Page 1 of 1

SOKRATI

Posted: Wed Mar 14, 2012 3:01 pm
by Stilian
Image

Sokrati (greq. Σωκράτης - Sokratēs 470—399 p.e.s.) ishte një filozof i lashtë grek. Ndihmesa e tij më e rëndësishme në mendimin evropian është mënyra e hulumtimit, e njohur si përzgjedhje, që e zbatoi në shqyrtimin kritik të koncepteve themelore morale. Për këtë arsye Sokrati njihet si babai i etikës apo filozofisë morale si dhe filozofisë në përgjithësi.

Thënie të Sokratit:

"Duhet të hahet për të jetuar, jo të jetohet për të ngrënë"

"Kush do të lëvizë botën të lëvizë më parë vetveten"

"Un e di që s´di"

"isha një njeri shumë i ndershëm për të jetuar dhe qenë politikan"

"Këshilla ime për ty është të martohesh; nëse do të gjesh një grua të mirë, do të jesh i lumtur; nëse nuk do ta gjesh do të bëhesh një filozof"

"Padija është zanafilla e të gjitha të këqiave"

"Është më mirë të pësosh padrejtësi sesa të ushtrosh"

"Kujtohu gjithnjë, se çdo gjë është kalimtare; atëherë nuk do të jesh tepër i gëzuar në lumturi dhe jo shumë i pikëlluar në fatkeqësi"

"Kush beson, se është diçka, ka ndaluar, të bëhet diçka"

"Ku s´ka me fjalosje, fillon dhuna"

"Nuk është marre (kori), të mos dish asgjë, por, të mos duash të mësosh kurrgjë"

"Jo sepse është e vështirë, nuk guxojmë, por sepse nuk guxojmë, është e vështirë"

"Unë nuk mund ta mësoj askënd për asgjë ; Unë vetëm mund t'i bëj të mendojnë"

Re: SOKRATI

Posted: Wed Mar 14, 2012 4:22 pm
by faon perrovarri
STILIAN! DO TE ISHTE MREKULI TE DISKUTOSHNIM KETU PER DIJEN,FILOSOFINE.
BEN MIRE QE SJELL KETO GJERA.
NJOHSI I MIRE I GJUHES SHQIPE ,ESHTE NE POTENCIAL NJE FILOSOF.

Re: SOKRATI

Posted: Wed Mar 14, 2012 4:43 pm
by Stilian
"as te ditur per diturine e tyre, as injorante per injorancen e tyre"
(Sokrati per artizanët)

"nga pasuria nuk vjen virtyti, por nga virtyti të vjen pasuria"

"E keqja më e madhe që mund ti bëhet një njeriut është që të dëmtoshe shpirtin e tij"

Re: SOKRATI

Posted: Wed Mar 14, 2012 5:02 pm
by Stilian
"nuk është e mundur të veproshë si njeri i drejtë dhe i moralshëm në qoftë se merresh me politik"
(paska qene gjithmone keshtu!!!)

"punët e shtetit janë në duart te njerëz të paaftë dhe injorant"

"politikanet kane nje dituri te supozuar, ju mungon ajo kompetencë teknike dhe morale e domosdoshme per për punën e mirë të shtetit"