Christian Saints of Albania
Posted: Tue May 18, 2010 8:19 pm
Christian Saints of Albania
Kjo përmbledhje të dhënash përqëndrohet në zhvillimin historik të kulteve të shenjtëve të krishterë që ishin nderuar në Shqipëri, dhe përbën njëkohësisht një përpjekje për të hedhur dritë mbi disa veçori të besimit të krishterë aty.
Kur merremi me krishtërimin dhe historine e tij të gjatë në Shqipëri, është e domosdoshme që nga fillimi të bëjmë dallimin midis krishtërimit në trojet shqiptare dhe krishtërimit mes shqiptarëve si popull. Shqipëria ka qenë, në fakt, një nga vendet e Europës që u has më hershëm me krishtërimin dhe ka një histori të gjatë me këtë besim fetar. Dimë se përgjatë bregut ilir ka patur ngulime relativisht të hershme të krishterësh. I pari që predikoi ungjillin në Shqipëri mund të ketë qenë vetë Shën Pali i cili shprehet, "Nga Jeruzalemi e rrethinat deri në Iliri plotësova predikimin e Ungjillit të Krishtit" (Romakëve 15:19). Edhe apostulli Ndre (Andrea) besohet se ka predikuar në Epir. Një numër i papërcaktuar të krishterësh ka jetuar në portin e Durrësit në vitin 58 e.r., dhe aty nga shekulli i katërt deri në të pestin krishtërimi kishte lënë gjurmë të dallueshme anembanë vendit.
http://www.scribd.com/doc/87003/Christi ... of-Albania