Page 1 of 1

Imami: Toleranca fetare, kurth!

Posted: Thu Mar 13, 2014 11:57 pm
by Zeus10
Genc Balla, imami i vetshpallur i Xhamisë së Unazës së Re, në një prej ligjërimeve të tij e cilëson tolerancën fetare si një kurth që po i ngrihet islamit.

“Bashkojnë të vërtetën me të kotën në emër të harmonisë fetare, në emër të bashkëjetesës mes feve. Ky lloj kurthi ka marrë përmasa shumë të mëdha, përmasa botërore. Në emër të paqes ata duan të shkatërrojnë islamin, ata duan që muslimanët të shkojnë të falen në kishë dhe priftërinjtë të mbajnë meshë në xhami. Ç’kuptim ka që ta lejosh ti priftin të hyjë në xhami? Kuptimi është që ti t’i thuash priftit, hajde ti dhe thuaju njerëzve Ati, Biri dhe Shpirti i Shenjtë. Ky është ndër kurthet më të mëdha që po thuren kundër islamit”, thotë i imami i vetshpallur.

Në një tjetër fjalim të mbajtur në ambientet e xhamisë që ai drejtonte Balla sulmon ashpër dhe politikën, e cila sipas tij është e gjunjëzuar përpara Perëndimit.

“Thonë ky është ekstremizëm edhe pse e dijnë shumë mirë që ligji i Allahut e përmban këtë lloj cështjeje. Këta njerëz i kanë zemrat e sëmura! Këta njerëz shohin në fe, vetëm atë fe që varet nga Kibla e Perëndimit, jo Kibla e Lindjes, ndaj edhe ata i drejtohen Perëndimit dhe cfarë thotë Perëndimi për ta është fe, cfarë nuk thotë Perëndimi për ta nuk është fe por është turp”, predikonte i arrestuari, Genc Balla.

Ajo që bie në sy në regjistrimet e ligjërimeve të Genc Ballës, është fakit sy ky i fundit në asnjë prej tyre nuk pranon të filmohet.
Eshte shume i pakuptueshem, menyra e te arsyetuarit te ketyre klerikeve. Alternativa e tyre: " Lufte per Islamin"?! A nuk eshte Islami nje fe si gjithe te tjerat, qe me se shumti jane perdorur per te shlare mendjet e njerezve, nga sundimtare te ndryshem?