
[quote2="'"]Si për gjithçka tjetër, edhe në fushën shkencore, themelet janë vendosur nga katragjyshat tanë ilirë — siç lë të kuptohet edhe grafiku: shumë kohë përpara 1000-shit p.e.sonë.
Që nga shtazë-zbutnimi e kultivimi [1] e deri tek shkrimi, ndërtimi e lundrimi — të cilat janë veprimtari të ndryshme të lidhura me matjen [2] — janë menduar, shpikur e nistuar që të gjitha nga ne.
Nëse vini re grafikun [3], periudha romake tregohet se fillon aty nga viti 1.
Ndonëse ky mund të duket një thjeshtësim i pasaktë për ata që nuk kanë mësuar të mendojnë lirshëm pa u ndikuar nga dogmat me të cilat janë "arsimuar", në të kundërt, pasqyron më së miri faktin se, ai që gati gjithmonë quhet 'qytetërim romak', të paktën që nga themelimi i Romës [Alba e N'altë; Altin-Latin] e deri tek shekujt e III-II p.e.s., ishte veçse qytetërim ilir [4].
Nga shekulli i III e i II p.e.s. e këndej, fillon të zhvillohet jashtë mase ajo prirje zgjerimore që do të shpjerë tek perandoria e mirëfilltë romake e cila në një farë mënyre mund të gjurmohet mu me anë të shfaqjes së profesionit të gramatikanëve, të cilët me kalimin e kohës do t'i japin perandorisë atë gjuhë të njehsuar që sot quajmë latinisht, e cila është e përbërë nga rrënjë fjalësh ilire, por e 'shtuar', e përpunuar dhe e rregullatuar në mënyrë gati matematikore [5], dhe e cila do të shërbejë siç shërben anglishtja sot, për të komunikuar nga njëri cep, në cepin tjetër të perandorisë.
Grafiku është më se i qartë, mirëpo duhet edhe një vërejtje rreth fjalës 'fe', e cila, bashkë me 'fetar, be, besim e besimtar', është një fjalë aq e bukur Shqipe sa që duhet bërë diçka për të mos e ndotur duke e shpërdoruar në lidhje me ideologjitë abrahamike të lindjes së mesme, apo me cilëndo tjetër ideologji të huaj dhe kundra-kombëtare [sepse edhe bolshevizmi është religjion!].
Fe, por edhe kuptimi më i thellë i fjalës besim, duhen përdorur vetëm në lidhje me Shqipninë dhe Kulturën Shqiptare, siç na mëson për shembull fjala 'fejesë', e cila ruan plotësisht kuptimin e përkryer burimor të fjalës 'fe'. Edhe fjala ‘besimtar’, mund të përdoret fare mirë për të zëvendësuar huazimin “optimist”.[/quote2]
⊰⊱⊰⊱⊰⊱⊰⊱⊰⊱⊰⊱⊱⊰⊱⊰⊱
[1] Siç tregon edhe vet fjala, nga ilirishto•Shqipja: `kulë`, trajtë dialektore e foljes 'ngulë', pra në kuptimin 'mbjellë', i cili pasandaj ka përfshirë gjithë veprimtarinë bujqësore.
[2] Tjetër fjalë ilirishto•Shqipe e cila përbën fjalën 'matematikë'.
[3] Tjetër fjalë me rrënjë ilirishto•Shqipe: `gërfisht, gërvisht, grafcoj, etn` janë fjalë tingullçinuese, të cilat çinojnë zhurmën që bëhej kur dikush shkruante me mjetet e lashta, në gur a në dru, duke gërvishtur sipërfaqen me një gur tjetër a me një majucë metalike. Në mënyrë të njënjëshme ka lindur edhe fjala ‘gërmë’ e cila vjen nga folja Shqipe ‘gërmoj’, që tregon teknikën e të shkruarit në gur, duke e gërmuar e skalitur me sende të forta. Fjala Shqipe 'gërmë' është rrënjë e fjalës ‘gramatikë’.
[4] Siç thotë edhe Uadham Pikoku, për mbretëriçkat (“petty kingdoms”) e Siujdhesës Ilirike, ato ishin veçse ndasi përbrenda një race të njëjtë. Dhe këtu duhen përfshirë edhe mbretëriçkat e Italisë, ndonëse në fjalinë e tij, nuk është shumë e qartë: «A little later Alexander, the King of the Molossi, in South Albania, made an expedition into Italy, and so brought Rome into contact with the opposite shores of the Adriatic. All these petty kingdoms were evidently merely subdivisions of the same race, and were closely connected with one another.»
Pra, zanafilltas, mendësia zgjerimore albano-altine, mund ë shihet si një shtysë përbashkimi midis fiseve të së një gjaku zeusjan e herkulian. Shkarja e shkatërrimi multiracor e multi-kulturor i mëpasshëm, për të cilin mbanë përgjegjësi edhe kristianizmi (që duhet parë veçse si proto-bolshevizëm, sepse është vala e parë "bolshevike", ndonëse nga elita perandorake mund të shihej edhe si "ngjitës" për ta mbajtur së bashku një perandori gjithnjë e më të madhe dhe të pa-mbikqyrëshme), janë çështje më vete.
[5] Prandaj dhe thuhet gjithnjë që kush njeh matematikën, e ka shumë të thjeshtë të mësojë latinishten, sepse struktura e latinishtes, pas gjithë përpunimeve që i janë bërë nëpër shekuj, është gati arithmetike. Pokështu, të njëjtat vërejtje vlejnë edhe për greqishten, e cila filloi të përpunohej nga gramatikanët aleksandrinë aty nga shekulli i III p.e.s., duke u zhvilluar mbi një lëndë gjuhësore ilirike, e cila, duke zhveshur lëvozhgat artifiqore të “greqishtes”, ende mund të gjurmohet dhe dallohet fare mirë.
Thënë kjo, ata që vazhdojnë të gënjehen e të përhapin broçkullën “Shqipja ka përqindje të lartë huazimesh nga latinishtja”, janë gjithnjë e më qesharakë.