"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Enver Hoxha i zhduku te gjithe ...

Këtu mund të flisni mbi historinë tonë duke sjellë fakte historike për ndriçimin e asaj pjese të historisë mbi të cilen ka rënë harresa e kohës dhe e njerëzve.

Moderators: Arbëri, Strokulli

User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4187
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Enver Hoxha i zhduku te gjithe ...

#1

Post by Zeus10 » Sun Oct 04, 2009 3:04 am

Si u retushuan brenda një fotografie disa nga personalitetet e shquara të qytetit të Shkodrës? Dy patriotët e njohur gjirokastritë, Çerçiz Topulli dhe Mustafa Qulli, u vranë nga shovinistët malazezë më 1915, në Fushën e Shtojit, 3-4 km në lindje të qytetit të Shkodrës. Dy dekada më vonë, në shtator të vitit 1936, prefekti i Shkodrës, Javer Hurshiti, zbuloi vendin ku ishin varrosur dy dëshmorët, i gjeti eshtrat e tyre, të cilat i vendosi në dy arkivole dhe ftoi bashkinë e Gjirokastrës që të dërgonte një delegacion për të marrë pjesë në ceremoninë e përcjelljes së eshtrave të tyre që do të zhvillohej nga bashkia e Shkodrës. Me këtë rast niset nga Gjirokastra një delegacion i kryesuar nga Beso Gega. Mbasi pushoi një ditë në Tiranë, delegacionit iu bashkëngjit edhe Enver Hoxha. Ceremonia u zhvillua para ndërtesës së Bashkisë së Shkodrës më 14 shtator 1936. Janë të njohura dhe të botuara, në shtypin e kohës, fjalimet që mbajtën me këtë rast Padër Anton Harapi, si dhe Ernest Koliqi. Me këtë rast doli nga rreshti i dytë, edhe Enver Hoxha, i cili mbajti një fjalim që nuk u botua kurrë, por që u fiksua nga fotografi Kel Marubi.
Gjatë viteve të regjimit komunist, Enver Hoxha bëri gjithfarë manovrimesh për t’u paraqitur si protagonist në këtë eveniment. Duke qenë mjeshtër i mashtrimeve, ai bëri që kjo foto të botohej duke fshirë imazhet e të gjithë personaliteteve që gjëndeshin të pranishëm, në atë çast, në ballkon e duke lënë aty vetëm imazhin e tij. Gjithashtu Enver Hoxha gënjeu në kujtimet e tij se ai gjoja paska hequr xhaketën ka shpërvjelur mëngët dhe ka punuar me kazmë e lopatë për të gjetur eshtrat e dy dëshmorëve, në një kohë që kur erdhi delegacioni gjirokastrit në Shkodër çdo gjë ishte bërë gati që më parë. Po të krahasojmë foton origjinale që gjëndet në Fototekën Marubi, me atë të retushuar e të botuar në librat e kohës, ku paraqitet Enver Hoxha duke folur i vetëm në ballkonin e Bashkisë së Shkodrës, shihet qartë mashtrimi i bërë. Për këtë i referohemi albumit Gjurmë te historisë kombëtare ne fototekën e Shkodrës, Tiranë, 1982, fq.9. Ndërsa në foton origjinale (nga e majta e shikuesit), janë: 1. Maliq Bushati 2. Daut Çarçani 3. Spiridon Kasaroci 4. Patër Anton Harapi 5. Zenel Prodani 6. Enver Hoxha 7. Hafiz Ali Tari 8. Beso Gega 9. Ferdi Kumbaro 10. Fasli Ademi. Prej këtyre, Maliq Bushati, Padër Anton Harapi dhe Daut Çarçani u pushkatuan. Zenel Prodani (Kryetari Bashkisë së Shkodrës), u burgos. Po ashtu u burgosën Spiridon Kacarosi (Drejtori i Zyres Sekrete të MPB), Hafiz Ali Tari (Teolog), Fasli Ademi, (këshilltar i Këshillit të Bashkisë, industrialist) dhe Beso Gega (i cili mbas daljes nga burgu vdiq në rrethana tragjike). Ndalemi në tre prej këtyre personaliteteve të shquara.
Maliq Bushati: Lindi në Shkodër më 8 shkurt 1880. Nga fisi i njohur i Bushatlinjëve të Shkodrës. Vazhdoi shkollën Ruzhdije në Shkodër ndërsa studimet e larta i kreu në Robert College në Turqi, në vitin 1910. Bëri pjesë në Komitetin shqiptar të Stambollit. Është një themeluesit e komitetit Lidhja Kombëtare në Shkodër. Drejton gazetën Populli në Shkdoër në vitin 1919. Gjatë viteve të Luftës I Botërore është anëtar i Këshillit Bashkiak të Shkodrës dhe shef i degës së Shëndetsisë në Bashki. U zgjodh deputet në periudhat 1921-1923 dhe në vitet 1925-1937. Ministër i Punëve të Brendshme në 1939-1941 dhe kryeministër në 1943. Në 14 shkurt 1946 pushkatohet si kolaboracionist së bashku me Patër Anton Harapin dhe Lef Nosin.
Padër Anton Harapi: Lindi në Shirokë të Shkodrës më 5 janar 1888. Që në moshë të vogël hyri në seminarin e jezuitëve dhe pastaj në Kolegjin Franceskan që drejtohej nga Atë Gjergj Fishta. Vazhdoi studimet e larta për teologji, filozofi. Mori kulturë oksidentale në disa qytete të Austrisë Tirol, Salsburg dhe Schëarz. Kthehet në atdhe në vitin 1910 dhe shugurohet meshtar. Në fillim punon si mësues në Kolegjin e Fretënve. Në periudhën 1912-1913 shërben si meshtar në kishën e Arrës së Madhe në Shkodër. Në vitin 1916 meshtar në Dukagjin kurse në 1918 është famullitar në Grudë, ku edhe mori edhe lëndën për kryeveprën e tij Andrra e Pretashit. Angazhohet në politikën kombëtare. Organizon Grudën, Hotin dhe Triepshin dhe shkruan në emër të tyre memorandumin drejtuar Konferencës së Paqës në Paris në 1920. Së bashku me vëllezërit Mjeda, Dom Loro Cakën, Luigj Gurakuqin e tjerë, themelon dhe drejton gazetën opozitare të kohës Ora e Maleve. Merr pjesë në shtabin e kryengritjes së qershorit 1924. Pas rrëzimit të qeverisë arrestohet 2-3 herë dhe burgoset së bashku me shumë opozitarë të tjerë. Në vitin 1944 mbrojti çështjen kombëtare në rrethanat e pranisë së gjermanëve, duke u zgjedhur një nga katër regjentët e mbretërisë shqiptare. Martir i shqiptarizmës, në muajt e fundit të jetës u strehua në malet e Dukagjinit e për një kohë të gjatë të Shpella e Dragobisë. U zbulua befasisht në Plan të Shalës, ku qëndronte tek një plakë, ku kishte harruar protezën e dhëmbëve. U gjykua dhe u dënua nga gjyqi ushtarak në Tiranë. U pushkatua më 14 shkurt 1946.
Spiridon Kacarosi: Lindi në Shkodër më 5 shtator 1891. Ka prejardhje nga fisi i Suljotëve, transferuar në Korfuz. Gjyshi i tij erdhi në Shkodër në vitin 1845. Arsimin fillor dhe atë të mesëm e kreu në vendlindje. Studioi dhe dha provime në një shkollë të lartë tregtare. Më 1911-1913 morri pjesë në kryengritjen e Malësisë së Madhe. Në vitet 1913-1914 dhe 1921 botoi artikuj në gazetat Taraboshi. Në periudha të ndryshme qe nënprefekt në Mirditë, Përmet, Durrës, prefekt në Dibër, kryetar bashkie në Sarandë. Kreu detyra të tjera të larta në administratën shtetërore të kohës. Qe drejtues i shërbimit sekret shqiptar 1930-1937. Pati dy arrestime që u shoqëruan me denim me pushkatim, por që shpëtoi në rrethana të rastësishme: një herë nga pushtuesit sllavë në vitin 1915 dhe nga komunistët shqiptarë në 18 nëntor 1944. Në vitin 1952 debohet së bashku me familjen nga Tirana dhe vendoset në Shkodër. Në vitin 1952 burgoset. Në periudhën 1954-1958 qe i internuar në kampet në Shtyllas, Radostinë dhe Kuç të Kurveleshit. Vdes në Shkodër më 6 mars 1966.
Besoj se në të ardhmen historiografia shqiptare do të thotë të vërtetën mbi figura të tilla, me kontribute të shquara për gjuhën, historinë dhe kulturën kombëtare si, Mustafa Kruja, Padër Anton Harapi, Padër Zef Valentini, Padër Gjergj Fishta, Mid’hat Frashëri, etj., duke u zhveshur nga paragjykimet dhe mentalitetet e kohës.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

User avatar
alfeko sukaraku
Sun Member
Sun Member
Posts: 1827
Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
Gender: Male

Re: Enver Hoxha i zhduku te gjithe ...

#2

Post by alfeko sukaraku » Sun Oct 04, 2009 7:33 pm

Mbetet njeriu qe ndertoj nje "bace me lule" per ta komanduar vete.

Historia ka per ta denuar shume rende per aktin e tij te peshtire ,i cili nuk ndryshonte aspak nga aktet e Fan Nolit edhe Ahmet Zogut.Ne se deri me sote kemi pare vetem anen negative diktatoriale te enver hoxhes,historia me kalimin e koheve do i nxjerrin ne drite akte me te ndyra barbare ne deme te shqiperis.Per mua tradhetia e enver hoxhes qendron qe ne luften e dyte botrore,sepse ai nuk organizoj kombin por organizoj njerzit e idealeve te njejta komuniste.Eshte qeshaarake qe te akuzojm popullin edhe partizanet qe e ndoqen nga mbase sepse ata kishin per ideal te shtrenjt lirin,ndersa idealet kombetare i mere persiper drejtuesi i kombit.

Me pak fjale ..ismail qemali mbetet i vetmi burre qe priti te vinin delegacionet qe bashkonin kombin.Qe ketu e ketej ata q e drejtuan kombin ishin thjeshte te shitur edhe karrierista nga noli te zogu edhe tek dulla.
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE

User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1360
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Re: Enver Hoxha i zhduku te gjithe ...

#3

Post by Patush » Tue Nov 24, 2009 6:02 am

Image
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!

User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1360
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Re: Enver Hoxha i zhduku te gjithe ...

#4

Post by Patush » Tue Nov 24, 2009 6:07 am

Ndersa kjo ketu a fotoja e Enverit po e njejta foto por te tjeret jane fshire.


Image
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!

zippo
Regular Member
Regular Member
Posts: 64
Joined: Thu Nov 12, 2009 3:50 am
Gender: Male

Re: Enver Hoxha i zhduku te gjithe ...

#5

Post by zippo » Tue Nov 24, 2009 1:50 pm

Petush, perpara se te postosh dicka kaq me "vlere" bej nje kerkim neper libra dhe jo ne google apo neper gazeta qe te shohesh a eshte e drejte ajo qe te ushqyen, apo me mire, ajo te vune perpara te lexosh dhe pastaj posto. Fotoja e fundit qe postove ketu, pra ajo e Enverit vetem ne ballkon duke folur, eshte nje foto e montuar keq dhe me qellim. Fotoja e mesiperme ku jane plot perfaqsues te tjere ne ate ballkon, eshte foto e cila ka qene ne librat e historise ne shkoola ne kohen e komunizmit. Nese juve nuk ju kujtohet (se mbase jeni akoma cunak) ne qe mesuam mbi ato libra na kujtohen akoma cfare kemi pare dhe lexuar neper ato libra. Mos ushqeni me dashje apo pa dashje, me dijeni apo nga keqinformimi, me pasterti apo ligesi artikuj qe denigrojne qellimisht historine. Kjo eshte nje pike fare e vogel e oqeanit shpifes te diteve tona. Enveri ka qene diktator, kurre nuk e mohoi nje diktature te proletariatit, ka bere 1 mije e nje te zeza, por jepi ate qe meriton dhe jo shpifje, sepse shpifjet nuk e ulin ate, por ulin kundershtarin e tij qe me hile dhe te mosqena do te perfitoje kredo politike.
Zippo

User avatar
alfeko sukaraku
Sun Member
Sun Member
Posts: 1827
Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
Gender: Male

Re: Enver Hoxha i zhduku te gjithe ...

#6

Post by alfeko sukaraku » Tue Nov 24, 2009 2:03 pm

bah..nuk e besoj.La njerin qe te na vjedhe e te na mashtroj : Kryeministrin aktual.

Ka plote plane me satrapin enver hoxha...ja na sillni pak ate videon qe Partia i bene gjyqin Kadri Azbiut?Vrejeni te paemerin dulle?A eshte i gjalle apo ka vdekur nga ana mendore?Ateher kushe e drejtoj vendin pas vdekjes mendore te Dulles...diku nga 1976 e ketej?mos valle klanet per marrjen e udheheqies perplasen brinjet e tyre ???
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE

faon perrovarri
Honored Member
Honored Member
Posts: 300
Joined: Sat Oct 31, 2009 7:15 pm
Gender: Male

Re: Enver Hoxha i zhduku te gjithe ...

#7

Post by faon perrovarri » Sat Nov 28, 2009 9:28 pm

U largova pej Shqipnie ne moshen 22-vjecare.Aty lashe shoket e mi Xhevatin nga Tropoja,Zenin nga Kuksi,Rrahimin dheOdisene nga GJirokastra,Luftetarin nga Korca,Lefterin na Fieri,Kreshnikun na Vlora.Kurre nuk me shkoi mentja pse mua me quajti baba Faon dhe shoket e mi sic i permenda .Per mua ky virtyt,pra,te gjithe ndiheshim NJE ishte damka e enverizmit,e komunizmit si te doni merreni.Nuk e di nese shqiptaret kur rrjedha e historise e kerkoi, u ndjene apo u bene NJE.ME vjen mire qe e perjetova te pakten si ndjenje.MOS doni te dini se kjo munde te rindodhe ne te ardhmen?Hidhni nje sy faqes se FATMIRIT(FOTI CICIT)

User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1360
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Re: Enver Hoxha i zhduku te gjithe ...

#8

Post by Patush » Sun Nov 29, 2009 5:47 pm

zippo wrote:Petush, perpara se te postosh dicka kaq me "vlere" bej nje kerkim neper libra dhe jo ne google apo neper gazeta qe te shohesh a eshte e drejte ajo qe te ushqyen, apo me mire, ajo te vune perpara te lexosh dhe pastaj posto. Fotoja e fundit qe postove ketu, pra ajo e Enverit vetem ne ballkon duke folur, eshte nje foto e montuar keq dhe me qellim. Fotoja e mesiperme ku jane plot perfaqsues te tjere ne ate ballkon, eshte foto e cila ka qene ne librat e historise ne shkoola ne kohen e komunizmit. Nese juve nuk ju kujtohet (se mbase jeni akoma cunak) ne qe mesuam mbi ato libra na kujtohen akoma cfare kemi pare dhe lexuar neper ato libra. Mos ushqeni me dashje apo pa dashje, me dijeni apo nga keqinformimi, me pasterti apo ligesi artikuj qe denigrojne qellimisht historine. Kjo eshte nje pike fare e vogel e oqeanit shpifes te diteve tona. Enveri ka qene diktator, kurre nuk e mohoi nje diktature te proletariatit, ka bere 1 mije e nje te zeza, por jepi ate qe meriton dhe jo shpifje, sepse shpifjet nuk e ulin ate, por ulin kundershtarin e tij qe me hile dhe te mosqena do te perfitoje kredo politike.

Zippo je ma se i mirpritur te na sjellesh fakte per ne "cunaket" por amo mos kujto se do te hajme koven me *** vetem se ne brendesi te saj gjendet nje luge mjalte. Ajo kova perfaqeson punen e xhaxhi verit.
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!

zippo
Regular Member
Regular Member
Posts: 64
Joined: Thu Nov 12, 2009 3:50 am
Gender: Male

Re: Enver Hoxha i zhduku te gjithe ...

#9

Post by zippo » Mon Nov 30, 2009 2:40 am

Patush wrote:
Zippo je ma se i mirpritur te na sjellesh fakte per ne "cunaket" por amo mos kujto se do te hajme koven me *** vetem se ne brendesi te saj gjendet nje luge mjalte. Ajo kova perfaqeson punen e xhaxhi verit.
Kjo foto qe ti na ke sjelle ketu me Enverin te vetem ne ballkon eshte montazh dhe shkuar montazhit or Patush. Une librat e shkolles nuk i kam ruajtur (ashtu si shumica e atyre qe shkuan ne shkolle) por nuk mundem te pranoj kurre te me veshin syze te zeza per dicka qe e kam pare vete me syte e mi dhe e kam lexuar keshtu sic po lexoj rreshtat e tua. Thashe "mbase jeni akoma cunak" dhe kjo more Patush nuk eshte sharje por levdate nese ti je 50 vjec tani (gje qe nuk e besoj sepse do e kishe mesuar ne shkolle qe fotoja e pare me gjithe ata perfaqsues ne ballkon dhe midis tyre Enveri qe po lexon eshte fotoja reale). Pra fotoja ku Enveri eshte VETEM eshte e trilluar dhe e trilluar KEQ, ndersa fotoja e pare me te gjithe pjesmarresit eshte ajo foto qe ne kemi pasur ne librat e historise gjate monizmit. Mund te shkosh ne biblioteken kombetare ne Tirane dhe ta gjesh Patush dhe do heqesh nga vetja zhgenjimin kur te dhane te lexosh dhe mesosh si te vertete por qe fatkeqsisht eshte nje shpifje teper e ulet e cila dekonspiron keqas ata qe mundohen te shpifin dhe te bejne te zeze cdo gje te asaj kohe. Faktet i ke atje ku te thashe.

Sa per punen e xhaxhi Verit qe e krahason me ate koven e pa-edukatllekut akut, duhet te dish se po te mos ishte ai, ti akoma nuk do dije te lexoje dhe shkruaje, nuk do kishe shkollat dhe zhvillimin qe gjete ti ne vitet 90 dhe qe nuk bere asnje perparim, perkundrazi, i vure kazmen cdo gjeje dhe pervec korrupsionit, prostitucionit, mafies, droges dhe vrasjeve, nuk solle asgje me teper, keshtu qe ajo kova ime qe te solla e paska nje luge mjalte ne fund, kurse kjo e jotja, jo vetem qe ka ate pa-edukatllekun e fjales qe ti yllezon, por ne vend te luges me mjalte, ka nje tufe lugesh me helm te emeruara sipas progresit tuaj qe te pershkrova me lart
.
Zippo

zippo
Regular Member
Regular Member
Posts: 64
Joined: Thu Nov 12, 2009 3:50 am
Gender: Male

Re: Enver Hoxha i zhduku te gjithe ...

#10

Post by zippo » Mon Nov 30, 2009 2:49 am

Zeus10 wrote:Si u retushuan brenda një fotografie disa nga personalitetet e shquara të qytetit të Shkodrës? Dy patriotët e njohur gjirokastritë, Çerçiz Topulli dhe Mustafa Qulli, u vranë nga shovinistët malazezë më 1915, në Fushën e Shtojit, 3-4 km në lindje të qytetit të Shkodrës. Dy dekada më vonë, në shtator të vitit 1936, prefekti i Shkodrës, Javer Hurshiti, zbuloi vendin ku ishin varrosur dy dëshmorët, i gjeti eshtrat e tyre, të cilat i vendosi në dy arkivole dhe ftoi bashkinë e Gjirokastrës që të dërgonte një delegacion për të marrë pjesë në ceremoninë e përcjelljes së eshtrave të tyre që do të zhvillohej nga bashkia e Shkodrës. Me këtë rast niset nga Gjirokastra një delegacion i kryesuar nga Beso Gega. Mbasi pushoi një ditë në Tiranë, delegacionit iu bashkëngjit edhe Enver Hoxha. Ceremonia u zhvillua para ndërtesës së Bashkisë së Shkodrës më 14 shtator 1936. Janë të njohura dhe të botuara, në shtypin e kohës, fjalimet që mbajtën me këtë rast Padër Anton Harapi, si dhe Ernest Koliqi. Me këtë rast doli nga rreshti i dytë, edhe Enver Hoxha, i cili mbajti një fjalim që nuk u botua kurrë, por që u fiksua nga fotografi Kel Marubi.
Gjatë viteve të regjimit komunist, Enver Hoxha bëri gjithfarë manovrimesh për t’u paraqitur si protagonist në këtë eveniment. Duke qenë mjeshtër i mashtrimeve, ai bëri që kjo foto të botohej duke fshirë imazhet e të gjithë personaliteteve që gjëndeshin të pranishëm, në atë çast, në ballkon e duke lënë aty vetëm imazhin e tij. Gjithashtu Enver Hoxha gënjeu në kujtimet e tij se ai gjoja paska hequr xhaketën ka shpërvjelur mëngët dhe ka punuar me kazmë e lopatë për të gjetur eshtrat e dy dëshmorëve, në një kohë që kur erdhi delegacioni gjirokastrit në Shkodër çdo gjë ishte bërë gati që më parë. Po të krahasojmë foton origjinale që gjëndet në Fototekën Marubi, me atë të retushuar e të botuar në librat e kohës, ku paraqitet Enver Hoxha duke folur i vetëm në ballkonin e Bashkisë së Shkodrës, shihet qartë mashtrimi i bërë. Për këtë i referohemi albumit Gjurmë te historisë kombëtare ne fototekën e Shkodrës, Tiranë, 1982, fq.9. Ndërsa në foton origjinale (nga e majta e shikuesit), janë: 1. Maliq Bushati 2. Daut Çarçani 3. Spiridon Kasaroci 4. Patër Anton Harapi 5. Zenel Prodani 6. Enver Hoxha 7. Hafiz Ali Tari 8. Beso Gega 9. Ferdi Kumbaro 10. Fasli Ademi. Prej këtyre, Maliq Bushati, Padër Anton Harapi dhe Daut Çarçani u pushkatuan. Zenel Prodani (Kryetari Bashkisë së Shkodrës), u burgos. Po ashtu u burgosën Spiridon Kacarosi (Drejtori i Zyres Sekrete të MPB), Hafiz Ali Tari (Teolog), Fasli Ademi, (këshilltar i Këshillit të Bashkisë, industrialist) dhe Beso Gega (i cili mbas daljes nga burgu vdiq në rrethana tragjike). Ndalemi në tre prej këtyre personaliteteve të shquara.
Maliq Bushati: Lindi në Shkodër më 8 shkurt 1880. Nga fisi i njohur i Bushatlinjëve të Shkodrës. Vazhdoi shkollën Ruzhdije në Shkodër ndërsa studimet e larta i kreu në Robert College në Turqi, në vitin 1910. Bëri pjesë në Komitetin shqiptar të Stambollit. Është një themeluesit e komitetit Lidhja Kombëtare në Shkodër. Drejton gazetën Populli në Shkdoër në vitin 1919. Gjatë viteve të Luftës I Botërore është anëtar i Këshillit Bashkiak të Shkodrës dhe shef i degës së Shëndetsisë në Bashki. U zgjodh deputet në periudhat 1921-1923 dhe në vitet 1925-1937. Ministër i Punëve të Brendshme në 1939-1941 dhe kryeministër në 1943. Në 14 shkurt 1946 pushkatohet si kolaboracionist së bashku me Patër Anton Harapin dhe Lef Nosin.
Padër Anton Harapi: Lindi në Shirokë të Shkodrës më 5 janar 1888. Që në moshë të vogël hyri në seminarin e jezuitëve dhe pastaj në Kolegjin Franceskan që drejtohej nga Atë Gjergj Fishta. Vazhdoi studimet e larta për teologji, filozofi. Mori kulturë oksidentale në disa qytete të Austrisë Tirol, Salsburg dhe Schëarz. Kthehet në atdhe në vitin 1910 dhe shugurohet meshtar. Në fillim punon si mësues në Kolegjin e Fretënve. Në periudhën 1912-1913 shërben si meshtar në kishën e Arrës së Madhe në Shkodër. Në vitin 1916 meshtar në Dukagjin kurse në 1918 është famullitar në Grudë, ku edhe mori edhe lëndën për kryeveprën e tij Andrra e Pretashit. Angazhohet në politikën kombëtare. Organizon Grudën, Hotin dhe Triepshin dhe shkruan në emër të tyre memorandumin drejtuar Konferencës së Paqës në Paris në 1920. Së bashku me vëllezërit Mjeda, Dom Loro Cakën, Luigj Gurakuqin e tjerë, themelon dhe drejton gazetën opozitare të kohës Ora e Maleve. Merr pjesë në shtabin e kryengritjes së qershorit 1924. Pas rrëzimit të qeverisë arrestohet 2-3 herë dhe burgoset së bashku me shumë opozitarë të tjerë. Në vitin 1944 mbrojti çështjen kombëtare në rrethanat e pranisë së gjermanëve, duke u zgjedhur një nga katër regjentët e mbretërisë shqiptare. Martir i shqiptarizmës, në muajt e fundit të jetës u strehua në malet e Dukagjinit e për një kohë të gjatë të Shpella e Dragobisë. U zbulua befasisht në Plan të Shalës, ku qëndronte tek një plakë, ku kishte harruar protezën e dhëmbëve. U gjykua dhe u dënua nga gjyqi ushtarak në Tiranë. U pushkatua më 14 shkurt 1946.
Spiridon Kacarosi: Lindi në Shkodër më 5 shtator 1891. Ka prejardhje nga fisi i Suljotëve, transferuar në Korfuz. Gjyshi i tij erdhi në Shkodër në vitin 1845. Arsimin fillor dhe atë të mesëm e kreu në vendlindje. Studioi dhe dha provime në një shkollë të lartë tregtare. Më 1911-1913 morri pjesë në kryengritjen e Malësisë së Madhe. Në vitet 1913-1914 dhe 1921 botoi artikuj në gazetat Taraboshi. Në periudha të ndryshme qe nënprefekt në Mirditë, Përmet, Durrës, prefekt në Dibër, kryetar bashkie në Sarandë. Kreu detyra të tjera të larta në administratën shtetërore të kohës. Qe drejtues i shërbimit sekret shqiptar 1930-1937. Pati dy arrestime që u shoqëruan me denim me pushkatim, por që shpëtoi në rrethana të rastësishme: një herë nga pushtuesit sllavë në vitin 1915 dhe nga komunistët shqiptarë në 18 nëntor 1944. Në vitin 1952 debohet së bashku me familjen nga Tirana dhe vendoset në Shkodër. Në vitin 1952 burgoset. Në periudhën 1954-1958 qe i internuar në kampet në Shtyllas, Radostinë dhe Kuç të Kurveleshit. Vdes në Shkodër më 6 mars 1966.
Besoj se në të ardhmen historiografia shqiptare do të thotë të vërtetën mbi figura të tilla, me kontribute të shquara për gjuhën, historinë dhe kulturën kombëtare si, Mustafa Kruja, Padër Anton Harapi, Padër Zef Valentini, Padër Gjergj Fishta, Mid’hat Frashëri, etj., duke u zhveshur nga paragjykimet dhe mentalitetet e kohës.
Nuk vihet burimi i informacionit ketu?! Nga u mor ky artikull, apo e shkruat vete... nese PO mbi cfare faktesh?
Zippo

User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4187
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Enver Hoxha i zhduku te gjithe ...

#11

Post by Zeus10 » Mon Nov 30, 2009 3:32 am

zippo wrote:
Nuk vihet burimi i informacionit ketu?! Nga u mor ky artikull, apo e shkruat vete... nese PO mbi cfare faktesh?
Burimi i lajmit eshte Gazeta Shqiptare e dt. 20/09/2009 - 15:01
Linku eshte ky i meposhtmi:
http://balkanweb.com/gazetav5/artikull.php?id=65831
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

zippo
Regular Member
Regular Member
Posts: 64
Joined: Thu Nov 12, 2009 3:50 am
Gender: Male

Re: Enver Hoxha i zhduku te gjithe ...

#12

Post by zippo » Mon Nov 30, 2009 11:50 pm

Faleminderit per infon. :)
Sic e shikon Patush (qe ke nxituar te shkruash pa ditur se cfare ka qene historia para se te postohej ky artikull) artikulli NUK permban ASNJE emer konkret se kush e shkroi dhe MBI CFARE FAKTESH u shkrua. Pra nje MINUS me shume per shpifesit.
Zippo

User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1360
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Re: Enver Hoxha i zhduku te gjithe ...

#13

Post by Patush » Mon Nov 30, 2009 11:56 pm

zippo wrote:Faleminderit per infon. :)
Sic e shikon Patush (qe ke nxituar te shkruash pa ditur se cfare ka qene historia para se te postohej ky artikull) artikulli NUK permban ASNJE emer konkret se kush e shkroi dhe MBI CFARE FAKTESH u shkrua. Pra nje MINUS me shume per shpifesit.

Zippo nuk na solle ndonje fakt ketu veqse dashurin tande per xhaxhi verin. Artikulli permban disa citime librash dhe faqes shko hidhju nje sy dhe mos hajde ktu te quash njerezit shpifes.
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!

zippo
Regular Member
Regular Member
Posts: 64
Joined: Thu Nov 12, 2009 3:50 am
Gender: Male

Re: Enver Hoxha i zhduku te gjithe ...

#14

Post by zippo » Tue Dec 01, 2009 12:41 am

Degjo ketu ti Patush... nese akoma je 20 vjec dhe kaq di, kjo nuk eshte per fajin tim... cfare lexoj une nuk mund te te bejne ty te ditur dhe nese nuk lexoj une gjithashtu nuk te bejne ty injorant. Keto varen nga ti. Sa per xhaxhin Enver ti djaloshi 20 vjecar, nuk ke bere akoma gjysmen e viteve te mia dhe jam une xhaxhi per ty. Kur te mesohesh te flasesh duke u menduar dhe jo te te flase goja e para, hajde dhe me komento. Moderatoret djalosh, nuk jane ata qe detyrojne antaret e nje websiti, se cfare duhet te besojne dhe te ideojne. Moderatoret jane per te mbarevajtur nje websit dhe jo per t'ju kundervene antarve te tjere. Qe te thuash nje te vertete, kjo nuk do thote se je me Enverin apo me Ramizin, por ty si pinjoll i ri qe je nga ideologjia (qe e ke me te degjuar sepse nuk ja ke haberin politikes) te duket se te gjithe jane ashtu sikur je ti... ti adhuron idhullin tend Sali Berisha dhe keshtu duhet te jene te gjithe pa perjashtim. Mos harro djale se Saliu eshte komunist me bindje dhe ne veprim. Artikulli zoti moderator Patushi, nuk ka emrin e autorit se pari... dhe duke mos qene emri i autorit, nuk ka si te jete i besueshem. Pra thjeshte shpifje. Perseri po ta rekomandoj qe te kerkosh ne biblioteken kombetare ne Tirane librat e historise se Shqiperise se kohes se xhaxhit Enverit (idhullit te xhaxhi Saliut qe ke ti per idhull) dhe te gjesh ate qe nuk beson. Ti thjeshte po beson nje montazh te punuar shume pa-profesionalisht dhe beson se ajo qe te dhane te shohesh eshte e verteta. Une te them JO zoteri moderator sepse e kam pare me syte e mi ne tekstet shkollore. Kaq... fjalet e shumta jane fukarallek (thone andej nga Shkodra)
Zippo

User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1360
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Re: Enver Hoxha i zhduku te gjithe ...

#15

Post by Patush » Tue Dec 01, 2009 1:16 am

zippo wrote:Degjo ketu ti Patush... nese akoma je 20 vjec dhe kaq di, kjo nuk eshte per fajin tim... cfare lexoj une nuk mund te te bejne ty te ditur dhe nese nuk lexoj une gjithashtu nuk te bejne ty injorant. Keto varen nga ti. Sa per xhaxhin Enver ti djaloshi 20 vjecar, nuk ke bere akoma gjysmen e viteve te mia dhe jam une xhaxhi per ty. Kur te mesohesh te flasesh duke u menduar dhe jo te te flase goja e para, hajde dhe me komento. Moderatoret djalosh, nuk jane ata qe detyrojne antaret e nje websiti, se cfare duhet te besojne dhe te ideojne. Moderatoret jane per te mbarevajtur nje websit dhe jo per t'ju kundervene antarve te tjere. Qe te thuash nje te vertete, kjo nuk do thote se je me Enverin apo me Ramizin, por ty si pinjoll i ri qe je nga ideologjia (qe e ke me te degjuar sepse nuk ja ke haberin politikes) te duket se te gjithe jane ashtu sikur je ti... ti adhuron idhullin tend Sali Berisha dhe keshtu duhet te jene te gjithe pa perjashtim. Mos harro djale se Saliu eshte komunist me bindje dhe ne veprim. Artikulli zoti moderator Patushi, nuk ka emrin e autorit se pari... dhe duke mos qene emri i autorit, nuk ka si te jete i besueshem. Pra thjeshte shpifje. Perseri po ta rekomandoj qe te kerkosh ne biblioteken kombetare ne Tirane librat e historise se Shqiperise se kohes se xhaxhit Enverit (idhullit te xhaxhi Saliut qe ke ti per idhull) dhe te gjesh ate qe nuk beson. Ti thjeshte po beson nje montazh te punuar shume pa-profesionalisht dhe beson se ajo qe te dhane te shohesh eshte e verteta. Une te them JO zoteri moderator sepse e kam pare me syte e mi ne tekstet shkollore. Kaq... fjalet e shumta jane fukarallek (thone andej nga Shkodra)
Presim ne zippo presim, shpresojme qe te mos na leni te presim shume dhe te sjillni ca fakte, sjellja e fakteve a minimalja qe pritet nga ti kur akuson per shpifje.
Zippo une moderator jam por jo per ti ndaluar te drejtat te tjereve une nuk po te inponoj asgje ty as kerkujte, thjeshte nuk ja lejoj vedit te ulem ne nivelin e atyre qe urrej. Sa per salen mbaje dhe ate, idhujte e mi shoq nuk jane nga klasa politike. Nqoftese kam dal ne mbrojtje te sales a ken per arsy se ashtu jan ken faktet persa i perket qeshtjes qe mund te ket ken ne diskutim por jo per se a idhuni iem.
Ne kete forum zippo ka shume anetar anonim te cilet e hapen dhe e pasurojne forumin me materiale ne te mire te Shqiptare keshtuqe fakti se artikulli nuk e ka emrin e aurotit nuk do te thote se nuk a i vertete.
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!

Post Reply

Return to “Historia e Shqiperise”