Page 1 of 1

Mbishkrimi 4 gjuhësh-dhe në shqip

Posted: Sun Apr 12, 2020 12:55 pm
by Zeus10
Mendohet që i përket shekullit të 12, mbishkrim në 4 gjuhë të ndryshme. Nuk dihet vendodhja, por për nga mënyra si është shkruar, duhet të ketë autentik, sepse eshte konsistent me forma shkrimi te shqipes ne literaturen pasardhëse. Mbishkrimi i mëposhtëm, pretendohet, që gjendet në Shqipëri, në një kishë mesjetare. A është dikush në dijeni të tij?
Mbishkrim i shekullit të 12

Rreshti i parë, në shqip.
Rreshti i dytë greqisht
Rreshti i tretë, e panjohur, ndoshta vllahisht, por me perseritje te disa fjalëve të rreshtit të parë
Rreshti i katërt latinisht

Transkiptimi i mundshem
βήργιηνε Μάμε έ περεντισ (Vergeene Mame e Perentis)
δεφ πρέ νέε φαιτόρελοι ( Deph pre nee phaitoreloi
Mbishkrimi mund te perkthehet: E virgjëra mëmë hyjneshë(mbretëreshë), ndihmoje shërbëtorin tënd.
Ky përkthim eshtë konsistent per 3 gjuhë(1, 2, 4)
2184275C-DB4F-4F3D-B89B-7C803261B27E.jpeg

Re: Mbishkrimi 4 gjuhësh-dhe në shqip

Posted: Sun Apr 12, 2020 5:47 pm
by Zeus10
Image

Perkthimi ne greqisht dhe latinisht jane fare te qarte, interpretimi ne shqip eshte pak me i pasigurte(rreshti i dyte).
Po jap atë ne greqisht, sepse lexohet me paster:

ANASSA----mbretereshe/hyjneshe e shpjegova me siper, analogja femerorore e anax
MITRO---mëtër=mama=mëmë/nënë
PARTHENE----e virgjër
BOëTHëSON= Ndihmo, nga βοήθησα, veta e pare njejes βοηθώ
TOIS-----nyja shquese e dhanores ne shumes
DHOULOISSOY----Sklleverit/shëerbetoret nga δούλος(njejes) apo δούλοι(shumës)

Pra përkthimi :

E VIRGJERA NENE MBRETERESHE, NDIHMOI SKLLEVERIT(E TU)

Tani ne shqip eshte pak e veshtire, sepse nuk i dalloj mire germat, por rreshti i pare eshte thuajse i sigurte:
Voërgiëne mame eperentis
pra
Mëmë e perëndisë e virgjëra
Rreshti i dytë
dih---duhet të jetë ndih=ndihmo
prë= për
nëe= ne premri vetor veta e pare shumes
fajtoroloi---një grekizim i fjales fajtor ne numrin shumes, qe sot thuhet fajtorët
SHQIPERIMI SOT
E VIRGJERA MEME E PERENDISE, NDIHMO (PER) NE FAJTORET

Kjo eshte shume prane te vertetes dhe ky mbishkrim eshte nje zbulim kolosal, qe duhet marre seriozisht, nese ndonje mendje shume e djallezuar, nuk e ka sajuar.

Re: Mbishkrimi 4 gjuhësh-dhe në shqip

Posted: Sun Apr 12, 2020 6:12 pm
by Zeus10
Ne latinisht:

regina mater et virgo auxiliare servis tuis

Mbretëreshe nene dhe e virgjër, ndihi sklleverit e tu

Re: Mbishkrimi 4 gjuhësh-dhe në shqip

Posted: Sun Apr 12, 2020 6:17 pm
by Zeus10
hkronjat e perdorura, I gjejme dhe tek Frang Bardhi:
shkronjat.jpg
s

Re: Mbishkrimi 4 gjuhësh-dhe në shqip

Posted: Sun Apr 12, 2020 8:48 pm
by Zeus10
βηργκΗνε μαμε ε περεντισ ɣρο πρε νεε θαjτηόρετοι
vergjine mëma e perëndisë uro për ne fajtorët

Image
gravura e ardenices.jpg