"C'doni ju me punet tona?"
Sigurisht pergjigja eshte e thjeshte, por ne duhet te jemi te pergatitur ta japim ate. Duke u bazuar ne ngjarjet e Permetit, ku klerike te hardallosur, treguan gjithe arrogancen e tyre, ne kundershtim me ligjin, po sjell nje leter te vitit 1908 te derguar nga ikonomi Jerothe i Mitropolisë së Korçës, që njëherësh kryente edhe funksionin e arqimandritit të Përmetit, Kryeministrit të Greqisë, J. Theotoqit. Kjo leter eshte botuar nga Prof. Pellumb Xhufi dhe tregon qellimet e verteta te klerikeve te huaj, qe mbajne pozicione kyce ne Kishen Autoqefale Shqiptare:
Shumë i nderuar Kryetar i Këshillit të Ministrave të Greqisë! Ju drejtohem si drejtues shpirtëror në zonën e Përmetit, i cili ka një pozicion qendror mes qyteteve të asaj ane të Epirit, ku flitet gjuha shqipe dhe ku agjentë të paguar antigrekë të Austro-Hungarisë e Italisë kanë bërë për vete shumë muslimanë dhe tani, për shkak të lirisë së mendimit dhe të tolerancës së autoriteteve po punojnë fare hapur për arritjen e qëllimeve të tyre. Në këto kushte, Përmeti është sot i vetmi vend ku mund të mbrohen të drejtat e mëmës Greqi në Epir, në kohën kur Lëvizja shqiptare priret të zgjerohet për shkak të përpjekjeve të mëdha që po bën propaganda shqiptare për të ngritur shkolla shqipe dhe institute për kujdesin ndaj të vobektëve. Përmeti rrethohet nga katër rrethe të mëdha të banuara nga shqipfolës: Tepelena, Skrapari, Leskoviku dhe Gjirokastra. Pra, megjithëse ka një shkollë greke me 6 klasë, Përmeti nuk mundet të mbrojë me sukses të drejtat greke dhe të realizojë misionin e tij në një rreze kaq të shtrirë. Udhëheqja e Kishës, e cila deri tani ka vigjiluar duke marrë të gjitha masat për shmangien e rreziqeve të tilla, aktualisht nuk di si të veprojë, pasi nga koha kur i paharruari Anagnostopullos nga Papingji fali gjithë pasurinë e tij për ngritjen e një gjimnazi në ndonjë qytet të Epirit, ne kemi dërguar letra të njëpasnjëshme, e ndër to, letrën e parë ia dërguam përunjësisht Qeverisë suaj të nderuar nëpërmjet Konsullit tonë në Gjirokastër. Aty shpjegonim rëndësinë e posaçme të qytetit tonë, i cili nëpërmjet ngritjes së atij gjimnazi do ishte në gjendje t'u shërbente më së miri interesave kombëtare dhe të bënte hi e pluhur veprimet e nacionalistëve shqiptarë. Letrën e dytë ia nisëm Patrikanës së Shenjtë, së cilës iu bashkëngjit edhe një telegram i nënshkruar edhe nga muslimanët. Këtë telegram ia përcollëm edhe Qeverisë suaj të nderuar... Ju lutemi, i nderuar z. Kryetar i Këshillit të Ministrave, bëni ç'është e mundur që ky gjimnaz të ngrihet në Përmet, dhe jo në Konicë: kjo e fundit banohet nga grekofonë dhe ka afër qytetin e Janinës, ku mund të dërgohen të rinjtë të studiojnë. Prandaj, i nderuar z. Kryeministër, thirrini urtësisë suaj politike dhe bëni që, nëpërmjet gjimnazit 'Anagnostopullos' apo ndonjë shkolle tjetër, të fuqizohet qyteti i Përmetit, I CILI NËPËRMJET ARSIMIT MUND TË KTHEHET NË BASTIONIN DHE NË FANARIN E HELENIZMIT
Pra qellimi i vertete eshte perhapja e helenizmit ne tokat qe ata i quajne: te banuara nga shqipfoles. Rruget nepermjet te cilave, synohet te kryet kjo, jane qe nga hapja e shkollave ne gjuhe greke, sidomos ne zona ku dhe nuk ka pjesetare te minoritetit, por dhe nepermjet aktivizimit te elementeve te dyshimte, qe me influencen e tyre, mund te ndikojne ne ndryshimin ee se vertetes. Se fundmi me ra ne dore, nje poezi e poetit Arben Duka, i njohur per krijimet e tij poetike dedikuar PPSH-se, ne te cilen ai i thurr hymne Janullatosit, duke e paraqitur ate si te paster dhe viktimizuar, si njeri qe i bien kot ne qafe, sepse ai merret thjeshte me "punet e Zotit", lexojeni:
Nderim për Anastas Janullatosin
Fill pas ngjarjes së Përmetit,
ka plot zëra që thërrasin,
dhe kundër Krye Peshkopit,
domethënë Anastasit.
Gjuha vërtetë kocka s'ka,
po dhe kocka ajo bluan,
në të vërtetë Anastasin,
shumica këtu e duan.
Po flas për ne ortodoksit,
jo për gjithë shqipëtarët,
sepse neve na takon,
ta themi fjalën të parët.
Kur ai erdhi këtu,
gjithçka ishte e rënuar,
po tani pas njës njëzet' vjetësh,
shoh Kishën të lartësuar!
Atëherë qe krejt ndryshe,
s'kam arsye kot t'ja ngop,
dhe këtu brënda nuk kishte,
asnjë për Krye Peshkop!
Këtë fakt në të vërtetë,
e kish pranuar Tirana,
ndaj dhe zgjidhja e problemit,
erdhi nga Patriarkana.
Qesharake të mendohet,
që kisha greke e solli,
se koka e kishës sonë,
s'ka ikur kurrë nga Stambolli.
Greku s'ka ndonjë ndikim,
në krye të kishës sonë,
sepse ortodoksit janë,
treqind e ca milionë!
Nga Patriarkana varen,
dhe ortodoksit shqiptarë,
ndaj unë them se Anastasi,
është këtu një misionar!
Éshtë këtu një misionar,
dhe s'besoj të rrijë përhera,
ai ka Çuar besimin,
dhe në shumë vënde të tjera.
Gjykimin për atë burrë,
ne duhet t'ja lëmë kohës,
po për veprën që ka ngritur,
s'mund të jemi mosmirënjohës!
Kundër tij unë s'ja bëj fora,
se besimi nuk më lë:
"Bëre-Ç'bëre t'u lumtë dora,
tani ik-s'na duhesh më!."
Kjo do ishte imorale,
s'bashkohem me atë zë:
"Na bëre dhe katedrale,
po tani s'na duhesh më!"
Nuk po them se Arben Duka,
është i flakti besimtar,
por s'kam parë tek Janullatos,
asnjë gjest antishqiptar!
Kjo është akuzë mediokre,
s'vlen të diskutohet fare,
s'mund të jetë anti shqiptar,
një që ngrë kishën shqiptare?!
Sido që të komentohem,
unë e nderoj atë burrë,
sepse në themelet tona,
s'vuri një por mijra gurë.
Formimin e tij biblik,
s'e ka asnjë prift shqiptar,
sepse ne nga krishtërimi,
dyzetë vite ishim ndarë.
Krye Peshkop Anastasi,
një nder për ortodoksinë,
ai është një shërbëtor,
Krishti është Bariu ynë.
Zotin s'gjej tek Anastasi,
po frymën e tij e gjeta,
kush të dojë le të flasi,
po kjo është gjithë e vërteta.
Mua asgjëkund s'më djek,
që do flasin jam garant,
dhe po të më quajnë grek,
do jenë thjeshtë injorantë.
Pikërisht këtu kam shkruar,
këtu disa ditë më parë,
se jam ortodoks me shekuj,
dhe njëmijë përqind shqiptar!
Eshte e trishte, se si ata qe i thurrnin hymne xhelateve te shqiptareve brenda Shqiperise, tani kendojne ditirambe per pasardhesit e atyre, qe gjate shekujve kerkonin te mos egzistonte termi shqiptar.