"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

9 rregulla të reja se si ndryshon drejtshkrimi i Shqipes

Flisni për gjuhën shqipe, magjinë e saj, evoluimin, lidhjet e saj me gjuhët e tjera, rreziqet që i kanosen.
Post Reply
User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4227
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

9 rregulla të reja se si ndryshon drejtshkrimi i Shqipes

#1

Post by Zeus10 »

Në Prishtinë u mbajt takimi i radhës së Këshillit Ndërakademik për Gjuhën Shqipe

Të premten e kaluar (6 dhjetor) në Prishtinë, në mjediset e Qendrës Leksikografike-Enciklopedike të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës u mbajt mbledhja e radhës e Këshillit Ndërakademik për Gjuhën Shqipe. Mbledhja kryesohej nga akademik Rexhep Ismajli dhe akademik Jani Thomai (bashkëkryetarë) me pjesëmarrjen e: akademik Besim Bokshit, akademik Ethem Likajt, akademik Gjovalin Shkurtajt, akademik Kolec Topallit, prof. dr. Tomor Osmanit, prof. dr. Seit Mansakut, prof dr. Imri Badallajt, prof. dr. Enver Hysës, prof. dr. Bardh Rugovës, prof. dr. Shefkije Islamajt, prof. dr. Abdullah Zymberit dhe Isa Bajçincës.
Në pamundësi për të marrë pjesë vetë diskutimet lidhur me materialet e dërguara paraprakisht i kishin dërguar me shkrim prof. dr. Franko Altimari dhe prof. dr. Mehmet Çeliku.
Në komunikatën e publikuar e publikuar të shtunën nga ASHAK, mbledhja u mbajt sipas rendit të ditës të parashtruar më herët. Pikë qendrore e rendit të ditës ishte diskutimi i materialeve të përgatitura nga komisionet për çështje të morfologjisë në Tiranë dhe në Prishtinë. Komisionet kishin përmbledhur në dy materiale të ndara me detaje dhe lëndë ilustrimi pikat në rregullat ekzistuese të drejtshkrimit për të cilat ka pasur diskutime në opinion ose ato për të cilat anëtarët e Komisioneve e kanë gjykuar të nevojshme të diskutohet. Materialet e paraqitura me shkrim u diskutuan për çdo pikë veç e veç dhe me frymë të theksuar mirëkuptimi. Pasi u dëgjuan të gjitha diskutimet Këshilli arriti këto përfundime:

1. Pas diskutimeve për format e shumësit të disa emrave të gjinisë mashkullore që mbarojnë me -i të theksuar të sanksionuar si shumësa me -nj, u arrit përfundimi të propozohet që këta shumësa të përfundojnë me -j. Këtu përfshihen rrjedhojat që në temë kanë një shumës të tillë;
2. U miratua propozimi që te foljet që pësojnë ndryshimin -t/-s të mbetet normative vetëm forma me -s;
3. U miratua propozimi që forma e rasës kallëzore të shquar tek emrat që mbarojnë me -ua: krua, kroi të rrafshohet sipas tipit të përgjithshëm të ndërtimit të këtyre formave të emrave mashkullorë, pra krua-kroi-kroin, ashtu si dhe trajta e kallëzores së shquar të emrave mashkullorë që dalin me -a ose -e të theksuar (again, babain, jubileun, atdheun);
4. U konsideruan si gabime prirjet në përdorim të formave të zhdrejta të për¬emrave pronorë të gjinisë femërore ime, jonë, jote dhe juaj si vajzës time, vajzës tonë, vajzës tënde, vajzës tuaj dhe kërkohet respektimi i normës ekzistuese, pra vajzës sime, vajzës sate, vajzës sonë, vajzës suaj;
5. Përdorimi i trajtave të lidhores pa formantin të (p.sh. do laj) konsiderohet shkel¬je e normës; formë e vetme e drejtë konsiderohet forma me të: do të laj;
6. Tek urdhërorja joveprore e foljeve të tipit kruaj, ruaj duhet të mbetet normative forma me -j (ruaju, kruaju), dhe jo me -h (kruhu, ruhu);
7. Rastet e tjera të sistemit emëror dhe foljor, të cilat mund të dalin me zgjidhje të veçanta, mbetet të studiohen dhe të diskutohen në mbledhjen e radhës të Këshillit, bashkë me çështjen e përdorimit të shkronjës së madhe;
8. U arrit përfundimi që të mos mbështetet prirja për respektimin e ambi-gjinisë tek emrat shumës më -ra (fshatra të elektrizuara, ujëra të ftohta) dhe të konsiderohet si normative vetëm forma e gjinisë mashkullore (fshatra të elektrizuar, ujëra të ftohtë).
9. U vendos që në mbledhjen e radhës të Këshillit të merren në shqyrtim çështjet e mbetura nga kjo mbledhje dhe nga mbledhja e kaluar, e që lidhen me drejtshkrimin dhe me morfologjinë, si dhe ato që do të propozojnë grupet e punës për çështje sintaksore.
Marrë nga “QIK”
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing
User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: 9 rregulla të reja se si ndryshon drejtshkrimi i Shqipes

#2

Post by rrëqebull »

Pikat 4. dhe 5. më duken të vlerta.

Pikat 1.,2.,3.,6.,8., më duken kot së koti (prishje bucelash për mos të bërë as edhe kënaçe!), poende të dëmshme dhe shprehje e qartë Shqipe-fobie.
Nga ato që thonë e bëjnë, duket faqeza që kanë frikë nga sinonimet dhe nga shumë-trajtshmëritë, që janë ato që e bëjnë të pasur një gjuhë, dhe që lejojnë një liriveprim e një shumëshprehësi stilistike të pakufijshme e gratçore, të domosdoshme për mirëruajtjen, mirërritjen dhe mirësimin e letërsisë së një Kombi.

Me këtë prirje që kanë marrë, me këtë vrevë që i ka zënë nga fjalët Shqipe, s'do qe çudi sikur të përzgjidhnin 10 mijë fjalë, të na i jepnin t'i mësonim përmëndsh edhe të na thoshin "harrojini gjithë të tjerat se kemi anglishten tani".
User avatar
Strokulli
Poster Grande Member
Poster Grande Member
Posts: 237
Joined: Fri Oct 29, 2010 12:37 am
Gender: Male
Location: Albanìa/Arbani

Re: 9 rregulla të reja se si ndryshon drejtshkrimi i Shqipes

#3

Post by Strokulli »

[col]1shi, 2shi dhe 8ta nuk bajnë fare. 1shi ashtë barrje e gjallnisë. Për se të mëdhenj me -nj të mos thuhet e vetëm të mëdhej me -j po? - 2shi ashtë së paditunit së tyne për ndryshimin -t/-s ndër folljet. Sipas këtij që thonë këta akademikën duhet të mos thuhej ma as e qita por e "qisa", as mate! por ''mase!'', pasi "te foljet që pësojnë ndryshimin -t/-s të mbetet normative vetëm forma me -s". - 8ta thotë që të mos thuhet ma ujëna të thella por ujëna të thellë, më fallni ujëra të thellë. "Përfundimet": jo mëdhënj por ''mëdhëj'', jo mate! por ''mase!'', jo ujëra të mëdhaja por ''ujëra të mëdhej''.

''Dje masa ujërat e zij'' - jo ''ujëra të zeza'', se nga akademikët ''u arrit përfundimi që të mos mbështetet prirja për respektimin e ambigjinisë tek emrat shumës më -ra (ujëra të ftohta) dhe të konsiderohet si normative vetëm forma e gjinisë mashkullore (ujëra të ftohtë)''.


Kush janë këta zotnìnj?

Ku janë në këto mote moderne pasardhësit e denjë të Gazullit, Rrotës, Fishtës, Krujës, Koliqit, Camajt etj. por kemi vetëm ''masës të ujërave të zij''?|[/col]
User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: 9 rregulla të reja se si ndryshon drejtshkrimi i Shqipes

#4

Post by rrëqebull »

Strokulli wrote:[col]1shi, 2shi dhe 8ta nuk bajnë fare. 1shi ashtë barrje e gjallnisë. Për se të mëdhenj me -nj të mos thuhet e vetëm të mëdhej me -j po? - 2shi ashtë së paditunit së tyne për ndryshimin -t/-s ndër folljet. Sipas këtij që thonë këta akademikën duhet të mos thuhej ma as e qita por e "qisa", as mate! por ''mase!'', pasi "te foljet që pësojnë ndryshimin -t/-s të mbetet normative vetëm forma me -s". - 8ta thotë që të mos thuhet ma ujëna të thella por ujëna të thellë, më fallni ujëra të thellë. "Përfundimet": jo mëdhënj por ''mëdhëj'', jo mate! por ''mase!'', jo ujëra të mëdhaja por ''ujëra të mëdhej''.

''Dje masa ujërat e zij'' - jo ''ujëra të zeza'', se nga akademikët ''u arrit përfundimi që të mos mbështetet prirja për respektimin e ambigjinisë tek emrat shumës më -ra (ujëra të ftohta) dhe të konsiderohet si normative vetëm forma e gjinisë mashkullore (ujëra të ftohtë)''.


Kush janë këta zotnìnj?

Ku janë në këto mote moderne pasardhësit e denjë të Gazullit, Rrotës, Fishtës, Krujës, Koliqit, Camajt etj. por kemi vetëm ''masës të ujërave të zij''?|[/col]
Pajtonem fjalëpërfjalshmërisht.
Post Reply

Return to “Gjuha shqipe”