve ishin: Kurtish Aga, Behgjet Efendi, Haxhi Syreja Efendi, Reshid Efendi Kusari dhe Sadullah Shtrazimiri. Në këtë çast, qyteti i Dibrës është thjesht i shkretë, sepse banorët kanë ikur në mal. Në qytet kanë mbetur vetëm dyqind apo treqind veta të të dyja gjinive.
Në Gjoricë, një ditë pas vizitës së një oficeri të dërguar nga qeveria austriake, që ishte duke kaluar dhe verifikuar tërheqjen e ushtrisë serbe nga rajoni, serbët u rishfaqën në fshat dhe vranë një grua dhe një fëmijë pesëvjeçar. Ata, po ashtu, e plagosën një grua tjeter.
Në Homesh, vetëm tri nga 150 shtëpitë e katundit qëndrojnë në këmbë. Të gjitha janë djegur pasi që ishin plaçkitur. Pasi janë dorëzuar, serbët i kanë vrarë: Musa Ismajlin, Shemsedin Bajramin dhe Halit Sulejmanin, që ishin kthyer në fshat pas amnistisë. Herën e parë i morën 1000 krerë dele, 150 krerë gjedhe dhe 40 kuaj. Herën e dytë, ata morën 50 krerë dele, nëntë krerë gjedhe dhe nëntë kuaj.
Në Shupenzë, pas vjedhjes së shtëpive dhe marrjes së gjërave të vlefshme, serbët masakruan: Ali Myslimin dhe vëllain e tij Abdiun, Hasan Abazin dhe Dalip Elmazin.
Në Okashtinë, vetëm një shtëpi qëndron në këmbë nga 74 sa ishin. Të gjitha janë plaçkitur dhe djegur. Dy burra të quajtur Ferhat dhe Nazif janë prerë me bajonetë. Krejt kafshët janë marrë.
Në Topojan, fshat me 68 shtëpi, kishte plaçkitje dhe djegie të përgjithshme. Një burrë me emrin Abdullah Xhaferri u pre në qafë pasi nuk ishte në gjendje të paguante pesë lira turke (115 lira italiane) të kërkuara haraç nga oficeri komandues i detashmentit. Ushtarët serbë i morën me vete të gjitha kafshët.
Në Kovashicë, Malik Bajrami, Aziz Haxhi, Ahmet Ramadani, Leka, Destan Jashari, Sejfedin Elezi dhe Sulejman Ramadani janë masakruar. 150 krerë delesh, 41 gjedhe dhe 13 kuaj janë vjedhur. Burri me emrin Rashid Rexhepi është kursyer nga vrasja vetem së i ka paguar haraç prej 150 lirave turke (rreth 3450 franga) komandantit të detashmentit serb.
Në Gjuricë (katundi afër Topojanit) janë masakruar 14 burra. Dy gra po ashtu janë vrarë: Naile Seferi dhe Zemane Ibrahimi, si dhe djemtë e vegjël: 8-vjeçari me emrin Ismail Mehmedi, 10-vjeçari me emrin Bajram Elezi, 7-vjeçari me emrin Rrahman, dy dymbëdhjetëvjeçarë, njëri i quajtur Hasan Ali dhe tjetri Elias dhe e bija e Husein Cokës.
Në Golevishtë, i tërë fshati është grabitur. 74 shtëpi janë djegur dhe dy burra, njëri me emrin Halil Numani e tjetri Nuredin Mustafa janë prerë në fyt. Sa u përket kafshëve, herën e parë serbët i kanë marrë 1000 krerë dele, 30 krerë gjedhe dhe 35 kuaj, kurse herën e dytë 23 kuaj, 40 gjedhe dhe 500 krerë dele.
Në Kërçisht, dy shtëpi të vetme myslimane janë djegur. Pastaj janë vjedhur 60 krerë dele, dy dema dhe katër lopë.
Në Bllatë, serbët kanë djegur 75 shtëpi dhe kanë masakruar Rexhep Lleshin së bashku me të vëllain Abdiun dhe djalin e vogël Bajramin, si dhe gruan e Islam Kuaranas. Fshati është plaçkitur tërësisht dhe kafshët e mbetura, 90 krerë dele dhe 50 krerë gjedhe, janë marrë.
Në Zogjaj, fshati është plaçkitur të gjitha të mirat. Drutë e dimrit dhe kafshët janë marrë. Serbët i kanë shkatërruar 124 shtëpi dhe, derisa zjarri shndërronte çdo gjë në hi, ata i kanë hedhur këta njerëz për së gjalli në flakë: një grua me emrin Rihane, dy vajza me emrat Fazile e Myslime dhe një 7-vjeçar me emrin Bajram. Ata gjithashtu i prenë me bajoneta Haxhi Myslimin, Nezir Azizin, Halil Numanin dhe Zenel Hasanin. Duke u kthyer për të dytën herë në Zogjaj, serbët masakruan: Musafa Myslimin, Aziz Jusufin, Adem Shabanin dhe Edin Nurkën. Ata, po ashtu, i vodhën shtatë lopë dhe gjashtë dele, që i kishin shpëtuar plaçkitjes së parë.
Në Maqellarë, 10 shtëpi janë grabitur dhe janë djegur. Për me shumë, serbët i kanë prerë: Elmaz Selmanin dhe të birin e tij Selmanin, Malik Rexhepin dhe të birin e tij Muratin, Hasan Sulejmanin, Abdullah Qehajën, Hajredin Hasanin dhe të tre bijtë e tij Ymerin, Ramizin dhe Tevfikin, të vëllain Rakipin, babën Hasanin; Rrustem Mehmetin, Numan Shemsedinin, Ramadan Bajramin dhe Ejup Edhemin. Banorët e tjerë të fshatit u detyruan të sjellin 50 krerë gjedhe, dy lope dhe 113 dhi, në mënyrë që të mos masakrohen.
Në Poçest, serbët e kanë vrarë Muharrem Muharremin dhe të birin e tij Behgjetin. I morën 100 krerë dele dhe nëntë copë bagëti, si dhe 150 lira turke (afër 3450 franga), që i zbuluan nëpër xhepat e katundarëve.
Në Kërçisht të Poshtëm, serbët kanë vjedhur shtëpinë e Mehmet Ejupit pasi ia pre në fytin atij në prani të familjes.
Në Çerenec, ata dogjën 23 shtëpi dhe e masakruan Hasan Abazin bashkë me gruan e tij, Ramadan Salihun dhe Rrustem Sulejmanin. Ata e kanë vjedhur krejt fshatin duke i marrë me vete të gjitha gjërat e vlefshme, furnizimet dhe kafshët. Në Bllacë, i gjithë fshati është djegur pasi ishte vjedhur. Banorët janë prerë me shpatë, krejt pa shkak, kështu që ka qenë e pamundshme përpilimi i listës së viktimave. Kur u kthyen në Bllacë, serbët e panë se i kanë lënë pa marrë 250 krerë dele, 37 lopë dhe 28 kuaj, kurse barinjtë i masakruan.
Në Spas ata i plaçkitën të gjitha shtëpitë dhe i dogjën dhjetë prej tyre. I morën të gjitha kafshët që mundën t’i zinin, 150 krerë dele, katër kuaj dhe 13 krerë bagëti.
Në Klobuçishtë, pas grabitjes së të gjitha shtëpive, ua vunë pastaj zjarrin. Tridhjetë shtëpi u bënë shkrumb e hi. Po ashtu, në prani të katundarëve i vranë: Adil Bilhalin, Ahmed Abazin, Mustafa Murtezin, Xhelaledin Destanin dhe të vëllain e tij Musën, Hajredin Maksutin, Lutfi Fejzullahun, Reshid Murtezin dhe të birin tij Fetahun, Gazanfer Zejnelin dhe të tjeret. Serbët poashtu i vodhën 150 dele dhe dhi, 11 bagëti të tjera, dhe një gomar.
Në Pulçishte (Poçest?) serbët i morën 103 krerë dele, l5 krerë gjedhe, 14 kuaj, shtatë gomerë dhe 65 lira turke (afër 1500 franga). Kur u kthyen herën e dytë, ata zunë dhe morën edhepesë dele, 10 gjedhe dhe një kalë. Në Obok, i tërë fshati është plaçkitur dhe udhëheqësit e fshatit, Ramadan Bajramit, i është prerë fyti. Kur kaluan herën e parë, serbët morën një tufë prej 120 deleve dhe, herën e dytë, ata morën 25 dele, dy dema, një kalë dhe dy gomarë.
Në Pesjakë, ata kanë djegur dhe shkatërruar të gjitha shtëpite. Prej banorëve kanë vrarë këta: Jahja Ismajlin, Malik, Mahmut, Sejfullah, Abaz dhe Vehbi Sulejmanin. Serbët, po ashtu kanë marrë me vete 14 bagëti, 50 dele dhe një gomar.
Në Erebarë i gjithë fshati është plaçkitur dhe këta përsona janë masakruar: Ibrahim Osmani, Junus Kurtishi, Xhafer Demiri dhe Destan Ishaku. Po ashtu i kanë marrë me vete tre kuaj, një gomar dhe tetë krerë dele. Ata ia kanë marrë një tufë prej 150 deleve Shukri Beut nga kullota afër fshatit.
Në Vojnik, serbët plaçkitën e dogjën të gjitha shtëpite, 51 sish dhe, derisa flakët e shkretonin fshatin, ushtarët serbë e therrnin me bajoneta kë e gjenin. Mes viktimave ishin Sinan Ibrahimi, Nazif Numani, Ali Selimi dhe Idriz Shabani. Për më tepër, një grua me emrin Shame është torturuar dhe i është prerë fyti në prani të fëmijëve të saj. Të gjitha kafshët, 100 krerë dele, tetë krerë gjedhe dhe nëntë kuaj janë marrë.
Në Allajbegi, serbët e plaçkitën tërë fshatin dhe dogjën 65 shtëpi. Ata masakruan këta persona: Ibrahim, Zejnel Dalipin, Salih Ahmetin, Ali Selimin, Hajdar Shabanin dhe vëllain e tij Hajredinin, Hajredin Muçajn, Ali Osmanin, Numan Elmazin, Sejfedin Selimin, Zejnel Saipin, Salih Sulejmanin, Fazli Abazin dhe gratë: Shame, Qamile, Alie, Nimetallah, Hibe, Zaide, Fatime dhe një vajzë pesëvjeçare. Të gjitha kafshët e kullotave përreth janë vjedhur e marrë.
Në Avalan, fshati është plaçkitur dhe katër shtëpi janë djegur. Kryeplaku i katundit Ismajl Ismajli është prerë në fyt dhe kafshët, 90 krerë dele, 6 kuaj dhe 1 gomar janë marrë.
Në Çankë, pasi fshati është vjedhur, nëntë shtëpi janë djegur. Prej banorëve të fshatit janë prerë këta: Beqir Rrustemi, Husejn Abazi, Shahin Numani dhe Zejnullahu. Ata po ashtu i morën me vete 13 kafshë.
Në Kovaçicë, i tërë fshati është plaçkitur dhe 32 shtëpi janë djegur. Të masakruar ishin: Elias Dauti, Nuredin Nurçe, Salih Osmani dhe Zejnel Troza. Serbët morën dy dema, 30 krerë dele dhe nëntë lopë.
Në Bllatë të Eperme, i tërë fshati është plaçkitur dhe 18 shtëpi janë djegur. Abdul Azizi dhe Abdurrahmani ishin të vetmet viktima të serbëve. Për më tepër, 42 krerë dele dhe dy kuaj janë marrë.
Në Bllatë të Poshtme, 25 shtëpi, pasi janë plaçkitur, janë bërë shkrumb e hi. Një burrë me emrin Ali Bllata dhe të dy bijtë kanë vdekur në flakë. Serbët po ashtu i kanë marrë 30 krerë dele, katër lopë dhe tre kuaj.
Në Lishan, pasi fshati është plaçkitur, është djegur i tëri dhe të gjitha kafshët e gjetura në stalla dhe jashtë tyre janë marrë.
Krahina e Dibrës së Ulët Në Rabdisht, fshati është plaçkitur dhe është shkatërruar krejtesisht. 38 shtëpi dhe afër 30 stalla janë djegur. 65 burra janë masakruar, si zakonisht, me bajonetë. Për më tepër, në mesin e tyre ishte edhe një djalosh 6-vjeçar, i biri i udhëheqësit lokal, që ishte hedhur për së gjalli në flakë. Serbët, po ashtu, morën me vete 400 krerë dele, 150 dhi, 60 lopë dhe 22 kuaj. Hallakatja e xhepave të banorëve që ishin kursyer nga vdekja rezultoi me 20 lira turke (afër 450 franga), të cilat serbët i konfiskuan.
Në Zimur, serbët plaçkitën dhe dogjën shtatë shtëpi. Ata i prenë me bajoneta: Ahmet Shabanin, Mulajm Elmazin, Sulejman Zeqirin, Veisel Rizajn dhe Salih Shabanin. Kafshët u morën dhe ishin 245 krerë dele dhe 12 dema.
Në Staravec, i tërë fshati u plaçkit dhe 42 shtëpi u bënë shkrumb. Viktimat ishin: Husejn Muça, Reshid Rrahmani dhe një grua e quajtur Zobejda. Serbët zunë dhe morën 300 dele e dhi, 30 krerë bagëti të tjera dhe katër kuaj.
Në Bahutaj, serbët e detyruan Ramadan Mehmetin dhe shoqeruesit e tij të rrinë në terezi dhe pastaj ua prenë fytet. Ata i morën 10 kuaj.
Në Tomin, fshati është plaçkitur dhe dy shtëpi, teqeja dhe xhamia janë djegur. Mazllum Jusufi dhe një çunë dhjetëvjeçar janë prerë. Të gjitha kafshët e gjetura janë marrë.
Në Dohoshisht, pas grabitjes së fshatit, 55 shtëpi janë djegur. Mes viktimave që janë masakruar tmerrshëm, njeriu mund të njihte trupat e Malik Bajramit, Ramadan Ahmetit, Ymer Sadikut, Zejnullah Hasanit, Halil Junuzit, Musa Bajramit dhe Shaban Halilit. Serbët morën me vete edhe 400 krerë dele dhe 200 kuaj.
Në Zagrad, ushtarët shkatërruan tetë shtëpi dhe vodhën katër kuaj.
Në Bellovë, serbët plaçkitën tërë fshatin dhe morën çdo gjë që mund të bartnin.
Në Grazhdan, 22 shtëpi janë grabitur dhe janë djegur. Aziz Shemsedini, Hasan Zekiria, Xhafer Jusufi, Emrullah Mahmuti, Mon Beqiri, Hasan Durmishi, Rrustem Hasani dhe i vëllai i tij Zekiria, Bexhet Nuri dhe e shoqja e tij, Ismail Xhelili dhe i biri i tij Elias, Elez Hasani, Emrullah Demiri, Sinan Xhaferi, Aziz Kurteshi, Maksut Numani dhe Ferhat ishin prerë me bajonetë në prani të familjeve të tyre. Serbët, po ashtu, i morën të gjitha kafshët.
Në Muhurr, ata i plaçkitën të gjitha shtëpitë dhe 14 i dogjën. Kur kapërcyen herën e parë, i morën 200 krerë dele, 100 qengja, 30 lope dhe 15 kuaj, si dhe mbi 300 lira turke (afër 7000 franga) që i gjetën në xhepat e banorëve. Kur kaluan herën e dytë nëpër fshat, trupat serbe vodhën 10 dele dhe një kalë. Ata i shkuan në bajonetë edhe njëmbëdhjetë udhëheqës fshati.
Në Luzni, të gjitha shtëpitë private janë plaçkitur. Serbët pastaj i shkatërruan pesë shtëpitë kryesore. Ata i morën të gjitha kafshët që i gjetën në stalla, mbi 1500 dele e dhi dhe 200 krerë bagëti të tjera. Dëmet njerëzore, të vrarë me bajoneta, janë 45 veta, emrat e të cilëve me kujdes janë verifikuar dhe regjistruar.
Në Çetush, katër shtëpi janë djegur dhe përsonat: Asma Hasani, Zejnel Shabani dhe Osman Numani janë masakruar. Tre kuaj janë vjedhur. Në Brezhdan, serbët plaçkitën dhe dogjën 17 shtëpi. Ata masakruan këta përsona: Abedin Osmanin, Shahin Mehmetin dhe Salih Kadriun. I morën, po ashtu edhe 25 kuaj.
Në Ushtelencë, i gjithë fshati është grabitur dhe trembëdhjetë shtëpi janë bërë shkrumb e hi.Janë masakruar këta përsona: Numan Rrustemi, Muslim Zeki dhe Mehmet Gota. U morën edhe 17 kuaj e gjashtë dema.
Në Deshat, serbët dogjën 15 shtëpi dhe e hodhën një djalosh dhjetëvjeçar e dy gra në flakë për së gjalli. I vodhën 50 krerë bagëti dhe 500 krerë dele.
Në Sohodoll, i dogjën tri shtëpi dhe i masakruan katër burra: Abdullah Abedinin, Tusun Dalipin, Sulejman Bahtiarin dhe Dalip Ismajlin, si dhe një grua me emrin Belure dhe të birin e saj gjashtëvjeçar me emrin Mazllum. Po ashtu, i vodhën edhe 200 dele e 30 kuaj.
Në Borovjan, serbët i dogjën dy shtëpi dhe prenë në fyt Rrustem Muharremin, në prani të familjes së tij. Po ashtu i morën 27 krerë bagëti, 119 dele dhe pesë kuaj.
Në Rashnopojë, ata plaçkitën në tërësi shtëpitë, por nuk mundën t’i digjnin asnjë prej tyre. Ata i prenë në fyt gjashtë fshatarë udhëheqës: Bajram Mehmetin, Malik Rakipin, Selman Rakipin, Behgjet Behlulin, Osman Azanin, Hajredin Malikun dhe vodhën 20 dema.
Në Cerjan, serbët shkatërruan shtëpitë dhe vranë tre burra: Fazli Sulejmanin, Jashar Hejbatin dhe Bektesh Arsllanin dhe një grua; Zobejden. I morën 14 kuaj dhe 60 krerë dele.
Në Pilaf, të gjitha shtëpitë janë plaçkitur dhe pesë prej tyre janë djegur. Serbët e prenë me bajonete Dalip Ramadanin në prani të së ëmës së tij të vjetër.
Në Pilaf-Mahallë ata grabitën të gjitha shtëpitë dhe shkatërruan tetë nga to. E vranë Hasan Fetahun, Salih Jusufin dhe të bijen e tij gjashtëvjeçare Fatimen. Për më tepër soldateska serbe i vërviti djemtë e vegjël, 6-vjeçarin me emrin Shukri dhe 4-jeçarin me emrin Hasan në flakë. U morën 100 krerë bagëti, 200 krerë dele dhe tetë kuaj.
Në Pollozhan, krejt katundi u grabit dhe tri shtëpi u dogjën. Këtu mbetën njëmbëdhjetë viktima: Hajredin Vehta dhe vëllai i tij Azizi, Jusuf Uka, Hajredin Shkurti, Husejn Zejneli, Hajredin Halili, Said Pasha, Emin Shahini, Elez Numani dhe vëllai i tij Osmani dhe i biri i këtij të fundit. Sa i përket kafshëve, ata morën 50 krerë dele 12 dema dhe katër kuaj.
Në Gliçë (Blliçe?), të gjitha shtëpitë janë plaçkitur dhe pesë sish janë djegur. Serbët ua prenë fytin tre burrave (Xhafer Rrustemit, Destan Hasanit dhe Xhemal Salihut) dhe një gruaje (Ajshes). I morën 250 krerë dele dhe 30 kuaj.
Në Limjan, i tërë fshati u grabit. Në mesin e banorëve që u prenë me bajoneta ishin Hasan Shahini, Sejfullah Ibrahimi, Abdurrahman Fetahu, Qerim Sadiku dhe Bajram Xhelili. Po ashtu, i morën 200 krerë dele, 20 1opë dhe 10 kuaj.
Në Peshkopi, pasi u plaçkitën të gjitha shtëpite, 57 nga to, mes tyre edhe me të rëndësishmet, u dogjën. Të masakruar ishin: Xhelaledin Abazi, Ali Ymeri, Xhelman Selmani, Hasan Arsllani, Hajredin Shabani dhe Murat Demiri. 180 krerë bagëtish, 450 dele e dhi,15 mushka dhe 20 kuaj janë marrë me vete. Në Trepçë, katundi u plaçkit dhe Zejnullah Ahmeti u pre me egërsi në sy të familjes së vet. Dy kuaj dhe 57 krerë dele janë marrë.
Në Çidhën, tridhjetë shtëpi janë bërë shkrumb e hi. Tre burra ishin mes viktimave: Kitan Keloshi, Hasan Hani dhe Arsllan Sadiku. 500 dele e dhi, 200 krerë bagëti, 13 kuaj dhe tre gomarë janë marrë.
Në Renz, serbët shkatërruan pesë shtëpi, ia prenë fytin Zëjnel Ahmetit në shkallare dhe morën 100 dele e dhi, 12 lopë, dhe 5 kafshë të tjera. Tregimi i masakrave mban me vete listën tmerruese të zbulimit të martirizimit të rinisë shqiptare.
Detajet janë pajisur edhe me vrasjet e bëra në pjesë të tjera të Krahinës së Dibrës së Ulët të Shqipërisë veriore, siç janë:
Në Dipjakë, grabitje e përgjithshme ku ndodhi vrasja e një burri me emrin Beqir Sulejmani dhe ku u paguan haraç 45 lira turke nga banorët për komandantin serb që të ndalte masakrën. Por, të gjitha kafshët i morën.
Në Venisht, grabitje dhe rrënime. U prenë në fyt Beqir Asimi dhe Idriz Tahiri dhe u plaçkitën të gjitha kafshët.
Në Sllatinë 30 shtëpi u shkatërruan. Bahtial Idrizi u dogj i gjallë dhe 1365 krerë të bagëtive u morën.
Në Trojak dhe Velështë 41 shtëpi u bënë shkrumb e hi. U vranë këta përsona: Zaim Idrizi, Abas Huseini dhe Salih Kadri. 660 kafshë janë marrë.

Në Kallë 30 shtëpi janë djegur. Një grua me emrin Daveshe është hedhur për së gjalli në flakë. Bajram Rrustemit iu pre fyti në shkallaret e shtëpisë së tij. 576 kafshë i morën.
Në Sllovë, nuk kishte viktima, pasi popullata nuk i kishte besuar amnistisë serbe dhe kishte ikur në male. Fshati u plaçkit krejtësisht, 32 shtëpi u dogjen krejt dhe 319 kafshë i morën teksa kullosnin.
Në Dardhë, plaçkitje të përgjithshme. Dy viktima: Nuredin Sulejmani dhe Ramadan Sinani. 380 kafshë janë marrë.
Në Reç, plaçkitje e përgjithshme dhe marrje e 600 kafshëve.
Në Shumbat Palaman, plaçkitje, rrënim i tetë shtëpive. Tri gra, Rihane, Selvije dhe Ajshe, dhe tre burra, Jusuf, Bajram dhe një Bajram tjeter, janë vrare. Mbi 1340 kafshë janë marrë. [...]

Marrë nga gazeta e përditshme Corriere delle Puglie, Bari, XXVI, 354, e 21 dhjetorit 1913.

Përktheu : Gëzim Aliu

_________________
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman


Top
 Profile  
 
 Post subject: Re: S’ka komb tjetër të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirs
Post Number:#45  PostPosted: Fri Aug 20, 2010 6:53 pm 
Offline
Sun Member
Sun Member
User avatar

Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Posts: 1515
Location: USA
Gender: Female
Image

Kjo foto .. ne luften e Kosoves ne 1999 ..ka pushtuar faqet e shtypit prestigjioz evropiane dhe boteror .. Krimineli ne foto quhet Goroljub Paunovic.

_________________
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman


Top
 Profile  
 
Display posts from previous:  Sort by  
Post new topic Reply to topic  [ 170 posts ]  Go to page Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6 ... 12  Next

All times are UTC


Who is online

Users browsing this forum: No registered users and 1 guest


You cannot post new topics in this forum
You cannot reply to topics in this forum
You cannot edit your posts in this forum
You cannot delete your posts in this forum
You cannot post attachments in this forum

Search for:
Jump to:  
cron
Powered by phpBB © 2000, 2002, 2005, 2007 phpBB Group
History Forum
Template made by DEVPPL