Page 1 of 1

Biznesi ne Shqiperi

Posted: Mon Sep 20, 2010 9:56 am
by Adriana
Biznesi ne jug te Shqiperise po paraqitet ne nje panair te madh tregetar ne Gjirokaster, i pari pas disa vitesh. Drejtuesit e Dhomes se Tregetise thone se po rritet ne rajon numri i bizneseve prodhuese , vecanerisht ne fushen e artizanatit. Biznesi vazhdon te perballet, nderkaq, me nje konkurence te forte ne tregun rajonal.


Re: Biznesi ne Shqiperi

Posted: Mon Sep 20, 2010 9:58 am
by Adriana
Ne zonat rurale ne jug te Shqiperise, papunesia prek kryesisht grate dhe vajzat, por ne zonen e Antigonese ne Gjirokaster nje grup vajzash kane krijuar nje qender artizanale. Prodhimet e kesaj qendre jane nder me te kerkuarat ne tregun turistik.



Re: Biznesi ne Shqiperi

Posted: Mon Sep 20, 2010 10:00 am
by Adriana
Kultivimi i agrumeve po përhapet në zonat e thella në Jug të Shqipërisë duke nxitur punësimin e banorëve. Specialistët thonë se kthimi nga Greqia i disa dhjetëra familjeve për shkak të krizës ekonomike po nxit një biznes të ri me mjaft fitim. Agjensia Amerikane për Zhvillimin Ndërkombëtar USAID ka mbështetur disa nga programet bujqësore në këtë zonë.




Re: Biznesi ne Shqiperi

Posted: Mon Sep 27, 2010 8:18 am
by Sally
Tregu tradicional i Krujës, drejt humbjes se identitetit






KRUJE- Pazari i vjetër i Krujës është i vetmi i këtij lloji në vendin tonë. Sipas historianëve, ai është ndërtuara përpara pushtimit osman, është djegur tërësisht dy herë dhe në të dyja rastet është rindërtuar nga e para.

Në këtë pazar shiten sende dhe mallra nga më të ndryshmet në lloje dhe të prodhuara në shekuj të ndryshëm.
Këtu gjenden mallra të prodhuar përpara 300 apo 350 vitesh, të kohërave të mëvonshme e deri në ditët tona.

Larmia e mallrave që tregtohen këtu dhe vjetërsia e tyre tërheqin cdo vit një numër të lartë turistësh nga vende të ndryshme të botës. Por vitet e fundit është shfaqur një fenomen e dëmshëm për ruajtjen e identitetit të këtij tregu i cili po furnizohet me mallra të ardhura nga vende të tjera të botës, si Turqia, India apo vende të tjera arabe.

Tregtarët shprehen se mallrat shqiptarë janë në mbarim pasi brezi i ri nuk e preferon një punë të tillë dhe shteti nuk po bën asgjë për të ruajtur këtë traditë disa shekullore.



Re: Biznesi ne Shqiperi

Posted: Mon Sep 27, 2010 8:34 am
by Sally
E vizitojme gjithmon kur shkojme ne Shqiperi kete treg.

Shpreh keqardhjen time te plote per kete situat, dhe do ishte nje lajm i mire per mua si dhe per shume te tjeter qe te kishte nje nderhyrje urgjente ne kete treg nga shteti yne.
Nuk mund te bejm fajtor pronaret e dyqanve, dhe ata duan te mbijetojne, keshtu qe detyrohen te shesin dhe mallra te cilat nuk i perkasin historis te atij tregu.
Shteti yne duhet te gjej menyren qe tju a bej me te lehte pronarve te ketij tregu qe te mbajm ne kembe kete treg "kete treg qe deshmon prej shekujsh kulturen, traditat, shqiptare"

Re: Biznesi ne Shqiperi

Posted: Tue Sep 28, 2010 7:49 am
by Sally
ILIRIA Telecom

Biznesi lind nga ideja e fitimit për vete, por është dëshira a përkushtimi ndaj shërbimit për konsumatorin ajo që e ben një biznes të rritet. Siç njofton kolegu ynë Astrit Lulushi, kur këto dy ide bashkërendohen, ato sjellin sukses, si ky i një kompanie të vogël shërbimesh telefonike brenda një komuniteti shqiptar në Detroit të shtetit Miçigen.




Re: Biznesi ne Shqiperi

Posted: Mon Oct 04, 2010 7:20 am
by Sally
Fermeret e Nenshkodres 9 muaj pas permbytjeve



Re: Biznesi ne Shqiperi

Posted: Tue Nov 23, 2010 6:13 pm
by Adriana

Re: Biznesi ne Shqiperi

Posted: Fri Nov 26, 2010 10:36 am
by Adriana
Qëndisja në Shqipëri, zanat dhe pasion
Tradita e vjetër kombëtare po ripërtërihet



Re: Biznesi ne Shqiperi

Posted: Fri Jul 15, 2011 4:58 pm
by Adriana


Shkodra është një nga qytetet e Shqipërisë, ku vazhdon të percillet tradita artizane në punimet artistike. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Pellumb Sulo, ishte në punishten e mjeshtrit artizan të punimeve artistike në dru, Zija Karinit, ku praktikohen edhe mjaft të rinj , të cilët dëshirojnë të mësojnë nga artizanët e shquar të këtij qyteti.

Re: Biznesi ne Shqiperi

Posted: Mon Nov 14, 2011 12:57 pm
by Adriana


Në zonat malore të jugut të Shqipërisë infrastruktura rrugore ka përmirësuar lidhjen e fshatrave me qendrat e banuara. Fusha e Çajupit, një zonë e rrallë sidomos për vlerat kurative, ka nisur të tërheqë vëmendjen për investime.

Re: Biznesi ne Shqiperi

Posted: Sat Dec 24, 2011 10:56 am
by Adriana


Biznesi në jug të Shqipërisë u përball gjatë vitit 2011 me problemet e krijuara vecanërisht nga kriza në Greqinë fqinje. Drejtuesit e Dhomës së Tregëtisë së Gjirokastrës thonë se kriza preku qarkullimin tregëtar , biznesin e ndërtimit dhe të prodhimit të veshjeve me porosi.