"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Dokument serioz për shqiptarët !

Këtu mund të flisni mbi historinë tonë duke sjellë fakte historike për ndriçimin e asaj pjese të historisë mbi të cilen ka rënë harresa e kohës dhe e njerëzve.

Moderators: Arbëri, Strokulli

Post Reply
User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2934
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Dokument serioz për shqiptarët !

#31

Post by Mallakastrioti » Sat Jun 05, 2010 7:02 pm

Arberi...rrofsh ore derman per keto materiale qe na sjell se na ngrohin zemren me te vertet!
Image

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3806
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Dokument serioz për shqiptarët !

#32

Post by Arbëri » Sat Jun 05, 2010 11:20 pm

Sipas Librit “Karagjorgjeviqët – historia e fshehur” ("Karađorđevići - sakrivena istorija", Milorad Bošnjak, Sllobodan Jakovlevic, LIO, Gornji Milanovac)

Dy autorë sërbë kanë botuar një libër ku hedhin dyshime serioze për prejardhjen shqiptare të Gjergjit të Zi Petroviq (1768-1817), themeluesit të dinastisë së parë sërbe të Karagjorgjeviqëve.
Sipas Librit “Karagjorgjeviqët – historia e fshehur” ("Karađorđevići - sakrivena istorija", Milorad Bošnjak, Sllobodan Jakovlevic, LIO, Gornji Milanovac), gjyshi nga ana e babës së Karagjorgje Petroviqit ka qenë shqiptar nga fisi i Kelmendit me emrin Gjin Marash Kelmendi.
Njëri nga autorët, e pikërisht Sllobodan Jakovleviqi, është pasardhës i drejtpërdrejtë i kësaj familjeje. Sipas kësaj, shihet qartë se vetë sërbët nuk janë më në gjendje të mbulojnë falsifikimet nga e kaluara dhe kanë filluar të botojnë libra neutralë ku zbërthehen sado kudo me objektivitet të dhënat nga e kaluara historike.
Edhe për çështjen e shtëpisë mbretërore të Nemanjiqëve ekzistojnë dyshime serioze se kemi të bëjmë me familjen e madhe feudale shqiptare të fesë katolike Nimani, e cila kaloi nga katolicizmi në ortodoksizëm, duke e vulosur kështu përfundimisht edhe ndryshimin e përkatësisë etnike nga shqiptare në sërbe. Dihet se në atë kohë, flasim për periudhën mes shekujve XXI - XXIII, katolikët e vetëm në veri kanë qenë me përkatësi etnike shqiptare, sa që edhe vetë sërbët fenë katolike e quanin “fe të shqiptarëve” - (shih “Arbanaska vera” - te “Zakonik Cara Dushana”).
Image

Origjinali nga shtypet Serbe
Karadordevici su Albanci! Stampaj E-mail
Bosanski forumhttp://p103.ezboard.com/bbosnjackifrontforum Tuesday, 09 January 2007

Karađorđevići – sakrivena istorija”: Teorija o albanskom poreklu porodice

Potomci Đin Maraš Klimenta?

Deda po ocu Karađorđa Petrovića, vođe Prvog srpskog ustanka, bio je Albanac i zvao se Đin Maraš Klimenta, navodi se u knjizi “Karađorđevići – sakrivena istorija”. Knjiga je objavljena prošle sedmice, a autori su Milorad Bošnjak, novinar, i Slobodan Jakovljević, mašinski inženjer, koji je direktni potomak Jakova Obrenovića, polubrata srpskog kneza Miloša Obrenovića.

Izdavač knjige je “Lio” iz Gornjeg Milanovca, a autori su objavili i dokumenta, rukopise i razne prepiske, kojima se, kako oni tvrde, dokazuje da Karađorđevići vode poreklo od “pokatoličenog albanskog plemena” iz okoline Skadra. Autori knjige “Karađorđevići – sakrivena istorija” pozivaju se na “Glasnik Zemaljskog muzeja Bosne i Hercegovine” iz 1910. godine, broj 22, u kome se navodi da je deo plemena Klimenta stigao oko 1737. godine u okolinu Rudnika, za vreme povlačenja austrijske vojske iz Novog Pazara.

Dodaje se da je tada stiglo oko 500 albanskih porodica koji su “bili niska rasta, pritom zle i surove naravi”, da su jedva govorili srpski, a voleli su stočarstvo i bili postojanog karaktera. Bošnjak i Jakovljević se posebno pozivaju na dela Andrije Luburića, koja su štampana 1937. godine, i navode da je pravoslavno pleme Klimenta slavilo Svetog Klimenta Rimskog, što su navodno slavili i Karađorđevići.

Autori tvrde da je tu slavu slavio Karađorđe, njegov sin Aleksandar i unuk Petar, koji se “iznenada na Cetinju odriče svoje krsne slave i počinje da slavi Svetog Andreju Prvozvanog”. Oni tvrde da je kralj Petar znao za poreklo svojih predaka, kao i da je pleme Klimenta štitilo kralja Petra, kao svog potomka, tokom povlačenja srpske vojske preko Albanije na početku Prvog svetskog rata.
http://www.jutarnji.hr/karadordevici-po ... ci/159486/
http://shmajser.wordpress.com/2007/01/0 ... dordevica/
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3806
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Dokument serioz për shqiptarët !

#33

Post by Arbëri » Mon Jun 07, 2010 1:07 pm

Regjistri i Françeskanëve
ZBULOHET DORËSHKRIMI I RRALLË I 1720-ËS

Në revistën “HYLLI I DRITËS” e themeluar nga At Gjergj Fishta, posaçërisht historianin At Marin Sirdanin, bashkëpunëtor i ngushtë i kësaj reviste, vura re se At Marini kur flet për historinë e françeskanve në Shqipëri mbështetet, pos në tjera dokumente edhe në një Regjistër – siç e quan ai të Provincës Françeskane Shqiptare të vitit 1720. Për këtë regjistër të famshëm kishte folur edhe At Zef Pllumi, i cili thoshte se, “ky Regjistër kishte nji randësi si për historinë e fretenve në Shqipni, si edhe për historinë e vendit tonë”. Regjistri në fjalë, para se të hynte komunizmi në Shqipëri gjendej në arkivin françeskan në Shkodër, ku mbas vitit 1945, së bashku me materialet e tjera u grabit nga qeveria komuniste e u dërgua në Tiranë, ku më vonë u vu në Arkivin e Qendror Shqiptar. Mbas disa kontaktesh me znj. Nevila Nika, drejtoreshë e Arkivit u arrit të merrej një fotokopje e këtij Regjistri.

Ai mban këtë titull: “Registro della Provinzia Oss.[ervante] Albania 1720 In tempo del P. M. R. Lorenzo M di Santa Croce Ministro Prov[inciale], l’ Anno 1720". Autori i këti regjistri të çmuar është P. Lorenzo Maria di Santa Croce, i dërguar për të marrë në dorë situatën e Provincës që ishte në një dekadencë totale për arsye të gjendjes politike dhe shoqnore të shkaktuar nga robërimi i pushtuesit. Simbas të gjitha gjasave, Urdhni Françeskan e pa të nevojshme ndërhyrjen për të marrë në dorë situatën mjaft të vështirë që po përballeshin Françeskanët në Shqipëri, ja dhe arsyet e një delegati gjeneral për të ruajtur identitetin Françeskan në token arbërore. Regjistri është i mbajtur mirë, dhe është i përbërë nga rreth 102 faqe të shkruara. Lind pyetja: Pse u mbajt ky Regjistër? Pse u shkrua? Cili qe qëllimi i autorit? Këtyre pyetje do te mundohemi në mënyrë të shkurtër t’u japim përgjigje.

Image

FRANÇESKANËT NË TË GJITHË TERRITORIN SHQIPTAR

Si fillim duhet të themi se ky dorëshkrim thirret Regjistër, por në të vërtetë është një kronologji e fakteve dhe e ngjarjeve që françeskanët po kalonin në ato kohë të turbullta në viset shqiptare. Në hyrje të këtij dorëshkrimi flitet mbi praninë e françeskanëve si dhe të kuvendeve të tyre që nga zanafilla e tyre në Shqipëri. Jo më kot, Regjistri fillon duke thënë se Provinca e fretënve të vegjël në Shqipëri është nga më të parat të Urdhrit Françeskan të themeluar nga Shën Françesku i Asizit. Për të vërtetuar këtë, autori i Regjistrit merr atë shkrimin latinisht që është përkthyer nga një tjetër në greqisht, i cili ndodhet mbi derën kryesore të Kishës së Zojës Nunciatë, Lezhë. Ja se çfarë shkruan autori në fillim të shkrimit: “Provinca e Fretenve të vegjël e Shqipërisë është nga më të vjetrat e Urdhërit, sikurse shihet edhe nga themelimi i kuvendit të Zojës Nunciatë në Lezhë, ku ndodhet përtej Lumit të Drinit, ku në ballin e Kishës gjendet e shkruar: Hoc templum Fratrum Minorum edificatum est anno Domini MÇ40 – që përkthehet – Ky është tempulli i fretënve të vegjël, i ndërtuar në vitin e Zotit 1240”.
Image

KUVENDET GJATË PUSHTIMIT OSMAN

Kuvendet françeskane, që për pak kohë edhe mbas pushtimit osman qëndruan në këmbë dhe ishin të kësaj Province, pra të Provincës Françeskane Shqiptare janë:

1. Alessio – Lezha, kuvendi i Zojës Nunciatë;

2. Veglia – Velë, Kuvendi i të Shelbuemit;

3. Rubigo – Rubiku, Kuvendi i të Shelbuemit;

4. Corbino – Kurbini, Kuvendi i Shën Prendes;

5. Sebaste - Shna Ndou Sebaste, Laç Kuvendi i Zojës Nunciatë (krahas devocionit të Zojës u përhap edhe devozioni për Shën Ndoun);

6. Priska – Priskë, Kuvendi i Shën Andreut;

7. Trosciani – Troshani, Kuvendi i të Lemët e Zojës; 8. Caçinari - Kaçinari, Kuvendi i Shën Marisë;

8. Capo Rodoni - Kepi i Rodonit, Kuvendi i të Ngriturit e Zojës;

9. Durazzo – Durrës, Kuvendi i Shën Marisë së Engjujve;

10. Croia – Krujë, Kuvendi i Shën Marisë;

11. Dolcigno – Ulqini, Kuvendi i Shën Gjonit;

12. Nderfandena – Ndrefandë, Kuvendi i të Lemët e Zojës;

13. Brosca - Broskë Kuvendi i Shën. Luçisë;

14. Scuttari - Shkodër Kuvendi i Shën Marisë;

15. Cheraba – Krrabë, Kuvendi i të Shelbuemit;

16. Antivari – Tivar, Kuvendi i Shën Ndout;

17. Bretesta – Bretestë, Kuvendi i të Shëlbuemit;

18. Sopra Macedonia – Martanesh, Kuvendi i Shën Martinit;

19. Mirditia – Mirdita, Kuvendi i Shën Lleshdrit;

20. Calametti – Kallmeti, Kuvendi i Shën Misë, Eufemia.

Të gjitha këto kuvende gjatë kësaj periudhe historike pësuan shkatërrime si dhe rrënime të pjesshme, duke mbetur kështu vetëm gërmadha e një realiteti që po zhbëhej dita-ditës nga pushtuesit anadollak të ardhur nga Azia. Ky shkatërrim i kuvendeve që si pasojë ka sjellë edhe persekutimin, martirizimin e fretërve, është e lidhur ngushtë me pushtimin osman të Arbënisë. Nëse i hedhim një shikim të shpejtë historisë sonë, françeskanët i gjejmë aktivë dhe këshilltarë në kohën e artë të Gjergj Kastriotit, dhe më gjerë ishin të përfshirë në të gjitha çështjet që kishin të bënin për lirinë e bashkatdhetarëve të tyre. Këto ndërhyrje të fretënve, si dhe të klerit katolik në përgjithësi, ngjallën shumë pakënaqësi në radhët e pushtuesi, të cilët filluan një persekutim ta madh ndaj tyre. Mjafton të përmendim ngritjen krye në disa zona në veri të Shqipërisë në vitin 1648, ku u bë një masakër e madhe prej turqve, duke mbyllur shkollën shqipe të hapur në Blinish. Me këtë shtypje të madhe të aspiratave për vetëqeverisje të shqiptarëve, erdhi edhe largimi i dhunshëm i françeskanëve nëpër zonat malore. Historia e dëshmon se, edhe pse barbarizmat turke po bënin kërdinë, françeskanët nuk e braktisën popullin, por i qëndruan atij përkrah duke e ndihmuar në ruajtjen e zakoneve dhe të traditave të tij.

Në vitin 1720, komisari gjeneral i dërguar nga ministri gjeneral për të marrë në dorë situatën, tashmë të rënduar të pranisë së françeskanëve, vuri re se çdo ditë që po kalonte, numri vinte duke u zvogëluar. I deleguari i të parit të fretënve, kur erdhi në Shqipëri, gjeti këto kuvende që ishin të parrënuar dhe të banuara nga ata pak fretër që kishin mbetur:

1. Alessio - Lezha ,Kuvendi i Zojës Nunciatë;

2. Rubigo – Rubiku, Kuvendi i të Shëlbuemit;

3. Sebaste - Shna Ndou Sebaste Laç, Kuvendi i Zojës Nunciatë (krahas devocionit të Zojës u përhap edhe devozioni për Shën Ndoun);

4. Trosciani – Troshani Kuvendi i të Lemët e Zojës;

5. Capo Rodoni - Kepi i Rodonit, Kuvendi i Të ngriturit e Zojës.

Gjithsej, nga njëzet kuvende që ishin më parë, kishin mbetur vetëm pesë kuvende në gjendje shumë të keqe. Sikurse shihet qartë, së bashku me rrënimin dhe shkatërrimin e Shqipërisë, u shkatërruan edhe kuvendet françeskane. Për të pasur një ide për shkatërrimin e kuvendeve që përmendëm më lart si dhe persekutimin e fretënve, duhet t’i hedhim një shikim Regjistrit: “Në një kohë kuvende kishte shumë, por mbas vdekjes së dhimbshme të të vlertit dhe të madhit Princit Gjergj Kastrioti, i quajtur Skënderbeu, këto Provinca ranë në dorë të princave osmanë. Mbetën të shkatërruara, të djegur pjesa më e mirë e të gjitha kuvendeve, dhe kështu u braktisën nga rregulltarët për t’i shpëtuar vuajtjeve dhe persekutimeve të tmerrshme të pushtuesve të rinj. Megjithëkëtë, edhe nën pushtimin e tanishëm dhe në kohë jo të largëta, kishte kuvende të shumta, nga këta që kanë mbetur tani, sikurse mund të konstatohet nga numri që kam gjetur dhe këtu poshtë po i shënoj, në mënyrë që të kemi njoftime për kuvendet, që përpara se vendi të pushtohej.

Image

RËNDËSIA E DORËSHKRIMIT

Këto shënime historike të mbajtura nga P. Lorenzo M di Santa Croce, bënë të mundur për të ditur numrin e kuvendeve që kanë qenë në Shqipëri, si dhe të atyre që kishin mbetur mbas pushtimin osman. Është e rëndësishme të kujtojmë se të bijtë e Shën Françeskut, së bashku me përhapje e fesë, nuk e veçuan aspak dashurinë për vendin e tyre, ose në rastin e misionarëve, dashurinë për shqiptarët dhe Shqipërinë. Kjo bëri që të bjerë mbi ta mënia e turkut, sepse si kuvendet, po ashtu edhe kishat, ishin kthyer krahas mësimit të fesë, edhe qendra ku mësohej gjuha shqipe. Këtë fakt e dëshmojnë shumë dokumente dhe botime për çështjen e zanafillës së mësimit të gjuhës shqipe, që zë fill aty nga shekulli XVI – XVII. Prandaj, ishte më se e nevojshme që të mos harrohej përhapja dhe prania e françeskanëve në Shqipëri, që duket se fillesën dhe të ardhurit për herë të parë është që nga koha e Shën Françeskut.

Në këtë Regjistër–Dorëshkrim, gjenden shumë kuvende dhe kisha shekullore, si ajo e Rubikut, e Lezhës, e Kepit të Rodonit, etj. Të gjitha këto kisha dhe kuvende janë sot, disa prej tyre monumente të kulturës kombëtare. Më tej ky dorëshkrim na përshkruan gjendjen e jetës françeskane, rregullimin e jetës së tyre, pranime të reja në jetën françeskane, dekrete të delegatit gjeneral, etj. Ndërsa, nga ana stilistike pra e shkrimit, është për t’u vlerësuar bukuria shkrimore, pa gabime si dhe është shkruar me një kaligrafi precize, të qartë dhe të kuptueshme.
Image
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3806
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Dokument serioz për shqiptarët !

#34

Post by Arbëri » Mon Jun 07, 2010 8:55 pm

Një dorëshkrim i posazbuluar në gjuhën shqipe me shkronja cirilike nga viti 1868 në Rekën e Epërme

Dorëshkrimet e zbuluara tash janë katër ungjij nga shekulli XV (zbuluar në rrethin e Prilepit me shkrim kaligrafik dhe gjuhë kishtare sllave). Midis dokumenteve në fjalë tre janë nga shekulli XVIII: një doracak nevojash të përditshme (për nevoja të shërbimeve kishtare), një minej (mujor) për muajin qershor dhe një kujtimor për të vdekurit – që të gjithë kishtare sllave me shenja gjuhësore maqedonase.

Dr.Avzi MUSTAFA

Aty kah fundi i vitit 1996 ekipi hulumtues shkencor i Bibliotekës Popullore e Universitare "Shën Kliment Ohridski" nga Shkupi dhe Instituti i Kulturës së Lashtë Sllave, nën udhëheqjen e dr. Mihajllo Georgievskit, bëri kërkime në rrethin e Prilepit, Gjevgjelisë, Gostivarit dhe në Strugë. Me këtë rast midis 13 dorëshkrimeve u zbulua edhe një shënim në dorëshkrim në gjuhën shqipe me shkronja cirilike.

Dorëshkrimet e zbuluara tash janë katër ungjij nga shekulli XV (zbuluar në rrethin e Prilepit me shkrim kaligrafik dhe gjuhë kishtare sllave). Midis dokumenteve në fjalë tre janë nga shekulli XVIII: një doracak nevojash të përditshme (për nevoja të shërbimeve kishtare), një minej (mujor) për muajin qershor dhe një kujtimor për të vdekurit – që të gjithë kishtare sllave me shenja gjuhësore maqedonase. Megjithatë pjesa më e madhe e dokumenteve janë nga shekulli 19. Këto janë: një mujor (minej) për shtatorin (fragmente), një libër lutjesh (jo i plotë), një libër-listë për festat mujore, një tabelë pashkësh, një përkujtimor (libër dhuratash ku përmenden emrat e dhënësve të kontributeve të ndryshme) nga Struga nga viti 1894, një krijim muzikor me nota nga Dimitar Gradoborski dhe një fletë me një shënim në gjuhën shqipe, gjë që është edhe objekt i interesimit tonë.

Dokumenti është një dorëshkrim i gjetur ne fshatin Niçipur të Rekës së Epërme qe është i vitit 1868. Dorëshkrimi është shkruar nga Joan (Gjon) Serafimi në të folmen shqipe të Rekës.

Kush është Reka e Epërme?

Ajo është krahinë e Dibrës e cila është ndarë në Dibrën e Poshtme dhe në Dibrën e Epërme.
Në Dibrën e Epërme bënin pjese një numër i madh katundesh, ku sipas një vjershe të shkruar nga rilindësi i shquar i kësaj ane, Josif Bageri, përveç vuajtjeve ekonomike e sociale, na e jep edhe numrin e katundeve të Rekës se Epërme. Vjersha e mban titullin “Reka e Dibrës dhe rronjësit e saj”. Ai shkruan kështu:

“Tetembedhjet copë
Katunde ka ne Reke,
Po gjindja e kësaj-
Jan gjyku për me hjek”

Nga kjo strofe e këtij poeti e patrioti të shquar kuptojmë se njerëzit e Rekës së Epërme janë gjykuar që të jene njerëz të vuajtur e të persekutuar, sepse kjo krahine shqiptare ka marrë pjesë pa ndërprerë në luftërat kundër pushtueseve e grabitqarëve të ndryshëm për ta mbrojtur vatrën e nderin e shqiptarisë.
Ky popull i viseve malore të kësaj krahine gjatë gjithë historisë ka dëshmuar trimëri e krenari. Ata i ruajtën të gjitha ato virtyte, apo siç quanin ata vet “pengjet e stërgjyshërve” dhe kurrë nuk i harruan dhe kurrë nuk u përulën para pushtuesve.

Dhe, kjo krenari atyre ne një periudhë u dha edhe një autonomi të veçantë. Pushtuesit e grabitqaret e ndryshëm ketë treve e kane pasur cak të grabitjeve, sulmeve e plaçkitjeve, madje ata pa mbrojtje të askujt disa herë e shkretuan. Prandaj këta banore edhe sot e kësaj dite thirren “të shkretë”. Kështu quhen edhe nga të tjerët “shkreti”.
Ne baze te një dokumenti te vitit 1468 mësojmë se 13 fshatra të kësaj treve janë boshatisur duke kaptuar male për tu vendosur ne rrethinën e Shkupit e Velesit.

Keto ngulime te kësaj treve paraqesin një kurore katundesh duke filluar prej Koritës, Gurgurnicës, Sallarevës, Gerçecit, Nerezit, Sveta Petkës, Ciflikut, Patishe Rekës e deri ne Jabollçishtë të Velesit të sotëm. Këto katunde sot janë dëshmi e gjalle që në vete i ruan po ato karakteristika etnogjuhësore, edhe pse te muslimanizuar, si te banoreve qe mbetën ne Rekën e Epërme.

Por, banoret qe nuk u shpërngulën nga vatrat stërgjyshore të kësaj krahine me një fanatizëm të paparë i ruajtën shenjat dalluese të kombit. Ata te vetmen gjë si me te shtrenjtën dhe shenja qe i bashkonte ishte gjuha shqipe. Ata e quanin gjuhen shqipe “tapia e vendit”.
Ata e ruajtën gjuhen jo vetëm ne shtëpitë e tyre, por edhe ne ritet dhe besimet fetare. Mesha jepej ne gjuhen shqipe, madje edhe pas shume tentimeve për asimilimin e tyre nga Perandoria dhe egzarhitë fetare te ndryshme

Çka përmban dokumenti?

Ketë e shohim edhe nga një fletë, përkatësisht nga një shënim i shkurtër, qe i takon gjysmës se dytë të shekullit XIX, i cili për nga përmbajtja paraqet një tekst biblik (me shkronja cirilike dhe me shlift të sllavishtes kishtare që shpjegohet me shkrimin e shpejtë).

Aty thuhet:

Image
Në leximin tonë që arritëm ta bëjmë, më mirë të themi atë që arritëm ta deshifrojmë, po e japim me alfabetin e shqipes, kurse fjalët e padeshifruara do t'i japim në kllapa dhe ashtu si i lexuam ne dhe me pika në kllapa do të jenë fjalët që nuk arritëm t'i lexojmë fare:
Makandej Isusi udiftoj vetëvehten masandej Apostollat (modet) (toverijade) edhe e diftoj kështu ishin bashkë Simon Pjetri edhe Thomai (kithohi vinokë) edhe Nathanaeli si ishte përkanos Galilesë
edhe (.....) (.....) edhe (.....) (.....), ishin përkanos Galilesë edhe (.....)
(.....)(.....) pulvet (.....)

Siç shihet, mjaft fjalë na mbetën pa u deshifruar nga ky tekst i shkurtër i cili na vjen nga shekulli i kaluar nga fshati Niçpur i Rekës së Epërme. Si do që të jetë, shpresoj se dokumenti i zbuluar do ta nxisë kërshërinë e lexuesit, në radhë të parë për rëndësinë gjuhësore, por edhe si një dëshmi e gjallë se në këto anë gjuha shqipe do të jetë shkruar dhe do të jetë përdorur edhe për nevoja religjioze dhe kishtare.

Që teksti te paraqitet me tërë "materialin" e vet para lexuesve, po e japim edhe faksimilin, i cili do t'u shërbejë lexuesve dhe studiuesve që jo vetëm ta deshifrojnë, por edhe të bëjnë kërkime gjuhësore në disiplina të ndryshme.

Nën tekst në gjuhën shqipe është edhe një shënim nga i njëjti shkrues, por në gjuhën popullore maqedonase. Ja çka thuhet në këtë tekst:Sveto Evanzejie od Mateja, piшeno od Mene Joвана Сeрафимов, ему пишено в лето 1868 naмесец декември на 27 дена, два дена пред рождество било субота новие година.
От Јоана благовестение светово еван(гелие) во светују велику недела пасхи на литургија. В началебе слова и слова бе к Богу и Бог бе слово лист 1.

Ky autor duket se e ka folur rrjedhshëm edhe maqedonishten, gjuhë e cila do të jetë folur në disa nga fshatrat e Rekës ku kanë jetuar dy etni të ndryshme me fe të njëjtë ortodokse.

Gjykuar sipas fjalëve të deshifruara, mund të konstatojmë se e folmja e Rekës e cila, midis tjerash, i përfshin edhe disa fshatra të Karshiakës së Shkupit, është një e folme mjaft e konservuar dhe ajo ka pësuar fare pak ndryshime për një shekull e tri dekada. Megjithatë ky konstatim nuk mund të jetë i prerë nga se rreth dokumentit duhet ta thonë fjalën e vet gjuhëtarët albanologë. Për mua me rëndësi më të madhe është se ky dokument paraqet një gjurmë se në viset e ndryshme të Maqedonisë Perëndimore mund të ketë edhe dokumente të tjera, të cilat fshihen nëpër kisha, xhami, biblioteka të ndryshme private e gjetiu.

Mbetet që gjuhëtarët tanë, por edhe Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore ne Shkup, si i vetmi institucion shkencor, të kërkojë mundësinë për të vepruar brenda sistemit arsimor të Republikës dhe të marrë masa e të gjejë mënyrë për ndërmarrjen e hapave për kërkime të dokumenteve të reja, në mënyrë që kështu të shpëtohen nga dhëmbi i kohës, por edhe nga situata reale në të cilën procesi i asimilimit të popullsisë ortodokse është në përfundim e sipër.

Me një qasje shkencore e pa ngarkesa politike mendoj se do të kryhej me sukses ky mision i rëndësishëm i cili i pret gjuhëtarët dhe dijetarët shqiptarë.
http://www.yllpress.com/6352/nje-doresh ... perme.html
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3806
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Dokument serioz për shqiptarët !

#35

Post by Arbëri » Tue Jun 08, 2010 6:26 pm

Urdhri kalorësiak i shën Gjergjit dhe një gjenealogji e familjes së engjëllorëve nga Drishti

Urdhri kalorësiak i shën Gjergjit dhe një gjenealogji e familjes së engjëllorëve nga Drishti

Familja e Engjëllorëve ishte një ndër ato familje fisnike shqiptare, e cila, menjëherë sapo u vendos në Itali, kërkoi të rivendoste statusin e saj prej familjeje fisnike, duke rikonfirmuar të gjitha privilegjet që kishte në Shqipëri. Papa Piu V i konfirmon Andrea Engjëllit, fisnikut, dukës, princit dhe kontit të Drishtit, Durrësit dhe Pultit të Ulët, lidhjet e tij të gjakut me perandorët romakë, si dhe me perandorët e Kostandinopojës
Image
DORESHKRIMI
Është folur e shkruar shumë për disa nga dorëshkrimet e njohura të familjes Engjëllore nga Drishti, të cilat ruhen në biblioteka shtetërore italiane dhe private në Shkodër e gjetiu. Një pjesë e tyre janë botuar, ndërsa pjesa më e madhe vetëm janë zbuluar dhe ende nuk janë botuar, presin studime dhe analiza të gjithanshme kritike Urdhri kalorësiak i shën Gjergjit dhe një gjenealogji e familjes së engjëllorëve nga Drishti

Në kuadër të burimeve historike, vend të rëndësishëm zënë dorëshkrimet e pabotuara, veçanërisht ato të cilat janë të ndërlidhura me njëra-tjetrën, qoftë duke pasur një autor të përbashkët, duke trajtuar një ngjarje ose personalitet të kohës, krijimi i të cilave është bërë në kushte e rrethana specifike. Është e njohur tashmë se për dorëshkrime të tilla ka rezerva ose duke shkuar deri në skajshmëri, në mohimin e tyre si falsifikate dhe burime të pavlera, për një kategori specialistësh, studiuesish dhe historianësh, ndërsa në anën tjetër, ato mbrohen me këmbëngulje se janë burime me vlera të mëdha historike dhe si të tilla pasurojnë historinë kombëtare shqiptare. Të shumtën e rasteve ato mohohen nga ata të cilët nuk i kanë pasur kurrë në dorë si origjinale, por kanë “dëgjuar” apo “lexuar” nga të tjerë, se autenticiteti i tyre vihet në dyshim.
Image
Është folur e shkruar shumë për disa nga dorëshkrimet e njohura të familjes Engjëllore nga Drishti, të cilat ruhen në biblioteka shtetërore italiane dhe private në Shkodër e gjetiu. Një pjesë e tyre janë botuar, ndërsa pjesa më e madhe vetëm janë zbuluar dhe ende nuk janë botuar, presin studime dhe analiza të gjithanshme kritike të specialistëve nga fushat përkatëse për të bërë një vlerësim sa më real dhe të saktë, si për të dhënat që ofrojnë ato ashtu edhe për saktësinë e trajtimit të tyre, origjinalitetin, autenticitetin e vlershmërinë historike, si dhe ballafaqime me dorëshkrime, dokumente dhe burime të kohës apo të ngjashme me to dhe të një literature përkatëse.

Dorëshkrimet e pabotuara që na janë ruajtur nga familja fisnike Engjëllori prej Drishtit, ruhen në Venedik, Firence, Vatikan, Kopenhagë dhe Shkodër. Përveç që janë të pabotuara, ato si element të përbashkëta, [katër prej tyre, ato nga Vatikani, Firence dhe Venediku] kanë se janë shkruar nga e njëjta dorë dhe në dekadat e para të shekullit XVI.

Natyrisht, nuk do të flasim kësaj radhe për librat e botuar që kanë për autorë disa nga anëtarët e familjes Engjëllori por dëshirojmë të bëjmë të njohur njërin prej dorëshkrimeve, origjinalin e të cilit e kemi shfrytëzuar në bibliotekën Marciana të Venedikut.
Image
Kodiku [dorëshkrimi], i cili ruhet në bibliotekën Marciana të Venedikut, ka kopertina të forta lëkure, të kuqe, me një dekorim floriri në mes, në formë të stemës, por pa shenja heraldike. Lart, në mes të kopertinës, është e shënuar me laps të kuq: no 50. Edhe kopertina tjetër ka në mes të njëjtin dekorim. Kopertinat janë të mbështjella me një mbështjellës special të ri, me ngjyrë jeshile.

Lexohet lehtë dhe e ka shkruar e njëjta dorë që ka shkruar edhe Kodikun e Bibliotekës Laurenziana të Firences, ASHB 1167, në të cilin, përveç të tjerave, ruhet edhe “Formula en Pagëzimit” nga viti 1462, si dhe dorëshkrimi i një Kodiku tjetër, po e familjes së Engjëllorëve nga Biblioteka Apostolike e Vatikanit, i cili nuk është botuar asnjëherë deri më sot. Dorëshkrimi është shkruar në pergamen fin dhe është një gjenealogji e shkruar nga një dorë e vetme.

Heraldika si shkencë që merret me studimin dhe prejardhjen e simboleve e elementeve të ndryshme, origjina e të cilave është e shumëllojshme, në Shqipëri i gjen fillimet e saj që në fillimin e shekullit XIII, për të vazhduar deri në ditët e sotme, si pjesë përbërëse e heraldikës evropiane me të gjitha zhvillimet, ndryshimet dhe arritjet e saj. Stemat më të hershme i gjejmë në fillimet e Principatës së Arbrit, e më pas në një vazhdimësi të pandërprerë pothuajse në të gjitha dinastitë dhe familjet patronomike shqiptare si: Albani, Arianiti, Balsha, Beçikemi, Bogdani, Dukagjini, Dushmani, Engjëllorët, Gazuli, Golemi, Gropa, Jonima, Kastrioti, Komneni, Maneshi, Matranga, Muzaka, Shpata, Skura, Spani, Topia, Zaharia etj.
Image
Familja e Engjëllorëve ishte një ndër ato familje fisnike shqiptare, e cila menjëherë sapo u vendos në Itali kërkoi të rivendoste statusin e saj prej familjeje fisnike, duke rikonfirmuar privilegjet e saj. Familjet fisnike shqiptare në Mesjetë, ashtu sikurse edhe familjet e tjera evropiane, kishin jo vetëm tituj të lartë fisnikërie, por edhe gëzonin privilegje të caktuara, të cilat herë pas here i konfirmonin dhe i rikonfirmonin sipas nevojës me diploma përkatëse të lëshuara nga autoritetet më të larta të kohës, siç ishin perandorët bizantinë dhe më vonë papati, përkatësisht Selia e Shenjtë. Me këtë rast përmendim një diplomë [bulë, ngas ka shumë të tilla që ruhen në Vatikan, Venedik etj.] për familjen e Engjëllorëve, përkatësisht për Ndre Engjëllin.

Diplomën e ka lëshuar Papa Piu V [1566-1572] në vitin 1567, e cila përmbledh disa diploma të tjera në vetvete, që janë lëshuar nga perandorët dhe princat, që prej perandorit Leone deri te Michaeli. Arsyeja se përse ato gjenden të gjitha në të njëjtin vend, është njohja dhe zyrtarizimi që u bën atyre Papa Piu V dhe në bazë të kësaj njohjeje bëhet edhe konfirmimi i tyre dhe i privilegjeve që ato përshkruajnë. Dokumenti i parë i përmendur në këtë bulë është lëshuar më 25 prill 1293 nga Androniku II Paleolog, perandor i Kostandinopojës. I konsideruar si një instrument publik i së Drejtës Kanonike, papa Piu V i konfirmon Andrea Engjëllit, fisnikut, dukës, princit dhe kontit të Drishtit, Durrësit, Pultit të Ulët, lidhjet e tij të gjakut me perandorët romakë, si dhe me perandorët e Kostandinopojës.

Privilegjet janë lëshuar dhe rikonfirmuar rishtas, duke u bërë të vlefshme nga Papa Piu V, sikurse edhe paraardhësit e tij, papët: Kaliksti III, Piu II, Siksti IV, Inocenti VIII, Pauli III, Juli III dhe Papa Piu IV, në vitin 1567, në emër dhe për llogari të Andreas Angelus [Ndre Engjëllit], nga Vincentium de Hippolitis Pistoriensem ac Gasparem de Mercado Romanum Jures. Për këtë qëllim kanë shërbyer edhe gjenealogjitë e shumta të shkruara prej anëtarëve të saj, për të cilat shpesh ndeshet edhe mendimi përgjithësues se ato janë të falsifikuara --

GJENEALOGJIA

Gjenealogjia që kemi në dorë nuk ka shërbyer thjesht për të rivendosur statusin prej familjeje fisnike të Engjëllorëve, por edhe për të justifikuar titullin e Mjeshtrit të Madh të Urdhrit të Shenjtë Ushtarak Konstantinian të Shën Gjergjit, që Engjëllorët e mbanin që prej shekullit XV

-- dhe me “vlera të pakta, si burime historike për njohjen e shoqërisë shqiptare në shekullin XV” (Historia e Popullit Shqiptar, 2002, f. 490). Megjithatë, gjenealogjia që kemi në dorë nuk ka shërbyer thjesht për të rivendosur statusin prej familjeje fisnike të Engjëllorëve, por edhe për të justifikuar titullin e Mjeshtrit të Madh të Urdhrit të Shenjtë Ushtarak Konstantinian të Shën Gjergjit, që Engjëllorët e mbanin që prej shekullit XV.

Urdhri i Shenjtë Ushtarak Konstantinian i Shën Gjergjit është një Urdhër Kalorësiak. Mendohet se është themeluar nga perandoriKonstandini i Madh, për të mbrojtur Labarin, i cili me trupat e tij mori pjesë në Betejën e Urës së Milvianës, në vitin 312 pas Krishtit. Kjo fitore e madhe mbi forcat pagane të Maksentius çoi në konvertimin e Perandorisë Romake në krishterim, gjë që formësoi gjithë historinë evropiane të mëvonshme. Sipas historianëve të shekullit XVI dhe XVII, kjo ngjarje e madhe u festua me themelimin e një urdhri kalorësish. Statutet e shekullit XVI thonë që rregullat origjinale u konfirmuan dhe u lëshuan nga perandorët Isak Engjëlli dhe Mihal Paleologu, por variantet më të vjetra të këtyre statuteve, që ne njohim, datojnë nga shekulli XVI. Karakterin fetar urdhri e mori më 17 korrik të vitit 1550, kur Papa Juli III [1550-1555] e njohu Urdhrin me anë të bullës Quod Alias, duke i siguruar Andreas dhe Jeronim Engjëllit të Drishtit titullin e Mjeshtrit të Madh.

Me rastin e kësaj njohjeje nga ana e Papës, Kongregacioni i Koncilit do t’i siguronte një providani të jashtëzakonshme. Një dokument nga Camera Apostolice e Vatikanit, e vitit 1558, është dëshmi e pagesave të shumave jashtëzakonisht të mëdha për Andrea Engjëllin, gjë që dëshmon lidhjet e tij në nivelet më të larta si fisnik shqiptar, por edhe si Mjeshtër i Madh i urdhrit që drejtonte. Dokumenti është në gjuhën latine dhe origjinali i tij ruhet në Instrumenta Miscellanea 6673, anno 1558; përkthimi i tij është: “Duke u dashur që të kemi të nderuarin zotin Andrea Engjëlli, dukën dhe kontin e Drishtit sipas fuqisë së të sipërpërmendurës Motu Proprio të Palit III, meqenëse të dy përmbajnë për furnizimin që është bërë në jetën e tij prej 100 dukatë floriri, të shpërndara në mënyrë të njëjtë në çdo muaj, që filloi me furnizimin e të sipërpërmendurit zotit Lekë, vëllait të tij, d.m.th. nga korriku i vitit 1535, me një shumë prej 100 dukatë në muaj, shumë kjo që do të vazhdojë deri në fund të nëntorit të vitit 1558, që bëjnë 23 vjet e 6 muaj dhe që në dukatë floriri bëjnë 28200”.

Në kohën e pontifikatit të Papës Gregori XIII [1572-1585] në vitin 1576, njohja e papës Juli III i solli Urdhrit një të re shumë të madhe: karakterin fetar që e vendosi përfundimisht nën Rregullën e Shën Bazilit. Bashkë me Urdhrin e Maltës, Urdhri Konstantinian i Shën Gjergjit janë të vetmit urdhra fetaro-ushtarakë ndërkombëtarë që e kanë ruajtur këtë status të pandryshuar deri në ditët tona. Urdhri i dedikohet propagandës së besimit, të mbrojtjes së kishës dhe përkrahjes së Selisë së Shenjtë. Anëtarët e saj zotohen për besnikëri ndaj Papës dhe mbështetje të mësimeve e të dogmës së Kishës Katolike Romane.

TITULLI
I pari prej Engjëllorëve të cilit iu konfirmua titulli i Mjeshtrit të Madh ishte Ndreu, që mbante titullin Princ i Maqedonisë, si dhe Dukë e Kont i Drishtit (1398-1479). Pas tij titullin e Mjeshtrit të Madh e trashëgoi i biri, Pjetri (vdiq në vitin 1511), i cili ia la atë Ndreut II

I pari prej Engjëllorëve të cilit iu konfirmua titulli i Mjeshtrit të Madh ishte Ndreu, që mbante titullin Princ i Maqedonisë, si dhe Dukë e Kont i Drishtit (1398-1479). Pas tij titullin e Mjeshtrit të Madh e trashëgoi i biri, Pjetri (vdiq në vitin 1511), i cili ia la atë Ndreut II, që është edhe autor i gjenealogjisë në fjalë, si dhe i shumë veprave të tjera, disa nga të cilat vihen në dyshim si falsifikate. Titulli i Mjeshtrit të Madh ishte dhe vazhdon të jetë i trashëgueshëm, e si i tillë mbeti pa ndërprerje në duar të Engjëllorëve deri në vitin 1623. Në këtë vit, Engjëllorët e Drishtit ia lëshuan Mjeshtërinë e Madhe, Marino Karaçiolit (Marino Caracciolo), princit të Avelinos dhe më 23 nëntor të po atij viti, Papa Urbani VIII [1623-1644] ia konfirmon këtë dinjitet atij, duke theksuar origjinën bizantine, që ruhet edhe sot e kësaj dite në kryqin e Urdhrit.

Megjithatë, princi i Avelinos vdiq në vitin 1630, kështu që titulli i Mjeshtrit të Madh u kthye përsëri te Gjon Andrea Engjëlli i Drishtit. Me breven Cum Sicut të 27 gushtit 1672, Papa Klementi X [1670-1676] emëron një prokurator gjeneral të Urdhrit në Romë dhe një kardinal protektor, kardinalin de Massimi. Ai vendosi gjithashtu që prokuratori gjeneral i Urdhrit të merrte pjesë në kapelën pontifikale dhe që të vendosej në rang pas prokuratorit gjeneral të Urdhrit të Shërbëtorëve të Marias. Me anë të breves së 14 qershorit të vitit 1687, Papa Inocenti XI [1676-1689] emëroi protektor të Urdhrit kardinalin Gaspero Kavaliero (Gaspero Cavaliero), i cili në vitin 1690 ndiqet nga kardinali Gjon Françesk Albani (Giovanni Francesco Albani) që bëhet më vonë papa Klementi XI [1700-1721], që e përkrahu Urdhrin dhe Mjeshtrin e tij të Madh me privilegje të vazhdueshme gjatë gjithë pontifikatit të tij.

Në fund të shekullit XVII, shtëpia e Engjëllorëve të Drishtit – dega e fundit e Komnenëve – po shuhej me Gjon Andrea Engjëllin e Drishtit që nuk la trashëgimtarë. Kështu, me një akt-kërkesë të 27 korrik 1697, u aprovua që titulli i Mjeshtrit të Madh të transferohej te Duka i atëhershëm i Parmës, Piacenza Francesco I Farnese (1697-1727) dhe më vonë te pasardhësit e familjes Farnese.

Nëse Skënderbeu kishte ndonjë lidhje me këtë Urdhër dhe se çfarë lidhje ishte kjo, nuk dihet akoma dhe madje as që është hedhur si hipotezë. Megjithatë, i çuditshëm është fakti që duka i Parmës, kur ishte Mjeshtër i Madh i Urdhrit, [Piacenza Francesco I Farnese (1697-1727)] huazoi nga Arkivi Sekret i Vatikanit shumë dokumente origjinale, [rast shumë i veçantë ky në historinë e Arkivit Sekret të Vatikanit] papnore drejtuar jo vetëm familjes së Engjëllorëve të Shqipërisë, por edhe vetë Skënderbeut.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3806
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Dokument serioz për shqiptarët !

#36

Post by Arbëri » Thu Jun 10, 2010 2:53 pm

REVISTA “DITURIJA” (1909-1929) E LUMO SKËNDOS PËR ÇËSHTJE TË GJUHËS SHQIPE

Një revistë me karakter letrar dhe diturak që qarkulloi në ditët e para të janarit 1909 e pikërisht, më 1 janar, 100 vjet më parë, qe revista "Diturija", që drejtohej nga i dituri LUMO SKËNDO (MIT'HAT FRASHËRI). Ajo u botua me disa ndërprerje deri në vitin 1929. Kështu trajektorja e botimit të saj është e tillë. Fillimisht, pasi u botuan 12 numra, ajo u ndërpre për shtatë vjet rresht, derisa qarkulloi për të dytën herë në qershorin e vitit 1916. Nuk do të jetë Selaniku, por ajo tashmë do të botohej në Bukuresht dhe vetëm në 3 numra. Pati përsëri ndërprerje duke kaluar në Tiranë, numri i parë i së cilës i përket 1 nëntorit 1926 dhe do të zgjasë deri në vitin 1929, pa ruajtur periodicitetin që të dilte në çdo muaj. Gjithsej nga viti 1909-1929 u botuan 40 numra.
Image
Platforma e kësaj së përkohshmeje ishte që të trajtonte probleme kulturore letrare e shkencore, duke u shoqëruar me ilustrime në gjuhën shqipe. Me interes janë shkrimet që trajtojnë probleme gjuhësore, si ato që kishim lidhje me historinë e shkrimit të shqipes, të gjuhës letrare, të kulturës së gjuhës, çështje gramatikore, bibliografi etj. Autorë të këtyre shkrimeve kanë qenë personalitete të kohës, si: Aleksandër Xhuvanni, Karl Gurakuqi, Mati Logoreci etj.
Image
Për historinë e shkrimit të shqipes. Është tema që e ka tërhequr stafin e revistës. Mbetej ende një problem i prek shëm, ndonëse kishin kaluar dy muaj, pasi ishte zhvilluar Kongresi i Manastirit (nëntor 1908) dhe ishte miratuar alfabeti që kemi sot. Kryeartikulli i parë i saj do të kishte si titull "Istori e shkrimit shqip", shkruar nga eruditi Lumo Skëndo. Autori fillimisht i kushton vëmendje zbulimit të albanologut austriak J.G.Hahn të disa copave ungjijsh të shkruara me shkronja të veçanta. Autori këtu dhe në disa shkrime të tjera jep hollësi për këtë zbulim të Hahnit, të cilin e pati konsideruar shkrim pellazgjik, por më vonë u sqarua se ai ishte vepër e Teodor Haxhifilipit, i njohur nga populli Dhaskal Todhri.

Problem tjetër që ngrihet në këtë shkrim, ishte vjetërsia e shkrimeve shqipe ku si vepër të parë L. Skëndoja konsideronte atë të Pjetër Budit të titulluar "Pasqyra e t'rrëfyemit" e vitit 1621, pasi vepra "Meshari" i Gj. Buzukut nuk ishte i njohur nga autori i shkrimit në atë kohë, por në shkrimet e tjera të mëpastajshme korrigjon vetveten, duke përmendur edhe veprën e L. Matrëngës "E mbësueme e krështerë" e vitit 1592. Këtu jep si informacion rizbulimin e veprës së Buzukut, "Meshari", nga peshkopi arbëresh Pal Skiroi. Gjithashtu jepen të dhëna për dokumentet e para të shkrimit shqip. Autorin e shqetësonte enigma se a ka qenë shqipja e shkruar më parë apo jo. Për L. Skëndon, duke mos njohur veprën "Mesharit" të Buzukut, mendonte se shqipja duhet të jetë shkruar edhe më parë nga priftërinjtë katolikë. Për veprën e Pjetër Bogdanit, të cilin e konsideronte me vlerë dhe prej shqiptarëve konsiderohej si vepër klasike, shfaq mendimin se P. Bogdani do të ketë shkruar edhe vepra të tjera, por do t'i kenë humbur duke ikur në Raguzë. Bënte vlerësime për shkrimet e botuara gjatë shek. XIX. Në numrin 3 të vitit 1909 boton edhe dy fotografi ku përfshihen delegatët në Kongresin e Manastirit (1908), kurse në tjetrën janë anëtarët e komisionit të hartimit të alfabetit të gjuhës shqipe, fotografi të cilat do të botoheshin e ribotoheshin gjatë 100 vjetëve.

Për gjuhën e përbashkët letrare. Një problem gjatë Rilindjes sonë Kombëtare dhe më vonë që i ka preokupuar patriotët shqiptarë, ka qenë çështja e gjuhës së përbashkët. Ajo mori një dimension të ri, veçanërisht pas Kongresit të Manastirit kur u zgjidh problemi i alfabetit të njësuar të gjuhës sonë. Që në numrat e parë të vitit 1909, stafi i revistës merret me trajtimin e këtij problemi. Së pari e trajton këtë çështje në artikullin "A do të kemi një të vetëm gjuhë literare shqip?".

Autori ndodhej përpara një alternative të tillë, të ngrihej në rangun e një gjuhe letrare një dialekt apo "një dialekt në mes të dyvet". Revista nuk ishte për të folmen e Elbasanit, një e folme qendrore, pasi, sipas saj, mungonte një vepër e rëndësishme e shkruar nga kjo e folme, por edhe një gramatikë, e cila do të tregonte rregullat e kësaj gjuhe. Gjuha e Kristoforidhit nuk e pasqyronte të folmen e vendlindjes pasi ishte e përzier. Edhe filologu Gjergj Pekmezi dha mendime për këtë problem. Për të ishte më mirë të përdoreshin të dyja dialektet e shqipes. Por autori i artikullit përmend edhe alternativa të tjera, siç janë përdorur edhe në gjuhët e tjera indoevropiane, si zgjedhja e gjuhës së një shkrimtari të madh si Danteja, ose gjuha e një qyteti që është bërë kryeqytet, si: Parisi, Londra, Praga etj.

Por revista hedh edhe ide të tjera në shkrimet e botuara për këtë çështje nga autorë të tjerë.

Për Mihal Sherkon, duke qenë se gjuha e përbashkët është në fillimet, krijimi i saj do të derdhet ose në formën e gegërishtes së toskërizuar ose të toskërishtes së gegërizuar. Gjuha e përbashkët do të përmbledhë të dyja dialektet, do t'i tretë, duke krijuar një dialekt të ri letrar, ku do të fitojnë me kalimin e kohës ato elemente që janë të përbashkëta e të lehta në përdorim, ndonëse dy dialektet kanë veçoritë e veta. Gjuha letrare, për M. Sherkon, është gjuhë intelektuale, gjuhë e gdhendur, e punuar, e përmirësuar kulturisht d.m.th. brez pas brezi. Sipas autorit, gjuhën letrare e gatuajnë shkrimtarët dhe vjershëtorët.

Çështje të tjera gjuhësore. Shqipëria ishte në pritje të pavarësisë kombëtare. Kultura shqiptare dhe arsimi kombëtar kishin nevojë për studime dhe botime që t'i shërbenin zhvillimit, lëvrimit dhe pasurimit të gjuhës. Ishte e nevojshme që shteti i ardhshëm shqiptar të kishte të shtruar tabanin edhe në këtë fushë. Megjithëse në kushtet e pushtimit, intelektualët e kohës kërkonin të përgatitnin infrastrukturën e nevojshme që kultura dhe shkolla të mos punonin në një terren të virgjër. Një rol të veçantë në këtë kohë do të lozte edhe shtypi i kohës, duke trajtuar problemet më emergjente të përhapjes së gjuhës dhe shkrimit shqip. Një objektiv të tillë pati edhe stafi i revistës "Diturija", që në numrat e saj të parë, hapi rubrika të veçanta për problemet më shqetësuese të gjuhës shqipe dhe të arsimit tonë kombëtar.

Janë disa rubrika që revista "Diturija" hap për këtë problem, si: Tribunë gramatike dhe gjuhësie, Të vëmë re kur shkruajmë, Fjalëtore e vogëlë etj., në të cilat personalitete të kohës si Aleksandër Xhuvani, Karl Gurakuqi etj., dhanë mendimet e tyre për çështje të veçanta gjuhësore. Revistat në mjaft raste debaton me artikujshkruesit për çështjet e ngritura në shkrimet e tyre me karakter fonetik, morfologjik etj.

Fillimisht u diskutua për përdorimin e zanores ë. Argumentohej pse duhet ose jo përdorimi i saj, L. Skëndoja mbron idenë se ajo duhet të përdoret se e kanë shkrimtarët e vjetër dhe të folmet e Jugut. Duke qenë se ajo është fonetike, duhet të studiohet "me durim, duke hetuarë dhe peshuarë çdo fjalë, çdo formë, me durim gjykim dhe dituri".

Këtij problemi i referohet edhe Mati Logoreci. Ai shpreh mendimin se zanorja ë në shqipe është fonetike dhe në asnjë rast nuk ndjek etimologjinë. Kështu kanë vepruar edhe autorët e vjetër, të cilët nuk kanë shkuar sipas etimologjisë, por sipas shqiptimit të kohës. E nëse veprojnë kështu, kjo vjen se gegët përdorin zanoret e gjatë, ndërsa toskët nuk i shqiptojnë ato.

Revista gjatë jetës së saj nuk merret me një problem të caktuar, por ndalet në ato çështje që janë të diskutueshme dhe kanë nevojë për trajtim dhe argumentim .

Sipas Lumo Skëndos, shoqëria shqiptare ka nevojë për fjalë të koncepteve abstrakte dhe teknike. Këtë problem e ngre edhe në shkrimin "Fjalor për skaja që kan' nevojë të kthjellohen". Për këto duheshin fjalë - terma të reja. Për autorin kjo mund të zgjidhej në dy rrugë: të huazoheshin fjalë, kuptimi i të cilave ishte kristalizuar ose t'i krijonin nga vetë brumi i shqipes. Por autori sqaronte se çfarë duhet të kishim parasysh në një rast të tillë:

- Të studionin gjuhën e autorëve të vjetër, të njihnim ligjet e brendshme të gjuhës dhe dialektet e saj, fjalorin e gjuhës sonë.

Në rubrikën "Fjalëtore e vogëlë", të cilën e hapi revista që në numrin 2 të saj dhe vazhdoi për disa numra. Autori kishte për qëllim të shpjegonte kuptimin e shumë fjalëve që përdoreshin në atë kohë në shtyp e lexuesi nuk ua dinte kuptimin. Dhe Lumo Skëndoja shpjegimin e tyre e ka bërë, duke ua vënë korresponduesen në turqisht, frëngjisht dhe greqisht. Kështu shpjegon fjalët: dheshkronjë (gjeografi), libretore (bibliotekë), fjalëtore (fjalor), ministori (ministri) etj. Kësaj rubrike autori i ka dhënë natyrën e një fjalorthi.

Në këtë revistë pati edhe shkrime thjesht me karakter gjuhësor. Një i tillë qe edhe artikulli i Karl Gurakuqit për ndërrimin e gjinisë së emrave mashkullorë që në shumës marrin prapashtesën -e, duke u integruar në gjininë femërore. Pranimin e kësaj dukurie e mbështeste në atë kohë G. Waigandi, A. Xanoni etj. Gjithnjë K. Gurakuqi e ka ngritur këtë problem shumë vite më vonë, edhe në revistën "Shejzat" etj. Lumo Skëndoja nuk pajtohet me një qëndrim të tillë dhe për këtë sjell argumente të tjera të kundërta që vijnë në kundërshtim me pikëpamjet e K. Gurakuqit. Pra revista nuk pranon dygjinisinë e këtyre emrave. Kjo dukuri që në shumës të marrin një përcaktor të gjinisë femërore, sot është kthyer në normë morfologjike, duke u shtrirë edhe në emrat mashkullorë që marrin prapashtesën -ra.

Edhe Mihal Sherku nuk pajtohet me K. Gurakuqin për këtë dukuri, duke e konsideruar një përzierje në mes gjuhës së folur dhe asaj së shkruar. Ndërsa Mati Logoreci del në mbështetje të Gurakuqit. Ai e mbyll shkrimin me këto fjalë: "Në daçin pra, me shkue mbas natyres së gjuhës sonë mos t'i mohojmë ligjet e saj,... t'i ruajmë origjinalitetin".

Revista trajton edhe probleme të tjera gjuhësore. Kështu ngrihet çështja që të mos njejtësojmë të pashquarën dhe të shquarën në numrin shumës, mbasi në shkrimet e asaj kohe prirja për të njëjtësuar këto vihej re në disa botime. Këtë dukuri, të rënies së mbaresës -t në të shquarën në rasat e zhdrejta të emrit e ndeshim më tepër tek autorët gegë. Këtë e kishte trajtuar në gramatikën e tij edhe Gjergj Pekmezi, si një dukuri e autorëve veriorë, por si ky rregull shkonte kundër gjuhës. Është për t'u theksuar se rënia e mbaresës -t në shumësin e shquar në rasat e zhdrejta mori udhë dhe kështu ajo është sot një normë morfologjike që duhet respektuar.

Gjatë viteve pas shpalljes së pavarësisë, lindën edhe probleme të kulturës së gjuhës, lidhur me atë që është e drejtë, jo e kufizuar në ndonjë të folme periferike. Këtu ndërhyn me shkrimet e tij në rubrikën e re "Selectae" Aleksandër Xhuvani, që do ta vazhdojë këtë rubrikë edhe më vonë në botime të tjera.

Ai ngre përdorimin e drejtë të shumësit të disa fjalëve që bien në kundërshtim me përdorimin më të përgjithshëm. Të mos përdoret, sipas porosisë së Xhuvanit, shumësi me prapashtesën -a, por të ruhet trajta e njëjësit ose të marrin -ë; si; disa nxënës e jo nxënësa, mësues e jo mësuesa, profesorë e jo profesora etj.

Është me interes të veçojmë se çfarë këshillon stafi i revistës për të mësuar gjuhën, kur populli shqiptar ende nuk kishte fituar pavarësinë dhe shtetit të ardhshëm shqiptar, krahas detyrave të shumta që do të kishte, përparësi do të merrte mësimi, lëvrimi dhe pasurimi i gjuhës shqipe, kur dihej se nga gjuhët e tjera kishim pasur ndikim, kryesisht në leksik. Në këto rrethana, tre vjet para shpalljes së Pavarësisë, kërkohej nga shqiptarët që për të mësuar shqipen, duhej:

1. Të lexohen libra që ishin shkruar shqip.

2. Të nxirren fjalë të reja dhe të mësohen ato duke krijuar një fjalor.

3. Të mësohen të dyja dialektet, megjithëse, sipas autorit, shqipja është e varfër dhe e ashpër, por duke u punuar me kujdes, do të bëhej si shoqet e saj.

Shkrimet që janë botuar në revistë, nuk janë të gjata dhe të thella, por për kohën, kur janë shkruar, paraqesin interes, pasi autorët kanë qenë vendës dhe të huaj. Kështu albanologu G. Waigandi botoi artikullin "Përdorimi i ablativit në librin e P. Bogdanit "Cuneus prophetarum". Këtij shkrimi i përgjigjet A. Xhuvani që sjell edhe përdorime të tjera të kësaj rase në atë kohë.

Gjejnë vend në këtë revistë edhe probleme nga fusha e fjalëformimit. Vërejmë një shkrim për prapashtesat në të cilin rreshtohen mbi 50 të tilla, duke shpjeguar vetëm kuptimet e tyre.

L. Skëndoja në rubrikën "Fjalëtorët shqip" jep një listë fjalësh që duhet të përdoren, të cilat nuk janë krijime të autorit, por të autorëve të mëparshëm ose janë krijime popullore.

Në numrat e tjerë të disa viteve më vonë, merret me Fjalorthin greqisht-shqip, e folur prej 2378 fjalësh të Marko Boçarit, që për autorin ka interes për të folmen e Çamërisë. Në vitin 1926, Mit'hat Frashëri e botoi fjalorin. Për këtë shkruan: "Ky fjalor paraqet një interes thjesht kuriozitete si një kujtim e të famshit kapedan suliot, pa ndonjë rëndësi letrare ose filologjike të vërtetë". Në të vërtetë fjalori ka vlera leksikografike, leksikologjike dhe dialektologjike. Këtë e vërteton edhe fakti se ai zgjoi interesin e mjaft studiuesve. Kështu albanologu grek Titos Jahallas na dha një botim akademik të këtij fjalori në vitin 1980, ndërsa E. Varfi bëri transkriptimin e tij dhe e botoi në revistën "Hylli i Dritës" (nr.3-4, 1996) dhe së fundi Niko Stilos botoi Fjalorin e Marko Boçarit në vitin 2007. E veçanta e këtij fjalori është se në fillim të shekullit ndeshim shkrime në të cilat përdoret alfabeti grek për shqipen.

Problemet gjuhësore kanë pasur një shtrirje të gjerë në këtë revistë, por nuk mbetën jashtë edhe përshkrimi i veprimtarisë shkencore të disa personaliteteve të kulturës sonë, si "Dora d'Istria", apo tema të tilla nga fusha e kulturës dhe e arsimit, si: Katedra e gjuhës shqipe në vende të huaja, Shoqëria e Stambollit, si dhe veprimtaritë dhe aktivitetin e shqiptarëve jashtë atdheut, si në Greqi, Itali, Rumani etj. Me interes në këtë revistë është bibliografia që paraqet vepra shqip ose që janë shkruar për shqipen dhe Shqipërinë, duke plotësuar bibliografinë e E. Legrandit (1912). Kështu revista jep edhe njoftime për vepra dhe dorëshkrime të rralla, si për gramatikën në dorëshkrim të vitit 1710. Informacionin e parë rreth këtij dorëshkrimi e kemi nga arbëreshi Nilio Borgia, i cili në nr. 12 të vitit 1927 botoi në këtë revistë shkrimin "Një gramatik'e voglë e gjuhës shqipe, më 1710". Për dorëshkrimin bënte këtë vlerësim: "Nuk mund të mos i jemi mirënjohës për veprën që ka ardhur tek ne sado që kjo nuk është veçse një skicë gramatike". Më pas patën shkruar për këtë vepërz G. Petrotta, M. Roku, J. Kastrati, Dh. S. Shuteriqi dhe së fundi e botoi këtë gramatikë të shoqëruar me një studim të gjatë me karakter filologjik R. Ismajli, Prishtinë, 1982.

Revista "Diturija" një organ që qarkulloi me ndërprerje, por që erdhi duke ngritur cilësinë dhe duke shtuar tirazhin, qe një ndër organet e rëndësishme në fushën e kulturës në dekadat e para të shek XX. Tematika erdhi gjithnjë duke u përmirësuar, zgjeruar dhe profilizuar. Ndonëse kanë kaluar 100 vjet nga numri i parë i revistës, përsëri ndeshim shkrime me interes, prandaj revista jo vetëm për kohën kur qarkulloi, por edhe më pas, duhet të çmohet e të vlerësohet për ato shkrime, të dhëna, interpretime që mund të shfrytëzohen me dobi edhe sot.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3806
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Dokument serioz për shqiptarët !

#37

Post by Arbëri » Sun Jun 13, 2010 7:55 pm

Aleksandri i Madh dhe Skënderbeu me epitetet \'Gjarpri-Dragoi-Kuçedra

Image
Aleksandri i Madh dhe Skënderbeu me epitetet \'Gjarpri-Dragoi-Kuçedra\'!

Zbulohet nga arkeologjia “Muri Gjarpri i Kuq” i Aleksandrit të Madh!

Sipas internetit, në zërin, “Il “Serpente Rosso”, arkeologjia iraniane në bashkëpunim me një mision arkeologjik anglez, kanë raportuar më 2008, të dhënat e para të hetuara qysh nga viti 1999, për ekzistencën e një muri dhe të një vepre hidrike të përmasave gjigande, i quajtur si “Muri ose Barriera, Gjarpri i Kuq i Aleksandrit të Madh”, ndryshe edhe si “Muri i Gorgonit”. Ky mur fillonte qysh nga Deti Kaspik, për të vazhduar përgjatë maleve Elbrus e më tej.

Ngjyra e kuqe e këtij “gjarpri”, vjen siç mendohet nga tullat e kuqe prej balte të pjekur. Të dhënat e para tregojnë për një vepër kolosale dhe një kryevepër të inxhinierisë së ndërtimit civile dhe ushtarake. Kam shkruar edhe herë të tjera, për një pasazh dhe një interpretim mjaft të çuditshëm të M. Barletit, që po e citoj: “Është shumë turp për ne, shumë turp për Venedikun dhe të gjithë mbretërit e krishterë, që ne të durojmë si sundimtarë ata, nga ato fshatra të përbuzur të Skythisë, të cilët në kohën e etërve tanë, me zor se mund t’i mbanin edhe për skllevër. S’ka gjë më të ulët se ata, që janë mësuar të jetojnë vetëm hajdutëri e me të rrëmbyer... fundëri gjindjesh, llum skllevërish... turqit siç thuhet atdheun e lashtë e kanë pasur përtej maleve Rife, përtej viseve të murranit, pranë oqeanit të veriut. Racë e ndyrë, e poshtër e rritur në strofka ujqërisë, që s’ka të ndytë as nga mishi i ujqërve dhe i hutinave...

Thuhet se Aleksandri i Madh i pat mbyllur këta me shula hekuri, si bagëti në një vathë dhensh ndërmjet maleve Hyperborë”. (HS f 102; f 110). Unë kisha menduar se Barleti diku-diku ishte ndikuar nga tregimi i Dhulkarnejnit-Kokëdybrirëshit në Kuran, për atë pendën ndarëse për jexhuxh-maxhuxhët. Këto njerëz shkonin në kuptimin si njerëz të një race të shkurtë, xhuxhallarët, por gjithsesi misteri mbetej i pazgjidhshëm sepse nuk mund të përafrohej këtu “Muri i Madh i Kinez”!

Tashti që ky “Muri i Aleksandrit”, është sinjalizuar si një realitet, pavarësisht se ndoshta mundet të kishte qenë edhe si ndonjë vazhdim-përvetësim i një tradite ndërtimtare vendase pararendëse, po na del se “Penda e Dhulkarnejnit” paska qenë një realitet. (Suria, El Kehf, ajetet 83-98). Aleksandri i Madh, duke “ndjekur gjurmët e Herakliut” nga lindja donte të arrinte deri te Oqeani-briri i lindjes dhe ndoshta edhe më shumë duke kapërcyer “anën e anës së oqeanit”, duke shkuar gjithnjë nga lindja, donte të rikthehej në perendim. Sikurse e kam shkruar në një rast tjetër edhe Pirrua i Epirit, duke ndjekur edhe ai “gjurmët e Herakliut”, donte të hidhej nga Siçilia në Tunizi, për të arritur në Perëndim në “fundin e tokës”...

Ëndrra e Vojsavës, e shpjeguar si “mrekullitë profetike biblike”

Për lindjen e Gjergj Kastriotit, M. Barleti shkruan: “Por, përpara se të kaloj më tutje, nuk mendoj se duhet lënë mënjanë ajo që unë e mora si krejtësisht si një çfaqie mrekullie dhe që u profetizua prej shumë njerëzve, mbi lavdinë e këtij njeriu, megjithëse e di mirë se shumë vetë s’do t’a përfillin fare, si fort të ngajshme me përrallat e vjetra. Thonë, pra, se kur Vojsava mbeti me barrë me të, pa në ëndër se lindi një gjarpër aq të madh, sa që mbulonte gjithë Epirin, kokën e shtrinte ndërmjet kufijve të turqve, të cilët i përpinte me gurmazin e vet të gjakosur, ndërsa bishtin e mbante në det ndërmjet kufijve të krishterë dhe sidomos të shtetit të Venedikut. Gjoni, me t’iu rrëfyer ëndrra, nga që ajo nuk ishte një punë që të hetohej me anë rropullish apo që kërkonte për shpjegues Apollonin, e qetësoi me gëzim të madh të shoqen dhe profetizoi me lehtësi se prej saj do të lindte një burrë i përmendur në luftë e në vepra, i cili do të ishte armiku më i rreptë i turqve dhe njëkohësisht kapedani i tyre më fatbardhë, mbrojtës i fesë së krishterë...” (HS; f 54. Origjinali latinisht e shkruan gjarpër, por përkthyesi S. Prifti e ka sjellë si dragua AL)

Mendoj se, përpara se t’a konsiderojmë këtë ëndërr tërësisht si një “manipulim e përrallë të tipit folklorik”, mbase duhet t’i hapim paksa vend edhe hipotezës së një ëndrre që Vojsava e kishte parë realisht. Kjo ëndërr ndoshta mund të kishte qenë si një pasqyrim i deformuar i traditave të folklorit dhe të leximeve të literaturave antike, e ndërthurur edhe në kuadrin e shqetësimeve të mëdha kohore, në shtëpinë e Kastriotëve. Më konkretisht Vojsava, mund të ketë parë një ëndërr, si një imitim, pak a shumë si legjenda e Olimpisë së Epirit, në shtatzëninë me Aleksandrin e Madh. Dhe duhet të vërejmë këtu se, Gjoni ka dijeni dhe mban një qëndrim disi tolerues për besëtytnitë pagane. Ai ka njohuri për interpretimet me të përbrendshmet/rropullitë e flijeve me berra dhe për shpjegimet orakulltare me Apollonin etj, por duke i përjashtuar këto, i jep kësaj ëndre një veshje e justifikim sipas mrekullive kristiane. Këtë interpretim i jep edhe vetë Barleti, madje duke shtuar edhe diçka tjetër se në gjirin e natyrës ekzistojnë mrekullitë.

Një pjesë e ish traditave antike, me sa duket ekzistonin ende si rudimente në mesjetë tek ne. Këtë, mund t’a konstatojmë edhe te vetë M. Barleti. Jo rrallë meshtarit kristjan Barlet, i shpëtojnë dhe i dalin mbi ujë disa shprehje si (t’a themi me vetë fjalët e tija); “betohem për Herkulin” (HS f 49); “bestytni të antikitetit të rremë (RrSh f 89) etj. Por, kur është e domosdoshme, prifti popullor, jo vetëm se i aprovon dhe ia gjen justifikimin traditave të lashta, por edhe na i përshkruan ato për të mos u fshirë fare nga kujtesa.

Kështu, përshkruan lavdërimin e trimërisë në gostitë: “ndërmjet trimërive të tjera të ndritura të të vjetërve dhe lavdeve të të parëve, të cilat këndohen zakonisht nga tanët nëpër gostira, sipas një zakoni të lashtë, dhe ndoshta jo të përbuzshëm, brezi i ri ka futur jo pa mirënjohje sidomos këtë ngjarje...” (HS, f 381-382 ). Po ashtu ka përshkruar “gjamën mortore”: Mamica thirri, sipas zakonit të gjindjes shumë zonja e nderoi varrimin e burrit me zi e lotë që s’pushonin ditë e natë... Unë me plot të drjetë do të kujtoja se të vjetrit e kanë quajtur këtë gjamë Nenia. Dhe me të vërtetë ata e kanë pasur zakon që gjatë vajtimit të përmendeshin jo vetëm trimëria dhe veprat e shquara të të ndyerit, por edhe trimëritë e etërve dhe gjithë kujtimet stërgjyshore dhe lavdet e lashta të families.

Ky zakon ka qenë dikur aq fort në përdorim ga shumë popuj të lindjes, saqë merreshin për këtë detyrë gra të mësuara me pagesë, të cilat t’i nxirrnin lotët me këngët dhe xhestet e përvajshme” (HS, f 342) Dhe në fakt, përmes rreshtave ne mundemi t’a gjejmë edhe thelbin e atij përkufizimit, siç e kishte konceptuar Barleti vetë: “Populli epirot/alban/maqedon, është një popull më tepër luftarak se sa fetar” (HS f. 125). Është trajtuar nga disa autorë se, Olimpia e Epirit, nëna e Aleksandrit të Madh, kishte përhapur një legjendë, mbi bazën edhe të një ëndrre, se Aleksandrin e kishte ngjizur me një lloj gjarpri bollë ose me një dragua, me të cilin kishte fjetur, i cili në fakt ishte vetë Zeusi i metamorizuar. Këto shembuj të ngjizjes direkt me Zeusin, Olimpia i imitonte nga fondi popullor dhe me sa duket edhe nga leximet te Homeri. Këtë legjendë të manipuluar të Olimpisë e përmendin disa autorë antikë, si Plutarku, Livi etj. Lukiani, duke u përpjekur të na japë një burim shpjegues sa më natyral tokësor, na njoftonte se, kjo legjendë me variantin si dragua-gjarpër, bazohej edhe te një lloj gjarpri bollë orëmirë, që pinte qumësht gjiri direkt nga gratë, luante me fëmijët etj. Ai tregonte për një ish specie që sot konsiderohet si e zhdukur në gadishullin tonë. (Shih, Lukiani, “Vepra të Zgjedhura”, shqip 1987, f 254, 351-354).

Nisur edhe nga disa deklarata të vetë Gj.K.Skënderbeut, i cili i quante vazhdimisht Aleksandrin e Madh dhe Pirron e Epirit, si “të mitë” e si “paraardhës të fisit tim”, nisur nga deklarata e origjinës së fisit alban, maqedon, epirot, mendoj se Vojsava e dinte dhe e kishte lexuar në autorët antikë legjendën e Olimpisë për lindjen e Aleksandrit të Madh. Gjithashtu ajo e kishte edhe një lloj parafytyrimi se si mund të ishte ai gjarpër ose dragua i paraqitur në artet e ndryshme të antikitetit. Pra kemi një arsye të besojmë se ajo ëndër, mbase e ka pasur një fillesë reale dhe pastaj mbi të padyshim është manipuluar në modën folklorike. Kështu konceptimi i parardhësve tonë në mesjetë pretendonte, një pjesë të konsiderueshme nga trashigimia e Aleksandrit të Madh. Dhe realisht e kishin një bazament shumë më të justifikuar se sa pretendimet e varfëra të maqedonasve ardhës e folës sllavojugorë të mëvonshëm. Këtë paraqitje të këtij dragoi ose kuçedre, si minigrafikë na e ka paraqitur edhe vetë M. Barleti, qysh në hapjen e kapitullit/librit I, në botimin e parë. Dhe duhet të vërejmë se në ribotimet e mëvonshme këtë e kanë hequr!

Gjarpri, Dragoi, Kuçedra

Gjarpri, dragoi ose kuçedra/kushedrat, në përdorimin e folklorit tonë, siç e kanë shënuar ekspertët, shpesh janë ngatërruar e përzier njera për tjetrën. Ato ishin qenie të përmasave të mëdha, ndonjëherë edhe gjigande, me një ose me shumë kokë, mund të zhyteshin në ujrat detare e të ëmbla, mund të futeshin nëpër shpellat karstike etj. Këto mund të ishin në role pozitive e negative ose shpesh janë përdorur nga njerëzit për asgjësimin e armiqve të tyre, për ruajten e shpellave dhe kullave me thesare etj. Në raste si më të veçanta dragoi e kuçedra e kuqe vihen në role pozitive, ndërsa kuçedrat qime zeza në role negative dhe madje i gjejmë edhe në ndeshje për jetë a vdekje midis tyre. Siç edhe kimerat e lashtësisë, këto qenie të mëdha ishin gjakpirëse, mund të shternin burimet, liqenet, lumenjtë etj. Ngatërresa midis këtyre qenieve, diku është shkaktuar nga koha e largët e mjegulluar, diku janë përzier edhe kombinacione të ndryshme të fantazive njerëzore edhe identifikime nëpër hapësira gjeografike të largëta.

Në lashtësi këto lloje qeniesh i gjejmë deri edhe me origjina hyjnore, siç e përshkruante Homeri, Kimerën e Liqes: “Me gjak e fis hyjnish lubi kuçedra ishte: / në kokë luan, dhi n’mes, n’bisht gjarpër a dragua,/ e zjarr shkrumbues për tmerr nga goja villte...”. (Iliada, përkth. 1979, VI, 219-222; Kjo ishte Kimera e Likisë, në zonën e liqeneve të Azisë së Vogël jug-perëndimore. Liqia/Likia duket se lidhet me liqen/lekanon= gr. e vjetër, ndërsa Kimera si gjakpirëse mbase shkon edhe me gjakpirësen e njohur në shqip qimra/kimra)

Parafytyrimi dhe paraqitja e tyre në skulptura, basorelieve në piktura, në minigrafika e nëpër monedha, në popuj të ndryshëm ndryshonte dhe po ashtu ka ndryshuar në kohë edhe brenda të njëjtit popull. Më 1636, F. Bardhi shkruante: “Ancora oggi i nostri connazionali... chiamano il nostro Scanderbeg col nome specifico di Kulshedra e Arbënit, cioè il Drago d’Epiro... Epiri Draco, cioé Il Drago o per dirla in albanese, il Drangue d’Epiro o dell Albania”, dmth si “Drangoi i Epirit ose i Albanisë”. Po ashtu, F. Bardhi, edhe te “Dictionarium latino-epiroticum...”, Roma 1635, f 197 e përkthente nga lat. Draco, me arbnishte si “Kulshedra e Arbnit”, pra siç shihet e ka bërë edhe ai ngatërresën si një lloj barazvleshmërie midis dragoit dhe kuçedrës.

Prof. E. Çabej në “St. Etim. në fushë të shqipes” III, f 300-302, te zëri “dragua, drague” jep një sintezë të mjaft të plotësuar të karakterit gjuhësor e etimologjik, të vështruar edhe sipas interpretimit e funksioneve mitologjike dhe të përhapjes mbarë evropiane. Mbi këtë ai përpiqet të vërë edhe njëfarë rregulli kronologjik, duke i dhënë përparësi një bazamenti të gadishullit tonë. Çabej shënon se “dragoi mbetet si simboli i trimërisë dhe mund të jetë i një burimi paralatin, dhe të jetë përzier pastaj me përfytyrimet romake, ashtu si te figura e kuçedrës”. T. Dhama, “Fjalori i Mitologjisë”, 1987, në fakt bën një lloj ndarje e dallimi, midis dragoit, kuçedrës, përbindëshit, divit e lubisë, duke i trajtuar si ish qenie mitologjike të veçanta. Më veçanërisht për dragoin dhe kuçedrën, na duket se ky autor referon diçka, sepse kuçedra është e mbuluar me qime, ndërsa dragoin e gjejmë në shumë rafigurime edhe me luspa detare etj.

Sa i përket ndonjë shpjegimi konkret të etimologjisë linguistët në rastin e dragoi-t shohin ngjashmëri me gr. vj. ?????? (shih edhe Çabej cit., dreq/k, f 316-317) dhe lat. drakonem, ndërsa te kushedra-kuçedra, gjithashtu shohin gr. ????????? dhe lat. chersydrus. Nisur nga lidhja edhe si qenie ujore- hidros, duket se diku mund të ketë lidhje rrënja e vjetër sanskritishte dri-dra=rrjedhje ujore siç te Drin, emri i lashtë ilir për lumë e te deti Adriatik. (Shih te Çabej, Dri, dragunarë etj) Këtu hyn edhe qenia mitologjike “Hidra e Lernës”, ku Hidra shkon qartë si qenie ujore dhe Lerna, një lloj kënete me llucë, “lera”, siç quhet ende në Myzeqe. Te kuçedra/kuçedria, mbase do të shkonte edhe kompozita nga ngjyra e kuqe, të cilën e zhvillon Çabej, në lidhje edhe me gjakun e dragoit. Në shpella, në toponime e oronime Çabej përmend “Vrima e Dragoit” në Shpirag; “Guri i Drangonit”, në Preshevë, kurse K. Luka e gjen dragoin, edhe me konsultimin e Çabejt, te Dragoç; Dragovojë-a; Shpella e Dragobisë, në krahasim edhe me arumanishten drakul si drek/dreq të shqipes. (K.L., “Gjeog. Toponomastike në dy Kadastrat e Shkodrës të shek XV”, rev. St. Fil. Nr. 1, 1976). Prof. Çabej ndër variantet e shumta, ka gjetur në arbëreshët e Kalabrisë një “drangolé, zdrangolé”, me të cilin quajnë një lloj gjarpri. Edhe në afërsi të Shkupit është gjetur një mbishkrim i formës Drakon-Draccena, që interpretohet si një kult i një çifti gjarpërinjsh. (P. Margilaj, “Ilirët flasin shqip-shqiptarët flasin ilirisht”, bot. 2000, f 231) Edhe Marlekaj shënon nga folklori shqiptar se “Thesari i Skënderbeut na ishte fshehur në një shpellë në male dhe atë e ruante një gjarpër gjigand”.

Imagjinanatat dhe deshifrimet për dragoin dhe kulçedrat gjigande, padyshim zhyten lashtë, kur si të tillë njerëzit interpretonin sa duket mbeturinat e eshtrave gjigande të dinozaurëve, ku këmbët e përparme shpesh i interpretonin si krahë fluturues etj. Të tilla mbeturina gjendeshin në Sahara, në një pjesë të ngurtësuar në bregdetin Adriatik të Kroacisë etj. Bazuar, mbi krahasimin e dragojve tanë gadishullorë me ata të ishujve britanikë, unë kam ngritur edhe një hipotezë. Është e mundshme që vetë dragoi fluturues, aq i përhapur në legjendat anglo-saksone, si vizatim-figurë të ketë shkuar atje, nga gadishulli ynë, sipas modelit të shqyteve/mburojave, helmetave dhe monedhave prej argjendi. Në Skoci, në një faqe kodre, është gjetur një figurë e Herakliut me topuz, e zmadhuar me teknikën e mbushjes me gurë, sipas modelit të një monedhe argjendi e cila është e krahasueshme me modelet e Dyrrahut. Është plotësisht e mundshme, po ashtu si shtegtimi i emrit Albania, deri në Francë dhe Skoci nga ushtarët ilirë në legjionet romake, të ketë shtegtuar edhe Herakliu me topuz. Në Shkodër, ne kemi gjetur një monedhë argjendi, në gjendje shumë të mirë e cila është me prejardhje nga Lukania (ish kolonitë e Magna Grecia në Italinë jugore), por që është kopje e modeleve greke të kohës së Aleksandrit të Madh, shek IV p.K. Në helmetën e Athinasë ka një dragua me krahë fluturues, me kokë shqiponje me brirë etj. Ana tjetër e monedhës ka një luan, sfurkun e Poseidonit etj. Dragoin dhe luanin ne i kemi gjetur të krahasueshëm me dragoin, luanin paleokristian (aty ka edhe një shqiponjë) të vendosur në murin e kishës së Mesopotamit pranë Delvinës.

Këtë krahasim e kanë miratuar edhe disa studiues italianë dhe dr. Moikom Zeqo. Këto objekte paleokristiane “Dragua, Shqiponjë, Luan”, në murin e kishës së fshatit Mesopotam (gr. mes dylumejve), sa duket duhet të jenë të kohës së Aleksandrit të Madh. (Duke vështruar edhe deshifrimet e emërtimit Aleksandër në egjiptianishten antike pjesërisht edhe piktografike, na del se germa e parë A ishte aethos=shqiponjë, germa e dytë L = luan dhe kështu mbase kjo enigmë zgjidhet...)

Unë do të do të shprehesha, se kjo ngatërresa e dragoit me kuçedrën, nuk mund të ndahet me “shpatën e Aleksandrit si te Nyja Gordiane”. Edhe në përkthimin shqip në Biblën e Vjetër ndodh një ngatërresë “gjarpër me kuçedër”, te “Profecia e Danielit”, ku “gjarpër-kuçedra nderohet si e shenjtë” (Bibla, 14, 1-13; 14-22: 23-27) Unë mendoj se kjo lloj ngatërrese, gjarpër, dragua, kuçedër, rrjedh sipas bishtit të gjatë rrëshqanor që ne e gjejmë edhe te mitologjia e Kadmit në Iliri, kur ai lufton te enkelejtë ilirë, kur vret dragoin ose kur mbas vdekjes së bashku me Harmoninë shndërrohen edhe vetë si dragonj a gjarpërinj, siç e shkruajnë dhe e ngatërrojnë edhe autorët antikë si: Scymni; Apollodori; Straboni; Pausania; S. Bizantini; (Sip. “Ilirët dhe Iliria në autorët antikë”, 1965, f 550, indeksi alfabetik).

Me sa dihet, me evolucionin dhe çensurën e monoteizmit, kuptimi fillestar i qenieve mitologjike të politeizmit, sëbashku edhe me perënditë e tyre protektore, u nxorën “on bloc” jashtë ligjit. Kështu ndryshoi edhe draco-drago, duke u barazuar me dreqin/diavolo, ndoshta si ndonjë lloj ish kategori homonime, dhe ndoshta edhe për shkak të ish brirëve, u fut në kategorinë si Përbindësh etj. Duhet nënvizuar se ndërsa Aleksandri i Madh në reformën e madhe fetare e unifikuese, si “biri i Zeusit, Amonit, perëndive diell”, me epitetet shqiponjë, luan, gjarpër dragua-kuçedër e kuqe, me përkrenaret e tilla etj, ishte brenda moralit dhe fesë së kohës, për Skënderbeun këto vazhdonin për një inerci të traditës popullore, sepse në fakt për moralin e krishterë, me ndonjë përjashtim, nuk ishin edhe aq të preferueshme e të pranueshme imitimet e traditave antike pagane.

Studiues historie
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2934
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Dokument serioz për shqiptarët !

#38

Post by Mallakastrioti » Sun Jun 13, 2010 8:22 pm

Arbëri wrote:Aleksandri i Madh dhe Skënderbeu me epitetet \'Gjarpri-Dragoi-Kuçedra

:D ...mo kopjojne kendej nga ne keta ore...diçka qe ketu eshte thene me pare rreth simbolizmit te Skenderbeut dhe Lekes se Madh me kultin e gjarperit:

Image
Image

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3806
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Dokument serioz për shqiptarët !

#39

Post by Arbëri » Sun Jun 13, 2010 8:58 pm

Kopjojnë shumë nga ne , për ate edhe e lusja Erjon : viewtopic.php?f=106&t=204&start=30
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2934
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Dokument serioz për shqiptarët !

#40

Post by Mallakastrioti » Sun Jun 13, 2010 10:14 pm

Mendimin tim personal(hipoteze kuptohet) doja ta lidhja me shkrimin qe solli Arberi me siper(Aleksandri i Madh dhe Skënderbeu me epitetet \'Gjarpri-Dragoi-Kuçedra)
rreth simbolit te gjarperit,qe siç dime ne lashtesi ka qene Simbol apo Zoti i Pjellorise do ta quaja une.

Mos ndoshta tek Tre Zeus-at qe po sjell me poshte kemi edhe elementet kryesore te jetes?

Hidhni nje shikim perpunimit qe i bera ketij imazhi qe kam sjell edhe me pare ne Forum:

Image

Pra Zeus Ades ishte Zoti i Pjellorise,pra Tokes.
Ashtu sikurse Olimbia sipas legjendes ra ne shtatzani prej nje Gjarperi(Zeus)...ne legjende e gjejme edhe per Vojsaven.
Dihet gjithashtu qe ne mitollogji kemi mosmarrveshje midis Zeus kanonik qe njohim(pra atij te Ajrit dhe Rrufeve) dhe Ades.
Po kerkoj te bej nje lidhje me fene monoteiste te krishtere ketu.(Pa dashur te fyej askend dhe kerkoj falje sepse nuk eshte qellimi im ky te fyej besimet e çdokujt)

Nuk dua te ngutem me tej cila ishte ajo grua qe ra shtatzane prej frymes se Zotit, me teper se 2000 vjet me pare,dhe cfare ngjashmerie kishte DJALLI ?...mos shfaqej shpesh si Gjarper?
Image

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3806
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Dokument serioz për shqiptarët !

#41

Post by Arbëri » Tue Jun 15, 2010 10:45 pm

Dorëshkrimi origjinal i Statutit të Katedrales së Drishtit, vlerë e rrallë burimologjike për historinë e Shqiperisë

E kemi përsëritur tashmë shpesh që kërkimet dhe hulumtimet arkivore janë befasuese në fushën e shkencës albanologjike. Po e përsërisim këtë pohim edhe sot, sepse rezultatet e këtyre hulumtimeve arkivore dhe bibliotekare janë befasuese jo vetëm për lexuesit, por edhe për vetë ne që punojmë drejtpërdrejt në këto strofka burimologjike e po përballemi me faktin që rezultatet e botuara më parë po përmbysen nga rezultate më të reja. Statutet e qyteteve dhe katedraleve shqiptare janë një dëshmi që vërteton edhe një herë ekzistencën e qyteteve-komuna shqiptare, botës qytetare, në kompleksin mesdhetar, zhvillimin e tyre dhe ngjashmëritë me qytet-komunat e tjera të Evropës, si dhe zhvillimin e të drejtës kanonike (kishtare), e cila ishte mjaft specifike ngaqë në vetvete ruante rregullat zyrtare të kishës, duke i përshtatur ato sipas të drejtës dhe traditës vendase shqiptare.

Image
Teksti i "Statuta et ordinationes capituli ecclesiae chathedralis Drivastensis" është përgatitur, zyrtarizuar dhe edituar në Manastirin e Shën Theodori de Elohiero të Urdhrit të Shën Benediktit, në dioqezën e Durrësit, në praninë e at Nikollë Lalemit, abatit të manastirit në fjalë dhe në prani të zotit Gjergj Topia dhe të burrave të nderuar, zotit Pjetër, rektorit të Shën Demetrii de Plumsis dhe të zotit Gjin, rektorit të Shën Venere de Managastis të po asaj dioqeze në prani të dëshmitarëve dhe të të ftuarve të tjerë edhe të rogatve gjatë vitit të Zotit 1464, në indiktin XII, me datë 21 të nëntorit. Dorëshkrimi, që në origjinal ruhet në Bibliotekën Mbretërore të Kopenhagës, është shkruar nga kanoniku dhe noteri i Tivarit, Simon Dromasys, më 12 janar 1468. Ai bën përshkrimin e variantit të zyrtarizuar të vitit 1464, nga libri i noterit e kanonikut të Durrësit, Gjon Mauros, që ndërkohë kishte vdekur, i cili njëkohësisht kishte qenë sekretar i kryeipeshkvit të Durrësit, Pal Engjëlli.
Image
Variantin e "Statuta et ordinationes capituli ecclesiae Cathedralis Drivastensis" nga viti 1464 e kishin punuar kanonikët e Drishtit, njerëz të ditur, të shkolluar, që njihnin rrethanat, situatën dhe gjithçka tjetër që kishte të bënte me katedralen dhe me zakonet e Drishtit në të kaluarën dhe në kohën kur ata jetonin, variant ky i përgatitur që para vitit 1456. Këto statute i kanë miratuar dhe firmosur: Nikollë Kalanci, Andre Prekasi, Nikollë Beli, Nikollë Cezani, Pal Kelanti, Nikollë Pisciragu, Nikollë Ungari, Gjergj Gjonoma, Pjetër Suma, Pjetër Sakati, Gjergj Golemi, Andre Xaoni, Anton Kazeli, Frang Merti, Dedë Prekali, Martin Mazioti, Novak Prekali. Për zakonet e lashta e të lavdishme të katedrales së Drishtit dhe të vetë qytetit-komunë, të cilin si seli ipeshkvnore e hasim në burimet e shkruara dokumentore që nga 16 maj 743 (shek. VIII), flet vetë teksti në mënyrë eksplicite: "Laudabilem consuetudinem antiquorum nostrorum immitantesi" (kap. II); pastaj: "antiquissimam constuetudinem imminantes" (kap. XXXIX) dhe "antiquissima et observata consuetudine" (kap. XLIV), si dhe "secundum morem et consuetudinem antiquorum" (kap. XLVI). Pra, përveç përvojës, njohurive dhe njohjes së situatës së përgjithshme, kanonikët nga Drishti i mbanin si shembull edhe këto statute të lashta "a maioribus nostris quasdam constitutiones traditas", [f.2v], që në formë të shkruar datonin të paktën nga viti 1397.

Sipas M.Shufajt, teksti origjinal i "Statuta et ordinationes capituli ecclesiae chathedralis Drivastensis", nga Shqipëria fillimisht duhet të janë bartur në Tivar dhe nga aty, para vitit 1571 për në Itali. Megjithatë, ne mbështesim qëndrimin e M.Ahmetit, se një pohim i tillë nuk ka mbështetje në burime të sigurta dhe dokumentare dhe se rruga e dorëshkrimit të Statuteve të Katedrales së Drishtit për në Itali ka mundësi të ketë ndjekur fatin e familjes Engjëllore. Do ishte krejt normale që një kopje e këtij Statuti të gjendej në Archivio Segreto Vaticana, ose Archivio di Stato Venezia, por kërkimet shkencore në këto dy arkiva nuk dhanë rezultate. Po ashtu, as në Firence e Dubrovnik, ku ruhen dorëshkrime të ndryshme të Engjëllorëve, nuk u gjet ndonjë gjurmë e këtij Statuti, i cili është drejtpërdrejt i lidhur me familjen fisnike të Engjëllorëve. Pra, mbetet për të ardhmen që të sqarohet lëvizja e dorëshkrimit të "Statuta et ordinationes capituli ecclesiae chathedralis Drivastensis", deri në kohën kur për herë të parë, zyrtarisht, përmendet në vitin 1833. Deri para pak kohësh është menduar se dorëshkrimi i Statutit të Katedrales së Drishtit për herë të parë përmendet në katalogun 438 të antikuarit gjerman, Karl Wilhelm Hiersemann nga Lajpcigu, në qershorin e vitit 1915, fasc. 43, nën numrin 250, zë ky i përshkruar në mënyrë shumë sipërfaqësore në këtë katalog, por me titull të plotë: "Statuta et ordinationes capituli ecclesiae Cathedralis Drivastensis". Meqenëse dorëshkrimi nuk u shit, Hiersemann i përsërit shënimet e vitit 1915 në katologun 477 për vitin 1920, fasc. 7, nën numrin 33, duke mos shtuar asgjë më shumë. Me fjalë të tjera, dorëshkrimi ishte sjellë nga ndërmjetësi Thomas Thorpe në vitin 1833, dhe vinte nga një prej atyre koleksioneve, emrin e të cilin për momentin nuk jemi në gjendje ta themi me saktësi. Një gjë është e sigurt, se dorëshkrimi nuk vinte nga koleksioni i Lord Guilford-it, sepse dorëshkrimet që ishin nga koleksioni i tij janë shënuar me "G" në katalog. Për vendndodhjen dhe përmbajtjen e dorëshkrimit, M.Shuflaj njoftohet në vitin 1916. Ai provon ta sigurojë me anë të blerjes, por nuk e arrin një gjë të tillë, përkundër insistimit të tij të përsëritur. Në vitin 1920, ai njoftohet se një blerës anonim e kishte blerë dorëshkrimin nga antikuari gjerman. Duke shfrytëzuar miqësinë që kishte me albanologun tjetër sllav, Henrik Bariq, në vitin 1924, Shuflaj arrin të sigurojë emrin e blerësit, anglezit Sir Thomas Phillipps, i cili ishte një koleksionist i famshëm dorëshkrimesh dhe librash të rrallë antikuarë. Koleksioni i tij ishte kolosal prej më se 60 mijë dorëshkrimesh dhe 40 mijë librash të rrallë-antikuarë. Së bashku me kolegët e tij, Viktor Novakun dhe Henrik Bariqin, M.Shufalj shfrytëzoi njohjen me albanologun danez, Holger Pedersenin, që ky i fundit të ndërmjetësonte te Sir Thomas Phillipps për të siguruar një kopje të fotografuar të tërë dorëshkrimit. Holger Pedersen u del në ndihmë, duke siguruar një kopje jo të plotë të dorëshkrimit, pasi dorëshkrimi i "Statuta et ordinationes capituli ecclesiae Cathedralis Drivastensis" ndodhej tashmë në fondet e Bibliotekës Mbretërore të Kopenhagës e jo të Sir Th. Phillipps. Kopja e dorëshkrimit arrin në dorë të M. Shuflajt në gjysmën e dytë të vitit 1925. Së bashku me V. Novakun, Shuflaj i hyri menjëherë punës për përgatitjen për botim të dorëshkrimit, me gjithë mangësitë që kishte fotokopja. Rezultatet e punës së tyre u botuan në "Biblioteka Arhiva za Arbanasku starinu, jezik i etnologiju," në Beograd, në vitin 1927, e jo në "Arhiv za Arbanasku starinu, jezik i etnologiju," siç pretendojnë disa që shkruajnë për Statutin... Në vitin 1971, botohet në formë të shkurtuar dhe me ndërhyrje të shumta në gjuhën shqipe në "Gjurmime Albanologjike", seria e shkencave historike të Prishtinës.

Meqenëse së shpejti "Statuta et ordinationes capituli ecclesiae chathedralis Drivastensis" do të botohet së bashku me faksimilet e origjinalit, ne po e përshkruajmë atë sipas përshkrimeve më të kompletuara, të bëra deri më tani nga M.Ahmeti, dhe duke e plotësuar në ndonjë vend atë pasi kemi në duar një kopje të skanuar të këtij dorëshkrimi, të cilin e kemi marrë nga autori i zbulimit. Nuk jam e para e as e vetmja që dr.M.Ahmeti me mirësi ma vuri në dispozicion një dorëshkrim me vlera të rralla. Përveç meje, kopjen e origjinalit nga dr.M.Ahmeti e kanë marrë edhe E.Lala, W.Kamsi, G.Tafa dhe Sh.Sinani /dy faqe/ dhe tekstin e transkriptuar, i cili u shkrua më 2005. "Dr. Musa Ahmeti pati mirësinë të më dhuronte për të ilustruar këtë dorëshkrim, një prej fletëve me kaliografi më të qartë, me nistore të zbukuruara, që mund të trajtohet edhe si miniaturë me iluminim. Zbulimi i këtij kodiku herët a vonë do të shërbejë si shkas për një reflektim të përgjithshëm për historinë e së drejtës tradicionale në Shqipëri dhe sidomos për historinë e raporteve të së drejtës urbane me atë agrare".

Dorëshkrimi është në pergamen të butë e fin. Kopertina është pak më e trashë se faqet e tjera. I tërë dorëshkrimi është i shkruar me ngjyrë kafe nga një dorë e vetme. Ka dy lloj paginimesh: njërin lart në të djathtë, që fillon nga nr.1r dhe vazhdon deri në nr.18v dhe paginimi i dytë, poshtë në të djathtë, që fillon nga nr.9r dhe përfundon në nr.26v. Në f.1r (olim 9r) brenda inicialit "P" të iluminuar në flori, me dekorime shumë të bukura përreth, është një portret i kryeipeshkvit Pal Engjëlli me shkopin baritor në dorë, me mitër në kokë, i veshur me rroba të kryeipeshkvit. Në të gjitha faqet e dorëshkrimit ka iniciale të dekoruara. I tërë dorëshkrimi ka 66 iniciale. Zakonisht në iniciale janë përdorur tri ngjyra: e kuqja, kafeja dhe bluja e mbyllur. Në f.4r-v; 5r-v; 6v; 7v; 8r-v; 9v; ka shënime në margina, menjëherë në vazhdim të tekstit me ngjyrë të kuqe. Në faqen e fundit të dorëshkrimit është një gjenealogji e familjes së Engjëllorëve, e cila lexohet me vështirësi ngase është shumë e zverdhur. Dorëshkrimi ka gjithsej 922 reshta. 32 faqe kanë nga 27 rreshta, dy faqe nga 26 reshta [f.14v dhe 17v] dhe një faqe 6 reshta [f.18r], me 53 kapituj dhe dimensione: 17.5 x 25.7 cm.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2934
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Dokument serioz për shqiptarët !

#42

Post by Mallakastrioti » Fri Jun 18, 2010 7:04 pm

Reports and letters of American missionaries, referring to the distribution of nationalities in the former provinces of European Turkey, 1858-1918; (1919)

Author: Tsanoff, Vladimir A
Subject: Eastern question (Balkan)

Image

Image
Image

Image
Image
Image

User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2934
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Dokument serioz për shqiptarët !

#43

Post by Mallakastrioti » Sat Jun 19, 2010 10:34 am

E rendesishme!

Kerkesa ime i drejtohet atyre qe njohin sllavishten e vjeter e sidomos moderatorit Arber.Mendoj se duhet lexuar ky liber,pasi kush ma nisi me siguroi qe ka leterkembime midis Krajlit te Serbise dhe Republikes se Raguzes,ku nga ana e krajlit thuhet qarte kujt i perkisnin kishat ne Kosove para se ato te ktheheshin ne ortodokse.

Arberi do te lutesha te mundoheshe te mund te na gjeje dhe perktheje gjerat qe permenda me siper ne linkun e librit qe po vendos:

http://www.google.com/books?id=57JJAAAA ... &q&f=false

Flm.
Image

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3806
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Dokument serioz për shqiptarët !

#44

Post by Arbëri » Sat Jun 19, 2010 11:48 am

Ja se çfarë thotë Joan Kalić (shtetit dhe kishës në Serbi shekullin e XIII)
"Kurorëzim Stefan në 1217 krijoi konceptin e Rashkës e Madhe, Regnum Rasciae, regno di Rassa. Ky emër është në burimet latine të mesjetës, veçanërisht në vendet katolike . Kështu, Kalaja e lashtë (Arsa) dëshmuar në punën Prokopi i Cezaresë në shekullin e gjashtë, (Ras, Ras) u bashkua me burimet bizantine (Konstantin Porphyrogenitus, John Kinam), dhe pastaj përmes Dioqeza e Rashkës dhe Krishtërimi u bë qendër e shtetit ''serv'' në shekullin e dymbëdhjetë. emrin e qytetit - zona emrin (dioqeza) u bë emri i gjithë shtetin, por në kohën e Stefan Nemanja (të dhënat nga Kotorr 1186 vit). kurorëzimin e diademë të parë Mbretëria serbe emrin e Rashkës bëhet nacion evropian, natyrisht, me kuptime të reja. Dikun i nxjerë si emigrant Orthodox me emër Servë ..

http://ia351436.us.archive.org/0/items/ ... klgoog.pdf

==============================================================
Dinastia nën "hijen" e Dhimitrit
Dhimitri i Arbërit arriti shkëlqimin më të madh të shtetit dhe luajti rol të jashtëzakonshëm duke u marrë në konsideratë nga shtetet fqinje si një "magnus arkond" (sundimtar i madh). Pra ishte kryezoti i Arbërisë. Dhimitri mbante titullin : "Pan hipersevast", titull që e mbanin vetëm mbretërit autonomë, por që kishin lidhje familjare me perandorët bizantinë. Gruaja e Dhimitrit qe njëkohësisht edhe mbesa e perandorit bizantin Aleksi i III Ëngjëlli. Dhimitri u njoh si kryezot i Arbërisë edhe nga vetë Papa Inocenti i III. Në një letër, që Papa i dërgonte Dhimitrit më 1208 e quante këtë kryezot "Nobili Viro Demetrio arbanesi principi" d.m.th. "burrë fisnik, princ i arbëreshëve". Më 1909 Papa në një letër të dytë e quan atë me një titull akoma më të lartë juridik "Judex" d.m.th. "Gjykatësi i arbëreshëve". Në krye të shtetit të Arbërisë Dhimitri u konfliktua me Venedikun. Dhimitri kërkoi ndihmën e Papës së Romës, që në këtë kohë qe prishur me Republikën e Venedikut dhe inocenti i tretë i premtoi ndihmën e tij nëse shkëputeshin arbëreshët nga riti lindor ortodoks dhe shndrroheshin në katolikë. Dhimitri bëri një përpjekje origjinale diplomatike : firmosi Traktatin e Paqes më 1210 me Republikën e Raguzës, që është dhe i pari dokument diplomatik shqiptar që njohim deri më sot. Në këtë traktat, që për fat të mirë është edhe i përkthyer ne gjuhën shqipe, Dhimitri përmend emrat e fisnikëve shqiptarë të asaj kohe, të cilët i quan "hominen mei" (njerëzit e mi). Politika paqësore me aleatët e tillë si despotati i Epirit dhe Republika e Raguzës, që realizoi Dhimitri e tronditi Venedikun. Por Dhimitri i rrezistoi intrigave venedikase. Më 1213 Dhespoti Epirit, Mihal Ëngjëll Komneni, duke shfrytëzuar kryengritjen e fisnikëve arbëreshë që shpërtheu ne Durrës e pushtoi Dukatin e Durrësit.
Lexoje postimin e fundit te thema ''Arvanitët'' ndoshta të ndihmon , është aty edhe Demetrio Albanese (died 1509) libri eshte origjinal nga viti 1570 , përndryshe kur do gjej me shume materijal nga ky postim i juaj do te mundohem tiu pergjigjem , edhe pse Illyricum Sacrum i jep ato Kisha në Kosvë e më gjërë si shqiptare .
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3806
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Dokument serioz për shqiptarët !

#45

Post by Arbëri » Sat Jun 19, 2010 12:06 pm

Mallakastrioti wrote:E rendesishme!

Kerkesa ime i drejtohet atyre qe njohin sllavishten e vjeter e sidomos moderatorit Arber.Mendoj se duhet lexuar ky liber,pasi kush ma nisi me siguroi qe ka leterkembime midis Krajlit te Serbise dhe Republikes se Raguzes,ku nga ana e krajlit thuhet qarte kujt i perkisnin kishat ne Kosove para se ato te ktheheshin ne ortodokse.

Arberi do te lutesha te mundoheshe te mund te na gjeje dhe perktheje gjerat qe permenda me siper ne linkun e librit qe po vendos:

http://www.google.com/books?id=57JJAAAA ... &q&f=false

Flm.
Rad. V, 152. Въ хрисовула, даденъ на Хилендарския монастиръ въ 1347 год. 12-й декемврий, четемъ подписа на Душана: (Miklosich, Monumenta serbica, стр. 128, № CXII). На хрисовула отъ 1348 г. 26 ѝ априлъ, даденъ на сѫщия монастиръ, той се подписалъ царь “и Арбанасомь” (ib. стр. 132, № CXV). Въ единъ записъ въ рѫкописъ на Чешката библиотека въ Прага титулътъ на Душана още повече се разширява: (Л. Стояновић, Стари српски записи и натписи, кн. З, стр. 41, № 4941). А въ едно свое писмо до венецианския дожъ Андрея Дандоло, писано въ Сѣръ въ 1345 г., Душанъ се титулира и владѣтель само на малка часть отъ българското царство, подъ което той е разбирзмъ македонска България. Ето титулътъ му: “Stephanus dei gratia Servie, Dioclie, Chilminie, Albania et maritime regionis rex, nee non Bulgariae imperii partis non modice particeps et fere totius imperil Romaniae dominus” (Miklosich, Monuments spectantia hist. Slav. Mend. II, 278).
Këtu mbreti Stefan që ka qen mbret edhe i shqiptarëve .
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

Post Reply

Return to “Historia e Shqiperise”