Page 1 of 2
Shqipëria në Francë
Posted: Sun Oct 11, 2015 8:51 pm
by Zeus10
Franca tingellon vendi i duhur, per te nisur marshimin tone drejt Europes. Ai nis me nje sport, sepse s'kishte vend me te mire ku te shfaqet energjia e nje kombi te ri qe enderon, qe me hyrjen e tij ne Europe, do ti shtoje vitalitetin, Europes se plakur. Kjo e fundit megjithe, skepticizmin karshi nesh, u detyrua ta pershendese hapin tone te pare, me nje mireseardhje:
Une shpresoj te jemi cinike dhe ne 2016 tu themi:
veni, vidi vici
Re: Shqipëria në Francë
Posted: Sun Oct 11, 2015 11:28 pm
by ALBPelasgian
Kualifikimi i Kombetares sone ndodh ne nji kohe kur te gjitha ekipet e Ballkanit kane mbetur jashte evropianit. Optimist ne suksese te shenueshme ne evropian, rendesia qendron ne faktin se te gjithe shqiptaret ndjehen te perfaqesuar me ekipin kuqezi: nji perberje qe reflekton pjesen me te madhe te trevave tona. Kombetarja kuqezi apelon me shume se gjithcka tjeter: prandaj njesimi shpirteror i shqiptareve eshte rrumbullakesuar perfundimisht; eshte thuajse teknikalitet jetesimi politik i shtetit te perbashket!
Re: Shqipëria në Francë
Posted: Mon Oct 12, 2015 2:18 pm
by Zeus10
U munduan te perbaltin Lorik Canen, per shitje ndeshje me Serbine, u munduan te perbaltin kombetaren, per blerje ndeshje me Armenine. Lotet ne syte e Lorikut, jane deshmia fisnike qe beri te heshtin provokatoret dhe injorantet:
Falemnderit Lorik Cana. Ishte shembulli yt 12 vjete me pare, kur shkelqeje si yll tek Olimpik Marseja, qe ju hapi rrugen gjithe talenteve shqiptare neper Europe.
Re: Shqipëria në Francë
Posted: Mon Oct 12, 2015 3:23 pm
by Adriana
Chi giudica gli altri per piccoli errori è uno STRONZO perchè tutti possiamo sbagliare!
(Gianni De Biasi Coach of Albania)
Re: Shqipëria në Francë
Posted: Mon Oct 12, 2015 3:53 pm
by Adriana
Il miracolo di De Biasi: Buona fortuna alla guida dell'Albania mister!
“E’ stata una vittoria storica – ha dichiarato il tecnico italiano. Già, ma chi sono questi ragazzi? Il problema vero, però, resta quello di visionare i talenti sparsi per il mondo, come testimoniano i 14 calciatori utilizzati ad Aveiro. Tre giocano in Italia, quattro in Svizzera, due in Germania, mentre altri cinque sono sparsi tra Cipro, Croazia, Grecia, Repubblica Ceca e addirittura Azerbaijan.
Ma l’importante è altro. Che partite come quella servano soprattutto come fattore di richiamo per i tanti albanesi che dispongono di più nazionalità, come Amir Abrashi. Centrocampista svizzero di nascita che ha deciso di giocare per il Paese dei genitori. Scelte che possono cambiare la storia di un movimento ancora di più di una qualificazione all’Europeo. Quella che però adesso, con De Biasi in panchina, non è un sogno irrealizzabile.
Di Mattia FONTANA (Twitter: @mattiafontana83)  |

AHHHH... sikur te kishim fituar shqiperi-serbi! Me keto artikuj po mundohem te gjej forcen per te thyer trishtimin qe kam nga humbja me serbin, qe ende nuk po me lejon te gezoj fitoren.
Mos me beni KRITIK se e di shume mire qe ne sport jo gjithmon fitohet, gjithashtu kam qen dhe jam e mendimit qe ne politik duhet fituar me politik, dhe ne sport duhet fituar me sport, pra nuk duhet te persheshim situatat, por me kushton shume ne keto momente te gezohem, mbase me kalimin e kohes...
Re: Shqipëria në Francë
Posted: Tue Oct 13, 2015 1:16 pm
by Adriana
Trajneri i kombëtares, Gianni de Biasi, flet për gazetën italiane Gazzeta dello Sport:
De Biasi, si lindi ideja për të stërvitur Shqipërinë?
Përmes një ndërmjetësi shqiptar, që jeton në Itali. Dhe ta mendosh që atëherë nuk doja të takoja menaxherët: Sapo kisha përfunduar një eksperiencë të keqe me Udinezen dhe doja një rinisje tjetër ndryshe, në Serinë A. Pastaj kuptova se për të bërë një tip futbolli, duhet të jesh në qendër të një projekti, dhe shpesh në Itali, trajneri nuk është. Dhe kështu filloi aventura ime në Tiranë.
Ju thoni shpesh që ‘jam shqiptar’…
E vërtetë. Dhe jo vetëm për shkak të pasaportës. Në shesh këto momente është diçka e çmendur, e vështirë për ta shpjeguar. Kemi një flamur dhe një popull. Çka shkon përtej kufinjve, pasi shqiptarët janë kudo me entuziazmin dhe dashurinë e tyre për atdheun.
Në kohën e efekteve speciale, Gianni de Biasi i përket ndoshta kategorisë ‘Normal One’. Apo jo?
Në fakt, përpiqem gjithmonë të punoj në rrugën e duhur me lojtarët e mi. Përpiqem të nxjerr më të mirën prej tyre, dua përfshirjen e tyre jo vetëm si një përgjigje teknike.
Çfarë mund të presim në Francë nga Shqipëria?
Kualifikimi jep shpresë, thotë se ëndrrat mund të realizohen, nuk mbeten vetëm objektiva. Jemi rritur shumë, por në disa nivele nuk do jetë e lehtë për vazhduar. Do e provojmë sërish.
Kështu një ditë do i vendosin emrin tënd një stadiumi? Ose një sheshi.
Të mos bëjmë shaka, por kanë bërë të ditur se do ketë një impiant të ri në Tiranë, kur të bëhet, do jetë një pllakat me emrat tanë për të kujtuar atë që kemi arritur si ekip./Mapo.Al/
Re: Shqipëria në Francë
Posted: Tue Oct 13, 2015 5:42 pm
by bardus
Adriana wrote:

AHHHH... sikur te kishim fituar shqiperi-serbi! Me keto artikuj po mundohem te gjej forcen per te thyer trishtimin qe kam nga humbja me serbin, qe ende nuk po me lejon te gezoj fitoren.
Mos me beni KRITIK se e di shume mire qe ne sport jo gjithmon fitohet, gjithashtu kam qen dhe jam e mendimit qe ne politik duhet fituar me politik, dhe ne sport duhet fituar me sport, pra nuk duhet te persheshim situatat, por me kushton shume ne keto momente te gezohem, mbase me kalimin e kohes...
Cdo levizje e De Biasit ishte e menduar,megjithese ne cdo ndeshje nuk gjenim ate qe kerkonim , nje ekip qe dominon ne fushe ,perseri gjetem nje ekip qe di se si te shtoje pike ne tabele,ketu hyn De Biasi,nje shahist i jashtzakonshem qe diti si te ngreje nje ekip te jazakonshem.
Re: Shqipëria në Francë
Posted: Tue Oct 13, 2015 5:49 pm
by Zeus10
Shtoji kesaj dhe faktin, qe fitorja e Serbise nuk vlejti asnje grosh, Shqiperia shkon ne finale, kurse Serbia eshte shume larg te pasurit nje ekip konkurues dhe per kete arsye do ti shohin keto finale, nga televizori.
Re: Shqipëria në Francë
Posted: Wed Oct 14, 2015 3:40 pm
by Zeus10
Eshte per te ardhur keq, qe Edi Rama perpiqet te shfaqet , ne rolin e protagonistit kryesor, ne suksesin e arritur nga kombetarja. Ai qendron ne mes te saj dhe duket sikur e ka marre peng, ate dhe suksesin e arritur prej saj :

Re: Shqipëria në Francë
Posted: Wed Oct 14, 2015 9:15 pm
by ALBPelasgian
Kualifikimi i Kombetares Kuqezi ne Kampionat, pervec te tjerash, do t'ia ngris asaj prestigjin per te sjelle prurje te reja, talente qe mezi presin te zbulohen. Plot lojtare qe kane zgjedhur perfaqesuese te tjera, 'arsyetonin' zgjedhjet e tyre me ate qe Shqiperia nuk kualifikohej ne asnje kompeticion, por perfundonte si ekipi i parafundit ne tabele. Dihet qe shume prej talenteve jane shuar gradualisht kur kane zgjedhur perfaqesuese te huaja, meqe nuk jane ftuar shpesh ne formacionet baze. FSHF, sikur te kishte me pak derra e me pak burokraci, do te mund te ndihmonte shume ne kete drejtim. Agjentet e saj duhet te jene me vigjilente per t'i 'peshkuar' talentet e rinj! Deri ne qershorin e vitit te ardhshem, kombetarja kuqezi do te siguronte nje strukture superiore lojtaresh.
Re: Shqipëria në Francë
Posted: Thu Oct 15, 2015 2:06 pm
by Adriana
Zeus10 wrote:Eshte per te ardhur keq, qe Edi Rama perpiqet te shfaqet , ne rolin e protagonistit kryesor, ne suksesin e arritur nga kombetarja. Ai qendron ne mes te saj dhe duket sikur e ka marre peng, ate dhe suksesin e arritur prej saj :

Kryeminstri aty ku eshte suksesi kendon si gjelat:
...ndersa aty ku jane problemet, ja hedh fajin te tjerve:

Re: Shqipëria në Francë
Posted: Sun Dec 13, 2015 3:18 pm
by Adriana
Nuk na u ndan ''gjelat'', jo vetem qe do shkojme ne france, por na qelluan edhe ne grup..... Mbreme u hodhe shorti Euro-2016, Kombetarja jone u rendit ne grupin A:
Frankrijk
Roemenië
Albanië
Zwitserland
De Biazi ne nje interviste per
VI (Voetball Internationa)l u shpreh keshtu:
Gianni De Biasi: hoopt dat Albanië profiteert van het feit dat er weinig verwacht wordt van de debutant. De bondscoach denkt dat er weinig druk is en hoopt op die manier te stunten in Groep A. Al wordt dat lastig. 'Frankrijk is als gastland natuurlijk een van de grote favorieten, maar Roemenië en Zwitserland hebben ook een geweldig team.'
Perkthim: De Biazi shpreson qe Shqiperia duhet ta perfitoj kete rast, trajneri beson se ne Gruapin A ka pak presion per ne, eshte nje shprese qe ne kete menyre duhet te mbeshtesim firoren me kete grup. Pa diskutim qe ka permendur dhe veshtiresite duke thene se : " Francezet luajne ne shtepi, dhe jane nje nga te preferuarit Euro-2016 , por dhe Rumania dhe Zvicra gjithashtu kane nje ekip te madh .
Per mua me shume interesante ne kete grupe do te jet ndeshja ''Albania-Shqiperi'' ( Albanië - Zwitserland )

me keta dua fitoren e SIGURTE ne kete grupe, jo per djemte shqiptar qe jane ne kombetaren e zviceres, po per vet zvicerianet ( gazetat) qe tu jepet nje mesim i mire dhe mos te flasin me bla bla bla bla.... se na kan qerruar syte deri me sot me perrallat e tyre!
Cfare mendoni per kete grup, do kemi veshtiresi?
Re: Shqipëria në Francë
Posted: Sun Dec 13, 2015 7:13 pm
by Zeus10
Une mendoj qe eshte akoma heret per te folur, por jam i sigurte qe djemte kane mentalitetin e duhur per te synuar suksesin. Mungesa e experiences dhe diferencat teknike, mund te balancohen nga mungesa e presionit dhe fakti qe ne ndryshim nga shumica e ekipeve te tjera, futbollistet shqiptare, luajne para se gjithash per emrin e kombetares qe ata perfaqesojne.
Re: Shqipëria në Francë
Posted: Sat Dec 19, 2015 5:58 am
by sahari
Fantastic Post I Like this post,thanks...
Re: Shqipëria në Francë
Posted: Wed Dec 23, 2015 11:15 am
by Adriana
Talenti Donis Avdijaj ka shprehur haptas dëshirën që t’i bashkohet Kombëtares Shqiptare në evropianin që në vitin 2016 mbahet në Francë.
Anëtari i Schalkes që ka një klauzolë prej 50 milionë euro, e që është në huazim në Austri te Sturm Graz, nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook, ka gatishmërinë t’i bashkohet Shqipërisë, nëse i kërkohet një gjë e tillë.
“Nëse beson ekipi dhe trajneri që unë mund të ndihmoj, unë jam i gatshëm”, ka shkruar Avdijaj /
BotaSot/