"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Mirditë, ky qytet i lashtë dhe historik, cfarë dimë për të..

Këtu mund të flisni mbi historinë tonë duke sjellë fakte historike për ndriçimin e asaj pjese të historisë mbi të cilen ka rënë harresa e kohës dhe e njerëzve.

Moderators: Arbëri, Strokulli

Post Reply
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Mirditë, ky qytet i lashtë dhe historik, cfarë dimë për të..

#1

Post by Sally » Thu Aug 29, 2013 5:54 pm

[quoteemSpeciale/Pak dritë nga e vërteta e “çlirimit” të Mirditës]Përvjetori i 69-të i djegjes së banesave të princit të Mirditës Gjon Markagjoni nga forcat komuniste

Ditët e fundgushtit 1944 për Mirditën kan hyrë në faqet e historisë sipas modelit diktatorial, pra hipoteza të hedhura nga njerëz të pushtetit, që ju leverdisi për të mbajtur ndezur luftën e klasave kundër zërave demokratë që ishin ngujuar nëpër burgje e kampe internimi, pa përjashtuar të pushkatuarit dhe të zhdukurit pa gjyq.

Bëhet fjalë për hyrjen e forcave komuniste në Mirditë, djegja e banesave të Gjon Markagjonit, princit të Mirditës, pikërisht me 28 gusht 1944 dhe vrasja e pesë komunistëve në Vig, që në histori nihen si “pesë herojt e Vigut”. Këta nuk jan vrarë në front kudër gjermanit, por në një pritë, nga ku ishin nisur për të koordinuar veprimet me brigadën e IV e cila kishte marrë urdhër për të dislokuar me forcë pushtetin e ashtëuajtur “Nacional-Çlirimtarë” në teritorin e Mirditës. Këta të fundit ishin nisur nga Shkodra me urdhër të qarkorit të PKSH-së Shkodër. Në prag të përfundimit të luftës së dytë botërore, Mirdita ashtu si pjesa më e madhe e Shqipërisë u gjend pa pushtet të organizuar, por veç me një pushtet të vetorganizuar sipas modelit trdicional Mirditorë, kanunit të Lek Dukagjinit. Në gusht të vitit 1944 forcat komuniste kishin hyrë në Dibër. Pasi u riorganizuan filluan një ofensivë të ashpër për të hyrë në Mirditë, në vendin ku nuk ishte shkelur asnjëherë nga as një llojë ushtrie. Si portë hyrëse për në Mirditë nga Dibra ishte Selita.

Forcat komuniste të brigadës së IV të komanduar nga Petrit Dume, pasi u riorganizuan në qytetin e Peshkopisë, filluan sulmin e përgjithshëm kundër Lurës e Selitës. Ky sulm u mor nga më shum se tre drejtime, kjo e vërtetuar edhe nga ditari i shkrimtarit komunist dibranë Haki Stërmilli si pjesmarrës drejt për së drejt në këtë luftë. Lind pyetja. Kundër kujt do të bëhej kjo luftë? Dihet se gjermanët nuk kishin garnizone të stacionuara në territorin e Selitës dhe as të të gjithë Mirditës, por kishte veç një postë në Shpalë të Mirditës ku kontrollonin aksin rrugorë për të bërë të mundur tërheqjen e forcave të tyre, sepse në frontin e lindjes kishte filluar tërheqja e tyre, sepse forcat alate të kryesuara nga Anglo-Amerikanët kishin zbarkuar në bregdetin e Normandisë në Francë. Forcat komuniste kishin si qëllim shkatërrimin e forcave nacionaliste dhe demokratike, sepse dihet se në Selitë dhe Mirditë, ato ishin shum aktive sepse kishin dhënë prova në luftën për çlirimin e qytetit të Burrelit me 31 korrik 1943. Në ditarin e tij shkrimtari komunist Haki Stërmilli, si pjesmarrës në këtë luftë më shum vllavrasëse se sa çlirimtare, pra ky i fundit ka qenë pjesëmarrës në aksionet luftarake për marrjen e Selitës dhe të gjith Mirditës nga forcat komuniste të prira nga Mehmet Shehu i stacionua në Lurë dhe që andej drejtonte operacionet luftarake, në ditarin e tij Haki Stërmilli shkruan:

–“ Me marrjen e qytetit të Peshkopisë forcat komuniste u pregaditën për të sulmuar Mirditën. Forcat partizane u dislokuan në shum vende për të sulmuar, u hap një front i gjërë , një pjesë u dislokuan në frontin për të marrë Selitën. Me 24 gusht të vitit 1944 brigada e IV , në kufi të Lurës e t’Mirditës, qysh nga Selita e deri në malin e shejtë fillon lufta kundër forcave mercenare, të Gjon Marka Gjonit. Meqenese forcat armike kishin zanë Gurin e Kuq dhe Nezhën e Lurës, këto dy pika zotëruese, nga ku u deshën shum veprime luftarake për ti marrë. Në mëngjes dhe në mbramje të 25 gushtit 1944, forcat e brigadas së IV mësynë armiqtë në Didhe dhe qafë të Brejëve (Selitë), pas një rezistence të vogël forcat tona hynë në Kurbnesh.


Më 27 gusht 1944, në mbramje në sektorët, Zogje, Kurbnesh, Mali i Mullit (Selitë), Mali i Shejtë, Guri i Kuq, Lakaj të Marka Çunit dhe Lajthizë (Orosh) tre batalione të brigadas së IV sulmuan forcat mercenare që ishin dislokue në këto sektorë. Me 28 gusht 1944 partizanët tue marshue në zemër të Mirditës ndeshën në armikun te Shkalla e Nënshejtit, ku i sulmuen dhe i thyen keq. Po atë ditë mbas dreke forcat e ushtrisë nacionalçlirimtare hynë në Orosh dhe dogjën pallatet e “tradhëtarit” Gjon Marka Gjoni” (sipas tij).
Me 29 gusht 1944 forcat e brigadas së IV hynë në Fan të Mirditës” (Marrë nga libri ditar “Shtigjet e lirisë”, faqe 264-265 të shkrimtarit komunist Haki Stërmilli, pjesëmarrës i drejtëpërdrejtë në këto veprime luftarake me karakter civil, vëllavrasës, për vendosjen e pushtetit të tyre super diktatorial, me super dhunë, që si për xhelozi ju a kalojnë edhe metodave me çnjerëzore të periudhës antike dhe të mesjetës së hershme).


Nga ky material i marrë nga ditari i këtij pjesëmarrësi në këto operacione del e qartë se cili ishte objektivi i vërtetë i këtyre sulmeve ushtarake kundër fshatrave të Mirditës. Nga thëniet e dëshmitarëve okularë të cilët jetojnë edhe sot e kësaj dite, forcat komuniste kishin si qëllim kryesorë frikësimin e popullatës civile, duke e bërë realitet me djegien e shtëpive të kamura dhe të krerëve, nën pretekstin se këta ishin bashkëpunëtorë të armikut, pavarësisht se në Selitë dhe as në Mirditë gjermanët nuk kishin shkelur në teritorin e e kësaj të fundit. Forcat komuniste të brigadës IV të komanduara nga Petrit Dume kur hynë në tritorin e Selitës nuk ndeshën me ndonjë rezistencë të madhe, për vetë arsyen se krerët e Selitës, Lurës dhe Oroshit nuk donin që të hapnin një luftë civile. Njerëzit me influencë, nacionalistët dhe demokratët u detyruan që të largoheshin përkohësisht nga Selita, Lura dhe Oroshi sepse e dinin se pikërisht ata do të ishin shënjestra e radhës e forcave komuniste. Në këtë kohë u largua dhe princi i Mirditës Gjon Markagjoni dhe nuk u kthye kurrë më dhe vdiq në Itali. Komunistët me të hyrë në Selitë, Lurë e Orosh pasi u siguruan se krerët e këtyre zonave, njerëzit me influencë dhe intelektualët ishin larguar ose arrestuar pa preteks nga forcat komuniste, menjëherë emëruam pushtetin e tyre, pra vendosën këshillat nacional-çlirimtare si i vetmi pushtet legjitim sipas tyre, pas kësaj filloi rekrutimi me forcë i të gjith të rinjëve dhe burrave në emër të luftës.

Në atë kohë qendra administrative e Mirditës ishte Shpali, por forcat komuniste pasi dogjën banesat e Gjon Markagjonit dhe vendosën nëpër fshatra kshillat Nacional-Çlirimtare u tërhoqën. Si datë zyrtare e çlirimit të Mirditës ka qenë festua data 26 tetor, pasi atë ditë forcat komuniste i zunë pritë në fshatin Gëziq, fshat ku kalon aksi automobilistik kombëtarë për në Kukës, një autokolone gjermane që po tërhiqej drejt Milotit.

28-08-2013 / Nga Preng S. Gjikola[/quoteem]
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

Post Reply

Return to “Historia e Shqiperise”