Studio arkitekturore spanjolle RFA ka marrë përsipër projektin e stadiumit të ri që do të ndërtohet në stadiumin kombëtar ekzistues "Qemal Stafa". Kjo firmë prej disa muajsh ka studiuar mangësitë kryesore të këtij stadiumi duke theksuar dhe konceptet që ka ajo për projektin e stadiumit të ri.
Re: Stadiumi i ri si harta e Shqipërisë
Posted: Wed Oct 20, 2010 5:57 pm
by invictus
I am not very impressed by the new stadium for mainly two reasons. first why is a Spanish company getting the contract. An albanian architect would have been better equipped for this as he would have at least a basic idea of albanian culture and symbolic. Plus why not give business to a local company rather then someone overseas.
Second I don't like the fact that they use the current Albanian states geography as a symbol for our national team who has many players from kosovo. If anything then the national team should remain a symbol for Albanian unity everywhere in the world and not celebrate our separation.
I hope/pray they steal the money before its ever build
Re: Stadiumi i ri si harta e Shqipërisë
Posted: Wed Oct 20, 2010 8:36 pm
by Sally
Me mendimin Tend jam dhe une, do ishte mire qe arkitekti te ishte nga Shqiptaria, si dhe kompania per marrjen e kontrates, po ne kete drejtim kemi nje pengese te vogel ne Shqiptaret (domethen disa Shqiptare), na pelqejn shume gjerat e huaja..
Ja p.sh duke filluar nga Ty qe na dhe kete mendim, qe pse kur i kupton temat shume mire ne Shqip pergjigjesh ne Anglisht
Re: Stadiumi i ri si harta e Shqipërisë
Posted: Thu Feb 03, 2011 12:39 pm
by Sally
Ndeshja e fundtit qe do luhet ne stadiumin e Qemal Stafes do te jete Shqiperi-Franc ne ne shtator, me pas fillojn punimet per ndertimin e stadiumit te ri.
Re: Stadiumi i ri si harta e Shqipërisë
Posted: Thu Feb 03, 2011 4:04 pm
by Leka SHQIP
mua nuk me pelqene hic fare kjo harta qe duan te bejne keta une do doja te ndertohej me harten e shqiperise etnike.
Re: Stadiumi i ri si harta e Shqipërisë
Posted: Fri Feb 04, 2011 4:01 pm
by Adriana
Leka SHQIP wrote:mua nuk me pelqene hic fare kjo harta qe duan te bejne keta une do doja te ndertohej me harten e shqiperise etnike.
E kush do e bente nje veprim te till, Spania?! E cila eshte e treta ne liste (mbas grekut dhe serbit) qe nuk pranon Shqiperin Etnike.
Po mua dhe per kete harte qe po perdorin ketu, perseri nuk ma mbush syrin fare qe ka te bej me harten e Shqiperis, thjesht nje motiv per te na frymezuar. Po te paktemen le ti permbahen ngjyrave te Flamurit KUQ eZI!
Re: Stadiumi i ri si harta e Shqipërisë
Posted: Thu Apr 28, 2011 9:17 am
by Adriana
Stadiumi i ri kombëtar do të quhet “Eagle Arena”?!
“Qemal Stafa”, i vetmi stadium kombëtar në vend, do të prishet në fund të shtatorit dhe në vend të tij do të ndërtohet impianti i ri në kuadër të festimeve për 100-vjetorin e shpalljes së pavarësisë.
Kanë filluar të qarkullojnë zëra sipas të cilëve stadiumi i ri do të quhet “Eagle Arena” (Arena e Shqiponjave). Ky emër duket se ka pëlqimin edhe të zyrtarëve të Federatës Shqiptare të Futbollit.
Megjithatë si do të jetë ky stadium, i projektuar nga studio spanjolle RFA. Së pari, vlen të theksohet që projekti ka marrë tashmë miratimin, dhe do të ndërtohet në një sipërfaqe prej 41500 metrash katrorë, me një kapacitet prej mbi 33 mijë vendesh. 75 për qind e ndenjëseve do të jenë të mbuluara, ndërkohë që janë parashikuar edhe 330 vende parkimi.
Impianti modern do të jetë i ndarë në dy pjesë. Pjesa e poshtme do të ketë mbi 17 mijë vende, ku përfshihen 525 vende VIP, ndërsa e sipërmja do të ketë mbi 16 mijë vende, me 320 vende VIP. Vetëm pak kohë më parë, kryeministri Sali Berisha në një mbledhje të Qeverie bëri të ditur se stadiumi i ri do të emërtohet “Kuq e Zi”. Por, duket se “Arena e Shqiponjave” u vjen më shumë përshtat tifozëve të shumtë të Kombëtares sonë.
Re: Stadiumi i ri si harta e Shqipërisë
Posted: Thu Apr 28, 2011 9:54 am
by Marku
Projekti me duket shum i bukur, i perkohshem, madje-madje me nje vizion futurist. Me pelqen ideja - e kam mendjen per strukturen ndertimore -. Do te jet nje projekt qe do zbukuron me teper kryeqytetin (aktual). Ndoshta 30'000 shikues jan pak, por... mir eshte edhe keshtu.
...rapresentacioni, kombetarja e Shqiperise, ku gjejn vend edhe lojtar te cilit vijn nga troje t'tjera shqiptare.
Kjo e tera per sa i perket segmentit te mendimit "Pro".
Per sa i perket anes "Contra", dhe une, sikur Jose Mourinho mbram, gjat konference shtypi qe perseriti pytjen "Pse?", e pyeti veten "Pse?"... Dmth pse me harten e Shqiperise te cunguar?! Mos ka ndonje ligj i fort qe mohon harten e trojeve gjitheshqipetare? Pse pra, nese qeshtja e viseve shqipetare eshte ende argument tabu, i paszgjidhur, pa identitet t'denje, eshte themeluar projekti i stadiumit mbi ate harte te nje cope toke te vetmuar?! Do t'ishte qen me mire te mos mirret ne kosniderim harta por dicka tjeter, thjesht.
Keto jan pytjet "Pse" te cilat i takojne kategorise se shum pytjeve t'tjera, qe lindin nga veprimi thuajse i verberuar nga vet ne, shqiptaret.
Secili veprim ka nje konsekuenc, ka poashtu nje domethanie, dhe, si i till, perceptohet nga te tjeret si nje mesazh. Ne ket rast, le t'imazhinojm cfar lloj mesazhi eshte per armiqte tan shekullor, dhe cfar mesazhi arrin shqiptarve t'tjer qe nuk gjinden brenda kufijve t'Shipris aktuale - diskualifikim -.
Pytja eshte PSE?
jam kurioz ta degjoj Lorik Canen per kete projekt kuq e zi - me shum i zi se sa i kuq -.
Re: Stadiumi i ri si harta e Shqipërisë
Posted: Sat Oct 19, 2013 12:05 pm
by Adriana
“Digjen” paratë e stadiumit të ri (video)
Një tjetër vit i djegur për investimet në infrastrukturën sportive dhe më kryesorja është shkurtimi i fondit të parashikuar nga qeveria në buxhetin e këtij viti për stadiumin e ri.
Këshu 2.2 milion dollarët e parashikuar për projektin e stadiumit të ri kombëtarë është djegur pasi nuk është vënë në eficencë. Vendimi i marrë është bërë publik sot në Komisionin e Ekonomisë nga vetë drejtorja e Thesarit.
Nga një shkurtim në total prej rreth 10 milion dollarësh për investimet me burim financimit të brendshëm, 2.2 milion ishin të parashikuara për stadiumin.
“Parimi kryesor i shkurtimit në shpenzimet kapitale është të shkurtoheshin shpenzimet që ishin të paprokuruara, të pakontraktuara me qëllim që të mos kemi kosto të mbatur vitin e ardhshëm. Kryesisht u tentua në shpenzimet administrative, pra sic e shihni shkurtimet e brendshme janë shumë pak vetëm 930 mln lekë. Mund të përmend vetëm një shkurtim që është i rëndësishëm, stadiumi i ri që është 220 milion”, tha Drejtorja e Thesarit, Mimoza Dhembi.
Megjithatë nga Drejtoria e Stadiumit është caktuar fundi i muajit nëntor si afati kur priten projektet e reja për stadiumin. Zëra të brendshëm nga shoqëria “Kuq e Zi”, që do të menaxhojë këtë projekt, thuhet se stadiumi i ri do të bëhet në bazë të një investimi me koncesion, ndërkohë që nga qeveria është konfirmuar disa herë se ata nuk kanë mundësi financiare për të ndërtuar stadiumin, një përgjigje që stadiumin e ri kombëtarë e lë në dorë të kompanive të huaja dhe parave të tyre me skemën e koncensionit.