Image
Welcome to Arberiaonline, home of the Arberors online. If this is your first visit, be sure to check out the FAQ by clicking the link above. We invite you to look around the site and read members commentary. You may have to register before you can post: click the register link above to proceed. To start viewing messages, select the forum that you want to visit from the selection below.Mirëserdhët në Arbëriaonline, vendin online të arbërorëve. Nëse kjo është vizita juaj e pare, mundësisht kontrolloni lidhjen FAQ më sipër, duke klikuar mbi të. Ne ju ftojmë të lexoni komentet tona, por ju duhet të regjistroheni para se të filloni postimet, për këtë klikoni në lidhjen register më sipër. Për të pare komentet, zgjidhni forumin e dëshiruar nga zgjedhjet e mëposhtme

Tragjedia e Otrantos 1997

Këtu mund të flisni mbi historinë tonë duke sjellë fakte historike për ndriçimin e asaj pjese të historisë mbi të cilen ka rënë harresa e kohës dhe e njerëzve.

Moderators: Patush, Strokulli, Orakulli

qiellikaltër
Moderator
Moderator
Posts: 358
Joined: Sat Jul 18, 2009 6:22 pm
Gender: Female
Location: Shqipëri

Tragjedia e Otrantos 1997

Postby qiellikaltër » Sat Mar 27, 2010 3:45 pm

13 vjet nga tragjedia e Otrantos se 28 marsit te vitit 1997 News 24 sjell pamjet ekskluzive te pak minutave para perplasjes mes anijes ushtarake italiane Sibila me Katerin e Rades; NEWS 24 siguron pamje ekskluzive te anijes ne 800 metra thellesi si dhe operacionin per nxjerrjen pas 7 muajve nga uji te anijes se vdekjes. Në nje retrospektive ne emisionin “Studio 24”, te prezantuar nga Denis Minga, erdhen deshmite rrenqethese te asaj ngjarjeje te rende nga nje prej te mbijetuarve te tragjedise. Krenar Xhavara ka rrëfyer oret e tmerrit.

"Rreth orës pesë e gjysëm ka ardh kjo anije, filloi të bënte manovra të rrezikshme , na afrohej shumë. Një marinar i anijes italiane “Sibila” kishte drejtuar mitrolozin ndaj anijes sonë. Në mënyrë absurde shikojmë majën e anijes italiane të na vinte mbi kokë. Punë sekondash anija jonë kthehet dhe qëndron rreth tetë nëntë minuta e batuar nën ujë. Disa kërkonin ndihmë, disa ulërinin, diku shikoja trupa të mbytur. Anija italiania na la për rreth 30 min në atë ujë të ftohtë dimri, italianët nuk lëshuan fare shkallën e ndihmës së shpejtë, lëshonin disa litarë por kur njerëzit kapeshim i shtynin me këmbë që të binin në det".

Procesi aktualisht eshte ne Gjykaten e Apelit ndersa ne shkallen e pare ne gjykaten e Brindisit eshte denuar me 3 vjet burg komandanti italian Laudatio si dhe me 4 vjet burg komandanti shqiptar Namik Xhaferri.

http://bw.balkanweb.com/shqiperi/tragjedia-e-otrantos-pas-13-vitesh-pamje--ekskluzive-ne-news24-8889.html

Kjo drejtesi qe ben Europa, nuk eshte drejtesi. Po nuk i dolem zot vetes, te tjeret gjithmone do na marrin neper kembe, biles edhe do na vrasin e gjemb s'ka per t'ju hyre.
"Du t'jem zot, n'timen tok,
dje dhe sot, sot e neser."

User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: Tragjedia e Otrantos 1997

Postby Arta » Sun Mar 28, 2010 12:46 pm

"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman


Return to “Historia e Shqiperise”

Who is online

Users browsing this forum: No registered users and 2 guests

cron