Page 1 of 1

Nje çakmak, mjafton per te penalizuar shqiptaret

Posted: Fri Jul 31, 2015 5:52 pm
by Zeus10
“Marca”, “ESPN”, “The Guardian”, “La gazzetta dello Sport”, “BBC”, “Daily Mail”, “Sportowefakty.pl”, “Sport.se.pl”, e nje dyzine media te tjera evropiane, nxituan të përshkrojne, incidentin e djeshëm të ndodhur në Tiranë, gjate ndeshjes Kukesi-Legia, kur njëri nga lojtarët polakë, Duda, u godit me nje cakmak, nga një tifoz. Natyrisht, gjithe ekipi polak, vrapoi tek arbitri:



duke i demonstruar "armen" e perdorur nga tifozat shqiptare

Image

dhe arbitri nuk hezitoi ta mbyllte ndeshjen sipas rregullores, duke mos pasur asnje dyshim per vendimin e tij.

Image

Nje çakmak i vetem i hedhur ne fushe, ndoshta jo dhe nga tifozet kukesiane dhe ndeshja nderpritet. U deshen gjyqe pafund, kur serbet munguan te fusnin ne fushe vetem tanket, qe piket ti kalonin Shqiperise dhe jo nga UEFA.

Pyetja eshte: 'pse nuk veproi keshtu zyrtari I UEFA-s, kur situata ishte 100 here me e rende ne Beograd(shihni shishet dhe cakmaket dhe stolat duke fluturuar mbi tanet, pa folur per te tjerat):

Image

Re: Nje çakmak mjafton per te penalizuar shqiptaret

Posted: Fri Jul 31, 2015 6:59 pm
by Zeus10
Mision i kryer, "i plagosuri' ben selfie, i gezuar.

Image

Re: Nje çakmak, mjafton per te penalizuar shqiptaret

Posted: Sat Aug 01, 2015 2:02 pm
by Adriana
Zeus10 wrote:“Marca”, “ESPN”, “The Guardian”, “La gazzetta dello Sport”, “BBC”, “Daily Mail”, “Sportowefakty.pl”, “Sport.se.pl”, e nje dyzine media te tjera evropiane, nxituan të përshkrojne, incidentin e djeshëm të ndodhur në Tiranë, gjate ndeshjes Kukesi-Legia, kur njëri nga lojtarët polakë, Duda, u godit me nje cakmak, nga një tifoz. Natyrisht, gjithe ekipi polak, vrapoi tek arbitri:


Ne hollande e beren me alarmate akoma, lajmi u dha qe lojtari u godit me GURE... Spelers Legia Warschau in Albanië bekogeld met stenen


Nje çakmak i vetem i hedhur ne fushe, ndoshta jo dhe nga tifozet kukesiane dhe ndeshja nderpritet. U deshen gjyqe pafund, kur serbet munguan te fusnin ne fushe vetem tanket, qe piket ti kalonin Shqiperise dhe jo nga UEFA.




Mua personalishte me duket nje skene e pergatitur vetem per faktin se si u pezullua ndeshja aq shpejt, kur ne te njejten kohe vandalizmi i futbollit ne stadiumet europiane eshte akoma dhe me i ekzagjiruar, ja disa shifrat te sezonit 2013-2014

Re: Nje çakmak, mjafton per te penalizuar shqiptaret

Posted: Tue Aug 04, 2015 10:41 pm
by rrëqebull
[quote="Adriana"]
Ne hollande e beren me alarmate akoma, lajmi u dha qe lojtari u godit me GURE... Spelers Legia Warschau in Albanië bekogeld met stenen

Mediat olandase le të merren më parë me tifozeritë e tyre se kanë plotë bëma për të raportuar dhe analizuar.

Feyenoord fans vs. Italian police in Rome
https://www.youtube.com/watch?v=c_0k17q0Lj8

Rellen AS Roma - Feyenoord 2015 Rome
https://www.youtube.com/watch?v=21p6hgwuG90

Por problemi qëndron tek mediat tona që janë të drejtuara e të mbushura me njerëz që jo e jo nuk kanë vetëdije dhe vullnet të mirë, por në shumë raste u mungon edhe përgatitja, nuk dinë se çfarë bëhet në botë, nuk dinë t'u kundërpërgjigjen propagandave kundrashqiptare e madje bëhen përçues të zellshëm të tyre.