"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

SKENDERBEU-ikona jone kombetare, qe ju mungon te tjereve.

Këtu mund të flisni mbi historinë tonë duke sjellë fakte historike për ndriçimin e asaj pjese të historisë mbi të cilen ka rënë harresa e kohës dhe e njerëzve.

Moderators: Arbëri, Strokulli

Post Reply
User avatar
alfeko sukaraku
Sun Member
Sun Member
Posts: 1827
Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
Gender: Male

Re: SKENDERBEU-ikona jone kombetare, qe ju mungon te tjereve.

#46

Post by alfeko sukaraku » Sun Aug 16, 2009 7:47 pm

ALBPelasgian wrote:
alfeko sukaraku wrote:
Ka filluar te clirohet shkenca shqiptare...por punen me te madhe per momentin ka filluar te bej Prishtina e cila vazhdimisht po organizon shume konferenca shkencore ne kete drejtim.

Max Myler-profesor Pott -Panajoti Kupitori edh Franc bopp ..duhet te ishin perkthyer me kohe ne gjuhen shqipe.

Dega e albanologjis qe sapo eshte hapur ne tirane...duhet ta rishikoj kete ceshtje...por une besoj se e shkuara komuniste e cila na i ka mohuar keta dijetare...do bej punen e saj qe tju mesoj albanologeve qe ta njohin shqipen me syze greko-latine.

SOS
Politika shqiptare duhet te ndihmoj riperteritjen ne shkollimin shqiptare...jo te nderhyje ne shkence..por te largoj kokat e tymosura edhe idet e vjetra...duke ndihmuar ne perkthimin e emrave te mesiperm .

sal berisha ...ka dhene dokumente te forta ne luften kundra karrigeve edhe dekoratave parazite antishqiptare....urojm qe ti shkoj mendja tek kjo pike kritike e se ardhmes se kombit tone.

Ne se albanologjia kryen lidhjen e Pellazgjishtes me shqipen......e ardhmja e jone eshte karrigja e Zeusit ne shtepin e Perendive.Jo vetem njohja politike e trashgimnis sone kulturore,por edhe vete roli ekonomik i te ardhmes se albanologjis kudo ne bote ,do i forcoj pozitat tona kombetare edhe ne diturin botrore.
Ashtu qofte e ashtu u befte! Ama impulset per nje gje te tille prej Akademikeve te Vjeter veshtire te priten, qofte edhe prej atyre te Prishtines, qe vec emrin e kane Akademik. Akademiku i Kombit duhet te paraqese guximin per te thene te verteten e tij, duke mos honepsur konjekturat politike. Guximi intelektual eshte tipari qe e ben dijetarin dijetar. Parvjet, une me nje shokun tim (i cili eshte i mirenjohur ne Kosove si veprimtar i shquar demokrat per vetevendosjen kombetar, i burgosur disa here, dikur prej serbeve tani prej padroneve nderkombetare ne Kosove) i kerkuam kryeakademikut te ASHAK-ut R.Ismajli qe Akademia te dilte me nje projekt te thukte shkencor ne mbrojtje te shqiptaresise se Kishave dhe Manastireve Ortodokse ne Kosove, te cilet me kembenguljen e Serbise dhe me shume me budallallekun dhe doreliresine e klases politike ne Kosove u 'ekstraterritorializuan' dhe me kete u serbizuan. E dini cfare ishte pergjigja e 'kryeakademikut'? 'Mendoj se Akademia eshte mire te mos perzihet ne keso ceshtje te ndjeshme politike' tha. Harronte dereziu se Akademia Serbe deri me tani u ka shprendare me qindra libra institucioneve nderkombetare per te mbrojtur 'serbicitetin' e ketyre Manastireve. Per Akademiket Serb nuk ekzistonte droja e 'ceshtjeve te ndjeshme' nderkaq per keta honxho-bonxhot tone po. Sidoqofte, nuk dua te vazhdoj t'i njeh nje per njeh paudhesite e Akademive te dy aneve te Drinit, ama po u rikthehem fjaleve tua shpresedhenese se megjithate do te vije nje dite nje brez i ri, nje elite e re intelektualesh me format taman europian e te mbruajtur me dinjitetin me sakte me qellimin per te restauruar vendin e shqiptareve, qe per sa kohe po iu mohohet ne historine boterore.

NJe i tillle, ne ditet tona, pavaresisht pse i mungon pergatitja e duhur filologjike, eshte edhe cami nga Preveza, i madhi Niko Stylos, me te cilin kam pasur rastin te takohem njehere ne Prishtine, dhe do te takohem riashtas kur te vij ai ne Prishtine, permes disa miqve. Ai ne simpozuimin e fundit per iliret ka pergatitur nje punim 16 faqesh, i mrekullueshem per Gjuhen e Ilireve, te cilin do ta postoj te terin ketu.
ALb

duhen matriale te reja te vijn ne drite..duhet qe shtresa e pasur e kombit te financoj perkthimin ne shqip te autorve qe permendem me larte ..edhe qe na i kane fshehur dekoratat e vjeteruara tanime.

Eshte me se llogjike qe ata nuk dijetaret e vjeter nuk do ta kundershtojn veten edhe bydalleqe te tyre..ndaj ketu kerkohet edhe vullnet politik per ceshtjen.
Last edited by alfeko sukaraku on Fri Oct 30, 2009 2:29 pm, edited 1 time in total.
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE

ALTIN
Member
Member
Posts: 24
Joined: Tue Aug 18, 2009 7:11 pm
Gender: Male

Re: SKENDERBEU-ikona jone kombetare, qe ju mungon te tjereve.

#47

Post by ALTIN » Wed Aug 19, 2009 9:28 am

Shendet vellezer e motra,

Nese mundi me m'nihmu me i gjet burimet e sakta t'ktyne thanieve historike ku Skenderbeu i thote vetes Pasardhes i Pirros dhe Lekes se Madh. Ju kisha lut qe te me thoni burimin e ketyne dy thanieve historike:
"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. My elders were from Epirus, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies."
"I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Me duhen shpejt burimet e sakta se gati per cdo dite po me duhet mu ballafaqu me idiotat greke. Ata munohen me ia hup vleren ktyne dy thanieve dokumentare historike tue kerkue nga une qe ti gjaj referencat (links to be valid). Kshtu qe me ndihmoni vllazen?

User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4224
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: SKENDERBEU-ikona jone kombetare, qe ju mungon te tjereve.

#48

Post by Zeus10 » Wed Aug 19, 2009 4:02 pm

ALTIN wrote:Shendet vellezer e motra,

Nese mundi me m'nihmu me i gjet burimet e sakta t'ktyne thanieve historike ku Skenderbeu i thote vetes Pasardhes i Pirros dhe Lekes se Madh. Ju kisha lut qe te me thoni burimin e ketyne dy thanieve historike:
"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. My elders were from Epirus, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies."
"I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Me duhen shpejt burimet e sakta se gati per cdo dite po me duhet mu ballafaqu me idiotat greke. Ata munohen me ia hup vleren ktyne dy thanieve dokumentare historike tue kerkue nga une qe ti gjaj referencat (links to be valid). Kshtu qe me ndihmoni vllazen?

This entire Part 5 was originally written in French by Pagnel, a writer in the XV century in his publication entitled ÒTHE TURKS AND THE HISTORY OF SKANDERBEGÓ.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4224
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: SKENDERBEU-ikona jone kombetare, qe ju mungon te tjereve.

#49

Post by Zeus10 » Wed Aug 19, 2009 4:04 pm

The letter to Skanderbeg:

ÒGiovanni Antonio, Prince of Taranto, to Georgio albanese, greeting.
(Conveniva a te?), that the luck you had shown in the war with the enemies of the Christian religion, which sometimes had forced combat, then leaving that field, you came to Italy to drive your armies against Christians? What cause do you hold against me? What have I done against you? What controversies do they make between us? You have spoiled my territories and are crudely giving vent against my subjects, and first you have (mosso?) the war that (proposta?). You boast that you are a great warrior for the Christian religion and (pur?) yet you persecute this (geate?) which for every reason is called Christianity. You have turned your iron against the French of the Kingdom of Sicily. Perhaps you have thought to take the army against the effeminate Turks that you are accustomed to wounding in the back.
You will find other men who all support your proud appearance (?) and no one will avoid your face. Our Italian soldiers will challenge you very well and have no fear of the Albanese. We already know your generation and respect the Albanese like sheep, and it is an embarrassment to have such cowardly people for enemies; (neÕ?) would you have embarked on such a business if you had stayed to dwell in your house. You have avoided the onslaught of the Turks, and not having the power to defend your own house, have thought to invade other peopleÕs. You are deceitful. Instead of a new house you are looking for your grave.
Goodbye..... .Ó

Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto:

ÒGiorgio, gentleman of Albania, to Giovanni Antonio, Prince of Taranto, greeting.
Having made a truce with the enemy of my religion I have not wanted that my friend remain (fraudato) of my aid. (Spesse?) times, Alfonso, his father, invited my help while I waged war against the Turks. Therefore I would be very ungrateful if I had not resisted (lÕistesso?) service to his son. I remember what your king did because now (non deve vedere succedergli? ) this who is his son? You adored his father, and why now do you try to throw out his son? Where did this power come from? Who has the power to set up the King of Sicily, you or the Roman Pontiff?
I came to aid Ferrante, son of the king and seat of the Apostolica. I came opposing your unfaithfulness and innumerable great betrayals in this kingdom. (NeÕ?) will you ever be unpunished for your perjury. This is the reason for my war against you. I merit this no less than I merited making war against the Turks, nor are you less Turk than them. (ImperoccheÕ vi sono alcuni?) that guide you in a straight line not to be of some sect. You my opponents the French and the names of those people, and those for the religion wage grand war.
I do not want to dispute ancient matters with you, matters that perhaps were much less than what was told about them. Certainly in our times the Aragonese armadas have often coursed the Aegean Sea, have plundered the Turkish coasts, have (riportata?) the prey of the enemies; and even today the Aragonese armies defend Troja from the jaws of the enemy. Why do I remember the old things and leave the new parts? If they change the family costumes and the plowmen of the kingdom, and the kings of the plowmen return? (NeÕ troverai nobilitaÕ piuÕ antica della virtuÕ.)
Nor can I deny that you are not with the obnoxious French nation, (imperoccheÕ) you being mainly in aid of King Alfonso, you hunted the French of this kingdom. I do not know now what new virtue shines in this. Perhaps it is some new star that you have now seen among the French?
Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. My elders were from Epirus, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies.
I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep? In the past the Albanese have (fatto?) experience if the Pugilese were armed; (neÕ) I would again find some who would have been able to aspired to my nature. I have well noted from the back how many of your soldiers are well armed but have never been able to see their helmets or (tanpoco?) the face except those that have become prisoners. (NeÕ?) I seek your house (Bastandomi? ) my own. Besides, it is well known that you often would have shot your neighbors for their possessions, as now you would force out the king of your house and your kingdom.
(Che se?) If I fall in the difficult task I have embarked on I will be buried as (mi vai?) wishing in your letter, will bring back my soul as a reward from the Chancellor of the universe, of God. Not only will I have perfected my intention, but also I will have planned and attempted some distinguished deed.
Good bye....Ó "

Translated this draft from Italian to English. - **** Vara, 1997
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

Picasso`
Senior Member
Senior Member
Posts: 146
Joined: Thu Aug 06, 2009 12:18 am
Gender: Male

Re: SKENDERBEU-ikona jone kombetare, qe ju mungon te tjereve.

#50

Post by Picasso` » Sun Aug 23, 2009 3:36 pm

AlbPelasgian

Nje lutje kam per ty, ne qoft se mundesh ta gjesh te gjith dokumentin nga ky fragmenti qe e postove

The Kings of Naples kept an Albanian regiment styled the Royal Macedonian
Dhe nje pyetje per mesjeten, dhe per letren e Michael Ataliotos ku shqiptaret i ben te sjellur nga Italija dhe Sicilia dhe Arab.

User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4224
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: SKENDERBEU-ikona jone kombetare, qe ju mungon te tjereve.

#51

Post by Zeus10 » Sun Aug 23, 2009 6:39 pm

Picasso` wrote:AlbPelasgian

Nje lutje kam per ty, ne qoft se mundesh ta gjesh te gjith dokumentin nga ky fragmenti qe e postove

The Kings of Naples kept an Albanian regiment styled the Royal Macedonian
Dhe nje pyetje per mesjeten, dhe per letren e Michael Ataliotos ku shqiptaret i ben te sjellur nga Italija dhe Sicilia dhe Arab.
APA citation. Christitch, E. (1907). Alessio. In The Catholic Encyclopedia. New York: Robert Appleton Company. Retrieved August 23, 2009 from New Advent: http://www.newadvent.org/cathen/01284b.htm
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

User avatar
ALBPelasgian
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2113
Joined: Sun Jun 28, 2009 7:57 pm
Gender: Male
Location: Prishtinë (Prima Justiniana)
Contact:

Re: SKENDERBEU-ikona jone kombetare, qe ju mungon te tjereve.

#52

Post by ALBPelasgian » Mon Aug 24, 2009 10:01 am

Picasso` wrote:AlbPelasgian

Nje lutje kam per ty, ne qoft se mundesh ta gjesh te gjith dokumentin nga ky fragmenti qe e postove

The Kings of Naples kept an Albanian regiment styled the Royal Macedonian
Dhe nje pyetje per mesjeten, dhe per letren e Michael Ataliotos ku shqiptaret i ben te sjellur nga Italija dhe Sicilia dhe Arab.
Te me falesh per vonesen i nderuari Picasso! Kam pasur dhe vazhdoj te kem probleme te pandalshme me internetin ketu ne lagjen time, ndaj besoj qe me kuptoni. Sa i perket materialit ate e kam marre prej:
The force of circumstances has driven the Albanian into fierce espousal of one or other of the causes which are being periodically fought out between antagonists whose success or defeat leaves his own condition almost unchanged. It was an Albanian who led the Greeks in the War of Independence, and again an Albanian who commanded the Turkish troops sent to quell the rebellion. The Kings of Naples kept an Albanian regiment styled the Royal Macedonian, and the famous resistance of Silistria in 1854 is due to dogged Albanian bravery. Marre nga nje material me i gjate ne:
http://www.newadvent.org/cathen/01253b.htm
Ne sot po hedhim faren me emrin Bashkim,
Qe neser te korrim frutin me emrin Bashkim!

User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1360
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Dhimitër Frangu: VEPRAT E LAVDISHME TE SKANDERBEUT

#53

Post by Patush » Mon Sep 14, 2009 1:59 pm

Lek Pervizi


Me shkrue e me dhanë mendime mbi Gjergj Kastriotin Skanderbeun mbas 600 vjetëve të lindjes tij, patjetër se nuk asht aq e lehtë sa mund t'ishte në kohën kur ai jetoi, nga dita qe doli në dritë më 1405 e deri kur mbylli sytë përfundimisht në Lezhë më 1468. Gjatë kësaj periudhe u zhvillue dhe u ndërtue e gjithë historia e tij, si Princ i Shqipnisë dhe si Hero i Kombit Shqiptar.
Akush tjetër nuk mund t'ishte i aftë për ta ndjekë nga afër jetën e veprimtarinë e këtij Princi, ma mirë se një bashkëkohës, këshilltar, fetar, arkëtar dhe ambasador i tij, besnik dhe i kulturuem, siç ishte një Dhimitër Frangu. Në qoftë se nuk del njeri tjetër i rrethit të ngushtë të tij, që të ketë arritë me shkrue një dëshmi ma të saktë, s'ka dyshim se burri që përmendëm mbetët i vetmi që ka mundë me dhanë një biografi e histori të shkoqitun e sa më të vërtetë mbi Skënderbeun Por gjatë vjetëve dhe shekujve të mavonshëm, dolën mjaft shkrimtarë, e ndër ta, shumë historianë, që të terhequn nga kjo figurë madhore e historisë shqiptare dhe europiane, iu vunë punës për të shkrue e botue vepra të tjera, qoftë të mbështetuna mbi fakte apo të ngarkueme me hipoteza e hamendje që i kapërcenin kufijt e realitetit për të kullotë në fushën e fantazisë. Këto dukuni të fundit, patjetër se u përgjigjen frymëzimit krijues së shkrimtarëve, poetëve, dramaturgëve, romanzierëve, muzikantëve e piktorëve, pra artistëve të penës, të peneli, të daltës e të notave, kujt të tilla kritere hiperbolike u lejohen. Por jo që kjo të iu lejohet historianëve të mirëfilltë.
Në dy shekujt e parë pas vdekjes së Skënderbeut, gjithë autorët e librave që u shkruen për të, kishin mbushë ujë të kulluet te burimi fillestar i Dhimitër Frangut, sa që ne një mënyrë pothuejse rituale, fjalët e frazat e tij u përcollën të pandryshueme nga një autor tek tjetri. Kjo bie në sy menjëherë, për ata që i kanë lexue gjithë librat që u botuen nga viti 1480, vit i dorëshkrimit të parë latinisht të Dhimitër Frangut. Ndryshimet, në disa autorë, erdhën si pasojë i kërkimit të « qimes në vezë ». Me këtë duem të themi, se tue pasë dëshminë ma së të bindshme të një Dhimitër Frangu nuk ishte nevoja të kapërcehej në hamendje të pakontrollueme e në fantazi të teprueme në përshkrimin e historisë së Skënderbeut. Vërtet se Marin Barleti na dha një vepër latinisht, që u muer si bazë e historisë së Skanderbeut, por edhe vepra e Barletit e kishte zanafillën në tregimin besnik të Frangut, kujt ai duhet të ia dinte për nder që kishte dhanë një dëshmi aq të randësishme mbi jetën dhe veprat e Skanderbeut. Vetë Barleti, në shumë raste shkruen fjalë për fjalë thanjet e Frangut.
Dhimitër Frangu e kishte titullue librin e tij (jap tekstin e plotë të botimëve italisht, sepse dorëshkrimi latinisht nuk asht gjetë akoma) : «Gli illustri et gloriosi gesti et vittoriose imprese, fatte contra Turchi dal Sign. D. Giorgio Castriotto, detto Scanderbeg, Prencipe d'Epirro.» - Ky titull i pandryshuem doli në të gjithë botimet italisht të vitëve, 1506, 1531, 1539, 1541, 1545, 1548, 1584, 1589, 1610 e de ri 1679 e ma tutje, sepse vepra e Frangut ishte njohun disa vjet para veprës së Barletit që doli më 1509 e 1537, po në Venecia. Vepra e Frangut, kishte njohun disa ribotime radhazi, ma tepër se njezet, nga 1480 (Iatinisht), dhe nga 1506 deri 1679 (italisht) dhe ndonjë botim frengjisht e gjermanisht, me të njëjtin titull e me të njejtën përmbajtje, pavarësisht nga ndonjë përmirësim të tekstit, nga përkthyes e redaktorë të ndryshëm, që gabimisht citohen nga historianët e pastajshëm si autorë efektivë, pa qenë të tillë. Edhe vetë teksti latinisht që mbahet e një autori anonim «Antivarino », nuk asht tjetër veçse tregimi latinisht i Dhimitër Frangut, që gjatë largimit nga Shqipnia, pas vdekjes së Skanderbeut, mund të jetë ndalue për do kohë në Tivar, ku ishte


Vepra e Dhimitër Frangut priti 525 vjet që të lexohet
nga shqiptarët e që këta të njohin historinë e tij të vërtetë
në 600 vjetorin e vdekjës së tij.
( Botimi : Arberia , Tiranë 2006 dhe 2007 )

Arqipeshvia nga ai varej (para se të kalonte në Venecia), e ku mund të ketë fillue me shkrue veprën latinisht që përkon me vitin 1480 që përmendet nga Giammaria Biemmi në librin e tij të vitit 1756, ku thotë se kishte gjetë në Venecia një libër latinisht pa faqet e para e të fundit e pa emën të autorit, pra anonim, veçse me titullin dhe datën e botimit, 1480 dhe diku emnin e Tivarit. Kur të tjerët çpikin teori hamendore nga më të stërholluemet, edhe neve na lejohet që të paraqesim mendimin tonë, të mbeshtetun në një taban ma të fortë se sa fantazia fluturake e ndonjë mendje shkrimtari. Një ndër historianët e njohun të Rilindjes italiane, pëshkopi i Noçeras, Paolo Giovio, edhe ai shkrojti një histori të Skënderbeut që u botua më 1531-1541, ku ashiqare shihet se ky historian i përmendun ka përvetësue veprën e Frangut, duke e paraqitun si të veten. Aty asht ndjekun vija tregimtare e veprës së Dhimitër Frangut, pa i luejtë një shkronjë e një presje, veçse e paraqitun me një stil më të përpunuem të italishtës dhe me ndonjë shtesë nga fundi. Por edhe ky libër hyn në radhën e atyne që u përkthyen ose u adaptuen drejtpërsëdrejti nga libri i këshilltarit e financierit të Skanderbeut. Për këtë problem, citojmë këtu ma poshtë dëshminë e Kalorësit Venecian, Monardo, në kushtimin që ai i ban Princit Angelo Flavio, (nip i Gjergj Kastriotit), për librin e Dhimitër Frangut që ai e riboton pas botimit të këtij libri më 1545, ku, ndërmjet të tjerave, thotë: « ... veprat e shqueme të Skanderbeut, përmbahen në këtë libër, që u botue më l545, me shumë fjalë të tepërta. Libër që ishte shkrue me dorë nga At Dhimitër Frangu, i cili ishte i pranishëm përsonalisht dhe i mirë informuem për të gjitha betejat dhe veprat e atij Princi. Në këtë libër asht ruejtë përmbajtja e origjinalit, siç ishte botue para do kohë në këtë gjuhë popullore. Prandaj shpresoj ta ribotoi me ndihmen tue}. .. » - Venecia 1610.
Siç del fare qartë nga kjo dëshmi, Dhimitër Frangu konsiderohej, prej të gjithve, si një bashkohës dhe bashkshoqnues i nderuem i jetës dhe veprave të Skanderbeut. Nga kjo, nxirret përfundimi krejt i logjikshëm, se ma mirë se ai, askush tjetër nuk mund të pershkruente ma saktë jetën e ngjarjet që shoqnuen Fatosin e madh shqiptar. Prej sa thamë, kuptohet se shqiptarët e Venedikut e njihnin veprën e Barletit, por nuk e çmonin, sepse aty ishin kapërcye kufijt e realitetit dhe ishin shtue gjana të paqena e teprueme, prandaj vepra e tij nuk u përhap, ndërsa vepra e Dhimitër Frangut njohu mbi njëzet ribotime radhasi vetëm ne Venecia dhe u mor si shëmbëll nga shumë shkrimtarë të huej e ndonjë shqiptar. Fan Noli boton më 1924 "Historinë e Skënderbeut" tue u bazue në dokumentët e vjetër e kryesisht Barletin, por edhe të tjerë autorë (të gjithë frangistë) e na paraqet një histori sa ma të saktë të tij, sepse bashkohësit e Skanderbeut ia dinin ma mirë historinë se sa historianët modernë mbas 500 vjetëve. Por Fan Noli gaboi randë tue e transformue historinë e Gjergj Kastriotit në botimin e dytë më 1947, se gjoja paskej gjetë dokumenta të tjerë. Cilët dokumentë? Ato të arshivave turke ku Skanderbeu as mund të përmendej as mund të naltësohej, për të mos ulun prestizhin e Sulltanëve që e pësuen prej tij, dhe të vetë Turqëve, ushtritë e të cilëve i dërmoi, jo një herë por përherë, gjatë 27 vjetëve (sipas Frangut, 1441-1468) që qëndroi në krye të shtetit shqiptar? Prandaj të vjen çudi si një historian si Fan Noli ka mundë me e paraqitë Skanderbeun si një koçak mali, kur atij i gjunjëzohej në nderim gjithë Europa, e shkruejtën e shkruejnë me admirim shkrimtarë e historianë të shquem, të botës mbarë. Një meritë të posaçme i takon Naim Frashërit, që me frymëzim poetik e dashuni ndaj atdheut, për Skanderbeun shprehet aq bukur : «Krujë, qyteti i bekuar - prite prite Skanderbenë - që po vjen si pëllumb i shkruar - të ç/irojë mëmëdhenë 1...» Ku me pak rreshta përblidhet gjithë madhështia e Heroit të madh që vlejnë sa për një libër të tanë historie.
Nisma jonë, së pari, qëndron në faktin se jemi mbështetë në një nga përkthimet ma besnike që iu banë veprës së Dhimitër Frangut, e pikërisht në librin e redaktuem e të rishtypun më 1584 nën kujdesin e Girolamo Angelo, bir i Angelo Flavios e nip i Skënderbeut. Besoj se deri tani asht dhanë një paraqitje sa ma i vërtetë i përpjekjeve të shqiptarve për të nxierrë në dritë historinë e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, ku një rol të randësishëm luajtën dhe nipat e tij, të familjes se Engjëllorëve, të cilët i mbeshtetën të gjithë botimet që kishin për bazë origjinalin e Dhimitër Frangut, që i kishte ndjekun në Venecia, e që njihej për urtësi e kulturë të shëndoshë si dhe një dëshmitar përjetues i kohës së Skënderbeut, dhe që, tue qenë kushëri i Peshkopit Pal Engjëlli, ishte edhe një nip i atij Princi. Së dyti, tue pasë lexue versione të ndryshme të historisë së Skanderbeut, duke fillue me Barletin e bashkohësit e tjerë venecianë, përkthyes e adaptues të Frangut, si Paolo Giovio, e tue vazhdue me botime të tjera ma të vona të vitëve 1610 e 1646, të« Anonimit» të Palermos, 1845; Duponcet, Paris, 1874; Pisko, Vienne, 1894; Fan Noli, 1924, 1947, e të tjerë shkrimtarë ; ndër këto botime, edhe disa romane e vepra dramatike nga autorë italianë, si dhe tue pasë njohuni mbi legjendat kryesore mbi Skënderbeun, nga goja e pleqve të Kurbinit, Lezhës, Krujës, Matit, Mirditës etj. para vitit fatkeq 1944, që ne emën të sllavo- komunizmit i mbylli të gjitha shtigjet e patriotizmit shqiptar, arritëm në përfudimin se tregimi i Dhimitër Frangut ishte i vetmi që rrëfente historinë e vërtetë të Skënderbeut, ashtu siç ishte zhvillue dhe jo sikur disa historianë apo shkrimtarë të indoktrinuem me komunizëm janë përpjekë ta trajtojnë 500 vjet ma vonë sipas botëkuptimit të tyne, të shkëputun nga realiteti i një kohë, që nuk mund të interpretohej me anë të ideologjive moderne, veçanërisht të asaj marksiste, ku i qahej halli Skanderbeut se nuk kishte pasë fatin të njihej me atë ideologji, që të bahej edhe ai komunist, për të zbatue reformat revolucionare "socialiste" midis mesjetës së errët. Pra Skanderbeu i vorfën nuk kishte pasë fatin të ndriçohej nga parimet e ndrituna të marksëm-leninizmit, sepse ishte i zhytun ne botëkuptimet mesjetare të feudalizmit, që asokohë sundonin në Shqipni e kudo në Europë. Kjo ishte një mangësi që shikohej të Heroi i Madh shqiptar, që fatkeqësisht nuk paskej lindë në epokën e « Shqipërisë socialiste» për t'u defrye në atë «kopësht me lule» ku ishte krijue « lufta e klasave », që Skanderbeu nuk paskej arritë me e kuptue e me e zbatue për me i qërue hesapet me princat, fisnikët, fetarët e të tjerë shqiptarë, ashtu siç bani një diktator paranoiak, mbi shtresat intelektuale, 500 vjet më vonë, mes qytetnimit të shekullit njëzet.
Mbi këto përkufizime mbeshtetej e gjithë historiografia shqiptare e periudhës së diktaturës komuniste, që kërkonte ta trajtonte figurën e Fatosit të Kombit, tue mos u vu asnjë randësi librave që ishin shkrue për të nga shqiptarët bashkohës, libra që tregonin historinë e vërtetë të tij. Por, Hirësia Hyjnore (Perëndia) na shpëtoi e na nxori nga humnera skëterrore në botën ku shkëlqen liria, që si flaka e Prometeut ndriçon mbi njerëzimin mbarë, me dritën e përjetshëm të lirisë e të ditunisë, që njerëzit të njohin të vërtetat që qëndrojnë në ballë të qytetnimit, tue u nisë nga ma të thjeshtat deri në ma të konklavitunat. Liria, frymëzuesja e të gjitha arritjeve të njerëzimit, asht frymëzuesja e çdo shqiptari që njohu skllavninë dhe duroi peshën e randë të zgjedhës se një diktature përbindëshe. Ajo liri, na mundësoi që t'i përvishëmi me shpirt të rilindun, jo vetëm për rindërtimin e historisë personale, familjare e shoqnore por që t'i kushtohemi edhe historisë së lavdishme të popullit e kombit shqiptar, ku Gjergj Kastrioti Skanderbeu, ngrihet si një monument vigan i përjetshëm, si një mal granitor i krijuem nga perënditë e Olimpit, për t'i qëndrue i pacënuem kohnave.
Me të drejtë, historiani austriak Julius Pisko shkruen, në librin tij « Skanderbeg », më 1854 se Gjergj Kastrioti , mund të quhej pa ngurrim, Heroi ma i madh i të gjitha kohnave, për veprat faktike që kreu. Pa tjetër se një figurë e tillë do t'i kalonte edhe përmasat legjendare e mitike, për të frymëzue si historianët ashtu dhe shkrimtarët, poetët e artistët, që nuk pushuen gjatë 600 vjetëve nga lindja e tij, që t'ia kushtojnë veprat e tyne, si rrallë të ketë ndodhun për përsonalitete të tjera historike apo legjendare. Figura e tij spikat e naltësohet reale, për aftësitë e mëdha ushtarake siç e ka përkufizue teoricieni ushtarak anglez J. Wolfe: Skënderbeu .... u a ka/on të gjithë strategëve të vjetër e modemë, në udhëheqjen e një ushtrie të vogë/ mbrojtëse.» Lakonizmi i kësaj shprehje flet ma mirë si çdo traktakt historiografik i ngjeshun me përshkrime e hamendje të stërgjatuna e të pafund e krye.
Po të marrim në analizë librat e parë që u shkruen mbi të, ato ma autentikë, siç janë librat e Dhimitër Frangut, të Gjin Muzakës, të Marin Barletit, të Biemmit, të Sansovinos, e të tjerë, prej rreshtave të tyne na jepën aspekte, situata, ndjenja, mendime, sjellje e veprime, që na e paraqesin Heroin vërtet, si një njeri midis njerëzve, por si një njeri i zgjedhun dhe i veçantë.
Veçoritë dalluese të tij u dukën që në fëmini, kur Gjergji i vogël 8-9 vjeç u paraqit para Sulltanit, bashkë me tre vllaznit ma të rritun, kur u mor peng nga turqit. Të vjetrit, gjyshët e stërgjyshë tanë, që rrinin pranë oxhakut të kullave të tyne gurore, tue kuvendue me miq e dashamirë, ishin në gjendje të dallonin tek fëmijët e vegjël, të gjitha vetitë e cilësitë e mira apo të këqija, mendore e trupore, me një vështrim të vetëm, kalue psikologëve e psikjatrëve modernë. Kështu Sulltani turk, njeri me eksperiencë e i mençur, e kuptoi menjëherë se Gjergji i vogël do të bahej një Gjergj i madh. Ai fëmi me tipare të bukura e fisnike, me trup të formuem e të fortë, i shkathtë, i zgjuet e mentar, patjetër se do të bahej një luftëtar trim dhe i zoti, një komandant i shquem, që do t'i shërbente atij, tue u pri ushtrive fitimtare në pushtime të tjera të randësishme, për zmadhimin dhe lavdinë e Perandorisë osmane. Prandaj ia vuni emnin Iskander, në shëmbëll të Aleksandrit të Madh, e që më vonë u quejtë Skanderbeg, si pas e titullit princor që i takonte. Krahas këtyne vetive e aftësive, ai dallohej për trimni, burrni, besë, bujari e shpirtmadhësi, cilësi që do ta karakterizonin gjatë gjithë jetës.
I ndërgjegjshëm për aftësitë e veta, Gjergji iu imponue bashkmoshatarëve që mbushnin oborrin sulltanor, me të cilët rritej, mësonte e ushtrohej në të gjitha drejtimet, mendore e fizike, si një princ i mirëfilltë.
Një tjetër problem që ngrejnë disa historianë dritëshkurtën, fatkeqësisht shqiptarë, asht ai fetar. Thonë këta mendjelehtë, se Skanderbeu e ndërroi fenë dhe u kthye i krishtenë. Ishte ba synet e ishte edukue në fenë muhamedane e Sulltani kujdesej për të sikur ta kishte djalë, tue e ngritë në pozitat më të nalta ushtarake të Perandorisë. Nuk mundemi të përmbahëmi, që të mos t'i quajmë dritëshkurtën ato, kur ma i thjeshti nga populli shqiptar, do të dinte të përgjegjej me vend. Po ju zotnij, po harroni se ai lindi nga prind të krishtenë dhe ishte pagëzue që në djep dhe ishte edukue që në fëmini në besimin kristian. E ama, Princesha Vojsava, një grue e urtë e besimtare, ia kishte mësue që në vegjëli lutjet kryesore, që nuk mund të harrohëshin kurrë. Dihet se kujtimet e mbresat e fëminisë mbetën të pashlyeshme gjatë gjithë jetës se një njeriu. Pastaj, ai i takonte një familje e një populli që kishte 1400 vjet që qëndronte i krishtenë. Gjergji, ndërsa ishte i detyruem t'i nënshtrohej ligjëve, ritëve e zakonëve muslimane, në mendje, zemër e shpirt, ruente të pacënueme dashuninë ndaj prindëve, atdheut dhe besimit kristian, kujt u përkiste që në çastin kur doli në jetë. Në kohën e qëndrimit në oborrin sulltanor e kudo e çonte detyra, ai shoqnohej gjithmonë nga shqiptarë besnikë, që i flisnin për atdheun, për prindët, për popullin e tij, për fenë e krishtenë, për historinë e kombit shqiptar. I këndonin kangë heroike, legjendare e historike, dhe i flisnin për traditat e bukura shqiptare. I përshkruenin bukuritë natyrore të maleve e fushave arbnore, bukurinë e vajzave e djemve shqiptarë, pra, ia mbanin të gjallë kujtimin për vendlindjen që Sulltani hipokrit ia kishte pushtue e që pas vdekjes se Gjon Kastriotit nuk donte të ia kthente, tue e mbajtë me gënjeshtra, mashtrime e lajka oborrtare tepër bajate e neveritëse. Në zemrën e Gjergjit grumbullohej mllefi ndaj padrejtësive, e rritej çdo ditë e ma tepër bashkë me ndjenjën e pasigurisë, sepse ai e kishte marrë vesh për helmimin e tre vllazënve, ndërsa i duhej të bante gjoja se nuk dinte asgja e se gjithçka ishte në rregull me ta. Nga ana tjetër ai i njihte metodat e Sulltanit, që kur ta shihte se Skanderbeu i kishte përmbushë detyrat e caktueme e se kishte fitue famë e simpatit të madhe në rrethet oborrtare, në ushtri e në populi, patjetër se do ta eliminonte siç kishte ba me vllaznit e tij, dhe me të tjerë. Jo që Sulltanët e kishin zakon të eliminonin deri dhe bijtë e vllaznit e tyne, për të sigurue fronin perandorak. Përmatepër Sulltan Murati, s'kishte fare ndërmend të ia kthente Shtetin atnor, për ta fuqizue atë si Princ sundimtar të Shqipnisë, që, tue ia njohun aftësitë e një udhëheqësi të madh uShtarak, mund t'i krijonte andrralla të shumta. Këtij qëndrimi të Sulltanit, Skanderbeu i pergjigjej po me të njejtën mënyrë, pra edhe ai me dinakeri, tue e paraqitë vetën gjithmonë si besnik e mirënjohës, që të mos i linte shkas Turkut të Madh, që të dyshonte për të. Ai e dinte, se për sa kohë që do t'ishte i dobishëm për Sulltanin, nuk do ta gjente asgja por në çastin kur Murati do ta quente të padobishëm, do ta hiqte qafet. Të gjitha këto ngjarje na jepën ashtu siç u zhvilluen, nga Dhimitër Frangu para 525 vjetëve, sepse ai e bashkëshoqnoi jetën e Skanderbeut dhe ishte në dijeni të të gjitha situatave që kishte përjetue Princi shqiptar, të cilin, përmatepër e kishte dajë.
Në këto rrethana kur Sulltani e quente tepër të angazhuem me të, Skanderbeu gjeti rastin që t'i dalë dorës dhe të fitonte pavarësinë e lirinë e vet përsonale dhe të vendit tij. Kjo u realizue pas humbjes së betejës së Nishit, nga ana e Turqëve, ku ata pësuen një disfatë të madhe prej ushtrisë hungareze të Jan Huniadit, për të cilën, Skanderbeu, që komandonte korpusin kryesor të kalorsisë turke, ndikoi duke iu shmangë betejës. Ai u kthye ne atdheun e tij, në fenë e tij e në fronin princor të prindit, tue i sjellë vendit lirinë, aq të dëshirueme e aq të shenjtë për çdo shqiptar. Liri që u kunorzue me ngritjen në Krujë të flamurit të Kastriotëve, me 28 nëntor 1443 (1441 sipas Frangut), që mbeti dita më e madhe e historisë shqiptare, pse, po në atë ditë u shpall pavarësia e Shqipnisë në Vlonë më 1912, me ngritjen e fJamurit kombëtar, kuq e zi, me zhgaben dy krenare në fushë të kuqe, siç na e përshkruen, i pari, fjalë për fjalë, Dhimitër Frangu, në librin e tij, para 525 vjetëve. Një meritë e padiskutueshme e këtij shqiptari, që ishte i pari që mori nismën të përjetësojë në letër çka kishte përjetue e ruejtë mirë në kujtesë, për atë kohë të lavdishme.
(Një mirënjohje të veçantë duhet të tregojnë shqiptarët edhe ndaj poetit anglez, Longfellow, qe me art të përsosun e përshkruejti me vargje ngjarjen që çoj në rikthimin e Skanderbeut në Krujë, i cili poemë u përkthye shqip nga Fan Noli, në mënyrë mjeshtrore.)
Kalimi nga gjendja e pengut në fitimin e lirisë, vetvetiu, si për Skanderbeu ashtu dhe për popullin shqiptar, sillte ndryshime të mëdha. Shqiptarët tashmë fitonin një prijës të madh që u jepte të shpresonte se vendi do të rimkambej e do t'ishte në gjendje të përballonte hordhitë tartare. Synimi i parë i Skanderbeut ishte krijimi i një force të bashkueme, dhe kjo mund t'arrihej vetëm me afrimin e bashkimin rreth tij të Princave shqiptarë, që u realizue ma sukses me Beslidhjen e Lezhës më 2 Mars 1444, ku Skanderbeu u njoh si Prijësi e Kryekomandanti i vetëm i ushtrisë së bashkueme shqiptare.
Nga kjo datë, 25 vjet rresht, shqiptarët me në krye Gjergj Kastriotin Skanderbeun, dolën fitimtar mbi 24 beteja, një rekord, kurrë i arritur nga asnjë udhëheqës tjetër ushtarak i një ushtrie të vogël mbrojtëse. Këto beteja na i radhit njena pas tjetrës Dhimitër Frangu, duke specifikue mirë vendet ku ato u zhvilluen dhe si u zhvilluen. Një meritë e madhe, sepse na vijnë emnat e disa vendeve ashtu siç quhen edhe sot e kësaj dite. Shohim se si Skanderbeu, përveç se një gjeneral e strateg i madh, të tregohet si një burrë shteti i mirëfilltë, administrator i mirë, ligjëvenës e diplomat i zoti. Patjetër se ai mblodhi rreth tij, njerëz të aftë në të gjitha drejtimet, që plotësonin organizimin e fuksionimin e Shtetit dhe rilidhnin marëdhënjet me mbretnitë e principatat europiane, kryesisht me Venedikun, me Hungarinë, me papët e Romës dhe Mbretin Alfons të Aragonës të Napolit. Asnjëherë ai nuk e pa veten në vështirësi ushtarakisht, pavarësisht nga mungesat e shumta, ndihmat e pakta e disa tradhti të njerëzve të tij. Ai diti t'i përballojë e t'i kapërceje ato me aftësi e guxim të jashtëzakonshëm.
Këto përpjekje e vështirësi të vazhdueshme e kalitën atë dhe e banë edhe më të aftë e të zot për t'i ba ballë stuhive sulmuese të pa suksesshme të Sulltanëve, si nga ana ushtarake ashtu nga ana diplomatike. Ushtritë e pashallarëve u dërmuen njena pas tjetrës ; sa që vetë dy Sulltanët babë e bir, Murati II e Mehmeti II, u prinë ushtrive perandorake që arrinin deri në 150.000 vetë, të përforcueme me pajisje ushtarake të randa, si artileri etjera armë të fuqishme. Por karshi qëndresës heroike dhe aftësive të pashëmbëllta të Skanderbeut, të Princave e të luftëtarëve trima, si dhe të shpirtit heroik të popullit shqiptar, ushtritë perandorake pësuen disfata pas disfatash, dhe Sulltanët u detyruen të kthehen kokë ulun e me bisht ndër shalë në pallatët e tyne. Sulltan Murati vdiq, prej infarktit, nga ankthi i madh që e zuni pas dështimit të rrethimit të parë të Krujës.


Kjo gjendje e një lufte të vazhdueshme, ndërmjet supërfuqisë ushtarake të Perandorisë ma të madhe të asaj kohë, prej së cilës po dridhej mbarë Europa, kundër një ushtrie shumë ma të paktë të një shteti të vogël siç ishte ai i Gjergj Kastriotit, duket aq e çuditshme sa të quhet absurde e paradoksale. Një krahasim konkret na vjen nga tregim biblik, i luftimin mes bariut të ri David dhe luftëtarit gjigand Golisë, ku adoleshenti David e përmbys dhe e vret kapadaiun vigan me një të goditun guri, mu në ballë. Krahasim i përdorun nga Frangu. Ku, Skënderbeu dhe Shqiptarët ishin në rolin e Davidit që luftonte kundër balozit, që përfaqësohej nga perandoria Osmane. Ku qëndronte kjo forcë e madhe e Shqiptarve, mendore e trupore, që u jepte atyne aq guxim dhe aq fuqi krahut të Skanderbeut? Përveç se një strateg e gjeneral i madh, ai ishte dhe një luftëtar i papërmbajtun, kujt nuk mund t'i bante ballë askush. Shpata e tij mbillte tmerr e vdekje në rreshtat e anmikut, sa që ai e fitoi famën si i paprekshëm nga çdo lloj arme të asaj kohë. Ma se një betejë u fitue prej kësaj force e trimnije vetjake. Dhimitër Frangu këto cilësi të Kryetrimit na i jep me përshkrime te sakta, pa shtesa hiperbolike. Duhet të kemi një respekt të thellë ndaj këtij burri, që në sajë të nivelit të ngritun kulturor të tij, na la dëshminë mbi jetën dhe veprat e Skanderbeut, në atë gjuhë (latinishte) që ai e njihte mirë. Por duke qenë se latinishtja kishte fillue me u zevendesue nga italishtja e Dante Alighierit me shokë, vepra e Frangut u përkthye menjëherë italisht dhe mbeti burimi kryesor i trajtimit të historisë së Skanderbeut. Në të gjithë librat që u shkruen gjatë pesë shekujve, tregimi i tij deri fjalë për fjalë, gjeti vend në të gjithë përshkrimet e autorëve të tjerë. Kjo nuk asht zor me kuptue, kur të lexohet ky libër që pa dyshim se asht i pari që u shkrue për Gjergj Kastriotin ..
Patjetër se Skanderbeu ishte një njeri me aftësi të spikatuna e të shumanëshme, që i bante njërëzit për vete, ku një roi të randësishëm lozte dhe fjala e tij. Ai ishte një orator i vërtetë, që dinte të fliste e të nidzte shpirtin luftarak të ushtarëve, me fjalime të zjarrta. Po ashtu dinte të zbuste gjendjet e acarueme e të pajtonte e të falte si fajet e gabimet e miqve ashtu dhe fodullekun e anmiqve. Dinte të mëshironte e të pranonte lutjet e kërkesat e ndryshme si dhe t'u përgjigjej me vend, letrave e mesazhëve t'ashpra apo lajkatare të Sulltanëve. Ai mbajti korrespondecë të vazhdueshme me Mbretnit e Princat e Europës, si dhe papët e Romës e dozhët e Venedikut. Kur iu dha rasti, mbajti fjalime para Papëve e Kardinalëve, Mbretënve e Princave, tue i lanë të habitun për aftësinë e tij oratorike.
Ndërkohë, shtjellimet politike të asaj kohë nuk ishin aspak të favorshme, sepse mbretnitë, principatat, e shtetet europiane, ishin në konflikt të vazhdueshëm kundër njëni tjetrit, për pushtime e supremaci të pakontrollueshme. Sa që në këto konflikte u përfshi edhe vetë Skanderbeu, kur iu desh të shkonte në ndihmë, të Mbretit Ferdinand, bir i mikut tij të ndjerë, Mbretit Alfons të Napolit. Në këtë fushatë ushtarake, Skanderbeu u gjet për të parën herë, para një ushtrie europiane, që ndryshonte nga struktura, nga armatimet dhe nga strategjia, krejt të tjera nga ato të ushtrisë shqiptare, e cila ishte e pajisun me armatime të lehta, kundër një force ushtarake me armatime të randa e krejt e veshun në hekur e çelik, mbi kuaj ma të mëdhej se ato të kalorësisë shqiptare, nën komandën e një nga gjeneralët ma të shquem të Italisë e t'Europës, siç ishte Konti Jakopo Piçinino. Manovrës taktike dhe strategjisë të gjeneralit të shquem italian, që përcaktohej ma tepër me lëvizje taktike, si në një lojë shahu, ku fitorja arrihej me imponimin e strategjisë fituese e pa gjakderdhje, pra si zhvillimi i një lloj manovre stërvitore, Skanderbeu iu përgjigj me forcën kokrete të një ushtrie që lufton përnjëmend dhe jo për lojë. Që në kontaktin e parë, gjenerali italian e kuptoi se me Skënderbeun nuk bahej shaka, dhe kështu deshi të përdorte dredhinë dhe tradhëtinë për ta eliminue atë, duke i kurdisë edhe gracka. Këto orvatje dështuen, dhe puna arriti në një betejë ballore të ashpër, ku gjenerali italian dhe ushtria e tij pësuen një disfatë të përgjakshme, që u kalli tmerrin gjithë të tjerëve, dhe prej së cilës mezi shpetoi vetë konti Piçinino, krejt i turpnuem. Kështu, fama dhe emni i Skanderbeut u përhapën anëmbanë, por askush nuk e luejti gishtin për t'i ardhë në ndihmë këtij fatosi të madh, në luftën e tij të pabarabartë kundër perandorisë turke që po sulmonte Europën nga çdo anë. I vetmi që e kuptoi randësinë e rolin e Skanderbeut, ishte papa Pius-II, i cili arriti të organizojë një kryqëzatë të fuqishme, ku Mbretnit dhe Princat europianë e pranuen Skanderbeun, si Komandant të Përgjithshëm të Kryqëzatës, që do të nisej nga porti i Ankonës. Vdekja e papritun e Papës bani që kryqëzata të dështonte e të mos nisej. Kjo e mërziti shumë Skanderbeun, që ishte përgatitë t'i jepte dërmën përfundimtare perandorisë osmane, me një ushtri aq të organizueme, që nën komandën e drejtimin e tij, nuk mund t'i bante ballë asnjë fuqi tjetër ushtarake, aq më pak ajo turke, kujt Skanderbeu ia njihte forcën, armatimet, taktikë e strategjinë, si dhe aftësinë e pashallarëve që mund t'i kundërvihëshin. Skanderbeu pati një zhgënjim të madh, sepse ajo nismë luftarake, jo vetëm se nuk u ndoq nga papët e tjerë pasardhës, por ai nuk u ndihmue as ushtarakisht as financiarisht prej tyne. Dëshmitar i këtyne ngjarjeve, patjetër së ishte Dhimitër Frangu, që në ato kontakte ishte i pranishëm vetë, siç e verteton fakti, së në udhëtimin në Romë, e shoqnonte Skanderbeun, dhe ishte pikërisht Frangut që iu dorëzuan 3000 skude nga arkëtari i Papës. Me modesti të madhe, Frangu nuk e përmend as e cilëson veten gjekundi. Por roli tij, theksohet nga të tjerët, si humanisti e historiani italian Paolo Giovio, që ndonse ia përvetësoi veprën, pati kurajon ta përmendë dhe të ia tregojë origjinën dhe funksionin që kryente pranë Skanderbeut.. Ashtu dhe kalorësi Giovan Maria Monardo e ndonjë tjetër.
Për Skanderbeun diplomat nuk asht folun e shkrue shumë, duke qenë se ai ishte kryesisht një ushtarak që dinte të udhëhiqte ushtritë e jo të merrej me politikë e diplomaci. Por vetë rrethanat e përballimit të fuqisë së madhe osmane, që kërkonte me çdo kusht të gllabëronte Shqipninë, për t'i hapun rrugën vetes drejt Europës, nga ana e Italisë, prej ku e ndanin vetëm 100 de ri 80 milje detë, jo aq i vështirë për t'u kapërcye me flotën e madhe që dispononte perandoria, e shtynin Skanderbeun të manovronte e të ndërhynte në instancat shtetërore të vendeve europiane, të Venedikut, të Napolit e të Selisë Shenjtë në Romë e gjetke, për të gjetë ndonjë mënyrë zgjidhjeje e për të marrë ndihmat e nevojshme për me përballue luftën kundër turkut. Ai në raste specifike, si fushata e Italisë apo ngatërresat me Venedikun për Danjën, ishte i detyruem me ba paqë me Sulltanët. E kjo nuk ishte një punë aq e lehtë, kur shqiptarë e turq ndëshëshin vazhdimisht në beteja t'ashpra. Në këtë mes hynte dhe nevoja për ta prishë atë paqë të brishtë për qëllime ma të ngutshme e jetike. Në këto shtjellime politike, Skënderbeu dinte të manovronte si një burrë shteti e diplomat i mirë, sigurisht duke pasë pranë bashkëpuntorë të aftë për t'u këshillue e për ta mbështetë e lehtesue në këto çështje delikate, ku ishte në lojë fati i vendit.
Të gjitha këto çështje që prekëm shkurtimisht, i gjajmë të paraqituna në veprën e Dhimitër Frangut, ku jepen me pak penelata, të mjaftueshme për t'i kuptue ato ma mirë e ma thellë, për lëxuesin e kujdesshëm. Si njeri i ngritun dhe njohës i thellë i latinishtës, që ishte gjuhë zyrtare dhe e diplomacisë së Europës, s'ka dyshim se ai ka qenë edhe shkruesi e redaktuesi i korrispondecës të Skanderbeut. Edhe në letërshkëmbimet e Skanderbeut me Sulltanët, patjetër që ai ka qenë i angazhuem e në dijeni të plotë, siç del nga tregimi tij. Prej Frangut kemi të parin letërkëmbim të Skanderbeut me Sulltanët.
Ai u ikën përshkrimëve të gjata e të stërhollueme, sepse ai nuk ka ndërmend të krijojë një vepër letrare as një traktat historik. Qëllimi tij është që të japë një dëshmi të saktë mbi jetën e veprat e Skanderbeut siç realisht ndodhen e u zhvilluen, për të lanë një dokument të mirëfilltë për historinë, ndryshe nga Barleti, që historinë e tij e ngarkon me tregime deri dhe fantastike e prallore, jashtë realitetit. Edhe fjalimet e letrat e Skanderbeut jepën pa ngarkesa të kota, por thjesht ashtu si u folën edhe u shkruen, sepse, autori vetë ishte aty i pranishëm, dëshmitar i bindshëm i historisë që po shkruhej me shpatë e me heroizëm të pashëmbëllt. Emnat nuk i përdor shumë, as të vendëve as të njerëzve. Por nga përshkrimet e sakta asht e mundun të përcaktohen se ku u zhvilluen disa beteja të randësishme si ajo që quhet e Albulenës, e cila në asnjëmënyrë nuk mund t'ishte zhvillue në zonën e Zhejës ose Fushë Krujës, sepse Frangu e tregon me imtësi se ajo betejë u ba, gjatë rrjedhës së poshtme të lumit Mat, de ri në detin Adriatik, në fushën e Milotit, ku kishte ngritë çadrat ushtria e madhe turke e Isa pashës prej 40.000 vetësh, në të cilën ishte përfshi si sanxhak edhe Hamzaj, nipi i Skanderbeut, që kishte tradhtue. Beteja në fjalë mund të quhet beteja e Fushë Kuqes, siç populli e ka ruejtë e trashëgue gojarisht brez pas brezi atë betejë e atë vend. Barleti e përmend Fushë Kuqen dhe një betejë që aty ngjau, por nuk asht në gjendej të tregojë se cila ishte e si u zhvillue. Këtë shëmbëll (që sigurisht do të hasë në shumë kundërshtime) e sollëm për të theksue se Dhimitër Frangu asht i vetmi dëshmitar i vërtetë dhe i besueshëm për historinë e Skanderbeut, nga lindja deri në vdekjen e tij. Nga pikëpamja faktike, banorët autoktonë të Kurbinit nuk kanë trashëgue as kanë krijue një emë, të tillë « Albulena » në territorin e tyne fushor, kur dihet mirë se aty janë ruejte me shekuj të tanë, emna që vijnë nga lashtësia pellasgo-ilire, si, Kurbin, Sebaste, Skuraj, Laç, Patok, Milot, etj. Se ku e ka gjetë e sajue atë emën Barleti, vetëm ai e di. Ndoshta ai emën ka lidhje me atë vendi që quhet « Ujë Bardhë », prej ujnave sulfurike të Fushë Krujës, po si thamë, përshkrimi i Dhimitërë Frangut flet për fushën e Bregut të Matit poshtë Milotit, siç e shpjeguem ma nalt. Sidoqoftë, nga përshkrimi i tij, vetkuptohët lehtas prej çdo lexuesi shqiptar që e njeh gjeografinë e vendit, se ajo betejë u zhvillue pikërisht në fushën poshtë Milotit, që nga populli quhet Fushë Kuqe, nga lufta e përgjakshme që u zhvillua aty. Nga kjo ngjarje janë mundue me përfitue disa dritëshkurtën për të krijue pra lia me mbret, sikur Skanderbeu qenka këshillue me ndonjë fshatar, që nuk përmendet gjekundi. Atyne mund t'i jepet përgjigja që Skanderbeu i dha Ballaban Pashës, kur i çoi si dhuratë parmendën e veglat e tjera bujqësore tue i thanë, se për punën e bUjkut ishte i aftë, kurse punët e luftës të u a linte luftëtarve. Dhe jo ma që paskej
qenë ulë ky Princ i madh me pyet një fshatar të parmendës. Në qoftë se këshillohej Skënderbeu atë e bante me komandantët e ushtrisë tij, dhe jo me një njeri dosido që gjente rrugës. Por çdo histori përcillet edhe me gojëdhanat ma të ndryshmet, nga ato që ngjasojnë dhe nga ato që nuk përtypën. Fatmirësisht te Dhimitër Frangu nuk shihen të tilla çoroditje mendore.
Nga ana njerëzore çka mund të themi për Skënderbeun ? Ai karakterizohej nga ndjenja të larta fisnike, që shfaqëshin në çdo rrethanë, par veçanërisht në ato më të randësishmet. Bujar, zemërmadh e fisnik, i gatshëm që të falë e të nderojë, si miqtë dhe anmiqtë, kur e kërkonte puna. Me robt e luftës sillej njerëzishëm e burrnor tue i trajtue sipas pozitës e gradave. l lironte kundrejt pagesave të caktueme e kishte raste që i linte të lirë pa asnjë lIoj shpërblimi. Të ardhunat i duheshin për të shpërblye ushtrinë e tij, dhe për të përballue shpenzimet e luftës. Në luftë e sipër ishte i papërmbajtun dhe mbillte tmerrin në rreshtat e anmiqve, ku shpata e tij bante kërdinë e shkaktonte çthurjen e disfatën e tyne. Fuqia e tij trupore ishte tepër e madhe. Shtatnaltë dhe me muskuj të çeliktë, e manovronte shpatën si t'ishte pupël, par ajo binte mizore dhe e randë si peshë plumbi, tue e ditë se kishte raste që ai i kepuste dhe i çante mespërmesi kundërshtarët e mjerë që kërkonin t'i kundërvihëshin.
Të gjtha këto rrethana na jepen Fare të qarta e bindëse. Tregimi i Frangut ndjek vijën e shtjellimit të jetës dhe veprimtarise së Skanderbeut, në mënyrë të rrjedhshme, sikur t'ishte tue bisedue në një rreth miqsh. Ky përshkrim i natyrshëm e pa ngarkesa të tepërta, sikur na e afron Gjergj Kastriotin dhe na e ban bashkejetues. Mbyllja e tregimit të len haru. Vdekja e Skanderbeut vjen, vërtet e papritun, por e vetëdijshme për vetë Heroin ashtu dhe për rrethin e besnikëve të tij. Krijohet një gjëndje pritjeje e akthshme. Ndoshta Fatosi e merr veten e çohet me i pri përsëri ushtrisë. Një dëshirë e papërmbajtun për të gjithë të pranishmit. Edhe lexuesi vetë sikur pret qe tregimi të vazhdojë të përmendë trimni e fitore të tjera. Por papritmas gjithçka merr fund. Atë fund të paevitueshëm që çdo njeri pëson, e së cilit nuk mund t'i shmangën as heronjtë. Por ata kanë privilegjin te ringjallën e të mbijetojnë me veprat e lavdishme që
kryen. Skanderbeu vazhdon prej shekujsh të jetojë në mendjen e kujtimin e papullit shqiptar. Vazhdon të frymëzojë historianë, shkrimtarë e artistë që ta përjetësojnë me veprat e tyne. Edhe ne, me këtë ribotim të veprës së Dhimitër Frangut, e ringjallim atë para shqiptarve, në 600 vjetorin e lindjës së tij. Sikur ai na dei përpara në gjithë bukurinë, madhështinë e forcën e tij, prej kampioni të mbrojtjës së qytetnimit e të krishtënimit europian, kujt u takonte si rracë, si histori, si filosofi e tradita të nalta shqiptare, të papullit ma të vjetër të Ballkanit dhe t'Europës, të cilit pushtimet e hueja të njepasnjëshme dhe padrejtësitë e fuqive të mëdha ia mohuen dhe ia grabitën, bashkë me historinë edhe trojet e banorët shumë shekullorë e parahistorikë. l mbetët shqiptarve të vazhdojnë veprën e Dhimitër Frangut me shokë, me vepra të tjera të denja për naltësimin e kombit tonë, e të bijve ma të denjë e të lavdishëm të

angazhuem e në dijeni të plotë, siç dei nga tregimi tij. Ai u ikën përshkrimëve të gjata e të stërhollueme, sepse ai nuk ka ndërmend të krijojë një vepër letrare as një traktat historik. Qëllimi tij është që të japë një dëshmi të saktë mbi jetën e veprat e Skanderbeut siç realisht ndodhen e u zhvilluen, për të lanë një dokument të mirëfilltë për historinë, ndryshe nga Barleti, që historinë e tij e ngarkon me tregime deri dhe fantastike e jashtë realitetit. Edhe fjalimet e letrat e Skanderbeut jepën pa ngarkesa të kota, par thjesht ashtu si u folën edhe u shkruen, sepse, autori vetë ishte aty i pranishëm, dëshmitar i bindshëm i historisë që pa shkruhej me shpatë e me heroizëm të pashëmbëllt. Emnat nuk i përdor shumë, as të vendëve as të njerëzve. Por nga përshkrimet e sakta asht e mundun të përcaktohen se ku u zhvilluen disa beteja të randësishme si ajo që quhet e Albulenës, e cila në asnjëmënyrë nuk mund t'ishte zhvillue në zonën e Fushë Krujës, sepse Frangu e tregon me imtësi se ajo betejë u ba, gjatë rrjedhës së pashtme të lumit Mat, deri në detin Adriatik, në fushën e Milotit, ku kishte ngritë çadrat ushtria e madhe turke e Isa Pashës prej 40.000 vetësh, në të cilën ishte përfshi si sanxhak edhe Hamzaj, nipi i Skanderbeut, që kishte tradhtue. Beteja në fjalë mund të quhet beteja e Fushë Kuqes, siç papulli e ka ruejtë e trashëgue gojarisht brez pas brezi atë betejë e atë vend. Barleti e përmend Fushë Kuqen dhe një betejë që aty ngjau, por nuk asht në gjendej të tregojë se cila ishte e si u zhvillue. Këtë shëmbëll (që sigurisht do të hasë në shumë kundërshtime) e sollëm për të theksue se Dhimitër Frangu asht i vetmi dëshmitar i vërtetë dhe i besueshëm për historinë e Skanderbeut, nga lindja de ri në vdekjen e tij. Nga pikëpamja faktike, banorët autoktonë të Kurbinit nuk kanë trashëgue as kanë krijue një emë, të tillë « Albulena » në territorin e tyne fushor, kur dihet mirë se aty janë ruejte me shekuj të tanë, emna që vijnë nga lashtësia pellasgo-ilire, si, Kurbin, Se baste, Skuraj, Laç, Patok, Milot, etj. Se ku e ka gjetë e sajue atë emën Barleti, vetëm ai e di. Ndoshta ai emën ka lidhje me atë vendi që quhet « Ujë Bardhë », prej ujnave sulfurike të Fushë Krujës, pa si thamë, përshkrimi i Dhimitërë Frangut flet për fushën e Bregut të Matit poshtë Milotit, siç e shpjeguem ma nalt. Sidoqoftë, nga përshkrimi i tij, vetkuptohët lehtas prej çdo lexuesi shqiptar që e njeh gjeografinë e vendit, se ajo betejë u zhvillue pikërisht në fushën pashtë Milotit, që nga papulli quhet Fushë Kuqe, nga lufta e përgjakshme që u zhvillua aty. Nga kjo ngjarje janë mundue me përfitue disa dritëshkurtën për të krijue pra lia me mbret, sikur Skanderbeu qenka këshillue me ndonjë fshatar, që nuk përmendet gjekundi. Atyne mund t'i jepet përgjigja që Skanderbeu i dha Ballaban Pashës, kur i çoi si dhuratë parmendën e veglat e tjera bujqësore tue i thanë, se për punën e bujkut ishte i aftë, kurse punët e luftës të u a linte luftëtarve. Dhe jo ma që paskej
qenë ulë ky Princ i madh me pyet një fshatar të parmendës. Në qoftë se këshillohej Skënderbeu atë e bante me komandantët e ushtrisë tij, dhe jo me një njeri dosido që gjente rrugës. Por çdo histori përcillet edhe me gojëdhanat ma të ndryshmet, nga ato që ngjasojnë dhe nga ato që nuk përtypën. Fatmirësisht te Dhimitër Frangu nuk shihen të tilla çoroditje mendore.
Nga ana njerëzore çka mund të themi për Skënderbeun ? Ai karakterizohej nga ndjenja të larta fisnike, që shfaqëshin në çdo rrethanë, par veçanërisht në ato më të randësishmet. Bujar, zemërmadh e fisnik, i gatshëm që të falë e të nderojë, si miqtë dhe anmiqtë, kur e kërkonte puna. Me robt e luftës sillej njerëzishëm e burrnor tue i trajtue sipas pazitës e gradave. 1 lironte kundrejt pagesave të caktueme e kishte raste që i linte të lirë pa asnjë lIoj shpërblimi. Të ardhunat i duheshin për të shpërblye ushtrinë e tij, dhe për të përballue shpenzimet e luftës. Në luftë e sipër ishte i papërmbajtun dhe mbillte tmerrin në rreshtat e anmiqve, ku shpata e tij bante kërdinë e shkaktonte çthurjen e disfatën e tyne. Fuqia e tij trupare ishte tepër e madhe. Shtatnaltë dhe me muskuj të çeliktë, e manovronte shpatën si t'ishte pupël, par ajo binte mizore dhe e randë si peshë plumbi, tue e ditë se kishte raste që ai i kepuste dhe i çante mespërmesi kundërshtarët e mjerë që kërkonin t'i kundërvihëshin.
Të gjtha këto rrethana na jepen Fare të qarta e bindëse. Tregimi i Frangut ndjek vijën e shtjellimit të jetës dhe veprimtarise së Skanderbeut, në mënyrë të rrjedhshme, sikur t'ishte tue bisedue në një rreth miqsh. Ky përshkrim i natyrshëm e pa ngarkesa të tepërta, sikur na e afron Gjergj Kastriotin dhe na e ban bashkejetues. Mbyllja e tregimit të len haru. Vdekja e Skanderbeut vjen, vërtet e papritun, par e vetëdijshme për vetë Heroin ashtu dhe për rrethin e besnikëve të tij. Krijohet një gjëndje pritjeje e akthshme. Ndoshta Fatosi e merr veten e çohet me i pri përsëri ushtrisë. Një dëshirë e papërmbajtun për të gjithë të pranishmit. Edhe lexuesi vetë sikur pret qe tregimi të vazhdojë të përmendë trimni e fitore të tjera. Por papritmas gjithçka merr fund. Atë fund të paevitueshëm që çdo njeri pëson, e së cilit nuk mund t'i shmangën as heronjtë. Por ata kanë privilegjin te ringjallën e të mbijetojnë me veprat e lavdishme që
kryen. Skanderbeu vazhdon prej shekujsh të jetojë në mendjen e kujtimin e papullit shqiptar. Vazhdon të frymëzojë historianë, shkrimtarë e artistë që ta përjetësojnë me veprat e tyne. Edhe ne, me këtë ribotim të veprës së Dhimitër Frangut, e ringjallim atë para shqiptarve, në 600 vjetorin e lindjës së tij. Sikur ai na dei përpara në gjithë bukurinë, madhështinë e forcën e tij, prej kampioni të mbrojtjës së qytetnimit e të krishtënimit europian, kujt u takonte si rracë, si histori, si filosofi e tradita të nalta shqiptare, të papullit ma të vjetër të Ballkanit dhe t'Europës, të cilit pushtimet e hueja të njepasnjëshme dhe padrejtësitë e fuqive të mëdha ia mohuen dhe ia grabitën, bashkë me historinë edhe trojet e banorët shumë shekullorë e parahistorikë. 1 mbetët shqiptarve të vazhdojnë veprën e Dhimitër Frangut me shokë, me vepra të tjera të denja për naltësimin e kombit tonë, e të bijve ma të denjë e të lavdishëm të

tij, që e shoqnuen historinë e shqiptarve gjatë shekujve e deri në ditët e tanishëm, ku Gjergj Kastrioti Skanderbeu, qëndron si monument vigan i përjetshëm, krenaria legjitime dhe ma e madhe e Kombit Shqiptar. Historiani i shquem danez, Profesori Ludvig Holberg shkruante më 1739, se Skanderbeu ishte një ndër gjeneralët ma të mëdhej, që të kishte jetue ndonjëherë.
Mbas pjesës së parë të kësaj pa rathanje, ku ma tepër trajtohet shtjellimi i tregimit të Dhimitër Frangut, patjetër se na duhet të flasim diçka edhe për të, me aq sa kemi mundësi, sepse mungojnë dokumenta të sakta. Por për ne janë të mjaftueshëm shënimet e kalorësit venecian Monardo, që përmendëm ma sipër, ku ai përcakton se Frangu ishte personi që i kishte ndejtë pranë Skënderbeut, i mirë informuem për jetën dhe veprat e ti}. Një dëshmi tjetër përforcuese vjen nga Pëshkopi i Noçerës, Paolo Giovio, historian e humanist i rilindjes italiane, kur na tregon se 3000 skude florini që Papa Pali II i dha Skanderbeut, iu dorëzuen nga arkëtari i Papës, arkëtarit të tij, Dhimitër Frangut, që kuptohet se ishte i pranishëm në takimet zyrtare të Princit me autoritetet më të nalta të Kishës Katolike, që të len me kuptue se ai e shoqnonte në gjithë takimet e tjera të nivelit europian, tue mos harrue se ai zotnonte latinishtën, gjuhën zyrtare të kohës, e të tjera gjuhë, dhe ishte i pajisun me një kulturë të gjanë.
Tue mos e mohue, randësinë e gjithë librave të tjerë që u shkruen për Skënderbeun, duhet që të vlerësojmë, autorin e parë të një dëshmie historike që shkruejti veprën e parë biografike kushtue Gjergj Kastriotit, e kjo 12 vjet pas vdekjës tij. E përsëris akoma dhe një herë, se prej këtij libri u mor e gjithë pjesa themelore tregimtare, që u përkthye dhe u adaptue në botime librash të tjerë, gjatë 500 vjetëve dhe ma pas. për të saktësue këtë gja, këtu poshtë do të paraqesim fjalitë që u morën drejtpërsëdrejti nga dorëshkrimi i Frangut, dhe iu bashkangjitën pa asnjë ndryshim librave të tjerë mbi Skënderbeun, një provë ma se e bindshme e ndikimit të tij mbi shkrimtarët e mavonshëm.
Bie menjëherë në SV, fillimi i tregimit, që paraqitet si një formulë e pandryshueshme në gjithë librat pasardhës. Japim tekstin origjinal italisht të disa librave si pas autorëve :
Kështu fillon tregimi origjinal i Dhimitër Frangut, në gjithë botimet që iu banë librit tij, nga 1480 dei 1679 : «II Sig. D. Giovanni Castriotto ru quel/o che signoreggio' quel/a parte del/'Albania, la quale si chiama ancora al giorno d'hoggi Emathia oppure Vumenistia, il quale D. Giovanni hebbe për moglie la figliuola deI Sig. di Pol/ogo, quale è una parte del/a Macedonia e del/a Bulgaria, la quale sua moglie si chiamave Voisava, daI/a quale ebbe molti
figliuoli.» .
E njejta hyrje nga Paolo Giovio, botim i vitit 1531 :« Scanderbeg Prencipe di Epiro fu figliuolo deI S. Ivan Castrioth, che signoreggiava quel/a parte di Albania, laquaI si chiama Emathia e Tumenestia: e la madre di esso Scand si chiamava Voisava, fu figliulola deI S. Di Pol/ogo, che è una parte del/a Macedonia et Bulgaria.»
Me këtë tekst, pothuajse si një formulë, fillojnë gjithë librat e autorëve të tjerë të pastajshëm. për këtë punë sjellim edhe shëmbuj të tjerë që tregojnë se si vepra e Frangut u transkriptue e pandryshueshme edhe nga autorë të mavonshëm.
Shkruen Frangu : « .. ./1 quale soleva publicamente dire, che Scanderbeg era il suo braccio destro, il suo occhio e il suo cuore. Et il vero e sicurissimo difensore e aumentatore deI suo stato.» Te njejta fjalë gjëjmë te Giovio e Sansovino, etjerë autorë : "Amurathe soleve dire pubblicamente, che Scanderbeg era il suo braccio destro, il suo occhio, il suo cuore e il vero e sicurissimo difensore et augmentatore deI suo stato.» Mjaftojnë këto shëmbuj për të tregue e vertetue se ishte pikërisht Dhimitër Frangu që u dha shkrimtarëve pasardhës, tregimin e saktë mbi Skanderbeun, që u kopjue nga gjithë autorët e vjetër e në vazhdim deri në kohnat tona. Te vjen keq kur shikon se si u vishet përparësia dhe autenticiteti i biografisë së Skanderbeut atyne autorëve që informatat i morën kryesisht nga Frangu. Autorët modernë, shqiptarë e të hue j, bajnë gabimin e madh, që të citojnë gjithë autorët që shkruen pas Frangut, për të argumentue librat e tyre. Ka asish që, përshembëll, permendin Barletin, Giovion, Sansovinon, Biemmin, Paganelin, Duponcetin, e de ri Fan Nolin, kur e gjithë merita i takon vetëm Frangut, burimi zanafillës i historisë së Skanderbeut. Veprat e mëpastajshme u shkruen, sikur të mes dihej asgja për Skanderbeun, e u mbetej këtyrë autorëve të vonuem të zbulonin se kush ishte e si jetoi e veproi ai, ndërsa jetëshkrimi tij ishte dhanë i plotë prej një Dhimitër Frangu, para 525 vjetëve. Kur u gjet libri latinisht i Marin Barletit, u ba bujë e madhe, kur dihet se ai u bazua kryesisht mbi veprën e Frangut, emni i të cilit përmendej sa me la gojën, ndërsa ai ishte figura kryesor që e përjetësoi Gjergj Kastriotin dhe i pari që shkruejti për të. Por nuk asht hera e parë që vlerësohen pa përgjegjësi figura të tjera nga ato të meritueshmet.
Në këtë 600 vjetor të lavdishëm, kur përkujtohet ditëlindja e Skanderbeut, do t'ishte në nderin e gjithë shqiptarve që të përkujtojnë edhe figurën e shkrimtarit të parë që shkruejti për të, dhe që mbetët i vetmi që të ketë paraqitë Skanderbeun, ashtu siç jetoi, veproi e luftoi, për të mbrojtë lirinë e pavarësinë e atdheut shqiptar, tue u ba edhe mburojë e sigurt i qytetnimit europian. Kjo qëndresë heroike e një populli të vogël kundër supërfuqisë së asaj kohë që ishte Perandoria Osmane, i dha mundësi europianëve që të lidhën e të forcohën, duke i dalë

para atij rreziku, me shpartallimin e fuqisë detare të Turqëve, në Lepanto më 1571, ku Perandorisë Osmane iu prenë të gjitha shpresat e mundësitë për të invadue Europën, nga ana e Italisë. Ma vonë, ne sajë të Papës së madh shqiptar, Klementit XI, përsëri forcat Europiane i ndaluen Turqit para Vienës më 1683, dhe i dërmuen në Patervardino dhe në Belgrad me anë të princit Evgjen i Savojës, më 1717, ku filloi tëposhtja e tyne deri në shpalljen e Pavarësisë së Shqipnisë më 28 Nëntor 1912, kur pas 469 vjetëve u shpalos i lirë flamuri i Kastriotit që na përshkruen aq bukur e saktë Dhimitë Frangu në veprën e tij, që asht i pari dokument që tregon se si ishte flamuri i Kastriotit që u ngrit në Krujë më 28 nendor 1443. Citojmë nga dëshmia e Frangut : «oo.sa e mori pushtetin në dorë, urdhnoi të hiqëshin flamujt e turkut dhe vendosi flamurin e tij, me shqipen në mes të fushës së kuqe, me kunorat perandorake ... »
Patjetër se merita e Gjergj Kastriotit Skanderbeut është ma se legjitime, jo vetëm se e mbrojti vendin e tij, Shqipninë, gjatë 26 vjetëve të qëndrimit të tij në krye të ushtrisë së bashkueme shqiptare, por se u ba shëmbëll qëndrese dhe i dha mundësi Mbretnive dhe Principatave të Europës për të krijue një bashkim të forcave të tyne ushtarake, punë që nuk mund të bahej aq shpejt në ato kohna kur mungonin të gjitha mjetet e shpejta të transportit e të lëvizjeve nga një vend në tjetrin.
Këto përfundime vijnë si pasojë e gjithë qëndresës heroike të Shqiptarve me Gjergj Kastriotin në krye, qëndresë që na përshkruhet me besnikëri prej Dhimitër Frangut, thjesht ashtu siç u zhvillua, pa zbukurime e teprime, me të cilat forma të stërhollueme u moren shkrimtarët pasardhës, të vjetër e modernë.
Vepra dhe emni i Dhimitër Frangut duhet të çmohen e të vleresohen në gjithë randësinë e tyre. Kjo nuk do shumë për t'u kuptue, sepse Frangu e përjetoi vetë kohën e Skanderbeut tue qenë edhe këshilltar e tue punue pranë tij për shërbimet financiare etjera detyra. Kurse Barleti i mori të dhanat nga të tjerë, pavarësisht se u bazua krejtësisht te vetë Dhimitër Frangu, siç e kemi thanë. Vepra origjinale në latinisht e Frangut nuk asht gjetë, por përkthimi ka njohun mbi njëzet botime, shumicën italisht e disa frëngjisht, etjera gjuhë. Vepra e tij eshtë njohun e përkthye italisht qyshë më 1506, nga Bernardino Vitale, e ka vazhdue pandërpremje gjatë pothuej 200 vjetëve, deri më 1700, siç e përmendëm, prej së cilës u frymëzuen për veprat e tyre gjithë autorët pasardhës.
Jemi të detyruem të bajmë një sqarim përsa i përket mbiemnit tij, që në shtypin shqiptar shkruhet Frëngu, në vend të Frangu siç realisht shqiptohej e duhet shqiptue, sepse « gjuha standarde » nuk mund të detyrojë historinë të ndryshojë emnat si pas qejfit, aq ma tepër që Dhimitër Frangu ishte nga Drishti, zonë ku edhe sot emni Frangu përdorët , e nuk mund të kthehet në Frëngu, për qejfin e dikujt. Nga ana tjetër po për këtë kriter gjuhësor, e kemi përdorë emnin Skanderbeg, siç ai thirrej asokohë nga gjithë shqiptarët dhe nga Europa mbarë, e siç shkruente Frangu e gjithë shkrimtarët shqiptarë e të hue j, e që vazhdon të thirret e të shkruhet ashtu, akoma edhe sot, përveç se nga historianët e shkrimtarët e indoktrinuem me ligjin gjuhësor të diktatorit komunist, që donte t' i impononte vendit të folmën e tij. Prandaj, ky botim, jo vetëm që i përgjigjet dëshirës së shqiptarve për të njohë historinë e Skanderbeut, nëpërmjet një bashkohësi të mirëfilltë, aq ma tepër kur ky bashkohës, ishte njeri besnik dhe përciellës i gjithë jetës dhe veprave të tij, por i përgjigjet edhe së drejtës për të njohë e vleresue atë që ia shkruejti së pari historinë me emnin e vërtetë të tij dhe të dajës së famshëm.
Përfundimisht dihet se Dhimitër Frangu u largue në Venedik më 1478, me familjen e Engjëllorëve, kujt i përkiste e binte kushri me Imzot Pal Engjëllin e nip i Skanderbeut, ku u caktua si famulltar në një fshat të Trevizos. Mendohet se atje ta ketë përfundue dorëshkrimin e tij latinisht, më 1480, e ku edhe vdiq. Data të sakta nuk ka dhe ato të paraqituna në Fjalorin Enciklopedik, 1985 (Iindë më 1443 e vdekë më 1525) janë krejt të parregullta, sepse bien në kundërshtim me dëshmitë e autorëve të vjetër, dhe me vetë njohjen e rolit tij si këshilltar, financier e shoqnues i Skanderbeut, që nuk mund t'ishte një kërthiqe djepi (dei se kishi lindë ku Skanderbeu u kthye në Shqipni -?-) apo një djalosh njëzet vjeçar (kur Princi shkoi në Romë), duke qenë se ishte një frat e prift në moshë të pjekun e i pajisun me dije të shumta. Në bibliografinë italiane ai njihet me emrin Demetrio Franco (dhe jo Frenco) por, pavarësisht se vepra e tij, tashma njihet, sepse mund të gjendët në ndonjë bibliotekë italiane, siç më ndodhi mue, ajo nuk e mban emnin e tij, veçse asht e katalogueme me atë emën, sepse vepra asht e identifikueme si eskluzivisht e tij. Nga ana tjetër, kjo vepër e botueme deri rreth njëzet herë me radhë, nuk ka pësue asgja nga përmbajtja origjinale, përveç të ndonjë redaktimi e ndonjë shtesë informative e shpjeguese. Megjithatë, e përsërisim, se shumë autorë të mëpastajshëm, kanë ndjekë fillin e tregimit tij, për veprat e tyne. Padyshim se filli tregimtar i Dhimitër Frangut përshkon gjithë krijimtarinë historike që eshtë zhvillue nga dorëshkrimi i parë latinisht i tij, deri në librat e studimet e kohnave të tashme, të të gjithë autorëve që i janë kushtue jetës dhe veprave të Skanderbeut. Me një padrejtësi e mosmirënjohje të dukshme, është abuzue mbi punën e Frangut, duke ia përvetësue meritën e padiskutueshme si biograf i parë i mirëfilltë i Gjergj Kastriotit. Me këtë libër mendojmë se ia kemi rikthye randësinë si njeri e si figurë përcjellëse i historisë sonë, e meritueshme për t'u nderue e çmue në nivelin e atyne burrave që i shërbyen trashëgimit patriotik të shqiptarve ndër shekuj.

vazhdon....
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!

User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1360
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Dhimitër Frangu: VEPRAT E LAVDISHME TE SKANDERBEUT

#54

Post by Patush » Mon Sep 14, 2009 2:00 pm

Tregimin e Frangut, e kemi shoqnue me vepra arti, gravura, tabllo, vizatime, skulptura, etjera paraqitje figurative, për të nderue atë dhe veprën e tij, e cila u ba frymëzuese edhe për artistët përveç se për shkrimtarët, të huaj e vendas, që brez pas brezi, ia kushtuen krijimtarinë e tyne Heroit të Madh të Kombit Shqiptar, Gjergj Kastriot Skanderbeut.
Kemi përdorë gegnishten letrare, për të ia përshtatë vetë asaj kohë e atij konteksti ku kjo formë e shqipes flitej nga vetë Princ Skanderbeu, Dhimitër Frangu e gjithë Princat e luftëtarët që qëndruen me vetmohim të papërmbajtun në mbrojtje të atdheut. Nuk mund të konceptohet t'i vihet në gojë Skënderbeut « gjuha standarde » për fjalimet që mbante me gjuhën kruetane.
Mendojmë se me ketë libër i japim lexuesit shqiptar mundësinë ta njohë historinë e Gjergj Kastriotit ashtu siç e njihnin shqiptarët e asaj kohë. Siç tregohej e këndohej me krenari në çdo votër arbnore, nga veriu në jug e siç e shkruejti ky jetëshkrues i Princ Skanderbeut, 525 vjet ma parë.
Si e përmbyllëm pak a shumë paraqitjen e përgjithshme të veprës së Frangut dhe si dhe disa shënime mbi vetë autorin nuk na mbetët tjetër veçse me shpjegue pse vendosa te merrem me ketë punë. Sigurisht se ishte një shtytje krenarie për t'i paraqitë shqiptarve një libër që vinte prej thellësisë së 525 vjetëve, ku flitej për Heroi tonë Kombëtar dhe tregohej historia e vërtetë tij, thjesht ashtu siç ishte shtjellue, pa orvatje për të dhanë mendime e gjykime apo parashtrue teori të reja te paqena, në kundërshtim me ata që e kishin njohun nga afër si njeri e si udhëheqës i një populli që kërkonte të mbronte lirinë e tij, të kërcenueme e të cenueme nga fuqia ma e madhe ushtarake e
asakj kohë, siç ishte Perandoria Osmane.
Kjo një anë e dëshirës për ta përkthye, redaktue, komentue e botue vepren e Frangut.
Ana tjetër ishte se kohët e fundit ishin ndigjue disa nota të stonueme në sinfoninë e historinë shqiptare e sidomos të asaj të Gjergj Kastriotit Skanderbeut, duke fillue nga vetë figura e madhe letrare e Fan Nolit, që më 1947 arrinë të shkrueje një version të ri të historisë së Skanderbeut, duke u bazue pikërisht mbi të dhanat që vinin nga arshivat turke, ku ai nuk pati asnjë mundësi të hyje, por nga një libër që u botue më 1944, nga një far turku Sulejman Kylçe, mjerisht me origjinë shqiptare nga Luma, e që si duket Noli e ka marrë si dokument të vlefshëm për të njollosë atë histori të bukur Skanderbeut që kishte botue më 1924.
Dihet botnisht se e gjithë historia e Sulltanëve shkruhej e paraqitej në mënyrë që me naltësue e sublimue veprat e tyne, dhe mos me i paraqitë kurrë me shkrim disfatat e anët negative të sundimit të tyne. Prandaj edhe ndaj Skanderbeut u ndoq një metodë e tillë, që mos me i dhanë randësi, ndërsa bota e ahershme, kur nuk ishte zbulue akoma Amerika, e njihte dhe e nderonte si Princ e Strateg të madh, në radhën e parë të gjeneralëve ma të mëdhej që kishte njohun historia. Me vjen çudi si kanë arritë ta botojnë në Shqipni një libër të tillë, por duket se ka asish që duen ta rikthejnë vendin në kohën e Sulltanëve, dhe qajnë e derdhin lot për gjakatarët që çfarosen qytete e krahina të tana të Shqipnisë, kujt Skanderbeu u përgjigjej ma e të njëjten gjuhë kur e binte puna, por jo me u marrë me gra e kalamaj, që përveç që vritëshin e therëshin si bagëti,
degdisëshin në skllavni të përjetshme, dhe nuk asht çudi që ai lOti Kylçe të mos ketë qenë me origjinë pikërisht nga ato skllavën shqiptarë, të cilët me paturpësinë ma të madhe i mohon dhe i dënon për së dyti pas 500 vjetësh.
Më vjen mirë që ky libër po dei pikërisht në këtë periudhë të trubullt të kulturës shqiptare, ku shkruhen e fliten gjanat ma absurde de ri në lajthitje, si në kotekstin historik ashtu dhe në atë të kulturës së përgjithshme, pse ky za që ndigjohet pas 525 vjetëve, do të tingëllojë me nota të qarta e do të rivendosë rregull në orkestren e sinfonisë shqiptare që kërkojnë ta prishin stonaturat e të paaftëve, si kokrramat e sorrave midis kangës së bilbilave.
Nuk ishte një rastësi që më çoj në gjetjen e ketij libri dhe të tjerëve si ky, kur të mendojsh se qendrova 45 vjet pa pasë mundësinë me shkrue një rresht ose me thanë një fjalë, dhe mejnëherë, sa fituem lirinë, për të cilen shqiptarët luftuen e derdhën gjak ndër shekujt, me bie mrekullisht në dorë, vetvetiu e pa u lodhun fare, një margaritar i vertetë i gjerdanit të historisë shqiptare, siç asht për ata që duen ta kuptojnë, vepra e Dhimitër Frangut.
Uroj që lexuesit të afrohen natyrshëm ndaj këtij libri që vjen nga thellësia e kohës, kur zani i Skanderbeut jehonte mbi trojet shqiptare, dhe lëshonte kushtrimin për me rrok armët e me mbrojtë atdheun e lirinë kundër pushtuesve aziatikë barbarë. Le të përqëndrohemi të ai çast kur në Krujë hiqen flamujt e turkut dhe ngrihet fia mu ri i Gjergj Kastriotit, me shqipen në fushë të kuqe, që i pari ndër të parët na e përshkruen Dhimitër Frangu aq thjesht dhe aq madhnisht bukur. Sikur ne e shohim atë flamur që valvitet i rrahun nga ernat e trojeve arbnore që i shpall shqiptarve se e fituen përsëri lirinë dhe udhëheqësin e tyne të pavdekshëm, e sikur po atë fia mur e shohim që na solli lirinë më po atë ditë të 28 nendorit kur u ngrit i madhështor në Vlorë më 1912. Ky asht mesazhi i Dhimitë Frangut.

Shtrohet pyetja, si u arrit ky zbulim i veprës origjinale të Dhimitër Frangut, e pse, nëse dihej diçka mbi të, nuk i asht ba e njohun lexuesve shqiptarë deri tani? Dihet se biblitekat e kësaj bote përmbajnë me mija e miliona libra e dokumentë, të rregjistruem apo jo, të radhitun në raftë apo në sirtarët e pluhunesun të arshivave të vjetra në pritje që dikush t'i zbulojë. Aty ato qëndrojnë prej shekujsh dhe do të vazhdojnë të rrinë shkekuj të tjerë pa i prekë kush me dorë. Ndodhin edhe rastësi të çuditshme se ajo që përjetova vetë.
Patjetër se unë personalisht, si shumë shqiptarë të tjerë, isha i interesuem e jam, me e njohë thellë e ma shkoqitun historinë e kombit tonë, që nga origjina e de ri në ditët tona. Por për konditat që ishin krijue për një pjesë prej nesh, të mbyllun në burgje e kampe, një nismë e tillë mund të quhej e pamundshme dhe absurde vetëm me u mendue, e jo ma me u realizue. Ndërkohë, librat e dokumentët që trajtonin historinë e vjetër shqiptare, qëndronin qetësisht të radhitun në raftet e bibliotekave të ndryshme të Europës, posaqërisht të atyne të ltalisë. Mes atyne vëllimeve pushonte në pritje të heshtun prej 525 vjetëve edhe vepra e At Dhimitër Frangut, mes dikush shqiptar vinte dorë mbi të. E pra ai ishte i pari ndër të parët që kishte shkrue mbi Gjergj Kastriotin Skanderbeun, por që askush nuk ia varte me ia lexue, studiue e përkthye veprën shqip, për kënaqësinë e lexuesve shqiptarë, se sa për historianët as që mund të bahej fjalë, sepse mendja e tyne i kapërcente caqet e arësyes dhe ata rrinin tue tregue gjurmët kur ujkun e kishin para syve.
Pse pikërisht mue paskan pritë ato libra që të gjënden, të lexohen, të përkthehen e të botohen kur kishte e ka një shtet me Akademi, Institute Studimesh e Universitete që duhet të merren me këto punë ? Si asht e mundun ? thashë me vete, sepse jo një por disa botime origjinale radhasi më dolën përpara, nga 1531 deri 1610, të përkthyeme nga origjinali latinisht i Dhimitër Frangut, pra vepra e saktë e tij, që gjeti përhapje të madhe në Venecia e kërkohej vazhdimisht. Këto libra botohëshin me përkujdesin e familjes Engjëlli (nipa të Skanderbeut, nga Pal Engjëlli, Peshkopi i Durrësit, e kushërinj të Frangut). Ndër këto libra ishte dhe ai i Paolo Giovios, që nuk ishte gja tjetër veçse përkthimi i veprës së Frangut me pak adaptime. Giovio, Peshkop i Noçerës (ku luftoi Skanderbeu) mbahet si një historian i mirë dhe një figurë e Rilindjes italiane.
Në këtë zbulim bibliotekar, gjeta dhe dy libra të tjerë që flisnin për Skanderbeun, njëni botue italisht në Palermo më 1845 nga një Anonim, dhe tjetri i austriakut Pisko, gjermanisht, botue në Vienë më 1894, tue iu shtue këtyne dhe veprën e francezit Duponcet, Paris, 1884. Të gjithë këto shkrimtarë ndjekin fillin tregues të Dhimitër Frangut, pa iu shmangur një fije, me shtesa të tjera plotësuese, me vend e pa vend. Pra, ç'ishte kjo rastësi që më çoi pikërisht mue në atë bibliotekë e me ra në ato libra pa e pasë fare mendjen aty ? Ndoshta pse, në ato kohna të vjetra fisi im i Pervizit të Skurajve kishte qëndrue e luftue përkrah Skanderbeut ? Ndoshta ky, kushtrimi i të parëve, më thirri e më caktoi të ndjek rrugën e ripertrimjes së historisë shqiptare, ku Skanderbeu zinte vendin e nderit ? Ndoshta për të vlerësue atë burrë shqiptar që ishte i pari që u vu me shkrue për Kryetrimin ? Ishte vetë dora e Zotit që më kishte përcjellë de ri aty, sepse të dalësh nga burgjet e kampet e diktaturës pas 46 vjetëve e të shkojsh drejt e te vepra e Dhimitër Frangut, kjo nuk mund të kuptohet ndryshe veçse si një mrekulli e vërtetë.
Kshtu pra, pak a shumë tregimi e gjetjës së veprës së Dhimitër Frangut që kam fatin e nderin të paraqes shqip, pas 525 vjetëve që ajo ishte shkrue latinisht. Sigurisht, siç e kemi shpjegue, përkthimin e kam realizue nga alishtja e vjetër, gjuhë me të cilën ishte përkthye fillimisht vepra e Frangut e që përban origjinali e saj, sepse dorëshkrimi latinisht nuk asht gjetë akoma. Patjetër se diku do të jetë, në ndonjë skute arshivore. Jam i bindin se po të kemë mundësi me vizitue disa biblioteka zyrtare e private, me fatin që kam pasë e kam (shpresoj), them se mund t'arrij me e gjetë shkrimin origjinal, që do t'ishte një zbulim tepër i randësishëm.
E gjithë kjo sa shtova në para th an je n, nuk ka vetëm vlerën e njohjes me vepren e parë shkrimore kushtue Skanderbeut, por merr randësi të posaçme për paraqitjen e Dhimitër Frangut, që mbahej në hije, e që asht i pari shqiptar i njohun de ri me sot, që të ketë shkrue për Heroin, librin e parë. E kam përsëritë këtë punë disa herë, për ta
rranjosun mirë në mendjen e sëcilit lexues, për të mos ia hangër hakun, siç ja kanë hangër deri tani.
Faktikisht, nuk kisha tare ndërmend me u marrë me këtë punë, sepse për Skanderbeun janë shkrue me qindra libra, dhe jeta dhe historia e tij njihet botnisht. Por si thashë, ajo punë erdhi vetvetiu si një urdhën, e krejtësish i pavetëdijshëm rashë në ato libra, që kurrë nuk kisha mendue me i kërkue e aq ma pak me i gjetë. për çudi të çudive, krijohen raste të paprituna të veçanta për të zgjidhë punë e probleme të veçanta.
Përfundimish, kënaqësia ma e madhe, si për mue si për lexuesit, asht ajo e njohjes ma mirë dhe e vlerësimit të At Dhimitër Frangut, si një shqiptar i ditun, ndonse modest, që i vuni detyrë vetes ma radhitë historinë e Skanderbeut ashtu siç e kishte përjetue vetë, pranë tij, gjatë 25 vjetëve të epopesë te madhe e heroike të Shqiptarve, që luftuen për liri e pavarësi nën udhëheqjen e njënit prej strategëve ma të shquem të historisë botnore, siç ishte Princi Gjergj Kastrioti Skanderbeu. Pas 525 vjetëve, qe e shkrove librin, asht nder e krenari të të themi, faleminderit Dhimitër Frangu!
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!

Picasso`
Senior Member
Senior Member
Posts: 146
Joined: Thu Aug 06, 2009 12:18 am
Gender: Male

Re: SKENDERBEU-ikona jone kombetare, qe ju mungon te tjereve.

#55

Post by Picasso` » Fri Oct 23, 2009 7:37 pm

Zeus, dhe te tjeret qe kan informacione, dhe qe jan ne kontakt me te aferm me dokumente te vjetra historike, me interesojne veprat e ketyre autor per Skederbeun:

Dju Frezna
Muratori
Makushev
Irecek
Ivan Snegarov
Selishtev
Ishirkov
Toma Smilanoviq dhe

historiani Grek, Paparigopullo.

Ne kohe te fundit jam i prekur nga disa ose dy historijan sllav, qe jetojne ketu ne siperfaqen e Maqedonise qe pretendon te jete pinjoll i antikes, dhe nuk mundet te shkarkohet nga bagazhi i Sllavizmit... Te njejtit jane duke shpikur dhe manipuluar me emra te famshem shkrimtaresh dhe poetesh dhe historijanesh qe kan shrkuar dhe vepruar per mretin shqiptar, dhe i interpolojne informacionet dhe u ngjisin te paverteta kinse ata kan shkruar se Skenderbeu na qenka Maqedon.

Nje nder to eshte dhe George Byron, edhe Camille Paganel etj.

Un kam hapur nje Blog, ku aty do ti perballoj ata te paverteta dhe do te jap nje kontribut per kristalizimin e historise shqiptare autoktone dhe te vjeter dhe te pasur, por ne gjuhen MAQEDONE, qe te me marin me mire vesh, se mos thuan ne fund se nuk me markan vesh.

Adresa e blogut eshte, nevistini.blog.com.mk, qe do te thote (NEVISTINI)TE PAVERTETA

Pra ju lutem, me ndihmoni ne qoft se mundeni.

User avatar
ALBPelasgian
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2113
Joined: Sun Jun 28, 2009 7:57 pm
Gender: Male
Location: Prishtinë (Prima Justiniana)
Contact:

Re: SKENDERBEU-ikona jone kombetare, qe ju mungon te tjereve.

#56

Post by ALBPelasgian » Sat Oct 24, 2009 4:19 pm

Picasso` wrote:
Un kam hapur nje Blog, ku aty do ti perballoj ata te paverteta dhe do te jap nje kontribut per kristalizimin e historise shqiptare autoktone dhe te vjeter dhe te pasur, por ne gjuhen MAQEDONE, qe te me marin me mire vesh, se mos thuan ne fund se nuk me markan vesh.

Adresa e blogut eshte, nevistini.blog.com.mk, qe do te thote (NEVISTINI)TE PAVERTETA

Pra ju lutem, me ndihmoni ne qoft se mundeni.
Se pari te pergezoj Picasso per punen qe po ben. Ajo qe mund te bejme eshte qe te pakten te mos e leme rehat propaganden e huaj, dmth te mos absolutizohet ajo. Si mund te mos absolutizohet ajo? Kjo behet duke e paraqitur konceptin ose versionin tone shqiptar te historise. Duke e pase si maksime gjithnje thenien e M.Lambertit se 'Historia e njerezimit do te shkruhet si duhet veten atehere kur shqiptaret do te marrin pjese ne shkrimin e saj'.

Qe te jete versioni yne i kapshem, deportues dhe bindes ndaj opinionit te huaj duhet qe shkrimet/studimet tona te jene te thukta te bazuara rreptesisht ne fakte dhe literature te pasure. Gjithsesi, studimet duhen te jene te perkthyera ne anglisht.

Meqe tani jam i 'lire' (i thencin) une mund te jap ndihmesen time pa kursim me studimet e mija.

Cdo te mire
AlbPellasgu
Ne sot po hedhim faren me emrin Bashkim,
Qe neser te korrim frutin me emrin Bashkim!

Picasso`
Senior Member
Senior Member
Posts: 146
Joined: Thu Aug 06, 2009 12:18 am
Gender: Male

Re: SKENDERBEU-ikona jone kombetare, qe ju mungon te tjereve.

#57

Post by Picasso` » Sun Oct 25, 2009 11:23 pm

Jam duke lexuar disa te dhena nga Ilmi Veliu, per ceshtjen e lindjes se Skenderbeut, dhe vendin e kesaj ngjarje. Tregon se Gjon Muzaka, ne gjenealogjine e tije, tregon se Skenderbeu eshte lindur ne Has te Prizrenit, e jo ne MAT dhe ne Kruje.

Keni degjuar dhe lexuar per kete ceshtje?

Picasso`
Senior Member
Senior Member
Posts: 146
Joined: Thu Aug 06, 2009 12:18 am
Gender: Male

Re: SKENDERBEU-ikona jone kombetare, qe ju mungon te tjereve.

#58

Post by Picasso` » Fri Oct 30, 2009 1:33 pm

Sot e mora, librin e Petar Popovskit, ai qe "shfaq te verteten" per origjinen e Skenderbeut, ne gjuhen Maqedone, per cfardo pyetje, besoj se do te me ndihmoni ne lidhje me kete.

User avatar
alfeko sukaraku
Sun Member
Sun Member
Posts: 1827
Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
Gender: Male

Re: SKENDERBEU-ikona jone kombetare, qe ju mungon te tjereve.

#59

Post by alfeko sukaraku » Fri Oct 30, 2009 2:35 pm

Picasso` wrote:Jam duke lexuar disa te dhena nga Ilmi Veliu, per ceshtjen e lindjes se Skenderbeut, dhe vendin e kesaj ngjarje. Tregon se Gjon Muzaka, ne gjenealogjine e tije, tregon se Skenderbeu eshte lindur ne Has te Prizrenit, e jo ne MAT dhe ne Kruje.

Keni degjuar dhe lexuar per kete ceshtje?

Ne se ne te vertet Gjergj Kastrioti i perkiste nje familje me tradita te forta te krishtrera,ateher nuk ka mundesi te mos ekzistoj asnje dokument per vendlindjen e tij sepse te krishteret i kane ruajtur rregjistrat e tyre qe nga ato kohe.Sidoqofte une besoj se ai lindi atije ku mbreteronte i jati edhe jo gjetke.
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE

Picasso`
Senior Member
Senior Member
Posts: 146
Joined: Thu Aug 06, 2009 12:18 am
Gender: Male

Re: SKENDERBEU-ikona jone kombetare, qe ju mungon te tjereve.

#60

Post by Picasso` » Sat Oct 31, 2009 7:19 pm

Interesant eshte se autori i ketij libri si referenca i mer do autore te shekullit 19 si Makushev, Selishtev, Irecek, do pan sllavist te betuar, dhe historian srb te shekullit te kaluar, dhe shum INTERASANT eshte ajo qe ARVANITET-ARBANITET i shendron ne SLLAV...
Referencat i ka si Makushev, Selishtev, bile edhe ne fund e mer edhe MILAN SHUFAIN.

Ka dokumente te vjetra qe folin per gjuhen e ndryshme nga ajo sllave ne ato troje ne shekujt e mesjetes?

Post Reply

Return to “Historia e Shqiperise”