"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

S’ka komb tjetër të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirshëm!

Këtu mund të flisni mbi historinë tonë duke sjellë fakte historike për ndriçimin e asaj pjese të historisë mbi të cilen ka rënë harresa e kohës dhe e njerëzve.

Moderators: Arbëri, Strokulli

Post Reply
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: S’ka komb tjetër të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirs

#61

Post by Arbëri » Sun Feb 20, 2011 8:40 pm

..vijon
RTK Me Shqiptaret e Turqise









http://www.arnavutum.com/index2.php
Last edited by Arbëri on Sun Feb 20, 2011 10:15 pm, edited 1 time in total.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: S’ka komb tjetër të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirs

#62

Post by Arbëri » Sun Feb 20, 2011 8:55 pm

Përse në Turqi pesë milionë?

Pesë milionë shqiptarë në Turqi janë një shifër që habit jo pak njerëz. Por janë një sërë historianësh dhe studiuesish që rrumbullakosin një shifër të tillë. Dhe llogaria nis që nga fundi i pushtimit osman, kur ishin të shumta familjet që jetonin në Turqi. Për të vazhduar më pas me shpërnguljet masivet të shqiptarëve nga serbët. Nga Kosova drejt Turqisë serbët dëbuan një numër të konsiderueshëm shqiptarësh. Vetëm pas luftës së dytë botërore serbët shpërngulën nga Kosova rreth 500 mijë shqiptarë. Ndërsa rreth 100 mijë të tjerë u dëbuan nga grekët. Sikur vetëm shtimi i numrit të kësaj kategorie të llogaritet gjatë 50 viteve të fundit atëherë justifikohet shifra prej 5 milionësh. Duhet thënë se shumica e kësaj popullsie është asimiluar. Ndërkohë që e njëjta strategji u ndoq dhe me shqiptarët e Çamërisë. Sipas statistikave, numri i shteti turk zë vendin e parë të emigracionit shqiptar. Qytetet ku shqiptarët janë vendosur me shumicë janë Stambolli, Izmiri, Bursa, Ankaraja, etj. Vendosja e shqiptarëve në Turqi zë fill që në vitet 1500.

Në shifrën prej 5 milionësh bëjnë pjesë dhe ata shqiptarë që janë shkrirë me familje të tjera dhe që kanë prindërit shqiptarë.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: S’ka komb tjetër të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirs

#63

Post by Arbëri » Mon Feb 21, 2011 5:24 pm

Shqiptarët e Turqisë nuk e harrojnë masakrën Çame
Shoqata Vëllazëria Shqiptare ka protestuar sot masakrat që shteti grek ka bërë kundër çamëve 65 vite më parë.


Image
STAMBOLL - TURQI - Siç njofton këshilli drejtues i Shoqatës “Shqiptare” me bazë në Stamboll , të shtunën, më 27 qershor 2009, Shoqata “Shqiptare” me qëllimin përkujtimin e gjenocidit çam dhe viktimat e masakrave greke organizoi një protestë para Konsullatës Greke në Stamboll, para të cilës vendosën edhe një Kurorë të Zezë.

Sipas dekelratës, për shtyp thuhet se në këtë tubim krahas qytetarëve turq me origjinë shqiptare, çamëve që janë dëbuar nga Greqia dhe janë dërguar në Turqi, ku dhe jetojnë edhe sot e kësaj dite, studentëve shqiptarë morën pjesë edhe përfaqësues të Organizatave të Shoqërisë Civile, gazetarë dhe qytetarë që dënojnë këtë akt të shëmtuar, që Shteti Grek ka bërë kundër shqiptarëve të Çamërisë 65 vite më parë.

Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës “Vëllazëria Shqiptare” , Zoti Kamil Bitish lexoi një komunikatë për shtyp, përmes të cilës i bëri thirrje Greqisë të plotësojë kërkesat e çamëve. Më poshtë jepet Komunikata Shtypit, e cila iu shpërnda organeve të ndryshme mediatike turke dhe diasporës shqiptare.

KOMUNIKATË SHTYPI

NUK E HARROJMË MASAKRËN E ÇAMËRISË

Jemi mbledhur këtu sot për të protestuar gjenocidin që ka ushtruar Greqia 65 vite më parë ndaj shqiptarëve të Çamërisë.

Në 27 qershor të vitit 1944, si sot 65 vite më parë grekët kanë bërë gjenocid kundër shqiptarëve të Çamërisë.

Greqia, Serbia, Mali i Zi dhe Bullgaria ranë dakord për të ndarë tokat e shqiptarëve pas tërheqjes së Perandorisë Osmane nga Ballkani dhe pasi krijuan Unionin Ballkanik sulmuan pa mëshirë nga të katër anët vilajetet e Shkodrës, Kosovës, Manastirit dhe Janinës të banuara me shumicë shqiptare.

Sipas një marrëveshjeje të fshehtë që Greqia bëri me Serbinë më 1 qershor 1913 , këto dy vende kishin në plan të fshinin nga harta Shqipërinë, ku Serbia do të pushtonte pjesën e Shqipërisë që mbetej sipër Lumin Shkumbin, kurse Greqia do të pushtonte pjesën e jugut të këtij lumi.

Në vitet 1878–1880 serbët sulmuan fshatrat e banuar nga shqiptarë si Nish, Kurshimlia, Prokuple dhe Leskovec (afërsisht 600 fshatra), ku bënë masakra dhe nuk lanë gurë mbi gurë. Ata që shpëtuan me vështirësi jetën nga këto masakra u strehuan në Kosovë. Por serbët nuk u mjaftuan me kaq, në vitet 1912-1913 ata pushtuan edhe Kosovën dhe të njëjtat masakra i vazhduan edhe këtu.

Malazezët pushtuan Vilajetin e Shkodrës dhe të njëjtën masakër e bënë ndaj shqiptarëve të veriut.

Ndërkaq në Jug grekët u kishin ngjitur sytë tokave të Çamërisë të banuar nga shqiptarë autoktonë.

Për të shtënë në dorë tokat e Çamërisë, Greqia zbatoi një plan me tre faza.

1- Greqia kërkonte që jugun e Shqipëria t’ia aneksonte tokave të saj. Greqinë e mbështeste Franca, Anglia dhe Gjermania. Kurse Italia doli kundër kësaj, pasi kjo binte në kundërshtim me interesat e saj ndaj Shqipërisë dhe me një vendim që u mor në Konferencën e Ambasadorëve në Londër në vitin 1913 zona e Çamërisë iu la Greqisë.

2- Pas aneksimit të Çamërisë tokave të veta, Greqia provoi çdo rrugë për të shpërngulur shqiptarët që jetonin këtu, në veçanti shqiptarët e besimit mysliman. Greqisë i erdhi menjëherë në ndihmë Traktati i Paqes së Lozanës që u nënshkrua ndërmjet Turqisë dhe Greqisë në 30 janar 1913. Sipas këtij Traktati turqit që jetonin në Greqi do të dërgoheshin në Turqi, ndërsa grekët që jetonin në Turqi do të dërgoheshin në Greqi (Marrëveshja e Shkëmbimit të Popullsisë).

Greqia regjistroi si turq edhe shqiptarët që jetonin në Çamëri dhe në zona të tjera të Greqisë dhe i dërgoi në Turqi. Vetëm nga Çamëria në Turqi janë dërguar afërsisht 40.000 shqiptarë çamë.

3- Po çfarë duhet të bënte Greqia me shqiptarët që kishin mbetur prapa në Çamëri? Natyrisht që duhej ti zhdukte duke ushtruar ndaj tyre gjenocid, kurse ata që nuk i shfarosi dot duhej ti dëbonte për në Shqipëri. Greqia, vend që këtë veprim e kryer duke filluar pikërisht si sot plot 65 vite më parë, 27 qershor 1944, dhe e ka vazhduar deri në muajin mars të vitit 1945, ka USHTRUAR GJENOCID MBI SHQIPTARËT E ÇAMËRISË.

Ne, nuk e kemi harruar dhe nuk kemi për ta harruar këtë masakër që ka bërë Greqia.
Duam që kjo masakër që u është bërë shqiptarëve të Çamërisë të njihet nga të gjitha vendet e botës, në veçanti nga vendet demokratike dhe kërkojmë që Greqia, një vend anëtar i BE, të zbatojë parimet që nënshkruar edhe vet dhe të plotësojë kërkesat e shqiptarëve të Çamërisë.

Kërkesat e Shqiptarëve të Çamërisë: - Të lejohet rikthimi i shqiptarëve të Çamërisë që janë dëbuar nga Greqia në vendin e tyre,

- Tu rikthehen tokat dhe pasuritë e mallrat e tjera që ju janë marrë nga Shteti Grek,
- Të dëmshpërblehen për shfrytëzimin e përdorimin e pasurive të tyre për vite të tëra nga grekët,
- Të drejtat që u njihen qytetarëve të BE, të drejta këto që i ka pranuar dhe nënshkruar edhe vet Greqia, si një vend anëtar i Bashkimit Evropian, tu njihen nga Greqia edhe shqiptarëve të Çamërisë.



http://www.hermesnews.org/rubriche/4926---.asp

Hermesnews©AllRightsReserved


Image
http://www.voal-online.ch/index.php?mod ... ticle=2243

Valle Kolonjare nga Shqiptaret ne Turqi

“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: S’ka komb tjetër të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirs

#64

Post by Arbëri » Thu Feb 24, 2011 10:29 pm

Krimet ndaj shqiptarëve Haga jep 27 vjet burg ish-zyrtarin serb

Image
AGE-Dhoma Gjyqësore e Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë ka shpallur fajtor ish-zyrtarin e lartë të policisë serbe, Vllastimir Gjorgjevic, për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte kundër civilëve shqiptarë kosovarë më 1999. Gjorgjevic është dënuar me 27 vjet heqje lirie.

Ai ka qënë ndihmës i ministrit të Brendshëm serb, në regjimin e Sllobodan Millosheviçit, kur forcat serbe luftuan kryengritjen shqiptare në Kosovë. Akuzat kishin të bënin me konfliktin e viteve 90 në Kosovë.
Gjykatësit hodhën poshtë pretendimin e Gjorgjevicit se ai nuk kishte kontroll efektiv mbi përdorimin e forcave të MPB-së në Kosovë, sepse ministri Stojilkovic e kishte përjashtuar prej këtij kontrolli.

Gjorgjevici është shpallur fajtor për krime në formën e dëbimeve, vrasjeve, transferimit të dhunshëm dhe përndjekjeve të kryera në 13 komuna: Rahovec, Prizren, Skënderaj, Suharekë, Pejë, Mitrovicë, Prishtinë, Gjakovë, Gjilan, Ferizaj, Kaçanik, Deçan dhe Vushtrri.

Gjykata konkludoi se Gjorgjevici mban përgjegjësi për vrasjen e “jo më pak se 724 shqiptarëve kosovarë”, të cilët u vranë nga forcat serbe.

Si ndihmës i ministrit të Brendshëm serb dhe kreu i Departamentit për Sigurinë Publike, mes viteve 1997-2001, prokurorët pretendojnë se ai ka luajtur një rol kyç në një ndërmarrje kriminale të përbashkët për të vrarë qindra shqiptarë të Kosovës dhe për të shpërngulur rreth 800 mijë vetë nga shtëpitë e tyre.

Gjorgjevici që ka qënë prej vitesh në arrati, u kap në 2007. Ai sipas prokurorëve ka qënë i përfshirë në krime, sepse kanë patur kontroll mbi njësitë serbe që operonin në Kosovë. Rreth 100 dëshmitarë kanë dalë në gjyqin e gjatë, ku prokurorët kanë kërkuar një dënim nga 35 vjet deri në burgim të përjetshëm, por Haga caktoi 27 vjet.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: S’ka komb tjetër të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirs

#65

Post by Arbëri » Fri Apr 22, 2011 5:09 pm

Image
Image
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: S’ka komb tjetër të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirs

#66

Post by Arbëri » Fri Apr 22, 2011 5:45 pm

  Masakra
në burgun e Dubravës
19 – 24 maj 1999
 

  Massacre
in the Prison of Dubrava
19 – 24 May 1999

Scientific Session, on 23 May 2004
 
Sipas njohurive tona, Masakrën serbe në Burgun e Dubravës, realisht më 16-24 maj 1999, e ka disejnuar dhe udhëhequr Miki Vidiq, komandant i Burgut të Dubravës, dhe Aleksandër Rakoçeviq, drejtor i Burgut të Dubravës, të ndihmuar nga: mbikëqyrësi i quajtur
Branko Komatina (personi i cili e mori nga pavijoni Mr. Ukshin Hotin, më 16 maj 1999, kur nisi fillin tragjedia shqiptare e Dubravës); Zhivkoviq Zharko (zëvendësdrejtor) dhe Zhivkoviq Dragan (i quajtur “Kasap”), pjesëmarrës i njohur në krimet serbe në Bosnjë, e të tjerë. Këta zyrtarë, për realizimin e skenarit të masakrës, në Burgun e Dubravës paraprakisht sollën kriminelë serbë, të dënuar për krime të llahtarshme, të gatshëm për të pirë gjak shqiptari, me çka do të shlyenin dënimet dhe do të rehabilitoheshin në shoqërinë serbe.
Pas mynxyrave të përgjakshme, përjetuesit e Masakrës serbe në Burgun e Dubravës, më 24 maj 1999, i sollën në Burgun e Lypjanit. Fillimisht i zbritën jashtë rrethojës, me qëllim që t’u “linin mundësi” të iknin, pretekst për të vazhduar me skenarin e ekzekutimit. Të burgosurit shqiptarë - pengje lufte, e parandienin këtë kurth, ndaj për një kohë qëndruan në vend, jashtë rrethojës. Do të hynë brenda pas komandës, duke iu shtruar rrahjeve mizore.
Ndërkaq, shtatëmbëdhjetë ditët e qëndrimit në këtë burg, nga 24 maji deri më 10 qershor 1999, janë përvojë jetësore në Purgatorin e Dantës. As mund të përshkruhet dhuna fizike e psikike e gardianëve dhe e paramilitarëve serbë ndaj pengjeve shqiptare të luftës.
Image
 
martirë nga Masakra e Dubravës


Abdullah Ramadan Tahiri nga Malishta, Gjilan;
Adem Idriz Jasiqi nga Deçani, Deçan;
Afrim B. Krasniqi nga Arbana, Prizren;
Afrim Jusuf Sahiti nga Drenori, Drenas;
Agim Ajet Duraku nga Buroja, Klinë;
Ahmet Hysen Hoxha nga Pleshina, Ferizaj;
Ali Avdyl Kelmendi nga Frashnjeti, Pejë;
Anton Pashk Maksuti nga Vogona, Gjakovë;
Arsim Murat Rrahimi nga Besiana, Besianë;
Arsim Ahmet Zogiani na Harilaçi, F. Kosovë;
Arsim Krasniqi nga Prishtina, Prishtinë;
Artan Tafë Gjekaj nga Dardana, Pejë;
Avdylgafurr Merxhan Luma nga Qafëshqipja, Kaçanik;
Avni Bajram Gashi nga Buçani, Pejë;
Avni Behxhet Thaçi nga Retia, Rahavec;
Bahri Muhedin Kryeziu nga Gjakova, Gjakovë;
Bajram Jonuz Berisha nga Valijaku, Klinë;
Bajram Miftar Kiçina nga Rezistenca, Drenas;
Bashkim Emin Maloku nga Dardhishta, Besianë;
Bedri Sejdë Hasani nga Peja, Pejë;
Bekim Vahdet Rama nga Rahaveci, Rahavec;
Besim Aziz Kabashi nga Apterrushi, Rahavec;
Besim Hazir Paçarizi nga Dragubili, Malas;
Besnik Shani Kastrati nga Gjakova, Gjakovë;
Blerim Adem Hoda nga Gjakova, Gjakovë;
Bujar Adem Himaj nga Skivjani, Gjakovë;
çaush Haxhi Ahmeti nga Sheremetaj, Gjakovës;
Dan Brahim Leku nga Rezistenca, Drenas;
Danush Miftar Kurtaj nga Gabrriza, Kaçanik;
Dervish Sylë Sylaj nga Ratisha e Poshtme, Deçan;
Enver Avdyl Zogaj nga Rrezana, Malas;
Enver Bajram Topalli na Gremja, Ferizaj;
Fadil Hysen Beqiraj nga Rracaj, Gjakovë;
Fadil Smajl Bezaraj nga Rrafshi, Pejë;
Fazli Sahit Kabashi nga Malasi, Therandë;
Fejzë Rexhë Spahiu nga Ilirioni, Skenderaj;
Gani Elez Morina nga Deja, Rahavec;
Gani Ibish Lekaj nga Lumbardhi, Deçan;
Gani Isufi nga Suka e Gashit, Klinë;
Gazmend Fazli Imeri nga Ponosheci, Gjakovë;
Gazmend Idriz Gashi nga Prishtina, Prishtinë;
Gazmend Jahir Kolgeci nga Arrisha, Therandë;
Gjokë Matej Ndrecaj nga Biteshi, Gjakovë;
Gjon Mark Gjini nga Prizreni, Prizren;
Habib Azem Mehani nga Shkaba, Drenas;
Habib Azem Mehmeti nga Qëndresani, Klinë;
Hajdar Pepaj nga Kodralia, Deçan;
Haki Z. Dinaj nga Raushi, Pejë;
Halit Sadri Ademaj nga Rracaj, Gjakovë;
Hamdi Adem Ademaj nga Rracaj, Gjakovë;
Hasan Beçir Shala nga Nënkalaja, Drenas;
Hasan Myftar Hoda nga Gjakova, Gjakovë;
Hysen Avdyl Ademi nga Mollasi, Gjakovës;
Ibër Dinë Gërkoci nga Frashnjeti, Pejë;
Ibër Sherif Metaj nga Hereçi, Gjakovë;
Idriz Niman Zhutaj nga Rausha, Pejë;
Ilir Damon Damonaga nga Gjakova, Gjakovë;
Ilir Halil Luzha nga Arrisha, Therandë;
Isuf Qerim Hoxha nga Myzeqina, Shtime;
Isuf R. Berisha nga Drenaj, Rahavec;
Jonuz Mehmet Krasniqi nga Arbana, Prizren;
Kadri Rrahman Morina nga Rreshtani, Therandë;
Krist Preng Nokaj nga Mokliku, Gjakovë;
Kristë Mark Përvorfi nga Dujaka, Gjakovë;
Latif Hasanmetaj nga Stralli, Deçan;
Lulzim Hashim Hajda nga Rahaveci, Rahavec;
Lush Ndue Përlazi nga Velezha, Prizren;
Man Karavidaj nga Mazreku, Prizren;
Mehmet Qunaj nga Kajusha, Prizren;
Mejdi Hajrush Dalloshi nga Sopoti, Kaçanik;
Met Ibish Osmanaj nga Isniqi, Deçan;
Muhamet Ymer Shala nga Blinishti, Gjakovë;
Mujë Jashar Tafili nga Shtarza, Klinë;
Musah Idriz Morina nga Hodonoci, Dardanë;
Myhedin Xhelal Guta nga Gjakova, Gjakovë;
Naim Rexhë Kurmehaj nga Stralli, Deçan;
Naim Zenel Zahiti nga Suma, Vushtrri;
Napolon Qemajl Guta nga Gjakova, Gjakovë;
Nasuf Mehmet Bylykbashi nga Qendresa, Drenas;
Nazmi Hysen Shala nga Peja, Pejë;
Nexhat Sh. Kokollari nga Ujmiri, Therandë;
Nexhat Tahir Pllana nga Martirat i Poshtëm, Vushtrri;
Nikë Ndue Kola nga Gjakova, Gjakovë;
Osman Husein Rastoder nga Arbneshi, Pejë;
Petrit Halim Kiçina nga Rezistenca, Drenas;
Qamil Abaz Thaçi nga Llapushnik, Drenas,
Qemajl Hajdar Bytyçi nga Deja, Rahavec;
Ramë Rexhep Ibrahimi nga Stubëlla, Gjakovë;
Ramiz Ramë Memia nga Myhejani, Tropojë - Shqipëri;
Ramiz Himë Bajrami nga Osek Hyla, Gjakovë;
Ramiz Rexhepi nga Prishtina, Prishtinë;
Rasim Demë Plava nga Cërmjani, Gjakovë;
Remzi Smajl Shala nga Babaj, Pejë;
Rrahim Smajl Murseli nga Gremja, Ferizaj;
Sabit Halit Thaçi nga Gryka , Drenas;
Sahit F. Krasniqi nga Ujmiri, Therandë;
Sahit Sali Brahimaj nga Kodrina, Pejë;
Sefedin Rrahman Hoti nga Shpati, Kastriot;
Shaban Bajram Qosa nga Mitrovica, Mitrovicë;
Shani Avdyl Shala nga Nënkalaja, Drenas;
Shkëlzen Miftar Pepshi nga Juniku, Deçan);
Suad Isen Brava nga Pusat e Nikës, Hani i Elezit;
Sylejman Shaip Badallaj nga Zhuri, Prizren;
Tefik Bafti Raka nga Kaçaniku, Kaçanik;
Tefik Salih Spahiu nga Varoshi, Ferizaj;
Ukshin Nazif Hoti nga Krusha e Madhe, Rahovec;
Valdet Qerkin Sopi nga Llapushniku, Drenas;
Valentin Mark Nikollbibaj nga Brekoci, Gjakovë;
Xhafer Hysen Gllareva nga Fortesa, Drenas;
Xhemajl H. Eminhajzeri nga Rahaveci, Rahavec;
Xhevat Azemi nga Besiana, Besianë;
Xhevdet Gani Bistrica nga Gjakova, Gjakovë;
Zahir Sadik Agushi nga Thanishta, Klinë;
Zef Isuf Kqiraj nga Zhubi, Gjakovë;
Zejnullah Mujë Elshani nga Rezistenca, Drenas;
Zekë Haxhi Hasanmetaj nga Stralli i E., Deçan.


Të plagosur në Masakrën e Dubravës

Adnan I. Topalli nga Rahaveci;
Adnon M. Brovina nga Gjakova;
Afrim Sh. Caka nga Gjakova;
Agim Gashi nga Rausha;
Agim S. Leku nga Rezistenca;
Agim Sh. Reçica nga Ferizaj;
Ahmet Demiri nga Gjilani;
Alban A. Koshi nga Gjakova;
Aliriza Pruthi nga Gjakova;
Arben K. Shala nga Prizreni;
Arbër H. Kolgeci nga Arrisha;
Ardian Q. Tetrica nga Gjakova;
Armond A. Koshi nga Gjakovëa;
Astrit H. Elshani nga Rezistenca;
Avdurrahman Koshi nga Gjakova,
Bajram A. Merxha nga Rahaveci;
Beçir O. Kollari nga Rahavec i;
Bedri Kukala nga Arrnjeti;
Bekim M. Mullahasani nga Gjakova;
Besim A. Kastrati nga Malësi e Vogël;
Bilbil S. Shehu nga Rahavec;
Bislim N. Bislimi nga Drobeshi, Viti;
Brahim Gashi nga Barani;
Burim A. Ejupi nga Rahaveci;
Burim A. Brovina nga Gjakova;
Burim Jetishi nga Brekoci;
çaush Selca nga Barani;
Defrim M. Kiçina nga Rezistenca;
Driton H. Aliaga nga Gjakova;
Edmond M. Dushi nga Gjakova;
Esad H. Haxhijaha nga Rahaveci;
Esat I. Zherka nga Gjakova
Fadil Dabiqi nga Arrnjeti;
Fadil N. Xhylani nga Rezistenca;
Fahredin H. Dina nga Rahaveci;
Fatos M. Dautaga nga Gjakova;
Fatos M. Deva nga Gjakova;
Florent M. Rudi nga Gjakova;
Frashër H. Shabani nga Ferizaj;
Gazmend Krasniqi nga Zogaj;
Haki O. Neziraj nga Nënkalaja;
Haki Xh. Haxhimustafa nga Rahaveci;
Halil Q. Guta nga Gjakova;
Hasan Mulaj nga Lozhani;
Hasan Zeçir Zariçi nga Rezistenca;
Hetem Mehmet Elshani nga Rezistenca;
Hysen Fehmi Juniku nga Gjakova;
Hysen Latifi nga Arrnjeti;
Isa Sylejman Topalli nga Rezistenca;
Ismet R. Isufi nga Drenasi;
Jahir Z. Shala nga Negrosi;
Jemin R. Kryeziu nga Retia;
Jeton M. Xharra nga Gjakova;
Jusuf M. Brovina nga Gjakova;
Mehdi S. Kollari nga Rahaveci;
Metë Ademaj nga Rausha;
Milazim D. Shehu nga Dritani;
Musli S. Avdyli nga Pleshina;
Naser Husaj nga Peja;
Nasuf R. Dvorani nga Qëndresa;
Nazim H. Halili nga Gjilani;
Nazmi M. Haliti nga Dramjaku;
Nusret E. Hoti nga Drinasi;
Qahil H. Bekteshi nga Lugishtëa;
Ramadan Berisha nga Dardani;
Ramadan H. Demati nga Tërstena;
Reshat Nurboja nga Peja;
Rexhep I. Xhemajli nga Arbëria;
Rizah H. Krasniqi nga Fatosi;
Sabit N. Shehu nga Rahaveci;
Shefqet D. Vokshi nga Gjakova;
Shemsi H. Gollopeni nga Theranda;
Sheremet Ahmeti nga Gjakova;
Sinan A. Bytyçi nga Semetishti;
Sinan Tafilaj nga Sukasi;
Skender I. Hajdari nga Drenori;
Sylejman Bytyqi nga Ferizaj;
Valdet B. Rama nga Likovci;
Vebi H. Kurtalani nga Tërstena;
Visar M. Dushi nga Gjakova;
Visar M. Demiri nga Pozharani;
Xhafer Shala nga Rogami;
Xhavit Musëshabanaj nga Peja;
Xhelil F. Bejtullahu nga Çallapeku;
Xhemajl S. Sallaukaj nga Budiana;
Xhemë S. Morina nga Drinasi;
Xhevat H. Haziri nga Temali;
Ylber I. Topalli nga Gremja;
Zaim R. Qatani nga Duhëla;
Zijadin Xh. Miftari nga Rahaveci.
Vazhdon..  
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: S’ka komb tjetër të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirs

#67

Post by Arbëri » Fri Apr 22, 2011 6:01 pm

Gazetat e asaj kohe :

Image

Image
Image
ImageImage
Image

Vazhdon..
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: S’ka komb tjetër të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirs

#68

Post by Arbëri » Fri Apr 22, 2011 6:04 pm

Image
Image
Image


Vazhdon..
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: S’ka komb tjetër të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirs

#69

Post by Arbëri » Fri Apr 22, 2011 6:10 pm

Kriminelet serb qe moren pjese ne vrasjen e te burgosurve

Image
Image
Image
Image

Vazhdon..
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: S’ka komb tjetër të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirs

#70

Post by Arbëri » Fri Apr 22, 2011 6:12 pm

Ky eshte njeriu qe ishte ne krye te burgut


Image
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: S’ka komb tjetër të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirs

#71

Post by Arbëri » Sun May 01, 2011 2:46 pm

Gjatë vitëve 1945-1990 Shqiptarët në ish-Jugosllavi kaluan në burgje 666 shekuj, 72 v


Image
Kam nderin që, në këtë promovim, të përshëndetës të gjithë të burgosurit politik shqiptarë në krye me bacën Adem Demaçin-simbolin e rezistencës shqiptare kundër pushtuesit serb, pjesëmarrësit tjerë nga të gjitha viset shqiptare. Po ashtu dua të përshëndes udhëheqësit institucional të Anamorëvës në krye me kryetarit e Komunës së Gjilanit z. Qemail Mustafa. Përshëndetje për luftëtarët e lirisë, familjet e dëshmorëve, subjektet politike dhe jopolitike, si dhe të gjithë pjesëmarrësit e tjerë.



Të përndjekurit dhe të burgosurit politik shqiptarë me punën , vuajtjet, persekutimet dhe gjithë veprimtarinë e tyre, dhanë kontribut të madh kundër dhunës, gjenocidit dhe padrejtësive që bënë pushtuesit serbë mbi popullin shqiptar. Shembulli i punës së tyre për lirinë e popullit dhe të atdheut ishte dhe do të mbetet inspirim për krijuesit e fushave të ndryshme shkencore dhe artistike. Përmes këtyre krijimeve ndriçohet e vërteta shkencore për kontributin e secilit individualisht dhe e të gjithëve, përgjithësisht. E kaluara jonë, si komb, sa do që ka qenë e vështirë, megjithatë ajo ka pasur edhe madhështinë e saj.



Në morinë e shkrimeve, veprave, trajtesave e tribunave të shumta që i janë kushtuar të burgosurve politik shqiptarë, pa dyshim për trajtimin shkencor që i është bërë kësaj teme, vend të merituar dhe të veçantë zë vepra: Të burgosurit politik shqiptarë në Kosovë 1945-1990 e autores Prof.dr. Sabile Keçmezi-Basha, promovimin e së cilës po e bëjmë sot. Shkencëtarja Sabile Keçmezi-Basha me këtë vepër jo vetëm që po e pasuron fondin e krijimtarisë sonë historiografike rreth temës në fjalë, por ajo u jep studiuesve dhe lexuesve të dhëna që deri më tani kanë qenë shumë pak të njohura dhe jo sa duhet të ndriçuara në aspektin shkencor. Autorja në këtë vepër e ka arritur gamën e vështrimit të kësaj teme duke e trajtuar nga aspekti shkencor e historiografik. Në vazhdim do të përpiqem që në pika të shkurtra të shpreh mendimin tim lidhur me përmbajtjen e kësaj vepre, e cila meriton mendimin e duhur shkencor të studiuesve tanë.

Në vazhdim do të jap disa nga të dhënat e nxjerra nga libri voluminoz i autores Sabile Keçmezi-Basha. Sipas autores politika gjenocidale e pushtuesve serbo-sllav ndaj shqiptarëve pati zanafillë të hershme edhe para elaborateve famëkeqe të Garashaninit, Andriqit, Qubrilloviqit dhe ato të Akademisë të Shkencave serbe.



Përmasat e gjenocidit serb ndaj shqiptarëve ishin të organizuara dhe të institucionalizuar nga çarqet më të larta të pushtetmbajtësve serbo-sllav. Këto masa u shtuan veçanërisht pas ripushtimit të Kosovës dhe trevave tjera shqiptare nga Jugosllavia në nëntor të vitit 1944. Janë të njohura masakra e Tivarit, Gjilanit, Drenicës, Ferizajt, Tetovës etj., duke vazhduar me procesin e Prizrenit 1945, aksionin e UDB-së për mbledhjen e armëve 1955-56, dhe shumë aksione tjera që vazhduan në vijimësi me demonstratat e 1968, 1981, me heqjen e autonomisë së Kosovës në mars 1989, dhe ai pas vitit 1990, kur filluan edhe konfliktet e armatosura me forcat ushtarake e policore jugosllave.



Pushteti ushtarak dhe ai institucional – shtetëror serbo-sllav, në vazhdimësi me dhunë gjenocidale të bërë ndaj popullit shqiptarë, qoi deri te një rrugë e vetme, që shqiptarët të organizohen e të mobilizohen me të gjitha forcat për të rezistuar kundër pushtuesve çetnikë-komunist serbo-sllav. Në fushatën kundër shqiptarëve, pushteti serbo-sllav i kishte shpallur element të rrezikshëm për Jugosllavinë, dhe njësitë e shumta ushtarake e të OZN-ës, që nga viti 1944-1945, u dënuan dhe u pushkatuan me dhjetëra mija shqiptarë, pa gjyq apo nga i ashtuquajturi “Gjyqi popullor”.



Edhe pse pushtetarët serbo-jugosllav kishin propaganduar dhe premtuar “liri” e “barazi” edhe për shqiptarët- kjo nuk ndodhi, por gjatë tërë kohës ndodhi “një kalvar” i vërtetë, me masakra masive , me shtypje politike, ekonomike e kulturore, me një robëri e padrejtësi të pa përballuar e cila vazhdoi deri në çlirimin e Kosovës nga Serbia në qershor të vitit 1999.



Kjo politikë dhe ky qëndrim gjenocidal shoqëror ekonomik e politik, i detyroi forcat kombëtare shqiptare të rezistojnë me forcën e armës, dhe kur kjo formë u detyrua për shkak të pasojave të ndryshojë taktikën gjatë viteve 1946- 1947, të kalojë në strategji të re, organizimin dhe veprimin i lëvizjes ilegale. Ndër të parat organizata për nga masiviteti ishte ajo Nacional Demokratike Shqiptare, ajo “Grupi i Lidhjes së Prizrenit”, e cila filloi të veproj nga vera e vitit 1949, duke vazhduar në organizatën “Partia Revolucionare për Bashkimin e Tokave Shqiptare me Shtetin Amë” e themeluar më 1957 nën udhëheqjen e Metush Krasniqit. Në maj të vitit 1960 formohet Organizata “Komiteti Revolucionar për Bashkimin e Kosovës me Shqipërinë”, kryetar i së cilës një zërit ishte zgjedhur Kadri Halimi. Edhe kjo organizatë e formuar në sistemin e tresheve, pati shtrirje të gjerë dhe sikur edhe organizatat tjera në program kishte kërkesat e Lidhjes së Prizrenit, Pejës, Bujanit dhe ONDSH, për çlirimin dhe bashkimin e gjithë popullit dhe trevave shqiptare në një shtet.



Në vazhdim të kësaj vepre mjaft voluminoze (600 f), autorja Sabile Keçmezi-Basha, vend meritor i ka dhënë organizatës me emrin “Lëvizja Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve” e cila u formua në vitin 1963 nën udhëheqjen e militantit dhe veteranit Adem Demaçit. Pikat kryesore të programit të kësaj organizate ishin: 1. Bashkimi Kombëtarë dhe 2. Çlirimi Kombëtar, gjegjësisht “qëllim i parë dhe i fundit i Lëvizjes sonë është sigurimi i të drejtës për vetëvendosje deri në shkëputje nga Jugosllavia dhe bashkimi me nënën e vet – Shqipërisë-pohon Adem Demaçi.



Vend me rëndësi sipas autores të këtij libri zënë formimi i “grupit politik” të demonstratave 1968. Sipas të dhënave dokumentare thuhet se grupi politik për organizimin e këtyre demonstratave ishte formuar me 1964, atëherë kur nga pushteti jugosllav ishte zbuluar organizata ilegale me emrin: “Lëvizja Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve” (LRBSH), kohë kur nga organet e pushtetit jugosllav u arrestua Adem Demaçi me shokë. Me këtë rast të pa zbuluar ishin mbetur të rinjtë Selatin Novosella, Ibrahim Gashi, Shemsi Hoxha, të cilëve më vonë iu bashkuan edhe Osman Dumoshi Adil e Ilaz Pireva. Anëtarët e kësaj organizate kryesisht ishin të rinj, student dhe intelektual, patriot të dalluar, të cilët ishin të përndjekur dhe torturuar nga organet e pushtetit serbo-jugosllav. Në fillim anëtarët e kësaj organizate kishin shpërndarë flamujt kombëtarë në tërë Kosovën, por treshja e parë u arrestua nga udbashët; por grupet tjera e vazhduan veprimtarinë. Në kërkesën e grupit të arrestuar në një shkresë dërguar SPB-së të Prishtinës kërkohet lirimi nga burgu i Adem Demaçit.



Përkundër arrestimeve dhe burgosjeve, numri i grupit shtohet dhe në gusht të vitit 1967 iu bashkëngjitën edhe Gjeladin Rakaliu, Afrim Loxha dhe Skënder Muqolli. Në shtator 1968, grupi vendos të organizoj demonstrata që u bënë më 27 nëntor 1968. Këto demonstrata u zhvilluan në shumicën e qyteteve të Kosovës, si dhe në viset tjera shqiptare të Maqedonisë. Demonstrata e parë u organizua në Prizren dhe si parullë kryesore ishte “Kosova Republikë”, e cila ishte kërkesë e mbarë popullit shqiptarë. Përmes kësaj kërkese parashihej barazohej me popujt tjerë të Jugosllavisë në të gjitha aspektet e zhvillimit shoqëror dhe ekonomik- gjegjësisht ishte realizimi i të drejtave kombëtare të shqiptarëve, e cila kërkesë u realizua vetëm me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në qershor të vitit 1999.



Në vazhdim, në veprën të cilën po e promovojmë sot, vend meritor zë paraqitja e veprimtarisë të grupit Marksist –Leninist i Kosovës, gjegjësisht “Grupi Revolucionar” në vitet 1977-1978.

Programin e kësaj organizate me emrin “Në rrugë drejt Lirisë” e kërkoi udhëheqësi i sajë , atdhetari Mehmet Hajrizi me shokë, i cili e ka shtruar kërkesën në librin e tij “Histori e një Organizate Politike dhe Demonstratat e vitit 1981”. Autorja lidhur me Organizatën Marksiste – Leniniste të Kosovës thotë se një material me vlerë të kësaj organizate është gjetur në vitin 2008, në derën e shtëpisë të oborrit të atdhetarit Hasan Mala, e cila ishte shkruar nga Rexhep Mala. Në këtë material pos tjerash, Rexhep Mala shkruan: “Gjatë Luftës së Dytë Botërore... “populli ynë në Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi, rroki armët dhe u ngrit në luftë për Çlirim Kombëtar... ai mendonte se do të fitonte të drejtën e vetëvendosjes, për bashkim me shtetin shqiptar, pasi të triumfonte Revolucioni në Shqipëri e në Jugosllavi”.



Pas sulmeve të lagerit socialist në udhëheqjen e PKJ-së, qysh gjatë luftës, në fshehtësi, kishin thurur plane për të futur nën sundimin e tyre, jo vetëm Kosovën e krahinat tjera shqiptare, por edhe Shqipërinë si një republikë të shtatë të Jugosllavisë... me tradhti, me forcën e armëve e metodat tjera bandat e Titos ripushtuan viset shqiptare, duke bërë dhunë të egër, duke i lënë të prapambetur në të gjitha aspektet.



Kundër këtyre padrejtësive që nga përfundimi i luftës dhe ripushtimi jugosllav, u formuan shumë grupe të cilat në programet e tyre kishin çlirimin, përparimin e viseve shqiptare nën sundimin jugosllav dhe për bashkimin me Shqipërinë, zhvillimi dhe përparimi shoqëror-ekonomik sikur i republikave tjera në Jugosllavi si dhe: çlirimi dhe bashkimi i të gjitha trojeve shqiptare me shtetin amë të cilin e kishte në program “Lëvizja për Çlirimin Kombëtarë të Kosovës”.

Një kontribut të madh për organizimin ilegal në luftën për çlirimin e trevave shqiptare nga Jugosllavia e dhanë edhe organizatat të cilat u formuan në perëndim – diasporë siç ishin: “Lëvizja për Republikën shqiptare në Jugosllavi” e formuar më 1982 “Fronti i kuq popullor”, “Grupi Revolucionar” i Xhafer Shatrit në Zvicër me organin “Zëri i Kosovës”, me parullën kryesore “Kosova Republikë” në kuadër të Jugosllavisë, por me synime, që më tutje të bashkohet me Shqipërinë.



Pas vitit 1981 e deri më 1990, u formuan grupe dhe organizata të shumta ilegale me ngjyrime të ndryshme ideologjike, por që të gjitha në programet e tyre kishin mbështetje te Lidhja Shqiptare e Prizrenit, që në fillimin e viteve të 90-ta zënë fill formimi i grupeve të armatosura, gjegjësisht i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila me kohë doli haptazi nga puna ilegale dhe në te ndikim të madh pati veprimtaria e partisë Lëvizja Popullore Shqiptare e Kosovës. Nga të gjitha organizatat ilegale shqiptare të cilat vepruan gjatë viteve 1945-1990, në program ishte krijimi i një Shqipërie të bashkuar në hapësirën e sajë historike dhe etnike, si një shtet sovran, i lirë e demokratik të krijuar sipas vullnetit të gjithë qytetarëve të cilët do të jetonin të lirë, të barabartë, pa dallim kombësie, feje, gjuhe, krahine apo çfarëdo përkatësie tjetër qofshin ata. Kjo kërkesë kishte të bënte me reagimet ndaj vendimeve të kuvendit të Prizrenit me 11 korrik 1945 kur Kosova dhunshëm iu bashkëngjit Serbisë.



Njerëzve të mëdhenj të Kombit, Atdheu minrënjohës.



Sipas të dhënave të autores së veprës të cilën po e promovojmë, del se që nga ditët e para, pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, shqiptarët në Kosovë dhe viset tjera nën pushtimin jugosllav, do të përjetojnë zhgënjimin dhe tradhtinë më të madhe nga bashkësia ndërkombëtare dhe nga fqinjët e tyre (f.55). Ato dolën nga lufta me besimin dhe me shpresën se gjaku, sakrificat dhe kontributi i dhënë në fitoren do të shpërblehen në realizimin e aspiratave kombëtare, por kjo nuk ndodhi, vetëm se vazhdoi fatkeqësia historike me nacionalizmin e egër, gllabërues serb. Burgosjet, ndjekjet, torturat e bëra ndaj shqiptarëve ishin institucionale me likuidime fizike, u vunë gjithëshqiptarët e në radhë të parë shqiptarët demokrat e atdhetarë , të cilët nuk u pajtuan me pushtimin dhe haptazi iu kundërmuanë me gjitha format e rezistencës.



Pushteti serbo-jugosllav formoi shumë gjykata “popullore” në viset shqiptare, Kosovë, Maqedoni e Mal të zi, në krye të tyre ishin caktuar individ nga radha e serbo-malazezve, të disponuar armiqësisht ndaj shqiptarëve. Në vazhdim autorja jep shumë të dhëna statistikore: Në popullsinë e gjithëmbarshme të ish Jugosllavisë shqiptarët merrnin pjesë me afër 12%, kurse në numrin e përgjithshëm të të dënuarve politik me mbi 90%. Pra me burgje shqiptarët gjithmonë ishin shumicë. Nga viti 1945-1990, u dënuan me burgim të rëndë mbi 7.684+1536 persona = 8220, të cilëve iu shqiptuan mbi 66.672 vjet e 7 muaj burgim apo shndërruar në shekuj 666 shekuj, 72 vjet e 7 muaj. Mesatarja e dënimeve për individ ishte 7 vjet e një muaj. Vetëm në periudhën 1981-1990, u dënuan me burg 3.348 veta dhe iu shqiptuan 23.770, 8 vjet burgim + 10000 ishin dënuar me kundërvajtje apo 1.233 vjet burgim. Në këtë periudhë u dënuan edhe 1.346 ushtarë shqiptarë, ndërsa 63 u vranë në kazermat ushtarake. Nga policia prej marsit 1981, deri në tetor 1989 u trajtuan 584.373 shqiptarë. Ndaj tyre u përdor dhuna prej kërcënimeve deri në rrahje të shkallës së humbjes të vetëdijes dhe burgimet për gjykimet, dënimet dhe likuidimet e shqiptarëve. Nga ana e OZNA-UDB-ja, që nga marrëveshja e Mukjes 1943-kundër ballit Kombëtarë, Organizatës NDSH, byros informative, aksioni për mbledhjen e armëve 1955-56; organizatorëve dhe pjesëmarrësve gjatë dhe pas demonstratave 1968 dhe 1981.



Gjatë analizave të bëra për periudhat 1945, del se vetëm gjatë vitit 1945 del se në Kosovë janë dënuar mbi 2086 veta, të cilëve iu shqiptuan 14.810 vite e 6 muaj burg. Në periudhën 1956-1980, ishin burgosur 901 veta dhe u dënuan me 6.397.1 vite burg. Periudha 1981-1989, çdo i treti shqiptar do të kalojë nëpër duart e policisë jugosllave. Pas demonstratave të vitit 1981 u dënuan 3.348 veta me 25.002,8 vjet burg si dhe 1346 ushtarë shqiptarë me 955 vjet e 6 muaj burg, ndërsa prej tyre 63 u kthyen në shtëpi në arkivole.



Në vazhdim të librit pasojnë të dhënat dokumentare të paraqitura në libër si Pjesa e parë, të burgosurit politik shqiptarë në gjykatën e qarkut të Prishtinës 1945-1990. Pjesa e dytë – në Prizren, Pjesa e tretë – në Pejë, Pjesa e katërt – në Gjilan, Pjesa e pestë – në Mitrovicë, Pesa e gjashtë – për të burgosurit politik shqiptar të dënuar në gjykatat civile dhe ushtarake në ish Jugosllavi, gjatë viteve 1945 – 1990. Pjesa e shtatë – flet për shqiptarët e vrarë dhe të likuiduar gjatë viteve 1945 – 1990; dhe të dënuarit gjatë viteve 1981, 1982 dhe 1989.



Pasojnë: Përfundimi,Rezymeja, Treguesi i emrave, Shtojca me faksimile të ndryshme, Burimet dhe literatura, Nën të LP të Jugosllavisë që ndëshkuan shqiptarët dhe shkurtesat.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: S’ka komb tjetër të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirs

#72

Post by Arbëri » Fri May 27, 2011 12:30 pm

  Helmimet masive ne Kosove
në pranverën e vitit 1990
 
  Poisoning of albanian youth of Kosovo,1990  
  Rasti Helmimi

Helmimet në Kosovë me gazra toksike nga ana e qeverisë Jugosllave, doktrinës serbe, ndodhën në pranverën e vitit 1990 ku u helmuan me mijëra të rinj, kryesisht nxënës e në mesin e tyre kishte edhe foshnje në entët parashkollore. Qeveria jugosllave asokohe doli me kumtesë zyrtare se në Kosovë nuk pati helmim, por e gjithë kjo ishte: “Një inskenim i përgatitur nga separatistët shqiptarë”[citim i duhur]. Të helmuarit u quajtën aktorë të Kanës! Mjekët serb thyen rëndë kodeksin dhe Betimin e Hipokritit, duke refuzuar mjekimin e të helmuarve shqiptarë. Si reagim ndaj këtijë raporti, në Zagreb, në muajin qershor të vitit 1990, u mbajt simpoziumi me emër: “Kosova sprovë e ndërgjegjes mjekësore”. Në atë simpozium morën pjesë shumë ekspertë të mjekësisë nga mbarë Jugosllavia. Nga Fakulteti i Mjekësisë në Prishtinë, u ftua një numër i madh i mjekëve shqiptarë. Nga Beogradi, ekipin prej tre mjekëve e udhëhoqi Ljubomir Eriq, neuropsikiatër me renome. Në këtë simpozium mori pjesë edhe Kryetari i Komisionit të Dytë Federativ për çështje të helmimeve në Kosovë. Anton Dolenc, ekspert i Mjekësisë Ligjore nga Universiteti i Lubjanës. Gjatë punimeve të këtij simpoziumi dolën në pah shumë fakte që tregonin se në fakt në Kosovë është kryer një helmim masiv i rinisë shkollore.
Anton Dolenc, i cili vetë kishte nënshkruar Raportin e Dytë Federativ, në cilësinë e Kryetarit të Komisionit të dytë Federativ, në formë publike u distancua nga ai raport, duke deklaruar se ai u përpilua në shpejtësi, brenda 24 orëve dhe se kishte pasur presion që të bëjë një gjë të tillë[citim i duhur]. Diskutimi i Ljubomir Eriqit, edhe pse me oratori të rrallë, u hodh poshtë, nga se si thoshte ai, në Kosovë kishte induksion psiqik masiv dhe se këtij induksioni i nënshtrohej mosha mbi 11 vjeçare[citim i duhur]. Prezantimi i rasteve të helmimit të foshnjave 3 vjeçare nga entet parashkollore të Kosovës (në qytetin e Gjakovës), e detyroi atë të ndërroj qëndrimin duke deklaruar: "Më duhet të sajoj diçka"[1][citim i duhur]!.“
Argumenti më bindës në këtë simpozium padyshim, ishte publikimi i substancës kimike Dimetil phosphoditionat, e izoluar në mostrat e urinës nga të helmuarit e Kosovës, nga ana e Franjo Pllavshiqit, toksikolog dhe biokimist nga Zagrebi. Këtyre zbulimeve duhet shtuar edhe deklarimin e mjekut francez Benedetti, i cili tha: "Në Kosovë pati helmime. Në Kosovë, gjatë pranverës, me qëllim janë helmuar 3000 nxënës me gaz deri tani të pa identifikuar"[citim i duhur]. Ky mjek gjatë qëndrimit në Kosovë kishte pohuar se ka zbuluar molekula klororganike gjatë analizave që i bëri në dy laborator të Parisit nga mostrat e gjakut të fëmijëve të helmuar nga Kosova. Sipas tij, "ky krim është bërë nga agjentët e Beogradit, me siguri agjentët ushtarak"  
vazhdon..
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: S’ka komb tjetër të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirs

#73

Post by Arbëri » Fri May 27, 2011 12:34 pm

  On the origin of mass casualty incidents in Kosovo, Yugoslavia, in 1990


Abstract
In March 1990, a mysterious outbreak of illness spread suddenly among thousands of ethnic Albanian high school students in Kosovo (Yugoslavia). It was an unprecedented event on the worldwide scale both in terms of the number of cases and in terms of controversies concerning the aetiology. A retrospective analysis indicated that the epidemic consisted mainly of cases who felt ill in the absence of exposure to any physical agent. It is suggested that in an atmosphere of severe tension between the two ethnic groups living in Kosovo an increased frequency of respiratory infections may have triggered mass sociogenic illness.
Key words Emergency medicine - Epidemics - Mass casualty - Mass hysteria - Mass sociogenic disease - Kosovo (Yugoslavia)  


“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: S’ka komb tjetër të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirs

#74

Post by Arbëri » Fri May 27, 2011 3:04 pm

..vijon

Këto ditë doli nga shtypi, në gjuhën shqipe, libri i autorit
suedez, Joran Wasenius - “Sëmundja mistike”


Image

„SËMUNDJA MISTIKE“ - NJË LIBËR PËR HELMIMET NË KOSOVË

Image

Këto ditë doli nga shtypi, në gjuhën shqipe, libri “SËMUNDJA MISTIKE ( Për helmimet 1990 )”, i autorit suedez, JORAN WASSENIUS. Libri u përkthye nga suedishtja në gjuhën shqipe nga Hamit Gurguri, dhe u botua në kuadër të Shtëpisë Botuese “SHOTA“ nga Gisloaved në Suedi.

Historiani suedez WASSENIUS, publikoj këtë libër pas 10 vitesh pune të pa lodhur hulumtuese dhe shkencore lidhur me helmimet e rinisë shqiptare që u bënë në pranverën e vitit 1990 në Kosovë, nga ana e pushtetit okupator dhe kriminal serb.

Libri fillimisht, në versionin suedez, u promovua në Suedi kohë më parë dhe ka zgjuar interesim jashtëzakonisht të madh, sidomos tek bashkatdhetarët tanë që ndodhen atje. Wassenius intervistoj shumë individ të cilët ishin në forma të ndryshme të implikuar në ngjarjet e dhembshme të pranverës së vitit 1990 në Kosovë.

Teza për helmimet e rinisë shqiptare në Kosovë në vitin 1990, të cilën e plason Wassenius në këtë libër, është e pa kontestuar dhe shumë bindëse nga një mori faktesh shkencore të prezantuara aty. Autori përshkruan këtë tragjedi të ndodhur në Kosovë me gjuhën dhe forcën e argumenteve, të përcjellur dhe të ilustruar me shumë foto autentike.

Autori WASSENIUS, në këtë libër gjithashtu rëndesi dhe hapsirë të vacantë i kushton simposiumit që u mbajt në Zagreb, në qershor të vitit 1990, enkas për këtë qëllim, me titull: “Kosova, sprovë e ndërgjegjes mjekësore“.

Shpresojmë që kësaj radhe edhe kompetentët nga Qeveria e Kosovës, do të tregojnë interesim dhe do të ndihmojnë që kjo vepër kapitale të botohet sa më parë edhe në gjuhën angleze.

Kjo vepër kapitale me interes kombëtar është një thesar për historinë e re të shtetit të ri të Kosovës. Autori Wassenius, edhe pse në moshë shumë të shtyer, i ka kaluar të 80-tat, arriti të përfundoj këtë libër dhe t’i tregoj botës se në pranverën e vitit 1990, në Kosovë, ndodhi një ngjarje e llahtarshme, helmimi i rinisë shqiptare, i shkaktuar nga pushteti okupator serb. Ky historian human suedez, i prekur thellë nga kjo tragjedi, ndriçoj një periudhë shumë të errët dhe të dhembshme të popullit shqiptarë në Kosovë. Pa dyshim se z.Wassenius bashkë me këtë të vërtetë hyri në historinë e re të shtetit të Kosovës.

Promovimi i këtij libri me vlerë shumë të madhe, pritet të bëhet në fillim të qershorit, pritet të marr pjesë dhe vetë autori Wassenius.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: S’ka komb tjetër të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirs

#75

Post by Arbëri » Sat May 28, 2011 5:17 pm

  Masakra sllavomaqedone në Luboten  


Shkup: Rasti i fshatit Luboten

Vendimi i Apelit në çështjen e Lube Boshkoskit, ish-ministri i brendshëm maqedonas dhe Johan Tarçulovskit për krime kundër shqiptarëve etnikë në fshatin Luboten afër kryeqytetit maqedonas, Shkupit, është planifikuar të shpallet të mërkurën më 19 maj, në 9:30, në Sallën Gjyqësore.

Në korrik 2008, Dhoma Gjyqësore e shpalli Johan Tarçulovskin, ish-oficer policie, fajtor për urdhërimin, planifikimin dhe nxitjen e krimeve të kryera gjatë periudhës 12-15 gusht 2001, kur një njësi policore maqedonase e komanduar prej tij hyri në fshatin Luboten dhe hapi zjarr e vrau gjashtë shqiptarë etnikë të paarmatosur dhe keqtrajtoi egërsisht 13 banorë në një shtëpi dhe 10 banorë në një shtëpi tjetër.

Së paku 12 shtëpive të fshatit iu vu zjarri dhe një numër I madh burrash shqiptarë që po iknin prej fshatit u trajtuan mizorisht prej policëve të tjerë në një postbllok dhe më vonë në disa stacione policore në Shkup.

Konkretisht Tarçulovski u shpall fajtor për vrasjen e Rami Jusufit, Sulejman Bajramit dhe Muharrem Ramadanit, për urdhërimin, planifikimin dhe nxitjen e shkatërrimit të pronave të 12 shqiptarëve etnikë, si dhe për trajtimin mizor të 23 shqiptarëve në dy incidente të ndryshme. Tarçulovski u dënua me 12 vjet burgim.

Boshkoski u shpall i pafajshëm në lidhje me akuzat e përgjegjësisë komanduese për moshetimin e krimeve dhe mosmundësimin e ndëshkimit të individëve përgjegjës.

Megjithëse Dhoma konkludoi se provat zbuluan “mosfunksionimin serioz të policisë dhe instancave përgjegjëse maqedonase në atë kohë, nuk u vërtetua se Lube Boshkoski nuk mori masat e nevojshme dhe të arsyeshme për ndëshkimin e policëve”.

Më 4 nëntor 2008 Prokuroria dorëzoi dosjen e apelit në lidhje me Lube Boshkoskin. Prokuroria nuk e apeloi vendimin në lidhje me Tarçulovskin. Më 12 janar 2009, Mbrojtja e Tarçulovskit dorëzoi dosjen e apelit. Më 2 prill 2009 Mbrojtja e Tarçulovskit dorëzoi njoftimin e ndryshuar të apelit.

Seanca e apelit u zhvillua më 29 tetor 2009. Aktakuza fillestare kundër Boshkoskit dhe Tarçulovskit u lëshua më 9 mars 2005 dhe u bë publike më 15 mars 2005. Boshkoski u paraburgos nga Tribunali më 24 mars 2005 dhe u lirua pas vendimit të Dhomës Gjyqësore në korrik 2008. Tarçulovski është në paraburgim të Tribunalit që prej 16 marsit 2005.

Kjo është e vetmja çështje gjyqësore e Tribunalit në lidhje me konfliktin maqedonas. Tribunali ka akuzuar penalisht 161 individë për shkelje të rënda të së drejtës humanitare ndërkombëtare të kryera në territorin e ish-Jugosllavisë. Kanë përfunduar proceset kundër 121 individëve.


vazhdon..
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

Post Reply

Return to “Historia e Shqiperise”