Page 1 of 1

Per te kuptuar fatkeqesite tona kombetare.

Posted: Wed Oct 31, 2012 5:38 pm
by Orakulli
Per te kuptuar fatkeqesite tona kombetare.
by Iliazi Fatmir on Tuesday, October 30, 2012 at 8:37pm ·
Ne nuk kemi qëne faktor në vendimet e marra para 100 vjetesh kur perandoria osmane dha shpirt. Perandoria osmane e kishte çuar forcën e këtij populli në zero, nuk kishin më asnjë organizmi popullor, politik, arsimor, madje as minimumin atë gjuhësoro-kombëtar. Ne ate gjendje të mjeruar pas-500 vite prej Skenderbeut që përballoi supërfuqine e botës së kohës së tij për 25 vjet, shqiptaret nuk kishin me asnjë forcë për të vendosur për fatin e vet. Kush ishte aktori kryesor që vendosi për fatin e tyre. Ishte Anglia , kolonistja më e eger e njohur deri me sot. Me sipërfuqine e saj ajo kishte zjarrosur, përgjunjur, vrare miliona në shtete të mëdha shume milionesh, si India, vetëm për rritjen e fitimit të pronareve të saj dhe botës njëkohësisht. Ishin pronarët e Anglisë qe zgjodhen sherbetoret e tyre greke dhe sllave tu jepnin te drejten e vjedhjes se tokave dhe pasurive te shqiptareve. Perse bënë atë zgjedhje?
Sepse, shqiptarët te cilet edhe pse shume te dobët kishin mbajtur nje gje nga e shkuara e tyre e fshehur mjeshterit nga pronaret e koherave: Mosmposhtjen. Furinë e tyre ata e panë gjatë Ali Pashës dhe Revolucionit Greek që ishin shënjat e para të ringjalljes së shpirtit të lashhtë të tyre. Nese shteti do t’u jepej i plote shqiptareve ashti siç e kishin pasur nga kohëra që nuk mbahen mënd, por që “rastësisht” nuk janë të shkruara, ata kurrë nuk do jipnin fitimin kryesore te padroni i madh Anglia. Pra, tokat e Shqiptaret u vodhen jo vetëm per fitimin e padronit te madh, por gjithashtu sepse shqiptaret kane ne ADN e tyre virusin e lirise, armiku me i madh i padroneve. Dhënia e plotë e pasurive te tyre tek të zoterit e tyre, shqiptaret, do te thoshte te lihej e hapur nje vatër infeksioni lirie që do të përhapej ne shtetet e tjera ballkanike dhe do te kishte shume pasoja për fitimin e padroneve te botës. Eshte ajo arsyja kryesore që edhe me vonë, deri në vitin 1945 , vitin e fundit të zotërimit botëror te Anglisë, për Shqiperinë jane projektuar vetëm mbretëri, dhe diktatura që të mbajne te izoluar infeksionin e lirisë qe ky popull ka ne gen. Çfare u projektua deri ne 1945, pati efekt kohor historik deri me 1991 per Shqiptaret, por me një dëm psikologjike dhe pasuror të pakthyeshëm për ta.

Noam Chomsky në fjalen e mbajtur para një muaji ne Universitin e Massachusetts at Amherst, me titullin "Kush zotëron botën" thotë: Nje përgjigje të mirë të kesaj pyetjeje mund ta gjejme tek Adam Smith. Ai po i referohej vendit me te fuqishëm në botë në ditët e tij, Anglise. Ai theksoi që në Angli artitektet kryesore policies: ligjeve, regullave qe kane per qellim dhe percaktojnë vendimet, veprimet, dhe çdo gjë tjeter te nje vendi brenda dhe jashte territorit te tij, janë ata që zoterojnë vëndin: tregtarët dhe fabrikantët. Interesave të tyre u sherbejne ligjet dhe regullat e vendosura, sado të rënda e të dhimbshme te jenë ato për të tjeret, duke perfshirë edhe popullin e vet, popullin e Anglisë. Ai flet për “viktimat e Anglisë”, viktimat - e asaj qe ai e quan " padrejtesite e egra te Europianeve,". Ai nuk kishte iluzione reth pronareve te botës së asaj kohe duke shkruajtur: ‘Te gjitha për vete, dhe asgjë per të tjerët, duket, që në cdo epoke, ka qëne parësia morale tejet i papëlqyeshme e njerzeve që kanë pasur kontrollin mbi të tjerët.’