ARBERIAONLINE

ARBERIAONLINE

kuvend që bashkon arbërorët
 
It is currently Thu Aug 21, 2014 12:05 pm

All times are UTC




Post new topic Reply to topic  [ 939 posts ]  Go to page Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6 ... 63  Next
Author Message
 Post subject: Re: EPIRI - PERKATESIA E TIJ SHQIPTARE
Post Number:#31  PostPosted: Tue Jul 21, 2009 10:52 am 
Offline
Moderator
Moderator
User avatar

Joined: Sun Jun 28, 2009 7:57 pm
Posts: 2004
Location: Prishtinë (Prima Justiniana)
Gender: Male
Image
Image
Image
Image
Image

_________________
Image
Ne sot po hedhim faren me emrin Bashkim,
Qe neser te korrim frutin me emrin Bashkim!


Top
 Profile  
 
 Post subject: Re: EPIRI - PERKATESIA E TIJ SHQIPTARE
Post Number:#32  PostPosted: Tue Jul 21, 2009 5:42 pm 
Offline
Sun Member
Sun Member
User avatar

Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Posts: 1515
Location: USA
Gender: Female




The Illyrians, a large and mighty nation living on the Adriatic Sea, from the Po to the Ambracian Gulf, and northwards to the Danube. Strabo believes that this people spread westwards to Lake Constance, through Noricum and Vindelicia. He also asserts that the Pannonians stemmed from this people. Appian notes clearly that the Pannonians were Illyrians. The Istrians, Japodes, Dalmatae, Liburnians, Dardanians, Ardiaei, Autariates, in short, all the peoples down to the Ceraunian mountains are generally regarded as Illyrians. But they also inhabited wide reaches of Macedonia, Epirus and Thessaly.

Only a small portion of Macedonia was inhabited by the Greeks. The mass of the population was Illyrian and Thracian. The Dassaretae, the Lyncestae, the Bryges or Phrygians, the Pelagones, The Eordi, the Elimiotes, the Atintanes, the inhabitants of the region around Candavia, Pella, Edessa and Verva have all been expressly referred to as Illyrian. To a great extent, it was almost only the towns on the coast that had Greek inhabitants. The Macedonians had a language of their own that was also spoken in the regions along the Ionian Sea across from Corfu and, thus in Greek Illyria and Epirus.

There were also many non-Greek peoples in Epirus who, as noted above, spoke the Macedonian language, or the Illyrian language, which was probably the same thing.

_________________
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman


Top
 Profile  
 
 Post subject: Re: EPIRI - PERKATESIA E TIJ SHQIPTARE
Post Number:#33  PostPosted: Wed Jul 22, 2009 6:20 pm 
Offline
Moderator
Moderator
User avatar

Joined: Sun Jun 28, 2009 7:57 pm
Posts: 2004
Location: Prishtinë (Prima Justiniana)
Gender: Male
Image
Image

_________________
Image
Ne sot po hedhim faren me emrin Bashkim,
Qe neser te korrim frutin me emrin Bashkim!


Top
 Profile  
 
 Post subject: Re: EPIRI - PERKATESIA E TIJ SHQIPTARE
Post Number:#34  PostPosted: Sun Aug 02, 2009 7:51 pm 
Offline
Sun Member
Sun Member
User avatar

Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
Posts: 1826
Gender: Male
Pas Epirit edhe Iliris ,greqia fillon ne etoloakarnani...na thote straboni--le ne te djathte te gjith Pelopanezin edhe shkon deri ne atike.

Ne epire nuk ka asnje gjurem greke ne lashtesi..sepse nuk ekzistonin greket ne ato kohe .

greqishtja u perhap si gjuhe teknike =gjuhe qe nuk flitej ne popull por mesohej ne leter.

Greket jane ata qe marrin pjese ne shkollimin greke..ka thene Isokrati.Keta jane greket edhe sote..arvanitet-camet ortodoks(suliotet etje) sllavet-vllehet-pontet-turqit...e perbashketa e tyre eshte gjuha e detyruar e shkollimit....te na rruaj ministri i sales qe inaguroj shkollen greke ne himare.

_________________
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE


Top
 Profile  
 
 Post subject: Re: EPIRI - PERKATESIA E TIJ SHQIPTARE
Post Number:#35  PostPosted: Mon Aug 03, 2009 10:01 am 
Offline
Moderator
Moderator
User avatar

Joined: Sun Jun 28, 2009 7:57 pm
Posts: 2004
Location: Prishtinë (Prima Justiniana)
Gender: Male
alfeko sukaraku wrote:
Pas Epirit edhe Iliris ,greqia fillon ne etoloakarnani...na thote straboni--le ne te djathte te gjith Pelopanezin edhe shkon deri ne atike.
.


E vertete! Perkufizimi territorial i Greqise qe japin gjeografet e mocem eshte mjaft i rendesishem per te kuptuar iliricitetin e Epirit dhe Maqedonise.

Quote:
Scylax notes that only beyond Ambracia, the Peneus and the town or mountain of Homotion in Magnesia, had the Greeks begun to inhabit the region in a compact manner.


Dmth Skylaksi permend se Ambrakia eshte qyteti i pare i Greqise, dhe c'prej ketu 'greket' e atebotshem fillojne te banojne vendin ne menyre te ngjeshur.

Kufiri me verior i Greqise duhet te kene qene Termopilet dhe lumi i Peneit, sepse:

1) ne kohen e mesymjes se perseve kunder 'Greqise', greket zgjodhen Termopilet si piken me veriore ku do te priteshin ushtrite armike
* Ne ushtrine e bashkuar greke nuk figurojne as Maqedonasit as Epirotet.
2) ne kohen e mesymjes shkaterrimtare te kelteve-galeve ne Greqi, rishtas Greket zgjodhen Termopilet si kufiri me verior per ta mbrojtur Greqine. Edhe ne kete rast, ne listat e ushtrise greke nuk figurojne as epirotet as maqedonasit (pervec disa mercenareve maqedonas).

Quote:
"...After the Epeirotes and the Illyrians, then, come the following peoples of the Greeks: the Acarnanians, the Aetolians, and the Ozolian Locrians...
~Strabo Geography Book VIII, Chapter 1, 1


Straboni e ben edhe me te qarte se Epirotet nuk kane qene greke, perderisa thote se pas ilireve dhe epirotasve, vine popujt e Greqise ne vijim si Akarnanianet, Etolianet, etj etj. Me tutje vazhdon:

Quote:
Ephorus says that, if one begins with the western parts, Acarnania is the beginning of Greece; for, he adds, Acarnania is the first to border on the tribes of the Epeirotes. But just as Ephorus, using the sea-coast as his measuring-line, begins with Acarnania (for he decides in favour of the sea as a kind of guide in his description of places...so it is proper that I too, following the natural character of the regions, should make the sea my counsellor.
~Strabo Geography Book VIII, Chapter 1, 3


Nese i bashkojme skicimet e Skylaksit, Eforit dhe Strabonit atehere del se kufiri verior i Greqise fillonte c'prej Ambrakise e deri tek lumi i Peneut. Kjo do te thote se as Maqedonia dhe as Epiri nuk ishin grek. Ajo cka eshte me e rendesishmja eshte se Straboni nuk e trajton Maqedonine dhe Epirin fare ne kapitullin per Greqine, por ne ata per Ilirine, kurse ne kapitullin e Greqise perfshihen keto vende:

Quote:
Chapter 1: Greece, generalities
Chapter 2: The Peloponnesus
Chapter 3: Elea
Chapter 4: Messenia
Chapter 5: Laconia
Chapter 6: Argolis
Chapter 7: Ionia
Chapter 8: Arcadia
9
Where the hell are Epirotes and Macedonians here? -lol-
Chapter 1: Attica
Chapter 2: Boeotia
Chapter 3: Phocis
Chapter 4: Locris
Chapter 5: Thessaly

_________________
Image
Ne sot po hedhim faren me emrin Bashkim,
Qe neser te korrim frutin me emrin Bashkim!


Top
 Profile  
 
 Post subject: Re: EPIRI - PERKATESIA E TIJ SHQIPTARE
Post Number:#36  PostPosted: Mon Aug 03, 2009 6:47 pm 
Offline
Sun Member
Sun Member
User avatar

Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
Posts: 1826
Gender: Male
Th Papamanolis 1945...katakavmenos ipiros.

Ju lutem atyre personave qe e njohin greqishten ta gjejn e ta studjojn kete liber.Ky liber duhet te kaloj automatikisht ne arkivet Came edhe te niset per ne gjyqin nderkombetare.

Papamanoli eshte nje fanatik i poshter greke i cili ka bere nje autogol te fuqishem ne kete liber.

Ai boton aty kopje te dokumenteve te horofillaqis greke-dhespotit dhorotheo ne lidhje me komandatures gjermane.

Cameria nuk u debua se bashkpunoj me gjermanet ,por u debua si spastrim etnik...loja u loze mindis spiunave edhe priftit greke me komandaturen gjermane.....ne nje kohe qe camet kishin kapur administraten ne thesproti..prifti beri namin deri sa e bindi komandaturen gjermane se Nexhat Dino bashkpunonte me komunizmin ..edhe keshtu gjermanet e shkaterruan administraten vendase shqiptare...keshtu qe greket dolen me pozita qeverritare pas luftes,pozita te marra nga bashkpunimi me fashizmin.

kjo ishte hera e pare edhe e fundit qe greqia e mori epirin.

_________________
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE


Top
 Profile  
 
 Post subject: Re: EPIRI - PERKATESIA E TIJ SHQIPTARE
Post Number:#37  PostPosted: Tue Aug 11, 2009 9:41 pm 
Offline
Sun Member
Sun Member
User avatar

Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Posts: 1515
Location: USA
Gender: Female
***Ky material eshte kontributi i Z. Sitkij Jahja!***

Pirro i Epirit



Pirro (296-272 para Krishtit.......Pirroja ishte ,ndoshta, Sundimtari me i shquar i Epirit .Ai, si pasardhes i larget i Akilit, ishte biri i Akidit. Kusheriri i Aleksandrit te Molosise, qe sundoi Moloset e Janines. Fatkeqesisht Akidi u ngaterrua ne grindje politike familjare e krahinore dhe, si rrjedhoje, ne fillim humbi mbreterine e pastaj edhe jeten ne vitin 313 para Kr. i biri tij, Pirroja ne ate kohe vetem 6 vjec, u shpetua nga Glauku, Princi i fisit Ilir te Taulanteve. Ne moshe te re ai hipi ne fron per nje kohe te shkurter, por u rrezua prej tij dhe filloi karrieren ushtarake me Antigonin e Maqedonise, Komandantin veteran qe kishte sherbyer me Aleksandrin e Madh. Ne njeren nga betejat ai u kap rob dhe u dergua si peng ne Aleksandri. Aty fitoi admirimin e Ptolemit, i cili i dha per grua te bijen dhe ne vitin 296 para Kr.e vuri perseri ne fronin e mbreterise se tij. Pirro gezonte nam per fisnikerine dhe trimerine e tij ne beteje. Epirotet e quainin "Shqiponje". Sipas nje tradite Shqipetare pretendohet se emri "Shqipetare" (Bij te Shqipes) e ka origjinen nga thenie e Pirros. Kur dikush levdonte zhdervjelltesine e levizjes se trupave te tij, ai i pergjigjet me krenari se nje gje te tille ishte normale, pasi ushtaret e tij Ishin "Bijte e Shqipes", keshtu qe livjet e tyre. Natyrisht u shembellenin fluturimeve te madherishme te mbretit te shpendeve. Sipas nje versioni tjeter, disi te ndryshem, kur trupat e tij thurnin levdata sulmeve te tij te guxishme e te shpejta dhe e quanin "Shqiponje" ai iu pergjigjej se ata ishin Flatrat e tij , qe benin te mundur fluturimin e shpejte te shqiponjes . Thuhet se kjo coi ne adoptimin e ketij emri , te cilin Populli shqiptar e perdor edhe sot e kesaj dite. Pra jo "ALBANE" por "Shqipetare" ose "Bij te Shqipes".

Pikerisht ne kete kohe kolonite te Korfuzit e te ishujve te tjere ne Detin Jon nisen ta therrisnin fqinjin e tyre ne kontinent "Epir" (Toke ne kontinent),per te dalluar ate nga banesa e tyre ishullore. Gradualisht historianet greke e nxoren jashte perdorimi termin "Molosia" dhe zune te perdornin emertime te tilla si "Mbreteria e Epirit" ose "Pirro i Epirit". Sidoqofte, ky ndryshim emri nuk ndikoi ne karakterin Pellazg apo Shqipetar te asaj krahine. Epiri u shtri ne jug deri ne gjirin e Ambrakise (Artes). Ne fakt, Gjeografi grek Straboni, shkruante se "per arkananiasit, qe jane grek.kurse ne te majten ndodhen Nikopoja dhe Kasopia, qe jane Epirote". Pra , Straboni bente dallimin midis epiroteve dhe grekeve. Ambrakia dikur kishte qen nje qytete i lulezuar, mirepo tani ishte rrenuar. Pirroja "e zbukuroi ate me shume se cdo njeri tjeter dhe e beri rezidencen e tij Mbreterore. Pirroja njihej nga te gjithe si nje princ i madh dhe i mire. Ai zgjeroi territorin e vet duke ishullin e Korfuzit dhe krahinat te Maqedonise. Ne ate atmosfere ku mbizoteronte Lufta e vazhdueshme per pushtet midis Princave krahinore dhe me ata kufij shume te luhatshem, qe percaktonin juridiksionin e tyre, konflikti ishte i pashmangshem dhe i perjetshem, thuhet se gjate nje beteje me faresisin e vet Maqedon, ushtareve maqedonas u beri aq shume pershtypje shembellimi i Pirros me Aleksandrin e Madhe ,saqe braktisen Mbretin e tyre dhe u bashkuan me te. Dhe vertet, kur maqedonet e rrezuan nga froni mbretin e tyre pazot. Demetrin, ata e ftuan Pirron qe te sundonte edhe mbi Maqedonine. Mirepo, brenda shtate muajve ai e kuptoi se maqedont krenare do te preferonin me mire qe sundimtar Maqedonas me te keq maqedonas, sesa nje te mire jomaqedonas. Prandaj hoqi dore vullnetarisht nga froni ne Vitin 287 para Kr.Pirroja enderronte te ngrinte nje perandori ne perendim, te ngjashme me ate te propozuar 40 vjet me pare nga kusheriri i atit te tij, Aleksander Molosi. Roma, qe tradicionalisht konsiderohet e themeluar ne vitin 753p.e.s, ishte ngritur gradualisht si qytet-shtet me i fuqishem ne Itali dhe, me pas, kishte bashkuar grupet e ndryshme ne nje konfederate nen udheheqjen Romak.

Si rrjedhoje, ajo ishte bere gati nje republike e bashkuar. Mjaft e fuqishme. Pushtimi i galeve apo i kelteve vershoi nga Veriu rreth Vitit 400 para Kr..,duke e shkaterruar Romen pjeserisht me ane te nje zjarri ne vitin 390 para Kr..dhe duke dominar nje pjese te Italise per njefare kohe. Luftrat samnite te viteve 326-312 para Kr..dhe 299-291 para Kr..sapo kishin perfunduar kur Pirroja nisi te hidhte nje sy nga Perendimii frymezuar ndoshta nga ura portative qe kishte ngritur mbi Hellespont persiani Kserksi 200 vjet me pare, Pirroja, sipas Plinit, ishte i pari qe konceptoi nje ure te ngjashme permes Adriatikut ne piken e tij me te ngushte, ne ngushtincen e Otrantos.Rasti i volitshem erdhi ne vitin 282 para

Kr.Qyteti i pasur tregtar i Tarentit(Taranto) ne jug te Italise, nje koloni Spartane, e kishte hale ne sy floten Romake ne portin e vet (gje qe binte ne kundershtim me marreveshjen) dhe i kerkoi ndihme Pirros .Pa pritur qe te zgjidhte problemet inxhinjerike te ures, ai shfrytezoi medoten konvencionale, duke kaluar me anije permes Adriatikut.25.000 trupa. Pervec 3000 kalores, ai mori dhe 19 elefante lufte, kafshe gjigande te cilat italianet i shihnin per here te pare. Kur pane ushtrine romake qe afrohej Tarentit ia dhane Pirros komanden supreme te forcave antiromake, duke preferuar qe me mire t"i nenshtroheshin Pirros pellazg, sesa Romakeve Barbare. Ne fillim, Pirro i shkroi konsullit Romak, Valer Levinit,duke i kerkuar qe te vepronte si arbiter midis Romes dhe Tarentit. Mirepo konsulli ia preu shkurt.duke i thene qe te shihte punet e veta e te kthehej ne Epir. Kur prapavija romake kapi nje spiun Epirot, Levini i tregoje atij legjionit gjate nje loje stervitore dhe pastaj e leshoi qe ti thoshte Pirros se, nese e brente kureshtja per ushtaret dhe taktikat romake, duhej te shkonte e t"i shihte me syte e vet. Ne betejen qe u zhvillua me pas ne Heraklea, afer Tarentit(280 para Kr.)Pirroja u ndesh me nje ushtri Romake dy here me te madhe se ushtria e tij dhe doli Fitimtar. Mirepo, ai humbi aq shume oficere dhe ushtare, saqe thirri:"Edhe nje beteje tjeter si kjo dhe me duhet te kthehem vetem ne Epire"Prej ketej lindi edhe shprehja "Fitore si e Pirros'. Ky ishte kontakti i pare ushtarak i Romes me Boten Greke ne lindje. Por jo i fundit. Duke shpresuar per paqen dhe Lirine e bashkesive greke ne Itali. Pirro dergoi ne Rome ministrin e tij me te zote ne artin e oratorise, Linean, kujtesa fenomenale e ketij te durguari e habiti Plinin, pasi ai "Kishte fiksuar emrat e senatoreve dhe te kaloresve romake vetem nje dite mberritje ne Rome. Por Roma nuk pranoi te hynte ne bisedime, prandaj Pirro marshoi drejt kryeqytetit, i cili mbrohej nga ushtria dhe milicia. Ne pamundesi qe ta pushtonte qytetin, ai u kthye mbrasht qe te kalonte dimrin ne Jug. Gjate rruges, leshoi roberit romake te veshur e te mbathur dhe me para, duke u thene qe te ndermjetesonin per paqen ne emer te tij. Nderkohe, Kartagjena pranoi ti vinte ne ndihme Romes me nje aleance ushtarake, duke shpresuar qe te zgjeronte zoterimet e saj ne Sicili. Kjo e alarmoi shume kolonine greke te Sirakuzes, e cila iu lut Pirros per ndihme ushtarake kunder Kartagjenes.

Pirroja nuk priti qe ti thonin 2 here. Ai u hodh ne Sicili ne Vitin 278 para Kr..dhe me stragjedine e tij te shkelqyer arriti t"ua rimerrte Kartagjenasve pjesen me te madhe te ishullit. Fatkeqsisht ai u perpoq te sundonte mbi keta greke liridashes po aq arbiterisht sa edhe Ptolemi mbi Egjiptin, prandaj greket nuk mund ta duronin dot. Ata e hodhen poshte oferten e tij qe te behej mbreti i tyre:disa prej tyre preferonin me mire Kartagjenen sesa regjimin ushtarak. Dionisi i Halikarnasit,qe duhe te jete ndikuar si historian nga origjina e tij greke dhe nga ambienti romake ku jetonte, ia hodhi fajin Pirros. Ai shkruante se Pirroja u soll ne menyre arrogante e tiranike, ashtu si shtypersit e tyre italiane, duke konfiskuar pasurite dhe duke shperndare ofiqe te larta per miqte e kapitenet e tij. Ai internoi, e madje ekzekutoi njerez te shquar me akuza te sajuara, fyu ndjenjat e Popullates duke plackitur thesaret e paruajtura ne tempujt e tyre. Kur u terhoq ne drejtim te Tarentit, ererat e terbuara shkaterruan disa nga anijet e tij, midis te cilave edhe ato qe nbartnin thesarin e popullit. Megjithate avantazhet e shumta qe kishte, Pirroja e humbi betejen tjeter"per shkake te zemerimit te perendeshes". Kjo ishte beteja joperfundimtare e Bevenetos. Pas kesaj, ne vitin 275 para Kr..ai u kthye ne atdhe, duke lene pas nje garnizon ne Tarent, por duke e lene ne Itali ne duart e Romakeve.

Jo vetem Epiri, por edhe Greqia dhe gjithe Lindja po beheshin tashme e te vetedijshem per fuqine e re qe po ngirhej ne Perendim. Edhe Ptolemi i Egjiptit po perpiqej te zgjeronte kufijet e tij. I pakenaqur me kontrollin e rrugeve detare ne Egje, ai nxiti kryengritje ne Greqi e Maqedoni. Ne fakt, Pirros iu mbush mendja fare lehte per te pushtuar Maqedonine nga perendimi, por kjo nuk dha ndonje rezultat te madhe. Nderkohe, ILIRINE nuk mund ta sulmonte, pasi mbreti i saj Glauku,e kishte strehuar qe te vogel dhe e kishte ndimuar te hipte ne fronin e MOLOSISE qe ne moshen 12 vjecare. Keshtu,ai i drejtoi armet kunder Greqise. Depertoi ne lindje deri ne Argosine Pelopenezit dhe u step nga frika kur pa argivet nuk donin te pranonin brenda mureve te qytetit. Pikerisht aty ,ne Argosin pellazg,ne vitin 272 Para Kr..karriera e tij do merrte fund. Ashtu si heroi i tij Aleksandri i Madhe, qe e kishte mbyllur karrieren e tij te shkelqyer ne menyre aq te lavdishme me turp ne muret e Argosit.kur nje grua e zemeruar do t"i hidhte nje tjegull nga catia e do ta linte te vdekur ne vend! Ne vepren e tij Historia Natyrore, Plini shkroi per nje dukuri shume te pazakonte qe ndodhi ne Rome."Dite qe Vdiq Pirroja,kokat e prera te kafsheve te flijuara rrokullisen ne toke,duke lepire gjakun e tyre.shenje kjo jashtzakonishte e mbare" Nje bust, te cilin studiuesit e identifikojne si me ate te Pirros, u gjet ne Herkulan,ne rreze te malit te Vezuvit, dhe ruhet ne Muzeun Arkeologjik Kombetar te Napolit. Aleksandri (272-?Para Kr.)

Vendin e Pirros e zuri i biri, Aleksandri, i cili pati grindje te vazhdueshme me MAQEDONINE. Sidoqeofte, eshte domethenes fakti qe asnjera nga keto mbreteri te hershme Shqipetare nuk kerkoi aleance me Greqine per te luftuar kunder tjetres. Copezimi (?-168 para Kr..) Pas Aleksandrit, Epiri u nda misdis nje numri prinash fisnore, te cilet i qeverisnin krahinat e tyre si mbreteri te vogla. Shume prej tyre moren anen e Perseut te Maqedonise ne luften e tij kundra Romes. Rrjedhimisht, senati i zemeruar Romak e urdheroi gjeneralin e sapoemeruar, Emil Paulin, te autorizonte ushtaret e tij qe, si ndeshkim, te placiksnin qytetet e Epirit. Pas betejes se Pidnes trupat Romake shkaterruan 70 qytete Epirote,pjesa me e madhe e te cileve i perkiste fisit te molosve,dhe kishin si skllever 150.000 banore. Shumica e tyre u transportuan ne Itali. Nje shekull me vone Straboni shkruante se, ndonese zonat fshatare ishin te ashpera e plot me male, " I Gjithe Epiri dhe Iliria dikur ishin teresisht te populluara. Tani pjesa me e madhe ka mbetur e shkrete, kurse zonat e banuara jane katandisur ne fshatra ose ne rrenpja. Madje edhe Orakulli i Dodones ka mbetur pothuajse i braktisur fare. "Deshmi te heshtura te hakmarrjes te eger te Romes mbi Epirin u gjeten 2000 vjet me vone, kur germimet ne Antigonea te Gjirokastres nxoren ne drite nje shtrese goxha e trashe prej hiri, te mbetur nga zjarri qe rrenoi plotesisht kete qytet dhe 69 te tjere si ai.....(Pjese te marura nga Libri "Populli Shqipetar nga lashtesia deri ne vitin 1912" i shkruar nga Edwin.E.Jacques.

_________________
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman


Top
 Profile  
 
 Post subject: Re: EPIRI - PERKATESIA E TIJ SHQIPTARE
Post Number:#38  PostPosted: Wed Aug 12, 2009 8:01 pm 
Offline
Moderator
Moderator
User avatar

Joined: Sun Jun 28, 2009 7:57 pm
Posts: 2004
Location: Prishtinë (Prima Justiniana)
Gender: Male
Image
Image
Image

_________________
Image
Ne sot po hedhim faren me emrin Bashkim,
Qe neser te korrim frutin me emrin Bashkim!


Top
 Profile  
 
 Post subject: Re: EPIRI - PERKATESIA E TIJ SHQIPTARE
Post Number:#39  PostPosted: Wed Aug 12, 2009 10:07 pm 
Offline
Moderator
Moderator
User avatar

Joined: Sun Jun 28, 2009 7:57 pm
Posts: 2004
Location: Prishtinë (Prima Justiniana)
Gender: Male
Image
Image

_________________
Image
Ne sot po hedhim faren me emrin Bashkim,
Qe neser te korrim frutin me emrin Bashkim!


Top
 Profile  
 
 Post subject: Re: EPIRI - PERKATESIA E TIJ SHQIPTARE
Post Number:#40  PostPosted: Wed Aug 12, 2009 10:23 pm 
Offline
Moderator
Moderator
User avatar

Joined: Sun Jun 28, 2009 7:57 pm
Posts: 2004
Location: Prishtinë (Prima Justiniana)
Gender: Male
Libri I Prof. SHERIF DELVINA

''E VERTETA MBI EPIRIN''

Per informacion te metejshem

kontaktoni AlbTkdFuture@...

TE GJITHA TE DREJTAT JANE TE REZERVUARA.KUSH DESHIRON TE NDIHMOJE NE RIBOTIMIN E KETIJ LIBRI TE KONTAKTOJE NE ADRESEN E MESIPERME.



Libri i Prof.Sherif Delvina do te dergohet pjese-pjese ne keto faqe dite per dite.Per arsye qe te jeni njelloj me alb-muslimstudents@egroups.com po i dergoj te dhjete pjeset njeheresh



1.1 DËSHMI MBI

AUTOKTONINË E SHQIPTARËVE NE EPIR

Karakteristikat etnologjike të Epirit janë të kundërta me ato të Greqisë fqinje.

Le të fillojmë më së pari me pozitën që kishte mbreti në Epir. Në Epir mbretit nuk i lejohej mbajtja e kurorës në kokë. Të drejtat e sovranit ishin të kufizuara. Pa pëlqimin e institucioneve juridike mbreti nuk mund të priste monedha, as t’i shpallte luftë një shteti tjetër; dhe as të përfundonte traktate paqeje dhe aleance me shtete të tjera. Gjatë luftës mbreti kryente funksionin e udhëheqësit ushtarak të Epirit, duke pasur vetëm të drejta për të kryer flijime. Ja, ç’thotë Plutarku për mbretërit e Epirit:

"Mbretërit, pasi i bënin flijime zotit të luftës në Pasaron të Molosisë, e kishin bërë zakon t’u betoheshin atyre që do të mbronin mbretërinë sipas ligjeve. Kjo ceremoni zhvillohej në praninë e dy mbretërve të rrethuar nga miqtë e tyre, që shkëmbenin në këtë rast shumë dhurata".

Pukëvili (1770-1838), iluminist, konsull i Francës pranë Ali Pashë Tepelenës, e përcakton Pasaronin e Epirit si "...qyteti ku u pa, mbase për herë të parë në botë, bashkimi august i sovranit dhe i popullit, i pushtetit monarkik dhe i lirisë". Ceremoninë e Pasaronit e citon edhe W.Tarm tek Antigon Gonati. Mbretër si Alketa i Parë, Ariba, Ajakidi, Pirro Molosi, Alketa II etj., janë shfronësuar ose vrarë sipas së drejtës së revokimit.

Pozita e gruas në Epir ndryshonte nga pozita e saj në Eladhë. Në Greqi sundonte "tutela mulierum". Gruaja në Greqi ishte e përjashtuar nga jeta publike me ligj (pronësia, trashëgimia, qytetaria dhe gjendja e privilegjuar deri në drejtim mbretërie).

Bie në sy në monedhat epirote fytyra e Dionës, përbri Zeusit të Dodonës. Ndërkaq, në numizmatikën e mbretit Pirro gratë zënë një vend të dukshëm. Këto monedha flasin qartë për shkallën e madhe të ndryshimit të pozitës së grave të Epirit me pozitën e shoqeve të tyre në Greqi. Për këtë rast flet edhe pasuria e varreve femërore të zbuluara nga ekspeditat arkeologjike.

Vallet epirote, të dokumentuara më së miri në qeramikën e pikturuar, pohojnë gjithashtu për vendin e rëndësishëm që zinte gruaja epirote në këtë trevë të lashtë shqiptare. Një pllakë bronxi në Dodonë bën fjalë për një grua epirote, e cila i sjellë një gruaje tjetër të kësaj treve skllavin e saj pa ndërmjetësinë e kurrkujt (K.Karapanos, "Dodona dhe gërmadha të saj", f.55-56, Athinë, 1878).

Në Epir "tutela mulierum" mungonte. Këtë përfundim e nxjerrë edhe arkeologu Pjer Kabani. Kjo tutelë i mungonte në atë kohë edhe Thesalisë, vë në dukje studiuesi grek A.M.Vavakos. Kjo e dhënë puqet me përcaktimin që u bën Herodoti thesalëve. Sipas tij, thesalët janë me origjinë thesprote. Për rrjedhojë logjika bën punën e saj. Janë arsyet e mësipërme që Epiri ka nxjerrë gra trimëresha, të cilat arrinin të rivalizonin me burrat. Vlen të përmendim të tmerrshmen Olimbi, nënën e Aleksandrit të Maqedonisë, që i vuri kurorën e artë vrasësit të burrit të saj, Filipit II, apo Nereisi dhe Dejdamea, të cilat ishin të fundit "burra të fortë" të dinastisë së Ajakidëve, që u shua përgjithmonë dhe ia la vendin Lidhjes Epirote.

Në Butrint, na kallëzon Pjer Kabani, një e treta e pronarëve të skllevërve ishin gra. Kur flet për kufijtë e këtij origjinaliteti, ai na bën të ditur se vendi që zinte gruaja në Epir dhe në Greqinë Veriore ishte po ai që zinte ajo edhe në Ilirinë Qendrore dhe Veriore. Po të lexojmë historinë e mbretërve të Epirit, gjejmë mjaft emra jogrekë, vëren Xhuzepe Nensi në veprën e tij "Pirrus", Torino, 1953. Mjafton të përmendim Taripën, Alketën, Aribën, Ajakidin, qenia historike e të cilëve nuk mund të vihet në dyshim. Tipikë janë emrat e ciklit trojan: Neoptolem, Pirro, Aleksandër, Teuker, Andromaka etj..

Krushqitë e tyre këta mbretër i lidhnin edhe me të tjerë jashtë Epirit, siç kemi rastin e Olimbisë, nënës së Aleksandrit të Madh, me Filipin II të Maqedonisë. Gratë e Pirros nuk ishin greke. Antigoni ishte vajza e Ptolemeut, pra, maqedonase. Brikena ishte vajza e mbretit ilir, Bardhylit, ndërsa Lanasa ishte vajza e Dionisit, tiranit të Sirakuzës.

Në faqen 95 të veprës "Pyrrhus" të Pjer Levekut vëmë re se ekziston një lidhje farefisnore midis mbretit të taulantëve, Glaukut, dhe familjes mbretërore të Ajakidëve. Gruaja e Glaukut, Beroja, ishte princeshë epirote.

Në faqen 89 të këtij libri del në pah besnikëria e Pirros ndaj kujtimit të nënës. Për nder të saj mbreti Pirro preu monedha bronxi, të cilat kishin në të djathtë kokën e nënës së tij, Ftia, bijë e thesalit Menon.

Leveku mbështetet te Plutarku (I, IV) kur flet për rritjen e Pirros te taulantët dhe pohon: "Vendi i egër i taulantëve sapo kishte dalë nga barbaria; atij i mungonte verniku i helenizmit, që princat mollosë kishin arritur ta merrnin nga grekët që në kohën e mbretit Taripa". Ndërsa në faqen 173 po i njëjti autor shënon: "Mund të themi se ilirët kishin mbetur më shumë barbarë (lexo: jogrekë - Sh.D.) se epirotët, por influenca e helenizmit filloi të ndikojë midis tyre". Autori këtu e ka fjalën për rrezatimet e kulturës helene, që në ato kohë përfshinin një pjesë të madhe të botës së lashtë.

Te "Bota e vjetër", vëllimi III, Çikago, SHBA, 1983, në "Kërkime epigrafike në Epir" kemi të shënuar edhe shtatë muajt e kalendarit të vjetër epirot: Gamilios, Apelaios, Agrianos, Kraneios, Halotropios, Datyos, Phoinikaios. Duhet të mbajmë parasysh faktin që prapashtesat -os- janë vënë sepse janë shkruar greqisht. Këta muaj të kalendarit epirot ndryshojnë krejtësisht nga ata të kalendarit grek.

Trimat epirotë janë shqiptarët e lashtësisë

Babai i historisë, Herodoti, në veprën e tij monumentale "Historia", libri i tetë, paragrafi 47, libër që i kushtohet muzës Urani, pohon se thesprotët janë kufitarë me ambrakasit dhe leukadët, të cilët erdhën në betejën e Salaminës kundër persëve nga skajet e Greqisë.

Sipas Herodotit, Greqia mbaronte në ishullin e Leukadës, që gjendet në perëndim të Akarnanisë dhe ambrakasve të qytetit të Ambrakisë, e cila ishte e vetmja koloni helene në bregdetin epirot.

Epiri nuk mori pjesë në Luftën e Peloponezit, që pati një karakter vetëm grek, sepse Epiri nuk përfshihej në bashkësinë helene. Në konferencën panhelenike të organizuar nga Perikliu nuk mori pjesë asnjë qytet epirot, me përjashtim të Ambrakisë, e cila, siç dihet, ishte koloni greke (Plutarku, Perikliu, XVII). Për Eforin e Kumës, Greqia fillon në Akarnani; po kështu edhe për Strabonin (VIII, 333).

Epiri, në të gjitha kohërat, deri në Kongresin e Berlinit, mbeti jashtë kufijve historikë të Greqisë. Historianët e lashtë i quajnë epirotët barbarë. Dihet se, po të ishe në këtë kohë barbar, do të thoshte se nuk ishe grek. Grekët përdorin sot fjalën "epirot" për të fshehur emrin "shqiptar". Shqiptarët janë shumica dërmuese e banorëve të sotëm të Shqipërisë së Jugut, që shtrihet deri në Gjirin e Artës.

Grekët, na thotë Herodoti në librin e VII, paragrafi II kushtuar Nimfës Polimnia, vunë mbretin Leonidha me 300 spartanë të mbrojnë grykat e Termopileve me qëllim që barbarëve t’u ndalohej hyrja për në Greqi.

Babai i historisë, Herodoti, po në paragrafin 146 të këtij libri na bën të ditur se në lindje të Termopileve gjendej një mal i thiktë dhe i pakalueshëm, që shtrihej deri në malin Aeta. Ana e rrugës për në lindje është e kufizuar nga deti dhe nga disa lugina e përrenj. Në këtë rrugë gjendet vetëm një kalim që shkon për në Fokidë , krahinë e Greqisë, e cila shtrihet në lindje të Etolisë. Ky shteg, pohon Herodoti, është i mbrojtur prej një muri të ndërtuar nga banorët e Fokidës. Atë mur fokidasit e kishin ndërtuar pse kishin frikë nga thesalët, që kishin ardhur nga Thesprotia dhe ishin vendosur në Eolidë (Thesali). Fokidasit i kishin marrë këto masa që të mbroheshin nga thesalët, që donin t’i nënshtronin dhe t’i mbanin nën zgjedhë.

Çamët në lashtësi ishin kufitarë me fokidasit dhe Thesalia ishte tokë thesprote, pra, çame. Të dhënat e Herodotit janë të sakta: ai e njihte mirë Greqinë, kishte miqësi me elitën e Athinës, me Perikliun, me Sofokliun etj. Shkrimet e tij elita intelektuale, si dhe populli, i prisnin me përparësi. Të mos harrojmë se Herodoti njihte edhe Mesopotaminë edhe Egjiptin, ku dhe kishte qenë. Ishte kurioz për gjithçka, na thotë Gustav Glotzi (Gustav Klotzsch) në "Histori e vjetër", vëll II, faqe 3. Në faqen 4 ai vë në dukje se babai i historisë mbetet ciceron i pazëvendësueshëm për atë që kërkon të njohë Greqinë e shekullit të pestë para Krishtit.

Historia ka qenë, është dhe do të jetë , siç thonë latinët, mësuesja e jetës. U kujtojmë të gjitha partive politike të Shqipërisë se kufiri i lashtë i vendit tonë me Greqinë ndiqte vijën: ishulli Leukade, deti Jon, Akarnani, Etoli, Fokidë, Lokridë dhe përfundonte në Egje. Ndërsa sot bijtë e Odiseut duan ta zhvendosin kufirin tonë me Greqinë në lumin Shkumbin!

Historia e kufirit shqiptaro - grek këto dy shekujt e fundit është historia e lakmive dhe e orekseve shoveno - greke për të gëlltitur Shqipërinë e Jugut. Krahina kryesore të Shqipërisë Jugore, etnikisht dhe historikisht shqiptare, janë dhe ato të Filatit, të Paramithisë,të Gumenicës dhe gjithë Epiri deri në Prevezë, me Janinën, Konicën, Follorinën dhe Kosturin. Në të gjitha këto vende, veçanërisht në Çamëri, flitet gjuha shqipe, ajo flitet në shtëpi dhe në vende të besuara jashtë shtëpisë.

Në Greqi ekzistojnë urdhra të rrepta, dhënë nga qeveria greke, që çamët të mos e flasin gjuhën e tyre. Ajo e ka ndaluar të folurin e gjuhës shqipe në atë pjesë të Shqipërisë së Jugut, që i është dhënë Greqisë nga Konferenca e Londrës e vitit 1913.

Në këto vise jetojnë një numër i madh ortodoksësh që flasin gjuhën shqipe si edhe muslimanësh shqiptarë të konvertuar me detyrim në fenë ortodokse. Këta shqiptarë, në mjedise zyrtare grekët i quajnë grekë albanofonë, do të thotë grekë që flasin shqip. Këto shprehje të sajuara prej tyre u shërbejnë qëllimeve dhe propagandës së organizuar shoveno-panhelenike.

Edhe vetë kryeministri i Greqisë, shovinisti më vulë, Venizelosi, pranonte se Veriu i Greqisë banohet nga shqiptarët. Le të flasë ai: "Është krejtësisht e saktë se popullsia e Veriut është me origjinë shqiptare" (L. Skendo, Extrait de la revue "Les peuples libre", numero d’avril, les revendications albanaise, Lausanne, 1919). Me fjalën "nord", na bën të ditur L. Skendo, kuptohet Epiri deri në gjirin e Artës.

Dhe tani të shikojmë kufirin greko - shqiptar në mesjetë. Gjergj Akropoliti (1217 - 1282) ka shkruar për luftën që bëhej nga dhespoti i Epirit, Mihali II kundër trupave bizantine. Ja ç’thotë ai për këtë: "U tërhoqën, pra, deri në kufijtë e tyre (trupat e dhespotit Mihali II - Sh. D), dmth deri në malet Pirine (malet e Pindit të sotëm - Sh. D), të cilat ndajnë Epirin e Vjetër dhe të Riun nga bota e vjetër. (Georgios Acropolites, Vepër kronikale, bot. Teubner, Lipsiae, 1903).

Toka greke, sipas Gjergj Akropolitit, gjendej përtej maleve të Pindit, pra, Epiri nuk është tokë greke. Të mos harrojmë se Gjergj Akropoliti ka qenë diplomat, politikan, historian dhe mësues i perandorit të Bizantit, Teodor II Laskaris; Ai ka qenë, gjithashtu, edhe kryekomandant i ushtrisë bizantine.

Po këto, që u thanë më lart, pohohen edhe nga Teodor Skutarioti, historian bizantin që lindi dhe jetoi gjatë shekullit XIII. Këto thuhen në veprën e tij "Paraqitja kronikale" (K. N. Sathas, Biblioteka greke e mesjetës VII).

Gjergj Pahimeri, historian bizantin i shekullit XII, i cili gjatë jetës së tij ka patur funksione të rëndësishme shtetërore, i quan shqiptarët ilirë. Greqinë ai e kufizon në veri me lumin e Thesalisë. Ja, se ç’thuhet për lumin Pene (Selemvria). Pahimeri na bën të ditur se : "Perandori i Bizantit, Mihali VIII Paleologu, dha urdhër të sulmoheshin krahinat ilire dhe tribale si edhe ato të përtej lumit të Peneut, të quajtur Greqi e vërtetë." ("Historia", vëll. I, libri II 26, Faqe 137, Bonnae, 1835).

Pahimeri pohonte se Eladha në atë kohë kufizohej me lumin e sotëm Selemvria, Peneu i djeshëm. Këta historianë bizantinë pohojnë me saktësi se Epiri dhe Maqedonia nuk kanë qenë kurrë toka greke.

Sikur të kthehemi disa shekuj para kohës që jetoi historiani Pahimeri, do të shohim se ç’ përfshinte Eladha. Përgjigjen do ta japin të saktë dijetarët grekë. Në Sinekdemos të Jeroklit (shekulli VI) vihet në dukje se Greqia e vërtetë në atë kohë përfshinte vetëm krahinat e Beotisë, të Atikës, të Fokidës, të Eubesë dhe të Peleponezit.

Donald Edgar Pitcher në "An historical geography of the Ottoman Empire from the earliest times to the end of the sixteenth century" Leiden E. Y. Brill, 1972, shprehet kështu për ekspansionin e shqiptarëve në gjysmën e dytë të shekullit XIV: "Në gjysmën e dytë të shekullit të XIV, në veri ata u shtrinë në Zetë (Mal i Zi) dhe në jug midis Epirit dhe Gjirit të Korinthit".

Siç u pa, historianët e rinj e të vjetër janë të të njëjtit mendim për kufijtë historikë të Greqisë.

Shovinistët grekë të mos harrojnë se zotërimet e Gjin Zenebishit shtriheshin në Gjirokastër deri në lumin Glik, ndërsa ato të Gjin Bue Shpatës deri në Naupakt.

Teodor Momseni në "Storia di Roma Antica", volume primo, Roma-Torino, Casa Editrice Nazionale, Roux de Viarengo, 1903, shprehet kështu për epirotët në faqen 362 të librit II, kapitulli VII: "Cosi rimesso nel retaggio paterno, tutti si strinsero intorno a lui. I valorosi epiroti, gli albanesi dell’ antichita". (Kështu, me t’u vënë në krye të mbretërisë (të trashëgimisë atërore), të gjithë u bashkuan rreth tij (mbretit Pirro -Sh. D) trimat epirotë, shqiptarët e lashtësisë.)

Të mos harrojmë se Teodor Momsen (1817-1903) konsiderohet si studiuesi më i zoti i botës së lashtë romake. Lavdia e tij mbërriti apoteozën me marrjen e çmimit Nobel (1902) në moshën 85 - vjeçare. Ai shkroi shumë vepra dhe midis tyre qëndron "Historia e Romës" që cituam më lart.Ja ç’na thotë historiani i dëgjuar bizantin i shekullit VI, Prokopi i Qezaresë, për fqinjët tanë jugorë grekë: "Në luftë ushtarët frikacakë quhen "grekë", a thua se Greqia nuk ka nxjerrë dot qoftë edhe një burrë për të qenë". (Prokopi i Qezaresë, "Omnia", vëllimi III, I, Lipsiae). Në fragmentin e mësipërm ky historian bën dallim midis Bizantit, që ishte një konglomerat popujsh, dhe Greqisë, që ishte një pjesë e asaj perandorie shumëkombëshe. Bizantinët, sipas Prokopit të Qezaresë, nuk e ndienin veten aspak grekë.









Rilindja, 14 qershor 1995

_________________
Image
Ne sot po hedhim faren me emrin Bashkim,
Qe neser te korrim frutin me emrin Bashkim!


Top
 Profile  
 
 Post subject: Re: EPIRI - PERKATESIA E TIJ SHQIPTARE
Post Number:#41  PostPosted: Wed Aug 12, 2009 10:23 pm 
Offline
Moderator
Moderator
User avatar

Joined: Sun Jun 28, 2009 7:57 pm
Posts: 2004
Location: Prishtinë (Prima Justiniana)
Gender: Male
1.2 Burime historike

për Shqipërinë e Jugut (Epiri)



BREGDETI JUGOR I SHQIPËRISË SË SOTME (EPIRI)

BANOHEJ NË LASHTËSI NGA EPIROTËT, SHQIPTARËT E ANTIKITETIT.

Në veprën e tij "Gjeografia", libri VII, paragrafi VI,Straboni pohon se "Kaonët, Thesprotët dhe, pas tyre, kasopët, (të cilët janë thesprotë), zotërojnë breg- detin, një rrip të begatshëm që shtrihet nga malet Keraune deri në Gjirin e Ambrakisë".

Skilaksi, në veprën e tij "Periplus", bën të ditur se "Pas thesprotëve vijnë mollosët dhe mbas tyre Ambrakia, qytet grek". Pra, për Skilaksin si dhe për shumë historianë të tjerë grekë e romakë, Greqia fillonte që nga qyteti i Ambrakisë. Ambrakia ishte i vetmi qytet grek në bregdetin epirot.

Edhe mbas mesjetës bregdeti epirot banohej nga stërgjyshët tanë. Akademiku Nikolla Jorga në "Historia e shkurtër e Shqipërisë dhe e popullit shqiptar", Bukuresht, 1919, shkruan: "Mihal Komneni, themeluesi i Dhespotatit të Epirit, gjatë sundimit të tij plot me trazira ishte shefi grek i racës shqiptare".

Në kapitulln VII të kësaj historie, që titullohet "Shtetet shqiptare", thuhet: "Masa e madhe e popullsisë së Epirit mbeti shqiptare; gjithashtu shqiptarët dhe vllehët formonin pjesën më të madhe të popullsisë së brigjeve të Lepantit". Kurse më tej po ky historian na bën të ditur se "peshkopët e Artës dhe të Janinës i kishin peshkopatat e tyre në tokë shqiptare". Për të përforcuar më tepër këtë të vërtetë citojmë një dokument të shekullit XV.

1443 Josephi Valentini S. J. Dokumenti 4792 (Acta Albaniae Veneta)

Omissis do të thotë e lënë pas dore. Kjo fjalë është e zërit latin; ky titull i vihet shkresave që nuk duheshin lënë në harresë.

"Në vazhdim e njëjta gjë, shumë anije të huaja ndodhen në Gjirin e Artës, Arneaça (Arpica) dhe në vende të tjera të atij bregdeti, që shtrihet deri në gjirin e sipërthënë; me anë të këtyre anijeve blihet i gjithë gruri i asaj ane dhe, meqenëse ky bregdet gjendet pranë kufirit të vendeve tona si Hulichi (Margëlliçi) kështu dhe Barga (Parga) si dhe skela të tjera që iu dhanë Korfuzit, drithi, i cili vjen zakonisht në Ganar (Frar), në Barga (Pargë), në Gamenica (Gumenicë), në Mista (Nista) dhe në brigjet e tjera, ku ndodhen anijet tona, çohet në Gjirin e L’Artës (Artës) dhe në vende të ndryshme të zotit Karlo Toko. Kjo bëhet për shkak se raguzianët japin disa aspra më shumë për moço, (mogj = masë që përdorej për drithë) dhe pastaj çohet atje, sepse shqiptarët nuk e kanë hequr këtë zakon. Duke lajmëruar Sinjorinë e Shkëlqyer Dogale që të mos ndodhte kështu, i gjithë ky drithë do të kthehej në Venedik dhe do të merrej me shumë fitim nga doganat tuaja, prandaj lutem që të jepet një urdhër nga ana juaj që asnjë anije të mos ankorohet. Në thelb, të huajt nuk mund të ngarkojnë drithë nga Fanari (Frari) ose nga Ulichi (Margëlliçi) gjer në Gjirin e Artës pa lejen dhe dëshirën e regjimentit të Korfuzit..."

Rëndësia kryesore e kësaj dëshmie qëndron në faktin se aty pohohet që ato vende ishin të shqiptarëve dhe kjo flet qartë se shqiptarët e bregdetit të Çamërisë, çamët, e blenin drithin aq sa kushtonte pa dhënë ca aspra më shumë.

Sovraniteti napolitan - një përpjekje e Ferdinandit të Katërt të Burbonëve (Gennaro Maria Monti, Milano, 1941)

Pa përmendur gjithë letërkëmbimin e shpeshtë të periudhës 1789-1795 të një turre me dokumente të Ministrisë së Jashtme Burbone, po botojmë disa dokumente nga më të rëndësishmet duke nisur nga një përkthim zyrtar i një dokumenti të çmuar, të redaktuar greqisht në vitin 1791. Ai është nënshkruar nga përfaqësuesit e fshatrave të Himarës, Vunoit, Lukovës, Qeparoit dhe Lëkurësit.

Ky dokument është një letër me të cilën himariotët kërkojnë që mbreti Ferdinandi IV t’u japë mbrojtjen fshatrave të sipërthëna. Për këtë arsye kanë dërguar pranë atij mbreti majorin Gjika. Përfaqësuesit himariotë në këtë letër pohojnë se: "Te ti (Ferdinandi IV - Sh. D.) i kemi mbështetur shpresat tona dhe duke puthur me devotshmëri duartë e Shkëlqësisë Suaj plot me respekt e dashuri, përunjësisht nënshkruajmë.

Provinca e Himarës, më 9 janar 1791, sovranitetit Tuaj të devotshëm e të përulur, shërbëtorë gjithmonë të obliguar."

Përveç përfaqësuesve të fshatrave himariote edhe një tjetër numër i madh himariotësh hynë në ato vise nën sovranitetin napolitan të Himarës. Për të flasin dokumentet. Në to nuk ndodhen vetëm fshatrat e lartpërmendura, por edhe mjaft fshatra të tjera kufitare të fesë ortodokse si edhe të besimit musliman. (Fotokopje: Lista e banorëve të Himarës).

Himara e "Vorio-Epirit" në fund të shekullit XVIII

(Sipas emrave që nënshkruan në dokumentin e mësipërm)

1. Në këtë fshat përfshihet emri Gjikë tetë herë, emër tradicional shqiptar. Po japim emrat e tetë himariotëve ku përfshihet ky emër: Gjika Kokëveshi, Gjika Andrea, Gjika Burbo, Gjikoci, Gjika Kokaleksi, Gjika Spiro, Gjika Andrea, Gjika Todori, Spiro Cesorgjika (Qesargjika).

2. Në këtë dokument dalin në pah emra dhe mbiemra karakteristikë të hapësirës shqiptare si Varfi, Gjika, Pristi (Prifti), Kasneci, Koka, Gjini, Boçi, Gjoka, Gjoni etj..

3. Antroponime të përbëra të karakterit tradicional shqiptar si: Gjonushi, Kokëveshi (Kokaveshi), Stragjini, Kokaleksi, Gjikoçi, Cesorgjika (Qesar Gjika), Zaknagjoka (Zahogjoka), Kondaleksi (Kondoaleksi), Andrealeksi, Varfilia, Petragjini (Petrogjini), Dhimil (Shimilia, Dhimoila), Dhimaleksi, Dhimstamo, Dhimostamo, Dhimokil që rrjedh nga Dhimomikel. Killi është zvogëlues i antroponimit Mikel, është shqiptarizëm ashtu siç është shqiptarizmi Koç.

4. Të bien në sy emrat me tri gjymtyrë, veçori e emrave mesjetarë shqiptarë, si: Dhimo Strati Kovaçi, Polimer Andrea Varfi, Dhimo Pano Gjinushi, Stelio Muçiko Çezare, Mikel Nikolla Pristi (Prifti), Gjika Spiro Dhimstamo, Marko Nikolla Meneko, Dhimo Nestore Kasneci, Dhimo Dhimkil Stragjini, etj..

5. Ka raste që disa përbërës të kësaj antroponimie dhe patronimie janë të ngjashëm me ato të konfesionit shqiptaro-katolik, pavarësisht nga trysnia që kanë ushtruar klerikët e Patrikanës së Stambollit për t’i zëvendësuar ata me emra të tjerë të sferës ortodokso-bizantine. Regjistrat kadastrorë të nahijes së Himarës, që varej nga krahina e Kurveleshit, të marra në Stamboll nga Arkivi i Kryeministrisë së Republikës Turke, kanë një numër të madh emrash që i përkasin shekullit XVI dhe kanë shtrirje në mbarë Shqipërinë. Në ata emra gjenden me shumicë emra kristianë të konfesionit shqiptaro-katolik si dhe shumë emra dhe mbiemra tradicionalë shqiptarë. Po e ilustroj këtë me disa emra të kësaj letre si: Mikel, në konfesionin ortodoks është Mihal, emër hebraik i ardhur në kohën e romakëve, kur u përhap feja e krishterë në vendin tonë. Mëniku (Domeniku), Kulumba (Kolomba), Xhil (Virgjil), Vran (Uran), Çezar (Qesar) etj..

Gjon është emër hebraik; ai ka sjellë ndër shqiptarët trajtat Gjon dhe Gjin. Shën Gjini dhe Shën Gjoni e kanë festën në fund të qershorit, kur kemi ditën më të gjatë dhe natën më të shkurtër. Në këta emra të himariotëve kemi edhe emra të periudhës ilire:

Emri Dhimo është zvogëlues i emrit Dhimitër. Ky shkurtim i tij gjendet vetëm në gjuhën shqipe. Dhimitër është emër me origjinë pellazgo-ilire. Sipas Nermin Vlorës, ky emër rrjedh nga Dhé-Mitër, që do të thotë dhé-nënë. Ky antroponim ndeshet në truallin tonë jo vetëm para Krishtit, por edhe në mesjetën shqiptare si edhe sot.

Emri Kostë buron nga Konstandin: është emër i pashquar me prejardhje ilire. Në shqip ka dhënë Koço, Konstandin, Kondi, Kosta dhe Ndini.

Përfundim

Të dhënat onomastike (emrat e njerëzve) të Himarës, nahija e Kurveleshit, sipas burimeve të sakta osmane, regjistrat kadastrorë osmanë të fundit të shekullit XVI, si edhe ato që pamë më sipër, të arkivave të Napolit, të kohës së Burbonëve në fund të shekullit XVIII, flasin qartë për autoktoninë absolute të shqiptarëve të bregdetit tonë. Emrat e mbiemrat e banorëve të saj i përkasin sferës ortodokse shqiptare. Në relacionin e gjendjes së Shqipërisë dhe Serbisë, të vëzhguara nga Vincenc Zmajeviç, Kryepeshkop i Tivarit gjatë vitit 1702 dhe 1703, për himariotët shkruhet "sono cattolici dirito greco" (Janë katolikë të ritit grek)

Asgjëkundi nëpër faqet e këtij dokumenti që po shqyrtojmë nuk vërehet ndonjë gjurmë e antroponimisë dhe patronimisë greke, që dallohet menjëherë, sepse emrat e saj mbarojnë përgjithësisht me "s", për shembull: Jannis, Kostas etj..

1598

Në veprën "L’Ottomano" e Lazzaro Soranzos, kushtuar Papës Klementi VIII, botuar në Ferrara, 1598 dhe që gjendet në antikuaret e Bibliotekës Kombëtarenë Tiranë, në faqen 102 të këtij libri, paragrafi 63, në dy rreshtat e fundit të saj thuhet: "Himariotët flasin shqip".

Ali Pashë Tepelena dhe Ferdinandi IV i Burbonëve

Do të shqyrtojmë disa nga letrat që i dërgon Ali Pashë Tepelena Ferdinandit IV të Burbonëve dhe kryeministrit të tij, Akton. Ato përfshijnë harkun kohor të periudhës 1800-1815 (Gennaro Maria Monti, fashikulli IV, dhjetor 1941, Milano, botim i Institutit të Politikës Ndërkombëtare).

"Mbretit të shkëlqyeshëm, Ferdinandit të Katërt, Mbretit të dy Siçilive-Napoli.

Shkëlqesi,

Duke qenë i sigurt se Shkëlqesia Juaj e njeh përparësinë që rrjedh nga civilizimi i shqiptarëve, të cilët janë veçanërisht të afërt, kam besim se përkujdesjet e mia në favor të shqiptarit Vangjel Meksi do të gjejnë te Shkëlqesia Juaj të gjitha parakushtet e duhura që t’i jepni atij nga ana Juaj të njëjtin nder dhe mbrojtje mbretërore, gjë që është e nevojshme që ai të fitojë dije (në fushën e mjekësisë - Sh.D.). Kjo është aryeja që dërgohet nga ana ime në Napoli Vangjel Meksi. Pra, kjo ndodh, Shkëlqesi, sepse unë bazohem më tepër në dashurinë tuaj për dituri, se sa në rekomandimet e mia. Po e le në dorën tuaj përkujdesjen e favorshme për këtë student të mjekësisë, vetëm do të shtoj se do të jem shumë i kënaqur nëse do të arrija të ndjehem borxhli i Shkëlqesisë Suaj për mirësinë që Vangjel Meksi dëshiron ta gëzojë. Ju lutem edhe një herë që kjo dëshirë t’i plotësohet.

Vezir Ali

Komandant i Përgjithshëm i Rumelisë

Janinë, 25 shkurt 1804".

Në fakt, Vangjel Meksit iu akordua vendbanimi, ushqimi dhe të gjitha mjetet e tjera të nevojshme për të përvetësuar profesionin e mjekut. Së pari, atë e dërguan në spitalin San Xhuliano të spanjollëve dhe, më vonë, në San Xhovani në Karbonara, duke e trajtuar si një oficer dhe duke i vënë edhe një profesor që ta ndihmojë për arsimimin e tij. Ky qe Nikolla Akuto, kimist dhe mjek i tretë i Mbretërisë së Napolit.

Për mirënjohje, Ali Pashë Tepelena e falenderoi ministrin Akton:

"Shkëlqesi, dëshiroj të mbaj dhe të shtoj letërkëmbimin e rregullt, që është zhvilluar midis Ministrisë suaj të nderuar dhe kombit shqiptar.

...pra, t’ju përsëris se ju sjell falenderimet e mia më të zgjedhura për çka është bërë nga ana juaj për Vangjel Meksin, i cili më bën të shpresoj se do të fitojë nga kushtet e favorshme të krijuara nga ana juaj, që pastaj të kthehet në atdhé si mjek i ardhshëm, me pjekuri të përshtatshme shkencore, gjë për të cilën ai do t’i qendisë lëvdata mbretit. Po ashtu edhe unë do t’ju jem gjithmonë mirënjohës për të mirat që na keni sjellë".

Nga letërkëmbimi i Ali Pashë Tepelenës me Ferdinandin IV të Burbonëve vërehet se shqiptarët e njihnin popullin e tyre jo vetëm si kombësi, por edhe si komb.

(Gennaro Maria Monti, po aty).

"RILINDJA JAVORE", 17-25 dhjetor 1995

_________________
Image
Ne sot po hedhim faren me emrin Bashkim,
Qe neser te korrim frutin me emrin Bashkim!


Top
 Profile  
 
 Post subject: Re: EPIRI - PERKATESIA E TIJ SHQIPTARE
Post Number:#42  PostPosted: Wed Aug 12, 2009 10:26 pm 
Offline
Moderator
Moderator
User avatar

Joined: Sun Jun 28, 2009 7:57 pm
Posts: 2004
Location: Prishtinë (Prima Justiniana)
Gender: Male
1.3 EPIROTëT - SHQIPTARËT E LASHTËSISË



Historia është mësuesja e jetës, ajo tregon ngjarje të vërteta të çdo kohe, është në opozitë me romanin, prandaj është shkencë.

Për Epirin dhe banorët e tij i jemi referuar Paulys Real Encyclopedie Stuttgart.

Ja, ç’thuhet ndër të tjera në të:

1.Kufijtë e Epirit

"Epiri shtrihet prej maleve Akrokeraune në veri dhe shkon deri në gjirin e Ambrakisë në jug; prej detit Jon në perëndim dhe deri në Thesali në lindje. ("Encyclopaedia" Zëri i Epirit, faqja 2718, Stuttgart, 1905)

2."Prejardhja e epirotëve".

Mendimi i sotëm mbizotërues është që epirotët kanë prejardhje ilire dhe qëndrojnë në marrëdhënie të ngushta me popullsinë e Italisë së Jugut. Ata bëjnë pjesë në të njëjtin raport etnografik si me vetë ilirët, ashtu edhe me fiset mesapo-japige në brigjet jugore të Italisë, ndoshta edhe me etolët dhe akarnanët (zëri- Epiri, po aty).

3.Thesprotët

Janë fis epirot si të gjithë epirotët, të afërt me ilirët ose ilirë të afërt me popullsinë e Italisë juglindore...Grekët i mbanin ata, si dhe fiset e tjera epirote, për barbarë. (Tukidi, II, 3, Skymni, 445, Straboni 7 VII 321...)... Në kohët historike ata banonin këndin jugperëndimor të Epirit, veçanërisht zonën e pasur kodrinore në afërsi të bregut të detit. (Strab. VII 324); Nëpërmjet lumit Thyamis ata ndaheshin nga krahina e fisit të kaonëve (Tukididi, I 46,4) Ishulli kryesor përballë Thesprotisë ishte Korfuzi.

Thesprotët arritën nëpërmjet pushtimeve në Dodonë, ashtu siç arritën edhe nëpërmjet vendbanimeve të tyre në drejtim të detit, të bëhen fqinjë me Korfuzin dhe Ambrakinë (sipas legjendës, Ambraku ishte bir i thesprotëve - Stefan Bizantini). Ata qenë shumë herë në kontakt me grekët (zëri - Thesprotia, po aty).

4.Mollosët.

Janë fis epirot. Në kohët historike qendra e këtij fisi ka qenë pellgu i pasur rreth liqenit të Janinës.

Mollosët ishin barbarë sipas legjendës së autorëve të zgjedhur antikë dhe sipas mendimit të historianëve të rinj. Ata bënin pjesë me shumë gjase te fiset ilire.

5.Philippus Cluverius

Te "Historia e natyrës" e Kaj Plinit u bazua Philippi Cluverus, gjeograf dhe historian gjerman (1580-1623). Gjatë jetës së tij ai shkroi mjaft vepra që paraqesin tentativat e para të suksesshme në lëmin e gjeografisë historike, nëpërmjet shfrytëzimit të kujdesshëm të burimeve letrare dhe epigrafike të verifikuara nga të dhëna konkrete në fushën e gjeografisë. Në veprat e tij del në pah mbi të tjera "Introductio Universam Geographiam-tam Veteram quam Novam..." Luneburge, 1686. Ja ç’na thotë F. Cluveri për Epirin dhe banorët e tij: "Plini e vendos Epirin në arealin e tretë të Evropës. Epirin e banojnë arbanarë (arbanasit)". Në këtë libër harta e Epirit titullohet "Epirus Hodie Canina" (Epiri sot quhet Kanina).

6.Dy fjalë për Kaj Plinin dhe veprën e tij.

Kaj Plini (23-79) është dijetar romak, i cili gjatë jetës së tij shkroi shumë libra. Vepra e tij "Naturalis Storia" është fryt i punës dhe i etjes së tij për dituri. Ajo është vepër erudite dhe e suksesshme. Në të autori ka sistemuar kulturën e tij. Kjo vepër pati jehonë jo vetëm në lashtësi, por edhe në mesjetë; mjaft dorëshkrime të saj u riprodhuan dhe mbërritën Rilindjen evropiane.

Po japim kapakun e saj: "Historia e natyrës", përkthyer nga latinishtja në dialektin fiorentin nga shumë i dituri Ebustefero Landino prej Firenceje, sërishmi e korrektuar dhe e pastruar nga gabime të panumërta shtuar nga të dhënat e reja të të gjithë librave që i përshtaten". Venetia, Marchio Sessa et Piero di Ravani Bersano, compagni 1516.

Në librin IV, XX, kap. XXVI shkruhet:

"Areali i tretë i Evropës fillon nga malet Akrokeraune dhe mbaron në Helespont". Në këtë areal bën pjesë edhe Epiri - na thotë po Kaj Plini.

Që Epiri nuk ka të bëjë fare me Greqinë, na e thotë qartazi K. Plini në librin IV, f. 21, kap. VII:

"Nga ngushticat e Istmit (të Korfuzit-Sh. D) fillon Ellas, i cili nga latinët quhet Greqi". (Dalle strette parti del isthmo comincia Hellas da latini decta Grecia"). Pra, kufiri i mirëfilltë i Greqisë për Plinin ndodhej në ngushticat e Korinthit.

7.Leonik Halkokondili

Le të shikojmë se ç’thotë historiani bizantin Laonik Halkokondili për territorin ku jetonte populli shqiptar. Pasi u pushtua Peleponezi nga turqit më 1461, ky historian vajti në Kretë. Atje u bë protopapë i Kandjës e shkroi veprën "Paraqitje historike" në dhjetë libra, që trajtojnë ngjarjet që nga viti 1298 deri në vitin 1464.

Në këtë vepër ky historian është i mendimit që substrati shqiptar është i pranishëm në të gjithë Perandorinë Bizantine, që nga Adriatiku deri në Egje.

8.Joanis Leunclavi

Dëshmi e rëndësishme historike e Joanis Leunclavit Leunclavius në "Historiae muslimanae turcorum", libri XVII, Francofurti, 1591, na jep të dhëna të sakta për epirotët.

Po e ilustrojmë këtë me një paragraf të faqes 847: "Arbanosi i Turqisë është krahina të cilën grekët tani e quajnë Albania, nga ky rrjedh emri Albaneses, që sot përdoret rëndom. Të vjetrit i thonë Ipiros, bashkëkohësit Epirus. Banorët e këtij (Epirit), ashtu si dhe ata të Moresë, që tani është e mbushur me epirotë, në gjuhën e përditshme quhen nga turqit arnautlerë.

9.Anonimi

Anonimi ka shkruar panegjirikun kushtuar Manuelit dhe Janit VIII Paleolog. Ai është shkruar ndërmjet viteve 1427-1446 dhe i referohet historisë bashkëkohore. Për Epirin ai shkruan: "Edhe tani i gjithë ai vend (Epiri) banohet në mënyrë të shpërndarë në grupe të vogla dhe në fshatra nga shqiptarët - popullsi ilire. ("Burime tregimtare bizantine për Historinë e Shqipërisë", shek. X-XV. Përgatitur për botim nga Koço Bozhori dhe Filip Liço, Tiranë, 1975, fq. 318).

10.Fjalor gjeografiko-historik i Perandorisë Osmane

I hartuar nga G. B. Margaroli e vërejtur nga vetë autori, Vëllimi II, Botuesi: Milano, 1829, Gaetano Schiepatti, Piazza de Mercanti, nr. 26: "Shqipëria është një nga provincat më të rëndësishme të Perandorisë Osmane. Ajo shtrihet gjatë detit Adriatik dhe Jonit nga veriu në jug, fillon nga gjiri i Kotorrit deri në atë të Artës. Kufizohet në brendësi me Bosnjën, me Serbinë, me Maqedoninë dhe me Thesalinë. Ndahet në Shqipëri të Sipërme dhe të Poshtme. Shqipëria e Sipërme është pothuajse pjellore. Shqipëria e Poshtme përfshin Epirin e Vjetër dhe klima e tij ka ngjashmëri me atë të Greqisë. Shqipëria prodhon verë të mirë, mëndafsh dhe pambuk. Lumenjtë e saj kryesorë janë Vjosa, Shkumbini, Drini dhe Buna; qytetet kryesore janë Shkodra , Janina dhe Elbasani. Ka mjaft kafshë të egra. Në Shqipërinë e Sipërme gjendet edhe dhelpra e zezë, lëkura e së cilës i ka dhënë një degë të rëndësishme tregtisë. Kuajt, në Shqipëri, megjithëse të vegjël, çmohen për shpejtësinë e tyre. Shqiptarët janë shumë luftarakë, por akoma ata ndodhen në një gjendje injorance, megjithëse zënë punë të pashallarët e ndryshëm të Perandorisë Osmane ku, në rastet më të shumta, përbëjnë rojen personale të tyre me emrin arnautë.

Pjesa më e madhe është muslimane, por, për më tepër, sa për t’u dukur se sa në realitet. Banorët e Shqipërisë e quajnë veten shqiptarë. Por ka, gjithashtu, shqiptarë që ndjekin ritin "grekoshizmatik edhe atë latin". Ata ndahen midis tyre në grupe dhe me shumë lehtësi hidhen kundër njëri-tjetrit.

Gratë mbjellin fushat. Në Shqipëri banojnë gjithashtu vllehë, të cilët janë mjaft aktivë dhe punëtorë."

11.Elementi shqiptar në Greqi

Pjesa II, Dr. Jakob Filip Falmerajer (1790-1861), historian austriak i mesjetës, anëtar i Akademisë së Shkencave të Bavarisë. "Guximin dhe artin për të luftuar me armë e ka përsëri edhe sot vetëm banori epirot-ilirik, i cili në vendin e vet quhet "shqiptar" dhe në Greqinë e Re "arvanit", por që në perëndim çdo njeri e njeh me termin shkollor "Albania" ose "Albanese".

12.Nobelisti Teodor Momsen për Epirin

"Pirroja (319-272 para Krishtit), mbreti i Epirit, rridhte nga një familje mbretërore e fisit ilir të Mollosëve. Pirroja hipi në fron në vitin 307 para Krishtit, kur ishte 12 vjeç. Pasi e humbi fronin në vitin 302 për shkak të një ndërhyrjeje maqedonase në Epir, atë e fitoi përsëri pas disa vitesh."

Po kështu në një fragment të nxjerrë nga vepra monumentale e historianit nobelist gjerman Theodor Momsen, "Historia e Romës së Lashtë", vëllimi i parë, Romë dhe Torino, Shtëpia Botuese Kombëtare Roux de Viarengo, 1903:

"Pasi (Pirroja-Sh. D) u rivendos në trashëgiminë atërore, të gjithë u bashkuan rreth tij. Trimat epirotë, shqiptarët e lashtësisë, duke gjallëruar besnikërinë tradicionale me entuziazmin e ri, u bënë të varur nga shenjat që u jepte ky djalë guximtar, të cilin e thërrisnin "Shqiponjë". Gjatë trazirave dhe luftrave që ndodhën pas vdekjes së Kasandrit, epiroti (Pirroja-Sh. D) zgjeroi tokat e tij dhe, pak nga pak, mori territoret që ndodheshin në gjirin e Ambrakisë, ishullin e Korfuzit dhe një pjesë të Maqedonisë. Ai i bëri ballë Dhimitrit (bir i Kasandrit, mbret i Maqedonisë) me forca shumë më të vogla se të atij."







"RILINDJA JAVORE", 22-28 tetor 1995







1.4 EPIRI SOT QUHET SHQIPËRI



Po, është e vërtetë: Epiri i lashtësisë sot quhet Shqipëri. Me serinë e argumenteve të shumtë provohet e vërteta e këtij pohimi. "Të argumentosh do të thotë të ndjekësh Krishtin", ka thënë një shkrimtar. Argumenti ka të drejtën e vet, ai nuk njeh dredhi dhe fyerje, sepse përshkohet gjithnjë nga drita e arsyes. Atëherë le t’u referohemi atyre për çështjen e mësipërme.

La Grande Encyclopedie, tome premier,

A- Alcale Paris "Lamrault et (il, editeurs 61, Rue de Rennes, 61 (në tridhjetë e një vëllime, shekulli XIX)

Shqipëria, provincë e Turqisë së Evropës, gjendet në brigjet perëndimore të Ballkanit.

1. Gjeografia fizike, kufijtë, relievi i vendit.

Ajo shtrihet nga 17 gradë dhe 19 gradë të gjatësisë lindore të Parisit dhe 39 gradë dhe 43 gradë të gjerësisë veriore. Ajo kufizohet në perëndim me detin Adriatik, në jug me Gjirin e Artës që e ndan atë nga Greqia, në lindje me Maqedoninë, në Veri- perëndim me Malin e Zi dhe në veri me Bosnjën dhe Serbinë.

Shqipëria është vend tepër malor me reliev të ndryshueshëm. Albania e meriton emrin Shqipëri ose vend i shkëmbinjve. Atë ia kanë dhënë vendasit, sepse mbrohen në ato shkëmbinj. Malet mdjekin njëri-tjetrin në formë unaze që nga Shkodra deri në Artë, duke i dhënë kështu këtij vendi karakter të veçantë. Shqipëria bie në sy më shumë për shumëllojshmërinë dhe shtrirjen e maleve se sa për lartësinë e tyre. Lartësitë më të mëdha që shtrihen në Shqipëri, ku ato janë më të shumta, nuk i kalojnë 2000-2400m. Pamja e përgjithshme është ajo e një drejtkëndëshi të përkulur nga lindja në perëndim. Duke u nisur deri sa mbërrijnë në det, drejt perëndimit malet bëhen më të thata dhe gëlqerore dhe mbarojnë pothuajse gjithmonë në mënyrë të papritur me kepa dhe shpate të pingulta ku dallgët e detit përplasen me furi.

2. Etnografia, zakone.

Banorët e Shqipërisë së Sipërme dhe të Shqipërisë së Poshtme i përkasin së njëjtës racë. Ata kanë origjinë të përbashkët, ndahen në dy degë që dallohen mirë: gegët dhe toskët, të cilët ndahen midis tyre nga lumi Shkumbin dhe lartësitë e liqenit të Ohrit. Mbi 41 gradë të gjërësisë quhen gegë banorët e Shqipërisë Veriore dhe toskë ata të Shqipërisë Jugore ose Epir, siç e quajnë edhe sot helenët për shkak të një qëllimi politik që i kanë vënë vetes dhe që është i lehtë për t’u kuptuar. Toskët arnautë ose muslimanë janë më të shumtë se toskët e krishterë. Ata banojnë kryesisht në distriktet e Tepelenës, të Gjirokastrës dhe të Delvinës. Toskët e krishterë (të ritit grek) gjenden, sidomos, në Pogon, Parakallamos, Fanar, Himarë.

Banorët e Shqipërisë së Poshtme në përgjithësi janë me një karakter më të shoqërueshëm se patriotët e tyre të veriut. Ata e dëshirojnë më pak se gegët jetën baritore, jepen pas punëve bujqësore, merren me tregti dhe disa prej tyre punojnë në industri të vogla lokale... Gegët arnautë ose gegët janë të shumtë në qytetet e Elbasanit, të Ohrit në bregun e djathtë të Drinit, në Deva, Prizren, Gjakovë, Guci, Plavë, Berani dhe kufijt e Malit të Zi.

Gegët e krishterë (të ritit katolik) shtrihen në bregdetin e Adriatikut, në Ulqin-Durrës, në verilindje të liqenit të Shkodrës dhe në bregun e majtë të Drinit. Ata kanë një karakter më të egër se banorët e Shqipërisë së Jugut. Gegët duan të praktikojnë jetën baritore. Përveç shqiptarëve gegë dhe toskë duhen përmendur vllehët që banojnë në disa fshatra në brendësi të Shqipërisë së Jugut. Ata janë artizanë të dhënë mjaft pas punës dhe shumë të kërkuar nga qytetet e Turqisë Evropiane. Në ato qytete ata shkojnë me grupe dhe kthehen në shtëpitë e tyre pasi të kenë grumbulluar të ardhura të pakta. Karakteristikë e banorëve të Shqipërisë është se ata në të gjitha kohrat kanë treguar trimëri të mëdha në luftrat që kanë zhvilluar shqiptarët dhe gëzojnë një dashuri të thellë për pavarësinë...

Ajo që karakterizon mbi të gjitha kostumin shqiptar është fustanella, që përbëhet nga 122 pjesë pëlhure të prera në mënyrë të tërthortë dhe mjaft të gjera në anët e poshtme, e gjatë pothuajse dy këmbë. Kjo fustanellë ose fund është zbukuruar me mëndafsh të qëndisur të shtrënguar rreth ijeve me një kulis.

Shqiptarët shfaqin indiferencë ndaj dashurisë. Femrat e tyre nuk gjenden në çdo vend. Këtë e ka vërejtur edhe konsulli ynë i vjetër, H. Hecquard. Ato nuk janë objekti më i respektueshëm dhe nuk ushtrojnë një veprim të fuqishëm.

Idetë e dashurisë për familjen dhe për vendin janë ngulitur te shqiptari që në moshë të njomë. Në malësi femra respektohet mjaft: ajo mund të udhëtojë vetëm e kudo pa patur frikën e poshtërimit më të vogël.

Njeriu që shqiptari merr në besë (mbrojtje) gëzon po ato privilegje si të atij që e ka nën mbrojtje.

Shqiptari është më pak krenar për bukurinë e tij... Origjinës së tij dhe pasurisë së tij i jep më pak rëndësi se sa numrit të fëmijëve të vet dhe trimërisë së tyre. Femrat ngrihen në mëngjes. Ato të qyteteve merren me punët e shtëpisë, kurse ato të malësisë tjerrin leshin për veshjen e familjes, pastaj bëjnë punët e arave dhe pushojnë kur të gjithë kanë rënë të flenë.

3. Gjuha

Gegët dhe toskët flasin të njëjtën gjuhë, gjuhën shqipe, por me disa ndryshime në shqiptim dhe kanë ndryshime në disa idioma.

4. Arsimi

Shqipëria është një nga vendet e Evropës ku arsimi është më pak i përhapur. Konsulli i Francës në Shkodër shkruante më 1867: "Nga 17279 katolikë të dioqezës së Lezhës pothuajse 50 prej tyre dinë të lexojnë me vështirësi, ndërsa 10 prej tyre dinë të shkruajnë vetëm emrin. Në këtë kohë gjendja ka ndryshuar disi. Kjo mungesë totale e kulturës motivon në mënyrë të mjaftueshme influencën e konsiderueshme të klerit grek që ushtron mbi shqiptarët, veçanërisht në distriktet e jugut. Fatkeqësisht papasët grekë janë vetë injorantë, janë pak të civilizuar, por kanë influencë në popull. Ata janë larg mundësive për të patur rezultate të mira. Ndikimi i tyre në popull është i rrezikshëm.

Shqipëria përfshin vilajetin e Janinës, të Shkodrës e të Kosovës. Vilajeti i Janinës përfshin sanxhakun e Janinës, të Gjirokastrës, të Vlorës dhe të Artës. Popullsia e këtij vilajeti është rreth 695.000 banorë. Kryeqendra e tij është Janina.

Vilajeti i Shkodrës përfshin të gjitha fiset e maleve dhe sanxhaqet e Shkodrës, të Ohrit, të Kosturit dhe të Manastirit. Popullsia e tij , duke përfshirë edhe atë të sanxhakut të Manastirit, është 322.000 banorë.

Vilajeti i Kosovës shtrihet në territorin e Kosovës, të Lumës, të Metohisë dhe të Novipazarit. Ai ka 580.000 banorë. Popullsia e përgjithshme e Shqipërisë së Sipërme dhe të Poshtme përbëhet nga 1.600.000 vetë.

Qytetet kryesore të Shqipërisë janë: Shkodra (39.000 banorë), Janina (25.000 banorë), Gjakova (25.000 banorë), Elbasani (12.000 banorë), Prishtina (11.000 banorë), Berati (11.000 banorë), Tirana (10.000 banorë), Korça (9.500 banorë), Gjirokastra (8000 banorë), Preveza (7000 banorë).

Portet e Shqipërisë në detin Adriatik janë: Shëngjini, Durrësi dhe Vlora ndërsa në detin Jon janë Butrinti, Parga dhe Preveza.

Gegët katolikë të Shqipërisë së Sipërme gëzojnë një autonomi të garantuar nga Turqia. Ata janë të ndarë në 39 bajraqe... Në Shqipërinë e Poshtme suliotët (ose toskët e Sulit) janë të vetmit që gëzojnë një autonomi analoge me atë të gegëve të Veriut.

6. Gjeografi ushtarake

"... Në planin mbrojtës të Turqisë Evropiane, në rrugën e tij të zbatimit dhe të ekzekutimit, Shqipëria luan një rol shumë të rëndësishëm. Për të mbrojtur kufijtë kundër Serbisë dhe Austrisë, xhenierët turq duhet të fortifikojnë Prishtinën, Prizrenin dhe Kumanovën; Shkodra do të shërbejë si barrierë mbrojtëse kundër Malit të Zi" (Leutochori dhe Ellasonas në Maqedoni duhet të shërbejnë për t’u mbrojtur nga Greqia).

7. Gjeografi ekonomike

Industria

Shqipërisë i mungon krejtësisht industria...Të vetmet punishte në të cilat punojnë banorët e Shqipërisë janë ato që merren me zbukurimin e veshjeve; në Prizren e në Gjakovë prodhojnë artikuj luksi, në Janinë e në Prizren ka qëndistari ari dhe mëndafshi; po kështu edhe në Shkodër është krijuar prodhimi i lëkurëve ashtu si edhe në Dibër, Prizren e Janinë.

Rrugët e Shqipërisë

1)Rruga nga Durrësi për në Elbasan dhe Ohër zgjatet deri në Maqedoni, 2)Rruga nga Shkodra për në Novipazar dhe Serbi kalon nga Prizreni dhe Prishtina. 3)Rruga nga Durrësi për në Janinë kalon nga Berati dhe Këlcyra. 4)Një rrugë kalon nga Këlcyra në Tepelenë, në Gjirokastër dhe në Butrint; 5)Rruga e Këlcyrës vazhdon në Paramithi e Ostanica.

Lumenj të lundrueshëm për anijet me tonazh të vogël (rreth 50 tonë) janë Buna nga deti në Shkodër dhe Arta nga derdhja deri në qytetin me të njëjtin emër. E vetmja rrugë e hekurt që ka Shqipëria është një fraksion i linjës nga Mitrovica në Selanik, e cila kalon nëpër Prishtinë.

Tregtia

Sipas raporteve të konsujve francezë në Shkodër dhe në Janinë, gjendja e përgjithshme e tregtisë së Shqipërisë në vitin 1883-1884 është: Shqipëria e Poshtme dhe e Mesme: tregti nga Preveza me 1883 anije të hyra dhe 1879 anije të dala. Në Shqipërinë e Sipërme, tregtia e Shkodrës kap vlerën 1.576.789 franga.

8. Historia

Në lashtësi Shqipëria ka luajtur një rol të konsiderueshëm, gjë që provon influencën e të parëve të shqiptarëve të sotëm në qytetërimin pagan. Mitologjia greke e vendosi atje kopracin Acheron,Koçitin, fushat e Lizeut, malin Kasiope, Pindin e dashur për muzat dhe malet Akrokeraune, frikë e lundërtarëve në Shqipëri.

Gjatë Luftës Ruso-Turke (1877-78) shqiptarët, pavarësisht nga ngacmimet e vijueshme të agjentëve rusë, refuzuan të luftonin kundër turqve. Kongresi i Berlinit (1878) ratifikoi dispozitat e Traktatit të Shën Stefanit, i cili i jepte Serbisë tokat e Kurshumlisë dhe të Vranjës dhe Malit të Zi ato të Gucisë, të Plavës, të Hotit, të Kelmendit dhe të Shkrelit.

Shqiptarët u bashkuan nën kryesinë e Lidhjes së Prizrenit. Aty bënin pjesë shqiptarët katolikë dhe muslimanë për t’iu kundërvënë me forcë shpërbërjes së Shqipërisë. Me gjithë rezistencën që hasën, serbët i pushtuan tokat shqiptare që u dha Kongresi i Berlinit. Ndërkaq malazezët u thyen në përpjekje për të marrë ato toka shqiptare që ua dha Kongresi i Berlinit. Atëherë iu drejtuan Fuqive të Mëdha t’i jepnin Ulqinin si kompensim në vend të tokave shqiptare që nuk i merrnin dot. U bë një demonstratë detare në Ulqin në të cilën morën pjesë Fuqitë e Mëdha nënshkruese të vendimeve të Kongresit të Berlinit. Pas kësaj demonstrate në Shqipëri plasi një kryengritje kundër Turqisë për shkak se ajo la të merreshin nga fqinjët tokat shqiptare. Porta e Lartë dërgoi kundër kryengritësve një ushtri prej 30.000 vetësh të komanduar nga Dervish Pasha. Jo vetëm me diplomaci, por më tepër me armë u krye nënshtrimi i shqiptarëve brenda disa muajve të vitit 1879".

_________________
Image
Ne sot po hedhim faren me emrin Bashkim,
Qe neser te korrim frutin me emrin Bashkim!


Top
 Profile  
 
 Post subject: Re: EPIRI - PERKATESIA E TIJ SHQIPTARE
Post Number:#43  PostPosted: Wed Aug 12, 2009 10:27 pm 
Offline
Moderator
Moderator
User avatar

Joined: Sun Jun 28, 2009 7:57 pm
Posts: 2004
Location: Prishtinë (Prima Justiniana)
Gender: Male
Në vëllimin XVI, në zërin "Epiri", po kjo enciklopedi shkruan:

"Epiri: Gjeografi e vjetër".

"Epiri është një rajon në Gadishullin Ballkanik që korrespondon me Shqipërinë e Poshtme. Epiri ndodhet në lindje të detit Adriatik, në perëndim të vargmalit të Pindit, në veri të Greqisë së Vjetër... Në veri Epiri kufizohet me malet Akrokeraune dhe në jug me gjirin e Ambrakisë. Ndërkaq, në përdorimin e zakonshëm me emrin Epir tregohet vendi që ndodhet në veri të Greqisë, në të cilin ndodhen tokat e Ambrakisë si dhe ato të Akarnanisë".

Dokumentet flasin:

1630

Turcici Imperii status seu discursus varii de Rebus Turcorum.

Gjendja e Perandorisë Turke ose diskutime të ndryshme për punët e Turqisë, Lugduni Batav: Ex officina Elzeveriana 130. Cum privilegio. Në faqen 88 të këtij libri lexohet: "Arnaut, hoc est Epirus" (Arnauti (Shqipëria) ky është Epiri).

1567

Hartografia moderne lindi me hartografët e Vendeve të Ulta, Gerardus Merkatorin (1512-1594) dhe Abraham Ortelin (1527-1598). Hartografi A. Ortel botoi më 1567 "Theatrum orbis" (Teatri i botës). Ky atlas është i përbërë nga 80 harta. Në faqen 185 të kësaj vepre, kur flitet për Epirin, shkruhet: "L’Epiro detto l’Albania"(= Epiri, i quajtur ndryshe Shqipëri). Më 1573 Orteli mori titullin "Gjeograf i mbretit Filip II të Spanjës".

In Brescia 1742

Për shqiptarësinë e Epirit i jemi referuar Xh. Biemit, "Historia e Gjergj Kastriotit, i quajtur ndryshe Skenderbej": ("Istoria di Giorgio Castrioto detto Scanderbegh" di Giammaria Biemmi).

Në faqen 2, paragrafi II, shkruhet: "Qytetet më të famshme të Shqipërisë së Sipërme janë: Shkodra, Kruja, Durrësi, Lezha, Drishti, Tivari, Ulqini dhe Vlora, e cila ka mjaft emër për shkak të kapacitetit dhe përshtatshmërisë që ka skela e saj.

Në librin e parë, faqe 3, paragrafi II, lexohet: "Shqipëria e Poshtme e tillë, si dikur, jo vetëm si gjëndje por edhe si shtrirje. Ajo përfshin kufijt e atij shteti që në lashtësi njihej me emrin Epir. Është e vërtetë që edhe në ditët tona mban këtë emër. Ata që banojnë në këtë vend quhen në mënyrë të pandryshueshme herë shqiptarë, herë epirotë... Qytetet e saj janë, Arta, Preveza, Butrinti dhe disa qytete të tjera, sot me konsideratë të pakët."

1786

Fjalor historik i jetës së të gjithë sulltanëve osmanë deri te sundimi i Zotit të Madh, Ahmet IV dhe ndodhive më të spikatura që i përkasin asaj monarkie.

Nxjerrë në dritë

nga Vincenzo Abbondanza Romano,

kushtuar me respekt të thellë më të lartit, princit

Zotit Kardinal D. Domenico Orsini d’Aragona,

kalorës i urdhërit Mbretëror të S. Gennaros dhe Mbrojtës i Mbretërisë të dy Siçilive pranë Selisë së Shenjtë.

Në Romë

Per Luigi Vescovi e Filippo Neri,

Te zëri "Albania" ky autor pohon: "Shqipëria është provincë e Turqisë. Ky vend, 500-600 vjet më parë, ishte mbretëri. Shqipëria sot është më e madhe se ajo që do të ishte Shqipëria Maqedonase e lashtësisë. Ajo përfshin toka më tepër se Epiri. Në të përfshihet një pjesë e Dalmacisë dhe Dardania. Ajo është e përmendur për kalorësinë e saj; ajo ka korrur shumë fitore në shërbim të sulltanëve osmanë."

1837

"Pasqyrë gjeografike-historike-politike e të gjitha kombeve të botës së bashku me Fjalorin gjeografik të përgjithshëm". Pietro Castellano, anëtar korrespondent i Institutit dhe i Akademisë Mbretërore të Miqve të Gjeografisë, vëllimi VII, Romë, 1837.

Te zëri "Shqipëria", kur flitet për Shqipërinë Jugore, shkruhet: "Shqipëria e Poshtme përmban Epirin e Vjetër dhe quhet shpesh Shqipëri e Re". Ky autor në këtë libër përshkruan edhe qytetet e Shqipërisë: Tivarin, Durrësin, Ulqinin, Kavajën, Krujën, Ohrin, Janinën, Delvinën, Himarën, Butrintin, Gjirokastrën, Artën, Prevezën dhe Konicën. Ky autor në fq. 465 trimat suliotë i quan shqiptarë të vërtetë.







"RILINDJA JAVORE", 29 tetor - 4 nëntor 1995

















































1.5 ..QYTETI I JANINËS NDODHET NË SHQIPËRI..

Citon J. Kapodistria - president i Greqisë



Jan Kapodistria, burrë shteti, diplomat megaliideist, ish-ministër i carit dhe më vonë president i shtetit të parë grek pas shpalljes së pavarësisë, është edhe frymëzuesi i lakmisë për kufirin verior grek deri në Vjosë. Nën petkun e kërkesave greke për çlirimin kombëtar të atdheut, ai i paraqiste Evropës Perëndimore, të pushtuar nga romantizmi, si program maksimal të çlirimit kombëtar, Vjosën si kufi ideal të Greqisë në veri.

Luftën për pavarësi të Greqisë Kapodistria e bëri të njohur si ide fetare. Kufijtë e Greqisë i kërkonte sipas parimit greko-fetar: "Kush është ortodoks, është grek". Në këtë luftë për çlirimin e Greqisë morën pjesë shumë elementë heterogjenë. Është fakt se 9\10 e heronjve të luftës për pavarësi të Greqisë qenë shqiptarë.

Nga Petersburgu J. Kapodistria i shkruan një letër kontit Neselrodi, e cila mban datën 27 korrik 1827. Në këtë letër ai i lutet këtij konti që të ndërhyjë pranë carit për t’i plotësuar kërkesën e meposhtme:

"Tregtarët e Janinës me banim në Moskë, në marrëveshje dhe së bashku me kolegët e tyre të Janinës, kërkonin që shumat e konsiderueshme të interesit të parave që ishin dhënë nga ata për mbajtjen e jetimoreve të Moskës dhe që shkonin prej vitesh në llogari të mbajtjes së shkollave greke të Janinës dhe të institucioneve publike të atyre anëve, të shkonin në ndihmë të revolucionit grek, sepse Janina ishte shkatërruar qysh prej vitit 1820 në luftën e Ali Pashës kundër turqve. Këto kapitale të dala nga ky interes kapin shumën e 200.000 rublave".

Sipas një studimi të bërë në vitin 1989 nga historiani rus Filatov në arkivat e Moskës, del se në Moskë ndodhen rreth 500.000 dosje që flasin për ndihmën që i kishte dhënë Rusia cariste Greqisë në luftën e saj për çlirimin kombëtar. Është fakt i padiskutueshëm se Rusia i shpalli luftë Turqisë pasi u mor vesh me Austrinë, që, pasi ajo të fitonte luftën me Turqinë, t’i njihej pavarësia Greqisë si nga Rusia ashtu edhe nga Austria. Ajo i premtoi Austrisë se nuk do të kërkonte asnjë metër tokë të Perandorisë Osmane pas mbarimit të luftës.

Në atë letër Kapodistria nuk kërkonte vetëm interesat e kapitaleve të tregtarëve të Janinës, por, duke kërkuar ato, ai nxiste carin të ndihmonte më tej vendin e tij.

Presidenti i ardhshëm i Greqisë në këtë letër shkruante siç mendonte: ai Janinën e quante pjesë të Shqipërisë. Kapodistria ishte i bindur se Janina ishte shqiptare, prandaj këtë ia bëri të ditur edhe car Nikollës me anë të kontit Neselrod. Car Nikolla ishte i bindur se kolonitë e tij si Gjeorgjia, Turkmenistani etj. ishin joruse, por ato deklaroheshin nga car Nikolla si toka ruse. Sipas arsyetimit të car Nikollës edhe Epiri do të zaptohej nga Greqia në të ardhmen, siç kishte zaptuar Rusia kolonitë e saj që përmendëm më sipër. Sipas logjikës së Romanovëve, edhe Jan Kapodistria, që udhëhiqej nga logjika megaliideiste, besonte se Epiri ishte tokë shqiptare, por që do të bëhej në të ardhmen tokë greke. Ja, si shprehet ai në atë kohë për Janinën: "Depuis plusiuers annèes des sommes considerables avaient ètè placées a fonds perdus dans l’hospice des enfants trouvés a Moscou, soit pour les frères Zosimas, soit par plusieurs autres grecs origineres commes eux de la ville de Janina en Albanie". (Correspondance du Comte J. Capodistrias président de la Grèce, comprenant les lettres diplomatique, administratives et particulieres, écrites par lui depuis le 20 avril 1827 jusqu’ aus octobre 1831, publiées par les soins des fréres et E. Bitani un des ses secrétaires, Tome premier, Genève, Abraham Cherbuliez et C. Librairie Paris, f 168, 1839).

Po japim përkthimin e këtyre rreshtave: "Qysh prej shumë vjetësh fonde të konsiderueshme ishin vendosur si fonde të pakthyeshme për rritjen e fëmijëve të gjetur në Moskë, qoftë nga vëllezërit Zosima, qoftë prej shumë grekëve të tjerë me origjinë sikurse ata nga qyteti i Janinës në Shqipëri".

Për Kapodistrian dhe diplomacinë ruse të kohës Janina ishte shqiptare. Janinën Kapodistria e quan qytet të Shqipërisë dhe këtë kërkon t’ia bëjë të ditur carit. Në këtë letër kuptojmë sa pa baza ishin pretendimet ruse që Epiri i përkiste Greqisë. Këtë rivendikim grek Rusia e carëve e mbrojti me ngulm në të gjitha konferencat ndërkombëtare ku mori pjesë.

Për përbërjen e popullsisë së Janinës në atë kohë po i referohemi një ushtaraku grek, major Qiriakut, konkretisht librit të tij "Theatre de la guerre en Grèce", Paris, F. G. Levrault - editeur, 1829. Aty Qiriaku shprehet kështu për Janinën: "Popullsia e këtij qyteti përbëhet nga 40.000 vetë. Shumica e tyre janë muhamedanë, ndërsa popullsia e krishterë e Janinës është 2000 banorë". Pjesa më e madhe e popullsisë së Janinës ishte shqiptare. Edhe mbiemrat e familjeve të tregtarëve janiniotë, që përmend Kapodistria në vëllimin e parë të këtij libri, nuk janë grekë, por patronime shqiptare si Bubajt, Gargujt, Palajt, Mirashlit etj.

1. Bubë në mitologji është një qenie fantastike që, sipas paragjykimeve, përfytyrohej si përbindësh e gjarpër i madh me të cilin trembeshin zakonisht fëmijët e vegjël; gogol, dordolec etj.

Kuptimi tjetër i patronimit bubë është vemie e rritur para se të shndërrohet në flutur, krimb, zakonisht me push; krimbalesh; krimb mëndafshi në ngjyrë të verdhë, rrëshqanor që ha (gjarpër, zhapi, etj.); morr i vogël; Krahinarizëm - push në rrobat e leshta, : bubat e velenxës.

2. Gargull në mitologji është zog; bregcë; shturë.

Gargull (ndajfolje) : deri në buzë; plot e përplot; e mbushi gargull.

3. Palaj kështu thirren pasardhësit e Palit.

4. Mirashli, kështu thirren pasardhësit e Mirashit.

Kapodistria quan grekë të gjithë ata ish - banorë të ish - Bizantit që mbajnë fenë ortodokse. Për këtë mund t’i referohemi një pasazhi të nxjerrë nga letrat e botuara pas vdekjes së tij :

"La nation grecque se compose des hommes, qui depuis la conquête de Constantinopole n’ont pas cessé de proffesser la religion orthodoxe, de parler la langue de leurs péres et qui sont demeurés sous la juridiction spirituele ou temporrelle de leur église n’importe le pays quils habitent en Turquie." (Kombi grek përbëhet prej njerëzve, të cilët mbas pushtimit të Stambollit e kanë ruajtur fenë ortodokse, nuk kanë pushuar së foluri gjuhën e etërve të tyre, pa pyetur se në ç’vend të Turqisë jetojnë).

Sipas këtij përcaktimi të Jan Kapodistrias ortodoksët shqiptarë i plotësonin kushtet e sipërthëna. Një pjesë e shqiptarëve kishin ruajtur fenë ortodokse, në shkollat e tyre mësonin greqisht, siç kishin mësuar etërit e tyre. Po kështu, këta shqiptarë ortodoksë të Shqipërisë së Jugut, ndodheshin nën pushtimin shpirtëror dhe shekullor të Patrikanës së Konstandinopojës dhe bënin pjesë në Perandorinë Osmane. Duke u bazuar në mësimet e Jan Kapodistrias, edhe muslimanët e Shqipërisë së Jugut, po të konvertoheshin në fenë ortodokse, si dje edhe sot, do të bëheshin ose mund të bëhen vëllezër me grekët. Pra, po të kalonin "ylberin" shovinist, ata bëheshin automatikisht grekë! (Dimë nga mitologjia se , po të kalosh ylberin, mund të ndërrosh edhe gjininë.)

Qeveria Meksi duhet të ketë parasysh se ndërrimet e detyruara të fesë, që u bëhen shqiptarëve në Greqi, bazohen në arsyetimin e mësipërm.

Në Shqipërinë e Jugut, shkolla greke ka patur deri në Shkumbin vetëm për të krishterët. Shqipëria e Jugut ndodhej nën pushtetin shpirtëror fetar të Patrikanës së Stambollit. Për këtë punë na e ka dërguar Janullatosin Patrikana e Stambollit. Sipas megaliidesë, muslimanët e Shqipërisë së Jugut, që dikur kanë qenë të krishterë ortodoksë, bënin dhe bëjnë pjesë në kombin grek, pra, janë grekë! Këto arsyetime që synojnë ndërrimin e detyruar të fesë, janë në kundërshtim të drejtpërdrejtë me zbatimin e të drejtave të njeriut në Greqi. Këto shkelje të të drejtave të njeriut qeveria Meksi duhet t’i bëjë problem ndërkombëtar. Jo të lejojë t’i kërkohet llogari për shkelje të sajuara të të drejtave nga pala greke, por ajo t’i kërkojë llogari qeverisë greke për këto shkelje flagrante.

Ja, si shprehet një kritik i asaj kohe kur doli në dritë libri që përmbante letrat e Presidentit Kapodistria: "Politika e shteteve nuk ka më mistere, bollëku i materialeve sot ushqen të vërtetën. Janë kujtimet - dëshmi të së vërtetës për çdo aktor të dramës së madhe të kombit. Kurse dokumentat zyrtare janë shtiza dhe mburoja në duart e luftëtarëve".

Në letrat e Jan Kapodistrias na jepen mendimet dhe emocionet më intime të asaj kohe. Këto janë shkruar nga e njëjta dorë nën influencën e situatave më kontradiktore. Në letrën e sipërthënë Jan Kapodistria projekton në mënyrë të pavullnetshme hijen e vet mbi objektet që e rrethojnë.

Ai në këtë letër na thotë që Janina është pjesë e pandarë e truallit shqiptar dhe, si megaliideist, për çudi, në intimitet na thotë të vërtetën, të vërtetën që megaliideistët e kanë armikun kryesor.

Në letrat e tij flet njeriu i brendshëm që thotë "Janina është e Shqipërisë". Aty vrojtohen dhe analizohen të gjitha anët e të gjitha veprimet e administratës së tij. Në ato letra është shprehur edhe puna e tij e kryer para gjyqit të ndërgjegjes. Fjalët e letrës, që analizuam më sipër, kanë dalë nga thellësitë e zemrës së tij dhe, mbi të gjitha pasqyrojnë një të vërtetë historike të pa kundërshtueshme .

Shqipëria e Poshtme (Epiri) ka qenë dhe është shqiptare.

Të ngjall interes libri i August Boppe "La regiment albanais" (1807-1814), Borger Levrault et Cie editeurs, Paris, 1902. Në këtë libër pohohet se shqiptarët suliotë, të dëbuar nga Ali Pashë Tepelena, u strehuan në Korfuz dhe në ishujt afër. Cesare Berthier u mor vesh me Napoleonin që shqiptarët, të cilët kishin qenë në shërbim të carit, të kalonin në shërbimin ushtarak të francezëve kundrejt pagesës. Ditën që Berthier lajmëroi shqiptarët se komandanti epror i tyre do të ishte një nga komandantët më të njohur të atyre anëve, greku Kristaqi, plasën kundërshtimet kudo që kishte shqiptarë. Në faqen 5 të këtij libri August Boppi vë në dukje se Berthier nuk i njihte karakterin dhe zakonet e shqiptarëve, atyre nuk mund t’u vendosje në krye një shef ushtarak të racës greke.

Shumë shpejt, në vend të tij, u emrua majori Minot i regjimentit 84 francez. Vetë Napoleoni u interesua që në krye të shqiptarëve të mos kishte komandantë grekë. Napoleoni kërkonte që ta bënte për vete popullsinë shqiptare që gjendej përballë Korfuzit, atë që sot shovinistët grekë e quajnë popullsi greke. Napoleoni në atë kohë urdhëronte që shqiptarët përballë Korfuzit t’i afronin dhe t’i kthenin nga ana e Francës. Për shovinistët grekë edhe Napoleoni i madh gënjen! ...

Ministri francez i Luftës i shkruante një letër Berthies, me të cilën e lajmëronte për emrimin e ushtarakut Minot në krye të regjimentit shqiptar, më 30 nëntor 1807.

Po japim një fragment të kësaj letre.

Zotëri !

"Unë ju lajmëroj me kënaqësi se Madhëria e tij (Napoleoni-Sh. D) ju ka emëruar me dekretin e datës 15 të këtij muaji me gradën e kolonelit, komandant të një korpusi që është vendosur për ca kohë në shtatë ishujt...Zotëri, zgjedhja juaj nga Perandori për të komanduar shqiptarët është një provë besimi tepër e veçantë që ka dhe vlerëson Madhëria e Tij për zellin tuaj të treguar nga ju gjatë punës. Komandimi i shqiptarëve është i vështirë dhe kërkon shkathtësi, ëmbëlsi dhe, së bashku me to, punë ngulmuese. Qëllimi ynë është t’i kthejmë shqiptarët nga ana jonë me të tjera zakone e mënyra jetese në gjendje të përshtatshme për qeverinë dhe besnikërinë ndaj Perandorit".

Kjo monografi që mban titullin "Regjimenti shqiptar" (1807-1814) pohon se burrat e këtij regjimenti ishin shqiptarë; shumica dërmuese e tyre ishin suliotë, që nuk pranonin të komandoheshin nga greku Kristaqis edhe kur paguheshin nga francezët. Njëri nga oficerët e këtij regjimenti ka qenë edhe Marko Boçari, heroi i ardhshëm i luftës për pavarësi të Greqisë. Ai, i nxitur nga Pukëvili, shkroi një fjalor shqip - greqisht. Dorëshkrimi i këtij fjalori ruhet në Bibliotekën Kombëtare të Parisit (Fonds Albanais, Nr. 1)

Artikullin po e mbyll duke theksuar se qeverisë së z. Meksi dhe qeverive të tjera shqiptare që do të vinë pas saj u bie si detyrë e rëndësishme që të sigurojnë kthimin e 200.000 çamëve në vendin e tyre stërgjyshor, hapjen e shkollave për çamët muslimanë dhe të vëllezërve të tyre të konfesionit ortodoks në Çamëri, dhe për vëllezërit e tyre arbërorë në Greqi.

"RILINDJA", 15 qeshor 1995

_________________
Image
Ne sot po hedhim faren me emrin Bashkim,
Qe neser te korrim frutin me emrin Bashkim!


Top
 Profile  
 
 Post subject: Re: EPIRI - PERKATESIA E TIJ SHQIPTARE
Post Number:#44  PostPosted: Wed Aug 12, 2009 10:27 pm 
Offline
Moderator
Moderator
User avatar

Joined: Sun Jun 28, 2009 7:57 pm
Posts: 2004
Location: Prishtinë (Prima Justiniana)
Gender: Male
1.6 HIMARA - DJEP I SHQIPTARIZMIT





Kohët e fundit janë shtuar zërat shovenë nga Greqia për të ashtuquajturin Vorioepir. Në krye të tyre qëndron mitropoliti Sebastianos, që pasohet edhe nga ndonjë qeveritar i sotëm grek si zonja Cuderu. Në qendër të vëmendjes së tyre është vënë edhe zona e Himarës, e cila, në mënyrë absurde, kërkohet të greqizohet, të shpallet zonë greke etj.

Për t’u dhënë edhe një herë përgjigje shkencore këtyre shovinistëve, po botojmë këtë shkrim.

Në lashtësi Himara ndodhej në Kaoninë e Epirit e banohej nga fisi i keraunëve. Në veri Epiri kufizohej me malet Keraunë (malet e Vetëtimës), ndërsa në Jug me Greqinë, në fund të Gjirit të Ambrakisë. Nga Skylaksi mësojmë se Epiri, përkatësisht Kaonia, fillon me keraunët (Skylaksi 26, 28). Fisi i Keraunëve e kishte marrë këtë emër nga malet Keraune (të vargut Karaburun-Shëndëlli-Çikë). Rripi i ngushtë i prapatokës që nga Palasa deri në Hundësovë me dy qendra të pajisura me kala, që ruhen edhe sot, kalaja e Himarës dhe e Borshit, ishte vendi ku banonin keraunët (himariotët) e kohës së lashtë. Himara përmendet si kështjellë nga autori latin Gai Plini i Dytë (shek. I pas Krishtit) në veprën e tij "Historia e Natyrës". Nga studimi i mjaft skeleteve të trevës kaone të kohës së lashtësisë dhe të mesjetës nga antropologu A. Dhima, theksohet se "... në kohë qëndrojnë elementët adriatikë e mesdhetarë, të njohur si përcaktues në sintezën e etnosit ilire, më pas, atij arbëror" ("Butroti", Tiranë, 1988, faqe 286).

Në vitin 395 Himara u përfshi në Epirin e Vjetër. Ajo përmendet në shekullin e gjashtë nga Prokopi i Qezaresë, historian, bashkohës i Justinianit (527-568 pas Krishtit), perandor i Bizantit. Deri në shek. VIII Epiri i Vjetër, ku përfshihej edhe Himara, ishte pjesë përbërëse e patriarkatit romak, na bën të ditur Alain Ducellier. Në vitin 1020 Himara figuron si peshkopatë, ajo varej nga patriarkana e Ohrit.

Në vitin 1199 perandori i Bizantit, Aleksi III Komneni, u njohu venedikasve privilegjet në krahinën e Himarës. Në vitin 1275 Karli I Anzhu e përmend atë në mbretërinë e Arbërisë. Në shek. XIV princi Balsha II, zot i Himarës, u vra më 1385 në betejën e Savrës nga turqit. Në zotërimet që trashëgoi gruaja e tij, Komita Muzaka, përfshihej edhe Himara. Në regjistrin osman të Sanxhakut të Shqipërisë të vitit 1431 përfshihej edhe Himara. Ajo është nahije e përbërë nga 9 fshatra; Balasa, Vune, Belovode, Stefanaj, Kavalarilediç, Rufani, Selcë, Shalsi dhe Kirderjani me 229 shtëpi; 23 gra të veja dhe 22 beqare. Taksat e të dhjetave, që i paguanin këto fshatra sunduesit osman, ishin 548 dukatë ari. Ato merreshin për një vit nga nahija e Himarës.

Po atë vit, Gjergj Arianit Komneni, i vjehrri i Skëndërbeut, theu në grykat e Kurveleshit ushtrinë osmane. Në ushtrinë e tij bënin pjesë edhe himariotët. Që në luftën e parë të Skënderbeut kundër osmanëve përmenden himariotët. Kapedani i tyre, Andon Linjerosa, u vra në betejën e 29 qershorit 1444. Ishte Gjergj Stres Balsha ai që i udhëhoqi himariotët në kohën e Skënderbeut.

Kjo krahinë e vazhdoi luftën edhe pas rënies së Krujës në dorë të osmanëve. Pas pushtimit të Shqipërisë më 1479, në disa zona malore të vendit tonë u krijuan disa vatra qëndrese; një ndër këto qe edhe Himara. Ajo përfshinte atëherë Labërinë. Dokumentet e vitit 1481 e paraqesin këtë zonë me 100 milje gjatësi e 50 milje gjerësi. Shumë banorë të saj u shpërngulën në fund të shek. XV për t’i shpëtuar hakmarrjes osmane dhe u vendosën në malësitë e Kurveleshit, ndërsa të tjerë përtej detit Jon, në Italinë Jugore, ku edhe sot e ruajnë me fanatizëm gjuhën shqipe, doket e të parëve, folklorin etj. Atje, më 1592, himarioti Lekë Matrënga përktheu nga italishtja dhe botoi në Romë një katekizëm në shqip.

Barleti i cilëson himariotët si një popullsi të pamposhtur dhe trime, që i ka përballuar me sukses osmanët e harbuar. Kjo popullsi e vazhdoi luftën kundër turqve e komanduar nga Konstandin Muzaka duke vrarë Komnian Arianitin, sanxhakbeun e Vlorës. Më vonë zunë rob lufte bejlerbeun e Rumelisë, Sulejman Ali Bej Eunukun, dhe më 1481 atë ia dorëzuan Gjon Kastriotit II, të birit të Skënderbeut.

Ja, ç’na thonë disa fragmente dokumentesh për zhvillimin e luftës së himariotëve më 1492 kundër trupave të sulltanit osman, Bajazitit II: "Dhe pasha dërgoi një anije në Korfuz për të thënë të mos nxirrej asnjë njeri nga vendet e Arbërisë, sepse aty ishin duke ardhur dy sanxhakbejlerë për t’u rënë arbërve të Himarës dhe të Sopotit. Lajmi u muar më 26 qeshor (Stefano Manjo, bashkëkohës i cituar nga Sathasi). Ata (himariotët) nuk iu nënshtruan urdhrit perandorak dhe goditën e vranë komandantët që vanë atje me daulle e flamuj dhe shumë prej tyre i zunë robër... Nga ana tjetër, meqenëse të pafetë, arbërit, qenë fortifikuar në disa shpella... u ngarkua Daut Pasha që, së bashku me repartin e jeniçerëve, t’i pushtonin ato vende domosdo" (Ali Kunh-UI Ahbar "Historia e Aliut", f. 159).

Sipas Papadakis, "Historia diplomatike e çështjes së Vorio-Epirit", Athinë, 1958, himariotët përfunduan një traktat me Portën e Lartë duke fituar venomet më 1518: të qeveriseshin vetë, të mbanin armët dhe t’i paguanin haraç sulltanit.

Joanis Leunclavi në "Pandectae", botuar më 1587, kur na flet për luftrat e himariotëve kundër turqve më 1572, na bën të ditur në C.H.R.; viti 1572, f. 364 se popullsia e Himarës dhe krahina e tyre janë pjesë e Arbërisë. Për të sqaruar se ç’janë himariotët ai përdor tre sinonime: arnautë, shqiptarë, epiriotë (C.H.R. f. 342).

Karakteri etnik thjesht shqiptar i kësaj krahine nuk vihet në dyshim edhe nga shumë autorë të tjerë. Në letrën që himariotët i dërgojnë Papës më 12 korrik 1577 shkruajnë: "...nga Himara, domethënë nga Epiri i Arbërve". Ndër të tjera i krenohen për mbretin e tyre, Skënderbeun, dhe e përfundojnë letrën duke i kërkuar ndihmë Papës: "Për këtë qëllim Gjikë Nikolla e Gjergj Katasi, nënshtetasit tanë, vijnë pranë Shenjtërisë suaj si përfaqësuesit tanë e kërkojnë ndihmë të ngrejnë peshkopatën dhe armë për t’u rezistuar turqve"

Sipas regjistrave kadastrorë osmanë të shekullit XVI, fshatrat e Bregut të poshtëm të Himarës u janë nënshtruar të dhjetave.

Në fillim të shekullit XVII në Himarë erdhën misionarë bazilianë. Shumica e tyre ishin arbëreshë. Në vitin 1630 erdhi në Himarë misionari katolik Neofit Rodino, një mësues i palodhur. Një nga nxënësit e tij, që më vonë u bë prift, ishte Papa Dhimitri nga Dhërmiu, nga familja Gjoleka. Me ndihmën e tij Neofiti përktheu në shqip Katekizmin. Sipas raportit të Vikarit Apostolik të atëhershëm në Himarë, himariotët i paguanin Turqisë gjysmë reale (monedhë argjendi e asaj kohe) haraç për shtëpi. Himariotët vinin në shkollë edhe nga fshatrat e ndryshme të krahinës së Himarës, bile vinin për të mësuar edhe nxënës muslimanë. Murgu Zef Skiroi, i fillimit të shekullit të 18-të, na tregon se himariotët banonin nëpër kasolle. Ai u mësonte katekizmin edhe në sheshe publike në gjuhën greke (gjuhë e ritit), edhe në gjuhën shqipe. Zef Skiroi vazhdon: "Vinin shpesh prindërit e kënaqeshin që shihnin predikatorët e vegjël". ("Roma e Lindja" vëll. 5, nëntor 1912, prill 1913). Z. Skiroi hartoi një gramatikë e një fjalor shqip-italisht, të cilët gjenden në familjen e Skirojve. Ai, bashkë me misionarin tjetër katolik, Matrëngën me origjinë himariote, bënë mjaft punë për përhapjen e arsimit.

-Shkollat e Himarës u mallkuan nga dhespoti i Janinës dhe i Delvinës- thotë shkrimtari ynë nga Dhërmiu, Petro Marko. Ai më tej vijon: "Ato u mallkuan sepse atje mësonin shqipen, librat që ata u lexonin nxënësve ishin shqip dhe jo greqisht, siç ishin librat e Patrikanës që i shërbenin asaj dhe turqve".

Liku, që e vizitoi Himarën në fillim të shek.XIX, vë në dukje se gratë himariote flasin shqip në shtëpi, ndërsa burrat përveç shqipes dinë ose italisht ose greqisht.

Millingeri, mjeku i Bajronit, shkruan shprehimisht se dyqind vullnetarë himariotë, që po i shkonin në ndihmë revolucionit grek, të gjithë të veshur me fustanella, nuk dinin asnjë fjalë greqisht. (shën. i ynë).

Më 1829 Greqia fitoi pavarësinë. Kryetar i parë i shtetit grek (1827-1831)u zgjodh konti Jan Kapodistria , ish-ministër i Jashtëm i Rusisë. Bazë e politikës së tij shtetërore u bë vija e arrogancës kombëtare dhe e shtypjes së minoriteteve. Në sfondin e ideologjisë grekomadhe shqiptarët i futën si viktima e parë që duhej të flijoheshin. Që të zinin mirë themelet e Megaliidesë, u planifikua të merrej Epiri , kjo tokë etnike shqiptare nga Greqia dhe të gjitha këto u bënë nga rusofili Jan Kapodistria. Për të vënë në zbatim Megaliidenë u përpoq me mish e me shpirt edhe Spiro Miloja. Më 1829 ai kërkoi të ngrinte flamurin e Greqisë në Himarë, pastaj në Vlorë e, më vonë, në tërë Shqipërinë e Jugut. Himara, sipas tij, duhej t’i merrej Turqisë e t’i aneksohej Greqisë. Spiroja për disa vjet arriti të bëhej ministër i Mbrojtjes i Greqisë. Ai s’u kthye më në Himarë.Pasardhësit e familjes së tij, brez pas brezi pasuan vijën e Spiros me diversione ushtarake e politike; herë me pushkë e herë me penë ata ndoqën rrugën e tradhtisë.

Sipas Arvantinoit, të 7 fshatrat e Himarës (Bregu i Sipërm) më 1856 kishin 3300 banorë.(P. Arvantinoi,"Kronologji e Epirit", Athinë, 1856, V.II, f. 178 ).

Në vitin 1870 gjejmë kajmekan të Turqisë në Himarë Myslim Gjolekën, të birin e Zenel Gjolekës. Në mesin e shkurtit të vitit 1878 shovinistët grekë nisën pushtimin e Lëkurësit me andartë. Në saje të manovrave të sukseshme të reparteve të komanduara nga Myslim Gjoleka së bashku me forcat e tjera që u erdhën në ndihmë, grekët u shpartalluan. Kjo qe një aventurë e armatosur me të cilën Greqia, së bashku me Fanarin, u përpoqën të shfrytëzojnë edhe faktorin fetar. Por dështuan me turp.

Sipas Megaliidesë, që ishte shtylla vertebrore e politikës së jashtme greke, u shpall botërisht diagnoza: "Epiri vuan nga sundimi osman. Terapia është helenizimi i shpejtë i tij". Me trinomin "Patrikanë - qeveri greke - shkolla greke të Himarës" më kot u përpoqën ta helenizojnë Himarën, sepse kurrë grekët nuk arritën ta ndryshonin substancën krejtësisht shqiptare të saj.

Pas Revolucionit Xhonturk, nëpërmjet doktor Epaminonda Kolekës, u krijua në Himarë mësimi i gjuhës shqipe. Pleqësia e Himarës mori një letër në të cilën shovinistë grekë dënonin veprimtarinë e Konom Zotos, sepse kishte lejuar përhapjen e gjuhës shqipe dhe këndimin shqip të Ungjillit. Dënohej, gjithashtu, veprimtaria e shqiptarëve Naqo Konomi, Kostë Kondi, Gaqo Kapore sepse mësonin gjuhën shqipe në kundërshtim me gjuhën e Zotit!

Pas Luftës së Parë Botërore Greqia u përpoq të nxisë trazira në Himarë. Ndërsa sot e vazhdon propagandën kundër Shqipërisë lukunia vorioepirote. Edhe sa kohë do të vazhdojë kështu? Fshatarët e Himarës përbëhen nga farat e të 7 fshatrave të Himarës. Vetëm Piluri i ka të gjitha farat vendase. Ai ka 12 fara: Dhramaj, Koçaj, Kokaj, Dodëlagji, Lagjin Todraj, Gjiklimaj, Gjinmashaj, Qesaraj, Krekaj, Malaj, Çekalej. Ndërsa në Himarë kanë ardhur këto fara: Meko / nga Nivica e Kurveleshit; Karo, Zhupa, Dhima, Milaj, Gegëgjikaj / nga Progonati; Lekaj, Gjikaj, Beleri/ nga Kuçi; Bollano / nga Rexhina e Kurveleshit; Bodinoj / nga Piqerasi; Zotaj, Totaj, Mitraj / nga Vithkuqi; Konomaj / nga Sopiku; Zizaj / nga Pogoni... e kështu me radhë për çdo fshat. (Të dhënat janë marrë nga ekspeditat etnografike të bëra nga etnografët tanë në Himarë.) Në këtë krahinë çdo farë kishte në krye plakun. Pleqtë e çdo fare përbënin pleqësinë. Ata zgjidhnin të parin e fshatit. Të parët e fshatrave të Himarës përbënin parinë e krahinës. Institucioni i besës kishte pothuajse atë përmbajtje që ka ai në veri të Shqipërisë për mikun, mikpritjen, nderin etj. Parashikoheshin dënime të tilla si ato të kanunit të Lekë Dukagjinit, lëçitje dhe sodumje. Pajtimi i gjaqeve bëhej me ndërhyrje të miqve e ndiqej po ajo linjë pajtimi gjaqesh si në Gegëri. Ndarjen në fara Pukëvili e merrte si zakon të vjetër mbarëshqiptar.Vajet, dasmat, këngët, çdo gjë e tillë në Himarë është shumë e afërt me atë të Labërisë; këtu përfshihet edhe qendra e Himarës.

Himariotët janë këngëtarë të mirë. Në të gjithë folklorin e tyre nuk gjen një krijim të pajtueshëm me folklorin grek. Ka mjaft këngë trimërie me karakter politik, të ngritura aty për aty nga populli. Ndër stilet muzikore të polifonisë labe kënga himariote dallohet për bukuri dhe origjinalitet stili në ekzekutim. Këngët himariote kanë përqasje të madhe me stilin muzikor kurveleshas. Në veshjen e Himarës përdoren derivate të veshjes së Labërisë. Në veshjen e grave mbizotëron një këmishë e gjatë e bardhë e, në pjesën e sipërme të saj, spikasin pjesë veshjeje prej leshi, zbukurime të bëra me fije leshi me ngjyra natyrore, të ngjashme me ato të malësisë së Labërisë. Elementë të ndikimit të huaj në veshjet janë tepër të vona, dhe kanë të bëjnë me kurbetin.

Shovinistët grekë kanë dashur të ngrenë folenë e tyre në Himarë dhe të ngatërrojnë fenë me kombësinë, por të gjithë himariotët janë shqiptarë autoktonë dhe këtë e tregojnë në të gjitha aspektet e jetës (bile edhe në vajtimet, që i kanë të njëjta me zonat e tjera të Labërisë).

"BASHKIMI", 24 shtator 1992

1.7 VURGU PËRMES HISTORISË





Në periudhën antike Vurgu përfshihej në territorin e fisit epirot të kaonëve. Atje banonin stërgjyshët tanë të lashtë. Në mesjetën e hershme fusha e Vurgut bënte pjesë në krahinën e Vajonetisë. Në shekujt XIV - XV kjo fushë ka qenë nën sundimin e feudalëve Toko Zenebishëve dhe Arianitëve. Më 1431 fusha e Vurgut bënte pjesë në Sanxhakun e Shqipërisë.

Sipas të dhënave të defterëve osmanë, në vitin 1520 numri i familjeve në fshatrat e Vurgut ishte 207. Në regjistrimin kadastror osman të vitit 1582 - 1583 numri i familjeve mbërrinte në 366. Regjistrat kadastrorë osmanë flasin për një popullsi thjesht shqiptare të këtij vendi. Martin Liku na bën të ditur se Ali Pashë Tepelena e rralloi popullsinë e këtyre anëve. Ai mori dhe shpërnguli 1000 familje të kësaj fushe në zonën midis Butrintit dhe Himarës. Këto, Pashai i Janinës i çoi në fshatrat e Trikallës për të kultivuar tokat e tij. Në këtë mënyrë u rrallua popullsia autoktone shqiptare e fushës së Vurgut. Për këtë flasin dhe makrotoponimet dhe toponimet e shumta të Vurgut : Buzuk, Pal, Bakallat, Çikë, Borovë, Mali i Kokës, Mali i Lopësit, Liqeni i Rosës, Bregu i Kolës, Gropa e Fikut, Këneta e Nikë Gjonit, Lëkurës, Gajdhare etj.

Shumë fshatra të Vurgut edhe sot mbajnë emrin e pronarit të tyre : Ymer Efendi, Karahaxh, Hajdaraga, Karalibej, Çaush, Aliko, Vrion, Memushbej, Kasëmallabej etj. Krijimi i këtyre fshatrave kishte lidhje me përhapjen e sistemit të çifligut.

Popullsia e Vurgut deri në fund të shek. XVIII dhe fillimin e shek. XIX ishte një popullsi e dendur shqiptare. Popullsia greqishtfolëse ka ardhur më vonë në këtë fushë. Mjaft banorë të këtij vendi janë në gjendje të thonë se para sa brezash kanë ardhur dhe janë ngulur në këto troje të parët e tyre.

Aravantinoi, në vitin 1852, në kronografinë e tij të Epirit, shënon se gjuha që përdorin fshatarët e Vurgut është greqishtja dhe shqipja. Popullsia e hershme e Vurgut është shqiptare autoktone e kjo dokumentohet edhe me çka thamë më sipër. Më vonë erdhën mjaft familje labe e çame në këtë fushë si blegtorë e, pastaj, u ngulën për të jetuar. Vonë, para dy shekujsh, erdhën disa bujq çifçinj greqishtfolës për të punuar tokat e pronarëve shqiptarë. Ata erdhën nga Greqia dhe për këtë flasin dokumentet. Së fundi, në këtë fushë zbritën edhe mjaft familje nga fshatrat e Delvinës dhe të Dropullit të Sipërm dhe të Poshtëm.

Sa të vërteta janë thëniet tona, e provon edhe fakti se shumica dërmuese e fshatrave ortodokse të Shqipërisë së Jugut kanë kishë në fshat, ndërsa në shumicën e fshatrave të Vurgut kishat mungojnë.

Po japim disa të dhëna të mbledhura nga studiues shqiptarë për fshatrat e kësaj zone :

- Fshati Çukë në fillim të shek. XX kishte 10 familje; katër prej tyre kanë ardhur nga Çamëria (familjet Stamati, Turla, Bekari dhe Gunella) si dhe tri familje të ardhura nga fshati Lëkurës i djegur nga andartët grekë (familjet Dajko, Shkurti dhe Naço.)

- Fshati Finiq më 1900 përbëhej prej 31 familjeve, prej të cilave 25 ishin të ardhura në këtë fshat si më poshtë :

10 familje nga fshatrat e Labërisë : familjet Mitro dhe Spiro nga Senica; Kardhashi, Lilo dhe Theodhori, dy familje nga Qeparoi; dy familje nga Nivicë-Bubari, Çavo nga Çuka, Ziso nga Himara. Familjet e tjera kanë ardhur në këtë fshat nga fshatrat e tjera të afërta. Në fshatin Memushbej, familja e Gjyzelëve ka ardhur nga Progonati, ndërsa ajo e Sulajve erdhi nga Llaka e Sulit.

- Vijojmë më tej : në fshatin Çaush familja e parë që u ngul këtu është ajo e Kuçajve, mbiemri i së cilës tregon origjinën nga ka ardhur. Pas kësaj erdhën edhe familje të tjera nga Kurveleshi : Burdeni, Lolaj, Soli, Koka, Boraj, Dojakët, Suli etj.

Numri i familjeve të zbritura nga Kurveleshi është i madh.

Në vitin 1852 fshatrat e Vurgut, Mavropull, Karahaxh, Pal, Vromero, Karalibej, Hajdaraga, Halo etj, kanë qenë gjithsej 40 shtëpi. Në atë kohë mjaft fshatra të tjerë s’ishin krijuar ende si : Çukë, Kaliveshush, Mullamusa etj.

Pjesa dërmuese e ndërtesave në Vurg ishin kasolle. Në fillim të shekullit tonë fshatrat e Vurgut ishin të vogla. Atëherë shumica e fshatrave si Hajdaraga, Karahaxh, Tremul, Çaush, Kalivepasha nuk kishin asnjë ndërtesë prej guri. Ato kishin vetëm kasolle.

Të dhëna statistikore për fshatrat e Vurgut :

Më 1852 Vurgu, sipas Aravantinoit, kishte 249 familje ("Kronografia e Epirit" vëll. II). Më 1913, sipas Mamopullos, kishte 2608 banorë. Më 1927 - 3262 banorë; më 1942 - 4711 banorë; më 1945 - 5215 banorë; më 1955 - 6690 banorë; më 1960 - 7908 banorë; më 1969 - 10307 banorë; më 1979 - 13925 banorë; më 1991 - 17610 banorë. Popullsia e Vurgut, për afër 80 vjet është rritur 5 herë; kjo s’do koment.

Vasil Banga na shkruan në "Omonia" më 13 nëntor 1992 se " në shekullin XVI pashallarët turq ndiqnin e persekutonin të krishterët rajenj grekë.....Rajenjtë grekë as besën nuk e ndërruan, as helenizmin nuk e tradhtuan". Kuptohet që autori flet përçart kur shprehet për minoritetin grek në këto vise i cili në atë kohë nuk ekzistonte fare. Por kuptohet, gjithashtu, sa shoviniste është teza vorio-epirote që dëshmon me gënjeshtra se zona e Vurgut ka qenë e banuar me popullsi greke.

Më 18 dhjetor 1992, "Omonia" në faqen e parë ka fjalimin e kryetarit të "Omonias" së Sarandës, z. Petraq Bereti, ku, ndërmjet të tjerash, thotë : ".....Maqedonia, si Vorio - Epiri, ka qenë e do të mbetet Greqi". I bëjmë të ditur këtij vorio-epiroti se Shqipëria e Jugut ka qenë dhe do të mbetet gjithmonë Shqipëri dhe popullsia greqishtfolëse ardhacake e këtyre anëve i gëzon të gjitha të drejtat e njeriut që parasheh e drejta ndërkombëtare.











"REPUBLIKA", 25 mars 1993

_________________
Image
Ne sot po hedhim faren me emrin Bashkim,
Qe neser te korrim frutin me emrin Bashkim!


Top
 Profile  
 
 Post subject: Re: EPIRI - PERKATESIA E TIJ SHQIPTARE
Post Number:#45  PostPosted: Wed Aug 12, 2009 10:27 pm 
Offline
Moderator
Moderator
User avatar

Joined: Sun Jun 28, 2009 7:57 pm
Posts: 2004
Location: Prishtinë (Prima Justiniana)
Gender: Male
1.8 PABESIA SHOVINISTE GREKE NË MIQËSINË

SHQIPTARO - GREKE GJATË DY SHEKUJVE TË FUNDIT





Në fillim të shek. XVIII, në mes të grekëve dhe të shqiptarëve, për të prishur marrëdhëniet e mira midis këtyre dy etnive të lashta të Ballkanit me një vazhdimësi kronologjike shembullore, ndërhyri pushteti fetar i Patrikanës së Stambollit duke mbyllur shkollat shqipe të fshatrave të Himarës, që funksiononin që prej rreth një shekulli. Patrikana e Stambollit bënte çmos për greqizimin e shqiptarëve. Kisha greke tehun e aksioneve e drejtonte, para së gjithash, në fushën e arsim - kulturës.

Në shënjestër, si forcë destruktive që ishte, ajo vuri qendrën e parë iluministe të Ballkanit, Akademinë e Re të Voskopojës. Atje ajo suprimoi pedagogët e mëparshëm të asaj akademie dhe i zëvendësoi me njerëz të besuar që i shërbenin interesave greqizuese të saj. Në Voskopojë tashmë punohej me manualin "Hyrje në mësim" të mjeshtër Danielit. Ky autor i ftonte nxënësit shqiptarë, vllehë dhe maqedonas të hiqnin dorë nga gjuhët e tyre "barbare" dhe të mësonin vetëm greqisht.

Në shkollat e Shqipërisë së Jugut mësoheshin këshillat e Shën Kozma Etolianit. Ai u premtonte shqiptarëve se do t’u falte të gjitha mëkatet nëse do të braktisnin shqipen në kishë, në shkollë e në shtëpi. Shkollat krishtere të Shqipërisë së Jugut punonin dhe udhëhiqeshin vetëm nga programet e Patrikanës së Stambollit, vegël e preferuar e sundimtarëve osmanë dhe e shovinistëve grekë.

1. Në prag të mbajtjes së Kuvendit të Beratit më 1826, krerët qendrorë të Shqipërisë së Jugut si Ismail Bej Vlora (gjyshi i Ismail Qemalit), Shahin Bej Delvina dhe Iliaz Bej Poda u futën në bisedime me qeverinë greke. Sipas të dhënave burimore greke, Jan Kapodistria bëri të mundur zhvillimin e bisedimeve. Për përfundimin e këtyre bisedimeve dokumentet greke nuk flasin fare. Ndryshe nga burimet greke, dokumentet osmane dëshmojnë për përfundimin e suksesshëm të bisedimeve dhe për nënshkrimin e paprekshmërisë së trojeve të njëri-tjetrit (Stavri Naçi "Mbi lëvizjet shqiptare për vetëqeverisje", f. 118)

Shteti i ri grek i sapodalë nga revolucioni pati si shtyllë të politikës së tij të jashtme "Megaliidenë". Ai synonte të ripërtërinte Perandorinë Bizantine, që kish qenë një konglomerat popujsh dhe kurrsesi nuk mund të identifikohej me kombin grek. Duke shfrytëzuar agoninë e Perandorisë Osmane dhe dinakërinë e Odiseut, shovinistët grekë synuan të fusin Kalin e Trojës në Shqipëri. Mënyra e preferuar e futjes së këtij kali ishte dialogu shqiptaro - grek.

2. Greqia kërkoi dialog me shqiptarët nga shkaku i shfaqjes së rrezikut të pansllavizmit.Bisedimet midis të dy palëve u zhvilluan me 17-18 korrik 1877 në Janinë. Pala greke përfaqësohej nga vëllezërit Aravantinoj, Mavromati dhe Konsulli grek në Janinë, Kondos. Pala shqiptare përfaqësohej nga Abdyl Frashëri, Mehmet Ali Vrioni, Tahir Abazi, Myslim Aga dhe Mehmet Bej Gorapani nga Përmeti. Qysh në fillim Abdyl Frashëri shfaqi gatishmërinë për të përfunduar një aleancë politiko - ushtarake shqiptaro - greke. Mavromati kërkoi, sipas M. Spiro Milo ("Greqia dhe Shqipëria", faqja 13) "bashkimin e shqiptarëve me Greqinë, pse këtë e kërkojnë interesat e tyre". Kryetari i delegacionit grek, bashkimin e tyre me Greqinë e shihte vetëm për ata shqiptarë që jetonin në Shkumbin e poshtë, pra në Toskëri, pa Gegërinë. A. Frashëri kërkoi në këtë dialog që të formohej në të ardhmen një mbretëri dualiste shqiptaro - greke, si ajo e Austro - Hungarisë, duke përfshirë të gjithë bashkatdhetarët e vet, edhe ata matanë Elbasanit. Shqiptarët me grekët nuk u morën vesh.

3. Pak pas fitores së Plevnës (Bullgari) të ushtrisë ruse mbi atë osmane, qeveria greke dërgoi deputetin e parlamentit grek, Stefan Skuludhis, në Stamboll, që të piqej me disa shqiptarë, anëtarë të Asamblesë osmane.

Ai u takua me Abdyl Frashërin dhe Mehmet Ali Vrionin. Gjatë këtij takimi u vendos që në tetor të vitit 1877 të fillonte përsëri dialogu shqiptaro - grek, por në kryeqytetin e Perandorisë Osmane. Delegacioni grek kërkoi që Epiri të mos përfshihej në shtetin e ardhshëm autonom shqiptar. Përfshirja e Epirit në këtë shtet autonom shqiptar ishte e papranueshme për grekët, veçse ai kërkohej me insistim nga shqiptarët. Sipas raportit të Stefan Skuludhit dërguar kryeministrit të Greqisë, Trikupis, nga Stambolli më 26.XII.1877 dhe duke iu referuar edhe Spiro Milos (vepër e cituar, fq. 38-39), pengesa e vërtetë ishte kërkesa e delegacionit shqiptar për pjesëmarrjen e gegëve në aksionet e përbashkëta kundër turqve së bashku me shqiptarët e Jugut dhe grekët, si edhe kërkesa e padrejtë për Epirin nga ana e shqiptarëve. Grekët gjetën mundësinë e shtyrjes së bisedimeve duke pretenduar se ato do të zhvilloheshin në një vend të sigurtë, në Korfuz. Në rast se shqiptarët nuk do të gjunjëzoheshin dhe do të pranonin që Epirin t’ia jepnin në të ardhmen Greqisë, do të përdoreshin edhe çetat andarte për pushtimin e Epirit.

Në Korfuz shqiptarët kërkuan krijimin e një principate ku të përfshihej edhe Gegëria. Kryeministri i ri grek, Kumunderos, kërkoi ndërprerjen e bisedimeve dhe fill pas disa ditëve filloi pushtimin e pabesë grek të Shqipërisë nga Korfuzi.

Evangjellos Kofos në "Greqia dhe Kriza Lindore 1875-1878" (Institute for Balkan Studies, botim i Selanikut, 1975, faqja 148) pohon se: "Dialogu shqiptaro - grek u ndërpre sepse qeveria greke pati dyshime nga kërkesat shqiptare për Epirin dhe për ndihmën ushtarake dhe financiare. Kumunderosi (kryeministri i Greqisë së asaj kohe) i shkruante S. Skuludhisit: "Unë mendoj se është tepër e rrezikshme të bashkëpunojmë me shqiptarët për të krijuar një fuqi armiqësore në krahun tonë. Shqiptarët janë turq, ata kanë interesa të përbashkëta me turqit. Shtrohet pyetja: pse janë në anën tonë? Ata (shqiptarët-Sh. D), shpresojnë në njohjen e kombësisë së tyre nga Fuqitë e Mëdha, por duke u munguar mjetet e nevojshme, këto i kërkojnë nga ne për të realizuar qëllimet e tyre" (po aty, Evangjellos Kofos, f. 146-147)

Pas ndërprerjes së bisedimeve, Kosta Aravantinoi, pjesëtar i delegacionit grek në dialogun shqiptaro- grek të Korfuzit, zbarkoi po nga ai ishull, ku u zhvilluan bisedimet, në krye të një çete andartësh grekë në Ksamil për të "çliruar" Epirin, si "pjesë përbërëse" e Greqisë. Grekët, pasi kryen masakra të padëgjuara në fshatrat e Labërisë, u thyen keqas pas disa ditëve. Në vend që të krijonin një front të përbashkët shqiptaro - grek kundër pushtuesve osmanë, ata zgjodhën prapaskenën antishqiptare, tradicionale, recetën e tyre ushtarako - politike megaliidejane, që ishte epilogu i dialogjeve të pabesa shoveno - greke me shqiptarët. Një mësim i mirë, i paharrueshëm për diplomacinë e sotme shqiptare është ky invazion andart.

4. Pas dy dhjetëvjeçarësh, Jeronim de Rada, në artikullin e tij "Nulla fideos in Graeco",("Greku nuk ka besë") i datës 15 mars 1897 në "La nazione albanese", na jep disa këshilla të vlefshme për dje edhe për sot mbi diplomacinë greke. Ja ç’na thotë ai: "Ajo që kërkohet nga mendjet e çakërdisura nëpër sheshe, shpërbërja dhe fundi i Perandorisë Osmane, tingëllon sot si copëtim dhe fund i Shqipërisë. Po vijon një marrëveshje e fshehtë, e cila, duke përfituar nga Lufta Turko - Ruse, e qethi këtë (Shqipërinë-Sh. D) rreth e rrotull. Greqia, Mali i Zi dhe Serbia që nga ajo kohë kanë shtënë në dorë qytete dhe fshatra të Shqipërisë.

Perandoria Osmane në Evropë sot përbëhet prej një pakice turqish dhe jo nga hordhitë pushtuese dhe nga popujt e pushtuar.

Kundërvënia që bëhet sot midis të krishterëve dhe turqve e ka bazën e vet në të njëjtat dredhi e mashtrime të paturpshme. Sot Krishtit nuk i kushtohet as mendimi e jo më veprimi; ndërsa besimi te Muhamedi tani është bërë i padëmshëm si për ata që ndodhen larg, ashtu edhe për ata që ndodhen afër; kurse sharlatanët që preken nga kjo s’e kanë njohur kurrë Krishtin dhe Zotin, sepse janë të paaftë të ngrihen deri në sferën e tyre. Tani, në fushën e betejës nuk janë përballë njëri - tjetrit të krishterë dhe muhamedanë apo grekër dhe turq, tani janë përballë fisi shqiptar dhe ai helenik dhe për rreth bushtra që lehin në ndihmë të tij.

... Bijtë e Shqipërisë, të shpërndarë në Turqi e kudo në botë, e lartësuan gjuhën e tyre dhe kanë nxjerrë vepra të tilla, të cilave, kur të jenë botuar, Helladha e re nuk do të ketë mundësi t’u kundërvihet më. Ajo mendon se do të ndihmojë shtetet ballkanike për të copëtuar Shqipërinë. Meqë ajo shtroi çështjen e zhdukjes së njërit apo tjetrit të këtyre dy fiseve, fisi pellazg është i detyruar të mbështetet te Turqia, me të cilën e lidh një bashkëjetesë e sinqertë prej katër shekujsh dhe të dëshirojë një rregullim të Perandorisë Osmane me krahina të kënaqura, që nga Nili në Egjipt, deri në Tivar dhe t’u kundërvihet shteteve të pabesa që e rrethojnë me një federatë paqësore të fuqishme".

5. Më kot u përpoq edhe Ismail Qemali me anën e dialogjeve të arrijë mirëkuptim me grekët. Për këtë patriot, meqë dialogët i zhvilloi vetëm më grekët, ata arritën të shpifnin gënjeshtrën më të madhe : thanë se Ismail Qemali na e dha Epirin! Meqenëse Turqit e Rinj ndoqën një politikë të gabuar ndaj kombit shqiptar, Konica me Nolin u detyruan të nisin dialogun me grekët në fillim të shekullit XIX. I madhi Konica u përpoq t’i përgjigjej armiqësisë shoveno - greke me dëshirë për luftë të përbashkët kundër sunduesve osmanë që nuk bënin lëshime.

6. Në artikullin me titull: "Kryengritja e malësorëve e vitit 1911 dhe biseda sekrete për krijimin e shtetit të përbashkët shqiptaro - grek", (Institut for Balkan Studies, 1977, f. 100-115) Vasilis Kondis pohon se "Greqia ndihmonte me një sasi të madhe armësh kryengritjen e malësorëve në veri dhe këtë e bënte se ishte në pajtim me politikën e vet, ndërsa në jug, vijon më tej autori, ajo pengonte përhapjen e kryengritjes në Shqipërinë e Jugut. Grekët mendonin se shqiptarët kërkonin të përhapnin kryengritjen në Epir dhe në sanxhakun e Korçës që t’i përfshinin kështu në luftë me Turqinë duke paraqitur Epirin si një vend shqiptar". Qeveria greke me anën e agjentëve të saj konsullorë, që propagandonin synimet e shtetit grek, kërkonte shpërbërjen e çetave shqiptare dhe bllokimin e çdo ndihme për to; këtë kërkonte politika greke në atë kohë; jugun e Shqipërisë. "Epiri, vë në dukje Vasilis Kondis (po aty në faqen 112), ishte grek dhe epirotët nuk mund të klasifikoheshin në asnjë mënyrë si shqiptarë".

7. Konica vendos që të krijojë kushte për një dialog me grekët. Më 13 maj 1911 ai i shkroi një letër të ngarkuarit me punë të Greqisë në Amerikë, L. Kaftanzoglu. Diplomati ynë, ndërmjet të tjerash, vë në dukje se "për të shëruar sëmundjen (për të rregulluar marrëdhëniet e këqija midis popullit grek dhe atij shqiptar) duhet kryer nga ana juaj një veprim miqësor" Ai i paraqitet zotit Lisimakos Kaftanzoglu si përfaqësues i malësorëve kryengritës shqiptarë në Amerikë. Konica kërkoi nga ai që "gazetat greke në Amerikë të ftonin pjesëtarët e komunitetit grek, të madh në numër, patriot dhe të lulëzuar, që të ndihmonin kryengritësit shqiptarë duke dhënë një provë simpatie për ta dhe kështu do të përfitonte edhe Greqia".

"Konica, na thotë Vasilis Kondis, drejtor i Institutit të Studimeve Ballkanike, besonte sinqerisht se afrimi greko - shqiptar do t’i shërbente të dy vendeve".

Në letrën e 13 majit 1911, për të arritur mirëkuptimin shqiptaro - grek, Konica i kërkon Lisimakos Kaftanzoglut, së pari, që kjo orvatje afrimi të mbetej sekrete. Të bie në sy vlerësimi që i bëhet Konicës prej Vasilis Kondis. Ai e quan atë "udhëheqës të shqiptarëve". Së dyti, Konica dëshiron që origjinali i kësaj marrëveshjeje t’i dërgohet mbretit Gjergj. Faiku ishte i mendimit se duhej krijuar një shtet i përbashkët greko - shqiptar i ngjashëm me atë të Austro - Hungarisë, me ministri të përbashkëta të Jashtme dhe të Luftës. Administratën ai e kërkonte të ndarë; shqiptarët në këtë shtet dualist do të ruanin fenë, gjuhën dhe zakonet.Konica shtonte këtu se ky bashkim do të ishte për të mirën e të dy popujve. Patrioti ynë i shquar, Konica, shpjegonte edhe arsyet pse do të ishte i leverdisshëm për popullin shqiptar dhe grek ky bashkim."Janë dy arsyet e këtij bashkimi, thekson Konica: nisma greke në çështjet ekonomike dhe konservatorizmi shqiptar në çështjet politike. Këto, në të ardhmen, do të plotësonin njëri - tjetrin." Ai kërkon mbështjeje financiare nga ana e Greqisë për Shqipërinë, subvencione për ngritjen e një shkolle normale dhe të një institucioni për botime të literaturës shqiptare.Dijetari Konica pohon përsëri: "Në shkollat e Shqipërisë do të vijnë nxënës që nga kufijtë e Bosnjës. Mësimet do të zhvillohen në gjuhën shqipe". Faiku kërkon që të shtypen broshura, të bëhen konferenca për të përgatitur terrenin për miqësinë shqiptaro-greke. "Greqia duhet të rregullojë gabimet që ka kryer në të kaluarën. Po plasi lufta, duhet të jemi të bashkuar kundër armikut të përbashkët, sunduesve osmanë".Poliedriku Konica besonte në këtë program dhe premtonte se do t’i përkushtohej realizimit të tij po të pranohej nga grekët. Konica, në këtë dialog me Greqinë, flet në emër të tre milionë shqiptarëve, të cilët ndodheshin në Shqipëri e në Greqi.Faiku i bën të ditur të ngarkuarit me punë të Greqisë në Uashington se "Shekulli XIX i zgjoi popujt e Ballkanit nga gjumi dhe, së fundi, ai i shkundi edhe shqiptarët.Qysh me daljen e shtetit grek të pavarur shqiptarët nuk kanë gjetur armiq më të pamëshirshëm dhe më të ashpër sesa grekët. Qëndrimi antishqiptar i klerit grek në Shqipëri dhe i bandave të tyre në vendin tonë dihen nga të gjithë. Mund të shkruash për këto një vëllim.

Shkrimtari ynë përmend lidhjet e gjakut dhe të interesit që kanë shqiptarët me grekët. Në Greqi, më 1911, jetonin rreth 1 milion shqiptarë. Ai vë në dukje se "gabimet e grekëve bëhen në pjesën më të madhe për shkak të informatave false që u japin agjentët e tyre".

"Populli shqiptar,- na bën të ditur Konica,- megjithë paditurinë që trashëgon, është i pajisur me një inteligjencë natyrore. Ai nuk ka simpati të vërtetë për grekët, ai nuk afrohet lehtë me ta, është e kotë të humbasësh për këtë para dhe kohë". Që të afrohen me shqiptarët, Konica i fton grekët të përurojnë një politikë miqësie me shqiptarët. Që të kryhet ky bashkim, Konica kërkon që marrëveshja e ardhshme të miratohet nga mbreti.

Grekët ishin në kundërshtim me propozimet e Konicës. Këtë na e bën të ditur F. Konica, po aty f.104. Aty ai thotë se "Grekët nuk pranonin krijimin e një shteti dualist greko-shqiptar. Atë ata e quanin jopraktik e të parealizueshëm". Grekët, vijon zoti Vasilis Kondis, ishin të gatshëm që të pranonin dhënien e lejes për të mësuar gjuhën greke në shkollat greke të Shqipërisë, por me kusht që në Epir të kishte vetëm shkolla greke. Epiri llogaritet si një pjesë integrale e Greqisë. Ata, na bën të ditur Vasilis Kondis, ishin kundër futjes së gjuhës shqipe në kishë. Këto udhëzime u dërgonte me shkresë të posaçme Ministria e Jashtme greke të gjitha konsullatave greke në Epir dhe në Shqipëri. (Athinë, 13 qeshor 1912).

8. Faik Konica bashkë me Nolin, më 9 gusht 1912 i dërguan një letër L. Kaftanzoglusë. Këta patriotë të shquar në këtë letër informojnë se do të punojnë vazhdimisht për afrimin greko - shqiptar. Konica me Nolin, që shkruan dhe firmuan këtë letër, vënë në dukje se kushtet e sotme kanë ndryshuar në mënyrë të vrullshme që nga koha që ata hartuan programin e bashkëpunimit shqiptaro - grek, prandaj detyra e tyre është vështirësuar. Në letrën e datës 20 gusht 1912, dërguar nga L. Kaftanzoglu, theksohet se "fakti që Fan Noli favorizon mirëkuptimin greko - shqiptar është i një rëndësie të madhe".

Vasilis Kondis po aty, fq. 106 na bën të ditur se "kryengritësit shqiptarë pushtuan Shkupin më 12 gusht 1912. Deri atëherë, vazhdon Vasil Kondis, Shqipëria ishte një shprehje e qartë gjeografike pa kufij të saktë. Atë kohë qeveria turke i njohu banorët e katër vilajeteve, të Shkodrës, të Kosovës, të Janinës dhe të Manastirit, që përfshiheshin në termin Shqipëri". Vasilis Kondis pohon se "qeveria greke nxiste krijimin e një Shqipërie autonome, por jashtë kufijve të saj të qëndronte Epiri. Epiri patjetër duhej t’i bashkohej Greqisë". Sa herë që Greqia dialogonte me shqiptarët në prapaskenë, ajo mprihte thikat për ta copëtuar Shqipërinë. Në kohën që ajo dialogonte me Konicën, në gusht të 1912-ës, ajo, me nxitjen e Rusisë, merrej vesh me shtetet fqinjë të Shqipërisë, Malin e Zi dhe Serbinë, për pushtimin dhe copëtimin e vendit tonë.

9. Armiku më i madh i Shqipërisë në atë kohë ka qenë shteti rus. Po japim një intervistë të ministrit të Jashtëm të Rusisë më 9 janar 1915, dhënë korrespondentit të "Corriere della sera", në Petrograd Për pushtimin e Vlorës, që kreu qeveria italiane, ministri i Jashtëm rus u shpreh kështu (ky pushtim ishte përfundim i traktatit famëkeq të Londrës-Sh. D) : "Përse flamuri italian valon përbri flamurit shqiptar? Për ne nuk ekziston shtet shqiptar. Shqipëria vdiq para se të jetojë. Ajo pati një periudhë qënieje të gënjeshtërt, gjë që unë e kisha parashikuar mirë. Unë nuk njoha elementët e gjallë të një shteti që nga kaosi legjendar shqiptar, prej tij nuk mund të dalë ndonjë send; edhe sot, pas kësaj, nuk mund të kuptojmë si Italia kërkon prapë dhe pranon që flamuri i saj të ngrihet afër një flamuri tjetër që është simbol i anarkisë politike". Fjalët e rrufeshme , vdekjeprurëse të ministrit rus për Shqipërinë janë, pa dyshim, për çdo shqiptar thika në mushkëri dhe në zemër.

10. Mbrojtësja e Shqipërisë pa dyshim ka qenë Austria dhe për Austrinë Konica na thotë këto fjalë lapidare: "Të mos ishte Austria, sllavët dhe grekët do ta merrnin për 24 orë Shqipërinë, se armiqtë tanë kanë ushtri të rregullt, oficerë me mjeshtri dhe topa; ne, trima veç e veç, s’kemi forcë fare si komb, sepse s’kemi bashkim, s’kemi armë mjaft, s’kemi njerëz për të drejtuar luftën. Frika e Austrisë i mban armiqtë tanë; ata që s’e kuptojnë këtë janë gomerë".

I kujtojmë diplomacisë shqiptare se me dialogje me grekët nuk ia dolën Ismail Qemali dhe gjyshi i tij, Abdyl Frashëri dhe i biri i tij, Faik Konica dhe burra të tjerë më të zot se ata që disponon sot Ministria jonë e Punëve të Jashtme. Ata kërkonin dje Vorio - Epirin, të cilin sot profesori i dëgjuar i Selanikut, historiani Vasilis Kondis, e quan formë kërkuese arkaike. Forma e re e kërkesës së Vorio - Epirit është: "Të kërkojmë gjer në pafundësi respektimin e të drejtave të njeriut për të gjithë grekët që jetojnë në Shqipëri". Stërnipërit e Odiseut janë të sigurtë se kështu do të realizojnë qëllimin e tyre.

Balli i Kombit 4 maj 1995





1.9 ÇAMËRIA









Çamëria është pjesa më Jugore e Shqipërisë së Poshtme. Sot ajo ndodhet nën pushtimin grek; kufizohet në veri me malet e Nemërçkës, të Muratit, të Strugarës, të Çamandait dhe të Konispolit; në lindje me Konicën dhe rrethinat e Janinës; në jug me Artën; Çamëria përfshin edhe Prevezën; në perëndim kufizohet me detin Jon.

Qysh në themelimin e tij shteti grek ka kërkuar ta pushtojë Çamërinë, këtë vend të lashtë ilir me emrin Thesprotia. Thesprotët ishin një ndër tre fiset kryesore të Epirit.

Harta e hartografit të njohur Kipert "Epiri dhe Thesalia",(1:500.000) Berlin 1880, na jep këtë sipërfaqe për Epirin:

a- krahinat

Molosia 3 500 km2

Thesprotia 2 050 km2

Kaonia 2 400 km2

Totali i Lidhjes Epirote 7 950 km2

b. Lidhja Epirote 300.000 banorë. Densiteti 38 banorë për km2. Shifra e dendësisë së popullsisë së Epirit është shumë e afërt me atë të shekullit të kaluar, (Beloch "Die Bevolkerung der Griechich romischen Wellt", fq. 188-197) kurse në atë kohë Maqedonia kishte një territor prej 32000 km2, një popullsi prej rreth 500.000 banorësh dhe një densitet prej 15.6 banorë për km2 (Pyrrhos, Pierre Leveque, Paris E. De Baccard Editeur, 1, Rue de Medicis, 1, 1957, f. 203).

Tek Y.Chotaigneau J.Sion, Geographie Universelle, VII, 2, f.573, dendësia e Epirit në vitin 1928 është 33,4 banorë për km2. Këto shifra janë bazuar në regjistrimin e vitit 1928. Numri i popullsisë ka rënë në Epir nga shkaku i dëbimit e i masakrave ndaj shqiptarëve, pjesa më e madhe e të cilëve ishin çamë të përzënë gjatë shkëmbimit të popullsisë turko-greke . Çamët muslimanë që mbetën, i priti tragjedia e vitit 1944-1945, kështu që demografia e Çamërisë përsëri ndryshoi.

Citojmë zërin "Thesprotia", vëllimi 8, Dhimitraku, f.215, "Atlasi gjeografik i botës", Athinë, 1974.

Thesprotia

Sipërfaqja: 1515km2

Popullsia: 40684 (sipas regjistrimit të vitit 1971)

Dendësia: 26,9 banorë për km2

Kryeqendra : Gumenica - 4109 banorë

Qytete : Asnjë

Nënprefektura : 4

Prodhimi më i rëndësishëm bujqësor kryesisht është orizi; mbillet pak pambuk, grurë, misër, fasule, dardha dhe fiq. Prodhime nga bagëtia: lëkurë kafshësh të vogla dhe prodhime qumështi.

Në Çamëri përfshihet edhe Preveza përveç Thesprotisë. Ajo, sipas Dhimitrakut, ka 55.262 banorë (më 1974).

Të vjen keq kur shikon se të dyja këto prefektura, të cilat përbëjnë Çamërinë, kanë gjithsej 95.946 banorë dhe mëse gjysma e tyre janë shqiptarë të krishterë të konvertuar me forcë në grekë.

Gjeografi danez Malte Brun (1758-1826), autori i njërës nga veprat gjeografike më me autoritet të shekullit XIX "Precis de la geographie universele", gjashtë vëllimesh, 1810-1829, Paris, e cila përfundoi së botuari pas vdekjes së tij, në analizën e vet mbi gjeografinë e Strabonit thotë: "Etolia dhe Akarnania konsideroheshin nga grekët gjysmëbarbare"; përsa i përket Epirit, të gjithë autorët grekë të lashtësisë e përjashtojnë nga Greqia. Ai është përshkruar nga Straboni së bashku me Ilirinë dhe Maqedoninë. Fiset kryesore të tij ishin kaonët, thesprotët dhe mollosët. Straboni dhe Plutarku pohojnë se "epirotët flasin një gjuhë të veçantë dhe kjo gjuhë është e njëjtë me atë maqedonase". Me sa duket, gjuha shqipe rrjedh prej saj.

Edhe Pukëvili në veprën e tij "Udhëtime ne Moré, në Konstandinopojë, në Shqipëri dhe në vende të tjera të Perandorisë Osmane, gjatë viteve 1798, 1799, 1800 dhe 1801", botim i Parisit, viti 1805, kur flet për Akarnaninë dhe Etolinë, thekson se këto vende në kohën e tij quheshin Shqipëri dhe banorët e tyre quheshin shqiptarë.

Ch.Brouchneri në "Fjalori gjeografik", vepër disavëllimshe, botuar në gjuhët kryesore europiane (në Bibliotekën tonë Kombëtare gjendet botimi italisht i kësaj vepre), në Venedik më 1770, te zëri "Shqipëri" ky gjeograf i mbretit të Anglisë shkruan: "Shqipëria është një provincë e Turqisë Evropiane, që kufizohet në veri me Bosnjën dhe Dalmacinë, në jug me Livadhjanë, në lindje me Thesalinë dhe Maqedoninë". Pra, në atë kohë, Shqipëria shtrihej deri në Livadhja.

Çamëria ka qenë e banuar nga shqiptarët gjatë gjithë kohrave historike. Të gjitha burimet mesjetare bizantine, veneciane, napolitane, etj., pohojnë për shqiptarësinë e Çamërisë gjatë Mesjetës. Burimet osmane dhe regjistrat kadastrorë flasin për një popullsi kompakte shqiptare, bile edhe regjistrimet kadastrore osmane të vitit 1694 shprehin qartazi pastërtinë e saj etnike.

Greqia e quante aspiratë kombëtare marrjen e Çamërisë. Atje, sipas saj, duhej të sundonte vetëm kryqi ortodoks grek. Mbretëria greke në vitin 1854 futi andartët

grekë në viset e Çamërisë. Hyrja e andartëve në këto vise u shoqërua me plaçkitje, vrasje e çnderime të popullsisë së pafajshme çame. Halit bej Frashëri, i Ati i vëllezërve Frashëri, së bashku me Çelo icarin e të tjerë patriotë të tjerë shqiptarë luftuan kundër këtyre bandave të andartëve grekë. Këta banditë udhëhiqeshin nga parrulla:"përpara me kryqin në njërën dorë dhe në tjetrën thikën". Viti 1854 ishte viti i martirizimit të fshatrave shqiptare të Çamërisë, Koritjanë, Fortesë, etj. Nga lufta e patriotëve tanë andartët u mundën, por, megjithatë, ata kalonin herë pas here kufirin turko-grek për të kryer masakra në Çamëri.

Në vitin 1878 deri në vitin 1881 bandat e tyre i shtuan vrasjet dhe plaçkitjet mbi popullsinë e Çamërisë. Në këtë luftë për mbrojtjen e Çamërisë u dallua Abdyl Frashëri.

Sipas statistikave osmane të vitit 1905-1906, vilajeti i Janinës kishte gjithsej 537 mijë e 582 vetë; nga këta vetëm 91.920 ishin grekë. Popullsia greke në këtë vilajet, që shtrihej nga Preveza deri në disa fshatra të Delvinës e të Gjirokastrës, formonte një pakicë minoritare, të ardhur këtu dy shekujt e fundit, gjatë sundimit osmano-fanariot dhe, më vonë, të atij grek.

Pas Luftës Ballkanike, Konferenca e Londrës në vitin 1913, që e pasoi atë, i dha padrejtësisht Greqisë gjysmën e Shqipërisë së Jugut. Greqia, pasi e pushtoi këtë pjesë, vazhdoi të shpeshtojë përsëri politikën e vrasjeve dhe të dëbimeve të shqiptarëve etnikë nga Çamëria.

Më 10 gusht të vitit 1920 Greqia miratoi Traktatin e Sevrës. Në këtë traktat garantohej nga qeveria greke qeverisja e vendeve që iu njohën Greqisë (këtu përfshihet edhe Çamëria) në bazë të parimeve të lirisë dhe të drejtësisë. Artikulli i tretë i këtij traktati i njihte të gjitha të drejtat që gëzonin shtetasit grekë edhe shtetasve bullgarë, turq dhe shqiptarë që banonin në Greqi. Ky nen nuk u ndryshua as në Protokollin e Lozanës të 24 janarit të vitit 1923, i cili u ratifikua në vitin 1924. Greqia e shkeli me të dyja këmbët këtë protokoll ndërkombëtar. Në vitin 1923-24 ajo dëboi 10 mijë e 400 muslimanë nga Çamëria. Më 1924-25 ajo dëboi 20 mijë muslimanë të tjerë po nga ai vend. Po në vitin 1924-25 ajo dëboi 30 mijë shqiptarë muslimanë të tjerë nga krahina e Janinës dhe e Maqedonisë (Kostur, Follorinë dhe Grebene).

Sipas statiatikës greke të vitit 1937 në Çamëri numëroheshin gjithsej 279 fshatra me 112.619 banorë, nga të cilët vetëm 20.200 ishin grekofonë, ndërsa shumica ishte me origjinë shqiptare. Sidoqoftë, sipas statistikave greke të vitit 1937, 92.419 banorë ishin shqiptarë njëmijë për mijë, ndërsa 8.500 ishin folës të të dyja gjuhëve. Nga këta banorë 33.000 ishin shqiptarë muslimanë.

Në popullsinë greke të Çamërisë bëjnë pjesë edhe shqiptarët e greqizuar me forcë, viktima të fanatizmit helen, ose shqiptarë që në shtëpi flasin shqip, por që kanë frikë të thonë se janë shqiptarë. Grekët, për të mashtruar opinionin ndërkombëtar, kanë futur në veprim gënjeshtrat në histori. Ata, me anë të një propagande të shfrenuar kanë përdorur argumente mashtruese nga më të ndryshmet. Ja disa prej tyre:

1.Argumenti mitologjik "djep"

Shovinistët grekë në histori marrin për bazë tregimin mitologjik të kohës së Deukalionit dhe të Pirrës. Kjo legjendë fillimet e saj i ka, së pari, në Babiloninë e vjetër dhe në të gjitha vendet e Lindjes së Afërme. Në Përmbytjen e Botës, Deukalioni dhe Pirra shpëtuan me anë të një barke. Më vonë, ata, kur dolën në tokë, hodhën gurë. Ata gurë që hidhte Deukalioni bëheshin burra, ndërsa gurët që hidhte Pirra ktheheshin në gra. Sipas historianëve grekë, prej këtyre gurëve rrjedhin grekët e sotëm. Kjo ngjarje ka ndodhur në Epir, prandaj Epiri u përket grekëve. Sipas logjikës së tyre të fandaksur, patjetër, edhe vendet e Epirit, Saranda, Gjirokastra, Berati, etj. deri në Shkumbin, u përkasin atyre! Kësaj i thonë të interpretosh historinë sipas shkollës së Zhyl Vernit. Këtë histori e besojnë edhe delegacionet qeveritare greke që vinë shpesh në Shqipëri. Ata harrojnë se djepi i helenëve është Azia prej nga kanë ardhur ata, sepse Azia e ka pjellë Evropën.

2.Argumenti "kala"

Në afërsi të Kaninës ndodhen mbeturinat e kalasë së Kastricës. Sipas historianëve grekë aty ka mjaft gërmadha helene. Këtyre u përgjigjet Pukëvili: "Në asnjë vend nuk kam gjetur qenien e një Hieroni ose ndërtesa më të vjetra, që do të tregonin kalimin e arteve në këtë vend. Në këtë zonë ndërtimet janë të gjitha pellazgjike, të një kohe shumë të lashtë". Vlen të përmendet këtu se tumat, që ndeshen në Epirin grek, janë si ato të luginës së Dropullit, pra, janë ilire.

3.Argumenti "koloni"

Historiani i Luftës së Peleponezit, Tukididi, përmend tri koloni korintike: Epidamnin, Apoloninë dhe ishujt Leukade. Ai thotë se këto koloni kufizoheshin me barbarët. Barbar do të thotë jogrek. Sipas historianëve grekë të Greqisë së lashtë, Thesprotia (Çamëria e sotme) ishte e banuar nga barbarët, që do të thotë jogrekët. Aty nuk kishte asnjë koloni greke.

Grekët mbrojnë parimin se, aty ku ka koloni greke është tokë greke. Mirëpo ky parim, do të thonim ne, do t’i shkonte më përshtat italianëve, sepse gjithë bregdeti i Gadishullit Ballkanik u zotërua në shumë shekuj nga venedikasit. Prandaj, sipas kësaj logjike, bregdeti i Ballkanit duhet t’i përkasë Italisë; bregdeti i Krimesë, i Trakës greke dhe i asaj turke si edhe Briri i Artë i Stambollit duhet t’u takojnë gjenovezëve, sepse ata i kanë patur koloni. A mundet që me gjepura të këtij kalibri grekët të mbrojnë tezën se Epiri ka qenë grek?!

Populli çam nuk bashkëpunoi me gjermanët.

Në prag të pushtimit fashist të Greqisë të gjithë meshkujt çamë nga 15 deri në 70 vjeç u burgosën dhe u dërguan në ishujt e largët të saj. Ata u kthyen në vatrat e tyre pas pushtimit gjerman të Greqisë.

Kolaboracionistët grekë kryesoheshin nga gjenerali Zervas, i cili ishte me gjermanët. Le ta dokumentojmë këtë: "Më 1947 N. Zervas u bë subjekt i një kritike të ashpër në shtypin amerikan. Oficeri amerikan me origjinë greke, Kuvaras, ish-agjent i OSS-it, akuzoi Zervën si bashkëpunëtor të nazistëve, tipi i Mihailoviçit të Jugosllavisë. Çuditesh kur lexon se edhe magazinat e depove të gjeneralit Zervas në Janinë ishin afër komandës gjermane. Kuvarasi i dha senatit amerikan mjaft dokumente gjermane të asaj kohe. (V. K. Kouvaras "OSS me ten Kentrike tou Eam", Athens. 1976, f. 211- 213).

Për Zervasin si kolaboracionist flitet edhe në memorandumin që i dërgonte Shtabi i Përgjithshëm i Korparmatës 22 të ushtrisë gjermane Komandës së Përgjithshme të Korparmatës 22. Po citojmë një paragraf të këtij memorandumi: "Pak ditë më parë Zervasi u dha fund goditjeve kundër nesh, ai mban një qendrim neutral duke mos i ndjekur udhëzimet britanike për të rifilluar përsëri sulmet kundër trupave gjermane". (Botuar nga anëtar i dalluar i Edesit, gjeneral Kamaras, në TA NEA, 26 gusht 1975 z. Ch. Kainourgios, dafnes Kai Dakriya Athens, 1981, f. 476-477).

Gjenerali Zervas kreu masakra të mëdha kundër popullsisë çame në qeshor të vitit 1944. Në korrik të vitit 1944, nga gjenerali Zervas u ftuan në fshatin Mininë krerët e Çamërisë dhe gjatë tri ditëve, 3-6 korrik, u kërkua nga këta krerë që të mbështetnin luftën kundër forcave rivale greke. Krerët e Çamërisë nuk i pranuan këto kushte skllavëruese. Më 8 korrik 1944 filloi sulmi kundër gjithë krahinës së Çamërisë. Zerva, me ndihmën e gjermanëve, pushtoi gjithë Çamërinë. Trupat e gjeneral Zervasit kryen shumë krime. Ata vranë 2600 çamë, shkatërruan 5350 shtëpi, mbi 100 objekte kulti, xhami dhe teqe, i grabitën popullsisë shqiptare muslimane të Çamërisë gjithë pasurinë e tundshme dhe të patundshme. Kjo tragjedi vazhdoi deri në mars të vitit 1945. Çamët ikën për t’i shpëtuar masakrës. Kufirin grek e kaluan rreth 45 mijë çamë, të cilët u strehuan në vendin tonë.

Çamët i dëbuan me akuzën e pathemeltë "Kriminelë në shërbim të pushtuesve nazifashistë". Por, se kush ishin autorët e vërtetë që i bënë krimet gjatë kësaj periudhe në Greqi, këtë na e sqaron profesor doktor

_________________
Image
Ne sot po hedhim faren me emrin Bashkim,
Qe neser te korrim frutin me emrin Bashkim!


Top
 Profile  
 
Display posts from previous:  Sort by  
Post new topic Reply to topic  [ 939 posts ]  Go to page Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6 ... 63  Next

All times are UTC


Who is online

Users browsing this forum: No registered users and 3 guests


You cannot post new topics in this forum
You cannot reply to topics in this forum
You cannot edit your posts in this forum
You cannot delete your posts in this forum
You cannot post attachments in this forum

Search for:
Jump to:  
Powered by phpBB © 2000, 2002, 2005, 2007 phpBB Group
History Forum
Template made by DEVPPL