Zvicër - Shqipëri
Moderator: Tan-Tirana
- Adriana
- Universe Member
- Posts: 3201
- Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
- Gender: Female
- Location: Giethoorn (Nederland)
Zvicër - Shqipëri
Të martën zhvillohet në Lucernë ndeshja Zvicër - Shqipëri për eliminatoret e Kampionatit Botëror të Fubollit Brazil 2014. Në radhët e kombëtares zvicerane luajnë 5 lojtarë me prejardhje shqiptare.
Nga sportdashësit shqiptarë po pritet me padurim përballja midis Zvicrës dhe Shqipërisë të martën në Lucernë. Ndeshja është e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Botëror Brazil 2014. Dy ekipet vijnë në këtë ndeshje të dytë për to në grupin E pas fitoresh: Zvicra 0:2 jashtë kundër Sllovenisë dhe Shqipëria në Stadiumin Qemal Stafa 3:1 ndaj Qipros. E veçanta e këtij takimi është se në radhët e kombëtares zvicerane luajnë pesë futbollistë me rrënjë shqiptare. Atmosfera në prag të takimit ka prodhuar madje në të dy krahët edhe akuza lënduese të llojit "tradhëti ndaj atdheut" (si në hapësirën shqiptare ashtu edhe në Zvicër).
E ndërsa Shqipëria ka hyrë mirë në këto eliminatore, trajneri i saj italian Gianni De Biasi shprehet se edhe arritja e vendit të katërt në grup është një rezultat i mirë. Në një intervistë për të përditshmen zvicerane Neue Zürcher Zeitung ai i sheh favoritët për zënien e vendit të parë në grup në këtë renditje: Zvicër, Slloveni, Norvegji. Me gjithë fitoren ndaj Qipros të premten e kaluar, loja e Shqipërisë zbuloi edhe mangësi të shumta. Në futbollin shqiptar trajneri i ri i kombëtares konstaton mangësi në infrastrukturë, organizim, disiplinë (taktike) dhe know how. De Biasi synon të ruajë natyrën luftarake të futbollistëve shqiptarë duke i displinuar ata në të njëjtën kohë. Me biografinë dhe përvojën time nga kategoria e parë italiane më jepet vlerësimi i nevojshëm në Shqipëri, është shprehur më tej De Biasi.
Aktualisht Shqipëria nuk ka futbollistë të spikatur
Në lidhje me vendimin e futbollistëve të emigruar shqiptarë për të luajtur për kombëtaret e vendeve të huaja De Biasi ka thënë: Ne kemi shumë futbollistë të mirë, që luajnë për federata të tjera. Është gjynah, por më duhet ta pranoj." Faktin që talente të jashtëzakonshme vijnë shpesh nga rajone të varfëra trajneri e lidh me rrethanën që i vetmi kalim kohe që kushton pak dhe me të cilin mund të argëtohen 22 fëmijë është topi. Sipas tij, aktualisht shqipëria nuk ka futbollistë të spikatur, por shumë futbollistë të mirë.
1/3 e stadiumit të Lucernës mund të jetë 'në dorë shqiptare'
Interesimi i tifozëve shqiptarë për takimin në Zvicër është i jashtëzakonshëm. Edhe trajneri De Biasi llogarit me një prani të madhe të përkrahësve të Shqipërisë në Lucernë, siç thotë, deri në një të tretën e stadiumit dhe me zhurmë edhe më të madhe nga ana e tyre. Dy lojtarë të kombëtares zvicerane, Xhemaili dhe Inler, De Biasi i njeh mjaft mirë nga Seria A. Të parin e tërhoqi në Torino nga Boltoni dhe kapitenin e Zvicrës Inler e njeh nga koha e tij në Udine. Në radhët e kombëtares zvicerane luajnë 5 lojtarë me prejardhje shqiptare (tre nga Kosova: Valon Behrami, Xhardan Shaqiri, Granit Xhaka; dhe dy nga Maqedonia: Blerim Xhemaili, Admir Mehmedi). Pjesa dërrmuese e lojtarëve të kombëtares zvicerane kanë origjinë migrimi. Në grupin E marrin pjesë: Shqipëria, Zvicra, Norvegjia, Sllovenia, Islanda.
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!

- Adriana
- Universe Member
- Posts: 3201
- Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
- Gender: Female
- Location: Giethoorn (Nederland)
Re: Zvicër - Shqipëri
Policia lokale e cilëson si situatë me rrezikshmëri të lartë, për shkak të fluksit të madh të tifozëve
Stadiumi i Lucernës, me kapacitet 16 800 vende, duke shumë i vogël përballë interesimit të stërmadh për ndeshjen midis Zvicrës dhe Shqipërisë.Ndeshja e dytë e Grupit E të kualifikueseve të Botërorit Brazil 2014 luhet nesër në mbrëmje, në orën 20:30.
Ai që bie në sy është interesimi i jashtëzakonshëm për ta parë nga afër këtë sfidë. Lufta për një biletë pothuajse ka mbaruar, meqë sipas organizatorëve biletat tashmë janë shitur në kohë rekord. Grupimi më i madh i tifozëve të kombëtares Shqiptare, Tifozët Kuqezi nuk do të mungojnë as kësaj radhe në stadiumin e Lucernës.
Numri i madh i shqiptarëve që pritet ta ndjekin këtë ndeshje nga shkallët e stadiumit do të jetë aq i madh sa vështirë se do duket ndeshje në transfertë për Shqipërinë! Artim Elmazi, njëri nga përfaqësuesit e Tifozëve Kuq e Zi, ka thënë për asport.info se përgatitjet janë në përfundim e sipër, pavarësisht shumë problemeve që ata kanë hasur te drejtues të federatës dhe me policinë zvicerane.
Përveç tifozëve që vijnë nga Evropa, një pjesë e konsiderueshme pritet të vijnë edhe nga trevat shqipfolëse ka thënë Elmazi. Ai më tej shtoi se gjatë negociatave që kanë pasur me Federatën Zvicerane të Futbollit dhe me policinë e qytetit janë informuar se këta të fundit presin dyndje shqiptarësh më 11 shtator.
Gjatë takimit me policinë e qytetit dhe me Federatën Zvicerane na kanë thënë se kjo ndeshje është më rrezikshmëri të lartë, pasi ata presin që të jenë rreth 10.000 shqiptarë në Swissporarena. Ai ka njoftuar se nga i gjithë kapaciteti i stadiumit, 500 vende nuk kanë qenë në shitje. Ne, si Tifozët Kuq e Zi kemi pasur në dispozicion 1200 bileta, të cilat janë shitur në kohë rekord, por kërkesa ka qenë shumëfish më e madhe.
Elmazi nuk lë pa përmendur edhe një fakt që flet për injorimin e federatës zviceranë karshi tifozëve shqiptarë. Për sa i përket organizimit të ndeshjes, Federata Zvicerane nuk na ndihmoi fare, madje as nuk na pajisi me ID për hyrje në stadium dhe as nuk na dha kurrfarë privilegji,siç japin zakonisht federatat për përfaqësuesit e tifozerive, dhe pavarësisht kësaj në rast të ndonjë incidenti ata do na quajnë përgjegjës.
Përveç përkrahjes së kombëtares në ndeshje me Zvicrën, Elmazi ka thënë në fund se ata si grup kanë organizuar edhe shënimin e 8-vjetorit të themelimit të Tifozëve Kuqezi.
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!

- Adriana
- Universe Member
- Posts: 3201
- Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
- Gender: Female
- Location: Giethoorn (Nederland)
Re: Zvicër - Shqipëri
Fanellat e tifozëve,sfidë dhe homazh
Ndjekësit e kombëtares sfidojnë armiqtë, por edhe nderojnë ata që zgjodhën me zemër
Tifozët shqiptarë në stadiumin e Lucernës do të vishen me një fanellë të posaçme për ndeshjen kundër Zvicrës. Më tepër se kundër skuadrës vendase, kjo shihet si një sfidë patriotike kundrejt pesë lojtarëve shqiptarë që përfaqësojnë Zvicrën. Është e qartë e drejta e gjithsecilit për të zgjedhur, megjithatë tifozët nuk mund të rrinë pa u kujtuar prejardhjen. Gjë që, nga ana tjetër, është edhe një homazh i madh për ata lojtarë që kanë pasur mundësi të tjera zgjedhjeje, me më tepër shanse suksesi sportiv, por nuk kanë ngurruar për të dëgjuar vetëm zërin e zemrës, duke veshur ngjyrat e Shqipërisë.
C'fare mendoni per kete?
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!

- Arbëri
- Universe Member
- Posts: 3821
- Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
- Gender: Male
- Location: Maqedoni
Re: Zvicër - Shqipëri

shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
- Adriana
- Universe Member
- Posts: 3201
- Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
- Gender: Female
- Location: Giethoorn (Nederland)
Re: Zvicër - Shqipëri
Facebook
Mavraj sfidon
Harrojeni fitoren. Ndoshta edhe do te vdesim në fushë, por nuk do ju lejojmë të fitoni. Kjo është sfida që i përcjell kundërshtarit mbrojtësi i Shqipërisë, Mërgim Mavraj, nga faqja e tij në Facebook.
buron nga:lajme.shqiperia.com
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!

- Adriana
- Universe Member
- Posts: 3201
- Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
- Gender: Female
- Location: Giethoorn (Nederland)
Re: Zvicër - Shqipëri
( thjeshte mendimin tim po jap, mbase dikush qe njeh me mire rrethanat mund te na sqaroj dicka me teper mbi kete qeshtje )
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!

- Arbëri
- Universe Member
- Posts: 3821
- Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
- Gender: Male
- Location: Maqedoni
Re: Zvicër - Shqipëri

Valon Behrami, Granit Xhaka, Admir Mehmedi e Xherdan Shaqiri, janë në qendër të shtypit zvicerian këto ditë. Përballja me Shqipërinë ditën e nesërme është e veçantë për koloninë e kosovarëve që veshin fanelën e përfaqësueses helvete, pasi ata do të jenë përballë skuadrës që përfaqëson kombin e tyre. Valon Behrami është ai që i druhet më shumë kësaj sfide, duke qenë se mesfushori është kërkuar me ngulm nga Shqipëria në vitin 2004, por zgjodhi të luante me Zvicrën. "E di që shqiptarët do më provokojnë gjithë kohës, pasi kështu më ka ndodhur edhe te Lacio, - shprehet futbollisti që luan në Serinë A me Napolin. - Jam i sigurt se ata do më thërrasin gjatë gjithë kohës tradhtar, por unë do të jap gjithçka që Zvicra të fitojë", shtoi ai. Valon Behrami është nga ata futbollistë që kanë dalë në "merkaton" e madhe të futbollit shumë shpejt. Në vitin 2004, Hans Peter Brigel e kërkoi disa herë për ta bërë pjesë të kombëtares, por edhe pse u zhvilluan disa takime dhe lojtari premtoi që do të zgjidhte Shqipërinë, në fund preferoi Zvicrën. Pas 8 vitesh dhe një zgjedhjeje që la të prekur shumë tifozë, Behrami thotë se ndjehet sërish kuqezi. "Nuk do ta harroj kurrë se nga vij. Unë kam bërë tatuazh shqiponjën, simbolin e Shqipërisë, që ma kujton gjithmonë, - shprehet më tej ai. - Mesazhi im është i thjeshtë: duhet ta përgatitim këtë ndeshje si gjithë të tjerat", shton futbollisti me origjinë kosovare.
Tifozët
Në Lucernë, fakti se mund të jenë më shumë tifozë shqiptarë se zvicerianë në stadium, është kthyer në një shqetësim të vërtetë. Sipas shtypit vendas, nga 12 mijë bileta që janë nxjerrë në shitje, një pjesë e madhe e tyre kanë rënë në duart e shqiptarëve. "Zakonisht ato blihen nga njerëzit që bëjnë tifozllëk për Zvicrën, por bën përjashtim rasti kur ne luajmë kundër Shqipërisë", tha një zyrtar i Federatës Zviceriane të Futbollit. I çuditshëm është fakti se në Lucernë luajnë edhe futbollistë shqiptarë, siç është Jahmir Hyka. "Ne do të luajmë në shtëpi", ka thënë fantazisti kuqezi për mediat zviceriane. Po ashtu, në Zvicër luan edhe Armando Sadiku, ndërkohë që mesfushori Burim Kukeli është i martuar me një zviceriane. "Lojtarët që kanë zgjedhur Zvicrën shihen nga të gjithë në Shqipëri si tradhtarë, ndërsa misioni i kombëtares shqiptare do të jetë ai që t'i bindin Shaqirin and co. se kanë bërë zgjedhjen e gabuar", shkruan gazeta "Le Matin". Lidhjet e futbollistëve shqiptarë me Zvicrën shkojnë edhe më tej, pasi edhe kapiteni Lorik Cana e ka nisur aventurën e tij në Evropë pikërisht nga Lozana, ku qëndroi për 3 vjet përpara se të firmoste me Paris Sent Zhermen. Ndërkohë, vetëm një vit më parë, ish-trajneri i kombëtares Josip Kuzhe zhvilloi një "zbor" 3 ditor në Zvicër, ku grumbulloi një pjesë të madhe të futbollistëve me origjinë kosovare që luajnë në këtë vend dhe që ende nuk kanë zgjedhur një përfaqësuese.
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
- Arbëri
- Universe Member
- Posts: 3821
- Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
- Gender: Male
- Location: Maqedoni
Re: Zvicër - Shqipëri
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
- Hymniarber
- Grand Star Member
- Posts: 1015
- Joined: Tue Jun 02, 2009 5:04 am
- Gender: Male
- Location: Arbëria
Re: Zvicër - Shqipëri

Kjo është fanella e përgatitur nga tifozët kuqezi për ndeshjen kundër Zvicrës nesër në Lucernë. Kjo fanellë do të jetë një “shigjetim” për pesë futbollistët kosovarë që kanë zgjedhur të luajnë me Zvicrën. Valon Behrami, Granit Xhaka, Admir Mehmedi e Xherdan Shaqiri, janë në qendër të shtypit zvicerian këto ditë. Përballja me Shqipërinë ditën e nesërme është e veçantë për koloninë e kosovarëve që veshin fanelën e përfaqësueses helvete, pasi ata do të jenë përballë skuadrës që përfaqëson kombin e tyre. Në tekst të bluzës, tifozat u kujtojnë futbollistëve që të mos harrojnsë faktin se janë shqiptarë.

- Adriana
- Universe Member
- Posts: 3201
- Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
- Gender: Female
- Location: Giethoorn (Nederland)
Re: Zvicër - Shqipëri
Ne e njohim shume me mire se ju Federaten dhe shtetin tone !
Por nqs deshiron te jesh " Shqiponje kuq e zi" nuk te ndalon askush:
Dardan Maksutaj 16 vjec, luan me nje nder ekipet me te mira te historise se futbollit Zvicerian. Federatat Zviceriane e kerkon me ngulm, nuk ka pranuar perseri federata i ka derguar kerkese tani jo te luajne me U17 por me U19 dhe e njejta pergjigje :
" Kam lindur ne Kosove, ne venat e mia kam gjak SHQIPETARI. Zvicra me beri futbollist dhe po i sherbej ekipit tim Young Boys, ose me Shqiperin ose me asnje kombetare.
Nqs gjysherit e mi kane vdekur per te mbrojtur Kosoven dhe Shqiperine, une nuk do te luftoj me arme por me futboll.
Jam krenar qe jam bir Shqipetari.... "
Vetem pasi refuzoi 2 here federaten Zvicerian dhe shume favorizime nga ata, ne gjurmet e tij u vendos federata e korruptuar e jona dhe sot ai eshte pjese e kombetares.
Menjehere pasi zhvilloi ndeshjen e tij te pare dhe mori pasaporten Shqipetare, Maksutaj u DENUA NGA FEDERATA ZVICERIANE DHE KLUBI YOUNG BOYS ME PLOT 8 JAVE PEZULLIM !
" I kam treguar Zvicrës se nuk do të luaj kurrë për ta dhe se edhe 100 vjet (nëse jetoj) do të luaj për Shqipërinë. Dhe, për këtë gjë, ata më kanë dënuar. Nuk kam luajtur për plot tetë ndeshje, – theksoi Dardani. – Kam qenë më i miri në stërvitje, por ata nuk më futnin në lojë. E gjithë kjo vetëm se u kam treguar se jam krenar që jam SHQIPETAR dhe që dua të luaj për kombin tim, pasi e dua shqiperine !
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!

- ALBPelasgian
- Galactic Member
- Posts: 2113
- Joined: Sun Jun 28, 2009 7:57 pm
- Gender: Male
- Location: Prishtinë (Prima Justiniana)
- Contact:
Re: Zvicër - Shqipëri
Prandaj nje fitore kunder Zvicres nuk do te thote vetem tre pike me shume. Do te thote nje grusht i fuqishem moral kunder shqiptareve te tjetersuar, te cilet per pak fame zgjedhin te luajne per shtete te huaja.
Qe neser te korrim frutin me emrin Bashkim!
- Arbëri
- Universe Member
- Posts: 3821
- Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
- Gender: Male
- Location: Maqedoni
Re: Zvicër - Shqipëri
Tifozët shqiptar në Zvicër fotografohen me trajnerin e kombëtares zvicërane Hitzfeld.

Zvicër -vs- SHQIPËRI
Ora - 20:30'
Stadiumi i stërmbushur, ku 10.000+ prej tyre do të jenë tifozët KUQ E ZI, nga të gjitha viset shqiptare !
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
- Arbëri
- Universe Member
- Posts: 3821
- Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
- Gender: Male
- Location: Maqedoni
Re: Zvicër - Shqipëri
Festa fillon në ora 14:00 tek Parkingu nr. 4 para "Swissporarena". Ju mirëpresim.
O sa mirë me qenë Shqiptar!

Rruges x ne Lucerne.. TIFOZAT KUQ E ZI


shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
- Arbëri
- Universe Member
- Posts: 3821
- Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
- Gender: Male
- Location: Maqedoni
Re: Zvicër - Shqipëri
Shqiptarët e Zvicrës i kanë rezervuar një pritje emocionuese kombëtares shqiptare gjatë mbërritjes në aeroportin e Zyrihut.
Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në aeroport dje rreth orës 17.30 ndërsa në aeroport nuk mungonin tifozët kuqezi të cilët me flamuj në dorë kanë mirëpritur kombëtare shqiptare.
Më sipër shikoni videon e këtij momenti. /albeu.com/
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
- Arbëri
- Universe Member
- Posts: 3821
- Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
- Gender: Male
- Location: Maqedoni
Re: Zvicër - Shqipëri

Sonte në Lucern të Zvicrës presim një lojë dinjitoze dhe publik dinjitoz, është ky apeli i presidentes zvicerane drejtuar fansave zviceranë dhe shqiptarë leshuar sot përmes PJ, ku sipas Shoqatës së Futbollit Zvceran (ASF). Lucerni , rrespektivisht stadiumi i këtij qyteti pritet të puhshtohet nga rreth 10 mijë shqiptarë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Luigna e Preshvës, tifoze këta kryesisht që jetojnë dhe punojnë në Zvicër.
Janë të rralla deklaratat apo proncimet, të presidentëve të shteteve rreth lojrave sportive, në këtë rast të ndeshjeve futbollistike. Por, me përjashtim, sot presidentje zvicerane znj. Eveline Widmer-Schlumpf ju është përgjigjur pa hezitim pyetjes për PJ në lidhje me ndeshjen mes Zvicrës dhe Shqipërisë.
Pyetjes sonë shtruar sot presidentes së Konfederatës znj. Eveline Widmer-Schlumpf se çfarë pret nga ndeshja e sontme në 20:30 në Lucern mes Shqipërisë dhe Zvicrës, ku në ekipin e këtij të fundit luajnë edhe zviceranë me origjinë shqiptare, nga Kosova? Duke qeshur presidentja zvicerane për PJ është përgjigur se „megjithëse unë nuk jam një njeri që jap shumë prognoza, e mbi të gjitha në këtë sferë. Por, megjithatë t ju përkujtoj se ne i kemi mundësuar vendeve tjera, shteteve të avancojnë në kampionin evropian, pasi ne e humbëm të drejten e kualifikimit. Mendoj se ne do te avancojme në kampionatin botëror që shpresojmë se Zvicra do të fitojë ndeshjet e ardhshme. Dhe jam optimiste dhe ju besoj djemve tanë se do të fitojmë.“
Se a do ndjek ndeshjen për së afërmi dhe çfarë rezultati ajo pret nga ndeshja mes Zvicrës dhe Shqipërisë në vazhdim znj. Widmer-Schlumpf është përgjigjur: „Sa i përket ndeshjes së nesërme, fatkeqësisht nuk do të mund ta ndjek për së afërmi për shkak obligimeve dhe udhëtimeve të mia zyrtare. Por, nuk do të thotë kjo se nuk do ta shikoj, përkundrazi do ta përcjelle përmes ekranit televiziv. Sikur, lojtarët e ekipit tonë ashtu edhe ata shqiptarët kuqezinjë janë talent dhe të shkathët, plotë energji… Por, ky talent dhe energji do të dëshmohet sigurisht sonte dhe besoj se do të fitojnë më të mirët. Unë i uroj ekipit zviceran dhe atij shqptarë në rend të parë lojë të mirë dhe pastaj fitore. Unë e di pak, se kush mund të fitojë sonte në orën 22, por nuk dua ta them, tash këtu…“/Almakos
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman