Page 1 of 1

Gjuha (Gluha) Arvanite dhe thesaret e saj

Posted: Thu Sep 03, 2009 11:03 pm
by Arta
Nje poeme nga Shqiptaret e Morese, ku tregon me se miri sesi i kane mbajtur gjalle historite ne kenget e tyre qe ne koherat e hershme.

[col]Të këndonnë ndë arbërishte,
Ç ishtë gluhë trimmërishte,
Ç eflit nafarhu Miauli
Bocari, dhe gjithë Suli.

Duav diev ndë mal,
si të pa siprë ndë kal,
ufsheh bërdha ndë në re,
të ndritonjësh ti ndë dhe.

Kur ti vinje ka Tatojë,
Hëna dil ka Jmitojë,
tuke shtif sit e te pa,
ndrito për mua ti të tha.

Drita je çë sperëndon,
lulea e lulevet çë mblon
vendetë ka merudhi,
kado vete e kado rri.

Parnithi një krino nxuar,
e ka marudhia e hovë,
erdh një Dhuk e na emuar,
e ekev ndë Peterhovë.

Lulea e lulevet me fletë
bërdha ndë pallat jë vetë,
kur hin bërdha ndë një gardh,
ka gjithë luletë ti sbardh.

Drita luan ndë diamant,
çel e shqep ndë një perlandë,
bërdha ndë si tënd çë luan
edi vetëm aj çë ruan,
të sglidh më të mirën vajzë
për ti shkon ndë glisht unazë.

Ketu e tri milë vjet,
vasillopuv nëk uvjet,
të mos ngjitej ati lart,
të shih Lenënë ndë Spart

Lenënë çë njer pastaij
ka të bukurit e saij,
një çë dh asajë i pëlqev
vasillopuv e rrëmbev.

Pastaij ka tri milë vjet,
na uleshe ti ç i glet
Lenesë, ndë kurm ndë si,
ndë t ecurë ndë bukuri.

Ndai menate del një ifth,
çë strros natën e embif,
për posh dheft e sjell ditë,
pra ja thonë Afrëditë.

Ti je aij ifthi çë na sjell
ditënë kur del si diell,
ka pallati, e na rruse
ndë në horë, si një nuse,
me të tëmë me të tatë,
e të mblonmë me uratë.|Të këndojmë në shqip
që është gjuhë trimërie,
që e fliste admiral Miauli,
Boçari, dhe gjithë Suli.

Doli dielli në mal,
si të pa sipër në kalë,
u fsheh brenda në re,
të ndriçohesh ti në dhe.
ndrito për mua ti të tha.

Kur ti vije nga Tatoi,* ( mal në Atikë)
Hëna dilte nga Imitos,* ( mal në Atikë)
duke hedhur sytë e të pa,
ndriço për mua ty të tha.

Drita je që sperëndon,
lulja e luleve që mbulon,
vendet nga kundërmimi,
nga do vete e nga do rrish.

Parnis* një zambak nxori, (mal në Atikë)
e nga aroma e hollë,
erdhi një duk dhe na e mori,
dhe e çoi në Petërburg.

Lule e luleve me fletë
brenda në pallat je vetë,
kur hyn brenda në një gardh,
nga gjithë lulet ti zbardh.

Drita luan në diamant,
çel e shqep në një perlandë,
brenda në sy tënd që luan?
E di vetëm ai që ruan,
të zgjedhë më të mirën vajzë
për ty shkon në gisht unazë.

Këtu e tremijë vjet,
princeshë nuk u gjet,
të mos ngjitej atje lart,
të shihnin Lenën në Spartë (Helena e Trojës)

Lenën që njeh pastaj
nga të bukurit e saj,
një që asaj i pëlqeu
princi e rrëmbeu.

Pas tremijë vjetësh,
na uleshe ti që i ngjan
Lenës, në trup, në sy,
në të ecur në bukuri.

Ndaj me natë del një yll,
që shtron natën e mbyll,
për poshtë dheut e sjell ditë,
pra ja thonë Afërditë.

Ti je ai yll që na sjell
ditën kur del si diell,
nga pallati, e na zbret
në qytet, si një nuse,
me të tëmë me të tatë,
e të mbulojmë me uratë.[/col]

Re: Gjuha (Gluha) Arvanite dhe thesaret e saj

Posted: Sun Sep 06, 2009 2:30 pm
by alfeko sukaraku
Para disa kohesh Niko Stylo i drejtoj nje leter rektorit te universitetit te tiranes ,duke i kerkuar studimin gjuhesore te dialektit arvanit.Pergjigjien ja "kthehu" ministri i arsimit Genc Ruli i cili inaguroj hapjen e shkolles greke ne himare.

Mbetet per tu studjuar hollesisht nga ana gjuhesore dialekti arvanit,edhe kete gje per momentin munde ta bente fare lehte tirana...por tirana e ka tradhetuar kombin prej koheve.

Vreni pak fjalet e lashta shqipe qe ne dialekte te shqipes nuk kane ndryshuar ashtu sikurse jane "shkaterruar" ne shqipen letrare.

Diavi=dielli

sial=siell etje etje.

Ka dhjetra libra me vjersha e poezi arvanite.

Re: Gjuha (Gluha) Arvanite dhe thesaret e saj

Posted: Mon Sep 21, 2009 7:23 pm
by IllyriankinG
alfeko sukaraku wrote:Para disa kohesh Niko Stylo i drejtoj nje leter rektorit te universitetit te tiranes ,duke i kerkuar studimin gjuhesore te dialektit arvanit.Pergjigjien ja "kthehu" ministri i arsimit Genc Ruli i cili inaguroj hapjen e shkolles greke ne himare.

Mbetet per tu studjuar hollesisht nga ana gjuhesore dialekti arvanit,edhe kete gje per momentin munde ta bente fare lehte tirana...por tirana e ka tradhetuar kombin prej koheve.

Vreni pak fjalet e lashta shqipe qe ne dialekte te shqipes nuk kane ndryshuar ashtu sikurse jane "shkaterruar" ne shqipen letrare.

Diavi=dielli

sial=siell etje etje.

Ka dhjetra libra me vjersha e poezi arvanite.
Unë pajtohem plotësisht me ty, në atë që Tirana e ka "tradhëtuar" kombin, por gjërat nuk janë aq të thjeshta.
Çështja e Arvanitëve është shumë e komplikuar, dhe për fat të keq, komplikimi i saj vjen nga vet Arvanitët, të cilët mundohen të distanciohen sa më shumë më Shqipëria apo ç'fardo lloj gjëje që ka lidhje me Shqiptarë.
Në rast se Arvanitët do të afroheshin qoftë dhe pak, atëherë gjërat do të ishin ndryshe, dhe dashuria do të ishte reciproke.
Në fushën diplomatike këto janë lëvizje shumë të rrezikshme, dhe nuk mundtë kryhen në mënyrë të hapur....

Re: Gjuha (Gluha) Arvanite dhe thesaret e saj

Posted: Mon Sep 21, 2009 7:35 pm
by alfeko sukaraku
IllyriankinG wrote:

Po e drejt kjo,por ne nuk duhet te rrime duarkryq ndaj historis.

Arvaniti me Bollanon kane te perbashketa keto gjera:

Shqipen si gjuhe te nenes
Greqishten si gjuhen e fese edhe te shkollimit.

E njohe shume mire egersin arvanite ,ashtu sikurse njohe shume mire se niqi xhavela ,mbesa e suliotve trima,sote eshte evrodeputete me partin fashiste greke,parti qe kerkon hapur lufte me shqiptaret.

Ne duhet te krijojm ura miqesie mindis kulturave tona edhe nuk duhet te heshtim ne kete drejtim.

ne se ne mbajm te njejtin qendrim armiqsore ,ateher cojm uje ne mullirin e grekut

Re: Gjuha (Gluha) Arvanite dhe thesaret e saj

Posted: Wed Nov 18, 2009 12:47 am
by Arta
Lexoni me vemendje te dyja keto kenge qe Arberoret e Greqise i kane bere per Princeshen Aleksander.

Re: Gjuha (Gluha) Arvanite dhe thesaret e saj

Posted: Sun Dec 13, 2009 10:28 pm
by Mallakastrioti

Re: Gjuha (Gluha) Arvanite dhe thesaret e saj

Posted: Sat Jan 30, 2010 12:42 am
by arise6327
1000 here e kam thene ne cdo forum qe duhet te shpallim pavarsine nga keto qeveri pushtuese te vendosura nga Washington DC per Athinen .

Edhe dicka per temen , Arberishtja(nuk ka asgje si "Arvanitika") nuk eshte gjuhe -nono- ! Por nje varietet i Toskerishtes , pra nuk eshte as dialekt . Por mund te quhet nje nen-dialekt tosk .

Re: Gjuha (Gluha) Arvanite dhe thesaret e saj

Posted: Fri Sep 16, 2011 3:13 pm
by Eagle-Man
alfeko sukaraku wrote:Para disa kohesh Niko Stylo i drejtoj nje leter rektorit te universitetit te tiranes ,duke i kerkuar studimin gjuhesore te dialektit arvanit.Pergjigjien ja "kthehu" ministri i arsimit Genc Ruli i cili inaguroj hapjen e shkolles greke ne himare.

Mbetet per tu studjuar hollesisht nga ana gjuhesore dialekti arvanit,edhe kete gje per momentin munde ta bente fare lehte tirana...por tirana e ka tradhetuar kombin prej koheve.

Vreni pak fjalet e lashta shqipe qe ne dialekte te shqipes nuk kane ndryshuar ashtu sikurse jane "shkaterruar" ne shqipen letrare.

Diavi=dielli

sial=siell etje etje.

Ka dhjetra libra me vjersha e poezi arvanite.
Une mendoj se Diavi=DITA VJEN dhe jo dielli!

Re: Gjuha (Gluha) Arvanite dhe thesaret e saj

Posted: Fri Sep 16, 2011 6:00 pm
by erix77
Une mendoj se Diavi=DITA VJEN dhe jo dielli!
megjithate Diav do te thote diell