
Kjo asht arsyeja pse morali luftarak (qe perndryshe karakterizon shpirtin e lojes) asht bjerrë për faqe të zez'. Nuk ka ekzistue asnji fije motivimi për fitore e per superioritet ne loje; lojtaret kane lue nen peshen e nji kuartazie diplomatike. Publiku i pranishem ne stadium - i perzgjedhun kastile per korrektesi politike. Nuk jane lejue mijera e mijera tifozë prej Prishtines, Gjakoves, Prizrenit, Shkupit, Tetoves, Kumanoves e Kercoves se agjenda e sigurise ne shtetin e Rames asht percaktue prej Beogradit. Me nji publik inert qe han fara e kikirika, qe ban 'selfie' e qe tan lojen ban pyetje 'A jane keta me ndrresa te kuqe tont?', vshtir qe mundet me pas shpirt te gares. Me kroatet asht krejt ndryshe. Sa shume e respektojne veten ata... pamjet kallxojne vetë[/quoteem]
Fjalë me vend.
Ja dhe shkrimi i Kastriotit për po të njëjtën ngjarje:
Dje stadiumi i Shkumbinit ishte i mbushur me bagëti, me njerëz të droguar me kozmopolitanizëm dhe pseudokulturë.Lojtari serb u kthen përshëndetjen me tre gishta studentëve serbë të pranishëm në stadium, me ftesë të Kryeministrit Rama
Në këtë fotografi mund të shikoni se si pas golit të parë të Serbisë në Elbasan, lojtarët serbë u kthejnë përshëndetjen me tre gishta studentëve serbë të pranishëm në stadium, si tifozë të ftuar personalisht nga Kryeministri Rama, në dhunim flagrant të marrëveshjes ndërkombëtare të arritur mes dy federatave të futbollit, asaj serbe dhe shqiptare, vitin e kaluar dhe të sanksionuar nga UEFA, sipas së cilës marrëveshje nuk do të kishte tifozë shqiptarë me simbole kombëtare shqiptare në Serbi dhe tifozë serbë me simbole kombëtare serbe në ndeshjen në Shqipëri. Studentët serbë, të pranishëm në stadium festuan për golat e Serbisë, duke ngritur lart tre gishtat, pra me një simbol provokues, nacionalist serb që është i paparanueshëm sipas rregulloreve të futbollit europian dhe botëror, pasi ky simbol është përdorur historikisht nga serbët në luftë, duke përfshirë edhe luftrat në ish-Jugosllavi. Për këtë gjest provokues dhe fyes Edi Rama duhet t’ u kërkonte personalisht falje shqiptarëve. Kjo skenë tregon më së miri se sa i kotë dhe i neveritshëm është teatri politik që Edi Rama bëri me studentët serbë./Kastriot Myftaraj
https://www.facebook.com/kastriotmyftar ... 940381977/
"Tifozat Kuq e Zi", të paktën pjesa udhëheqëse e tyre, u dëshmuan si asnjëherë më parë se janë një ballë pseudonacionalist i degëzuar drejtpërsëdrejti nga PS-ja [pra PKSH-ja (pra PKJ-ja)] dhe i stisur për të kontrolluar dhe vakësuar (e madje shuar) shtysat e natyrshme nacionaliste të Shqiptarëve (shtysat për vetërespekt, për drejtësi, për kryelartësi, për ndershmëri, për mosnënshtrim dhe për mosposhtërim përballë askujt).
Veçse pa shtet dhe pa organizata të mirëfillta burimore, dje u dëshmua se jemi edhe një komb pa tifozeri. [Përjashtohet prej kësaj [url=Dje stadiumi i Shkumbinit ishte i mbushur me bagëti, me njerëz të droguar me kozmopolitanizëm dhe pseudokulturë.
"Tifozat Kuq e Zi", të paktën pjesa udhëheqëse e tyre, u dëshmuan si asnjëherë më parë se janë një ballë pseudonacionalist i degëzuar drejtpërsëdrejti nga PS-ja [pra PKSH-ja (pra PKJ-ja)] dhe i stisur për të kontrolluar dhe vakësuar (e madje shuar) shtysat e natyrshme nacionaliste të Shqiptarëve (shtysat për vetërespekt, për drejtësi, për kryelartësi, për ndershmëri, për mosnështrim dhe për mosposhtërim përballë askujt).
Veçse pa shtet dhe pa organizata të mirëfillta burimore, dje u dëshmua se jemi edhe një komb pa tifozeri. [Përjashtohet prej kësaj Djemuria e shkëlqyer e Plisave, të vetmit që na nderuan brenda asaj qelie orvelliane neobolshevike në të cilën e kishin shndërruar stadiumin kozmopolito-serbofilët dordolecë të globalistëve dhe vegla, sot si atëherë, të interesave serbe të kodifikuara në jugosllavizëm (pjesë thelbësore e regjimit 70 vjeçar kundrakombëtarokratik në Siujdhesën Tonë Ilire)].