Kulla e Thepit, Curraj i Eperm.
"Kjo foto eshte bere shume vite ma pare. Por kurr nuk asht kene kulle ngujimi. Kush e ka hape kete theori, ja ka kepute krejt kot, si per kete, ashtu edhe per ato te Rajes mbi Dushaj e ate te Thethit e te tjerat. Malesoret e ketyre zonave nuk jane ngujue kurr. E ku brenda krahines ose katundit te tyre. Kush asht ken aj gjaksor, qe ka guxu me ju afrue nje katundit ose nje vllaznije, pritat jane organizue jasht teritoreve te tyre, ose i a marr gjaku ne Pazaret (çarshite ose varoshet) vendet me vlera e te bujshme. Si ne Shkoder ku malesori e kishte per krenari ta vriste ne mes te Pazarit te Shkodres ose tek Kafja e Madhe e at her thuhej me 'krenì'... "E ia lumsha, se ka qit pushke te bukur, tek Kafja e Madhe ne midis te Shkodres!" Shpesh vrasjet ne pritat pas mureve, ferrave, naten e larg njerezve, pra deshmitareve ovula, jane qujt si hakmarrje, cubnije, frikacakesh, por edhe per ato qe ngunjoheshin... Malesoret gjithmone kan thane: 'Pushka e te fortit e bafti i Zotit'. Kullat e Nikaj Merturit, Thethit, Kelmendit, Gjakoves, Pejes, Vuthajve e Plaves e Gucise, arkitektonisht ishin disa mikrokeshtjella... E kush ka guxue me iu afrue ketyre kullave... Te dal nji burr e te thot qe nje person nga familja e tyre asht ken ngujue aty, tuj e pas 100 meter ma tej, shtepine e tij... Keto improvizime u bene nga disa persona, per te "thithur" (joshur) gjoja turiste aventurier, drejte ketyre vendeve me vlera te veçanta, burrnije e bujarije dhe jo kurr, bijte e kullave te ngujimit e te haneve e bujtinave, te perdala. Vellezer malesore, qendroni ashtu si ju njohu, historia, siç ju njohu E.Durhami, Roze Lane, G.Bajroni, B.Noca, Rrok Zojzi, E. Osmani, M.Uruci, M.Marinova e shume te tjere. Malsija kishte e ka veteme kulla te lavdishme, ke eshe sot ushton thirrja postulave: 'O i zoti i shtepie'... Po hajde o burr, buk e kryp e zemer, shtepija e miqeve dhe e Zotit! Kjo asht edhe Kulla e Nikaj Merturit, Lek Bibajt, Mulajt, Qereç Mulajt, Rajes, e ne te gjithe veriun, strofulle e kreshnikeve e jo te minjeve qe fshihe e ngunjohen, prej tutes. Malsori i jyne ka nje shpirte te madh e te fuqishem, qe s'ka kulle qe ja ngujon... bash me ken dera e Stammollit... Siç thuhet edhe sot, nga canore shqiptare perrreth Alpeve Ilirike. Kjo eshte e verteta e pamohueshme dhe absolute e Kulles se malsorit kreshnik, me prejardhje ilire... si bij te denje te atyre banoreve te lashte, me emblemat e tyre, stolite, vizatimet, lahuten, xhubleten e tj. dhe gjakun, hakmarrjen, nderin, buken, mikun e besen!". (prof. G. Uruci, Shkoder).